• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE

April 9, 2026 by s p

Zef Pergega/

Nё romanin “Kthimi” tё romancierit malёsor Fran Camaj.

Përballë dlirësisë dhe heroizmit të malsorëve, Montaneli i ka krahasuar me skocezët e Mesjetës së hershme, apo kёto tё fundit, do tё thoja se janё prej ashtit tё tyre! Malёsori ёshtё shtet, që fal por nuk shet!

Drita e pambarueme e vegimeve tё largёta, na vjen sot si shёmbёllim i njё botё plot dhimbje e dramatike tё pёrsonazhёve tё romanit “Kthimi” tё shkrimtarit Fran Camaj, qё nё ditёt e ngadhnjimit tё botёs sё tyre, pёrmes njё luftё, sakrifice e flijimi pёr jetёn, pёr tё bukuren, tё drejtёn e mbi te gjitha pёr traditen, ua kёndojnё hymin e lavdisё.

Janё pikёrisht artistёt e kohёs, tё shkolluar dhe tё pa shkolluar nё gurin e besёs, qё flet nё tel tё kangёs e nё shkrimin shqip, pёr ta marr nё mbrojtje ketё botё, ashtu siç vepruan zanat e Malёsise, tё mjekonin plagёt e heronjёve, prej tё cilave ka buruar landa e zjarrit tё qёndresёs, pёr tё lind dielli i mёngjesёve tё kthjellta tё fymzimёzit, pёr shkrimtarёt dhe poetetёt si gjysmё e perёndise!

I biri i zotit na mёson se mё i shue nё vetvete valёt e mnisё, duhet mё e lan mё gulfue lirisht, krojet e kristale tё butёsisё.

Pa ketё mёsim, nuk mund tё zhvillohet letёrsia dhe kultuta e njё kombit, pa mbeshtetjen e poetёve e shkrimtarёve, tё cilёt janё gurra e kujtesёs sё njё kombi. Pikёrisht nё ketё kёndveshtrim, sa i shёnjtё e sa atdhetar, spikat vepra e Fran Camajt, i cili i ka nxjerr tё formёzuar botёn e heronjёve e vet nga gurёt e randё tё muzgut, qё ka kapluar historinё tonё!

Stilistika e romancierit Camaj, i ngjan njё lumi, qё fillon me shkulmat e burimit, rrjedhёn e tij, si njё ujvarё, qё ndalet nё njё korije tё historisё dhe traditёs, nё njё larё dielli e, njё vesё mёngjesi, sa vjen e krijon njё liqen me katarakte nё bardhёsinё e borёs dhe po ta krahasosh ate me lumin Cem, ёshtё njё daltё e mprehtё, qё skalit gjinjtё e figuracionit artistik, pёrmes fortёsisё se jetёs sё fortё, si guri dhe e ben tё vetin shtratin e saj!

Lexuesi përjeton një botë të mbushur me luftë, kontadita, frikë, befasi nё pёrmsat e njё legjёnde, ndërthurur me realitetin e ashpër të kohës. Gjuha e pasur dhe stilistika poetike e bëjnë këtë liber, një nga veprat më të veçanta të Camajt, duke ofruar një kombinim të rrëfimit historik me elementё fantastike tё jetёs reale dhe tё shkuarёs.

Nё jetojmë kohën e “përdhunimit” publik të gjuhës sonë, që fillon nga ekranet e shëmtuara…anti-porfesioniste e anti-kombёtare osmano-helene, pas asnjё motiv perёndimor. Nëse ngrihemi të gjithë kundër këtyre “operacioneve” shtazarake ndaj gjuhës shqipe…ne, duhet ta nderojmё dhe tё ia dijmё pёr nderё Fran Camaj, sepse kombi e Malsia ruhet nёpёrmjet gjuhёs sё tij, tё latuar e mbeshtetur nё tabanin e dheut tё tё parёve!

Romani i tij “Kthimi” tregon në mënyrë bindëse se si autori, nuk i mbulon me magji realitetёt e botёs shpirtёrore dhe materiale tё pёrsonazheve, qё na i ka sjellё, pёr tё folur me ta, pёr ta kuptuar ndeshjen e tyre me fenomenet e jetёs, qё e fillojne me zjarrin e votrёs, pёr tu mbrojtuar nga një metodë e veçantë letrare, qё ai e ka pёr zemёr, nё tё gjitha romanet e tij, por e gjen mrekullinë e vet tek realiteti i prekshёm qё frymon, sepse magjikja, për të, është pjesë e së përditshmes njerëzore, gjithmonё nё zhvillim, gjithmonё nё lёvizje me tё papritura, qofshin ato tё kёndёshme e qofshin tё hidhura.

Me stilin e tij tё veçante, me tё cilin nxjerr nga deti i thellё i mendimit, tё gjitha figurat letrare, duke lartuar madhёshtinё e kёsaj bote tё pamёshirshme dhe tё pandalshme, pёr tё na dhёnё leksionin pozitiv tё jetёs.

Me romanet e tij, Camaj krijoi emёrtesёn e veçantё tё Malsisё, duke i ngrituar asaj njё obelisk letrar, qё gjithёkush duhet tё ndalet, jo mё vu lule ceremoniale nё ritualin e hipokrizisё, por mё marr atё qё tё mungon, dijen, stilistikёn, nё tё cilёn janё tё gjitha ngjyrat e shkrimit shqip, e sidomos pёr rininё, nёse don tё jesh kenar se je malёsor e se je shqiptar!

Qëllimi i stilistikës tek romanёt e Camajt, nuk është thjeshtё të përshkruajë tiparet formale të tekstit, për hir të tyre, apo pёr ti nusёruar ato e pёr ti bёrё mё tё kёndshёm nё pёrshkrim, por për të treguar rëndësinë e tyre funksionale, në interpretimin e tekstit, pёr tё zhvilluar botёn e padukshme tё pёrsonazhёve me anё tё efekteve, letrare pёrsa këto janë të ndjeshme dhe emocionale.

Përmes stilistikës se tij autori na bёn tё mundur të kuptohet se si funksionon gjuha letrare dhe ajo gege tradicionale, duke identifikuar figurat e të folurit, metaforat, krahasimet, kudrathёnjet dhe burime të tjera që kontribuojnë në ndërtimin e një teksti letrar, apo tё njё figure letrare, qoftё ajo kryesore apo dytёsore. Stili ёshtё njё veçansi e autorit, i cili shmanget nga vulgariteti i gjuhёs sё zakonshme, e cila nё pёrgjithёsi nuk njeh norma, ku ka ngritje zeri, ndёrpreje mendimi, pёrdorimi i zhargonёve, kur duam tё nёnçmojmё diken etj. Nё letёrsi e nё vepra letrare autori Camaj, nuk ia lejon vetёs njё gjё tё tillё, ndaj themi se kjo ёshtё vepёr letrare, sepse stili i autorin e vё mendimin dhe pёrsonalitetin tё pjedestal tё mesazhёve pozitive dhe udhёrrёfyese.

Camaj ёshtё njё kualitet i tё folurit nё artin e komunikimit dhe i retorikёs, si arti i shprehjёs letrare dhe ketё e dallon edhe lexuesi mё i thjeshtё, duke e bёrё veprёn e tij tёrheqёse dhe tё dёnjё nё katedrёn e madhe tё letёrsisё sё kombit shqiptar.

Romacieri ynё ёshtё njё njohёs i mirё i filozofisё, gjuhёs, traditёs e zakonёve tё kullёs dhe pёrsonazhёve me botёn e tyre, sa tё duket se me anё tё stilistikёs dhe ngjyrimeve tё saj artistike, ai hyn e jeton nё lёkurёn e tyre. Brenda botёs se pёrsonazhёve tё romani tё tij tё fundit, lёviz i gjithё universi i botёs malёsore. Autori, pёr tё skalitur karakterin e secilit pёrsonazh, merr nё dorё penelin e bojrave artistike, pёr tё fiksuar nё telajon e jetёs, portretin fizik, gjuhёsor tё dialogut, raportin me tё tjerёt, ndriçmmin e medimit, mёnçurinё, pёr tu dhёnё zgjidhje kontaditave e duke evidentuar dritёn e pozivitetit nё mesazhёt qё pёrcjellё vepra nё psiko-analizёn, besimin religjioz, kulmet e traditёs, shpёrfilljen e veprimit armiqёsor si dhe tipizimin, karakteristika me tё cilat mbahet njё vepёr letrare.

Se pari Camaj nuk ёshtё njё shkrimtar rajonal, ai e ngre veprёn nё pozitat e romanit shqiptar. Autori i ka shpetuar me elegancё edhe pse ngjarja e ka burimin e njё zonё, ai e ka pёrgjithesuar, duke i dhёnё njё karakter me hapsinor, sa lexuesi pёrhumb nё lojёn e dialogut tё pёrsonazhёve. Ketё sfide ai e ka pёrballuar bukur, duke na dhёnё njё mozaik dramatik, qё tё tёrheq tё bёhesh pjesё e tij nё padurim, nga ngjarja nё ngjarje, me njё kureshtje qё tё çon butёsish me fjalёn e urtё popullore tek zgjidhja. Pёrsonazht janё shumё tё afert me ne, me pjesёn e tyre, si pjesё e ngjizur prej gjakut tё jetёs tonё.

Nё letёrsi figurat stilistike janё njё mёnyrё e tё folurit te autorit, pёr ta cilat ai ka tani njё eksperiencё exselente e superiore tё rrёfimit, tё cilёn e pёrdor bukur, rrjedhshёm, ambёl, kulturalisht tё arrirё, pёr t’i vesh pёrsonazhet ashtu siç e kanё ata sjelljen e tyre tё botёkuptimit nё raport me njerёzit, kushtet dhe atmosferёn, ku zhvillohen ngjarjet. Vepra ёshtё e arrirё, kur lexuesi mendon se njёri nga pёrsonazhet mё ngjan mua nё jetёn e pёrditshme.

Gjatё leximit i kam ndeshur mjetёt artistike tё stilistikёs siç janё: metafora, krahasimi, pёrshkrimi, pytja retorike, inversioni, sa mё mbush me optimizёm t’i them se pёr stilistikёn e pёrdorur nё romanin “Kthimi” atё leksiko-semantike, sintaksore e leksikore, janё njё pasuri vlerash qё kanё ndikur fort nё realizimin e kёsaj vepre tё ndjeshme e asimilueshme qё tё mbetet nё mendje etё kesh etje si bjeshka qё pret borёn e parё.

Figurshmёria nё romanin e Camajt ёshtё levizёse nga toka nё qiell, nga dielli nё det, nga shpirti nё shpirt, nё tё ngjiturit lart, ku rrinё meritoret. Pёr nga stili qё pёrdor Camaj ёshtё njё idividualitet nё realitetin letrar, ku ka tё shkruar emrin e vet dhe ku nё mendimet e gjёra tё tij fjalёt ndjehen ngusht. Pёr mua Camaj ka njё stil funksional tё njomё, tё kuruar, midis gjuhёs reale dhe asaj imagjinare e, shprehur kjo nё ndёrgjegjen e poetikёs dhe frazeologjisё krijuese.

Bota e kёsaj vepre letrare dhe artistike, si njё arritje drejt kulmit shpirtёror, nё njё pёrsosmeri nё zhvillim, autori krijon logjikёn vetjake, duke pёrpunuar dukshёm sistemin gjuhёsor, brenda standartizmit tё gjuhёs shqipe, e cila len jashtё shumё thesare tё cilёsive shprehese tё gegnishtёs letrare.

Ajo qё mё bёn optimist mua ёshtё se Camaj, nuk ma len shijёn e mungesёs sё gjuhёs gege sepse pёrsonazhet e tij falё stilit e kanё pёrballuar bukur ketё sfidё. Ketё e kam parё tek leksiku i romanit, i cili ёshtё shkruar sipas kritereve leksikologjike e fjalёformuese stilistike. Nё disa dialogje, sidomos brenda shpirtit tё revotёs sё pёrsonazhit tё Gjonit, autori i referohet gjuhёs autoktone gege, duke shpreh konservimin e traditёs nё Malёsi.

Janё tё dukshme metaforat, hipёrbolat, kahasimet, epitetёt metaforike dhe stilistike.

“Paç mё tё than, na bujrum e tё rrimё pak, ta pijmё kaj kafe e pёr çudi te dreqit askush nuk shkon tё kush!

Ndersa Petriti dёshironte tё ruhen mё çdo mёnyrё, vlerat mё tё cilat krenohen malёsoret, si burrёria, bujaria, mikpritja, besa, tё cilat nё botёn e lirё nuk duhet tё humbin!

Nё ketё pikёpamje romani sjellё pasurim tё ndjeshёm tё gjuhёs nё driten e vlerave dhe motiveve. Botkuptimin e pёrsonazheve mund ta shohim edhe tek shprehjet: Leka: “Puna asht bekim prej Zotit e dembel-lleku mallkim!”

Zoga: “A asht ma mirё mё punue a mё ua ruajt krimbave mishin tem!”

Figuracioni krahasues: “Leka asht i fortё si dreqi!”

“Ja vdekje ja liri pёr Kosovё e shqiptari”, therasin studentat, Besimi e Besniku.

Petriti shpalos kujtimet: “Tё mirat do tu shёrbejnё trashёgimtarёve, ndёrsa negativet, pёr tu mbajtё mend, qё tё mos pёrsёritёn!” Eshte njё luftё mes tё vjetrёs, ku leckosja tregonte varfёri, ndёrsa nё tё sotmen grijsa deri nё kёrthisё ёshtё mode! Ose: Kemi frikёn e malёsoreve nёn regjimin e egёr jugosllav, qё regjimi te vret e tё thonё e la zemra, apo vrau vetёn e s’tё linin tё hapej arkivoli, por çka thotё kanga:

Gjelosh trimi he tё raftё pika

Po ç’tu desht ty politika

Sot paç mё tё fol hakun

Por fort po e druaj dajakun!

Pёr ke foli Prof. Zef Camaj, nё radio, Tv, nё revistёn “Ora shqiptare” dhe nё tubime?! Pёr Malёsorёt, pёr kombin, pёr bashkimin e trojeve! Pёr ke po flet e shkruan Prof. Fran Camaj, i cili i ka ngrit njё monument romanit shqiptar, mos mё e lan kombin e Malёsinё tё rrjedhё drejt zhdukjёs dokumentare. Pёr ke po shkruan Prof. Lulash Palushaj: Pёr ngritjen e botёs morale e edukative tё shqiptarit! Pёr vete, nuk e di pёr ke po shkruaj!

Na dhashte Zoti tё mbarёn duhet mё thanё. Tё mos i pёrkundim djepat thatё, oj nanё!

Jam i bindun se nё shpirtin e bukur tё malsorit jeton njё fjalёn e shenjtё: “Ta duam njeri-thjetrin, siç ka dashtё Jezuesi gurin e kёndit Shёn Pjetrin.

Tё shkruajmё pёr tё gjallёt se bukura do ti kemi varrёt!

Filed Under: ESSE

Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!

April 8, 2026 by s p

Screenshot

Unioni Mbarkombetar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqiperise po ndjek me vëmendje protestën e studentave shqiptar në Shkup që  kërkojn të flasin  gjuhën amtare në institucjonet e shtetit multietnik të Maqedonise së Veriut! Kjo e drejte e tyre jua jep Kushtetuta e vendit. Por pushteti del mbi Kushtetuten dhe nuk i lejon që të flasin shqip. Ata jane banore me mijera vjet në tokën e tyre, në vendin e tyre, për mbrotjen e vendlindjes së tyre kan sakrifikuar me mijera vjet. Ata jane krenare që ne vendlindjen e tyre në Manastir është njesuar gjuha shqipe! Është percaktuar për  gjithe shqiptarine e folura shqip! Në tokën e tyre: Mblidheshin dijetarët shqiptarë, për të përcaktuar alfabetin e gjuhës shqipe. Ishte kurorëzim fatlum i një morie përpjekjesh shumëvjeçare për të hartuar alfabetin e përbashkët, duke u nisur nga alfabetet e pushtuesve të ndryshëm, që shkelën trojet shqiptare, ai latin, grek, turko-arab dhe alfabete të veçanta origjinale. Deri tek arritja e parë e madhe: Alfabeti i Stambollit, me të cilin u shkruan dhe u shtypën veprat e para të Rilindjes Kombëtare.Në një shtet multietnik nacionalizmi i nje etniniteti kunder etninitetit tjeter është i pa pranushem!

Konventat e të Drejtave dhe lirive të njeriut e përcakton drejt dhe qarte, të drejtat që kërkojn studentat shqiptare në Shkup një ndër qytetet shqiptare që ka mbajtur gjalle frymen e kombetarizmit. Gjuhën shqipe nuk mundi ta asimiloi as pushtuesi bizantin, as pushtuesi romak, as pushtuesi turk, as grek, as dhe sllavo maqedonasit!

Ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarve kudo që jetojne e banojne të solidarizohen me studentat shqiponja të Shkupit me moton:

Kontributi i yt, për një Mision të Madh! 

Endrra ime flet shqip!

Mos më ndalo!

Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombetar Integrimittë Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërise! 

Filed Under: ESSE

Ekspozita e ndaluar…

April 6, 2026 by s p

Imer Lladrovci/

Këto ditë shpërtheu një diskutim i gjerë publik me mllef për një ekspozitë të Shkëlzen Gashit që ishte hapur me mbështetjen financiare të Kuvendit të Kosovës, partive parlamentare dhe kryetares Haxhiu në qendër të qytetit të Prishtinës. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, jo vetëm që s’mori pjesë në hapjen e ekspozitës, por edhe e kishte refuzuar më parë financimin e saj. Me gjasë, krye parlamentarja ishte zgjedhja e dytë e organizatorëve, shoqatave që kërkuan financimin e aktivitetit të turpshëm. Albulena Haxhiu thotë se të gjitha partitë parlamentare e përkrahen hapjen e ekspozitës, por si duket asnjëra prej tyre s’e mori mundimin për njohjen e fakteve themelore që sillte ajo në publik, sepse gjithë orteku filloi me një rrenë të madhe që kishte të bënte me civilët e armatosur në burg, pra me narrativin dhe me statistikat që e ulën numrin e të vrarëve për disa mijëra. Gabimet në kohë të shkurtër janë të vetëkuptueshme, por këtë herë po shënohet 27 vjetori i bombardimeve te NATO-së mbi Jugosllavinë/ Serbinë dhe Malin e Zi.

Duhet të theksojmë këtu faktin se ekspozita u hap pas botimit të librit të Shkëlzen Gashit me të njëjtin titull: „Masakrat në Kosovë 1998-1999“. Pak a shumë njëjtat gjëra i gjen edhe në libër. Arkitektura e argumenteve duhet të jetë e njëjta.

Ekspozita tanimë me një vendim administrativ të krye bashkiakut Përparim Rama u ndalua, u mbyll, por jo dhe faqet e librit në disa gjuhë, sepse në ekspozitë nuk thuhet pothuajse asgjë që s’është thënë edhe në libër, natyrisht këtu në ekspozitë përdoret një stil tjetër. Është konstatuar publikisht se kjo ekspozitë kishte mangësi të mëdha faktike dhe etike. Këto të fundit i dhanë ngjarjes një dimension skandali. Shkëlzen Gashi arsyetohet se ai i referohet studimeve të Natasha Kandiqit (Natasha Kandiç) për krimet në Kosovë, ndonëse ai e dinte që në studimet e saj nuk pasqyrohej krejt e vërteta e këtyre vrasjeve të shumta. Djallëzia e tij është e qartë. Me sa duket, ai ka gjykuar që kështu të shkundë, para të gjithëve shqiptarët dhe serbët, duke u pëshpëritur atyre në vesh se e vërteta nuk është vetëm kjo që thuhet.

Shkëlzen Gashi e përdhos kujtimin e të vrarëve me vetëdije të plotë. Ai e provoi kryengritjen dhe dështoi, por asgjë nuk bëri rastësisht. Nuk e di a ka shpifur vetë apo i ka përsëritur shpifjet e të tjerëve, por si studiues është dashur ta nuhas këtë rrezik moral.

Natasha Kandiqi përmes intervistash menjëherë është distancuar nga pohimet e autorit të ekspozitës, por ende jo nga libri i tij, i cili i transporton në publik këto fakte në tri gjuhë: në shqip për shqiptarët, në serbisht për serbët dhe në anglisht për botën. Megjithatë, edhe këtë duhet thënë: studiuesi Shkëlzen Gashi nuk ka qenë i shtrënguar nga asnjë instancë shtetërore t‘i referohet të tjerëve që nuk kanë njohje të drejtpërdrejtë të fakteve si vendësit. Si studiues, ai vetë duhej ta hulumtonte të vërtetën.

Ekspozita ka shkaktuar një reagim publik të fuqishëm mes shqiptarëve. Njëri e quante autorin „qen i keq që ta sjellë ujkun në torishtë“. Është fakt se me këtë ekspozitë të financuar nga shteti i Kosovës, është kryer një sakrilegj i madh, por është gjithashtu fakt se institucionet që e kanë „dëshmuar“ krimin e luftës në Kosovë nuk ndodhet brenda saj. Shteti i Kosovës është sjellë ndaj krimit dhe luftës sikur ajo të kishte ngjarë diku tjetër, larg dhe jo këtu. Edhe kjo s’ka ngjarë rastësisht, sepse në politikë siç ka thënë me një rast presidenti amerikan Franklin D. Ruzvelt ( Roosevelt) nuk ndodhë kurrë asgjë rastësisht. Me sa duket, dikush ka qenë i interesuar të jetë kështu.

Shkëlzen Gashi ka shkruar për librin e filozofit amerikan Noam Çomski ( Noam Chomsky) „Humazmii i ri ushtarak: mësimet nga Kosova“ ( The New Military Humanism: Lessons from Kosovo) para më tepër se 20 vjetësh në gazetën „Koha Ditore“. Them ka shkruar se në të vërtetë ka dezinformuar publikun lexues për një vepër dhe autor që edhe ai s‘e njihte. Çomski mbante anën serbe. Qëndrimi i tij etik është skandaloz. Në këtë libër Çomski paraqitet në dukje si kritik, por në fakt tërthorazi përkrah Millosheviqit. Shkëlzen Gashi edhe atëherë na e paraqiste këtë përbindësh si një model të filozofit që reflektonte për të gjitha dhe vinte në përfundim se Millosheviqi ishte ndëshkuar padrejtësisht, kurse një filozof tjetër, Jürgen Habermasi (Habermas) , intervenimin e kritikon për disa gjëra, por në fund e sheh si një reagim të përgjegjshëm etik.

Po i marrë në shqyrtim për ilustrim vetëm disa masakra që janë më tipike dhe që kanë ngjarë në të dy vitet e luftës, në vitin 1998 dhe në vitin 1999. Këtë gjë e bëjmë për të vëne në pah disa mungesa, shqyrtimin e të cilave ka mundur ta bëjë Shkëlzen Gashi dhe t’i sigurojë vetes një qasje origjinale ndaj krimit dhe bashkë me të edhe një njohje të përgjithshme për kontribut pozitiv në hulumtimin e rrugëve të pajtimit mes serbeve dhe shqiptarëve. Gjërat e pakëndshme që kanë ndodhur nuk mund t‘i zhbëjmë, por ajo që mund të bëjmë është trajtimi i tyre me korrektësi dhe sinqeritet.

Lufta e Jasharëve s’ka qenë shumë e vështirë për hetim si masakrat e tjera të mëvonshme? Fisi Jashari tashmë ka anëtarë të rinj të tij që kanë moshë gati 30 vjeçare. Ata, në ndërkohë, kanë mësuar nga pjesëtarët e familjeve të tyre që kanë mbetur gjallë shumë gjëra që s‘i di publiku i gjerë. Ka edhe të tjerë që ishin ende foshnja apo fëmijë, edhe pse jo shumë se një pjesë u vra gjatë qëndresës. Jasharët e tjerë, jashtë familjes së Shaban Jasharit, në momentin që u sulmuan u mbrojtën si mundën dhe ditën, luftuan si shqiptar se formë tjetër ekzistence s‘u la armiku i tyre serb. Ende për këtë masakër nuk ekziston një hulumtim i mirëfilltë.

Një masakër tjetër e madhe është Masakra e Mejës. Askund tjetër në Kosovë s‘u vranë kaq shumë shqiptarë në të njëjtin vend. Në ekspozitë thuhet se mes civilëve pati edhe njerëz qe dikur i kishin takuar UÇK-së. Njohësit e rrethanave s‘e mohojnë këtë fakt, por ata thonë se ata ishin civilë të paarmatosur si të tjerët. Masakrimi i shqiptarëve ne Mejë s‘kishte arsye të tjera veç faktit se ata njerëz ishin shqiptarë.

Me bombardimin e Burgut të Dubravës ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte as ne luftë, sepse ekzistojnë konventa ndërkombëtare që i mbrojnë civilët, aq më tepër kur ata janë dhe të burgosur. Autorët e ekspozitës përveç statistikës së gabuar farkuan edhe një term kontrovers: civilët e armatosur. Kjo ngjarje s‘është ndriçuar fare, saqë ndonjëherë të shkon mendja se vrasja në këtë mjedis ishte si një ndëshkim i dëshiruar.

Nga një ekspozitë për luftën, njerëzit presin qartësinë që u mungonte dikur. Por, edhe pas 27 vjetësh nga intervenimi i NATO-së, shumë gjëra kane mbetur të mjegulluara si edhe më parë. Që e keqja të jetë më e madhe, ata që duhet të sjellin qartësi, shkaktojnë rrëmujë me dezinformimin e tyre. Nuk është prekur vetëm narrativë, por edhe statistika e luftës, ndaj dhe mllefi është jashtëzakonisht i madh.

Filed Under: ESSE

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit

April 4, 2026 by s p

Rafaela Prifti/

Magjia e letërsisë për fëmijë shënohet në një ditë të caktuar, më 2 prill, ditën e lindjes së shkrimtarit të dashur Hans Christian Andersen. Duke nisur nga viti 1967 kjo ditë simbolikisht ndez shkëndijën e kureshtjes për librin tek të vegjëlit, që janë në fillim të këtij udhëtimi. Me kohë ata mbase do ta kuptojnë thënien e tij se “Vetë jeta është përralla më e magjishme!”

Dita Botërore e Librit për Fëmijë i fton lexuesit e rinj të hapin horizontin e mendjes nga çdo anë që të duan dhe ngado ku i shpien pyetjet dhe hamendjet e tyre pacak. Librat për fëmijë japin më shumë se dije dhe njohuri të intelektit. Ato bëhen pjesë e botës së tyre emocionale dhe e formimit të imagjinatës dhe personalitetit të tyre.

Në vargun e festimeve të fillim-prillit me zuri syri lajmin e Shkollës Ndërkombëtare të Prishtinës, shoqëruar me fotot e nxënësve entuziast në përurimin e “serisë së lektyrave shkollore për klasat 1-5, botuar nga Dukagjini. Erza Mati, përfaqësuese e shtëpisë së madhe botuese Dukagjini, pohoi se “takime të ngjashme janë mbajtur në 32 komuna të Kosovës me shkollat publike anë e mbanë vendit. Në vijim, jemi duke bashkëpunuar me shkollat private ku vazhdojmë të ndiejmë nga nxënësit kureshtjen e pashuar dhe pasionin për të zbuluar më shumë nga bota e leximit,” thotë Erza në bisedë. Një prej lektyrave shkollore është libri Legjenda dhe Rrëfime për Skënderbeun nga Naum Prifti.

Gjatë orës letrare, shpjegon ajo, nxënësit u japin përgjigje pyetjeve të tilla si Cilin personazh libri do doje ta takoje? Një prej aktiviteteve tërheqëse për nxënësit është edhe vendosja në një kuti e ilustrimeve të librave që fëmijët t’i gjejnë ato në formë e një loje psh në këtë rast shpata e Skënderbeut, e cila gjendet e ilustruar në faqet e librit. Të tilla ushtrime e bëjnë pjesëmarrjen më të këndshme dhe të efektshme për moshat e reja. Përmbledhja përfshin 19 rrëfime, të gjitha me në qendër Gjergj Kastriotin dhe epokën e lavdishme skënderbejane… me efekt edukimi si me njohuri të historisë sonë, ashtu edhe ndjenjat kombëtare,” shprehet Prof. Kastriot Gjika në punimin e tij për librin.

Fuqia e magjisë së librave për fëmijë është se pavarësisht nga koha dhe vendi nga vijnë, ato lulëzojnë tek çdo brez dhe çdo fëmi, që merr në duar dhe hap faqet e librit sot.

Filed Under: ESSE Tagged With: Rafaela Prifti

Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

March 30, 2026 by s p

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka publikuar vëllimin “Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë” përgatitur nga Prof. as. Dr. Haxhi Ademi dhe bashkëpunëtorja e jashtme Dr. Lumturie Kurtishaj-Sopa.

Ky botim sjell për herë të parë një përmbledhje të dokumenteve arkivore origjinale që ndriçojnë periudhën më të tensionuar të historisë së afërt të Kosovës. Dokumentet, transkriptuar nga Arkivi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ofrojnë dëshmi të drejtpërdrejta për shqetësimet dhe përpjekjet institucionale të Shqipërisë ndaj zhvillimeve dramatike në Kosovë në fund të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90.

Fund të viteve ’80 shënojnë një kapitull vendimtar për Kosovën, kur Federata Jugosllave po shpërbëhej dhe autoritetet serbe po forconin pushtetin represiv. Dokumentet pasqyrojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, presionet politike dhe sociale, përpjekjet për kolonizimin e Kosovës, si dhe reagimin e institucioneve shqiptare për të ndërkombëtarizuar situatën dhe mbrojtur popullsinë shqiptare.

Botimi përfshin raporte diplomatike, analiza statistikore mbi shpërnguljet, raportime mbi represionin juridik dhe përdorimin e ligjeve penale ndaj shqiptarëve për shprehje paqësore të mendimit politik. Gjithashtu, trajtohen edhe propagandat mediatike serbe dhe gjendja ekonomike dhe sociale, duke ofruar një pamje të plotë të sfidave të kohës.

Ky vëllim u ofron studiuesve, historianëve dhe publikut burime autentike për të kuptuar situatën historike dhe diplomatike të Kosovës, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë dhe qëndresën e popullit të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 637
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Koha për debat serioz, reflektim dhe zgjidhje
  • MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…
  • Vitet parisiane të Hasan Tahsinit…
  • KONSULLATA SHQIPTARE NË MICHIGAN – NJË KËRKESË E VJETËR E DIASPORËS QË TANI PRET TË BËHET REALITET
  • Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës në skenën e Teatrit “Marcello Mascherini” në Azzano Decimo
  • Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
  • AARC 2026 Gala – “An organized and engaged community means our voice carries over,” Martin Vulaj
  • Shqiptarët në Philadelphia e ngritën zërin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
  • “The Journalist’s Mission”, filmi i mirënjohjes ndaj SHBA-së dhe NATO-s, premierë në Manhattan
  • Ah, ky telefoni! Dashuri apo tradhti?
  • Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
  • Guximi për të qenë vetvetja
  • Gjuha shqipe në pasqyrën e poliglotisë evropiane: Dëshmia e “Lutjes së Zotit” te Lorenzo Hervás y Panduro
  • “Mes shkencës dhe dritës” – një roman për njeriun modern
  • KOSOVA NË SESIONIN E 81-TË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT