• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME 15 DHJETOR NDERROI JETE FAIK KONICA

December 15, 2016 by dgreca

1-faik-konica-6

Ne Foto: Faik Konica ne tetor 1909, i veshur me kostumin toske, me fustenelle, zbriti ne Boston…./

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi papritur hemoragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në hapësirën e ngushtë të banjës dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat. Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.

Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij. I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.

Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr. Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital. Në atë kohë hipertensioni nuk njihej mirë si sëmundje, por as Faiku nuk i dëgjonte këshillat e mjekut dhe nuk mbante dietë. Veç kësaj, pinte deri në tre paketa cigare në ditë.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë. Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar.

Marre nga: Ilir Ikonomi “Faik Konica, Jeta ne Uashington”

Filed Under: Featured Tagged With: Faik Konica, Ilir Ikonomi, ME 15 DHJETOR, nderroi jete, Si Sot

MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK

December 13, 2016 by dgreca

1-gjonaj-klain-fam1-mark-klain-benedeto1-diell-zef1-diell-salle-e-amrk1-diell-interv

Anëtari i Asamblesë për Shtetin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj shpalli para Medias dhe Komuniteve të Zonës Nr. 13, kandidaturën për Këshillin Bashkiak, mandat që deri tani e mbanë z.James Vacca./

1-diell-kjo-nene1-edhe-kjo-prind1-diell-plakat-per-mark1-diell-salle1-diell-vesh

MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK/

Nga Dalip Greca/

Anëtari i Asaamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, bashkatdhetari Mark Gjonaj, njoftoi të Hënën me 12 Dhjetor 2016, para medias dhe para një auditori entuziast paraelktoral kandidaturën e tij për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.
Ditën e hënë, 12 dhjetor, në orën 12 të drekës, Asambelmeni Mark Gjonaj, në prani të medias dhe të komuniteteve, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut. Konferenca e publikimit të kandidimit u organizua në Klubin e Demokratëve, Club Chippewa, që ndodhet në Sheshin Westchester, në Bronx. Kandidatura e z. Mark Gjonaj paraqitet në zonën elektorale nr. 13 për të zëvendësuar anëtarin e Këshillit Bashkiak aktual, mikun e shqiptarëve, sponsorizues i emëritmit të rrugicës “Nënë Tereza” në Lydig Avenue, në Bronx, James Vacca.
Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj ka pasur mbështetjen e thujase të gjithë komuniteteve, që mbështesin demokratët. I shoqëruar dhe i mbështetur nga senatori i shtetit Jeff Klein, Ansambëlmeni Michael Benedetto, udhëheqësit e komunitetit, familja, komuniteti i grave, mesueseve, dhe shumë kategorive të tjera, me një prani të konsiderueshem të komunitetit shqiptar, Gjonaj tha se duke vënë kandidaturën për në Këshillin Bashkiak, ai dëshiron që të jetë më afër qytetarëve dhe më në shërbim të tyre. Kjo është dhe arsyeja ka spjeguar ai, pse po kandidon për këtë pozicion, që është më i ulët, pavarësisht se ka gati dyfishin e pagesës vjetore, krahasuar me atë të asambëlmenit.Gjithësesi z. Gjonaj tha se nuk janë paratë, ato që e motivojnë për të kandiduar për në Këshillin bashkiak, por devocioni i tij për t’u shërbyer më mirë dhe në menyrë më të drejtëpërdrejtë zgjedhësve.
“Unë kam qenë shumë me fat për t’ju shërbyer juve në Ansamblenë e Shtetit dhe jam duke kërkuar për një mundësi tjetër për t’ju shërbyer më mire dhe për të qenë më afër jush, për të vazhduar që t’ju shërbej me të gjitha forcat e mia, tha z. Gjonaj.
Ai premtoi në fjalimin e tij prezantues se do të luftojë për t’u ofruar më shumë shërbime cilësore qytetarve, për t’i adresuar më mirë dhe më drejt fondet, për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve, për të adresuar më mirë cilësinë e jetës së banorëve në një shpërndarje më të drejtë të fondeve, në Staten Island, Pelham Bay, Throggs Naks, dhe Morris Park . Ai shtoi se në këshillin Bashkiak do të jetë në një pozitë më të mirë për të ndikuar që të krijohen më shumë vende pune, për të rritur nivelin e jetesës, për të rritur shërbimin policor, dhe për të luftuar më shumë për të pastrehët.
Gjatë katër viteve të fundit, ansambelmeni Gjonaj ka qenë një avokat mjaft i mirë për komunitetin dhe ka luftuar fort për strehim të përballueshëm dhe të moshuarit.(Për më shumë do të lexoni në Gazeten Dielli www.gazetadielli.com. Per fotografite, kush i perdor te citoje autorsine)

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK, Mark Gjonaj, ne New York

$18,000.00 për t’i ardhur në ndihmë shqiptares në Tampa

December 12, 2016 by dgreca

*NGA ZAMIRA RUBJEKA/

*Familja Nurka banon prej kohesh në Florida, por vitet e fundit të dyja veshkat e zj. Xhina Nurka po dorëzohen edhe pas shumë seancave të dializës. Xhina, një grua shqiptare, punëtore, një nënë e shkëlqyer, një grua prej 25 vjetësh e bashkëshortit Lulëzim, artistit dhe piktorit nga Korça, një mike dhe një vatrane patriote, mundohet të mbajë gjithmonë një buzëqeshje edhe pse trupi i saj lufton në heshtje. … NDIHMO DHE TI SHQIPTAR, KUDO QE NDODHESH..FUSHATA VAZHDON/

1-ok-tampa-cek3-tamoa-cek-2KOMUNITETI SHQIPTAR IU BASHKUA THIRREJES SE VATRES NE TAMPA….VETËM TË BASHKUAR DHE PRANË NJËRI-TJETRIT MPOSHTET ÇDO DHIMBJE/

1-ok-cehk-zamira

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë u festua me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga komuniteti shqiptar i Tampa Bay. Misioni i kësaj feste mori ngjyra humane, përveç asaj patriotike. Kur mësuam që familja Nurka nga Korça po luftonte me jetën, i gjithë komuniteti shqiptar i Tampa Bay u prek dhe iu bashkëngjit nismës së Vatra Tampa për të dhuruar të ardhurat e fituara nga Kremtimi i Festës së Pavarësisë. 1-zamiraFamilja Nurka banon prej kohesh në Florida, por vitet e fundit të dyja veshkat e zj. Xhina Nurka po dorëzohen edhe pas shumë seancave të dializës. Xhina, një grua shqiptare, punëtore, një nënë e shkëlqyer, një grua prej 25 vjetësh e bashkëshortit Lulëzim, artistit dhe piktorit nga Korça, një mike dhe një vatrane patriote, mundohet të mbajë gjithmonë një buzëqeshje edhe pse trupi i saj lufton në heshtje. 5-efste

Më në fund kjo vuajtje nuk mund të mbahej brenda mureve të shtëpisë. Tashmë miqtë dhe shokët e kësaj familje mësuan për dhimbjet e saj dhe vendosën të mos heshtin, por përkundrazi, të ndajnë hallin me miqtë e shokët. 6-festa

Xhina tani ka nevojë për një transplant veshke, por nuk ështëe lehtë të gjesh një veshkë, që t’i përshtatet. Në pamundësi për të gjetur veshkën nga donatorë dhe për të pritur në radhë,sepse do të ishte shumë vonë, burri i saj, Lulëzimi, është ivetmi donator. Kjo familje do të ketë dy operacione. Ky ështënjë vendim sa i vështirë aq edhe human i burrit për gruan e tij dhe nënën e djalit të tij të vetëm adoleshent Xhefrit. 7-anan-kohen

Në emigracion, kur pjesëtarët e familjes janë mijëra kilometra larg, miku, shoku bëhet familje. Duke u nisur nga kjo situatë, Vatra Tampa filloi fushatën e mbledhjes së fondeve për të ndihmuar dhe lehtësuar sadopak hallin e kësaj familje. 

Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare kontribuuan nëmënyra të ndryshme, duke shpërndarë linkun e Gofund.com.,duke dhuruar financiarisht, duke u lutur për shërimin e Xhinës gjatë gjithë muajit nëntor, përpara dhe pas festës.

4-koncert

Deri tani në llogarinë e Gofundme.com janë mbledhur rreth $18000, ku mbi 90% të dhuruesve janë shqiptarë. Mbi 1500 shares janë bërë në Facebook, që kontribuoi në shpërndarjen e kësaj nisme. 

Sot Vatra Tampa organizoi ceremoninë e dhurimit të fondeve për familjen Nurka në shumën e mbledhur prej $6000 te Jessi’s restaurant me pronare familjen e nderuar shqiptare Sulisufay. 

Kjo u bë e mundur nga pjesëmarrja masive e komunitetit dhe kontributit vullnetar të anëtarëve të Vatrës dhe bordit të saj, qëdedikuan kohë dhe energji në kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. 

Sot u ndie dashuria për njëri-tjetrin si një familje e madhe nëdhé të huaj. Shqiptaret si gjithmonë e tregojnë bujarinë, shpirtin human dhe përkrahjen morale. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm miq amerikanë dhe disa familje nga Bosnjë-Hercegovina, që dhuruan dhe morën pjesë në këtë ngjarje. 

Zj. Xhina dhe z. Lulëzim falënderuan nga zemra të gjithëshqiptarët e pranishëm, por edhe ata që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të familjes së tyre kudo që ndodhën, përsolidaritetin dhe dashurinë e treguar. Z. Nurka tha: “Iu shpërblefsha vetëm për gëzime“. Z. Tasim Ruko, presidenti i Vatra Tampa falënderoi miqtë për pjesëmarrjen dhe donacionet. Ai theksoi se populli shqiptar edhe këtë radhë e tregoi zemërgjerësinë dhe shpirtin human. Këto fonde u bënë të mundura vetëm nga ky komunitet, i ciliu bashkua për t’i treguar që kurrë nuk do të jenë vetëm. 

Kompania “ShqipTv” dhuroi dy paketa televizive falas për këtë event. Vatra Tampa falënderon në emër të familjes Nurka të gjithë komunitetin shqiptar në Tampa Bay. Nevojat e komunitetit kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë prioriteti dhe misioni i Vatra Tampa.

Falënderojmë Jessi’s Restaurant për ushqimin special dhe Dj Jimmy (Genti Mucollari), që me muzikën e përzgjedhur krijoi një ambient të gëzuar dhe festiv dhe kengetaret nga Gjilani Besim Limani dhe Sadete Shkodra per kenget emocionuese dedikuar Xhines dhe Lulezimit. 

Vetëm të bashkuar dhe pranënjëri-tjetrit mposhtet çdo dhimbje. Zoti e bekoftë familjen Nurka. I urojmë shërim sa më të shpejtë. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët në mërgim.

Filed Under: Featured Tagged With: Komuniteti, për t'i ardhur në ndihmë, shqiptares në Tampa, Tasim Ruko, Vatra, Zamira Rubjeka

VATRA NE JACKSONVILLE VIJON TRADITEN

December 8, 2016 by dgreca

Edhe sivjet, Festa e Pavarsise u kremtua nga Vatra ne Jacksonville, Florida/

img_9660img_9679img_9687unnamedimg_9694img_9663img_9684Nga Gjergj LACUKU/

Festa e Pavarsise mbetet gjithemone festa ma madheshtore e nji populli. Pavarsia asht kunora e arte e qe reflekton e rrezaton rrugetimin e gjate te nji kombi apo populli në udhen e shekeujve. Padyshim , per ne Shqiptaret e Diaspores kjo feste ka nji kuptim te veçante sepse jo vetem qe na ban te ndjehemi krenar por na bashkon te gjitheve duke kriju në vetvete nji Shqipni te vogel, nji pjese te Atdheut , kudo qe jemi.

 

img_9685img_9681img_9682img_9688img_9686img_9690

Tashme organizimi i aktivitetit te festes se Pavarsise nga dega e Federates VATRA ne Jacksonville, Florida,  po kthehet në nji tradite falë perkushtimit qe Vatra ka marre persiper per vazhdimesine e ruajtjes dhe kultivimit te vlerave tona. Edhe ky pervjetor s’ kishte si te ishte ndryshe. Mrembja e bukur festive , u parapri prej nji aktiviteti futbollistik, “Kupa Pavarsia,” qe u organizua per here te parë nen kujdesin e Vatres. Në ketë aktivitet moren pjese ekipe te moshave te ndryshme dhe kompleksi sportiv në Jacksonville , Florida , u kthye ne nje ambjent shqiponjash, me flamurin Kuq e Zi qe valevitej perkrah flamurit ma madheshtor në Botë, atë te Amerikes , simbolit te lirise  e demokracise. Muzika Shqiptare kumbonte  bukur në hapsine , tingujt e se ciles jehonin kandshem në qiellin ma te bukur te Botes, në Floriden plot diell, tek luheshin ndeshjet e Kupes se Pavarsise.

img_9659img_9656img_9658img_9655img_9665img_9662

Në kete turnament , kishte ardhe edhe nji ekip futbolli nga Komuniteti Shqiptar i Tampes e Clearwater, ku ishte prezent edhe ish-futbollisti i Kombetares Shqiptare, z. Daniel Xhafaj,te cilit ju dorezua edhe Kupa nga z.Adriatik Spahiut, per moshat mbi 40 vjeç dhe kupen per moshat kompetitive e fitoj “Eagles ” i Jacksonville. Per mbarevajtjen e ketij aktiviteti kontribuan “Vatra”, dhe shume biznese te tjere . Në veçanti duhet falenderu ILIR Abeshi , i cili asht shume i perkushtuem per promovimin e futbollit te moshat e reja ne komunitetin tonë.Gjithashtu, na nderoj me prezencen e tij edhe ish-futbollisti i Kombetares tonë, z.Daniel Xhafaj.Veprimtaria futbollistike ja la vendin mbramje se bukur festive te 104-vjetorit te Pavarsise , ku salla madheshtore e Hotel “Marriott ”  fliste, kendonte e kercente Shqip. Grupit muzikor i paraprinte kangetarja e mirenjohun e Poni,  e cila na kujtoj edhe je here se kudo qe te jemi, duhet te flasim shqip se jemi Shqiptar. Në te njejten kohë,  ishin te pranishem edhe kangetaret Franc Palaj prej Shkodret , zonja Suela Mero, me banim në Kanada , kangetarja e kangeve  iluminuese te Naimit,dhe organistet Meti Shemshedini e Serafin Daka dhe në klarinete, i mirenjohuri , Fadil Hyskaj.

 

img_9692img_9693img_9690img_9687

 

Kryetari i Vatra Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, Permetari qe ecen ne gjurmet e Rilindasve te medhenj Frasheri, pershendeti te pranishmit duke i falenderue per pjesemarrjen por duke theksue randesine e bashkimit te te gjithe Shqiptarve në sherbim te çashtjes kombetare. Diaspora Shqiptare asht pasqyra ma e mire e Kombit tonë. Politikanet tane kane te mesojne shume prej nesh dhe sikur ato te ken te pakten 1% te vullnetit e te dashnise qe ka Diaspora per Kombin e vet, Shqipnija dhe Shqiptaret e te gjitha trevave do ishim shume ma mire, ma krenar e ma dinjitoze per te u rreshtu me popujt e tjere te qytetnuem te Europes.

Falenderojme sponsoret kryesore si Shoqata “Vatra” Jacksonville , “Village Bread Co.” me pronar Vinçens Jubani, “Albtrans ”  me pronar Andi Opari, “Eagle Rock II Apartments,”me pronar Ndoc Pepa, “Alpha Special T’s” me pronar Palok Dushi dhe First Coast Enterprises.

 

Filed Under: Featured Tagged With: pavaresia 104, thellon traditen, Vatra ne Jacksonville

NJË VIT PËR KONICËN-FITUESIT E KONKURSIT

December 8, 2016 by dgreca

Për një vit, nga Dhjetori i Vitit 2015 e deri në 26 Nëntor 2016, Federata Vatra, organizoi veprimtari kushtuar Faik Konicës. Finalja ishte të Shtunën me 26 Nëntor 2016 me tre veprimtari të përbashkëta: Simpozium kushtuar Veprës dhe Jetës së Konicës, Promovimi i romaneve të Faik Konicës “Martesa e Lejlës” e “Sotiri dhe Mitka”, si dhe Ekspozita për Faik Konicën.Pjesmarrësit ishin të shumtë dhe disa prej tyre e ndoqën në këmbë në fund të sallës, madje dhe në korridor. Kishin ardhë edhe nga Florida, Michigani, Bostoni, Nju Xhersi, dhe Kënektikat.

Simpoziumin e ka hapë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe prezantoi moderatorin e veprimtarisë Profesorin Mithat Gashi, i cili ftoi  Pastor Fr. Nathan Preston – nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Kollit, për të përcjellë Lutjen Fetare. Ishin te pranishëm edhe Imam Elez Osmani si dhe dom Fran Kola.

Simpoziumi kushtuar Faik Konicës solli kumtesa me nivel shkencor falë punës serioze të studiuesve: Ilir Ikonomi-gazetar në Zërin e Amerikës, autor i librave “Faik Konica- jeta në Washngton”, “Pavarësia-Udhëtimi i Paharruar i Ismail Qemalit” dhe libri i sapobotuar “Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”… Z. Ilir Ikonomi solli një kumtesë interesante për Faik Konicën- Diplomat(sa keq që nuk patën rast ta dëgjonin diplomatët tanë në Nju Jork a Washington!), Neka Doko,drejtoreshë e Bibliotekës Fan S Noli pranë Kryekishës së Shëngjergjit në Boston,  studiuese e “shkollës franceze”,-solli Kumtesën për Faikun në Harvard; studiuesi Fotaq Andrea,ardhur nga Franca, që solli në këtë vit të Konicës edhe dy librat e tij” Faik Konica-Përlindësi Modern”, një libër i ndërtuar me fletore Koniciane me 450 faqe, si dhe librin me dy romanet e panjohura të Faik Konicës, alias Gjoni i Krujës”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Milka”, sponsorizuar nga VATRA(fitues i cmimit “Konica”),u paraqit me kumtesën” Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane “.

– Anton Cefa, ish Editor i Diellit, studiues, kritik letrar, poet e publicist, autor  i librit fitues të cmimit Konica” Faik Konica:”Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, dhe shumë librave të tjerë,solli një kumtesë interesante, duke depërtuar në shpirtin konician, studiusja e bibliotekës”Luigj Gurakuqi” në Shkodër, doktorante,kritike letrare, autore librash Arjeta Ferlushkaj,-solli një kumtesë interesante për Albaninë e Faik Konicës, Studiuesit Idriz Lamaj, ish gazetar i Zëri të Amerikës, dhe autor i shumë librave me studime historike,solli kumtesën”MERITA E FAIK KONICËS PËR PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR”, studiuesi Agron Alibali, autor i librit fitues të Konkursit të Vatrës” Faik Konica-Dritëhijet e një diplomati” solli kumtesën ” BIBLIOTEKA E FAIK KONICËS, që u lexua nga Asllan Bushati), studiuesi Thanas Gjika,autor librash e një mori studimesh, pjesmarrës në konkursin e Vatrës me librin”“Mosdënimi i krimit është krim i ri”, – solli kumtesën “DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.” e lexuar nga Fotaq Andrea) dhe Editori i Diellit, Dalip Greca solli Kumtesën”Faik Konica dhe Gazeta Dielli”. Studiesit sollën këndvështrime dhe interpretime të reja, fakte, dokumente, letërkëmbime, argumente dhe zbulime të reja rreth veprës dhe jetës së Faik Konicës.

Në seancën e dytë u bë promovimi i romaneve të Faik Konicës. Autori-përkthyes që i solli romanet nga frëngjishtja në shqip, Fotaq Andrea, tregoi me detaje se si ra në gjurmë të romave, këshillimet dhe bashkëbisedimet e gjata me ekspetrtë të historisë dhe të Letërsisë, dhe më pas përkthikmi dhe botimi i romaneve. Ekspertja Neka Doko, në fjalën e saj evidentoi vlerat e romaneve.

Vatrani nga Bostoni, Sotir Pani, i biri i ish kryetarit të Vatrës Vasil Pani, dhe i nipi i Josif Panit, nga pionierët e organizimit të Lëvizjes Kombëtare në SHBA, prezantoi librin”At e bir për mëmëdhenë”, libër që i kushtohet babait dhe gjyshit të tij, me botues Kolec Traboini. Edhe ky libër ishte paraqitë në konkursin për Faik Konicën.

***

Në emër të Jurisë të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi. Po ashtu iu ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Në emër të Jurisë(Adnan Mehmeti, Idriz Lamaj, Dalip Greca) të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi, duke i shoqëruar çmimet shpërblime.

Z.Balaj i dorëzoi studiuesit Anton Çefa, Çmimin-Për librin “Faik Konica: Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, botim i vitit 2016 me vështrime të reja, analiza, esse, që fokusohen në vlerat shpirtërore, kombëtare, vatrane të Faik Konicës.

Çmimi Konica iu dha z. Fotaq Andrea për librin me Esse”Faik Konica-Përlindësi modern” dhe sjelljen në gjuhën shqipe të romaneve”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Milka”, botime të vitit 2016.

Çmimi Konica  iu dha Z. Agron Alibali për librin “Faik Konica- Dritëhijet e një diplomati”, botim i vitit 2016 qe sjell fakte të reja, analiza dhe interpretime që hedhin më shumë dritë rreth diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konica.

Ndersa çmimi për studimin më të mirë i shkoi studiueses Dr. Yllka Filipi- Për studimin “Faik Konica: Katër Përralla nga Zullullandi”, që sjell analiza, vështrime të realiteteve historike shqiptare të veprës së Konicës dhe vlerave të satirës dhe humorit Konician.

Po ashtu u ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE Studiuesin Ilir Ikonomi:Për kontributin e veçantë dhe standartatet e reja të vendosura prej tij me librin” Faik Konica -Jeta në Washington”, botim i Onufrit 2011.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Neka Doko:Për kontributin e veçantë dhënë në studimin e figurës së Faik Konicës dhe evidentimin e trashëgimisë”Konica” në Bibliotekën Fan S. Noli pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Arjeta Ferlushkaj:Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania”.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Bejtullah Destani: Për studimin dhe evidentimin e vlerave të Faik Konicës përmes korrespondencës së zgjedhur për vitet 1896-1942.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Thanas L. Gjika: Për ndihmesën e dhënë në fushën e studimeve dhe sjelljen e vlerave të veprave të Faik Konicës, veçanërisht të romanit “Doktor Gjilpëra”

***

Kolec Ndoja, Kryetar i degës së Vatrës në South Florida, pasi përshëndeti organizatorët, ligjërusit, vlerësoi figurën e Faik Konicës. Ai u zotua se do të merrte përsipër që me shpenzimet e veta do të vendosë një Bust të Faik Konicës në Shkodër, pranë Kolegjit, ku mësoi Faiku. Inisiativa e tij mori duartrokitjet e të pranishmëve.

Z.Ndoja u zotua se së shpejti do të jepte lajmin e blerjes së shtëpisë të Fan S. Nolit dhe kthimin e saj në shtëpi muze.

Ilir Ikonomi, i dhuroi Kryetarit të Vatrës me dedikim librin e tij më të fundit”Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”. Z. Ikonomi tërhoqi vëmendjen për shtëpinë e Faik Konicës në Konicë, të cilën ai e kishte vizituar dhe fotografuar në vitin 2010. Ikonomi kërkoi që Vatra të bëjë përpjeke, duke i kërkuar shtetit shqiptar, që kjo shtëpi në Konicë, së paku të ketë një pllakë ku të shkruhet se aty ka lindë Faik Konica. Autoritetet greke e ruajnë atë shtëpi thjesht si një ndërtesë muslimane për të tërheqë turistët, por nuk japin identitetin e saj.

Pas simpoziumit u shtrua një kokteijl në Bibliotekn e Vatrës.Në fund të veprimtarisë u vizitua Ekspoziat për Konicën.(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, nje vit per Konicen, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 552
  • 553
  • 554
  • 555
  • 556
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT