• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historia e hershme e shqiptarëve nga Iliria deri te Bizanti

October 4, 2023 by s p

Nga Robert Elsie/

Për banorët e lashtë të Ballkanit dhe për gjuhët që flisnin kemi relativisht pak të dhëna. Përveç një numri shumë të vogël mbishkrimesh të shkurtra, si dokumente gjuhësore për ilirishten, trakishten dhe dakishten mbeten vetëm emra njerëzish dhe vendesh të përmendur sidomos nga autorë të lashtë grekë e latinë, që zakonisht nuk qenë fort të interesuar për popujt e tjerë. Megjithatë, nga ç’mbetet prej këtyre gjuhëve, kemi mundësi të arrijmë në përfundimin se ato qenë indoevropiane, pra edhe të lidhura, ndonëse larg e larg, me gjuhët latine, greke, gjermanike, sllave, baltike, kelte e kështu me radhë.

Atdheu fillestar i shqiptarëve pranohet përgjithësisht të kenë qenë malet e Shqipërisë, dhe në mënyrë të veçantë të Shqipërisë veriore. Dijetari gjerman Georg Shtatmyler (Georg Stadtmüller 1901-1985) ve aq larg sa t’i vendosë ata në fillim në rrethin e Matit1. Se deri ku kishin vajtur ata në vijën bregdetare, mbetet ende një çështje e diskutueshme.

Por ç’duam të nënkuptojmë këtu me atdhe fillestar e madje, me shqiptar? Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë bërë mjaft studime për të ashtuquajturën etnogjenezë të shqiptarëve, një obsesion i kuptueshëm ky, sidomos ndër vetë shqiptarët, për të hetuar rrënjët dhe prejardhjen. Me gjithë ekzistencën e disa dëshmive gjuhësore e arkeologjike, shumëçka mbetet për t’u hamendësuar. Ajo çka dimë pak a shumë me siguri është se në lashtësi Shqipëria ishte atdheu i ilirëve, një konglomerat fisesh indo-evropiane që në fillim migruan drejt Ballkanit nga Evropa qendrore në fund të epokës së bronzit (rreth shekujve të dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë para erës sonë) dhe zunë bregdetin e Adriatikut. Vitet e fundit, në përpjekjet e tyre për identitet e njohje, për shqiptarët është bërë njëfarë doktrine e dogmë ta quajnë veten pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë. Si shenjë e kësaj vazhdimësie, fëmijëve shqiptarë, kur lindin, u vihen emra ilirë. Ndonëse pa dyshim kemi një element subjektivizmi, nuk ka kurrfarë dëshmish që shqiptarët të jenë të ardhur në atdheun e tyre të sotëm nga gjetiu. Prandaj mund të supozojmë se trungu ilir përbën një element bazë të qenies së tyre.

Në trojet që janë sot Shqipëria nuk kanë qenë vetëm ilirët. Kolonitë e para greke u shfaqën në gjysmën jugore të vendit në fund të shekullit të shtatë para erës sonë. Durrësi (greqisht: Dyrrhakhion ose Epidamnos) u themelua prej kolonësh nga Korfuzi dhe Korinti më 627 para erës sonë, kurse Apolonia, tani Pojan pranë Fierit në skajin jugor të fushës së Myzeqesë, u themelua në vitin 588 para erës sonë. Këto koloni greke, ndonëse vetëm brenda territorit të bregdetit, patën një ndikim të fortë kulturor në vend. Gjatë periudhës nga shekulli i pestë deri në të tretin para erës sonë, ilirët ngritën shtetet e tyre përgjatë Adriatikut, derisa ranë pre e pushtimit romak. Ndër udhëheqësit ilirë përmenden: Agroni (sundoi në vitet 250-231 para erës sonë), mbret i Shkodrës, dhe mbretëresha Teuta (sundoi në vitet 230-228 para Krishtit), që mbretëroi në Lezhë (lat. Lissus).

Romakët, që përherë e më tepër po shqetësoheshin nga piratëria e ilirëve, e pushtuan krejt mbretërinë e Ilirisë nga viti 230 deri 168 para erës sonë, dhe kështu siguruan rrugët e tyre tregtare për në lindje. Në vitin 168 para erës sonë, me humbjen e Gentit, mbreti i fundit ilir i Shkodrës i cili sundoi në vitet 181-168 para erës sonë, krejt Iliria ra nën sundimin romak dhe u përfshi në provincën e Maqedonisë, të themeluar në vitin 148 para erës sonë. Via Egnatia2, rruga tokësore midis Romës dhe Bizantit, kalonte në zemër të Shqipërisë, nga Durrësi (lat. Dyrrachium) në bregdet përgjatë lumit Shkumbin pranë Elbasanit (lat. Scampa) deri në liqenin e Ohrit.

Në kohën e Perandorisë Romake i gjithë Ballkani iu nënshtrua ndikimit të fortë kulturor e gjuhësor të latinishtes, e cila gjatë pesë shekujve zëvendësoi gjuhët vendëse të gadishullit. Nën Jul dhe August Cezarin, ngulimet e Scodra-s, Dyrrachium-it, Byllis-it dhe Buthrotum-it fituan statusin coloniae, kurse Lissus-i u bë municipium sipas ligjit romak. Me imigrimin e vazhdueshëm të legjionarëve, tregtarëve dhe kolonëve romakë drejt provincave të Ballkanit, qendra qytetare si këto qenë të parat që përqafuan latinishten si mjeti më i volitshëm i komunikimit, në fillim përgjatë bregdetit të Adriatikut e më pas në brendësi. Me kalimin e kohës, edhe vendbanimet fshatare u romanizuan deri aty sa edhe nomadët dhe fiset më të thella malësore e ndien ndikimin e kulturës dhe gjuhës së re. Deri në rënien e Perandorisë Romake, shumica e banorëve të Ballkanit në të vërtetë flisnin dialekte krahinore të latinishtes vulgare, të ashtuquajturën latinishte ballkanike, ndonëse mendohet se trakishtja, për shembull, flitej ende në disa zona deri në shekullin e gjashtë të erës së re. Rajonet e fundit që iu nënshtruan këtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore të thella e të paarritshme të Shqipërisë veriore. Edhe pse latinishtja po e shpërbënte thelbin e gjuhës apo gjuhëve vendëse në këtë rajon, dhe tashmë kishte çarë e hyrë në fjalorin dhe strukturën e tyre, ajo nuk kishte mundur të shpërbënte shqipen e vjetër (do të përdorim këtë term pasi na mungon një më i mirë) në mënyrë aq të plotë sa ç’kishte mundur ta bënte me gjuhën paralatine të protorumunëve.

Kur Perandoria Romake u riorganizua nën perandorin Dioklecian (sundoi në vitet 284¬305 të erës sonë) më 297 të erës sonë, Ilirisë i takoi të shkojë me lindjen dhe, me ndarjen përfundimtare në Perandori Lindore e në Perandori Perëndimore në vitin 395 të erës së re, vendi hyri përfundimisht në sferën politike e kulturore të Perandorisë Bizantine Lindore. Në shekujt e mëvonëshëm, Shqipëria u pushtua e u plaçkit nga një radhë fisesh shetitëse: Hunët në shekullin e katërt, Visigotët në vitet 380 dhe 395-401 të erës së re, Ostrogotët në vitin 459, Vandalët në vitin 467, si dhe nga Avarët, Bullgarët dhe Sllavët.

Ishte pushtimi sllav i Ballkanit nga veriu në fillim të shekullit të gjashtë që do të ndryshonte rrugën e historisë shqiptare. Depërtimet e para sllave ndodhën në vitet 548 dhe 587 të erës së re, dhe aty nga fillimi i shekullit të shtatë, kultura grekobizantine në Shqipëri pothuaj kishte pushuar së qeni për një farë kohe. Një nga efektet e ngulimeve sllave në Ballkanin jugperëndimor ishte shpëtimi i gjuhës vendëse nga romanizimi i plotë, cilado të ishte ajo. Me që gjuha sllave e folur nga pushtuesit i zuri vendin mbisundimit gjuhësor të latinishtes dhe e ndërpreu menjëherë procesin e romanizimit, shqipja e vjetër u ngurtësua në atë gjendje që nga shumë gjuhëtarë quhet si gjendje gjysmëromanizimi.

Ndërsa fiset sllave populluan tokat bujqësore të fushave dhe luginave të Ballkanit qendror, banorët vendës të pjesës më të madhe të gadishullit, d.m.th. folës të latinishtes ballkanike apo të gjuhës protorumune, u shtynë brenda rajoneve malore jugore ngjitur me territorin shqiptar. Pikërisht me pesë shekuj pasues të kontaktit midis shqipes së vjetër dhe fiseve proto-rumune shpjegohen shumë tipare gjuhësore të përbashkëta sidomos në leksik e në morfologji, që kanë shqipja dhe rumanishtja. Kolonizimi sllav i Shqipërisë, që përfundoi deri në shekullin e tetë, shpuri gjithashtu në kontakte të forta gjuhësore sllavo-shqiptare.

Në fund të shekullit të dhjetë, perandoria e madhe bullgare ra në dorë të grekëve bizantinë, duke u dhënë mundësi barinjve rumunë e shqiptarë për hapësira të reja. Fiset rumune migruan si nga veriu në drejtim të verilindjes dhe veriperëndimit të Ballkanit ashtu dhe nga jugu për në malet e Pindit, ku shumë folës arumunë hasen edhe sot. Shqiptarët nga ana e tyre, filluan të zbresin nga tokat malore e të zgjerohen në shekujt e njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë, së pari duke marrë plotësisht në zotërim bregdetin verior e qendror të Shqipërisë, dhe më tej në shekullin e trembëdhjetë duke u shtrirë në jug drejt asaj që tani quhet Shqipëri jugore dhe Maqedoni perëndimore. Në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë ata migruan madje edhe më në jug brenda Greqisë, në fillim në Epir, Thesali (1320), Akarnani dhe Etoli. Së andejmi ata vazhduan në drejtim të lindjes në Beoti (1350) dhe Atikë, ku më 1382 sundimtarët katalonjas të rajonit u dhanë leje për t’u ngulitur aty e për të punuar tokat, si dhe në drejtim të jugut nëpër gjirin e Korintit brenda në More (Peloponez). Manuel Kantakuzeni i Mistrës (sundoi më 1348¬1380) i ftoi kolonët shqiptarë të nguleshin në krahinat pak të populluara të Arkadisë dhe Lakonisë e të shërbenin si mercenarë kundër principatave franke në jug. Më 1402 dhe 1425, edhe venedikasit, sundimtarë të Negropontit të Eubesë (Evisë) i nxitën kolonët shqiptarë të nguleshin në Eubenë e jugut3. Deri aty nga mesi i shekullit të pesëmbëdhjetë, që shënon mbarimin e këtij procesi kolonizimi, shqiptarët ishin ngulur në mbi gjysmën e Greqisë4 dhe në numër aq të madh saqë, në shumë zona, ata përbënin vërtet shumicën e popullsisë. Vetëm nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë gjuha shqipe nisi t’i lëshojë udhë greqishtes. Konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) raportonte më 1854 se “në ishujt Hidhra, Spece, Poros dhe Salaminë, shqiptarët kanë ngulime aq kompakte etnikisht, saqë gjatë luftës greke për çlirim nuk kishte fare gra që ta kuptonin greqishten”5. Megjithatë kjo gjuhë në këta ishuj tani është zhdukur, ajo ende mund të dëgjohet në shumë fshatra të Beotisë, Eubesë së jugut, Atikës dhe gjetkë.

Nga mesi i shekullit të njëmbëdhjetë Perandoria Bizantine, së cilës i përkiste Shqipëria, sa vinte e po rrezikohej më tepër. Normanët, nën Rober Giskar dë Otvil-in (Robert Guiscard de Hauteville, 1016-1085), vunë në zotërim territoret e fundit bizantine në Italinë jugore dhe më 1081 kapërcyen Adriatikun për të pushtuar Durrësin dhe Shqipërinë qendrore. Ndonëse një vit më pas forcat bizantine ia dolën të rimarrin Durrësin, Lindja dhe Perëndimi do të vazhdonin të haheshin për Shqipërinë në shekujt e mëvonëshëm. Pas plaçkitjes së Konstantinopojës gjatë Kryqëzatës së Katërt më 1204, venedikasit vunë nën zotërim Durrësin (1205). Në lindje dhe verilindje të territoreve venedikase në Shqipëri lindi shteti i parë autonom shqiptar nën princin Progon, shteti Arbanon, i cili jetoi nga viti 1190 deri më 1216. Më 1269, Karli Anzhuin (Charles d’Anjou, 1226-1285) zbarkoi në Vlorë dhe tre vjet më vonë e shpalli veten rex Albaniae (mbret i Shqipërisë). Në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë, pjesa më e madhe e Shqipërisë u pushtua nga serbët, nën sundimin e të cilëve ajo mbeti deri në vdekjen e Stefan Dushanit të Madh më 1355. Më pas vendi u coptua në një numër të madh dinastish feudale: Topiajt, Balshajt dhe Dukagjinët në veri të vendit, kurse Muzakajt dhe Shpatajt në jug.

Nga mbërritja e sllavëve në Shqipëri e deri në pushtimin turk në shekullin e pesëmbëdhjetë shqiptarët jetuan, siç u tha më sipër, në kontakt të ngushtë me fqinjët e tyre sllavë, popuj këta që vinin të dy nën ndikimin në rritje të kulturës bizantine. Mund të flitet vërtet për një simbiozë sllavo-shqiptare anembanë pjesës më të madhe të vendit, në të cilin shqiptarët malësorë e, padyshim, në një masë të madhe nomadë, ndodheshin nën kërcënimin e përhershëm të asimilimit etnik. Gjatë Mesjetës, në qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkësi shqiptare për t’u përmendur. Durrësi banohej nga venedikas, grekë, çifutë dhe sllavë; Shkodra nga venedikas dhe sllavë, kurse Vlora nga grekë bizantinë. Emrat e lumenjve në këtë vend, një tregues ky kurdoherë i mirë i strukturës së ngulimeve, janë në një masë befasuese sllave6. Kisha kristiane, mbrojtësja e qytetërimit mesjetar në Ballkan ashtu si gjetiu, ishte ajo që sillte kulturën e huaj, qoftë latine, greke apo sllave. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve ishin asimiluar tashmë në prag të pushtimit turk. Ashtu si indianët e Amerikës së Veriut pas kolonizimit evropian, shqiptarët kishin mbetur mjaft anash në vendin e vet.

Filed Under: Politike

MËSIMET E NXJERRA PAS SULMIT TERRORIST TË DATËS 24 SHTATOR TË PLANIFIKUAR, PËRGATITUR, FINANCUAR, DREJTUAR DHE URDHËRUAR NGA AGJENSITË INTELIGJENTE DHE USHTRIA SERBE

October 3, 2023 by s p

Sulmi terrorist i datës 24 shtator 2023, pasqyroi përpara gjithë botës demokratike realitetin në të cilin ndodhet situata e sigurisë në veri të Kosovës dhe vërtetoi plotësisht akuzat e vazhdueshme të bëra në të gjithë platformat, takimet dhe forumet ndërkombëtare të Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe të disa ekspertëve Shqiptaro-Amerikanë të sigurisë në diasporën Amerikane, të cilët në të gjitha rastet kanë qënë në mbështetjen e tyre duke informuar institucionet relevante Amerikane.

Duke qënë se ky operacion terrorist në përbërjen e tij shfaqi shumë elementë të rëndësishëm të cilët nuk duhet të injorohen, ofroi fakte, prova dhe informacione të shumta, në cilësinë e një ish drejtuesi të lartë të agjensive më të rëndësishme në vend por jo vetëm, mendoj se është përgjegjësi e të gjithë strukturave të sigurisë së Kosovës Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, AIK-ut, që në mënyrë të veçantë të zhvillojnë një analizë të hollësishme rreth gjithë strukturës dhe zinxhirit të ngjarjeve deri në ditën e sotme.

Në këtë këndvështrim, mendoj se mësimet e nxjerra duhet të përfshijnë fushën diplomatike (rishikimin e formatit, përmbajtjes dhe personave të cilët do të përfshihen në procesin e vazhdimit të negociatave me një shtet që drejtohet nga kriminelë si Serbia), fushën e sigurisë kombëtare që lidhet me bashkëpunimin me komandën e KFOR-it, EULEX-it, ambasadat e huaja të vendeve partnere, agjensitë e inteligjencës AIK dhe të vendeve partnere, Shtabin e Përgjithshëm në MM, strukturat e policisë së Kosovës përfshirë këtu Policinë Kufitare, Policinë e Rendit dhe Njësitë e Forcave Speciale përgjegjëse për sigurinë në territorin e katër komunave veriore në kufi me Serbinë.

Duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e publikuara deri tani por edhe shumë të tjera të cilat janë pjesë e hetimit të organeve ligjzbatuese dhe inteligjente, një pjesë e të cilave do të dalin në vijimësi, etj mendoj se ngjarje të tilla kunder njësive policore kufitare, stacioneve policore në komunat veriore dhe njësive speciale të dislokuara në këto zona është e rëndësishme të merren në konsideratë disa propozime modeste të cilat mendoj se janë immediate, do të rrisin efikasitetin e punës së policisë në këtë rajon dhe më e rëndësishme mbijetesën e forcave policore në një përplasje të mundshme në të ardhmen me grupet terroristo-kriminale të financuara nga shteti serb.

Koha ka treguar se strukturat paralele serbe në veri si ‘Brigada e Veriut’, ‘Mbrojtja Civile’, ‘Rojet e Urës’, ‘Lista Serbska’, ‘Grupi Mjekërroshat’, individët e përfshirë në kompaninë serbe të Ëagnerit rus një pjesë e të cilëve kanë luftuar në Siri, Libi dhe në Ukrainë kanë qënë shumë agresive kundër forcave paqësore të KFOR-it përgjatë viteve të fundit. Ato kanë shkaktuar vrasjen e heroit të kombit Enver Zymberi me armë sniper, vrasjen së fundi të heroit Afrim Bunjaku, vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, etj.

Duke marrë në konsideratë mbështetjen e drejtëpërdrejtë të ushtrisë serbe (armatimet, pajisjet logjistike, programet e stërvitjes dhe instruktorët, bazat stërvitore), Agjensisë për Siguri dhe Inteligjencë ‘BIA’ (koordinimin e veprimeve destabilizuese, planifikimin e operacioneve të fshehta, financimin e tyre, mbështetjen e tyre me inteligjencë, bashkëpunimin me rrjetet e fshehta të saj në veri, në thellësi të territorit të Kosovës dhe bashkëpunëtorët në institucionet e Kosovës, etj), strukturave të Ministrisë së Brendshme serbe (stërvitjen, bashkëpunimin, koordinimin dhe sigurinë e këtyre grupeve gjatë infiltrimit-eksfiltrimit nga vija kufitare me njësitë kufitare të xhandarmarisë serbe), bashkëpunimin e tyre me strukturat e shërbimeve inteligjente ruse GRU, SVR, FSB, mbështetjen e drejtëpërdrejtë politike nga Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiç dhe në të gjithë rastet nga Moska nëpërmjet zëdhënëses së MPJ ruse Maria Zakharova dhe ambasadës ruse në Beograd, është e rëndësishme të forcohen kapacitetet e sigurisë kombëtare në vend.

Kapja e një sasie kaq të madhe, shumëllojshme, të fuqishme përfshirë armët kundër mjeteve të blinduara, raketat kundër-tanke, minat kundër-këmbësorisë, minat kundër-tanke, minat me telekomandë, armët me volum të madh zjarri si mitralozët 40 mm, mitralozët e kalibrit 12.7 mm, mitralozët e lehtë 7.62mm, pushkët snajpere të kalibrit 12.7 mm, mortajat 82 mm, armët me silenciator, armët automatike me mjete moderne optike, sasia e madhe e granatave të dorës, dylbitë e shikimit natës, kamerat termale, dylbitë, mjetet e komunikimit, ndihmës së shpejtë, mjetet e transportit të përshtatura me mjetet e KFOR-it, etj tregojnë se kemi të bëjmë me një strukturë të mirëfilltë të sponsorizuar, organizuar, trajnuar, financuar, drejtuar dhe urdhëruar drejtëpërdrejtë nga kreu i shtetit nëpërmjet agjensive të tij shtetërore.

Pikërisht ajo më shqetëson më shumë nga ky arsenal kaq i fuqishëm, është aftësia dhe fuqia e lartë që ai ju ofron përdoruesve të tyre kundër njësive të zakonshme ose speciale policore të cilat ushtrojnë misionin e tyre kushtetues në territorin e Kosovës por edhe armatimi disporpocional që ata kanë në raport me grupet terroriste serbe në një përplasje të mundshme në të ardhmen.

Në këtë kontekst, mendoj se Qeveria e Kosovës duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, rreziqet dhe kërcënimet duhet urgjentisht të krijojë një Taks-Forcë Ndërinstitucionale. Në përbërje të kësaj TF, duhet të jenë njësitë më të afta, pajisura, stërvitura dhe të afta të realizojnë misione të tilla nga MM, MPB të cilat në çdo rast duhet të jenë të koordinuara me faktorin ndërkombëtar, SHBA, NATO-n, KFOR, EULEX dhe BE.

Të gjitha njësitë policore të cilat realizojnë patrullime në veriun e Kosovës duhet të:

• Të kalojnë përmes një programi stërvitor rifreskues, i cili duhet të rrisë aftësisë e tyre në përdorimin e armëve dhe mjeteve të komunikimit që kanë në organikë.

• Pjesë e programit të tyre stërvitor duhet të jenë veprimet gjatë taktikave të vogla, bashkëpunimi i tyre në rast sulmi, taktikat e dhënies së ndihmës së shpejtë në terren, taktikat e evakuimit të plagosurve, taktikat e daljes nga prita, etj.

• Për shkak të pritshmërisë së hakmarrjes ndaj policisë së Kosovës, duke marrë në konsideratë fuqinë e zjarrit të armatimit dhe mbështetjes nga strukturat shtetërore serbe të këtyre grupeve, patrullat e policisë së Kosovës të cilët do të operojnë në afërsi të kufirit duhet që në përbërjen e tyre të kenë jo më pak se gjashtë persona. Në sejcilën patrullë, duhet të kenë me vete një mitraloz të lehtë, një armë sniper për të kontrolluar terrenin sa më larg, për të grumbulluar inteligjencë dhe të mbështetur grupin në rast sulmi. Pjesa tjetër e efektivit duhet të jetë e pajisur me sasi shtesë municioni, mjete të sigurta ndërlidhje, telefon satelitor, grupet nuk duhet të qëndrojnë në pozicione të hapura, por të veprojnë në koordinim me njësitë e KFOR-it dhe nga pozicione të fortifikuara qoftë kjo edhe natyrore.

• Patrullat e policisë duhet të jenë të pajisura me mjete moderne shikimi dite dhe nate. Sejcila prej tyre duhet të jetë e përgatitur për planet e të papriturave dhe të kenë të përcaktuara që më parë koridoret e tërheqjes dhe të evakuimit.

• Është e rëndësishme, që policia e Kosovës të rrisë aftësinë e monitorimit të kufirit qoftë kjo me mjetet ajrore të KFOR-it ose të dronëve të inteligjencës.

• Forcat e njësive të ndërhyrjes së shpejtë, njësitë speciale dhe njësia e anti-terrorit, duhet urgjentisht të pajisjen me armë të rënda automatike si mitralozë HK MG-3 dhe HK MG-4 (të cilat edhe nëse nuk i kanë gjenden në sasi të mjaftueshme në ushtrinë Shqiptare dhe ky është momenti që t’i dhurohen Kosovës të paktën 10 x 2 komplete të tilla). Në makinat e tyre të blinduara duhen vendosur mitralozët e rëndë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë në këtë territor dhe armëve kundërtanke që poseidojnë terroristët/kriminelët serbë.

*Në njësitë speciale policore të Kosovës duhen shtuar aftësitë e përdorimit dhe të pajisjes me armë të precizionit të lartë sniper me aftësi veprimi dite dhe nate, duke shtuar në organikën e tyre armët me kalibër 300 Wing Mag dhe 338 Lapua Magnum të cilat mundësojnë mbështetje në distanca më të mëdha. Në të njëjtën kohë edhe sasia e armatimit të tyre duhet përmirësuar edhe më tej.

• Grupet speciale policore duhet të specializohen më tej në taktikat e përdorimit të mjeteve të blinduara qoftë kjo në situata policore por edhe gjatë rënies në mina të telekomanduara ose gjatë sulmeve direkte me kundërtank.

• Njësitë speciale policore duhet të kalojnë një kurs trajnimi për taktikat e luftimit në terrene rurale, urbane në situata reale luftarake sidomos në metodat dhe taktikat e luftimit gjatë operacioneve të ndjekjes.

• Duhet të rritet dhe të intensifikohet më tej bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve midis agjensive të inteligjencës së AIK-ut dhe shërbimeve partnere të inteligjencës, drejtorisë së J-2-it në SHP të MM, drejtorisë së zbulimit të KFOR-it, etj.

• Prezenca e policise se Kosoves ne veri duhet te shtohet ndjeshem se bashku me monitorimin e vazhdueshem te kufirit nga toka dhe ajri.

* MM ne bashkepunim me SHP dhe komanden e KFOR-it duhet te pergatise planet per koordinimin me njesite e FSK ne rastet emergjente dhe koordinimin e duhur me njesite e policise se Kosoves perfshire ketu zonat e pergjegjesise operacionale, planet kryesore, planet rezerve dhe te papritura, rrugekalimet kryesore, reserve dhe jo vetem.

Si perfundim, deshiroj te shpreh mirenjohjen me te thelle per njesite e policise se Kosoves, forcat e saj te sigurise dhe lidershipin e ministrise se brendshme. Na kane bere krenare dhe meritojne te gjithe mbeshtetjen. Me mire disa rruge me pak dhe me shume arme, pasi siguria kombetare me nje fqinj si Serbia duhet te jete prioritet i pare sot me shume se asnjehere. Rreshteri Afrim Bunjaku qofte i paharruar kujtimi i tij.

Dr. Dritan Demiraj.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

In Memoriam: Protopresbyter Arthur Liolin

October 2, 2023 by s p

In Memoriam: Protopresbyter Arthur Liolin
Friday, October 6, 2023Visiting Hours from 1:00PM until 5:00PMBurial Service for a Priest at 5:00PM, and additional Viewing until 7:00PM.
Saturday, October 7, 2023Viewing from 9:00AM until 10:00AMHierarchical Divine Liturgy, beginning at 10:00AM.Departure for Burial at Forest Hills Cemetery at 11:45AMIn your kindness, please remember Priftëresha Margaret and the whole Liolin family in your prayers. May Father Arthur’s memory be eternal!Funeral services provided by:The Brasco & Sons Memorial Chapels Inc. — Waltham773 Moody Street, Waltham, MA 02453
For complete obituary, guestbook & additional information, please refer to: BrascoFuneralHome.com
Communiqué from theOrthodox Church in America
Protopresbyter Arthur E. Liolin, former pastor of Saint George Albanian Orthodox Cathedral and Chancellor Emeritus of the Albanian Archdiocese in America, fell asleep in the Lord on September 28, 2023 surrounded by his loving family, having received the sacraments of Holy Unction and Holy Communion the day prior.Father Arthur was born on June 19, 1943 in New York City. Ordained a priest in September of 1970, he served as pastor and rector of Saint George Albanian Orthodox Cathedral for over fifty years, offering his skills, his diligence, and his love as chancellor of the Albanian Orthodox Archdiocese in America for most of these five decades. Through all the years of his service, he was a faithful pastor, priest, teacher, and preacher of Christ’s Holy Gospel to countless faithful, not only those of Saint George Cathedral, but to the faithful of every community of this archdiocese, to those who were pining for freedom from within the borders of a captive Albania, and to a new generation of Albanian Christians in Shqipëria and as immigrants here in America. For the many clergy who serve and have served the Albanian Archdiocese, he was a leader, a brother, a fellow faithful servant in the trenches of ministry; he remains an inspiration.The Church takes confidence now, even in grief, in the words of our Savior Christ, Who greets those who so multiply their talents in faith, saying “Well done good and faithful servant… enter into the joy of your Lord!” (Matthew 25:23)

Filed Under: Politike

Aleksandër Vuçiç, tentoi aneksimin e Veriut të Kosovës

October 2, 2023 by s p

Xhelal Sveçla/

Sot bëhen një javë nga vrasja e policit Afrim Bunjaku, në një sulm terrorist që u planifikua, organizua dhe ekzekutua nga shteti kriminal i Serbisë.

Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb, Vuçiqit, me sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës.

Me qëllim realizimin e këtij qëllimi, aneksimin e veriut të Kosovës, institucionet e Serbise kanë organizuar kapacitetet e saj ushtarake, logjistike dhe financiare. Në vazhdimësi kemi njoftuar se ky shtet ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet, por këto ditë kemi ofruar dokumente të rëndësishme që dëshmojnë këtë gjë, ndërkaq sot do të shohim me video dhe fotografi jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit.

Në këtë tentim-ankesim të veriut të Kosovës, janë të angazhuar drejtpërdrejt Presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq.

Në deklarimet e tij publike, Presidenti i Serbisë është munduar ta mohojë faktin që shteti që ai udhëheqë ka qenë i përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit të 24 shtatorit, mirëpo dokumentet që kemi publikuar më parë dhe pamjet që do të publikojmë sot janë dëshmi e gjallë e angazhimit të strukturave ushtarake dhe shtetërore në këtë organizim.

Së pari, dokumenti që kemi ndarë me ju para disa ditësh ishte vërtetim që ushtria e Serbisë ja kishte dhënë grupit terrorist gjithë atë armatim që ne konfiskuam. Edhe dje edhe sot ne kemi gjetur sasi tjera të armatimit në zonën ku vazhdon operacioni.

Së dyti, Serbia tha se ky ishte një grup i Serbëve të pakënaqur lokal, por ne publikuam hartat të cilat do të mund t’i shihni edhe sot të planifikimit ushtarak të këtij tentim-aneksimi.

Së treti, Serbia tha që vrasja e policit nuk ishte e menduar, por videoja që do të shihni është sulmi me armë të kalibrave të rëndë ndaj Policisë së Kosovës edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

Serbia dhe Aleksandar Vuçiq në vazhdimësi u përpoqën të thonë që ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë sulm, por faktet që do të publikojmë dëshmojnë përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake në Pasuljanske Doline, afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje të përgatitjeve janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar, të cilët keni mundur t’i shihni në eksopozimin e gjithë armëve të konfiskuar në Banjskë në konferencën e kaluar për shtyp.

Shteti kriminal i Serbisë, ish-Ministri i propagandës së Millosheviqit, tash presidenti Aleksandar Vuçiq, pas dështimit në aneksimin e veriut, po dështon edhe në manipulimin se ata nuk ishin të përfshirë në këtë organizim terrorist.

Po ashtu, Pablo Escobari i Serbisë u mundua të bëhet Prigozhin i Serbisë, por falë vetmohimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ai dështoi siç dështoi edhe Putini i vogël i Serbisë. As veriu i Kosovës nuk është Donbas e as Serbia nuk është Rusi.

Shteti autokratik me historinë e tij kriminale sulmoi shtetin më të ri dhe më demokratik në rajon.

Tash kur provat janë evidente është i domosdoshëm dhe jetik dënimi dhe sanksionimi i këtij sulmi terrorist të Serbisë ndaj Republikës sonë nga ana e faktorit ndërkombëtar.

Filed Under: Politike

Kufiri i Kosovës ka për mbrojtëse detyrimisht Kosovën

September 30, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Diskutimi i hapur jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por së fundi edhe në atë ndërkombëtar se KFOR-i duhet të mbrojë kufirin e Kosovës me Serbinë, në fakt nuk duhet të jetë. Detyrimin për administrimin dhe mbrojtjen e kufirit administrativ të një republike, e ka shteti i saj.

Këtë detyrim e ka dhe duhet ta kryejë edhe shteti i Kosovës.

Kjo çështje nuk meriton të diskutohet, aq më tepër të debatohet.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duhet të riartikulohet qartazi për këtë përcaktim i cili, pas reagimeve të tij në dy ditët e fundit, ka shkaktuar akuza, debat dhe aludime të ndryshme.

Që kryeministri i Shqipërisë të mos vihet nën teh të akuzave dhe reagimeve të tehta shqiptare, nevoitet të shprehet prerë:

Policia e Kosovës të marrë gjithë atributet funksionale për ruajtjen dhe shtimin e sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi dhe forcat që duhen shtuar të KFOR-it, të bëhen pjesë komplementare, mbështetëse e këtij funksioni, ashtu sikundër parashihet në dokumentacionin e negociuar për funksionet e kësaj force në Kosovë.

Shqipëria ka detyrimin të bëhet zë i shtuar në partneritet me aleatët strategjikë SHBA dhe ata bashkëmendues si Gjermania, për të ndihmuar vëllazërisht, institucionalisht dhe ndërkombëtarisht Republikën e Kosovës. Serbia, me aktin e fundit terrorist të ndodhur në Bajë ( Banjskë), ka pësuar një goditje demaskuese dhe tepër kompromentuese. Presidenti serb Vuçiç është aktor përgjegjës me dije, në mos me protagonizëm, në këtë ngjarje terroriste të dështuar.

Dinjiteti politik, diplomatik dhe sidomos institucional i qeverisë së Shqipërisë është të shumëfishojë reagimet dhe shtojë zërin që Kosovës t’i njihet roli funksional i shtetit funksional (dhe madje si rishtar), edhe dinjitoz, pas ngjarjeve të inskenuara matanë kufirit, pra në Serbi, më saktë, në Beograd.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 136
  • 137
  • 138
  • 139
  • 140
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT