• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hiqet Statuja e Stalinit nga qyteti Telavi i Gjeorgjisë

January 5, 2014 by dgreca

Një monument 3 metra i diktatorit sovjetik, Josef  Visarionovic Stalin, është larguar nga qyteti i Gjeorgjisë, Telavi/

Nga BEQIR SINA, New York/

GEORGIA : Një statujë e diktatorit sovjetik Stalinit që i përket epokës së sundimit komunist është larguar duke e hedhur poshtë nga një shesh në qytetin Telavi, qyteti kryesor i provincës lindore të Kakhetit të Gjeorgjisë, shkruan Washington Post. Një autovinç i kohës së ish Bashkimit Sovjetik, dhe një prift me dy policë civilë, përfshirë edhe disa punonjës të komunës mbasi ia hoqën vidat, e thyen me matravid dhe e ngarkuan në një kamion aty afër statujën 3 metra të lart ngjyrë kafe punuar me gurë mermeri. Monumenti 3 metra i Stalinit, që kishte mbetur si relike e një kujtim i Luftës së Dytë Botërore,  ishte vendosur në këtë vend – mbasi statuja ishte dëmtuar disa herë nga demokratët, por që ishte rivendosur kur në fuqi erdhën forcat e majta në pushtet nga grupi i nostaligjikëve i ashtuquajtur Stalinistët dhe grupi i Komunistëve  Bashkimi i Veteranëve në qytetin e Telavi – Gjeorgji.

Statuja që një her vendoset dhe një her hiqet në këtë qytet këto dekadat e fundit – kësaj rradhe qe vendosur në shtator pranë një monumenti kushtuar ushtarëve që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore . Statuja e Stalinit, është vandalizuar disa herë dhe riparuar disa herë.Persona të paidentifikuar brenda natës, një natë para heqjes nga ku ishte vendosur kishin derdhur mbi trupin e Stalinit bojë portokalli.

Policia, megjithëse, ka qenë prezente gjatë heqjes së tij- nuk pati probleme për ndonj?7 ndërhyrje, sepse si thonë axhensitë e lajmeve nuk pati asnjë far incidenti. Megjithëse, autoritetet e qytetit të Telavit, thanë se monumenti ishte vendosur pranë Memorialit të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, pa leje zyrtare.

Monumenti, thanë axhensitë e lajmeve është bërë me paratë e mbledhura nga organizata joqeveritare Stalinist dhe Grupi i Komunistëve Bashkimi i Veteranëve të Gjeorgjisë. Udhëheqësi i organizatës Stalinistit, Shota Lazariashvili, ka thënë se vendimi i autoriteteve, për të hequr monumentin është një “turp” sipas tij.

Qeveria gjeorgjiane ka bllokuar muajin shtator 2013, një nismë nga e qytetit të Gorit për të ri-ngritur një statujë tëdiktatorit sovjetik Joseph Stalin, e cila është hedhur poshtë tre vjet më parë ka deklaruar Ministria e Brendshmegjeorgjiane në një njoftim në lidhje me këtë statujë në faqen e saj zyrtare të premten.

Stalini lindi në Gori më 21 dhjetor 1879. Statuja e tij e famshme thonë se është duke u ruajtur në ambjentet e Muzeut të Stalinit, në vend se të ekspozohej në sheshin qendror të qytetit, ku ishte para vitit 2010.   Lajmet njga Gjeorgjia thonë se komunistët që janë shumicë në Gjeorgji vazhdojnë të çmojnë kujtimin e Josif Stalinit. Trekomuna, nga më të mëdhat në vend duke përfshirë edhe qytetin e Telavi, që e hoqi dje e kishin ri-ngritur statujën e epokës sovjetike të tij.

Telavi, ndodhet rreth 110 kilometra larg vendlindjes së Stalinit, Gori, në qendër të Gjeorgjisë.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Georgia, Hiqet statuja e stalinit

NDËRROI JETË NË NEW YORK ATUSH DANI

January 3, 2014 by dgreca

Njoftojmë komunitetin shqiptar në Amerikë dhe në vendlindje se ka ndërruar jetë në New York Atush Dani, bashkëshortja e të ndjerit Ramiz Dani. 

   Familja njofton komunitetin shqiptar se shërbimet funerale do të kryhen të Premten me 3 Janar nga ora 2 pm deri 9 pm në Shtëpinë Mortore  “Schwartz Brothers Funeral Home” në Queens- New York.

Varrimi i së ndjerës do të kryhet të Shtunën me datë 4 Janar 2014 në Maple Grove Cemetery, që ndodhet në adresën:

127-15 Kew Gardens Rd, Kew Gardens, NY 11415
Tel: (718) 544-3600

Filed Under: Komunitet Tagged With: Atush Dani, nderroi jete

RUGOVASIT, KOKTEJL PER FESTA

December 29, 2013 by dgreca

*Me urimet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat Gezuar Viti i Ri 2014 – u mbyll ky koktel i Shoqatës Rugova në Bronx New York/

* Shoqata Rugova në Nju Jork, mbajti koktel me rastin e festave të fundvitit/

Nga BEQIR SINA, New York/

ARTHUR AVENUE – BRONX (NY) :  Dy ditë para vitit të ri rugovasit u takuan në lokalin e shoqatës ”Rugova” në Arthur Avenue në Bronx për të mabjtur një koktejl për anëtarët e shoqatës, rugovasit në zonën e Tri-Shtetshit dhe të ftuar nga komuniteti me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2014.  Kokteli i shtruar me rastin e krmetimit të festave të fundvitit, ishte një koktel i pasur, e i pregatitur mirë nga anëtarët e kryesisë së Shoqatës Rugova, me pije dhe specialitetet e ushqmit të njohur tradicional të kësaj krahine, si dhe me një preformancë të bukur të instrumentistëve popullor të Ansamblit Rugova me këngë krakteristike të kësaj krahine.

Me këtë rast kreu i i kësaj shoqate në New York, zoti Adem Muriqi shprehu mirenjohje për rugovasit dhe urojë Vitin e Ri. Ai veçoi me këtë rast disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Shoqatës Rugova në këndvështrimin e kreut të kësaj shoqate.

Kështuqë, Muriqi duke e vlerësuar kontributin e tyre të suksesshëm, dhe mjaft të gjerë, gjatë vitit që lamë mbas, me një numër të madh aktivitetesh – arriti  të veçoi, festimin e Pavaërësisë së Kosovës, Piknikun Rugovas me rastin e 2 Korrikut, dhe festimin e krijimit të Shoqatës Rugova, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në shoqatë.

“Shfrytëzojë, rastin, që në emër të Shoqatës Rugova, tha kryetari i kësaj shoqate, zoti Adem Muriqi , kryesisë së saj dhe antëarsisë së gjërë, që ky vitë të jetë edhe më i suksesësshëm se viti që lam pas. Me më shumë begati dhe lumturi në familjet tona dhe të një afrimimi edhe më të tutjeshëm të shoqatës Rugova me shpresë, që ky vitë të jetë edhe më i begatë, për Rugovasit, se viti që po lëmë pas. Gjithashtu, përfitojë nga ky koktel – t’ju urojë bashkëkombasve tanë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë Gëzuar Vitin e Ri 2014!” tha ai

Ndërkohë, shtoi ai se kartolina e Shoqatës Rugova për vitin 2014-të, është shpresa jonë e madhe se këtë vit ne rugovasit do t’i realizojmë disa nga planet tona që kemi marrë – sidomos, atë për ndërtimin e një qendre kulturore për të gjithë shqiptarët në qytetin e Bronxit, pavarësisht se nga janë.

Kurse, Valon Nikqi anëtar i kryesisë së kësaj shoqate me këtë rast shpalli të hapur regjistrimin e rugovasve në Amerikë. Ai bëri thirrje që rugovasit në Amerikë të regjistrohen duke mbushur një formuluar që kjo shoqatë ka përgatitur për regjitrimin e kësaj popullate në SHBA.

“Qëllimi kryeaorë i këtij regjistrimi tha zoti Nikqi, është të regjistrohen të gjithë njerëzit nga krahina e Rugovës të cilët jetojnë aktualisht në SHBA, si ata të lindur në Kosovë dhe ata të lindur këtu në SHBA, por që janë natyrisht me prejardhje nga Rugova. Regjistrimi, sipas tij përpos shumë qëllimeve tjera, ndihmon edhe në mbajtjen e komunitetit tonë, sidomos në kontakt me rrjedhshmërinë në vendlindje tonë dhe na ndihmon që të përmbushim misionin tonë, tha Nikqi, duke shtuar se “misoni ynë është t’a ruajmë kulturën, traditën, dhe kultivimin e indetitetit kombëtar, ndër gjeneratat që kan lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjeneratat e ardhëshme”.

Ai duke shpërndar formularët sqaroi më tej se ky regjistrim – nuk është formular anëtarësimi, dhe nuk kërkon pagesë , pra është vetëm një obligim moral i yni si Rugovas në Amerikë. Gjithashtu, për më shumë informacion nënvizoi Nikqi, ju mund të drejtoheni edhe në e-mail adresën e shoqatës  : info@shoqatarugova.com ose në kutin postare 2322 Arthur Ave. Suite 202 – Bronx , NY 10458

Me urimet e përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve për një vit të ri me shumë suksese, me gëzime, lumturi e gjithë të mirat Gezuar Viti i Ri 2014 – u mbyll ky koktel i Shoqatës Rugova në Bronx New York, qe u ndoq nga gazetaret beqir Sina, Dalip Greca, Halil Mulaj.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: kotejl, per festat, Shoqata rugova

BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARE

December 27, 2013 by dgreca

SHKRUAN: ARTUR VREKAJ/

Shqiptarët e Ballkanit edhe pse me dy shtete Shqiptare, me prani të OKB, EULEX, NATO në Kosovë dhe një monitorim Amerikano-Europian në Shqipëri nuk kanë arritur të marrin akoma mbështetjen e plotë të të gjithë Diasporës së Bashkuar me mundësitë që me të vërtetë mund të japin Shqiptarët e Amerikës të gjithë së bashku me biznesmenë, shoqata atdhetare e organizatat fetare.

Pse? Sepse nuk kemi një ende një bashkëkuvendim për një platformë kombëtare të përbashkët të të gjithë faktorëve të Mërgatës në Amerikë. Edhe sepse Shqipëria e ka harruar fare këto 23 vjet demokraci sikundër e luftoi dhe e përndoqi për 46 vjet me Hoxhën.

Kosova ka një qasje më të mirë me Draft-Strategji për Mërgatën dhe një program në vazhdimësi për të forcuar lidhjet Vëndlindje-Mërgatë jo vetëm në Europë por edhe duke e parë Mërgatën Shqiptare një e të pandarë me Shqiptarët e trojeve Shqiptare.

Rasti më i fundit këtë Dhjetor 2013 është projekti që u bashkëkuvendua nga Ministria e Diasporës së Kosovës për rrjetëzimin e bizneseve me pronësi të origjinës Shqiptare në Europë dhe Amerikë. Janë shembuj realë dhe frymëzues. Që Mërgata Shqiptare të investojë më mirë në çdo qytet Shqiptar të Shqipërisë Natyrale.

Ne në Amerikë rrojmë me orën e Shqipërisë Natyrale! Na vjen shumë keq për çka ndodh keq me Shqiptarët edhe kur fajin më shumë e kanë shtetarët Shqiptarë edhe kur e kanë fqinjët apo edhe faktori ndërkombëtar. Sepse edhe diplomacia Europiane nuk është e kulluar, apo edhe sepse ne Shqiptarët e sotëm nuk dimë të bëjmë diplomaci për Shqipëri e komb, sepse sillemi si provincialë si në Bruksel dhe New York apo Uashington ku përcaktohen fate të Shqiptarëve të Ballkanit.

Ndërkohë, në New York shoqatat e Dibrës më 20 Dhjetor 2013 i ftuan dhe bashkuan në protestë para Kombeve të Bashkuara drejtues dhe Shqiptarë veprimtarë të shoqatave më në zë të Shqiptarëve të Amerikës si të Dibrës, VATRA, AACL, Albanian Roots, Ana e Malit, Forumi për Demokraci etj, për ti bërë të qartë opinionit ndërkombëtar se po shkelen Konventa Ndërkombëtare për devijimin e rrjedhës së lumit Radika nga derdhja në Adriatik.

Fill pas kësaj në Shqipëri më datën 26 dhe 27 Dhjetor 2013 sipas të përditshmeve Panorama, Dita dhe Tema deputeti Bogdani nxori një material sekret nga mbledhja e komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me kërkesën e Maqedonisë dhe Greqisë e devijimit të lumenjve Radikë dhe Vjosë nga shtetet fqinje?! Duke mos cekur rëndësinë e sekretit, u pa se sekreti kishte dalë për këtë projekt anti-Shqiptar që disa javë më parë, sepse në rrjetet sociale Shqiptarët e Amerikës ndjeheshin të shqetësuar për fatin e vëndlindjes së tyre, (Dibrës).

Protesta e Mërgatës në New York për këtë qëllim e dha efektin e saj edhe si një thirrje për qeveritë Shqiptare apo Shqiptarët shtetformues në Maqedoni që të mos lëshojnë pe në dëm të interesave kombëtare.

Por, nga ana tjetër është edhe mbështetje e pastër për shtetarët Shqiptarët lokalë apo qëndrorë të Shkupit dhe Dibrës.

Si ka mundësi që media Shqiptare në Tiranë nuk e vë në dijeni publikun Shqiptar për çdo të mirë që manifeston apo prosteston Mërgata Shqiptaro-Amerikane? Ku është misioni kombëtar i medies?

Apo ju duken pak TV-ve apo gazetave të financuara nga pushteti i Tiranës veprimtaritë përfaqësuese të Mërgatës në Amerikë? Pra, çalon dhe shumë bile promovimi i Mërgatës. Herë-herë biem në siklet se më shumë vlerësohet nga klasa politike e Tiranës klientela e biznesit në Amerikë se sa ndonjë shoqatë atdhetare që nuk ta mbush shumë synë se nuk ka emër në Shqipëri. Sepse mirëorganizimi dhe përbashkimi me bashkëkuvendim apo veprimtari të përbashkëta të Mërgatës e rrit frymëzimin për një qëndrim të pastër kombëtar të shteteve Shqiptare.

Ne e shohim mbështetjen me media dhe njëherësh vetëveprimin si një lloj fryti të bashkëkuvendimit të përditshëm, të hapur e të lirë midis Mërgatës së Amerikës dhe Shqiptarëve kudo.

Disa syresh mund të thonë që Shqiptarët e Ballkanit kanë dy shtete tani e më ndryshe duket sensibilizimi për bashkëpunim. Unë prapë them se nuk  e ka në axhendë Shqipëria Mërgatën e Shqiptarëve të Amerikës. Herë-herë zë vënd folklorizmi dhe ahengu në Amerikë ku janë të pranishëm dhe shtetarët Shqiptarë si mundësi promovimi e përfitimi personal të tyre. Por, po u ftoh kombëtarizmi Shqiptar në Amerikë prej asimilimit e keqdrejtimit a mosprogramimit të një platforme programore të përbashkët edhe ndihma morale dhe diplomatike e Mërgatës Shqiptare për vëndlindjen do të jetë e pakët dhe e vakët.

Historikisht Mërgata ka bërë më shumë për Shqipërinë edhe ka patur hallet e saj bashkuese e ndarëse, që kur hyri Zogu e Hoxha në pushtet.

Por nuk duhet të harrojmë se Amerika e merr në konsideratë mendimin dhe vetëveprimin e Shqiptarëve të Amerikës për fatet e kombit Shqiptar. Dhe kjo nuk do fakte. Por ajo që shohim në realitet se çfarë ndodh me Mërgatën dhe me vëndlindjen duken gati-gati po njëlloj.

Ka më shumë vendnumëro dhe përgjumje kur bie fjala për të rizgjuar fuqinë e përbashkimit të Mërgatës në Amerikë. Kjo do të ndodhë kur vetë Mërgata e Amerikës të ulet këmbëkryq me të gjithë faktorët e saj aktivë, individë apo organizata kombëtarë dhe fetare e të sjellë në skenën e së ardhmes Kuvendin e parë të Shqiptarëve të Amerikës për të përcaktuar qartë prioritetet e këtij shekulli për fuqizimin e saj dhe të Identitetit Kombëtar.

Sepse do të frymëzojmë më shumë një ardhmëri më të kthjellët për fatin e përbashkuar të kombit Shqiptar që i kërcënohen me ligj e presion policor simbolet në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Nëse duam që me të vërtetë të jemi në krah të Shqiptarëve të Ballkanit me aksion të plotë kombëtar, bashkëkuvendues e bashkëveprues duhet të reflektojmë të gjithë njeherësh në New York, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Filed Under: Komunitet Tagged With: artur vrekaj, bukuria e perbashkimit

NE FESTOJMË BUKUR…

December 26, 2013 by dgreca

Shkruan: Neki Lulaj/Gjermani/

Gjithnjë e më shumë  ne prinderit dhe aktivistët po përpiqemi që gjeneratave të reja që po rritën e shkollohën jashtë trungut të Atdheut t’ua misherojmë në shpirt  festat kombëtare e shtetërore  pasi që janë festa  gjithëkombëtare ku i bashkon të gjithë shqiptarët.Kështu ishte në shumë qytete të Gjermanisë, në  Mannheim, në Pforzheim  por edhe në Bolzano të Italisë ku festa e flamurit u shënua me shumë aktivitete kulturo-artistike,programe muzikore, skeqe, recitime, programe folklorike dhe ndarje mirënjohje e shpërblimesh si dhe surpriza tjera  të fundvitit.

Shoqata Kulturore Shqiptare “Arbëria”ne Pforzheim  të Gjermanisë  për qytetarët shqiptar që jetojnë ne qytetet për rreth saj organizoi kremtimin e ditës së Flamurit Kombëtar  dhe përvjetorin e 101 të Pavarësisë së Shtetit tonë amë

Në një sallë te mbushur me qytetar shqiptar të moshave të ndryeshme  në kohën e paraparë nën tingujt  e Himnit të flamurit filloi manifestimi kulturor dhe me pasë para  bashkëkombasve  në foltore doli zt. Gjevdet Nikqi,aktivist i cili  në emër të këshillit organizativ përshëndeti të pranishmit nga Stuttgarti Hafiz Gagicën në mungesë dhe zt.Can Tahiri antarë i këshillit organizativ ne mungesë  Nezir Fejzen ish aktivist i LDK së,nga Lidhja  e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani zt Neki Lulaj, nenkrytar dhe zt. Muhamet Luma nënkryetar, pastaj përshendeti Shoqatën e gruas “Nermin Vlora”znj. Afërdita Xheladini ,shoqatën shqiptare  “Nënë Tereza “nga Heilbroni  me zt. Abaz Ymerin,pastaj përshendeti donatorët  Povataj Kraftfarzeug Handel  zt. Arsim Povataj si dhe AZ Gartenbau zt Arsim Zeqiraj  Pforzheim si dhe zt . Agim Pajazitin Trockenbau.

Në vijim të fjalës  së rastit  zt.Gjevdet Nikqi, mes tjerash shtoi;

Shqiptaret janë ata që e mbajnë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur janë të lirë edhe kur janë të robëruar shqiptarët janë ata që kanë një flamur me simbolet me kuptimplote;me ngjyrën e kuqe të flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatë historisë për të mos lejuar që ai të mposhtet në  fushat e betejës në mbrojtje të lirisë dhe zi që simbolizon zinë për ata që u flijuan nën shtizën e flamurit..

Shqiptarët e kanë lidhur dy herë historinë e flamurit me historinë e pavarësisë; 1).Me 28 nëntor 1443 kur Skënderbeu e ngriti flamurin në bedenët e kalasë së Krujës për të ia këthyer Shqiperisë pavarësinë dhe lirinë e rrëmbyer nga turqit dhe 2). Me 28 nëntor 1912 kur Ismail Qemaili,e ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur pavarësinë  e shtetit shqiptar nga sundimi i egër i Perandorisë Osmane.Vetëm të shqiptaret dita e flamurit dhe dita e pavarësisë janë të lidhura njëra me tjetrën si mishi me kocka e tani jemi në pritje të një 28 nëntori të tretë dhe të fundit kur dotë bashkohën të gjitha trojet etnike shqiptare nën një ombrellë që sërish ta marrim atë  që na kanë shkëputur e grabitur padrejtësisht të tjerët,atë që na e kanë copëtuar barbarisht barbaret.

Pavarësia kombëtare as një populli nuk i ka zbritur nga qielli,  për pavarësi është derdhur lum gjaku,ajo ka një histori të shenjët dhe një kapitull të ndritur.E gjatë dhe e mundimshme ishtë rruga e shenjët e pavarësisë.

Rrugëtimi i gjatë nëpër shekuj kapërcej nëpër revoltat e mundimshme duke e flakur sundimin e huaj shumë lëvizje dhe kryengritje të përgjakshme  por kurrë nuk u dorëzuam sepse nuk pati forcë mbinatyrore qe të na i shuaj dëshirat dhe shpresat tona për shtet. Edhe Lidhja e Prizrenit 1878 ishte revoltë kundër coptimit të tokave shqiptare dhe sundimit të huaj ,ishte revoltë për të na njohur fqinjët dhe fuqitë e mëdha europiane.Ajo nxori në shesh një të vërtetë të madhe  se mbrenda perandorisë osmane ekziston edhe një popull që ka një histori, një traditë,dhe një kompleks territorial të veçantë nga osmanët,prandaj ka edhe të drejtën e pa tjetërsueshme që të jetojë e pavarur si shumë popuj tjerë të Ballkanit dhe të Evropës.Prizreni e shtroi edhe një herë çështjën  e fatit dhe të ardhmës së atdheut dhe këtë e nguliti ne mendjën dhe shpirtin e gjithë atyre patriotëve që e ndien vetën shqiptarë.

Turqia me 1912 i ngjante një të sëmuri kanceoroid të cilët i numëroheshin minutat dhe sekondat dhe shqiptarët siç thot Sami Frashëri “Kishin frikë mos kjo kulshedër e vjetër  dhe e amortizuar t’i zejë brenda dhe ti zhdukë bashkë me vetëvetën.”

Pikërisht në këto momente u pa së Levizjës Kombëtare i duheshin sa udhëheqës të strategjisë ushtarake aq edhe udhëheqës të strategjisë diplomatike  dhe dolën njerëz energjik  patriot dhe diplomatë të sprovuar si: Ismail Qemaili,Luigj Gurakuqi ,Hasan Prishtina, Isa Boletini  e shumë të tjerë.

Ata njëzëri  ju përgjigjën thirrjës se atdheut,kështu me 25 nëntor Ismail Qemaili i shoqëruar nga delegatët e Tiranës,Elbasanit,Durrësit,Lushnjës,Krujës,Kosovës, Dibrës,Ohrit,Strugës arritën në Vlorë.

Pra me 28 nëntor 1912 ishte  dita e madhe e shenjëtrisë kombëtare dhe kurorëzimi i përpjekjëve 500 vjeçare të popullit shqiptarë i patriotëve dhe martirëve të të gjitha kohëve që u kurorëzua me punën e palodhshme të plakut të Vlorës Ismail Qemailit. Kështu tha në  fund të referatit të tij zt Gjevdet Nikqi.

Dhe me pastaj ftoj  poetin Neki Lulajn, nënkryetarin e Lidhjës së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani që ta marrë fjalën,Lulaj me një përshendetje  të shkurtër uroi 101 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë 135 vjetorin e Lidhjës së Prizrenit.105 vjetori  i Kongresit të Alfabetit shqip të Manastirit dhe 5 vjetori i Shpalljës së Shtetit të Republikës së Kosovës .E në vazhdim  për bashkëkombasit  lexoi vargjet e një poezie:

Në festë

Po liroi një orgazem shpirti

Kjo festë flamuri

Po me vjen si vetëtimë

Po ikë si erë me stuhi

Po i le të gjalla shpirt muzash

Vargjët po i hedhë këtu

Për ti shpëtuar nga harresa

E pamëshirësisë

 

Po mbledhë shkarpa xinash

Në pyell

Po i xibërroj  në heshtje

Me mund

Po i xërmoj nga mali

Në këtë xëx nate

Po i ndriqoi sytë pa dritë

Po i ndezë shpirtat e pavdeksisë

Droj po xugitëm me dikend

 

Po liroi orgazem shpirti

Jam bërë krejtë xurxull

Kur kujtoi baballarët e kombit tim

Duke marshuar shtigjeve

Në lak të pusive  nga xhavejat

Që përpiqëshin të na mbulojnë

Me xhiblik e ferexhe

I mundëm me 28 nëntor

Ditën e mëvetësisë

Neki Lulaj

 

Në vazhdim të programit  në foltore doli poeti Muhamat Luma ,i cili lexoi poezinë;

Me kodin

Në grykë më shtërngon n’grykë

Damarët e shkëmbit

Përçojnë të dhënat  e gjenit

Unë shëndrrohëm në lum

Ku endërrat behën zhgëndrra

Lisat na bejnë roje

Fisnikëria e  fisnikërisë

Toka ime e artë toka ime e zjarrët

Zemërhapur na merr në gji

Në djepin e binjakëzimit

Përlotur gëzimit

Këndon  mallëngjyer

Dashuri për vaj

Ninulla e saj

Muhamet Luma

Në vazhdim e nxenësja  Lirijeta Bajrami , me disa recitime të poezive nga poetet e traditës vërtet i dha sharmë të veçantë kësaj mbrëmje festive, për t’i liruar ne vazhdim vendin  Muzikës të melosit popullor të shoqëruar nga  zëri i ëmbël i kengëtarit zt.Mehdi Gjocaj dhe kengëtarës znj. Syzanë Jashanica  të përcjellur nga tingujt e DJ  të riut simpatik  zt, Edonis Gjocaj,për të vazhduar festa e gëzimit deri në orët e hershme të mengjësit.Me këto përshtypje të shkëlqyeshme të një manifestimi dinitoz u ndamë nga Shoqata Kulturore “Arbëria “ e Pforzheimit të Gjermanisë.

 

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjermani, ne festojme bukur, neki Lulaj, Pforzheim, Shoqeria"Arberia"

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 399
  • 400
  • 401
  • 402
  • 403
  • …
  • 414
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE!
  • JO NJË KATOVICË TË DYTË! – SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË FILLIM TË RI, JO PËR RICIKLIMIN E PUSHTETIT!
  • “Humanoidët”, një çast në atelierin e Artur Muharremit
  • Life in “Time Shelter”
  • Akademia e Shkencave kujton sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta poetin e madh të kombit që i dha zë Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërin
  • Studentët kanë gjithmonë të drejtë!
  • Më dhemb ajo që po shoh nga larg
  • Kur miqtë e Shqipërisë kthehen kundër qeverisë, fundi i iluzionit politik Rama?
  • KARRIGET E PUSHTETIT DHE LIRIA E POPULLIT
  • KËRKESAT E STUDENTËVE JANË EDHE KËRKESAT E NJË POPULLI TË TËRË!
  • EDI RAMA, SHQIPËRIA NUK MUND TË MBAHET PENG PËR PUSHTETIN TËND!
  • “Ndalimi i torturës dhe i trajtimit çnjerëzor ose poshtërues është absolut”
  • A PRIME MINISTER WHO IS BOTHERED BY THE VERY CONCEPT OF THE RULE OF LAW
  • Studentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë, nuk janë armiq të Shqipërisë
  • Shqipëria nuk do të jetë më e njëjtë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT