• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Post Dibër 2016-Të gjithë heronj…populli ”viktimë”

September 15, 2016 by dgreca

 

1-ok-marjana-bulkuNga Marjana BULKU/*

Të gjithë heronj, populli viktimë, një llogor jo i panjohur për ne, Kështu m’u duk qyteti ku u linda e u rrita, (unë, Ilir dhe fëmijët e mi) këtë 11 shtator 16. Teksa e vështroja nga larg këtë panoramë edhe pse nuk u ndjeva larg, plagë të vjetra m’u shfaqën e më bënë që të kuptoj se progres-regreset tona kanë autor politikën. Politika, ngarkuar me mllefet e urrejtjes, përballjes, ku vlerat e individit, cilësitë e edukimit, vyrtytet e familjes, i fsheh, i burgos, dhe na i ndërsen duke na cfuqizuar. Politika e sëmurë që e bën të pashpresë Shqipërinë tonë të bukur por të dhunuar sistematikisht nga kjo politikë që nuk po e ndëshkojmë dot. Fotot e lumtura me VIP-at e Tiranës më bënë të provoj mjerimin edhe pse jetoj në New Yorkun e paanë që dielli i shtatorit ia shquan bukuritë.Ato buzëqeshje gjysëm të vërteta dhe ekzaltime të kota, të bëjnë të kuptosh izolimin, limitet kulturore, barrierat shumëplanëshe që janë ndërtuar pasi u shembën muret e diktaturave.Në ditë si këto ka shtrëngime duarsh, shikime në sy, fjalë dhe fjalë dhe fjalë…që të paktën e thyejnë monotoninë e zërave.Më vinin ca vargje përzier me fëmijërinë ku podiumet enverore nuk na bashkonin dot edhe pse buzëqeshnin duke përshëndetur me duar, përkundrazi, këto shfaqje ishin ”aktet e fundit pak përpara se perdja të binte”. Sa shumë podiume, postera, thirrje madje edhe klithma që edhe më të pashpresë e bëjnë arsyjen që nuk din të ulërasë dhe po ashtu kaq kontradiktore me terrenin e varfërinë plot shkaqe të zinxhirta. Matem fort të shkruaj për vendlindjen time këto ditë, më duket si epiqendra e një tërmeti ku deshmitarët, shkaktarë, autorët, viktimat shtyheshin e fryheshin për të parë, rrëmuar,si protagonistë. Kjo epiqendër është realitet i projektuar mirë apo keq, me qëllim apo naivitet, që deri pak muaj më parë ishte periferike.Vërshimet mediatike do duhet t’ia kishin tërhequr vemendjen politikës, por ndodh e kundërta, politika e shkakton tërmetin dhe pastaj populli viktimë, gazetar, analistë aviten pas gjurmësh.E nga gjithë kjo zallamahi lokale, kombëtarët zbuluan dy plagë, njëra e trashëguar, e tjetra vrastare;varfëri e drogë, ndërsa ndërkombëtarët panë se në këtë vend që Zoti e ka bekuar me bukuri, droga qenka zot. Personalisht, përtej lupës së vëzhgimeve të mia meditative, dua të pohoj dy elemente që arrita të dalloj në epiqendrën permanente të jetës time Dibër;1 Së pari hapja ndaj intelektualëve që janë të gatshëm të kontribojnë duke sakrifikuar sikurse Kandidati potent i të djathtës zoti Shehu,si dhe  ata që pelegruan drejt Dibrës,thellësisht do doja që Bujar Kapexhiu (piknisje e bukur e fushatës) të mos ikte që aty e t’ia vizatonte si vec ai din cdo ditë atij qyteti ,pa kosto,me lapsin e tij mendimtar e me një botim të thjeshtë, si kryeposti ma i mencur ku humori satiriko grotesk cjerr të vërtetat tona që dhembin . 2.Së dyti  nuk mund të mos theksoj qytetarinë e doktor Remit, mikut të fëmijërisë, rinisë, mjekut që nuk është kursyer kurrë të shërbejë, gjithmonë duke vrapuar e që nuk di nëse do mundet tia shërojë plagët që të gjithë bashkë do duhet ti zbulojnë.Si dëshmitare fitoresh por edhe humbjesh, them se populli është syri, vemendja dhe matësi më i mirë i akteve që politika interpreton, ndaj më pëlqen që ta konsideroj dëshmitar dhe ku  cdo akt angazhimi e bën akoma më të civilizuar atë, natyrisht investimi dhe rritja e cilësisë së jetesës që jo gjithmonë përkthehet ”para” ia rrit vlerën dhe protagonizmin atij.Dhe si i tillë ai nuk humbet kurrë në demokraci.

Karikatura: Bujar Kapexhiu

Kortezi”Mapo

Filed Under: Featured, Opinion Tagged With: heronj dhe viktima, Marjana Bulku, Post diber 2016

Ballkani dhe Terrorizmi Islamik

September 14, 2016 by dgreca

Ambasadori Donald Lu: Në rajon ka pasur 93 vendime fajësie me 35 të dyshuar të tjerë aktualisht në gjykim.  Bosnja ka gjetur fajtorë 12 persona dhe 8 të tjerë janë aktualisht në gjykim.  Kosova ka marrë të pandehur 75 persona dhe ka siguruar vendime fajësie në mbi 50 çështje.  Maqedonia tashmë ka 18 vendime fajësie për akuza që lidhen me luftëtarët e huaj.  Dhe Shqipëria më herët këtë vit, dënoi 9 persona me 152 vite gjithsej/

Nga Donald Lu*/

I nderuar Zv/Kryeministër Peleshi, z. Klosi, Gjeneral Lleshi, miq të komunitetit të besimeve, kolegë diplomatë, zonja dhe zotërinj,

Më pëlqeu shumë që z. Peleshi citoi Malala Yousafzai. Vajza ime që është 11 vjeç lexoi autobiografinë e Malalas këtë verë dhe i lindën shumë pyetje, pyetje për konfliktet dhe botën në të cilën jetojmë. Por gjatë kësaj jave të ditëve të para të shkollës për fëmijët në mbarë botën, mendoj se është një kujtesë e bukur se si një vajzë e re mund të na frymëzojë të gjithëve.

Më 10 gusht, policia shqiptare arrestoi një kosovar me precedentë kriminalë. Dijar Xhema u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprave terroriste dhe nxitjen për vepra terroriste në qytetin shqiptar të Vlorës.

Policia tha që Xhema u përpoq të hipte me forcë në makinën e tij tri persona, gjatë një periudhë dy orëshe, ndërsa thërriste: “Allahu Ekber! Jam i dërguari i Allahut!” dhe “Dua t’ju vras të gjithëve!”.

Fatkeqësisht, shumica e ekstremistëve të dhunshëm nuk dallohen kaq lehtë dhe janë shumë më të sofikstikuar se z. Xhema.  Ata përdorin teknika dhe teknologji që e vështirësojnë identifikimin dhe e bëjnë të vështirë kapjen e tyre, teksa rekrutojnë luftëtarë të huaj ose përpiqen të kryejnë vepra të dhunshme.

Por vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qënë jashtëzakonisht të suksesshme dhe duhet të jenë krenare për sukseset e tyre të fundit në arrestimin dhe ndjekjen penale të luftëtarëve terroristë të huaj.  Në rajon ka pasur 93 vendime fajësie me 35 të dyshuar të tjerë aktualisht në gjykim.  Bosnja ka gjetur fajtorë 12 persona dhe 8 të tjerë janë aktualisht në gjykim.  Kosova ka marrë të pandehur 75 persona dhe ka siguruar vendime fajësie në mbi 50 çështje.  Maqedonia tashmë ka 18 vendime fajësie për akuza që lidhen me luftëtarët e huaj.  Dhe Shqipëria më herët këtë vit, dënoi 9 persona me 152 vite gjithsej për rekrutimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Shqipëria ka ulur gjithashtu lëvizjen e luftëtarëve terroristë nga territori i saj, nga mbi 90 persona në vitin 2013 dhe 2014 në zero gjatë dy viteve të fundit, sipas Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.  Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor.

Por, tani Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë shqetësuar në lidhje me një kërcënim të ri — kërcënimi i mundshëm i luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit si refugjatë që largohen prej Irakut, Sirisë dhe Afganistanit. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin udhëheqjen e OSBE-së, Zyrës së Kryeministrit dhe SHISH-it për organizimin e këtij aktiviteti për diskutimin e mundësive me fokus parandalimin e këtij rreziku në rritje.

Në të njëjtën kohë, është kritike që këto përpjekje të mos shkelin të drejtat legjitime të refugjatëve që kërkojnë siguri dhe mbrojtje, siç përcaktohet në Konventën e Gjenevës të vitit 1951 për Refugjatët.

Një nga pikat kyçe është informimi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë e kufijve. Një nga mjetet që i është vënë në dispozicion kohët e fundit Shqipërisë nga FBI-ja amerikane dhe Qendra Kombëtare e SHBA-së kundër Terrorizmit është aksesi në bazën e të dhënave për terrorizmin përmes një marrëveshjeje për ndarjen e informacionit, nënshkruar gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Uashington në muajin prill. Me këtë mjet, Policia Kufitare shqiptare mund të hyjë në listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar në bashkëpunim me dhjetëra vende partnere.

Së fundi, ISIS nuk mbaron në Siri dhe në Irak.  ISIS nuk është thjesht një ushtri. Është ideologji. Dhe për këtë arsye, përbën një kërcënim serioz për Evropën dhe përtej. Ne nuk dimë se në çfarë forme do të materializohen këto kërcënime — siç ndodhi tragjikisht gjatë këtij viti në Francë, në Belgjikë dhe në Gjermani.  Por, ajo që ne dime është se ngado që të vijnë këto kërcënime, kemi besimin se, nëse punojmë së bashku, do të jemi gati të përballemi me to.

Shumë faleminderit!

*(Fjala e Ambasadorit Donald Lu gjatë Konferencës së Qendrës George C. Marshall “Luftëtarët e Huaj Terroristë dhe Rrugët e Migrimit të Kundraligjshëm” (14 shtator 2016)

 

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: Ballkani dhe terrorizmi Islamik, Donald Lu, fjala e Ambasadorit

Presidenti Thaçi shpërndanë ABETARE në Kanada

September 14, 2016 by dgreca

 

1-thaci-kanada-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Forumin e Torontos. Mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga shoqatat e komunitetit shqiptar nga rajoni i Torontos në Kanada. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndau edhe Abetaren tonë shqipe/

1-toronto-forum

  • Hashim Thaçi: Komunitetin tonë e garantova se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se ata do të jenë ura jonë lidhëse me Kanadanë. Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 – 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./

3-thaci-kanada-1TORONTO,  14 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ishte panelist në edicionin e 10-të jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik “Toronto Global Forum”, që po i zhvillon punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).

2-ok-thaci

4-thaci-kanada-4Njoftimi dërguar nga Toronto thekson se, në forumin e titulluar “Udhëheqja në kohë të pasigurta”, para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 400 shtete, presidenti Thaçi ka thënë se rasti i Kosovës është shumë specifik për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme është shoqëruar me sfida të shumta.Kreu i vendit ka folur për rrugëtimin e vështirë dhe rrethanat e pafavorshme nëpër të cilat kaloi Kosova që nga periudha e paraluftës, rindërtimin, sfidat e mëdha në procesin e shtet-ndërtimit, si dhe vështirësitë në zhvillimin ekonomik, posaçërisht në vitet e para të pavarësisë që përkuan me krizat më të mëdha në botë.

Presidenti Thaçi ka thënë se përkundër sfidave, Kosova ia doli që t’i tejkalojë të gjitha këto probleme të panumërta dhe shënoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajonin e Ballkanit, në shkallë prej 4 për qind të rritjes mesatare të Bruto Prodhimit Vendor.Ai ka thënë se ishte jetike që të investojmë në siguri për të siguruar investime.

“Pas luftës, strategjia jonë e parë e ekonomisë politike ishte të investojmë në siguri për të siguruar investime. Ndërkohë që shumicën e energjive dhe burimeve i kishim të orientuara në rindërtim dhe në fushën e sigurisë, ne u fokusuam edhe në reformat e ekonomisë së tregut me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në reformat fiskale me uljen e tatimeve dhe heqjen e tyre për shtresat e varfra. Gjithashtu, u përqendruam edhe në reformat arsimore dhe edukative, me krijimin e kushteve për shkollim pa pagesë dhe libra falas, në reformat në shëndetësi dhe në rritjen e pagave për tërë sektorin publik”, ka thënë presidenti Thaçi.Njëkohësisht me këto reforma, presidenti Thaçi ka thënë se për zbutjen e diferencimeve sociale dhe zbutjen e papunësisë janë rritur investimet edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies për banorët e zonave rurale.“Kosova u bë prijëse në fushën e reformave dhe tani arritëm ta nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në”, ka thënë presidenti Thaçi, duke i ftuar investitorët e pranishëm që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.Ai ka theksuar se Kosova ka pasur një periudhë të rëndë tranzitore, por prej vitit 2008 janë shënuar hapa të mëdhenj për zhvillimin e shtresës së mesme, bën të ditur njoftimi i dërguar.

Ndërsa Presidenti Thaçi ka shkruar në ‘facebook’:Mbrëmë pata nderin të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga shoqatat e komunitetit shqiptar nga rajoni i Torontos në Kanada. I falënderova nga afër bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite dhe i përgëzova për integrimin e tyre në jetën sociale, ekonomike e politike të Kanadasë.U ndjeva krenar për të arriturat e tyre të cilat u konfirmuan edhe nga Ministrja e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, znj. Laura Albanese, nga Kryetarja e Bashkisë së Mississaugas, znj. Bonnie Crombie, si dhe nga deputetë të Parlamentit të Ontarios.

Komunitetin tonë e garantova se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se ata do të jenë ura jonë lidhëse me Kanadanë. Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 – 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndamë edhe Abetaren tonë shqipe.

Me pjesëmarrësit e pritjes kalova çaste të këndshme./b.j/

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Hashim Thaci, komuniteti shqiptar, ne Kanada, reformat e Kosoves

AH, SIKUR TE KISHIN LINDE NE GJIROKASTER!

September 14, 2016 by dgreca

….NJË  “SHTËPI MUZE”  MODEL  PËR  ATDHETARËT  E  VERIUT…?

1-shkupShtëpia ku ka lindur Nene Tereza u shkatërrua nga tërmeti i rëndë i vitit 1963. Në këtë vend, sot qendron një pllakë përkujtimore në mbishkrimin e së cilës ndër të tjera thuhet: „Bota nuk është vetëm e uritur për bukë, por për dashuri“./

1-gjergj-fishta-800x425

                                                          SHTËPIA E AT GJERGJ FISHTËS, ZADRIMË 2016./

1-shtepia_e_enver_hoxhes

SHTËPIA KU KA LINDUR DIKTATORI ENVER HOXHA 2016…/

Nga Fritz Radovani/ Melbourne, Australi/

20 SHKURT 1946 …

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

***

2016…VAZHDON POROSIA…

■Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

■Dëshira e tyre e fundit ishte:

■“Ah sikur… të kisha lindur në Gjirokastër!!!”

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: Fritz radovani, nje shtepi model, per atdhetaret e Veriut

Shkolla shqipe në Fialdelfia hapi dyert për 12-in vit shkollor

September 13, 2016 by dgreca

SHKOLLA  SHQIPE “ GJUHA  JONE “ NE FILADELFIA  HAP DYERT  PER VITIN E  RI SHKOLLOR 2016-2017 /

Nga Tajar  Domi */

3-femije

4-grup

2-nxenesQendra Social-Kulturore e komunitetit shqiptar në qytetin historik të Filadelfias, këtë të dielë , “e prishi” qetësinë e pushimeve të verës , nga zërat e fëmijve e të prindërve të tyre, që i kishin sjellë këta fëmijë, për të mësuar gjuhën shqipe dhe kulturën e historinë tonë kombëtare, pranë shkollës shqipe “Gjuha Jonë ”. Atmosferë festive e gëzimi, dukej jo vetëm në ambjentet e shkollës, por edhe në fytyrat e nxënësve, dikush fare i vogël për tu regjistruar në klasë të parë, e të tjerë që vinin nga klasat e vitit të kaluar shkollor e që dëshironin ta vazhdonin shkollën, deri në klasën e pestë që është edhe klasa më e lartë që mund të ndiqet në këtë shkollë. Takime e shtrëngime të duarve të tyre të vogla, me shokët e shoqet e klasës, me mësueset e tyre që u kishin munguar për dy muajt e verës, por për të cilat kishin marre tufa lulesh për tua dhuruar në ditën e parë të shkollës. Nga ana tjetër, shikon prindër që nxitojnë duke mbushur formularin e regjistrimit në shkollë, pasi kanë lënë diçka për të bërë këtë ditë, gjatë kohës që fëmijtë ndjekin shkollën, për tu kthyer përsëri për ti marrë ata pas përfundimit të mësimit. Përpara derës dhe në hollin e ndërtesës, shikon shqetësimin e antarëve të kryesisë të shoqatës atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” për numrin e nxënësve që do të vijnë, dhe për të sistemuar gjithcka në vendin e vet. Llazari e Vlashi, me formularët e librat në duar, mundohen të ndihmojnë cilindo. Bujari i financës, mundohet të jetë i gatshëm për cdo gjë. Ndërsa, Hakiu, Bashkimi e Bujari tjetër, ndihmojnë mësueset duke orientuar nxënësit nëpër klasa.  Nga ana e tyre mësueset me përvojë, Rajmonda, Kozara, Irini dhe Adelina, duke mos e fshehur gëzimin që të jep dita e parë e shkollës, janë në shqetësimin e ardhjes të nxënësve të tyre. Në këtë atmosferë të krijuar, gradualisht nxënësit filluan të mbushin hapësirën e godinës, në ballin e së cilës brenda saj, flamuri ynë kombëtar i vendosur aty, i fton nxënësit të këndojnë hymnin e tij , sic bëjnë cdo ditë mësimi. Por sot , flamuri shndriste edhe më shumë. Ishte nje flamur i ri, të cilin e solli Milot Rukiqi, me origjinë nga Kosova. Arti, djali ë Milotit që do të vazhdojë klasën e dytë këtë vit, ishte mjaft i gëzuar, pasi për ditën e parë të shkollës e kishin shoqëruar, përvec babit, edhe gjyshi dhe xhaxhai Genci, të cilët kishin ardhë për qëndrim të përkohshëm këtu në Amerikë. Faleminderit familjes Rukiqi.

Kështu,pasi u urohet mirëseardhja nxënësve nga kryetari ë shoqatës, të vendosur përballë flamurit kombëtar, të gjithë të pranishmit, nxënës, prindër, mësuese e të tjerë, kënduan hymnin tonë kombëtar. Pas tij nxënësit shpërndahen nëpër klasa, ku mësueset ishin kujdesur që të kishin gjithëka gati dhe mësimi vazhdoi normalisht.

Shkolla shqipe “Gjuha Jonë ” hapi dyert 12 vite më parë, duke shtuar çdo vit numrin e nxënësve që e frekuentojnë atë, por duke rritur edhe cilësinë e mësimit dhe volumin e nxënies prej tyre. Gjatë kësaj kohe janë ulur në bankat e saj rreth 600 nxënës , që kanë marrë njohuritë e domosdoshme jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën, traditën dhe historinë tonë kombëtare. Tashmë dihet, se një gjuhë e huaj më tepër, të hap një dritare në jetën tënde. Ndërsa gjuha e kombit tënd, të hap një derë që nuk mbyllet kurrë, për komunikimin me dheun dhe me njerëzit, në vendin e origjinës tënde, për mbajtjen gjallë të atdhedashurisë. Këtë , duket se një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë në Filadelfia, e ndjejnë në qenien e tyre dhe po bëjnë sakrificën e nevojshme për t’ju dhenë fëmijve të tyre këto njohuri të domosdoshme. Asgjë nuk është e lehtë, dhe nuk vjen pa sacrificë. Por për gjëra shumë të rëndësishme siç është të mësuarit e gjuhës shqipe, edhe sakrifica më të mëdha janë të domosdoshme.

Dita e parë e këtij viti shkollor ishte me më shumë nxënës se cdo vit tjetër. U regjistruan dhe nisen mësimet plot 34 nxënës ne klasa te ndryshme, ndërsa parashikojmë që ditët që vijnë të kemi mbi 60 . Vargjet plot emocion të poetit Vlashi Fili, të vendosur në njoftimin e fillimit të shkollës në FB e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, me sa duket shërbyen edhe si thirrje e fëmijve për prindërit e tyre :

FLISNI SHQIP

Jam i vogël, jam fëmi
Kam nevojë për ndihmën tuaj
Që në fis, me njerëzit e mi
Të mos ndjehem si i huaj!!

Shokëve dua që t’u them
Kjo është gjuhë e nënës time
Dhe krenar për ju të jem
Për së gjalli e në kujtime.

Pra ju prindër, u kërkoj
Në shtëpi të flisni shqip
Që edhe unë ta mësoj
Ta mësoj e mos ta harroj.

Duke uruar nxënësve e prindërve bashkatdhetar te Filadelfias : “Gëzuar ditën e parë të shkollës shqipe”, nuk mund të lëmë pa përmendur për të disatën herë, mungesën e papërgjegjshmerinë e shtetit dhe të qeverisë shqiptare për të siguruar librat e nevojshme , shkollave shqipe në diasporë, sic është edhe shkolla “Gjuha Jonë ”. Si ka mundësi që këtu në këto shkolla bëhet punë vullnetare nga shumë e shumë bashkatdhetarë, ndërsa shteti ynë që e ka detyrim të paisë me libra ato, e te kujdest per problemet e diaspores vet, nuk e bën një gjë të tillë?

Kur do të marrë fund kjo?

*Kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”

Filadelfia,
11Shtator    2016

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: 12 vjet, filadelfia, Gjuha Jone, Shkolla shqipe, Tahir Domi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 565
  • 566
  • 567
  • 568
  • 569
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT