• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BATALIONI ATLANTIKU I UÇK-SË

March 14, 2024 by s p

Asllan Bushati/

Pranvera e vitit 1998 ishte e mbushur me shumë ngjarje të shpejta e të rëndësishme. Problemetnë Kosovë po zjenin. Gjak shqiptarësh po derdhej nga shtypja, dhuna e reprezaljet e skadroneve ushtarako-policore të Milloshevicit. Diaspora ishte ngritur në këmbë në SHBA, Europë e kudo në mbrojtje të Kosovës. Fondacioni  “Vendlindja thërret” drejtuar nga intelektualë e atdhetarë të devotshëm, bënte dy mitingje në dite në të cilin isha ingranuar edhe unë tërësisht. (Disa prej tyre janë: Adem Sinanaj, Gjek Gjonlekaj , Ismet Berisha, Izet Tafili, Muhamet Mjeku, Shefki Mezhuani, Muharrem Maqellara, Ismet Krasniqi etj).  Por edhe organizma të tjerë të diasporës, ishin në këmbë ditë e natë për të ndërgjegjësuar komunitetin vecanërisht në tri shtetëshin Nju jork (NY), Nju Xhersi (NJ) dhe Kenerika, për të mbështetur me të gjitha mënyrat e mjetet UCK-në. Në krye të demostratave të mëdha para Shtëpisë Bardhë, Kapitol Hilli, e OKB-së në NY, ishte ish Kongresmeni Joseph DioGuardi (me origjinë shqiptar Kalabrie). Kurse në lidhje të përditëshme me autoritetet politike në NY e Uashington DC, ishin biznesmenët e suksesshëm Xhim Xhema, Harri Bajraktari e shumë të tjerë, si dhe Vatra, LDK-ja , Liga Qyterare  Shqiptaro Amerikane etj.          

         Në kuadër të kësaj veprimtarie të vrullëshme atdhetare, dhe të shumë kërkesave për të shkuar si vullnetar për të luftuar në Kosovë, në zyrën e “Lidhjes Prizrenit” në Artur Avenue në Bronx NY, u diskutu mundësia edhe e ngritjes së një formacioni ushtarak me djelmëni nga diaspora amerikane. Ky ishte një problem i mprehtë që nuk kërkonte vetëm dëshirën e shqiptarve, por mbi të gjitha lejen e autoriteteve përgjegjëse amerikane.Për këtë hyra në kontakt me ish këshilltarin Ushtarak amerikan të Ministrit Mbrojtjes Shqipërisë, i rikthyer në Pentagon. Pas dy ditësh ai më telefonoi, duke më thënë se autoritetet në Departamentin e Mbrojtjes janë dakort dhe ju mund të filloni menjëherë nga puna për ngritjen e një formacioni në rangun e një batalioni këmsorie të lehte malor.

Pasi e mora këtë autorizim shumë të rëndësishëm, së bashku me disa antarë të “Vendlindja thërret” dhe disa intelektualë në NY, ja filluam punës. Hapi i parë ishte përcaktimi i disa kritereve mbi të cilat do të përzgjidheshin pjesmarrësit në formacion. Ku ndër to ishin: mosha mundësisht 21-45 vjec, të mos qenit kryefamiljar dhe mashkull i vetëm në familje, jo më shumë se një person për familje, mundësisht të kishin kryer shërbimin ushtarak në mënyrë që të mos ishin fillestar në përdorimin e armëve të këmsorisë dhe të kishin disa njohuri fillestare për veprimet në fushën e luftimit.  

Kërkesat për tu regjistruar si vullnetar ishin të shumta. Patëm kërkesa edhe nga 70 dhe 72 vjeçar të cilët donin me insistim të shkonin duke na sygjeruar se edhe po të vriteshin për Kosovën do ta quanin nderimin më të madh. Bënë kërkesë edhe disa vajza, dy prej të cilave nuk i bindëm të ndaleshin. Po ashtu bisedova vecas me tre vllezërit Bytyci (Ylli, Agron e Mehmet), duke ju shpieguar se kemi vendosur si kriter vetëm një vullnetar për familje dhe jo tre. Ata nuk bindeshin në asnjë mënyrë. Atëhere ju thashë mund ta bëjmë një përjashtim duke lejuar të shkoni dy vetë dhe këtë ta bëjmë me short këtu së bashku, unë do të shkruaj tri copa letre ku në njerën do të jetë “Jo” dhe në dy të tjerat “Po”. As këtë variant nuk e pranuan duke insistuat se do të shkonin të tre qoftë edhe si klandenstin të pa inkuadruar në batalion. Për një cast mendova të sillesha si ushtarak kariere duke ju thënë se: “për mos bindje ju ndaloj të treve”. Kjo mendova se do tu tingëllonte atyre djemve shembullor dhe atdhetar të shkallës parë si brutalitet që nuk të lenë edhe të shkosh vullnetar për atdheun. Ata i vranë barbarët serb e nuk u këthyen më në SHBA. Unë e kam tërë jetën brengë në shpirtë se pse nuk i ndalova dot edhe duke përdor autoritetin e komandantit të tyre vullnetar.

Në një mbledhje të stafit drejtues ju bëra me dije se formacionin ushtarak ju propozoj ta emrojmë “Batalioni Atlantiku”. Ishin të gjithë dakort. Po aty ju shpërndava një projekt të formulës së Betimit Ushtarak të batalionit e cila në original është si më poshtë e me të cilën u dakortësuan. “BETIMI USHTARAK”

Unë Ushtari i Ushtrisë Clirimtare i Kosovës (UÇK -së), në emër të Atdheut, popullit tim, Flamurit dhe të amanetit të atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën, betohem në zot se do të jemë besnik e i papërkulur deri në vdekje i Luftës Clirimtare të Kosovës. Betohem se do të jemë i gatshëm në cdo rast të jap edhe jetën time po të jetë nevoja për clirimin e plotë të Kosovës nga pushtuesit serb. Betohem se do të zbatoj me përpikmëri, besnikëri e përkushtim detyrat e eprorëve për asgjësimin përfundimtar të agresorit barbar serb. Në rast se shkel betimin tim le të bjerë mbi mu, ndëshkimi më i rëndë BETOHEM”.   

Përgatija fillestare e batalionit nisi me disa njohuri themelore për ligjin ndërkombëtar të luftës, duke theksuar se nuk duhen kaluar disa caqe ku mund të quhen krime lufte. Si të bëhet trajtimi me ushqim e medikamente mjeksore të robërve të luftës, të plagosurve etj.

Nga pikpamja taktike trajtuam temat: ushtari vrojtues, ushtari në mbrojtje, në tërheqje, në mësymje; ushtari furnizues, ndihma e parë në rast plagosje, mënyra e tërheqjes së të plagosurve, skuadra në mbrojtje, mësymje e pritë, mënyra e përdorimit të paketës individuale mjeksore dhe asaj kundërkimike  etj.

Për të parë stërvitjet e batalionit erdhën shumë reporter televizionesh të cilët  donin të filmonin dhe të merrnin intervista. Por ne për të mbrojtur punën tonë nga ndonjë keqbërës, nuk pranuam të publikonim atë që po bënim (me përjashtim të të autorizuarve të Shtetit Amerikan). Ne si staf drejtues, kishim autorizuar (për efekt arkivi një person me profesion fotoreporter) të bënte foto-portretin e cdo pjesëmarësi të Batalionit Atllantiku dhe të filmonte disa pjesë të ngritjes e stërvitjes së Batalionit, filmime të cilat do ti shërbenin historisë së ardhme së UÇK -së. Këto u bënë në mjediset e Royall Regency Hotel në Yonkers. Për filmimin vetëm të betimit ushtarak lejuam disa reporter përfshi këtu edhe TV Kultura Shqiptare.

Lidhur me dërgimin e Batalionit Atlantiku për në luftë, kisha bërë kërkesë që të shkoja edhe unë e të luftoja në Kosovë. Por përgjigja e autoriteteve amerikane ishte një “Jo” e prerë. Fillimisht u merzita shumë por ata e kishin marrë një vendim të tillë për të më ruajtur mua. E them këtë se në korrik 2001, pasi ishte provuar pafajsia ime me një vendim të Parlamentit Shqiptar, shkova në Shqipëri për të bërë dasmën e vajzës. Por cuditerisht më arrestuan në aeroportin e Rinasit pa asnjë akuzë. Në këtë rast u desh ndërhyrja e Ambasadorit Amerikan në Tiranë që të më lironin pas tridhjetë orësh. Atëherë e kuptova arsyen se pse amerikanët nuk më lejuan të shkoja me Batalionin Atllantiku në Kosovë. Por në ate kohë, ata më kërkuan të ju sygjeroja  tre  emra ushtarakësh që ishin me origjinë sa më afër kufirit me Kosovën e që njihnin mirë vendin, zakonet e traditat. Ju thashë se në vendin tim ka një krahinë të tërë që quhet “Malsia e Gjakovës” Tropoja.Tani kjo nuk është më sekret dhe pa hezitim në vend ju sygjerova: një ish drejtues të rëndësishëm të Shtabit Përgjithshëm Shqiptar (SHPSH) dhe që në ate moment ishte Shef Katedre në Akademinë e Mrojtjes. Nuk e pranuan se ishte ushtarak aktiv dhe se Shqipëria nuk duhet të përfshihet me kuadro aktiv, por kërkonin kuadro  në rezervë (pension). Në vijim ju sygjerova një ish Drejtor në (SHPSH) gjitharmësh dhe dy ish oficerë madhor nga farcat detare. Pas dy ditësh më thanë  batalionin do të ja dorëzoni Skënder Docit (ish drejtues i forcave detare shqiptare) publikisht gjatë betimit ushtarak dhe ashtu veprova. Ditën e betimit erdhi nga Kroacia dhe qe i pranishëm edhe Gani Shehu që më vonë drejtoi këtë formacion ushtarak të komunitetit shqiptaro amerikan.

Filed Under: Histori

#𝐒𝐢𝐒𝐨𝐭, më 13 mars të vitit 1965, u nda nga jeta një prej figurave më poliedrike të kombit, Fan S. Noli

March 13, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi sipëror dhe i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar.

Imzot Noli, spikati në aktivitetin diplomatik si përfaqësues i vendosur i interesave të vendit. U dekretua prej qeverisë së Sulejman Delvinës në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, ku së bashku me Mit’hat Frashërin, Hilë Mosin dhe Benedikt Blinishtin, militoi për pranimin e vendit në këtë organizëm ndërkombëtar me frymë paqeruajtëse.

Megjithëkëtë, vokacioni i tij i njëmendtë qe priftëria. Imzot Noli është themelehedhësi i Kishës Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, ku kreu edhe shërbesat e para si klerik. 26-vjeçar, më 9 shkurt 1908, u bë dhjak në kishën ortodokse të Bruklinit. Më 8 mars 1908, do të shugurohej prift nga kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, Platoni.

Atëkohë, i dha zë shqipes duke mbajtur për herë të parë liturgji në gjuhën amtare në “Knights of Honor Hall” në Boston. Në vitin 1911, Europa qe ndalesa e tij e radhës, ku do të vijonte me dhënien e shërbesave kishtare në shqip për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

Në dokumentet më poshtë paraqiten fragmente lutjesh fetare të përkthyera dhe të mbajtura në shqip prej Nolit.

#𝐅𝐚𝐧𝐒𝐭𝐢𝐥𝐢𝐚𝐧𝐍𝐨𝐥𝐢

#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐅𝐫𝐲𝐦ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë

#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐧ë

#𝐊𝐢𝐬𝐡𝐚𝐎𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬𝐞𝐀𝐮𝐭𝐨𝐪𝐞𝐟𝐚𝐥𝐞𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

Ripostim i 2022

Filed Under: Histori

Hoxhë Hasan Tahsini për gjuhën shqipe dhe për krijimin e një gjuhë të përbashkët botërore para se të shpikej Esperanto

March 12, 2024 by s p

Processed with VSCO with 1 preset

Prof.As.Dr. Hasan Bello/

Në nekrologjinë e shkruar nga Sami Frashëri në vitin 1881 për Hoxhë Hasan Tahsinin thuhet se, ai kishte filluar të mësonte që në moshën e fëmijërisë dhe deri sa mbylli sytë. Për këtë arsye, intelektuali dhe enciklopedisti më i njohur i Perandorisë Osmane e krahasonte atë me filozofin e njohur të qytetërimit arab, Ibën Sina-in (Avicinën). Me këmbëngulje të rrallë për gjysëm shekulli Hoxhë Hasan Tahsini kishte grumbulluar një “det diturishë” nga shkenca të ndryshme si: fizika, matematika, astronomia, biologjia, kimia, psikologjia, gjuhësia dhe letërsia.

Hoxhë Hasan Tahsini ishte intelektual aktiv. Ai ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll, i cili duke nisur nga viti 1867 përpiqej për shkrimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Më 24 prill 1874, zëvendëskonsulli britanik në Janinë i raportonte ambasadës në Stamboll se ai bridhte fshat më fshat të Shqipërisë dhe nën pretekstin se po mblidhte lëndë për një fjalor dhe gramatikë i predikonte bashkatdhetarëve të vet lirinë kombëtare. Kjo, sipas Hoxhë Hasan Tahsinit mund të realizohej vetëm me anë të arsimit dhe gjuhës shqipe. Për këtë qëllim ai do të bëhet promotor i hartimit të alfabetit.

Në qershor të vitit 1879, konsulli francez në Janinë i shkruante Ministrisë së Jashtme në Paris se dy nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes kulturore në Shqipëri ishin Hoxhë Hasan Tahsini dhe Kostandin Kristoforidhi “të cilët po përpiqeshin të përpunonin gjuhën shqipe deri në nivelin e një gjuhe të shkruar dhe të përhapnin gjithashtu arsimin në gjuhën amtare duke i ngritur një barrierë helenizmit”. Në librin e tij “Psikologjia”, Hoxhë Hasan Tahsini i kushton një vend të posaçëm raportit mes gjuhës dhe mendimit, duke hyrë në disiplina të veçanta e të panjohura mirë në ato vite si psikolinguistika.

Hoxhë Hasan Tahsini u mbështet në pikëpamjet e matematicienit dhe filozofit idealist gjerman Leibnic (1646-1716), i cili në veprat e tij ishte përpjekur të bashkonte shkencën me fenë. Kjo do ta bëjë Hoxhë Hasan Tahsini modelin e ulemasë bashkohorë në të gjith perandorinë. Për çështjen e gjuhës, ai e përkthyeu Leibnic-in fjalë për fjalë: “Më epni një palë shkronjëza të mira t`u jap nji gjuhë fort të mirë, më epni nji gjuhë të mirë t`u jap nji qytetërim fort të mirë”. Sipas tij, alfabeti i gjuhës shqipe duhej të hartohej në mënyrë që t`i përgjigjej të gjithë tingujve, të ishte i thjeshtë dhe të shmagnte paragjykimet politike. Hoxhë Hasan Tahsini ishte personaliteti kryesor që argumentoi me fakte shkencore përse shqipja nuk mund të shkruhej me gërma arabe. “Ne jemi komb i veçantë,-deklaronte ai,-kemi gjuhën tonë të veçantë, andaj duhet të jetojmë më vete, si edhe të tjerët”. Ai mendonte që idenë e tij për alfabetin e shqipes ta përpunonte dhe botonte në revistën “Mexhmua Ulum” si alfabet për një gjuhë të përbashkët botërore. Madje, ai ishte hartues i një alfabeti ndërkombëtar nga e majta në të djathtë, para se Ludwik Lejzer Zamenhov ose Doktor Esperanto të krijonte gjuhën artificiale me të njëjtin emër në vitin 1887. Ky është një dimension tjetër i panjohur i kësaj figure.

Në mbledhjet e Komitetit të Stambollit, ku bënte pjesë Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj, Hoxhë Hasan Tahsini parashtroi një projekt origjinal për përpilimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Por, pas diskutimesh të shumta, në vitin 1879 komisioni aprovoi projektin e Sami Frashërit, i cili ndryshonte me atë të Hoxhë Hasan Tahsinit në aspektin grafik.

Në një letër të hapur për shtypin e kohës, Hoxhë Hasan Tahsini vlerësonte përpjekjen e shqiptarëve për të rregulluar dhe siguruar shpenzimet e duhura që nevojiteshin për të përpiluar një fjalor, për të hartuar rregullat gramatikore dhe të sintaksës “të kësaj gjuhe që është më e përsosura në gjuhët e Evropës dhe për të redaktuar dhe botuar disa revista të dobishme me karakter shkencor dhe moral”. Ai mendonte se qëndrimi në errësirë dhe padituri i shqiptarëve ishte shkaktuar nga mungesa e shkronjave të përshtatshme. “Sado që janë të vogla si këmbët e milingonës,-theksonte ai,-shkronjat janë arma më e fushqishme e përparimit dhe e diturisë, prandaj t`i pranosh ato pa treguar kujdes të veçantë është më e dëmshme se të zgjedhësh një armë e, pa e vrovuar, të luftosh me të”. Sipas tij, po të mos krijonim një alfabet për një gjuhë, që të ishte e përshtatshme për këtë shekull, i sigurtë, i saktë dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat e tij do të dukeshin si të huaja dhe nuk do të përfitohej ajo që duhej.

Në personalitetin e Hoxhë Hasan Tahsinit mishërohet njëkohësisht ndjenja e patriotizmit, figura e klerikut dhe intelektualit poliedrik. Prandaj ideologu i çështjes kombëtare dhe ish-nxënësi i tij Sami Frashëri e konsideronte atë si profesorin e të gjithë rilindasve.

Filed Under: Histori

Kontribuoni për monumentin e Norës së Kelmendit

March 11, 2024 by s p

Patriotë kelmendas nga USA; ju bëjmë thirrje ju diasporës së Kelmendit në emër të identitetit të tyre kreshnik malësor mbështetur në vlerat kristiane për të kontribuar për monumentin e heroinës tonë, Nora e Kelmendit.

Një grup patriotësh që jetojnë në trekëndëshin New York, Connecticut e New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur për të jetësuar një ide mbi përjetësimin në një monument të heroinës së Kelmendit të fillimit të shekullit të 17-të.

Për hir të së vërtetës jehona e heroizmit të Norës së Kelmendit për të ndalur hordhitë e invazionit Turk në Kelmendin kreshnik ka ardhur e fuqishme deri në ditët tona duke përmbushur binomin për atdhe e fe që Kelmendi e ka në genin e tij.

Një legjendë e përmasave të tilla si Nora e Kelmendit duhet trajtuar me të njëjtin nderim e përkushtim që vetëm legjenda Nora e Kelmendit e meriton.

Lavdi Zotit e Krishtit kelmendasit në diasporë i kanë mundësitë financiare për të bërë diçka vërtetë madhështore në kujtim të identitetit e historisë së tyre që shprehet më së miri me heroinën tonë të madhe Nora e Kelmendit.

Nuk do ndalem të shpjegoj se si funksionon GoFoundMe pasi është sistem korrekt që çdo person që kontribuon është lehtësisht i identifikueshëm dhe që kontributi i gjithsecilit të materializohet në këtë vepër të krenarisë së Kelmendit.

Dua vetëm të theksoj se paratë e gjithsecilit janë të garantuara e nëse vepra nuk realizohet ato do të kthehen llogarinë e kontribuesve pasi gjithë procesi do realizohet sipas ligjeve Amerkane për donacionet.

Për më shumë po ju paraqes grupin që do të menaxhojë paratë nga banka deri tek intalimi i bustit. Një grup me integritet e personalitet duke përfshirë edhe skulptorin e talentuar kelmendas Vasil Rakaj si garanci artistike për të realizuar një vepër madhështore e dinjitoze për vetë emrin e Norës së Kelmendit.

Ekipi drejtues e menaxhues:

Gjelosh Sufaj

Ajet Delaj

Gjelosh Rrukaj

Ndrek Tonaj

Vasel Gjelaj

Kush dëshiron të bëhet pjesë e grupit të thirrjes e minitorimit të fondit është i mirëpritur.

https://gofund.me/32547bab

Donacionin mund ta bëni edhe në llogarinë bankare account : TD Bank #4437431002

Filed Under: Histori

21 VJETORI I SHUARJES SË PROFESOR ABAS ERMENJIT

March 11, 2024 by s p

(12 dhjetor 1913 – 10 mars 2003)

Plot 21 vjet më parë, më 10 mars 2003, u nda nga jeta Abas Ermenji, arsimtar, publicist, veprimtar i Ballit Kombëtar, luftëtar dhe bashkëpunëtor i afërt i Mid’hat Frashërit.

Ermenji lindi më 12 dhjetor 1913, vetëm një vit pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u rrit gjatë një periudhe të turbullt në jetën e shtetit të ri shqiptar, me ngjarje të rëndësishme që nga ardhja e Princ Vidit, Konferenca e Paqes, Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjes, Revolucioni i qershorit 1924, shpallja e Monarkisë e ngjarje të tjera.

Ermenji studioi në vitet 1934-1938 në Fakultetin e Letërsisë, me specializim në degën e Historisë, në Universitetin e Sobonës (Sorbonne Université — Sorbonne University), Paris. Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1938, u kthye në atdhe dhe u emërua profesor në Liceun e Korçës. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Ermenji vihet në krye të rinisë korçare për të protestuar kundër pushtimit. Pas manifestimeve antifashiste të 28 nëntorit 1939, Ermenji arrestohet dhe internohet në ishullin Ventotene të Italisë ku mbahet deri në vitin 1941.

Menjëherë pas kthimit në atdhe, Ermenji mori pjesë organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat. Aftësitë organizative të tij mundësuan mbajtjen e Beratit të lirë prej pushtuesve italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar, anëtar i Komitetit të tij qendror dhe bashkëpunëtor i Mid’hat Frashërit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Ermenji u detyrua të largohet nga atdheu dhe mori rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë”, i cili ka luajtur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, Ermenji u zgjodh kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të thyer, Ermenji dha një kontribut të madh në rritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse kishte jetuar për dekada me radhë larg Shqipërisë, Ermenji e njihte mirë mentalitetin e popullit të tij dhe kuptoi shpejt edhe kaosin social dhe politik të krijuar nga gjysëm shekulli sundim komunist. Falë këtyre aftësive, Ermenji pati larpamësinë të shihte para kohe manipulimet në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, dhe ai kërkoi bojkotimin e tyre nga partia “Balli Kombëtar”.

Ermenji ishte një patriot i thekur dhe një mbrojtës i flaktë i çështjes shqiptare. Këto ndjenja u shpalosën në mënyrë të admirueshme nëpërmjet artikujve të shumtë, të botuar tek “Flamuri”, tek “Balli i Kombit”, tek përmbledhja “Albania” e gjetkë. Por, pa dyshim, kryevepra e Abas Ermenjit është studimi “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” – një antologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Ermenji kishte pikëpamje social demokrate, dhe mbeti gjithë jetën e tij kundërshtar i vendosur i të gjitha regjimeve totalitariste. Në këtë sens, ai kundështoi jo vetëm fashizmin dhe komunizmin, të cilat ai i luftoi me armë dhe me pendë, por edhe monarkinë shqiptare si formë jodemokratike qeverisjeje.

–Administratori

#TëNjohimHistorinëTonë

Foto (nga “Balli Kombëtar”): Prof. Abas Ermenji, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipnija e Lirë”, dhe dy vajza të vogla– Liri Hilmi Prodani dhe Shano Ago Hitaj–të veshura me kostume kombëtare, gjatë festimeve në Ditën e Flamurit në Hackensack, Nju Xhersi, Sh.B.A..

MARRË NGA “MID’HAT ABDYL FRASHËRI”

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 134
  • 135
  • 136
  • 137
  • 138
  • …
  • 737
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT