• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dëshmorë nga Çamëria në Luftën e Dytë Botërore

June 27, 2024 by s p

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Antifashisti Ali Demi, biri i Çamërisë që ra në Labëri

Biri i Çamërisë së cfilitur nga shovinizmi grek, Ali Demi, i gjendur familjarisht në Tiranë, do të jepte një ndihmesë të shquar në organizimin e qëndresës popullore kundër fashizmit në krahina të ndryshme të Shqipërisë si në Tiranë, Çermenikë, Kërrabë, Zaranik dhe në trevën e Labërisë e kryesisht në Vlorë dhe në krahinën e Mesaplikut. Tashmë dihet botërisht se më 29 prill 1943, antifashisti Ali, së bashku me 26 të burgosur politikë të tjerë, pas një pune këmbëngulëse dhe në heshtje të plotë, hapën një tunel të nëndheshëm dhe u arratisën nga burgu i Tiranës. Menjëherë Ali Demi shkoi në Çermenikë, ku kreu detyrën e komisarit të çetës në batalionin e Çermenikës, duke kryer disa luftime në Shqipërinë e Mesme. Në fund korriku 1943, u dërgua me detyrë sekretar i Qarkorit të Partisë Komuniste për Vlorën dhe më pas si sekretar poltik. Në krye të kësaj detyre Aliu u gjend kudo në fshatrat e krahinës së Mesaplikut dhe në qytetin e Vlorës, së bashku me të deleguarit e tjerë Ramize Gjebrea, Andrea Varfi, Lefter Kasneci, Selim Alimerko etj.

Trimëria dhe guximi i tij spikatën në luftimet e zhvilluara në këtë periudhë në qarkun e Vlorës. Ai dha një ndihmesë në formimin e çetave partizane të Bregdetit, “Bashkimi” të Topalltisë, “Sali Murati” të Vranishtit, “Myzeqesë” të Myzeqesë së Vogël në Vlorë, të “Halim Xhelo” e “Avni Rustemi”. Ai mori pjesë si luftëtar në Luftën e Drashovicës, ishte në Vranisht për krijimin e Gr. 2 Partizan të Vlorë më 30 tetor 1943, ishte anëtar i Shtabit të ZIOp që në fillim të tetorit 1943. Punoi fort në përgatitjen për krijimin e Br. V S, të formuar më 28 nëntor 1943, në Gumenicë të Vlorës. Ali Demi dhe një ndihmesë të dukshme në ngritjen e pushtetit ushtarak të prapavijës në komandën e Qarkut Vlorë, në Komandat e Vendit në Topallti, Drashovicë, Brataj, Kuç, si dhe organizimin e Rojes Partizane Vullnetare Fshatare.

Duke qenë gjithnjë në lëvizje, Aliu kishte rënë në sy të pushtuesit dhe të tradhëtarëve. Në mbrëmjen e 19 dhjetorit 1943, duke u kthye natën vonë në bazën e tij në Kaninë, dhe pse në kalanë e Kaninës kishte gjermanë. Baza e tij ku strehohej ishte rrethuar nga gjermanët e ballistët. Thirrjes së tyre për t’u dorëzuar, Aliu me dy shokët, ju përgjigj me grykën e maliherit. Mbi ta filluan të bien edhe predha artilerie e mortajash. U vra shoku i tij Pano Dhimëgjoka. Plagoset Dhimitër Mandro, shoku tjetër. Aliu për të mos rënë i gjallë në duart e armikut, çan rrethimin, por te qafa e Dheut të Bardhë goditet dhe bie në fushën e nderit si trimat…

Më 9 korrik 1945, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist, i jep titullin më të lartë, plotësisht të meritueshëm, “Hero i Popullit”. Emrin e Ali Demit e mbajnë rrugë dhe shkolla të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe në Vlorë. Për të janë shkruar libra, monografi, poezi, janë bërë buste dhe është pasqyruar në artet figurative. Ai është shpallur Dëshmor i Atdheut me vendim nr. 104, datë 20.06.1977, të Komitetit Ekzekutiv Tiranë dhe varri i tij gjendet në vorrezat e Dëshmorëve në Vlorë. Në këtë manifestim për Antifashizmin çam, në 80 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, populli i trevës së Labërisë përulet me nderim para veprës së lartë atdhetare të birit të shquar të Çamërisë, Ali Demi. Ai i përket Vlorës heroike, pasi dha jetën në luftë me pushtuesit gjerman dhe reaksionin në kalanë legjendare të Aranitëve. Antifashisti ngeli përjetësisht në Vlorë për t’u treguar brezave heroizmin partizan në luftë për çlirim dhe pavarësi…

Mësuesi luftëtar çam Bido Sejko ra për Shqipërinë

Bido Sejko ka lindur në vitin 1900 në qytetin e Filatit në Çamëri. Babai i tij, Haki Sejko ishte një patriot dhe i dëgjuar në krahinën e Çamërisë, burrë me autoritet dhe luftëtar. Bido në Filat nisi shkollën, ku mësues pati atdhetarë të shquar si Qamil Izet Gamin, Rexhep Hamit Demin etj. Ai u rrit me ndjenjën e frymës patriotike, kur shikonte se në shtëpinë e tij, babai si kryetar i klubit kombëtar të Filatit, organizonte mbjedhje. Në shtëpi mblidheshin mjaft njerëz sa dhoma e pritjes së miqve mbushej plot. Kështu sa herë në shtëpi vinin njerëz, ai vishej me rroba të reja dhe përshëndeste ata burra të moçëm dhe fisnik që kuvendonin me orë të tëra për fatet e krahinës dhe të vendit. Në këtë kohë Bido ishte nxënës me studime në Torino. Në shkollën ku mësonte ai bashkë me disa shqiptarë, personeli italian në shkollë bënte një politikë diskriminuese dhe fyese kundër popullit shqiptar dhe luftëtarëve vlonjat. Në një nga ditët, kur një italian i quajtur Armando po villte vrer kundër luftës së popullit shqiptar, Bido, i pasuar nga shokët e tij shqiptarë iu hodh përsipër Armandos. I dha kështu një mësim të mirë. Në ato ditë duke marrë zemër nga ndërhyrja dhe mbrojtja e policisë disa elementë italianë shkruan në muret rrethues të shkollës: “Poshtë Shqipëria”. Kur Bido i pa, me një shpejtësi të madhe, i fshiu shkrimet që fyenin atdhenë dhe shkroi: “Poshtë shkelësit dhe vrasësit italianë”. Bido u përjashtuan nga shkolla, si dhe e përzunë nga toka italiane. Bido, pas përjashtimit nga shkolla u kthye në vendlindje. Tashmë grekomëdhenjtë kishin krijuar kushte të padurueshme në tokën çame. Ai ishte krenar nga natyra, por dhe nga kultura familjare dhe ambjenti patriotik ku u rrit dhe u formua, nuk mund t’i duronte dot veprimet djallëzore dhe të neveritshme të disa grekëve…

Për shumë vite ushtroi detyrën e mësuesit dhe dha mësim nëpër shkollat e Çamërisë, duke përgatitur dhe edukuar mjaft luftëtarë dhe patriot për kohën. Kjo u manifestua dukshëm në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria u pushtua e para nga fashistët italianë. Në fillim të vitit 1943, mësuesi doli partizan. Trimëria e rrallë dhe aftësitë e veçanta organizative të tij, spikatën gjatë luftimeve 55 ditore kundër nazistëve në Konispol. Në këto luftime mësues Bido komandoi një njësiti të batalionit partizan “Çamëria”. Në janar të vitit 1944 nga ky batalion u dërgua në Brigadën VI Sulmuese (BrVIS) një kompani, ku bënte pjesë dhe mësues, tashmë luftëtar Bido. Ai mori pjesë në mjaft luftime, por më kryesori ishte ai për marrjen e Kalasë së Margëlliçit, ku ra heroikisht Meleq Gostinishtit, i cili ishte zëvendëskomandant i batalionit të katërt të BrVIS, që mbante emrin “Naim Frashëri”. Këtë detyrë komanda e brigadës ja ngarkoi mësuesit luftëtar Bido Sejkos. Bido mori pjesë në një sërë luftimesh dhe përpjekjesh dhe në të gjitha u shqua si një luftëtar e komandant i zoti. Në luftimet që u zhvilluan gjatë vijës Brataj-Lepenicë, në luginën e Mesaplikut me forca të shumta nazistë që përpiqeshin të çanin nëpër zonën e lirë gjatë lumit të Vlorës dhe të dilnin në Kurveleshin e Sipërm, Bido, krejt papritur, duke manovruar dhe me një njësit prej 23 luftëtarë u doli mbas shpine dhe i goditi befas e me guxim nazistët. Sulmi ishte i befasishëm dhe i hutoi dhe i goditi rëndë armiqtë, gjë që u dha mundësi forcave të tjera partizane t’i asgjësonin. Luftimi i fundit i Bido Sejkos ishte në mesditën e 22 qershorit 1944 në kreshtën shkëmbore të malit Saraqin, mbi katundin Dishat të Sarandës. Këtu, ai u ndodh përballë më se 15 nazistëve të fshehur e të strukur mbas shkëmbinjve. Ai luftoi trimërisht deri në çastin kur një plumb armik e goditi për vdekje mësuesin e dashur të krahinës, partizanin e komandantin trim Bido Sejko.

Mësues Bido Sejko ishte dhe mbetet një nga figurat më të shquara të brezave të mësuesëve dhe të luftëtarëve të popullit shqiptar. Ai është dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekoratat: “Medalja e Çlirimit”, “Medalja e Trimërisë” dhe “Medalja e Kujtimit”. Bido Haki Sejko është shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977 të Komitetit Ekzekutiv të Sarandës. Për të është shkruar në shtypin e kohës si dhe në serinë e vëllimeve të “Yje të pashuar”, në vëllim 3. Emrin e tij e mban shkolla e mesme e bashkuar “Bido Sejko” në Konispol. Varri i tij gjendet në varrezat e dëshmorëve të Konispolit.

Të luftojmë që të mos turpërohemi para brezave…

Xhezmi Delli lindi në Tiranë në vitin 1918, ku në rrugicën “Sulejman Pasha”, në një lagje të vjetër të saj, gjendej shtëpia e familjes Delli, me numrin e portës 39. Prindrit e tij kishin ardhur nga Margëlliçi dhe ishin vendosur në Tiranë. Shtëpia ishte prej qerpiçi dhe e vjetër, e ndarë në tri dhoma të vogla. Në njerën nga dhomat e kësaj shtëpie, në kohën e reaksionit më të egër, gjatë viteve 1942-1943, bëheshin vazhdimisht mbledhje të drejtuesve të PKSH që punonin ilegalisht në Tiranë. Në shtëpinë përdhese të familjes Delli vinin të maskuar me veshje të ndryshme, herë si punëtor, elektriçist e herë si intelektual antifashistët dhe luftëtartë e lirisë Gogo Nushi, Beqir Balluku, Kozma Nushi, Fiqrete Sanxhaktari (Shehu), Nexhmie Xhuglini (Hoxha), Abdyl Këllezi, e të tjerë, ku merrnin udhëzime dhe orientime nga Tarasi, drejtuesi kryesor i PKSH.

Shtëpia ishte bazë e luftës dhe këtu bëheshin mbledhje të qarkorit, mbledhje organizatash Partie dhe Rinie etj. Pozicioni i shtëpisë ishte i atillë që lejonte, në rast nevoje, largimin me lehtësi të shokëve, përmes baçeve, që lidheshin me njëra-tjetrën deri në rrugën e Fortuzit, pranë burgut. Ka ndodhur shpesh që ilegalët pas shumë orë pune, shtroheshin këmbëkryq në sofër bashkë me pjesëtarët e familjes Delli. Midis tyre gjendej dhe Enver Hoxha i cili me thjeshtësinë dhe përzëmërsinë e tij, dukej si djalë i shtëpisë. Nga kjo shtëpi niseshin për aksione anëtarë të njësiteve guerrile të Tiranës, të cilët, në mes të ditës, kryenin aksione të guximshme. Kjo shtëpi e vogël, ishte bërë qendër e rëndësishme e aktivitetit revolucionar të antifashistëve dhe tërhoqi vëmendjen e armikut. Në orët e vona të një nate maji të vitit 1942, pushtuesit dhe tradhëtarët e rrethuan shtëpinë. Në mënyrë më barbare, shkëputën nga gjiri i familjes djalin e shtëpisë Xhezmi Dellin. Atë e torturuan dhe i bë presion që të tregonte për lëvizjen, por fashizmi dhe tradhëtarët nuk e përkulen luftëtarin. Për mungesë faktesh e liruan. Shtëpia e tij mbeti përsëri strehë dhe bazë e ilegalëve. Në demostratën e madhe të organizuar përpara burgut, ku u vra nga plumbat e fashizmit nëna Mine Peza dhe u plagosën shumë të tjera, shtëpia u bë qendër, ku u grumbulluan më se dyzet vajza të reja, të cilat, të mbuluara me çarçaf, kishin marrë pjesë atë ditë në demostratë. Shtëpia u diktua nga fashistët, spiunët dhe tradhëtarët, të cilët e rrethuan atë dhe me forca të mëdha arrestuan të gjithë sa ndodheshin brenda. Që nga kjo kohe, shtëpia u bë objekt gjurmimi të vazhdueshëm nga fashistët dhe tradhëtarët.

Në muajin prill të vitit 1943, i deleguar i Komitetit Qarkor të Tiranës, Xhezmi Delli mori pjesë së bashku me patriot pa parti në një mbledhje me disa përfaqësues, krerë të Ballit Kombëtar. Në mbledhje Xhezmiu mbrojti me vendosmëri Lëvizjen dhe luftën kundër fashizmit dhe nuk ishte dakort me përfaqësuesve të Ballit Kombëtar për qëndrimin e tyre. Po kështu Xhemziu kundërshtoi dhe kompromisin e BK me fashistët dhe sidomos protokollin “Dalmazzo-Ali Këlcyra”. Këtu Xhezmiu u ekspozua shumë. Drejtuesit e lëvizjes në Tiranë e porositën të largohej nga Tirana, se qëndrimi i tij ishte në rrezik. Pas kësaj mbledhjeje, në ato ditë Xhemziu po përgatitej për t’u hedhur në ilegalitet, organet e fashizmit, spiunët e tij (SIM-i) në bashkëpunim me tradhëtarët e rrëmbyen Xhezmiun. Që prej ditës 23 prill 1943, Xhemziu u zhduk mizorisht nga fashizmi.

Për të përjetësuar emrin e Xhezmi Dellit, në Tiranë në Njësinë Administrative nr. 3 është shkolla 9 vjeçare me emrin “Xhezmi Delli”. Është shkruar në librin “Yje të Pashuar” në vëllim I, Tiranë, 1971, f. 226.

Nuk e lëshoi pozicionin për 55 ditë luftë

Zihni Elamaz Shaqiri ka lindur në Shqefar pranë Konispolit më 14 prill 1927, në një familje të thjeshtë puntori. Në shkollën e Konisplolit, Zihniu ishte nxënës i sjellshëm dhe i zellshëm për dije. Babai Elmazi kishte dëshirë që i biri të kryente një shkollë të mesme. Por në vitin 1937 babai vdes dhe Zihniu mbeti jetim. Ishte 10 vjeç kur la shkollën dhe u detyrua të punojë për të mbajtur nënën, tre vëllezër dhe motrën. Ai u detyrua të punojë në punë të rënda dhe mbi supet e tij të njomë provoi barrën e shtypjes, fyerjen e poshtrimin. Kur fashizmi italian sulmoi Shqipërinë Zihniu ishte 12 vjeç. Në janar të vitit 1943 Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare në krahinën e Konispolit po zgjerohej dhe po krijoheshin formacione dhe njësi partizane për luftë kundër armikut dhe tradhtarëve, Zihniu u bashkua me të rinjtë antifashistë. Në korrik të vitit 1943 mori pjesë aktive në komandën partizane të vendit, që në këtë kohë kryente funksione të rëndësishme për Frontin Nacionalçlirimtar, duke kryer detyrën e korierit. Më 5 gusht 1943 në ditën e parë që forcat partizane u ndeshën me forcat gjermane që vinin nga Sajadha e Greqisë për të kaluar në Qafë Botë, Zihniu 16 vjeçar u rreshtua partizan në çetën e parë të batalionit “Çamëria”. Ai mori pjesë në të gjitha luftimet e mëvonshme që ndërmori batalioni kundër armikut dhe luftoi si anëtar i denjë i rinisë shqiptare.

Më 20 gusht 1943 nazistët gjermanë të udhëhequr nga ballistë dhe tradhëtar ndërmorën një sulm të paparë kundër zonës së Konispolit. Armiku goditi me artileri të rëndë, sulmoi pozicionet partizane në Likojan dhe në Qafë të Botës. Lufta ishte e rreptë. Zihniu edhe pse ishte me temperaturë, nuk u nda nga llogoret e luftës, rezistoi dhe luftoi bashkë me shokë. Temperatura nuk po i ulej dhe ishte mjaft i sëmurë, komisari i çetës urdhëroi që të shkonte pranë familjes së tij të shpërngulur nga lufta në fshatin Kllogjer. Ai shkoi, u takua me nënën, vëllezërit dhe motrën, duke u thënë: “Erdha t’u shoh për t’u çmallur, nuk prish punë se jam në ethe, ato do të kalojnë. Më duhet me çdo kusht të kthehem tek shokët sonte, sepse luftën e kemi në prak të derës. Armiku do goditur”. U përqafua me të gjithë dhe ashtu i zhuritur nga ethet, u dha këmbëve për tek shokët që ishin në luftë.

Dita e 27 shtatorit 1943 ishte vendimtare për armikun e gjakatosur rëndë në 55 ditë beteje me partizanët e batalionit “Çamëria”, si dhe forcat territoriale të të gjithë krahinës së Konispolit dhe të Vurgut. Armiku sulmoi me forca të shumta. Plani i armikut ishte që t’u impononte forcave tona të pakta në numër një luftë frontale për t’i asgjësuar lehtë, por nuk ja arriti dot qëllimit. Në luftimet e kësaj dite ishte dhe Zihniu që luftonte… Në Butas ra. Copa të predhës së murtajës e kishin marrë në kokë dhe në kraharor…

Për dëshmorin u bë kënga: Zihni partizani, lule e rinisë,/ Zot i dole vendit, luftëtari i lirisë,/ Hije të kish shtati, pushka dhe gjerdani,/ I kuq të ndriste ylli, Zihni partizani. Është shpallur dëshmor i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare me vendim nr. 166, datë 27 dhjetor 1977 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Sarandës. Është shkruar në librin “Yje të Pashuar” në vëllim XI, Tiranë, 2002, f. 269.

Filed Under: Histori

Kujtojmë sot një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, Gjergj Basta

June 24, 2024 by s p

QSPA/

Gjergj Basta, është një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, nga ku kishte mbetur një emër i panjohur për shkencën dhe lexuesin shqiptar deri kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori atë nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në Revistën “Ylli” më 1966 në numrin e 7 të saj. I lindur në 1544 në Rocca (provincë e Tarantos), në moshë fare të re ai u bë pjesë e reparteve ushtarake që u ngritën nën pushtimin Osman me emrin ‘’stratiotë’’ që shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane nën ushtritë e perandorisë gjermane në Francë, Flandër, etj.

Në një letër të vitit 1759 himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bastës. Në vitin 1907 shqiptarët e SHBA në një letër që i drejtonin Konferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë edhe gjeneralin Gjergj Basta. Më vonë në kohë në 1985 emri i Gjergj Bastës gjendet në zërin e stratiotëve në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në 1990 në Revistën “Për mbrojtjen e Atdheut’’ dhe në vitin 1996 nga shtëpia botuese e Ushtrisë do të botoheshin dy veprat e Gjergj Bastës “Mjeshtri i përgjithshëm i kampit” dhe “Drejtimi i kalorësisë së lehtë.” Në vitet 2000 ka pasur në shqip edhe botime të tjera rreth emrit dhe veprës së Gjergj Bastës. Ai vdiq në 20 nëntor 1607 (ose 1612 në Belgjikë) dhe u varros në Vjenë.

https://diasporashqiptare.al/…/gjergj-basta-gjenerali…

Filed Under: Histori

GAZZETTA DI VENEZIA (1931) / PËRSHTYPJET VENECIANE TË MBRETIT TË SHQIPËRISË — INTERVISTA EKSKLUZIVE E GIANNINO OMERO GALLO ME AHMET ZOGUN

June 22, 2024 by s p


Ahmet Zogu (1895 – 1961)
Ahmet Zogu (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Qershor 2024

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të premten e 20 marsit 1931, në ballinë, intervistën e shkrimtarit dhe gazetarit italian Giannino Omero Gallo me Mbretin Zog në Venezia, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Përshtypjet veneciane të mbretit të Shqipërisë

(Intervista jonë me Shkëlqesinë e Tij Mbretin Zog)

Burimi : Gazzetta di Venezia, e premte, 20 mars 1931, ballinë
Burimi : Gazzetta di Venezia, e premte, 20 mars 1931, ballinë

Në bordin e anijes italiane “Quarto”, e ankoruar në ujërat e San Marcos, midis Riva degli Schiavoni dhe Kishës së San Giorgio Maggiore – shalli i mrekullueshëm i pallateve, kishave, obelisqeve, paramashëve, velave të vonuara, në pasqyrën e lëngshme dhe të kthjellët të kanalit mbi të cilin dielli hedh shtëllunga floriri dhe gurë të çmuar të ylbertë – pak pas shtatë të mëngjesit vjen njoftimi se Madhëria e Tij Mbreti i Shqipërisë do të largohet para mesditës, megjithëse lajmet e motit që vijnë nga Adriatiku i poshtëm nuk janë të mira dhe mbi qytet fryn erë jugperëndimore.

Në orën tetë, Grand Hotel ku Mbreti zbriti pesë ditë më parë është i mbushur me njerëz; Enturazhi i Mbretit, disa diplomatë italianë, disa autoritete.

Konsulli doktor Cortesi dhe Adjutanti i Parë i Mbretit, koloneli Sereggi, më njoftojnë se Madhëria e Tij do të më presë në dhjetë e gjysmë në sallën e madhe të katit të parë.

Midis Grand Hotel dhe Campo della Salute, nga Santa Maria del Giglio në Punta della Dogana, ka një tufë të pandërprerë gondolash, skafesh dhe varkash shpëtimi. Dikush ka ardhur për atë, vetëm për atë; për të parë më nga afër mbretin e ri që erdhi ditën tjetër në San Marco. Disa, megjithatë, janë të kënaqur me më pak; nga trageti Gregorio vendoset me kamerën e tij tre orë më parë. Për të kaluar kohën, ai shkrep Kodakun pa pushim dhe merr në thjerrë atë që i kalon përpara; dy, tre oficerë shqiptarë nga shoqëria, diplomatë italianë që shikonin nga veranda, një shëtitje e vetmuar karabinierësh përgjatë parmakut, një zotëri i vjetër që mban në krahë një tufë me karafila, arka, kuti, valixhe…

Pastaj më shumë valixhe, kuti, arka të kuqe, jeshile, blu…

Lartmadhëria e tij kishte thënë, me të mbërritur në Venecia, se ai do të largohej vetëm me kohë me diell.

Ai largohet nga qyteti i mbështjellë tërësisht në një diademë vezulluese mes melodisë së gëzueshme të këmbanave, nga San Vitale në San Vio, nga Santo Stefano në San Marco, një koncert që duket se është frymëzuar nga qielli, i rënë në ujë, me një mijë jehona të kota të betejave të vogla sekrete brenda një kambane xhami të mrekullueshme.

Madhëria e tij Mbreti i Shqipërisë duket se ende nuk është shëruar nga një sëmundje.

Ndalon për një moment para “verones” së hotelit, më tregon me një dorë horizontin e mrekullueshëm, kishën e Salutes, abacinë e San Gregorio-s, tragetin, serinë e ndërtesave, më tej shtëpinë “që përkulet nën peshën e bizhuterive të saj” në njërën anë, dhe nga ana tjetër profili i ishullit në të cilin uji derdhet nën forcën e rrymës dhe erës. Ai nuk do që unë ta falënderoj për nderin e madh që më bën.

Fol shpejt, me një gjest të shkurtër dhe të qetë.

— Më vjen shumë keq që largohem nga ky qytet i dashur që e dua aq shumë, historinë e tij të lidhur kaq ngushtë me atë të popullit tim dhe të tokës sime, jetën e tij të kaluar, hijeshinë dhe magjinë e rrugëve të tij, kanaleve, urave të tij, thesari i mrekullueshëm dhe misterioz i fuqisë dhe shkëlqimit të tij, kishat e tij – të gjitha kishat – monumentet e përjetshme që janë shenjë e lavdisë së tij, një lavdi e madhe, puro italiane.

Ai ndalon për një çast, mbledh mendimet e tij, ndjen një nga dëshirat e mia, paraprin një kërkesë timen.

— Para se të shkoja në Vjenë, tani, por edhe dhjetë vjet më parë, kam qenë në Venecia; epo, sa herë kam një përshtypje të re, pak, pak të asaj që besoja plotësisht… dhe krejtësisht të papajtueshme, … me imagjinatën time, një lloj ëndrre që befas bëhet realitet; besohej se ishte një kimerë, për zemrat tona dhe nuk ishte e vërtetë; Venecia është më e madhe se vetë imagjinata!

— A po e lë Madhëria Juaj me një keqardhje kaq të madhe ?

— Me pikëllim të sinqertë, sepse, edhe gjatë një qëndrimi të shkurtër, kisha shijuar të gjitha bukuritë e saj delikate, klimën e saj, njerëzit e saj, heshtjen e rrugëve të saj…

— Sigurisht që Vjena…

— Në Vjenë nuk munda, nuk pushova dot. Zhurma e jetës së saj më lodhi shumë, nuk më dha prehje. Venecia është me të vërtetë një dashamirëse e madhe, edhe për këtë arsye, sepse pak nga të mirat e saj, pak nga lumturia e saj – atë që ka është e tëra e saj – u ofron me gëzim njerëzve që pret, njerëzve nga e gjithë bota. Kush nuk do të donte ta shihte këtë sharm hyjnor ?

Madhëria e Tij shikon nga dritaret e mëdha Kanalin e Madh. Ai dëshiron të marrë me vete magjinë që mblidhet në spektaklin që i ofrohet syve.

— Nuk e shihni ? Gjithçka është e ngjashme me një gur të çmuar. Shqipëria e vogël e do Italinë e madhe sinqerisht, me përkushtim, me besnikëri. Unë dua t’ju them se çfarë mendoj; se e dua këtë qytet. Është e vërtetë. Mbaj brenda meje, në sytë dhe në shpirtin tim, vizionin madhështor të asaj që kam parë, pedimentin heroik të Pallatit të Dukës dhe hijen e qetë të S. Markos, me mrekullitë e tij të shquara; Kam admiruar Tintoretton, Veronesen, Tiepolon, Carpaccion, por ka diçka që nuk mund të shprehet me art, ose vetëm me art, e njëjta harmoni përhapet, si një dhuratë qiellore, midis gurëve dhe ujërave, braktisjeve të qeta dhe zgjimeve të rënda të mermerëve mbi të cilët duket e shkruar fitorja e lavdishme e një prejardhjeje që kishte një shkëlqim të jashtëzakonshëm në botë.

Flet pa u lodhur dhe balli i shkëlqen mbi harkun bjond të qerpikëve.

Kur ngrihet e kuptoj që nuk më ka thënë gjithçka që donte.

Më shoqëron dhe më mban. Unë i them Madhërisë së Tij :

— Jam i sigurt se do të ktheheni, ndoshta më shpejt se sa beson Madhëria juaj sot. Kur ky qytet të pushton, nuk të lëshon kurrë. Ai është jashtëzakonisht këmbëngulës…

— Do të kthehem, do të kthehem, për të rishikuar atë pak që pashë me sytë e mi të verbuar nga një pasuri kaq krenare, për të parë gjithçka që nuk arrita të kapja në kaq pak kohë. Duhej të kisha qëndruar mes jush për një muaj, ose më shumë, por atëherë si do të isha larguar, si do të kisha dashur të largohesha? Megjithatë, dua t’ju them se nëse e dua me përkushtim Venecian, i dua edhe njerëzit e saj. U thoni këtyre njerëzve se i falënderoj për demonstratat e simpatisë që kishin ndaj meje. Ndjeva se ata ishin spontan në thjeshtësinë e tyre, ndonjëherë – edhe dje – në përulësinë e tyre. Dhe ju falënderoj veçanërisht që më dhatë mundësinë të bisedoj, edhe sot, para se të largohem nga ky qytet i adhurueshëm.

Ai mbledh disa kartolina dhe ia kalon adjutantit kolonel Sereggi.

Mbreti i Shqipërisë është shumë shtatlartë, i dobët, por i fortë, shumë elegant.

Kur flet të shikon në sy. Sytë e tij janë të ngushtë, të mprehtë, të folurit e tij të lirë, i matur, zëri i tij i qartë, me tone kalimtare të ulëta.

— Do të vini në Shqipëri? Unë e di që ju shkruani romane. Toka ime është shumë interesante për një shkrimtar. Ejani…

Nga poshtë, zhurma e motobarkave që zbarkojnë në breg arrin në katin e parë, duke sjellë autoritetet e qytetit që vijnë për t’i bërë nderimet e tyre Mbretit që po largohej.

Në prag të derës, Lartmadhëria e Tij Mbreti rifillon fjalimin e tij të mëparshëm.

— Do të kthehem…

Giannino Omero Gallo

Filed Under: Histori

HASAN PRISHTINA, TRURI AKTIV I LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

June 21, 2024 by s p

Hasan Prishtina padyshim është atdhetar i madh dhe protagonist i historisë sonë kombëtare, njëkohësisht luftëtar, ideolog, e diplomat, arsimdashës i shquar. Ai është një ndër prijësit kryesor, truri aktiv, i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për liri e pavarësi. Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873 dhe vdiq i vrarë pabesisht, me porosi të Zogut, në qytetin e Selanikut, më 13 Gusht të vitit 1933. Deri më 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polaci, ose Hasan Vuçitërna. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e moshatarëve të vet. Familja e tij qëndronte mirë ekonomikisht. I ati, Ahmeti, punonte si furnizues i ushtrisë turke, në garnizonin e Selanikut. Mësimet e para i mbaroi në Vushtrri, me rezultate të shkëlqyera. Vazhdoi shkollimin në Selanik dhe në Stamboll, ku dhe u diplomua për drejtësi, në Fakultetin e Shkencave Politike- Juridike.

U bë edhe më i njohur pas vitit 1908, kur u zgjodh deputet i Prishtinës për në Parlamentin turk. Ai që nga ky moment ndërroi edhe mbiemrin Vuçitërna dhe do të quhet Hasan Prishtina. Kontributi i tij në Revolucionin Xhonturk (Turqve të Rinj), qe shumë i madh. “Qëllimi i tyre ishte reformimi i Perandorisë Osmane dhe rivendosja e Kushtetutës së vitit 1876. Për ta pasur përkrahjen e shqiptarëve, xhonturqit iu premtuan atyre se “kur të arrijnë në pushtet, do t’ju njohin autonominë.” Duke u bazuar në këto premtime, shqiptarët iu bashkëngjitën Lëvizjes Xhonturke dhe luajtën rolin vendimtar në rrëzimin e tiranisë së sulltan Abdyl Hamitit II (1876- 1909). Rol të rëndësishëm në këto ngjarje, kishte edhe kazaja e Vushtrrisë, me në krye Zejnullah Begun dhe vet Hasan Prishtinën.

Trojet nën Turqinë, Kosova dhe Shqipëria, ishin ndër vatrat kryesore të këtij shpërthimi, që do të rezultonte me kthimin e Kushtetutës (Hyrjetit) dhe me disa premtime të tjera mashtruese. Kjo Lëvizje, e ndikuar nga revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit 1789, huazoi prej tyre devizën e njohur: “Liri, Barazi, Vëllazëri”, e cila në të vërtetë, u përdor si mjet propagandistik për arritjen e qëllimeve politike.

Sidoqoftë, mundja e sulltan Abdyl Hamitit II, të cilin shqiptarët e quanin “demon shpirtzi”, u dha shanse të merrnin frymë më lirshëm edhe popujve të tjerë të robëruar.

Mirëpo, as turqit e rinj nuk e patën të gjatë, sepse nuk i realizuan premtimet e dhëna. Përkundrazi, me këtë aksion, ata shkuan edhe më larg, nisen asimilimin e të robëruarve, duke i quajtur të gjithë shtetasit e Perandorisë, “Osmanlinj”. Të zhgënjyer thellë, shqiptarët organizuan rezistencë edhe kundër tyre. Kështu, në përmbysjen e xhonturqve, shqiptarët dhe deputetët e tyre në Parlament luajtën rolin kryesor.

Edhe pse ministër i punëve të brendshme në Stamboll u vendos shqiptari Ferid pashë Vlora, përplasjet midis shqiptarëve të Kosovës dhe qeverisë turke veçse thelloheshin. Ekspeditat ndëshkuese të Xhavit Pashës kundër kryengritësve shqiptarë, në fillim të vitit 1909, e acaruan dhe më shumë gjendjen.

Deputetët shqiptarë ngritën zërin kundër gjakderdhjeve e shkatërrimeve barbare. Më i zëshmi, qe Hasan Prishtina, i cili me diskutimet e tij të zjarrta, trazoi e ngriti në këmbë, gjithë Parlamentin.

Shpirti kryengritës e çlirimtar i Hasan Prishtinës nuk dorëzohej. Ai shpërthente si vullkan i pashuar, mu në mes të kësaj gërmadhe që, dita- ditës, po përmbysej si e kalbur dhe e vjetruar. Largpamësinë e tij, për rrezikun që vinte nga Aleanca Ballkanike, si për perandorinë, si për shqiptarët, të tjerët nuk donin ta kuptonin fare. As kërkesat e Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit me shokë, për ta ndalur dhunën në Kosovë e gjetiu, nuk i morën parasysh, prandaj deputetët shqiptarë të revoltuar, reagonin në mënyra të ndryshme, deri në organizim revoltash popullore.

Po, Kryengritja e Madhe në Kosovë, në prill të vitit 1910, ku morën pjesë mbi tridhjetëmijë luftëtarë, u shua me gjak nga pesëdhjetë e pesëmijë forca turke, të udhëhequra nga Hilmi Pasha.

Kjo e dëshpëroi dhe e revoltoi Hasan Prishtinën me shokë. Ai u ngrit sërish në seancën parlamentare, mandej dhe kërkoi që të shpërndahej menjëherë kabineti i Haki Pashës, i cili mbante dhe ai përgjegjësinë, për ngjarjet tragjike. Kjo trimëri e pashoqe i la pa gojë parlamentarët turq. Shtypi shqiptar e quajti oratorin “Luani i Prishtinës”. Nga fjalët e tij mbrojtëse për kryengritësit, u kuptua se ai ishte ideologu i tyre kryesor, ndaj gjyqësia turke e dënoi me vdekje. Mirëpo, sulltan Mehmeti V Reshati, përdori diplomaci, duke e amnistuar.

Kjo nuk e frikësoi aspak deputetin kryengritës, siç kishin zënë ta quanin Hasan Prishtinën. Përkundrazi, ai u bë përherë e më i ashpër. Kështu, më 3 mars 1911, prapë i parashtroi kërkesat kombëtare të kryengritësve shqiptarë, por ato prapë u refuzuan nga Turqit e Rinj. Në mbrojte i doli plaku Ismail Qemali me shumë emër dhe autoritet. Ministrat u zemëruan keq. Një deputet, Dervish beu nga Maqedonia, i doli prapa shpine dhe tinëz i ra shpullë plakut vlonjat. Hasan Prishtinës i erdhi aq rëndë, saqë i kërkoi dyluftim të pabesit. Sërish ndërhyn Ismail Qemali: ”Biro! Ti i duhesh Shqipërisë!” Trimi e dëgjoi, por u tha atyre troç: “Zotërinj, ta dini se kjo ngjarje do të sjellë gjëra shumë të liga!”.

Këto përplasje diktuan domosdoshmërinë e kundërveprimit të organizuar. Pas një takimi në hotelin “Pera Palace”, mes tij dhe Ismail Qemalit, më 12 janar 1912, u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës, në lagjen “Taksim”, deputetët e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe deputeti i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave, lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran, për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre.

Në vazhdim, Tubimi në Kuvend të Junikut, që i zhvilloi punimet prej 21-25 maj 1912, ishte vendimtar për fillimin e kryengritjes se përgjithshme shqiptare. Aty u hartua Programi prej 14 pikash me kërkesa rigoroze dhe u caktuan udhëheqësit për rajonet e Kosovës: Bajram Curri për Gjakovë me rrethinë, Hasan Prishtina për anët e Pejës, Sadik Rama për Llapushë, Anadrini e deri në Opojë, Xhemail Berisha me Isa Boletinin për Mitrovicë e Fushë të Kosovës dhe Idriz Seferi me Hasan Hysenin për anët e Gjilanit. U iniciuan aksione të shpejta e konkrete.

Forcat shqiptare arrinin në mbi 10 mijë luftëtarë. Të gjithë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Memorandumi e tij, dërguar fuqive të mëdha, e që përbëhej nga 14 kërkesa, njihet si “14 pikat e Hasan Prishtinës”.

Kryengritjet u zgjeruan dhe mori përpjesëtime edhe më të mëdha. Kudo: luftëra, përleshje e beteja të njëpasnjëshme. Kosova e tëra u la në gjak.

Shumë shpejt, flaka e kryengritjeve përfshiu tërë Kosovën. Një vit më parë e kishte munduar veten kot sulltani plak, Mehmet Reshati V. Kishte ardhur në Kosovë, tek varri i Muratit I, (të cilin, më 15 qershor 1389, e kishte therur me thikë trimi drenicas, Milosh Nikollë Kopiliqi). Erdhi për ta qetësuar gjendjen, por i shkoi mundi huq. Disa krerë, në mesin e tyre edhe Isa Boletini, nuk e pritën fare. Mosparaqitjen e tij e shfrytëzoi Hasan Prishtina për t’iu hakërruar sulltanit plak. “Pasha ekselencë, t’ju themi të drejtën as ne nuk na ka pasë hije me ardhë! E Isa Begu asht nga ana që nuk e gëlltit e as që harron nderin që me dajak i asht marrë popullit. Shqiptari çdo gja fal, po nderin kurrë, pa e marrë hakun. Qe, pra, Isa Boletini asht nji nga të parët e atyne, i vendosun e me karakter të papërkulshëm, si i ka hije shqiptarit. Ftesave që i kemi ba kështu na u ka përgjigj”.

As dorëheqja e xhonturqve nuk dha rezultate. Shqiptarët ishin të vendosur në kërkesat e tyre që u takonin. Ata e çliruan Prishtinën, Ferizajn dhe u nisën drejt Shkupit…

Më 12 korrik 1912, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e shumë luftëtarë të tjerë u gjenden në Shkup si çlirimtarë. Kjo e tronditi në themel Perandorinë e kalbur osmane, saqë, më 5 gusht 1912, do të shpërndahet edhe Parlamenti i Stambollit.

Nga 14 gushti pas zvarritjeve sepse parlamenti osman ishte shkrirë, autoritetet osmane më 4 shtator pranuan 12 nga 14 pikat e parashtruara nga paria e kryengritjes si hap i parë i njohjes së autonomisë të Vilajetit Shqiptar.

Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e tokave shqiptare. E formuan Aleancën Ballkanike dhe, atëherë kur bisha euro-aziatike po jepte shpirt, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin lodhur e dobësuar nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e porsaçliruara shqiptare, u vërsulen si një lukuni ujqish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej ta kafshonte një copë më të madhe nga trupi i gjakosur i Shqipërisë Etnike.

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të re.

Fitorja e 28 Nëntorit 1912 në Shqipëri, ishte e brishtë dhe fare gjysmake, pa e përfshirë Kosovën dhe Çamërinë.

Më 4 dhjetor 1912, formohet Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe Hasan Prishtina emërohet ministër i Bujqësisë.

Hasan Prishtina është i shquar e madhështor edhe në fushën e arsimit kombëtar. Kontributi i Hasan Prishtinës për zhvillimin e arsimit kombëtar është i madh dhe nuk mund t’i gjendet krahasim jo vetëm në historinë e popullit shqiptar, por edhe në historinë e popujve të tjerë. Përpjekjet e tij për shkollën shqipe përbënin një krah të luftës së tij të përgjithshme për lirinë kombëtare shqiptare,-

Ky arsimdashës i flaktë, fitoren mbi regjimin e tiranit sulltan Abdyl Hamitit, e shfrytëzoi në të mirë të gjuhës dhe shkollës shqipe. Me nismën e tij, pa humbur kohë, u organizua Kongresi i Alfabetit në Manastir, i cili i zhvilloi punimet prej 14- 22 nëntor 1908.

Në këtë vazhdë shkon edhe Kongresi i Elbasanit, i njohur edhe si Kongresi i Shkollës Shqipe, i mbajtur më 2- 9 shtator 1909. Ëndrra e Hasan Prishtinës që të dominojë alfabeti latin në shkollat shqipe, po bëhej realitet. Atë vit do të nisë punën edhe Shkolla Normale me në krye Luigj Gurakuqin. Në atë vatër diturie do të mësojnë edhe shumë nxënës nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinës. Ky atdhetar kishte vendosur që gjithë pasurinë e vet ta shkrinte për shkollën shqipe.

Dhe, kjo pati sukses. Përhapja e arsimit shqip mori rrugë të mbarë gjithandej trojeve shqiptare. Drejtori i Normales së Elbasanit, atdhetari Luigj Gurakuqi, i priste përzemërsisht djemtë e Hasanit, siç i quante ai nxënësit kosovarë dhe gjithmonë i entuziazmuar brohoriste: Rroftë Hasan Prishtina!

Peripecitë e shkollës shqipe gjatë asaj periudhe janë të shumta, herë lejoheshin, herë ndaloheshin, dhe, gjithmonë në kacafytje me përfaqësuesit e saj anadollakë, qëndronte i madhi, i dituri dhe sypatremburi, Hasan Prishtina.

Edhe austro-hungarezët nuk u treguan aq të ashpër ndaj shkollave shqipe në Kosovë. Ky pushtues lejoi hapjen e shkollave në gjuhën amtare. Vjena lejoi dhe ndihmoi jo vetëm hapjen e shkollave laike e shtetërore shqipe, por njëkohësisht bëri të mundur që pjesërisht edhe administrata të realizohej në gjuhën shqipe.

Pra, shqiptarët, edhe pse të vetëdijshëm për qëllimet imperialiste të Vjenës, i shfrytëzuan rrethanat e krijuara dhe brenda një kohe të shkurtër u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe dhe u vendosën shqiptarë nëpër administratat lokale (nëpër komuna dhe rrethe).

Atdhetari, Hasan Prishtina, në këto kushte, themeloi edhe organizatën politike me emrin “Komiteti i Kosovës”. ”Rëndësia historike e kësaj organizate ilegale shqiptare me qendër në Mitrovicë ishte se e ndaloi përpjekjen e Austro-Hungarisë, që në bashkëveprim me Turqinë t’i depërtojë shqiptarët e religjionit mysliman në Turqi. Depërtimi duhej të fillonte më 1917.

Ndër qytetet që i shfrytëzuan këto rrethana ishte edhe vendlindja e Hasanit, Vushtrria. Aty, që në fund të vitit 1915 e gjejmë shkollën shqipe, e cila është ndër të parat në Kosovë. Pas tre- katër muajsh, u formua edhe trupa muzikore-frymore (orkestra frymore) e shkollës, e cila u pagëzua me emrin e Hasan Prishtinës, i cili ishte nismëtar i saj dhe me mjetet e veta bleu veglat muzikore.

Ky apostull i arsimit shqip e kishte hapur edhe një shkollë shqipe në Polac të Drenicës, në vatrën e të parëve të vet.

Patriotët shqiptarë, krahas çeljes së shkollave në gjuhën shqipe, u angazhuan edhe për organizimin e kryengritjeve për çlirim dhe pavarësi kombëtare. Kështu, në verë e vitit 1916, Hasan Prishtina dhe Azem Bejta, u takuan në Vushtrri dhe për tri ditë rresht, biseduan dhe trajtuan shumë probleme madhore kombëtare. Siç dihet, Azem Galica, prijës ideor e shpirtëror e kishte Hasan Prishtinën. Edhe Hasani, çdo aksion luftarak e realizonte përmes trimit të paepur, Azem Bejtë Galica.

Nga ky moment u punua paralelisht në dy fronte:

– Në hapjen e sa më shumë shkollave shqipe, të cilat do të punojnë deri në vitin 1918 dhe

– Në përgatitjen e një kryengritjeje të armatosur me karakter gjithëkombëtar..

Se tash e tutje punohej me Program të qartë, shihet edhe në takimin e Azem Galicës me inspektorin e përgjithshëm të Beogradit, Mihajlo Ceroviqin, në tetor të vitit 1919, në Fushë të Zhabarit, ku, në mesin e kërkesave të tij ishin edhe këto: ”Të lejohet hapja e shkollave shqipe; gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare, dhe nëpunësit e huaj të zëvendësohen me nëpunës shqiptarë…

Po drejtimi kryesor i përpjekjeve atdhetare ngelej gjithnjë çlirimi i vendit nga zgjedha serbe.

Të nxitur nga momentet historike, një grup intelektualësh e patriotësh, vendosën të krijonin një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin në luftë për çlirim kombëtar. Më 1 maj 1918, intelektualë e patriotë të shquar, nën udhëheqjen e Hoxhë Kadriut (Kadri Lutfulla Prishtina 1978 – 1925), ilegalisht u grumbulluan në Shkodër dhe formuan Komitetin me emrin “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS”. Në të vërtetë ky ishte vazhdim i “KOMITETIT TË FSHEHTË”, krijuar gjithashtu në Shkodër nga Hoxhë Kadriu, më 1915.

Komiteti, edhe pse selinë e kishte në Shkodër, kudo, që nga jugu e deri në veri, i kishte degët dhe nëndegët e veta. Ai kishte edhe organin e vet, gazetën “POPULLI”, të cilën e udhëhiqte Sali Nivica, e cila botohej në Shkodër. “Gazeta kreu një mision të shenjtë, detyrën e mbrojtjes së idealeve kombëtare”.

Në kohë të ndryshme, si anëtarë të Komitetit punuan me vetëmohim luftëtarët e Lëvizjes Kombëtare Demokratike si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir (Beqir) Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif Pasha, Sotir Peci, Ragip e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj.

Më 24 prill 1919, filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi.. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919.

Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës.

Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta.

Në dhjetor të vitit 1919 dhe janar të vitit 1920, Hasan Prishtina, kryesoi delegacionin, që Komiteti “Mbrojtja Kombëtare Shqiptare” dërgoi në Konferencën e Paqes në Versajë-Paris, për të kërkuar bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të mbetura jashtë kufijve londinezë, me shtetin kombëtar shqiptar.

Hasan Prishtina për asnjë çast nuk pushoi së punuari për çështjen kombëtare. Tashmë, ai ishte truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përkrah dy burrave të mëdhenj të kombit, dy drenicasve të pandarë, Hasan Prishtinës dhe Azem Galicës, qëndronin edhe dy burrëresha sypatrembura, Igballe Prishtina dhe Shotë Galica. Këto bashkëshorte e bashkëluftëtare besnike, pos aksioneve luftarake, nëpër fronte e beteja, ndihmonin edhe në organizimin e përhapjes së diturisë e të gjuhës amtare në masat e gjera popullore. Sa e sa libra e abetare arritën t’i shpërndajnë anë e kënd trojeve tona të mbuluara nga terri i natës pesëshekullore aziatike.

Lufta e Parë Botërore, në të cilën morën pjesë 74 milionë ushtarë, mori fund në nëntor të vitit 1918. Ajo u kushtoi popujve 10 milionë të vrarë, 21 milionë të plagosur, afër 8 milionë të zënë robër dhe 3.5 milionë invalidë të rëndë të luftës.

Secilën dramë politike të Evropës gjatë historisë (Luftën ruso-turke, dy luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore) Serbia e ekspansioniste i ka shfrytëzuar për zgjerimin e kufijve të vet nga të gjitha anët. Kështu, edhe krijimin e shtetit të parë të sllavëve të jugut ajo e konsideronte si rast për të shtrirë përfundimisht pushtetin e saj mbi Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe mbi territoret e tjera joserbe.

Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur për copëtimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Lëri Kosovën dhe trojet e tjera, që përherë ishin të gjakosura me pushtuesit grabitqar, por edhe kjo gjysmë Shqipëri ishte katandisur keq. Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët!- do të lutej me plot të drejtë mendjendrituri ynë, Faik Konica.

Në këto rrethana shqetësuese, Hasan Prishtina, përpiqej të bëjë ç’është e mundur për të shpëtuar nga Shqipëria gjysmake. Më 8 dhjetor 1921, Këshilli i Lartë ia besoi formimin e Qeverisë Hasan Prishtinës. Kryeministri i ri, me vizione të qarta të bashkimit kombëtar e formoi kabinetin e tij me këtë përbërje:

1.Luigj Gurakuqi- ministër i brendshëm, 2. Fan S Noli- ministër i jashtëm, 3. Zija Dibra- ministër i luftës,4. Hoxhë Kadriu- ministër i drejtësisë, 5. Koço Tasi- ministër i financave, 6. Kristo Dako- ministër i punëve botore dhe 7. Haki Tefiku- ministër i Arsimit Publik.

Mirëpo, kabineti i tij nuk u pëlqye nga Ahmet Zogu dhe esadistët, andaj që të mos vinte deri te gjakderdhja vëllazërore, ai tërhiqet, duke dhënë dorëheqje pas katër ditësh. Zogu nuk u kënaq me kaq. “Armiqësia e Zogut ndaj grupit pro kosovar në Shqipëri vazhdoi edhe pas periudhës së marrjes së pushtetit, në dhjetorin e vitit 1924. Ai i kishte premtuar Beogradit se do ta ndalonte Komitetin e Kosovës; disa nga udhëheqësit kryesorë të këtij Komiteti, si për shembull, Hasan Prishtina, ikën në Vjenë. Zogu organizoi një atentat për ta vrarë atë në Vjenë më 1828, por pa sukses. Edhe Hasan Prishtina përgatiti një kundër atentat për të vrarë Zogun, por edhe ai dështoi; pastaj po atë vit Hasan Prishtina u dënua nga Zogu me vdekje, në mungesë”. Pra, Ahmet Zogu vazhdoi ndjekjet dhe dënimet e atdhetarëve shqiptarë, duke i shpallur si antikombëtarë. Kështu, për vrasjen e Hasan Prishtinës, u premtuan 2000 franga ari si shpërblim. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me Azem Galicën, që dhe atë e kishte dënuar me vdekje, në mungesë.

Nën presionin e Fuqive të Mëdha, dhe të luftërave të pandërprera në Kosovë, në muajin dhjetor 1921, u formua e ashtuquajtura “Zona Neutrale e Junikut”.

Kryengritësit, herë- herë, dilnin edhe jashtë territorit të vet. Kështu ngjau edhe në fund të vitit 1922, kur u vendos të sulmoheshin forcat qeveritare zogiste. “Mbledhja u mbajt nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës e të Azem Galicës. Para se të niseshin për këtë sulm, Hasan Prishtina para më se 1200 kryengritësve te Kroni i Gjocës, në Junik, mbajti një fjalim të zjarrtë. Pas fjalimit kryengritësit menjëherë u hodhën në sulm, dhe qysh në ditët e para të janarit 1923, ata morën Tropojën, mandej krejt Hasin, rrethuan qendrën e prefekturës, Krumën, sulmuan forcat e xhandarmërisë në Krahinën e Nikaj- Mërturit dhe arritën deri në breg të Drinit. Luftimet më të rrepta që u zhvilluan ato ditë, ishte sulmi rreth Krumës që u zhvillua nga dy drejtime. Njërën anë e drejtoi Azem Galica, ndërsa anën tjetër Sadik Rama”.

Në “Zonën Neutrale të Junikut”(1921- 1923), me iniciativën e Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Azem Galicës u hap shkolla për të rritur. “Shkolla e katundit Golaj në Has qe kthyer në një “shkollë komitash”. Atje, me pushkën në njërën dorë e në tjetrën librin, shquhej midis luftëtarëve të lirisë së Kosovës sokolesha dhe komita e vjetër kombëtare, Shota, e cila për gjashtë muaj mori dëftesë për klasën e tretë. Ajo u thoshte shokëve: “Jeta pa dije është si lufta pa armë”. Është për të shënuar se për mbarëvajtjen e Çetës në mësime vazhdimisht interesoheshin vetë Hasan Prishtina e Azem Galica.

Hasan Prishtina, arsimin e kishte në qendër të vëmendjes. Këtë e vërteton edhe Apeli i tij i fundit, i vitit 1931, dërguar sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Kombeve, Enrik Drumandit në Romë, i shkruan në Vjenë, në gjuhën frënge, ku pika e parë u kushtohet shkollave shqipe: Afër një milion shqiptarë të banuar në Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën e tyre amtare. Ju është ndaluar të themelojnë shkolla me mjete private”.

Aktiviteti i tij në ilegalitet, pati efekte pozitive. Së bashku me Bajram Currin punoi në përgatitjen e revolucionit të 1924-ës. Njëkohësisht mbante lidhje me çetat kryengritëse kosovare nga të cilat s’e shkëputi kurrë vëmendjen, sepse i konsideronte të domosdoshme për ekzistencën e lëvizjes kombëtare shqiptare. Hasan Prishtina mendonte se ndryshimi i regjimit në Tiranë do të ndikonte për realizimin më me me siguri të kushteve për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të mbetura nën zgjedhën serbe.

Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) Hasan Prishtina, qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Financon “Ora e Shqipnisë” që Dom Lazër Shantoja nxirrte në Vjenë. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër qeverisë të Zogut në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq t’a lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit.

Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Kështu, vetëm në Vjenë, për vrasjen e Hasan Prishtinës, dërgohen, së paku pesë atentatorë që dihen: Pjetër Kallmeti (nëntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt 1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku në atë kohë, edhe Hasan Kosova. Në Paris i vdiq e shoqja, Igbalja. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut.

Dhe asgjësimi i tij fizik, në dukje rastësor, u arrit kur më 13 gusht të vitit 1933 ndodhej në Selanik i shoqëruar nga Ibrahim Çela, të cilin e konsideronte mik. Çela në orën 2 pasdite më datë 13 gusht 1933 në rrugën Çimisqi. Shoqëruesi dinak, pas një bisede të vrazhdë, kishte nxjerrë rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe kishte goditur me 4 plumba trupin e Hasan Prishtinës. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të pa rrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku dhe në pamundësi shpëtimi, u dorëzua në Polici. Në vitin 1977 eshtrat e Hasan Prishtinë me një vendim të Republikës Socialiste të Shqipërisë, u sollën nga Selaniku dhe u varrosen në Kukës. Për këtë jetëshkrim janë shfrytëzuar materiale nga interneti: Wikipedia, si dhe janë përdorur autorët Muharem Piraku, Bedri Tahiri, Haxhi Vexhi Dibra, etj.
Nga Libri i Luan Cipit “ATDHETARE TE SHUQUAR”.
Foto: wikipedia.org

Filed Under: Histori

Pushtimi morman i Durrësit dhe të dhënat e para për arbërit

June 20, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Plagosja e Aleksit I

Përmendja e parë e shqiptarëve, nga historianët bizantinë, edhe pse e përciptë dhe e papërsosur, i paraqet ata, aty ku janë edhe tani. Gjeografi Ptolemeu, qe i pari nga autorët e lashtë që i vuri re dhe i vendosi ata në mënyrë të dukshme në Iliri, në tokat e fisit Albanoi. Ndërsa Anna Komnena qe e para historiane byzantine që bëri aludimin e radhës, pasi historia të heshti për fatin e popullit iliro-arbër gjatë dhjetë shekujve. Sipas të dhënave të Anna Komnenit shqiptarët, ndodheshin në hinterlandin e Durrësit prej shumë shekujsh para se të ndodhte beteja e Durrachiumit të cilën ajo e përshkoi me detaje.

Dëshmia e Anna Comnenas

Historiania bizantine Anna Comnena (1083- rreth 1153) ishte e bija e perandorit Alexius I Comnenus (1081-1118) dhe gruas së tij Irene Ducas. Në vitin 1097, ajo u martua me historianin Niqifor Bryennius (1062-1138). Me vdekjen e burrit të saj në 1138, ajo vazhdoi “Historinë” e tij, e cila, me përfundimin e saj në 1148 në tetë libra, u bë e njohur si “Aleksiada”. Me interes në “Aleksiadën”, e cila, siç nënkupton edhe titulli, që i kushtohet kujtimit të babait të saj, është përshkrimi i saj i pushtimit norman të Shqipërisë, i udhëhequr nga rivali i hershëm i babait të saj, Robert Guiscardi, Dukë i Pulias (mbret. 1057- 1085).

Por përdorimi i termave arkaikë nga historiani Bizantin Michael Attaleiates para saj më 1041 për t’iu referuar ushtarët perëndimorëve në betejën e Manzikertit 1079 përmendet etnonimi Ἀλβανοὶ. (albanoi) Ky etnonim ndezi një debat të ashpër mes historianies greke Era Vranousse dhe bizantologut francez Alain Ducellier në vitet 1970. Deri në vitin 1079 Bizanti ishte bërë një shtet politikisht i paqëndrueshëm me gjysmën e madhësisë së dikurshme, i kërcënuar nga armiq të fuqishëm nga të gjitha anët. Sipas Vranousse, ata që morën pjesë në Ushtrinë e Gjergj Maniakes më 1041 nuk mund të barazohej me njerëzit e lidhur në terma e sotëm me shqiptarët modernë. Ndërsa bizantologu Ducellier në përgjithësi besonte se një term që u referohej “shqiptarëve mesjetarë”.

Cilët ishin normanët?

Normanët mbërritën për herë të parë në Italinë Jugore në 1015 nga Franca veriore dhe u shërbyen zotërve lokalë lombardë si mercenarë kundër Perandorisë Bizantine. Ana i quan ata keltë. Meqë paguheshin me toka, së shpejti ata ishin mjaft të fuqishëm për të sfiduar autoritetin papnor; më 1054, ata mundën Papën në Betejën e Civitate, duke e detyruar atë të pranonte autoritetin e tyre. Në vitin 1059, Papa e bëri Robert Guiscardin, nga familja e Hauteville, Dukë të Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë. Megjithatë, shumica e Pulias dhe Kalabrisë ishin ende në duart e Bizantit, dhe Siçilia ishte në duart e Saraçenëve.

Në vitin 1071, Roberti, së bashku me të vëllain e tij Roger, kishin marrë nën kontroll bastionin e fundit bizantin në Itali, Barin. Dhe deri në vitin e pasues ata pushtuan të gjithë Sicilinë, duke i dhënë fund kështu Emiratit Islamik të Siçilisë.(Saracen)

Pas pushtimit norman të Italisë Bizantine dhe Sicilisë Saraçene, perandori bizantin, Mihal VII Duka (m. 1071–1078), fejoi djalin e tij me vajzën e Robert Guiscard-it, Helena. Kur Mihali u rrëzua, Roberti e mori këtë si një justifikim për të pushtuar Perandorinë Bizantine dhe teksa po kthehej në Itali, Roberti dëgjoi për grushtin e suksesshëm të shtetit të Aleksit kundër Botaneiates, pas së cilit Aleksi u bë perandori Aleksi I Komneni.

Në maj 1081 Robert Guiscard u vendos në Shqipëri për të planifikuar pushtimin e Ballkanit kundër Perandorisë Bizantine. Synimi i Guiscard-it për të zotëruar fronin e Bizantit, i pretenduar nga Konstandin Duka, djali i Mihalit VII i rrëzuar dhe dhëndri i Robertit si bashkëshorti i vajzës së tij, ishte tashmë i qartë në atë kohë. Në qershor të atij viti Guiscardi marshoi në veri dhe rrethoi Durrësit kryeqyteti i rajonit, banorëve të së cilit nuk u bëri aspak përshtypje ardhja e Mihalit të rremë. Qyteti, në fakt, i shtrirë në një gadishull që shtrihej drejt Adriatikut, ishte i përgatitur mirë për sulme nga toka dhe nga deti. Dozhi Domenico Selvo, i martuar me një fisnike të aristokracisë së Kostandinopojës, nuk ngurroi të komandonte personalisht një flotë për të ndihmuar Aleksin dhe bllokoi anijet e Guiscardit brenda portit, duke e detyruar normanin të dërgonte djalin e tij Bohemondin për t’u marrë me ta. Kur ata refuzuan të njihnin Mihal-in e rremë dhe ofenduan Bohemondin, Roberti shkoi vetë në sulm. Anijet e tij u shkatërruan gjatë një beteje të shkurtër detare duke lejuar pushtimin e Durrësit nga venecianët, ndërsa garnizoni i udhëhequr nga Gjergj Palaiologu mundi normanët jashtë qytetit dhe shkatërroi kullat e tyre të rrethimit. Pavarësisht debutimit fatkeq, Guiscardi vazhdoi rrethimin, ndërsa Aleksi u largua nga Kostandinopoja dhe shkoi të takonte ushtritë e tij.

Beteja e Dyrrachium-it?

Beteja e Dyrrachium-it u zhvillua më 18 tetor 1081 midis Perandorisë Bizantine, të udhëhequr nga perandori Aleks I Komneni (m. 1081–1118) dhe normanëve të Italisë jugore nën drejtimin e Robert Guiscardit, jashtë qytetit të Dyrrhachium (Durrësi i sotëm), bastioni kryesor bizantin në Ballkanin Perëndimor, dhe përfundoi me një fitore normane.

Kur ambasadori u kthye, ai i kërkoi Robertit të bënte paqe, duke pretenduar se Aleksi nuk donte gjë tjetër veçse miqësi me normanët. Por Roberti nuk kishte ndërmend paqen; ai dërgoi djalin e tij Bohemond me një forcë avancuese drejt Greqisë dhe Bohemond zbarkoi në Aulona, (Vlorë) me Robertin që e ndiqte pak më vonë. Pasi fitoi një urë dhe një rrugë të qartë për përforcime nga Italia, ai përparoi në qytetin e Dyrrachium, kryeqyteti dhe porti kryesor i Ilirisë. Qyteti ishte i mbrojtur mirë në një gadishull të gjatë e të ngushtë që shkonte paralelisht me bregdetin, por i ndarë nga kënetat. Guiscardi e solli ushtrinë e tij në gadishull dhe ngriti kampin jashtë mureve të qytetit. Megjithatë, ndërsa flota e Robertit lundroi për në Dyrrachium, ajo u godit nga një stuhi dhe humbi disa anije. Marina me përvojë veneciane sulmoi me një formacion të ngushtë të njohur si “limani detar” dhe së bashku me përdorimin e tyre të “bombave” të zjarrit grek, kështu linja normane u shpërnda dhe flota veneciane lundroi në portin e Dyrrhachium.

Roberti nuk u dekurajua nga kjo disfatë detare dhe filloi rrethimin e tij të Dyrrachium. Në komandën e garnizonit në Dyrrhachium ishte gjenerali me përvojë George Palaiologu, i caktuar nga Aleksi me urdhër për të qëndruar me çdo kusht, ndërsa Aleksi vetë mblodhi një ushtri për të lehtësuar mbrojtjen e qytetit nga jashtë.

Ndërkohë, mbërriti një flotë bizantine që pasi u bashkua me flotën veneciane – sulmuan flotën normane, e cila u shpartallua përsëri. Garnizoni në Dyrrhachium arriti të qëndrojë gjatë gjithë verës, pavarësisht katapultave, dhe kullës së rrethimit të Robertit. Garnizoni bënte lëvizje të vazhdueshme nga qyteti jashtë tij; në një rast, Palaiologu luftoi gjithë ditën me një majë shigjete në kafkë. Një tjetër katapultë arriti madje të shkatërronte kullën e rrethimit të Robertit.

Ndërkohë, e djathta dhe qendra bizantine ishin përfshirë në përleshje me normanët përballë tyre, por sidoqoftë, me rënien e së djathtës normane, kalorësit rrezikonin të dilnin jashtë kalasë. Në këtë pikë, Varangianët (kryesisht Anglo-Saksonë që ishin larguar nga Anglia pas Pushtimit Norman) u bashkuan në ndjekjen e së djathtës normane. Disa varangianë, duke përfshirë komandantin varangian Nabites, shpëtuan. Disa varangianët e mbetur ikën në kishën e Kryeengjëllit Mikael. Normanët menjëherë i vunë flakën kishës dhe të gjithë varangianët vdiqën aty nga flakët.

Ndërkohë, Gjergj Palaiologu që u zgjodh pasi kishte mbështetje nga Durrësi nuk arriti ta shpëtojë situatën. Aleati i Aleksit, mbreti serb Konstandin Bodin qëndroi mënjanë me ushtrinë e tij, duke synuar të priste rezultatin e betejës. Kur bizantinët u mundën dhe filluan të iknin, Bodini u tërhoq me ushtrinë e tij. Turqit që i kishte dhënë hua sulltani selxhuk Sulejman I, ndoqën shembullin e Konstandinit.

Ndërkohë kampi i Robertit sipas historianes bashkëkohore Anna Comnena, u godit nga sëmundja e murtajës dhe vdiqën deri në 10.000 burra, duke përfshirë 500 kalorës. Megjithatë, situata e garnizonit të Dyrrhachium u bë e dëshpëruar për shkak të efekteve të armëve të rrethimit norman. Aleksi e mësoi këtë ndërsa ishte në Selanik me ushtrinë e tij, kështu që ai përparoi me forcë të plotë kundër normanëve.

Arbërit në betejën e Durrësit

Në këto rrethana të vështira, vendasit pranuan thirrjen e perandorit Aleksi I Komneni për të bashkuar forcat me bizantinët kundër normanëve që rrethuan Dyrrachium. Forcat e arbërve nuk mundën të merrnin pjesë në betejën që pasoi, sepse ajo kishte nisur shumë herët, para mbërritjes së tyre. Sipas burimeve bashkëkohore [citim i nevojshëm], ky ishte një nga shkaqet kryesore që bizantinët u mundën në 18 tetor 1081 në kodrat jugore të Dyrrachium.

Pak kohë më parë, flota bizantine, e ndihmuar nga venedikasit, kishte siguruar një fitore në bregdetin në veri të qytetit. I detyruar të tërhiqej, Aleksi ia dorëzoi komandën një zyrtari të lartë arbër të quajtur Comiscortes në shërbim të Bizantit. Garnizoni i qytetit rezistoi deri në shkurt 1082, kur Dyrrachium u tradhtua te normanët nga tregtarët venecianë dhe amalfitanë që ishin vendosur në qytet që hapën portat e qytetit.

George Palaiologu nuk kishte mundur të rihynte në qytet pas betejës dhe u largua me forcën kryesore. Mbrojtja e kështjellës iu la venecianëve, ndërsa vetë qyteti iu la Comiscortes që të mobilizonte luftëtarë nga Arbanoni (ἐξ Ἀρβάνων ὁρμωμένω Κομισκόρτη).

Fundi i betejës së parë

Pasi ushtria e Robertit rrethoi Dyrrachium, por flota e tij u mund nga Venedikasit. Më 18 tetor, normanët u ndeshën me një ushtri bizantine nën drejtimin e Aleks Komnenin jashtë Dyrrachiumit. Beteja filloi me krahun e djathtë të bizantinëve, që mposhtën krahun e majtë norman, i cili u thye dhe iku.

I privuar nga krahu i tij i majtë (ende në ndjekje të së djathtës normane), Aleksi u ekspozua në qendër. Guiscard dërgoi kalorësinë e tij të rëndë kundër qendrës bizantine. Ata fillimisht shpartalluan me përleshje bizantinët përpara se të thyheshin në detashmente të vogla dhe të përplaseshin në pika të ndryshme të vijës së mbrojtjes bizantine. Kjo taktikë theu linjat bizantine dhe shkaktoi shkatërrimin e tyre. Kampi perandorak, i cili kishte mbetur i pambrojtur, ra në duart e normanëve.

Aleksi dhe rojet e tij rezistuan për aq kohë sa mundën, përpara se të tërhiqeshin. Ndërsa ata po tërhiqeshin, Aleksi u nda nga rojat e tij dhe u sulmua nga ushtarët normanë. Duke u arratisur, ai u plagos në ballë dhe humbi shumë gjak, me dy heshta në trup por më në fund u kthye në Ohër, ku u mëkëmb dhe e rigrupoi ushtrinë e tij.

“Aleksi ishte padyshim një takticien i mirë, por ai u zhgënjye keq nga nxitimi i padisiplinuar për të ndjekur pas krahët e armikut të mundur, një mëkat kardinal për manualet taktike bizantine. Ai nuk arriti të merrte parasysh sa duhet efektivitetin e sulmit të kalorësisë së rëndë normane”, sipas historianit John Haldon.

Normanët ripushtojnë Durrësin në 1982

Pas kësaj fitoreje, normanët e pushtuan Dyrrachium në shkurt 1082 dhe përparuan në brendësi të vendit, duke pushtuar pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe Thesalisë. Roberti më pas u detyrua të largohej nga Greqia për t’u marrë me mbrojtjen nga një sulm ndaj aleatit të tij Papës, prej Perandorit të Shenjtë Romak, Henriku IV (m. 1084–1105). Kështu Roberti la djalin e tij Bohemondin në krye të ushtrisë.

Në shkurt 1082, Dyrrhachium ra pasi një qytetar venecian ose amalfian hapi portat për normanët. Kronisti Lupis Protospathari shkruan pwr grupin tjetër të ngjarjeve në vitin 1082, por kjo ndodh sepse ai ka fillimin e vitit që fillon në shtator për të gjitha. Ai shkruan: Dhe këtë vit perandori Aleksi [I Komneni] mblodhi një ushtri të madhe dhe filloi me Dukën Robertin jo shumë larg Durrësit dhe u detyrua të kthehej e të ikte. Më shumë se 6000 nga njerëzit e tij ranë në atë betejë; kishte më shumë se 70,000 në ushtrinë e tij. Dhe në muajin janar Duka Robert arriti mori qytetin e Durrësit me tradhtinë e disa venecianëve.

Ushtria normane vazhdoi të pushtonte pjesën më të madhe të Greqisë veriore pa u përballur me shumë rezistencë. Ndërsa Guiscardi ishte në Kastoria, (Kosturi) erdhën lajmëtarë nga Italia, duke dhënë lajmin se Pulia, Kalabria dhe Kampania ishin në revoltë. Ai mësoi gjithashtu se Perandori i Shenjtë Romak, Henriku IV, ishte në portat e Romës dhe po rrethonte Papa Gregorin VII, një aleat norman. Aleksi kishte negociuar me Henrin dhe i kishte dhënë 360,000 copa ari në këmbim të një aleance. Henri u përgjigj duke pushtuar Italinë dhe duke sulmuar Papën. Guiscard nxitoi në Itali, duke lënë Bohemondin në komandën e ushtrisë në Greqi.

Aleksi, i dëshpëruar për para, urdhëroi konfiskimin e të gjithë thesarit të kishës. Me këto para, Aleksi mblodhi një ushtri pranë Selanikut dhe shkoi të luftonte Bohemondin. Megjithatë, Bohemondi e mundi Aleksin në dy beteja: një pranë Artës dhe në atë pranë Janinës. Kjo e la Bohemondin nën kontrollin e Maqedonisë dhe pothuajse të gjithë Thesalisë. Bohemondi përparoi me ushtrinë e tij kundër qytetit të Larisës. Ndërkohë, Aleks kishte mbledhur një ushtri të re dhe me 7000 turq selxhukë të dërguar nga Sulltani, ai përparoi ndaj normanëve në Larisa dhe i mundi ata. Ushtria normane e demoralizuar dhe e papaguar u kthye në bregdet dhe lundroi përsëri në Itali. Ndërkohë, Aleksi u dha venedikasit një koloni tregtare në Kostandinopojë, si dhe përjashtim nga detyrimet tregtare në këmbim të ndihmës së tyre të ripërtërirë. Ata u përgjigjën duke rimarrë Dyrrachiumin dhe Korfuzin dhe duke ia kthyer Perandorisë Bizantine. Këto fitore e kthyen Perandorinë në status quo-në e mëparshme dhe shënuan fillimin e restaurimit të Komnenëve.

Pse arbërit u kthyen në anën e normanëve

Pak vite pas Kryqëzatës së Parë, më 1107, normanët nën komandën e Bohemondit, djalit të Robertit, zbarkuan në Vlorë dhe rrethuan Dyrrachiumin duke përdorur pajisjet më të sofistikuara ushtarake të kohës, por pa rezultat. Ndërkohë, ata pushtuan Petrelën, kështjellën e Milit në brigjet e lumit Deabolis (Devoll), Gllavinicën (Ballsh), Kaninën dhe Jerikon( Orikumin).

Kësaj radhe, arbërit dolën në anën e normanëve, të pakënaqur nga taksat e rënda që u kishin vendosur bizantinët. Me ndihmën e tyre normanët siguruan kalimet e Arbanonit dhe hapën rrugën për në Dibër. Mungesa e furnizimeve, sëmundjet dhe rezistenca bizantine e detyruan Bohemondin të tërhiqej nga fushata e tij dhe të nënshkruante një traktat paqeje me bizantinët në qytetin e Deabolis. Rënia e mëtejshme e gjendjes bizantine i hapi rrugën një sulmi të tretë në 1185, kur një ushtri e madhe normane pushtoi sërish Dyrrachium, për shkak të tradhtisë së zyrtarëve të lartë bizantinë. Pak kohë më vonë, Dyrrachium – një nga bazat detare më të rëndësishme të Adriatikut – ra përsëri në duart e Bizantit.

Pasi normanët pushtuan Perandorinë Bizantine, megjithatë perandori Aleksi ishte në gjendje t’i dëbonte ata nga Greqia, normanët mbetën sërish në rajonin e Shqipërisë si dhe penguan e pushtimit e Manuelit I në Durrës me mbështetjen e normanëve, megjithatë Pulia dhe Kalabria u pushtuan nga normanët e Siçilisë, me qarqet e Durrësit dhe qarqet e tjera shqiptare që pasuan, duke u betuar për besnikëri ndaj Mbretërisë së re të Siçilisë. Në 1167 Mbreti Guliemi II i Siçilisë bashkoi qarqet normane të Shqipërisë në një njësi të vetme nën sundimin e tij, duke u vendosur veten si Mbret të Shqipërisë. Në vitin 1185 mbreti Guljelmi I bëri përpjekjen e fundit të dinastisë normane të Italisë për të pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga një revoltë e banorëve të viseve të Vagenetisë (Çamëri) kundër pushtetit të perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me një shpejtësi të pazakontë ushtritë normane pushtuan Durrësin, strategu i të cilit, Jan Vrana, parapëlqeu të dorëzohej. Pas Durrësit ushtritë normane u derdhën nëpër Rrugën Mbretërore (Egnatia) dhe mbërritën para qytetit të Selanikut. Garnizoni i kështjellës, i përbërë prej luftëtarësh nga Kunavija e Arbrit ua dorëzoi qytetin perëndimorëve

Në vitin 1216, kalorësit shqiptarë luajtën një rol vendimtar në Betejën e Ravenës kundër forcave të Perandorisë së Shenjtë Romake, një nga shumë fisnikët normano-shqiptarë në betejë ishte Geogori Mortimer, pasi pas veprimeve të tij në betejë, atij iu dha kontrolli i disa tokave afër Durrësit, duke u bërë shpejt një nga zotërit më të fuqishëm lokalë në rajon, megjithatë ndërsa fuqia e tij u rrit gjatë viteve 1220, Guliemit IV ngriti një ushtri dhe lundroi përtej Adriatikut, Ai Fillimisht e mundi Geogorin në Betejën e Durrësit, por i zunë pritë në Tivar dhe e gjithë ushtria e tij u shkatërrua, pas kësaj Shqipërisë bizantine iu dha pavarësia nga Italia deri në pushtimin Anjuin dhe krijimit të Mbretërisë së Arbërit me mbret Karlin e I Anjou.

PS :Citimet janë eliminuar për arsye vendi

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • 123
  • …
  • 737
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT