• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për At Artur Liolinin, shpirtin gjallërues të shqiptarëve në Amerikë

September 30, 2023 by s p

Albin Kurti/

I pikëlluar të marrë lajmin për vdekjen e At Artur Liolinit, Kryekancelarit të Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. E kam pasur kënaqësinë dhe nderin ta takoj në maj të vitit 2013, në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston të ShBA-ve. At Arturi ishte pasues i denjë i rrënjëve dhe degëve më të fisme të traditës ortodokse shqiptare dhe i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I lindur më 1943 në Nju Jork, në një familje emigrantësh shqiptarë të shkuar në Amerikë nga Boboshtica e Korçës, Arturi ishte një kultivues dhe mirëmbajtës i asaj fryme patriotike shqiptare, që e kishte mbjellur dhe ushqyer Fan Noli me kohë mes shqiptarëve të Amerikës.

Dhe kjo nuk mund të ishte ndryshe, përderisa Arturi i ri, e kishte patur fatin ta njihte Fan Nolin e madh që në të gjallë të tij, siç shihet edhe në një fotografi, ku Arturi fëmijë duket mes babait të tij Evansit dhe vetë Fan Nolit. Artur Liolini u diplomua për histori të artit bizantin dhe të artit mesjetar në Universitetin e Princetonit më 1967, para se të dorëzohej prift në Kishën e Shën Gjergjit në Boston më 1970. Këtu, ai e themeloi bibliotekën e Fan Nolit, klerikut patriot dhe kryeministrit shqiptar, përkthyesit poliglot dhe historianit origjinal, për të cilin At Arturi e shkroi edhe veprën “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”.

Përveç shërbimit të tij si klerik fetar, At Artur Liolini iu përkushtua gjatë jetës së tij edhe një veprimtarie patriotike, të përshkuar prej një diplomacie kulturore të përafrimit dhe kohezionit mes shqiptarëve si dhe të ngritjes së shpirtit kombëtar shqiptar, gjithmonë me një brengë të veçantë për Kosovën.

At Artur Liolini vdiq në moshën 80 – vjeçare, duke lënë pas gruan e tij, priftëreshën Margarita dhe tre fëmijë.

Ngushëllime familjes Liolini, ngushëllime komunitetit shqiptar në Amerikë, ngushëllime Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe gjithë botës shqiptare.

Lavdi jetës dhe veprës pastorale dhe patriotike të At Artur Liolinit!

Filed Under: Politike

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN MBAN ZI – NDËRROI JETË KANCELARI I KISHËS ORTHODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE, AT ARTHUR LIOLIN

September 29, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Sot u njoftua se shkoi në amshim At Arthur Liolin, Kancelari i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë – njëri prej udhëheqësve më të dalluar fetarë shqiptaro-amerikanë, i njohur për aktivitetet e tija fetare dhe atdhetare, këto 50-vjet të fundit. At Liolini i përkiste breznisë vigane të komunitetit shqiptaro-amerikan të shekullit të kaluar, që nga Noli e Konica e deri më sot – duke vepruar sa pati mundësi – me vepra she me shkrime në mbrojtje të lirisë fetare dhe të drejtave të njeriut në Atdhe dhe në mbarë trojet shqiptare gjatë 50-viteve. 

At Arthur Liolini ka lindur më 19 qershor, 1943 në Nju Jork, në një familje shqiptaro-amerikane me origjinë nga Boboshtica e Korçës.  Në vitin 1967 ai ka mbarua studimet për degën Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin e njohur në Shtetet e bashkuara, “Princeton”. Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit, të themleuar nga Emzot Fan Noli.  At Liolini, vitin 1975 është emëruar Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, të cilës ai i shërbeu derisa ndërroi jetë.  Gjatë shërbimit të tij në krye të grigjës orthodokse shqiptaro-amerikane, Atë Arthur Liolini gjallëroi jetën shpirtërore dhe zgjëroi veprimtaritë e komunitetit orthodoks shqiptar, sidomos në zonën veri-linodre të Shteteve të Bashkuara, nga Bostoni e deri në Nju Jork.

Me vdekjen e At Arthur Liolin zhduket pasardhësi i denjë i Peshkop Fan Nolit, themeluesit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe të Federatës Pan-Shqiptare Vatra.  Në një telegram ngushëllimi me këtë rast, Kryetari i saj, Elmi Berisha në emër të  Federatës Pan-Shqiptare Vatra  shprehet se, komuniteti shqiptaro-amerikan, “Gjithmonë do ta vlerësojmë e kurrë s’do ta harrojmë kontributin e jashtëzakonshëm të At Arthur Liolin për Kishën Ortodokse, komunitetin shqiptar dhe çështjen kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Një shërbëtor i devotshëm i Perëndisë, një patriot i flaktë i kombit, një veprimtar e shërbestar sakrifikues i komunitetit shqiptar, pasardhësi i fundit i At Fan Nolit, la pas një trashëgimi të çmuar dhe një shembull të lartë fetarie e atdhedashurie”, thuhet në telegramin e Federatës Vatra në Nju Jork.

Ish-Kancelari i Kishës Ortodokse Shën Gjergji në Boston, i ndjeri At Arthur Liolin gjatë regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës shpesh fliste në mbrojtje të lirisë së fesë dhe bashkjetësës fetare ndër shqiptarët, si një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Në 40-vjetorin e fillimit të persekutimeve fetare në Shqipëri, ish-Kancelari i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë, At Liolini ka përshëndetur me atë rast pjesëmarrësit në ceremonitë përkujtimore mbajtur në Santa Klara të Kalifornisë më 1985, duke thënë se, “Liria e fesë dhe lutja e përbashkët është një prej të drejtave bazë të njeriut, e garantuar nga të gjitha shoqëritë e qytetëruara dhe entet ndërkombëtare në mbarë botën. Me këtë rast ne bejmë thirrje për drejtësi për vëllëzrit dhe mortat tone përtej oqeanit…Bashkohemi me besimtarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë shqiptarë, madje edhe me ata që nuk besojnë për të venë në dukje tolerancën unike dhe respektin për njëri tjetrin, që populli ynë ka gëzuar me shekuj”, ka shkruar dikur At Liolini, në apeëin e tij për liri fetare në Shqipërinë komuniste ateiste të Enver Hoxhës.

Familjes së nderuar të At Arthur Liolinit dhe Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston dhe më gjërë — me rastin e vdekjes së Pasardhësit të të Madhit Peshkop Fan Nolit, të ndjerit At Arthur Liolinit — u shprehi përdhimtimet e mia më të sinqerta për humbjen e njërit prej udhëheqësve më të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Ai pushoftë në paqën dhe në Dritën e amshuar — në përjetësi të kujtimit mirënjohës për të gjitha që ai bëri gjatë jetës së tij, veçanërisht, në dobi të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Amerikë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi. 

Frank Shkreli

At Arthur Liolin (djathas) me Mons Zef Oroshin, duke përshëndetur  Nënë Terezen — në njërën prej vizitave të saj në Kishën Katolike Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork.  At Liolini i përkiste asaj breznisë vigane të komunitetit shqiptaro-amerikan të shekullit të kaluar — që nga Noli e Konica e deri më sot – duke vepruar sa pati mundësi me vepra dhe me shkrime, në mbrojtje të lirisë fetare dhe të drejtave të njeriut në Atdhe dhe në mbarë trojet shqiptare.

Father Arthur Liolin

                                 Pusho në paqë At Arthur Liolin!

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani takoi ambasadorët e Quintit dhe të BE-së pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës

September 29, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në një mëngjes pune, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar situatën aktuale në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorët për solidaritetin dhe ngushëllimet e shprehura për vrasjen e heroit të Kosovës, rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut, si dhe lëndimit të disa policëve tjerë. Ajo ka vlerësuar lartë punën e shkëlqyeshme dhe profesionale të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë në ballafaqimin me sulmin terrorist.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë ta promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të punojë me komunitetin lokal serb për t’i afruar dhe integruar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në menaxhimin e situatës aktuale dhe për të ndihmuar në arritjen e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Sipas Presidentes Osmani, duhet të kërkohet llogaridhënie nga Serbia për veprimet e saj kundër Kosovës, duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste.

“Mungesa e masave të tilla mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë dhe për rrjedhojë mund të kemi përsëritje të veprimeve terroriste”, ka nënvizuar Presidentja Osmani.

Filed Under: Politike

EDHE TË MUNDUR, ATA FITUAN NË SHALË INAUGUROHET MEMORIALI KUSHTUAR MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE ME ORIGJINË NGA DUKAGJINI

September 28, 2023 by s p

 Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

“Memoriali në Shalë u kushtohet 7 burrave të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe të shpallurve “të lumnuar” nga Kisha Katolike Universale: At Ciprian Nika, O.F.M, At Bernardin Palaj, O.F.M, At Gjon Shllaku, O.F.M, At Gaspër Suma, O.F.M, Dom Dedë Plani, Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi, martir laik.”

Sot është një ditë historike – kunjtohen përjetësisht 8 burra të Dukagjinit, të cilët ashtu si edhe shumë të tjerë anë e mbanë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare kanë flijuar jetën – duke kundërshtua dhe rezistuar komunizmin ndërkombëtar në Shqipëri dhe anë e mbanë e botës.

Duke dhënë jetën e tyre, këta burra të Kishës e të Kombit shqiptar – shembuj të qendresës anti-komuniste — ndihmuan përpjekjet historike gjysëm shekullore për shembjen e komunizmit në Shqipëri dhe atij ndërkombëtar në mbarë Evropën duke çuar, eventualisht, në gjunjëzimin e diktaturës së perandorisë komuniste.

Jo vetëm Shqipëria dhe Evropa, por e mbarë historia botërore do kujtojë shekullin e kaluar si njërin prej shekujve më të përgjakshëm në historinë e njerëzimit.

Krimet e atij regjimi sllavo-aziatik – ndër barbarizmat më të egra të përjetuara në Evropë dhe në botë – po kujtohen sot, pikërisht, këtu në Shalë, me inaugurimin e këtij Memoriali kushtuar këtyre 8 burrave të mëdhej të Dukagjinit. Ngritja e këtij monumenti është një përgjigje dinjitoze e thirrjes së këtyre martirëve: “Mos na harroni, por na kujtoni!

Ky Memorial është ngritur në kujtim të këtyre viktimave të pafajshme të komunizmit, por ky Memorial shërben gjithashtu edhe si një detyrim ndaj brezave të ardhëshëm për tu kujtuar atyre, krimet e komunizmit me shpresën që ato krime barbare të mos përsëriten kurrë më. Ky Memorial është njëherazi edhe një monument që na sjell në mend se e keqja ekziston në këtë botë dhe si e tillë shoqëria duhet të përballet me të.  

Vendosja e këtij monumenti kushtuar burrave të kësaj ane, në Breglum të Shalës, rrethi Shkodër, është një ditë gëzimi por edhe një ditë vajtimi. Të gëzuar dhe kryelartë për këta vëllezër shqiptarë, të një gjaku e një Kombi, të cilët heroikisht, kanë dhenë jetën duke qendruar besnikë ndaj fesë së tyre dhe Kombit të vet – besnikë ndaj lirisë, drejtësisë, besës e burrënisë, nderit dhe të drejtave të njeriut.

Ditë vajtimi –se na kujton një grup të vogël fanatik shqiptar i influencuar nga një ideologji e pa fe dhe e pa atdhe, komuniste sllavo-aziatike, një grup i dalur nga i njëjti Komb, por që në emër të kësaj ideologjie vriste e priste bijtë më të mirë të Kombi Shqiptar sepse nuk pajtoheshin me të. Mos përballimi, zyrtarisht, me të kaluarën komuniste dhe mos dënimi i krimeve të komunizmit nga Shqipëria, mbetet sot e kësaj dite një njollë e zezë në fytyrën e Kombit – 30-e sa vjet pas rënjës së komunizmit zyrtar.

Por, megjithëktë, më në fund, e mira dhe e verteta triumfojnë gjithmonë kundër së keqës dhe gënjeshtrave. Duke ndenjur besnikë ndaj idealeve dhe vlerave më të larta të fesë dhe Atdheut, këta heronjë na kujtojnë se me sakrificën e tyre sublime, sipas frazës latine, “Vinci, Vincimus”.  Ata edhe “Të mundur, fituan!

Ky memorial, do të thoshte At Zef  Valentini, njëri prej albanologëve më të mëdhej, “Dëshmon se jo vetëm që Shqipëria ka pasur martirë të spiritualizmës e të demokracisë, në krahasim, më shumë se çdo vend tjetër, por njëherazi tregon edhe se shpirti i tyre ndër ata që mbetën gjallë e përkujtojnë sot, nuk është shëndërruar në një ankim të kotë, në një shpirt vëllavrasës, por vazhdon të jetë ndërtues i një ndërgjegje kombëtare me mendime e caqe të prehta, por me ndjesi drejtpeshimi e bashkimi.”   

Urime familjes Gjin Markaj dhe Dedë Prenaj të cilat ideuan dhe mundësuan vendosjen e këtij Memoriali në Shalë kushtuar 8 burrave të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, por edhe të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e kësaj nisme. 

I paharrueshëm qoftë kujtimi i martirëve të Kombit Shqiptar të cilët dhanë jetën për “Fe, Atdhe e Përparim” — për liri e demokraci, për të gjithë dhe pa dallim! 

Frank Shkreli

Shqipëri tronditet thellë nga persekutimi gjatë, por që njëkohësisht, edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj, ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë të thjeshtë…”  Papa Gjon Pali II, Otranto, Itali, Shtator, 1980

“…Ty, o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! I dimë të gjitha ngjarjet e trishtueshme që të është dashur të përballosh, veçanërisht në 25 vitet e fundit.  Vite të një mundimi të vërtetë, pasojat e të cilit, koha me vështirësi do të arrijë t’i fshij dhe që Evropa dhe e gjithë bota nuk duhet t’i harrojë!”  Papa Gjon Pali II, Aeroporti Rinas, Tiranë, Prill, 1993

A group of people outside

Description automatically generated
May be an image of flag, Stari Most and text
May be an image of 5 people and text

Fotot janë marrë nga faqja — Ngjarjet Kisha Katolike Shkoder-Pult (Arkidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult)

Filed Under: Politike

NY Vigil Tribute to Officer Bunjaku

September 27, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

The candle vigil in honor of the Albanian police officer Afrim Bunjaku slayed in Kosova last Sunday was held at the Dag Hammarskojd Plaza this afternoon. The somber gathering sent a message of support to the family back in Kosova by the Albanian American community, organizers of the event, with some speakers underscoring the potential for further escalation of violent attacks by Serbian forces aimed at destabilizing Kosova and the region. 

Across from the UN visitors entrance, the makeshift memorial with flowers and candles was placed under the bust of Albania’s national hero Skenderbeg. Echoing somber tones of the ceremony,  leaders and representatives of numerous organizations like VATRA, Plave Guci, Ana e Malit, Malesia e Madhe and others as well as prominent activists expressed their condolences and support for Kosova Police Force and Law Enforcement institutions. Mark Gjonaj, the renowned community leader, who sent out the call for the vigil, in coordination with Albanian American Council conveyed condolences for the Bunjaku family vowing to honor the name of the officer killed in the line of duty. Statements of the attendees were being recorded in a live TV feed by journalist Beqir Sina while the event proceeded from the laying of flowers to holding a minute of silence.  

Speaking on behalf of the Pan-Albanian Federation of America VATRA, Honorary Chairman Agim Rexhaj said that we stand by the Kosova Police Force and strongly denounce violence committed by the Serb and Russian groups intended to destabilize the country. On Sunday, shortly after the notification of the killing of Officer Bunjaku, VATRA released a statement taking a stand against such violent acts and in solidarity with Kosova institutions of law and order. 

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 137
  • 138
  • 139
  • 140
  • 141
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT