• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Para 19 viteve nisi Konferenca e Rambujesë për Kosovën

February 6, 2018 by dgreca

-Kalendar,Gazeta DIELLI/

1 Rambuje 1

PRISHTINË, 6 Shkurt 2018/ Para 19 viteve, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 mars në Paris.

Në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovs nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën.  Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.
Në 24 mars filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 qershorit 1999 frcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: 19 Vjet, Behlul Jashari, Konferenca e Rambujese

PËRSËRI LUTJE PËR SKËNDERBEUN NË DY GJUHË

February 6, 2018 by dgreca

…..DHE STUDENTI SHQIPTAR NË SHBA…/

 1 Visar presid

 Nga Visar Zhiti/

Në Mbrëmjen Gala për Skënderbeun në Michigan ishim plot të ftuar, nga Shqipëria e Kosova dhe nga trevat shqiptare përreth, edhe nga arbëreshët në Itali dhe sigurisht nga diaspora e re në Amerikë, por dhe në Kanada dhe televizonet, shtypi i shkruar, informimet elektronike njoftuan për veprimtarinë tre ditore.

1 visari meditim

…vendosje kurorash në shtatoren e Skënderbeut, simpoziumi me historianë dhe hulumtues, mesha e së dielës nga Dom Fred Kalaj, mbrëmja poetike për Kryeluftëtarin e Madh dhe Mbrojtësin e paepur të qytetërimit Perëndimor, etj, etj, ku u falenderuam Dom Ndue Gjergjin, kryetarin e grupit organizator i përbërë nga përfaqësues katolikë, myslimanë e bektashianë, Konsulli i Nderit dhe ambasadorja, pjesëmarrësit të gjithë, etj, por unë dua të kujtoj dhe ata që nuk kujtohen, që harrohen të parët, ja, shoferët e veprimtarisë, që në fakt ishin inxhinierë e pedagogë, Valentino Lumaj nga Shkodra, Edvin Hoti nga Lezha, apo Mondi, etj, të përkushtuar, të zellshëm, modestë, “prapavia skënderbejane” që rendnin aeroporteve, hoteleve, na mbartin andej –këndej me makinat e tyre… Ndërsa në mbrëmjen gala për Skënderbeun në Rochester, në sallën “Gjergj Kastrioti” pranë Kishës shqiptare të “Shën Palit”, ndërsa bashkqytetari im Dalip Greca, kryeredaktor i “Diellit” nje shekullor” ndërsa fotografonte, fiksonte momentin qe do t’i duhej kujteses, pashë dhe të rinj e fëmijë të veshur me kostume kombëtare, një begati ngjyrash kuptimplote, që kishin kapërcyer oqeanin, dëgjova këngët dhe valet në valavitja flamujsh  dhe kur më thirrën që të bëj dhe unë një përshëndetje, i emocionuar, sic dhe e kam treguar, lexova dhe një lutje,  që sapo e kisha shkruar mbi ftesë,.Newspaper Dielli, Janar 2018 faqe 1

Por mbresëlënësja për mua ishte dhe kjo që do të tregoj: m’u afrua një student, quhem Xhuliano Pjetrushi, nga Lezha dhe ai, do të ma japësh dhe mua atë lutje, më tha. Është shkruar kështu shpejt e shpejt, i thashë, s’e di a kuptohet shkrimi. E fotografoi me celular dhe mbas ca ditesh ma nisi të përkthyer në anglisht.

Po e risjell lutjen dhe përkthimin e Studentit, që nuk do të futen në asnjë arkiv apo bibliotekë, por dhe kështu dicka bënë. Se  Skënderbeu, jo Skënderbeu vetë, as fantazma e tij, por kumti, një pjesë nga thelbi i kohës së përjetëshme, që na duhet, që u ngjiz dhe u krijua e më shumë mbetet mister e anonime, një si kërkesë e nevojë, vetëmbrojtje, vision e mund të shtohen dhe plot të tjera, si një mrekulli vazhdon udhëtimin, përshkon shqetësime shekujsh, harrime, vende dhe gjuhë sërisht dhe ndalin atje ku nuk e pret, te një i ri, p.sh., po ai është dhe luftëtar modern i Skënderbeut, mund të thotë ndokush, por unë shtoj, ai është universi vetë.

Po ç’është ajo që mbërrin kaq larg nga aq larg? Nuk di ta them, ngjan me Frymën…

 

 

 

 

 

 

 

LUTJA NË DY GJUHË

 

GJERGJI YNË, QË JE NË QIELL

 

Gjergji ynë, që je në Qiell,

Atë i Kombit tënd dhe Bir i popullit tënd,

u shenjtëroftë emri yt,

ardhtë mbretëria jote,

u bëftë vullnesa jote

nga Qielli në tokën, kudo ku ka shqiptarë,

të bashkuar të jemi, se kështu bëhemi më të fortë,

që të fitojë e mira.

Porositë e tua si bukën e përditëshme na i jep sot,

Të duam AtDheun dhe njëri-tjetrin dhe punën

dhe virtytet t’i bëjmë tonat. Na i fal fajet tona

dhe mos lejo faje të të tjerëve mbi ne.

Me shpatën tënde të godasim urrejtjen,

me mburojën tënde të mbrojmë dashurinë,

kali yt të bëhet Pegasi i muzave

dhe mos na lërë të biem në tundimet

e egoizmit dhe korrupsionit dhe na liro nga i keqi

brenda vetes e përreth nesh,

me ndihmën e Zotit, o Zot!

Kurora paqeje me lule shpirti të vëmë mbi veprat e njeriut

ja ashtu si sot në statujën tënde në Michigan

dhe bekime bashkatdhetarëve të tu kudo e përgjithmonë!

Amen!

 

 

 

 

 

 

 

 

OUR GEORGE, WHO ART IN HEAVEN

 

 

Our George, who art in Heaven

The Father of our Nation, and the son of our people,

Hallowed be the name,

Thy kingdom come,

Thy will be done,

From the heavens onto the earth, where there art Albanians,

Let us be united, as that will make us stronger,

The allow the good to overcome.

Give us this day, like our daily bread, your orders,

To love our motherland and one-another,

And to make our hardwork and virtues ours.

Forgive us our betrayals, as we forgive those who betray against us.

With your sword let us fight the hate,

With your shield let us protecht the love,

Let your horse be like our Pegasus

And lead us not into tempations, and egos, and corruption

But deliver us from evil, from within us to the people around us,

With the help og God, oh God!

Let us place the crown of peace with sacred flowers

On the heads of the deeds of good people

Like today, on your statue here in Michigan,

And bless your Albanian people, forever and always,

Amen!

 

Përktheu Xhuliano Pjetrushi

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: NË DY GJUHË, PËRSËRI LUTJE PËR SKËNDERBEUN, Visar Zhiti

HOMAZHE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE BYTYCI NË YONKERS, NY

February 5, 2018 by dgreca

1 Ok Yonkers1 Nena

Sot, e Hënë 5 Shkurt 2018, paradite, nga Ora 10.00-11.00 tek varrezat e tre vëllezërve Bytyçi, Dëshmorë të Atdheut, në Yonkers, New York, u kryen Homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, njëkohësisht zv/ Kryeministër z. Dardan Gashi dhe nga Ministri i Diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko.

E pranishme ishte dhe familja e Vëllezërve Bytyci. Nderonin me pjesmarrjen e tyre Konsullja e Përgjithshme e Kosovës zonja Teuta Sahatcija, diplomati nga Misioni Shqiptar Armand Shandro, diplomati Ylber Kryeziu, Komandanti i Atlantikut Gani Shehu etj.
Ministrat i shprehën mirënjohjen familjes Bytyçi për sakrificën sublime të tre djemëve të tyre të rënë për atdhe: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit.
Për gazetën Dielli ceremoninë e ndoqi Koordinatori për mediat në Federatën Panshqiptare të Amerikës z. Dritan Haxhia, i cili solli kronikën e filmuar dhe fotografitë. Haxhia, në respekt të familjes dhe Batalionit Atlantiku sponsorizoi takimin.(Për më shumë do të lexoni në Diellin e Printuar. Foto mund te gjeni me shume ne Facebook)

Filed Under: Featured Tagged With: Dritan Haxhia, homazhe, tek Vellezerit Bytyci

VATRA PRITI MINISTRIN E KOSOVES PER DIASPOREN

February 5, 2018 by dgreca

 

1 a gashi minist1 D Gashi Dritani1 agimi flet1 salle me Gashin1 Besimi flet11 leka

Vatra e  interesuar për projektet e Ministrisë së Diasporës së Kosovës/

2 adem

Të Shtunën pasdite , 3 Shkurt 2018, në Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës u organizua një takimI kryesisë së Vatrës Me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Dardan Gashi, i shoqëruar nga këshilltarët e tij dhe diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork; Fatmir Zajmi dhe Ylber Kryeziu.

Në median e Kosovës u publikua kronika e Ministrisë së Diasporës: Në vazhdën e takimeve të vizitës së Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Dardan Gashi, u realizuan takime me njërën nga shoqatat më të vjetra shqiptare në Diasporë, përkatësisht me kryesinë e kësaj shoqate, si dhe me profesionistët e rinj shqiptarë nga Neë Yorku.

Gjatë takimit me drejtuesit e shoqatës pan shqiptare të ShBA-ve në Neë York, Vatra, Ministri Gashi i informoi për punën e Ministrisë dhe projektet të cilat presin të realizohen gjatë këtij viti, përderisa falënderoi Vatrën dhe mbarë anëtarësinë e kësaj organizate të rëndësishme për punën e palodhshme.

Gashi i njoftoi të pranishmit për marrëveshjet e nënshkruara me Republikën e Shqipërisë të cilat lidhen drejt për së drejti me diasporën duke u koncentruar në themelimin e Qendrave të përbashkëta në diasporë ashtu që këto të shërbejnë si adresa e parë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë.

“Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në Neë York”, porositi Gashi.

Nga ana tjetër drejtuesit e Vatrës, informuan Ministrin për punën e tyre, në veçanti mësimin e gjuhës Shqipe në diasporë, të cilën e quajtën si “detyrë të shenjtë”.

***

Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, pasi i uroi mirëseardhjen Zv/ Kryeministrit Gashi,Ministër i Diasporës,i prezantoi veprimtaritë dhe projektet strategjike të Vatrës për diasporën. Realisht, Historia e Diasporës Shqiptare në Amerikë pasqyrohet dhe identifikohet me historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatrës 105 vjeçare dhe Gazetës së saj Dielli, që me 15 shkurt 2018 përjeton 109 vjetorin e nisjes së botimit këtu në SHBA, tha Kryetari Mishto.

Federata Vatra , duke qenë më shumë se sa një organizatë, me shumë degë të saj nëpër shtetet e Amerikës dhe në Kanada, me miq të saj në Europë e veçanërisht në Ballkan, po synon që ta udhëheqë Diasporën në veprimtari të përbashkëta.

Për Vatrën ka nisë një periudhë e re për forcimin e marrdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë shpëtimtarët e Kombit. Në këndvështrimin e Vatrës, Vota kundër  SHBA e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, ka qenë një votë e gabuar, një votë që bie ndesh me interesat Kombëtare të shqiptarëve, me Vizionin dhe strategjinë e Vatrës, por ishte dhe votë  kundër dëshirës së shqiptarëve të Amerikës.

Vatra, tha z. Mishto, ka marrdhënie të shkëlqyera me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, dhe vlerëson kontributin e Konsulles së përgjithshme Teuta Sahatçija dhe stafit të saj.Ne kemi një bashkëpunim të mirë, veçanërisht për shkollat shqipe, që Vatra i ka prioritet.

Ne jemi këtu, për të dëgjuar, diskutuar çdo ide tuajën, çdo projekt për Diasporën shqiptare të Amerikës. Na thoni se çfarë prisni nga Vatra dhe ne jemi gati të japim kontributin tonë.

Në debatin pas ekspozesë së Ministrit Gashi dhe Kryetarit të Vatrës Mishto, janë përfshirë në debatin e lirë zv/Kryetari i Vatrës Agim Rexhaj, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi, Zef Balaj, Besim Malota, Ibrahim Kolari, Lek Përlleshi, Dritan Haxhia, Tasim Ruko, Dalip Greca, Kujtim Pore etj.

Në fund të takimit zv.Kryeministri, njëkohësisht Minstri i Diasporës për Kosovën dha një intervistë për TV Kultura Shqiptare.

***

Më vonë Gashi takoi edhe profesionistët e rinj shqiptar në Neë York, me të cilët u diskutua për projektet e punës praktike në administratën  e Qeverisë së Kosovës, shkollën e përbashkët verore që do të organizohet sivjet dhe projekte të tjera që lidhen me të rinjtë.Së bashku u dakorduan që rinia profesioniste në diasporë, duhet të jetë motor kryesor i promovimit të vlerave dhe identitetit shqiptar në botë, si dhe promotor i shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dardan Gashi, dritan Mishto, Vatar Priti Ministrin

VATRA I KËRKON QEVERISË SHQIPTARE TRANSPARENCË

February 5, 2018 by dgreca

VATRA I KËRKON QEVERISË SHQIPTARE TRANSPARENCË PËR KUFIRIN DETAR DHE ÇËSHTJEN ÇAME/

1-logo-vatra

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i ka ndjekur me kujdes dhe interes të vecantë bisedimet e Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe atij të Greqisë Niko Kotzias, zhvilluar në Kretë dhe në Korçë,në dy raunde 3-ditore për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes dy vendeve të mbartuara që para 70 vitesh.
Duke qenë se Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë detaje dhe informacionin e nevojshëm për shqiptarët rreth asaj që u quajt “Marrëveshje Historike” nga Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Bushati, Vatra ndjehet e shqetësuar për atë çfarë deklaroi Mnistri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias se “Shqipëria ka rënë dakord që Greqia të zgjerojë kufirin detar në 12 milje.”
Mospërballja e qeverisë shqiptare me këtë deklaratë, moskundërshtimi, e shton shqetësimin e Vatrës dhe të vatranëve.
Vatra që 105 vitet e jetës së saj ia ka kushtuar mbrojtjes së tërësisë së Shqipërisë, Vatra që mbrojti Korçën dhe Gjirokastrën në kohë të vështira, në Konferencën e Londrës dhe në atë të Parisit, i apelon qeverisë që të mos hyjë në pazare që cënojnë kufijtë shqiptarë dhe t’u japi detaje shqiptarëve për marrëveshjen, që pritet të nënshkruhet në Tiranë gjatë vizitës së Kryeministrit Aleksis Tsipras në Tiranë në muajin prill.
Vatra sjell në kujtesë të shqiptarëve edhe lëshimin që ka bërë qeveria shqiptare për lejimin e ndërtimit të varrezave greke në territorin shqiptar. Do të mjaftonte një Memorial në kujtim të viktimave të asaj lufte që nuk e bënë shqiptarët, por italianët dhe grekët.
Po ashtu Vatra sjell në kujtesë edhe çështjen e pazgjidhur Çame, për të cilën Ministri i Jashtëm Grek deklaroi, në kundërshtim me atë çfarë deklaroi Ministri ynë, se nuk është shtruar fare në tryezën e bisedimeve.
Deklarata e fundit e Presidentit Grek Prokopis Pavlopulos, i cili e konsideron Çështjen Çame të pakuptimtë, e kyç problemin përfundimisht në “Kalendrat Greke”. Kërcënimi i presidenti Pavlopulos se Greqia do të bllokojë çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE nëse shtrohet Çështja Çame, nuk përcjell frymën Europiane të një vendi anëtar i BE, siç është fqinji ynë jugor.
Vatra është e interesuar që marrëdhëniet me fqinjin jugor të jenë të mira dhe problemet e mbartuara të gjejnë zgjidhjen e duhur, por jo duke “dhuruar” hapësira detare, apo pasuri të shqiptarëve. Shqipëria nuk mund ta “blejë” votën e Greqisë për çeljen e negociatave për anëtarsimin në BE duke dhuruar pasuritë Kombëtare apo duke braktisur Çështjen Çame.

Filed Under: Featured Tagged With: ceshtja came, dalip greca, Deklarate e vatres, kufiri detar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 447
  • 448
  • 449
  • 450
  • 451
  • …
  • 903
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT