• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËR SHUMË VJET KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2022

December 24, 2021 by s p

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes dhe të Federatës Pan –Shqiptare të Amerikës VATRA, t’ju uroj: Gëzuar e Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2022. Me besimin e fortë te i madhi Zot dhe me shpresën e fuqishme në çdo zemër tuajën, përcjell për ju çdo bekim, paqe dhe mirësi. Lindja e Krishtit është një festë e madhe e cila na kujton të jemi më solidarë, më të bashkuar dhe më të dashur me njëri-tjetrin. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për Zotin, shpresën që nuk zhgënjen kurrë. Duke qenë te bashkuar mund të kalojmë çdo vështirësi. Vatra, në vitin e ri që po vjen, do të jetë më pranë shteteve amë Shqipërisë e Kosovës duke ndihmuar me të gjitha kapacitetet përparimin, zhvillimin e lulëzimin e shtetit e kombit tonë. Ne lutemi dhe do të punojmë për mirëqënien e çdo shqiptari kudo ku vepron, jeton e punon. Në këtë Vit të Ri uroj të kemi më shumë gëzim për të gëzuar dhe harruar çdo te keqe te vitit që po lëmë pas. Uroj të kemi më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim në Shqipëri, Kosovë e kudo ku gjenden bashkëatdhetarët tanë. Uroj të kemi më shumë shpresë për ditë më të lumtura, më të bëkuara e më të begata për shqiptarët në çdo cep të globit. Uroj për çdo shqiptar që të kemi sa më shumë forcë e kurajo për të vazhduar përpara në sfidat që kemi si qytetarë dhe si shtete kombëtare. Lutem, uroj dhe shpresoj për më shumë unitet mes shqiptarëve, forcave politike në Kosovë e Shqipëri dhe sigurisht për institucione që punojnë me devocion për qytetarët shqiptarë. Uroj me shpirt që të kemi marrëdhënie më të shëndosha, për solidaritet, për dashuri të pakushtëzuar, për paqe, për besim dhe lumturi në familjen e çdo shqiptari. Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe Amerikën.

Më gëzim dhe nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

New York, 24 Dhjetor 2021

Filed Under: Featured

MBRËMJE E MAGJISHME E FILMIT SHQIPTAR NË VATËR

December 22, 2021 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA organizoi një natë të magjishme të promovimit të filmit shqiptar në New York. Gazetarë, shkrimtarë, poetë, veprimtarë të shquar në komunitet, mësues, kineastë, studentë u bënë pjesë e një natë të paharruar artistike. Në emër të Vatrës përshëndeti të pranishmit kryetari i Degës së Vatrës Manhattan z.Agustin Mirakaj i cili ndër të tjera tha: “Urimet më të përzëmërta për punën e shkëlqyer. Vatrës duhet ti bashkohet një përfaqësi e re artistësh elitë të fushës së aktrimit. Federata vatra do jetë mbështëse e pakushtëzuar dhe frymëzuese në art dhe kulturë. Vatra do i mbështesë gjithmonë talentet shqiptare. Dega e Vatra Manhattan Branch falenderon regjizorin, grupin e tij të shkëlqyer për punën dhe devotshmerinë në realizimin e filmave të tyre. Filmi është pjesë e jetës, filmi është pasqyra e të shkuarës dhe historia që mund të tregohet ashtu siç është e vërteta. Filmi ngelet promotori i ëndrave të pa treguara e shpesh edhe të pa jetuara. Ju uroj dhe përgëzoj për sukseset tuaja” u shpreh ndër të tjera z.Mirakaj. Tri sekuencat filmike që u shfaqën në Vatër filluan me dokumentarin mbi Persketutimin e femrës shqiptare në regjimin komunist. Ambasadori i artit shqiptar, mjeshtri i nderuar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, z.Bujar Alimani shpalosi për të pranishmit punën e shkëlqyer të kineastëve të rinj shqiptarë, vlerësimet e punëve të tyre artistike dhe mbi të gjitha rolin e artit e filmit në shoqëri, dhe vështirësitë e realizimit, mjeshtritë e karaktereve dhe nevojën që shteti e shoqëria të investojë dhe te zhvillojë artin e kulturën. Dëshmitë rrënqethëse të persekucionit, jeta e mundimshme në internim, lufta e klasave, hakmarrja e sistemit monist mbi gratë dhe fëmijët ishin një pikë reflektimi mbi të gjithë të pranishmit mbi dhunën e torturën e regjimit totalitar mbi shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha nevojën për dekomunistizimin dhe shkëputjen përgjithmonë nga diktatura. Një natë speciale që iu kushtua kineastëve të rinj shqiptarë në New York, Erald Kraja dhe Savina Alimani të cilën shfaqën për publikun dhe komunitetin shqiptar në New York dy filma me metrazh të shkurtër të vlerësuar maksimalisht në Universitet ku ata kanë studiuar. Eraldi dhe Savina janë dy talente shumë premtuese dhe me të ardhme të sigurtë në botën e filmit. Dy studentët shqiptarë të sapodiplomuar në Departamentin e Filmit ne Brooklyn Film College dhe Hunter College në New York, prezantojnë filmat e tyre të diplomës ku në qendër të realizimit artistik janë histori urbane që ndodhin në Metropolin Amerikan, njerëz në kërkim të identitetit dhe konfliktet që burojnë nga botë të ndara dhe mirësia që i superon dhe i zbut këto konflikte në një shoqëri globale. Ky aktivitet u moderua nën pëkujdesjen e veçantë dhe pjesëmarrjen e kineastit të vlerësuar ndërkombëtarisht z.Bujar Alimani dhe producentin të suksessëhm Damian Pervizi. Aktiviteti ngjalli shumë interes tek të gjithë të pranishmit për fuqinë e mesazheve artistike që dha për publikun, kureshtjen te të pranishmit, mjeshtrinë e realizmit dhe mbi të gjitha krenarinë e “markës” shqiptare të prodhimit të filmit.  

Filed Under: Featured

VATRA PRITI AMBASADORIN E KOSOVËS NË UASHINGTON ILIR DUGOLLI

December 22, 2021 by s p

Dielli

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington z.Ilir Dugolli.Gjatë vizitës në Vatër Diplomati i lartë Z.Dugolli shoqërohej nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York Ambasador Frymëzim Isufaj dhe diplomati Bujar Maxhuni, zv shef i Misionit. Në takimin e mirëseardhjes në Vatër, Ambasadori Dugolli u prit nga Kryetari Elmi Berisha, Arkëtari Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Besim Malota dhe Editori i Diellit Sokol Paja. Gjatë takimit vëllazëror z.Berisha vlerësoi Ambasadorin Dugolli dhe shtetin e Kosovës për përfaqësimin dinjitoz në diplomaci. “Vatra do të jetë gjithmonë në mbështetjen tuaj në dobi të çështjes kombëtare. Vatra është Federatë jo politike, nuk interferon në politikën e brendshme dhe skenën politike në Tiranë dhe Prishtinë, por ka mision interesin e përgjithëm të kombit tonë. Jam i gëzuar që ju e filloni vizitën e parë në Vatër dhe e vlerësoni Vatrën si institucion kombëtar. Ju garantoj se edhe ju Vatrën do ta keni në çdo mbështetje tuajën” tha ndër të tjera kryetari Berisha. Ambasadori Ilir Dugolli theksoi se: “Vatra është institucion me histori të gjatë dhe shumë produktive. Jam i hapur për të punuar dhe bashkëpunuar, me sugjerime dhe ide konkrete për të çuar përpara punët e përbashkëta në dobi të kombit tonë. Ju shpreh mirënjohje për angazhimin tuaj si Shqiptaro-Amerikanë për dekada me radhë dhe këto punë të mëdha të bëra në të kaluarën, duhet ti bashkojmë dhe vazhdojmë dhe sot. Bashkërendimi dhe ndihma me diasporën këtu na gëzon dhe na shtyn përpara për ti shërbyer kombit tonë dhe misionit për të cilin jemi ngarkuar” tha ndër të tjera Ambasadori Dugolli. Në takim u ra dakord që të forcohet në të ardhmen bashkëpunimi me Vatrës dhe shtetit të Kosovës edhe institucionalisht për të vazhduar përpara në proceset demokratike, shtetformuese dhe euroatlantike.

Filed Under: Featured

ZGJEDHJET PËR KRYETARIN E VATRËS DO TË ZHVILLOHEN MË 26 SHKURT 2022

December 20, 2021 by s p

Dielli

Komisioni Përgatitor për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA shpalli të hapur zyrtarisht fushatën për Kryetar të Vatrës dhe caktoi datën 26 Shkurt 2022 si datë në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme për kryetarin e Vatrës dhe organet drejtuese të Federatës Vatra. Komisioni Përgatitor Zgjedhor me përbërje:  Besim Malota -Kryesues, Armin Zotaj- Anëtar, Bashkim Musabelliu- Anëtar, Elton Mara – anëtar, Mondi Rakaj – Anëtar, caktoi datën 20 Janar 2022 si datën e fundit në të cilën Komisioni Përgatitor Zgjedhor do të pranojë kandidaturat dhe platformat e kandidatëve për Kryetar të Federatës Vatra. Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të zhvillohet në New York. Zgjedhjet mbahen konform Kanunores në fuqi të Vatrës që daton që nga viti 1926. Të gjitha vendimet e Komisionit Përgatitor Zgjedhor do të botohen në gazetën Dielli në Print dhe në platformën Online të gazetës Dielli.

Filed Under: Featured

Mësimi i gjuhës amtare është vlerë e kulturës dhe traditës kombëtare

December 19, 2021 by s p

Nga XHAVIT ÇITAKU

Lidhja e shoqatave shqiptar “ Iliria” në Malme të Suedisë po bënë një punë të mirë në organizimin e një jete të pasur kulturore- artistike, letrare, muzikore, por edhe shkencore për komunitetin e këtushëm shqiptar. Këtij aktiviteti konkret e të dobishëm po i kontribuon edhe Qendra kulturore e Republikës së Kosovës, NBV dhe shoqata tjera nga qytete të ndryshme. Këtë e dëshmoi  edhe organizimi përmnbajtësor i “ Ditëve të kulturës shqiptare” për tri ditë rrjesht në lokalet e Qendrës së kulturës  të Republikës së Kosovës në këtë qytet në jug të këtij shteti të largët. Në ditën e parë ishte vërtetë një atmosferë e veçantë e krijuar nga fëmijët shqiptar, të cilët bënë gara në vizatime, recitime dhe kënduan e vallëzuan aq bukur sa që duartrokitjet e të pranishmëve nuk dinin të ndalur. Interesimi i fëmijëve për të marrë pjesë në këtë event të përgatitur shumë mirë ishte tejet i madh dhe lokali i Qendrës Kulturore të Kosovës ishte i vogël për t’i zënë të gjithë. Në të vërtetë, sipas fjalëve të pjesëmarrësve një numër kaq i madh i vogëlushve dhe vogëlusheve nuk ishte parë ndonjëherë në organizime të ngjashme kudo në Suedi. Ndaj, kjo është një dëshmi akoma më e madhe se kur dihet të punohet edhe  joshja e fëmijëve për të kontribuar në ndezjen e atmosferës dhe për të treguar dijen e tyre në fusha të ndryshme nuk do të mungoj. Bile, ata befasuan edhe më shumë se sa që pritej. Befasuan për të mirë edhe udhëheqja profesionale e  këtij programi nga Elma Dalifi dhe Erva Qaili. Koordinatori i Qendrës Kulturore të Republkës së Kosovës, prof. Dr. Muhamet Shatri dhe Kryetari i Lidhjes së shoqatave shqiptare, Murat Koci, u ndanë të kënaqur En bild som visar tak, person, inomhus, golv

Automatiskt genererad beskrivningme pjesëmarrjen kaq të madhe të të rinjëve shqiptar dhe interesimin e tyre për të mësuar e vepruar shqip. 

U promovuan katër vepra të zhanreve të ndryshme me autorë nga mërgata

Në ditën e dytë të këtij manifestimi në lokalet e kësaj qendre u mbajt takimi i mjekëve shqiptarë të Suedisë, të cilët formuan degën e tyre që do të veproj në kuadër të Federatës së mjekëve në Europë, si dhe u fol rreth të arriturave të mantelbardhëve në fusha të ndryshme. Gëzon fakti se nga 70 pjesëmarrës, shumica prej tyre ishin femra. Këtë numër kaq të madh pjesëmarrësish, Shoqata “ Iliria” e qerreasi nga busheti i saj modest me pije, biskota, kafe, internet dhe gjithçka tjetër që duhet për punë të suksesshme të këtij tubimi të rëndësishëm.

Programi i këtij manifestimi vazhdoi me promovimin e katër librave të autorëve shqiptarë që krijojnë e veprojnë në shtetet skandinave. Libri i parë që u përurua ishte romani  “ Fëmijë në luftë” i Dafina Buqincës, për të cilin referuan Sinan Kastrati dhe Zymer Kuqaj. Pos tjerash, libri pasqyron në detaje përjetimin e tmershëm të fëmijëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë nga ushtria e policia shoveniste e barbare serbe. Sipas autorës të këtij libri, shkas për ta bërë këtë vepër tejet interesante e shtyri përjetimi i saj shumë i trishtueshëm gjatë aksioneve luftarake shkatërruese serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare dhe krimet rënda që kishte kryer soldateska serbe. Në këtë gjendje të rëndë ishin pothuajse të gjithë fëmijët tjerë, të cilët ishin të tronditur nga krismat e bombardimet e përditshme dhe për masakrat që i bënë kudo në Kosovën e përgjakur. Për librin  poetik  “ Diell në zemrën time” folën Mehdi Behrami dhe Lebibe Zogiani. Libri i radhës, që u promovua në këtë event ishte “ Ramadan Shala, simbol i qendresës kombëtare shqiptare”, që ishte në të vërtetë, përmbledhje e rrefimeve dhe intervistave nga bashkëudhëtari për çështje kombëtare, Adil Pireva. Të pranishëm ishin edhe familjar të këtij personaliteti të papërseritshëm atdhetar, i cili tërë jetën ia kushtoi aktivitetit të ngjeshur për t’u çliruar nga okupatori barbar serb. Referues ishin Ismajl Rugova dhe Mustafë Bajrmaj. Për librin “ Dhuratë nga Londra” dhe opusin e gjerë letrar të autorit Hamit Gurgurit referuan Prof. Rexhp Jashari dhe gazetari e publicisti Xhavit Çitaku. Një ngjarje e vërtetë dhe shumë interesante është  në fokus të këtij libri, në të cilin protagonistë janë dy të rinjë të cilët dashurohen aq shumë sa që pa marrë parassh se çfarë pasojash do të mund të kënë këtë dashuri e konkretizojnë me martesë. Në të vërtetë, djaloshi ishte shqiptar, ndërkaq vajza ishte e regjistruar si serbe nö Toplicö tö Serbisë, rajon autokton shqiptar, por tash i pushtuar nga këta barbar. Mirëpo, pas një hulumtimi të historisë së familjes së saj del në pah e vërteta e pamohueshme se ajo është me prejardhje shqiptare. Megjithatë, familja e vajzës së dashuruar fort në këtë djal ishte kundër martesës, por në fund nuk pati rrugëzgjidhje tjetër dhe shprehu pajtimin që këta të rinj të vazhdojnë jetën së bashku. Deri me tash Hamit Gurguri ka botuar 47 libra të zhanreve të ndryshme, por edhe ka përkthyer edhe një numër të konsiderueshëm të titujve librash nga gjuha shqipe në atë suedeze dhe anasjelltas, por edhe në gjuhët sllave. Ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë. 

Rrëfimet e dhimbshme që derdhën lot mërgimtari

Pas promovimit të librave pjesmarrësit e shumtë të këtij programi të pasur patën rastin që të shohin dy filma dokumentar, njëri që kishte të bënte  me “ Shqiptarët e Danimarkës” dhe tjetri  me “ Shqiptarët e Suedisë”. Në dokumentarine parë, autor i të cilit ishte Exhit Lutfiu, u dhanë të dhëna të shumta për studimet e hulumtimet e bëra nga gazetar, publicist e historian danez, të cilët me argumente pasqyronin gjendjen e rëndë të shqiptarëve, sidomos, nga sulmet e parreshtura serbe në vendbanimet shqiptare duke masakruar qindra mijëra gra, fëmijë e pleq, me të vetmin qëllim për të bërë spastrimin etnik. Ata për këto veprime çnjërëzore kishin alarmua, pos kreun e shtetit danez,  artikujt e tyre i kishin dërguar edhe në gazetat prestigjioze të asaj kohe, duke i bindur me foto e filmime nga  vendi i ngjarjes. Kishte edhe të dhëna të tjera rreth prejardhjes së pamoheshme të sahqiptarëve nga ilirët si dhe padrejtësitë ve mëdha që iu bënë këtij kombi gjatë gjith historisë së tij të dhimbshme. Ndërkaq, në filmin e dytë regjinë e të cilit e kishte bërë Arjan Melanoshi dhe skenarin Murat Koci, u paraqitën biseda të zhvilluara me pjesëtar të komunitetit shqiptar në Suedi, të cilat kishin të bënin rreth jetës së tyre në mërgim dhe integrimit të tyre në shoqërinë suedeze. Pjesa më e madhe e protagonistëve nuk mund t’iu shmangte momentit kur ata kishin vendosur për të braktisë vendlindjen dhe të ngarkuar emocionalisht nga ajo që kishin ndier nga ndarja me të afërmit e tyre, lotët e tyre dërdheshin rrëke. Ishte, pra, një dhimbje, por edhe një vuajtje që për një kohë të gjatë e përjetonin ata dhe pjesa dërmuese e shqiptarëve në mërgim. Nga këto rrëfime u përloten edhe shumë të pranishëm në këtë event. Sipas asaj që u prezentua në këtë film dokumentar, shqiptarët në këtë vend skandinav janë mirë të integruar në shoqëri dhe sukseset e tyre në secilën fushë të punës e jetës po shtohen. En bild som visar person, stående

Automatiskt genererad beskrivning

Institucionet e dy shteteve shqiptare duhet të bëjnë më shumë për të shtuar interesimin e mësimit të gjuhës amtare

Për ditën e tretë  ishte paraparë shtjellimi i një teme mjaft të rëndësishme për komunitetin e këtushëm shqiptar në Suedi që ka të bëj me “ Ruajtjen e gjuhës shqipe, identitetit kulturor e etnik mes komunitetit shqiptar në Suedi”. Me këtë rast paneli i përbërë nga amabsadori i Shqipërisë në Mbretërinë suedeze z. Virgjil Kule, Prof. Dr. Muhamet Shatri, fil. Dr. Nuhi Bajçinca, gazetari e publicisti Xhavit Çitaku dhe Prof. Sinan Kastrati, arsimtar, publicist e i burgusr politik, zhvilluan një debat të pasur shkencor e kulturor, duke u munduar të gjejnë rrugë më të përshtatshme, më të lehtë e të realizueshme në praktik për të mirën e fëmijëve tanë shqiptar në përfshirjen e tyre në mësimin e gjuhës së ëmbël shqipe. Konstatim i përgjithshëm ishte se pa një bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet institucioneve arsimore dhe kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë me institucionet përkatëse këtu në Suedi, nuk do të mund të këtë arritje të rezultateve të dëshiruara dhe të pritura nga komuniteti shqiptar. Të dhënat statistikore tregojnë, u tha nga panelistet, se rreth 60 për qind e fëmijëve shqiptar janë të përfshirë në mësimin e gjuhës amtare, që do të thotë së krahasuar me vendet e tjera, situata në këtë fushë është më e mira, mirëpo, stafi i mësuesve anëkënd Suedisë pretendojnë se rezultatet do të ishin akoma më të mëdha sikur institucionet e të dy shteteve shqiptare të interesoheshin më shumë në këtë drejtim. Ambasadori Virgjil Kule tha se janë botuar tekste të reja që do t’iu shërbëjnë nxënësve përshtatshëm për shkak të një metodologjie shumë efikase që do të transmetohet tek ata nga mësuesit dhe nga vetë libri i hartuar nga profesionist të arsimit. Mirëpo, rreth këtyre teksteve vërejtje pati edhe mësuesi Murat Koca, i cili tha se vetëm përfaqësuesit e Suedisë nuk ishin ftuar për të marrë pjesë në hartimin e këtyre librave dedikuar fëmijëve mërgimtat dhe se ishte një gabim shumë i madh duke pasur parasysh specifikën e lgjit të shkollave që ka Suedia karshi shteteve tjera europiane. Për të shtuar përqindjen e përfshirjes së fëmijëve në shkollën shqipe, u tha më tej, padyshim se rol të madh dhe kyq kanë prindërit, por rol të madh e të pazëvendësueshëm luajnë edhe shoqatat shqiptare, të cilat duhet të organizojnë më shpesh tubime kulturore e artistike për të josh edhe më shumë gjeneratën e re në kultivimin e gjuhës, kulturës, zakoneve e historisë shqiptare.

Çfarë do të bëhet pas pensionimit të gjeneratës aktuale të mësuesve?!

Murat Kocin e shqetëson edhe problem tjetër shumë i rëndësishëm dhe që nuk duhet të injorohet nga nstitucionet shkollore të të dy shteteve shqiptare. Në fakt, ai shtroi dilemen se cfarë  do të ndodh pas pensionimit të një numri të konsiderueshëm të mësuesve gjatë tre- katër vjetëve të ardhshëm. Vërtetë, vazhdoi ai, do të krijohet një boshllek i madh ngaqë rreth këtij problemi që do të kriijohet siç dukët organet përkatëse as që kanë menduar të ndërmarrin ndonjë hap për të përgatitur kuadro të reja. Suedia nuk po e bën këtë gjë, ndaj barra i bie institucioneve tona për të t’u angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi para se të bëhet vonë.

Nga diskutimet tjera për të cilat u angazhuan panelistët doli në pah një e drejt që u takon komunitetit shqiptar për të hapur shkolla shqipe për të gjitha lëndet, përveç anglishtes,në këtë shtet, ngaqë këtë e lejon ligji për shkolla i Suedisë. Sado që është një mundësi e mirë për të bërë hapa konkret në këtë drejtim, shpresat për t’u realizuar kjo “ ëndërr “ është e vogël, aq më shumë kur vetë ambasadori Kule dha përgjigje negative duke u bazuar në faktin se për këtë ide nuk ka plane as iniciativa nga organet shtetërore. 

Pjesëmarrësit e këtij eventi reaguan ashpër për mos pranin e përfaqësuesve të ambasadës së Republikës së Kosovës, edhe pse kishin konfirmuar pjesëmarrjen. Nuk është e thënë që domosdoshmerisht të ishte i pranishëm vetëm ambasadori, por edhe zyrtar të tjerë që punojnë në këtë amabasadë do të ishin të mirëseardhur për të kontribuar, sidomos, në fushën e arsimit, për të cilën gjë janë të obliguar edhe me ligj. Shumë kërkesa të arsyeshme dhe të domosdoshme që do të duhej të barteshin nga ambasada e jonë në Stokholm deri tek organet përkatëse në Kosovë, do të mbetën vetëm në letër, në fletoren e procesmbajtjes të Lidhjes Kulturore të Shoqatave “ Iliria” në Malme. Megjithatë duke par enuziazmin dhe punën e vyer që po zhvillon, besohet e shpresohet se të gjitha kërkesat do të dërgohen në adresën e duhur. 

Program i pasur kulturor- argëtues e artistik

Beqir Shaqiri dhe Afërdita Xani  me këngët e tyre të bukura kënaqen të pranishmit gjatë gjithë kohës sa u mbajtën “ Ditët e Kulturës shqiptare”, ndërkaq  punimet e tyre të shkëlqyera artistike i ekspouan Ilir Murseli dhe Florije Bajraktari.

Për kontribut të veçantë jetësor, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, ndihmës humanitare e luftës çlirimtare LSHSH “ ILIRIA” ndau mirënjohje për Ismajl Rugovën, Arta Krasniqin, Avdi Sherifin, Rabe Kilajn dhe Xhevat Isufin.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT