NGA GËZIM LLOJDIA/ Arkitekti i njohur nga Vlora Piro Stefa i quan 400 gjurmë historike 400 fotografit të vendosur në ekspozitën Vlora -100 vjet pavarësi”të ekspozuara në hollin e teatrit Petro Marko Vlorë. Kanë qenë punimet e mbledhur ndër vitet që ai ka kaluar në punën e arkitektit si dhe një rrugëtim disa vjeçar jashtë vendit në kërkim të thesareve historike shqiptare .Të gjitha gjurmët dhe dëshmitë që kja kanë ruajtur breznit dhe janë gjurmuar koleksionuar nga arkitekti Stefa tregojnë historinë e qytetit të flamurit në një rrugëtim të gjatë historik nga kohët me mjegull për tu finalizuar në ditët që përmbajnë 100 vite kohë nga pavarësia e vitit 1912. E veçantë e eksponateve të arkitektit Stefa është se ekspozita është ndarë veçanërisht sipa kohëve historike që ka përshkuar qyteti. “Lundërtarë e udhëtarë”, është një hartë e vitit 1521, ku shfaqet qyteti, Kanina si qendër e fortifikuar me kalanë e Vlorës ndërtuar në 1534 nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm. Fotografit e paraqitura në këtë ekspozitë në Portin e Vlorës, shkolla së parë shqipe në gra rruga Vlorë-Skelë. Atë që arkitektika sjell me imazhe të fikësuara në celluloid ne po mundohemi ta sjellim shkurtimisht:Historia moderne e bulevardit Vlorë-Skelë, nis në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën e vjetër të saj, deri tek Xhamia e sotme e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm.Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve. Pas vitit 1920, ajo përshkohej nga një linjë hekurudhore(dekovil), që ishte mjeti kryesor i transportit për qytetin e Vlorës, të atyre viteve. Rruga e ngushtë me kalldrëm përshkohej nga karrocat e pakta, si dhe nga linja e dekovilit që shkonte deri në Skelë dhe në port. Në të dy krahët e rrugës, ndërtimet pothuajse mungonin. Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të viteve 1950-të, kur investimet për zgjerimin e qytetit, nisën të shtriheshin edhe në këtë pjesë, ku u ndërtua fabrika e Orizit dhe gradualisht, mjaft godina banimi 2-3-4 katërshe, që nisën të krijonin profilin e një rruge moderne. Shumë fotografi nga kohet e para të qytetit janë interesante.Duke qenë në zanatin e arkitektit Piro Stefa veçanërisht është ndalur tek arkitektura e qytetit ajo e hershme dhe sotmja. pamje e Vlorës e vitit 1916 marrë nga ajri mbetet impresionuese. Unë jam pjesë e asaj gjenerate, shprehet arkitekti Piro Stefa, që kam kontribuar në ndërtimin e qytetit të ri, për të rritur kualitetin e jetesës së komunitetit dhe në këtë pikë nuk duhen mohuar sukseset. Vlora sot tregon jo vetëm fuqinë ekonomike, fuqinë turistike, që respekton aq sa mundet këtë tranzicion të stërzgjatur, por nga ana tjetër, ka bërë pak për të respektuar traditën e vjetër historike, moshën e qytetit. E vërteta është se këtë dukuri, Vlora e ekspozon më pak se qytetet e tjera. Shkodra është një shembull, që ka bërë hapa pozitivë për të rivlerësuar të shkuarën. Duke folur për koleksionet pasura të këtij arkitekti pasionant ai është shprehur: Unë kam një koleksion të pasur me gravura të vjetra, harta të vjetra mesjetare, që në të shumtën e rasteve janë bërë nga gjeografë venecianë, por edhe të Perandorisë Osmane. Ka kronika të shumta për Vlorën e Kaninën, ku shkruhet gjerë e gjatë, studiues të jashtëzakonshëm me potencial ndërkombëtar, sikurse është Eqrem Bej Vlora, që ka shkruar jo vetëm me një saktësi shkencore, por edhe me një dashuri të madhe për këto treva. Harta më e vjetër që unë disponoj, është ajo e vitit 1521 e Reispirit. Që të gërmosh dhe arrish të gjesh diçka, kërkon impenjim dhe shumë kohë, sigurisht kërkohen edhe shpenzime. Pra nuk është e thjeshtë, por nëse dikush interesohet, materialet për Shqipërinë, për Vlorën, gjenden në arkivat e shteteve rrotull si në Itali, Greqi, ish-Jugosllavi, por edhe në vende të tjera. Është një koleksion i tërë i kartolinave të vjetra, që janë që nga viti 1900 deri më 1990, ku numërohen disa qindra kartolina. Në to konstaton të fiksuar realitetin vlonjat, mënyra se si kanë jetuar, traditat, zejet, qyteti. Si ka evoluar qyteti, zejtaria, jeta qytetare. Elementë shumë të rëndësishëm, që janë konsensualë për qytetin, janë rruga Vlorë-Skelë, Sheshi i Flamurit, bregu i detit etj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë edhe një gjë, që gjatë shekullit 20-të, që shtrihet në kohë edhe ky koleksion, që është solid, nga më të pasurit, ku janë disa qindra, një pasuri shumë e madhe, që shtrihen në 100 vjet dhe aty konstaton me lehtë ndryshimet që janë bërë.
GJENERALI NË KURTH
Tregim nga ngjarje e dokumentuar/
Nga Vullnet MATO/
Gjeneral Telini nxori nga xhepi i xhaketës ushtarake një grusht monedha argjendi dhe i vërviti mbi kokat e turmës së fëmijëve kureshtar të grumbulluar rreth tij. Ata u turrën si pulat e uritura mbi kokrrat e misrit, duke shtyrë njeri – tjetrin me sharje fjalësh të rëndomta, kush të rrëmbente më shumë.
– Senjor, Ambrucio, më thoni në ç’gjuhë flasin?- pyeti sakaq gjeneral Telini përkthyesin e tij, një italian që zotëronte mirë tre gjuhë ballkanike.
-Flasin shqip, zoti gjeneral, – iu përgjigj përkthyesi.
-Okej, ky fshat këtu është tokë shqiptare, shënojeni në hartë!- urdhëroi sekretarin e tij, kapitenin Frenk de Limperani dhe ndihmësin major Bonacini, bashkë me tre komisionarët e tjerë.
-Jo, në asnjë mënyrë, – kërceu nënkoloneli grek, Boçaris duke tundur përveç dorës edhe barkun voluminoz nga brofja përpjetë, – Ky është fshat grek prej shekujsh, ja, dëgjoni atje tej si brohorasin burrat e fshatit! “Zito Eladha!”…
-Atëherë, si është e mundur, bijtë e tyre ta flasin shqip gjuhën e nënës?- iu kthye gjeneral Telini, duke nënqeshur me qesëndi.
Nënkoloneli Boçaris shfry u bulçitë me zemërim.
– Dëgjoni këtu gjeneral, Telini, ju jeni shumë i mençur dhe po aq trim, sa aty në Korçë, krejt i vetëm i flakët përjashta pesëdhjetë andartët grekë që u futën brenda ndërtesës ku punonte komisioni. Edhe këtu gjithashtu po i shpërfillni thirrjet e gjithë këtyre burrave fshatarë që brohorasin për Greqinë e lashtë… Por duhet të dini, se dinakëria jonë ka qenë e do të jetë gjithmonë, shumë herë më e fuqishme se trimëria juaj dhe e gjithë shqiptarëve që po merrni në mbrojtje…
Gjenerali e kundroi nënkolonelin ma habi dhe njëherësh me përçmim, për atë presion kërcënues të hapur që bëri.
– Ju, nënkolonel Boçaris, mund ëndërroni të bëni gjithçka, nga dinakëritë e njohura greke, qysh nga Kali i Trojës. Por unë ndodhem këtu i caktuar nga Lidhja e Kombeve, si kryetar i komisionit ndërkombëtar, të vendos drejtësi në kufijtë e Ballkanit. Jo të gatuaj lakra turli për të ngrënë burrat që brohorasin të paguar për interesat tuaja nacionaliste.
Sakaq prefekti Follorinës, avokat Modhi, heshti i zënë ngusht, kurse majori shqiptar Bajram Fevziu dhe prefekti i Gjirokastrës Dhimitër Berati, luhatën kryet në shenjë miratimi duke, bërë shënimet përkatëse në hartat e pastra.
Të gjithë ata ushtarakë të lartë të komisionit, ngjanin si turmë liliputësh, përpara gjeneralit shtatlartë dhe burrë me autoritet superior, në veprimet e tij të drejta e të paanshme. Por dhe me pamjen e fytyrës, prej dyzetepesëvjeçari me mustaqe të shkurtra dhe me vetulla të trasha mbi sytë largpamës me vërtitje vrojtuese.
Pas përcaktimit të vijes kufitare në territorin Peshkëpi dhe Radat, të Leskovikut, ku grekët rrëzuan njërën nga piramidat e sapongritura, komisioni vijoi në kodrat që zgjateshin nga Rrëza e Zezë deri në Libohovë. Dhe pas afro një muaji saktësimesh territoriale buzë kufirit lindor, automjetet e tyre dolën në Kakavi, ku ata ndjeheshin tepër të lodhur.
Dielli i gushtit kishte nxehur së tepërmi të gjithë tokën kufitare. Por në mbrëmje, pasi zbriti nga xhipi i tij, gjeneral Telini ndjeu se ishte më tepër i nxehur e i djersitur nga pengesat dhe sharrënajat pa fund të palës greke, sidomos të vetë nënkolonelit Boçaris që kishte dalë në armiqësi të hapur me të.
– Senjor Gjeneral, ju sot jeni mjaft i rraskapitur dhe duhet patjetër të flini shpejt për t’u qetësuar! – e këshilloi mjeku i ekipit italian, major Kortini.
Gjenerali e kundroi një grimë ngultas pastaj i tha duke miratuar me kokë:
-Po, senjor dottore, keni të drejtë, duhet të pushojmë, se nesër
segmenti i territorit shqiptar të Çamërisë ka për të na marrë shpirtin me pretendimet patologjike të grekut Boçaris, që nuk na la një ditë të punojmë të qetë.
Ata u drejtuan për t’u akomoduar në hotelin kryesor të Janinës, duke ngjitur shkallët krejt të hepuar nga lodhja.
Nënkoloneli Boçaris kishte nuhatur qysh herët se Gjenerali, me observime gjuhësore dhe me provat e gjithanshme që përdorte, do ta linte patjetër brenda kufirit shqiptar Çamërinë veriore, përpjetë rrjedhës së lumit Kalama, ku pothuajse të gjithë flisnin shqip qysh nga lashtësia. Ai lajmëroi urgjent qarqet qeveritare bashkë me krerët e Komitetit të “Vorio-Epirit”, të cilët gjatë gjithë natës u mblodhën në Janinë për të diskutuar situatën. Në debatet e ndezura, fanatikët gjaknxehtë, u ndalën te dilema, nëse duhej lënë të ikte Çamëria, që shtrihej deri te gjiri i Prevezës, apo t’i linin shtetit shqiptar Korfuzin me ujdhesat jonike…
Afër mëngjesit nënkolonel Boçaris i ra tavolinën me një grusht tejet nervoz.
-As njëra, as tjetra, do ta zgjidh vetë, – u tha ai përfundimisht, i ngazëllyer nga ideja e fiksuar në trurin e tij.
Në mëngjesin e 27 gushtit u njoftua lëvizja e autokolonës së komisionit kufitar drejt Kakavisë, ku do të fillohej nga puna. Renditja e përcaktuar u pëlqye nga të gjithë. I pari do të ecte automjeti i përfaqësisë greke, i dyti “shevroleti” shqiptar dhe i treti “xhipi” i gjeneral Telinit, për ta pasur kësisoj udhëtimin të siguruar nga udhërrëfyesit e truallit ku kishin bujtur.
Pasi pinë dhe kafen e mëngjesit në hollin e hotelit luksoz, të çlodhur tashmë nga nata, ata u nisën të gjithë njëherësh drejt Kakavisë. Dukej sikur kilometrat përpiheshin shpejt nga rrotat e ftohura gjatë natës. Vetëm kur ndodhi në afërsi të vendbanimit Delvinaq, që automjeti i palës greke “u prish” dhe u ndal në cep të rrugës për të ndrequr defektin. Atëherë doli në krye të kolonës, grupi përfaqësisë shqiptare.
Majorit Bajram Fevziu i trokiti në mendje një fije dyshimi. Megjithatë, si njohës i asaj rruge, ai filloi ecjen vendosmërisht i ndjekur nga xhipi i gjeneral Telinit. Por, kur kishin mbetur edhe tetë kilometra për të arritur Kakavijën, pikërisht pasi “shevroleti” i shqiptarit Fevziu kaloi një kthesë të fortë shkëmbore, ndodhi e papritura. Nga një lartësi e madhe, “sharrtarët” grekë rrëzuan një kope trungjesh ahu, me të cilët bllokuan krejt xhadenë.
I pari doli për të hapur rrugën shoferi Farneti dhe përkthyesi Ambrucio. Por befas “sharrtarët” lëshuan nga lart një breshëri të tmerrshme zjarri, që i rrëzoi të dy përtokë pa frymë. Breshëria e zjarrit vazhdoi pa ndërprerje mbi kabinën metalike të xhipin që filloi të bëhej shoshë nga plumbat dum-dum. Ende pa arritur të hidhte hapin e parë jashtë derës, u përmbys i vdekur major Bonacini dhe pas tij doktori Kortini.
-Ah, kurthi yt i poshtër, o i mallkuari Boçaris! – mërmëriti me vete Gjeneral Telini, duke dalë nga dera e prapme me revolverin e tij në dorë. Ai lëshoi një varg plumbash drejt vrasësve, në dukje sharrëtarë që kishin uniforma ushtarake pa kapele. Për pak sekonda breshëria nga lart u duk sikur heshti. Por pasi arma e tij e vetme, i volli të gjithë plumbat, pa shkuar pesëdhjetë metra më tej, u shtri pa frymë edhe vetë gjenerali trim Telini. Pastaj “sharrtarët” zbritën tinëz si hajdutë dhe shkrehën disa plumba të tjerë, për të prishur kokat e të vrarëve. Kur panë se viktimat nuk njiheshin më kush ishin, ata u zhdukën në thellësi të pyllit.
Kishin kaluar pak minuta, derisa arriti në “Trojën e përgjakur” Agamemnoni dinak Boçaris, duke nënqeshur lehtas dhe duke pëshpëritur me vete: “Të thashë o gjenerali latin, dinakëria greke është shumë herë më e fuqishme se trimëria juaj dhe e këtyre qeleshebardhëve që po kthehen tani mbrapsht të shohin gjëmën”
Tragjedia e paparë dhe e paimagjinuar, i bëri komisionarët shqiptarë të përkulin kryet me dhimbje mbi të vrarët e komisionit italian, dhe mbi gjeneralin martir, që humbi aty jetën për drejtësi.Major Fevziu, duke shtrënguar dhëmbët në heshtjen e vet mortore, kundroi për disa çaste grekun Boçaris që mundohej me lëvizje alarmuese të kota, për të mposhtur ngazëllimin që i hovte përbrenda dhe mendoi me trishtim, se kjo ishte edhe vetë gjëma e kufirit shqiptar, të përdhosur në shekuj nga fqinjët e pabesë.
Pas lajmërimeve të vonuara, për shkak të prishjes së linjave telefonike, alarmi i madh i kësaj tragjedie të llahtarshme ballkanike, arriti pasdite deri te kryeministri italian. Qeveria italiane, tepër e tronditur nga ky provokacion i rëndë, shpalli një ultimatum të rreptë prej shtatë pikash. Të zbuloheshin menjëherë fajtorët dhe të dënoheshin me vdekje. Përveç nderimeve shtetërore që duhet t’i bëheshin gjeneralit, Greqia ta paguante kokën e Enriko Telinit me një dëmshpërblim prej pesëdhjetë milionë franga ari.
Por çuditërisht, qeveria greke e bëri veshin krejt të shurdhër dhe heshti në mënyrë mospërfillëse, si në të gjitha rastet e incidenteve kufitare.
Atëherë, për të detyruar zbatimin e menjëhershëm të atij ultimatumi, në mëngjesin e po asaj dite, pas një bombardimi të furishëm nga ajri, një skuadrilje anijesh luftarake italiane që patrullonte përgjatë Kanalit të Otrontos, pushtoi menjëherë Korfuzin dhe ujdhesat përqark tij.
Vetëm këto veprime të rrepta luftarake, e shkundën nga vendi qeverinë tinëzare greke, e cila lëshoi deklaratën e turpshme: “Ajo egërsi e tmerrshme ndaj Telinit, pa dyshim, u takon shqiptarëve!”
Mirpo praktika e tyre tradicionale “hidh gurin e fshih dorën” nuk piu ujë në këtë rast të kobshëm. Sepse për të zbuluar fajtorët e vërtetë, Konferenca e Ambasadorëve, që u mblodh urgjentisht, dërgoi me aeroplan të posaçëm, një komision me në krye kolonelin japonez Shiboja.
Hetuesit ndërkombëtar arritën në vendngjarje, te kthesa e Zhepës ku ende dalloheshin njollat e gjakut të gjeneralit, duke pasur ndërmend të kryenin vrojtime të gjata e të hollësishme. Por kryehetuesi japonez Shiboja, pasi u mendua një grimë, vendosi të bëjë një provë të tipit “Telini” Ai nxori nga këllëfi revolverin e tij dhe shtiu tri herë në ajër. Befas dolën nga pylli ushtarët e njësisë greke të vendosur prej vitesh aty afër dhe rrethuan komisionin, duke mos pasur dijeni për ardhjen e tij.
– Stop! Hetimi mbaroi! – thirri japonezi i zgjuar, – vrasësit u zbuluan! Kur tri të shtënat e dobëta të revolverit, u dëgjuan prej tyre menjëherë, nuk është e mundur kurrsesi, gjithë ato breshëri pushkësh që vranë gjeneralin të mos arrinin në veshët e gjithë këtyre ushtarëve kufitarë të instaluar këtu ndanë pyllit!…
Pas këtij veprimi dhe kontrollit të ushtarëve nga ana e asfalisë greke, prefekti i ri i Gjirokastrës Kolë Tromara që asistoi aty, zbuloi edhe provën tjetër, orën prej floriri të Gjeneral Telinit, të njohur nga të gjithë në dorën e njërit prej ushtarëve grekë.
Atëherë qeveria Greke pranoi plotësisht fajësinë e krimit dhe përmbushi detyrimet deri në një. Duke pushkatuar edhe 24 ushtarët e paguar nga Komiteti i Vorioepirit, që u paraqitën pa kapele si sharrëtarë, për të vrarë komisionin kufitar italian. Kësisoj u mbulua me humus pylli edhe dinakërinë e të pabesit Boçaris.
Megjithatë, gjaku i gjeneralin legjendar Enriko Telini, vizoi të gjithë gjatësinë e vijës së kuqe kufitare, të shtyrë padrejtësisht shumë thellë brenda tokës shqiptare, duke lënë Çamërinë të përgjakej nga dora e zervistëve grekë, me krimet dhe dëbimet njerëzore që pasuan në vitet e ardhshëm.
Reperi i shquar Marty Magz nis xhirimet e videoklipit të ri ‘Droppin Heat’ në Detroit
Marty Magz ka deklaruar se po nis xhirimet për një videoklip të këngë së tij të re titulluar “Droppin Heat”, një bashkëpunim me artistin e talentuar shqiptar Niko. Marty Magz dhe Niko kanë punuar më parë së bashku për hititn “They Don’t Want it” në 2011.
Videoklipi do xhirohet të shtunën me 8 nëntor 2012 në Detroit, Miçigan nga drejotri i famshëm në muzikën amerikane, Jynx. Jynx njihet si një nga drejtorët më të mirë për videoklipe në industrinë e muzikës hip hop dhe ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj të amerikan si Kanye West, Big Sean, etj.
“Jam tepër i kënaqur për një bashkëpunimin me Niko Ulaj, anëtari i grupit tonë të përbashkët‘Mob Type’ krijuar vite më parë. Ky bashkëpunim risjell kujtime të mira. Kënga‘Droping Heat’ është mjaft e veçantë dhe jam i sigurtë që regjizori Jynx do shkrijë talentin dhe krijimarinë e tij. Besoj se ai është personi i duhur për ta bërë videon të paharrueshme dhe të paparë,” tha Marty Magz.
Marty preku suksesin në muzikë me hitin “Make it happen” në 2010 dhe kaloi majat e hip hopit amerikan me superhitin “Not Adding Up” (2012), një bashkëpunim me reperin e famshëm Gem Belushi. Marty është shfaqur në revistat dhe mediat më të njohura të muzikës hip hop, në shfaqjet më prestigjioze të MTV dhe në radion e reperit legjenda Eminem ‘Radio Shade 45’ në New York (www.mobtype.com).
“Kënga’Make it Happen’ ishte ëmbëlsira në karrierën time, ndërsa ‘Not adding up’ ft. Gem Belushi ishte shpërthimi i suksesit tim. Ndjehem shumë i nderuar të jem ftuar disa herë në radion e reperit të njohur Eminem, dhe kam respekt të veçantë për stafin, në veçanti Miss Mimi dhe Dj Black që përkrahin jashtëzakonisht lëvizjen underground të hip hopit dhe janë një zë i fuqishëm për artistët,”shton Marty Magz.
Marty Magz shpreson që videoklipi i ri të zaptojë zemrat e fansave të tij që e kanë ndjekur karrierën e tij që në vitet e grupit‘Mob Type’ në 2006. Marty Magz është me origjinë shqiptare dhe tani është pjesë e ‘Eagles Up’ Entertainmen (www.eugang.com).(E Babamusta)
MISS GLOBE 2012 NË VLORË
NGA GËZIM LLOJDIA/
Mbrijnë në Vlorë/
Pjesmarrëset e Miss Globe 2012 gjenden në qytetin e Flamurit prej ditës së djeshme. Plotë sharm 44 bukuroshet rrezatuese,veshur me ngjyrat flamurit shqiptar,xhaketa me ngjyrë të kuqe,pantallona me ngjyrë të zezë kanë vizituar në ditën e parë gjykatën e Qarkut të Vlorës, Shtëpia e Pavarësisë në Skelë , sot muzeu kombëtar i Pavarësisë kanë udhëtuar në Kuzum Baba ku kanë shëtitur me kuaj e hipizmit ndërsa janë ndaluar gjatë në mjediset e Universitetit ‘Pavarësia” Vlorë. Në këto mjedise bukuroshet nga vendet e botës kanë bërë një guitë nëpër ambjetet mësimore universitare për tu ndalur tek salla “Aula Magna” ku ka folur organizatori Petri Bozo,organizatori i Deliart Associaton si dhe kordrnatorë dhe pedagogë të universitetit.
Miss Globe udhëtim në trojet shqiptare
Ka nisur më 26 tetor për tu finalizuar në qytetin e Flamurit më 10 nëntor pritet që në Shqipëri në qytetin e bukur të Vlorës spektakli i bukurisë ‘’Miss Globe 2012′’.Në fund të muajit tetor bukuroshet dhe fitueset e këtij spektakli kanë mbritur në aeroportin shqiptar të Rinasit.Garueaset më vonë kanë udhëtuar drejt një resorti turistik që gjendej në plazhin e Durrësit ku janë strehuar në pritje për të filluar ditët e aventurës ,xhirime klipi,seanca fotografike për revistën MG 2012 dhe udhëtime drejt qyteteve shqiptare ndërkaq ato do të mbanin veshur kostumet kombëtare.Në 30 tetor:turi i bukurosheve në Tiranë, fillon në orën 10:00 Largimi nga Durrësi me makina Cabriolet visit në Muzeun Kombëtar, Instituti Albanologique, Galeria e Arteve, vizitë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Rinisë, udhëtim në bazën ajrore të FarkeS (5 km nga Tirana) fluturimi me helikopterë në malin e Dajtit, drekë në malin e Dajtit në një restorant tradicional me pamje panoramike e Tiranës dhe udhëtimin përsëri në komandën e përgjithshme tëforcës ajrore me avion të vjetër ushtarake, si dhe rikthim në Durrës . Vizitat në jug të rivieres shqiptare, plazhet e bukura, njerëz të ndryshëm, kulturat e ndryshme dhe përvojat e ndryshme. 9 nëntor: provë e përgjithshme në skenë me audiencën. Shpallja e tre çmimeve të dhëna gjatë udhëtimit.‘’Miss Bikini, Miss Talent dhe Miss Disco Queen’’.Të shtunën në mbrëmje në 10 nëntor spektakli fillon në pallatin e sportit “Flamurtari” i cili do do të kurozojë fituesen e Mis Globe 2012.
Vendet pjesmarrëse
Pjesmarrës në këtë event janë shtete si Angola, Bjellorusia, Bolivia, Bonaire, Bosnja & Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kanada, Kina, Kolumbia, Kroacia, Danimarka, Republika Domenikane, Anglia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, India, Italia, Xhamajka, Kazakistani, Korea e Jugut, Letonia, Lituania, Maqedonia, Malajzia, Meksika, Mali i Zi, Nigeria, Norvegjia, Pakistani, Filipinet, Polonia, Portugalia, Romania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Tajvani, Trinidad Tabago, Turqia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, janë këto shtete të cilat do të dërgojnë bukuroshet e tyre si përfaqësuese në ‘’Miss Globe’’, që mbahet në Shqipëri (Vlorë)
Bukuroshja shqiptare quhet Kleoniki Delijorgji (Shqipërinë)
Mosha: 16
Ngjyra e flokeve: Light Broën
Ngjyra e syve: Kafe Hazel
Height: 174
Pesha: 53
Bust: 90
Ëaist: 62
Hip: 93
Hobbies: Surfing në internet,, vallëzimi i kënduar, palestër
Talent: Singing
Ambicia: Për t’u bërë një person i suksesshëm në të ardhmen time
Loreta Avdyli (Kosovën).
Mosha: 18
Ngjyra e flokeve: Broën
Ngjyra e syve: Kafe
Height: 175
Pesha: 52
Bust: 88
Ëaist: 60
Hip: 89
Passion juaj: Muzika
Talent: Dancing
REKORDMENI I GUINNES, GATI REKORDI I RI ME MURALIN E SHQIPONJES
Artisti i njohur shqiptar Saimir Strati ka nisur punën për të thyer edhe një rekord Guinness. Më 26 nëntor, në Prishtinë, ai do ta thyejë rekordin e shtatë. Tani ka mbledhur disa thasë fasule, me të cilat do ta bëjë një mural me shqiponjën dykrenore në të. /
Nga Alfred Beka/
Në shumë fusha Kosova as që mund t’i afrohet Kinës, por edhe pak ditë do të arrijë t’ia marrë nga dora një rekord. Kina deri më tani e mban rekordin e çmimeve Guinness për muralin më të madh të bërë ndonjëherë me fara. Ndërsa në Prishtinë ka filluar të ndërtohet një mural me fasule, i cili do të jetë më i madh se ai i Kinës. Këtë punë ka filluar ta bëjë artisti i njohur shqiptar Saimir Strati, i cili tashmë ka hyrë gjashtë herë në librin e rekordeve Guinness, ndërsa ka filluar punën për të thyer rekordin e shtatë. Më një nëntor ai ka filluar të punojë në një mural në Hotel Prishtina, punë kjo që pritet ta përfundojë më 26 nëntor.
Thotë se gjithçka po ecën mirë. Pas muralit të fundit të bërë në Shqipëri, në një intervistë për Express, Strati kishte shfaqur dëshirën e tij që mozaikun e radhës ta bënte në Kosovë, në mënyrë që edhe Kosova të futet në librin e rekordeve Guinness.
“Do ta mirëprisja me shumë kënaqësi ftesën për të realizuar një rekord Guinness në Kosovë. Kjo ka qenë për mua një dëshirë e kahershme”, pat thënë para pothuajse një viti. Këtë ai e përsëriti edhe njëherë, tani në Prishtinë.
“Gjithmonë kam pasur dëshirën e madhe për të ardhur dhe për të bërë një rekord në Kosovë. Viti i 100-vjetorit të pavarësisë mendova se do të ishte i përshtatshëm për ta ngritur flamurin shqiptar në Kosovë”, thotë Strati për Express.
Murali, të cilin e ka nisur të enjten, do të krijohet me fasule. Pasi flamuri ka qenë ushqim shpirtëror i shqiptarëve, fjala ushqim e ka ngacmuar atë dhe në këtë mënyrë ka menduar të gjejë diçka që ka të bëjë me ushqim.
“Fasulet janë përdorur tradicionalisht të ne kështu që vendosa që punimin e radhës ta bëj me fasule. Është edhe një nga kushtet e rekordeve të Guinness që materialet të jenë ato që gjenden më së lehti në treg dhe nuk duhet të jenë të përpunuara. Nëse arti sot po industrializohet unë materialin industrial dua ta kthej në art”, shprehet Strati, i cili është lindur më 1966 në Tiranë.
Subjekti i muralit është flamuri kombëtar, ndërsa dimensionet janë 62 metra katrorë. Strati beson se do të përdorën më shumë se 400 kilogramë fasule. Gjetjen e materialit e ka marrë përsipër Hotel Prishtina, në holin e të cilit do të bëhet murali.
“Ne bëmë tratativa për një muaj rresht dhe arritëm të sigurojmë fasulet, të cilat i kemi marrë nga gjithë Europa, nga Turqia, Italia dhe vende tjera, sepse janë me ngjyra të ndryshme dhe diku-diku të madhësive të ndryshme. Është kënaqësi të lë një shenjë në Kosovë dhe kjo shenjë të jetë në rekordet botërore”, thotë Strati.
Vepra ka filluar më 1 nëntor dhe do të përfundojë më 26 nëntor. Atë ditë do të vinë përfaqësues nga rekordi Guinness nga Londra, të cilët do të bëjnë matjet dhe verifikimet dhe nëse i plotëson kushtet, Kosova do të ketë rekordin e vet Guinness.
Strati tregon se ekziston një mozaik i bërë me fara, i cili është 60 metra katrorë dhe ndodhet në Kinë. Ndërsa, mozaiku i Stratit do të jetë 62 metra katrorë. Nëse do të certifikohet, Strati thotë se atëherë Kosova do ta ketë mozaikun më të madh në botë që është bërë ndonjëherë me fasule.
Tregon se rekordet Guinness nuk shpërblehen me vlerë monetare, ato vetëm certifikohen.
Në fund ai nuk zbuloi projektin e radhës pasi që është i përqendruar në këtë vepër.
“Për momentin jam i përqendruar në këtë vepër dhe dua ta kryej me sukses”, tha artisti Strati, duke shtuar se pasi të përfundojë këtë mural do të fillojë të mendojë për rekordin e tetë.(Express)
- « Previous Page
- 1
- …
- 571
- 572
- 573
- 574
- 575
- …
- 577
- Next Page »