• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jesse (Njazi) Musliu tregon sekretin e suksesit për shqiptarët e Alaskës si ai

August 1, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Njazi Musliu banon në shtetin e Alaskës prej gati gjysmë shekulli dhe e ndien veten aty si në shtëpinë e tij. Sot shtatëdhjetë e ca vjeçari ka kompaninë e suksesshme AutoMart dhe, çka është më e rëndësishme, ka një optimizëm të palëkundur për të ardhmen e tij në shtetin më të madh të Amerikës. “Kyçi i suksesit për shqiptarët që vijnë këtu nga të gjitha viset për punësim apo shkollim është bindja se Alaska është vendi i tyre,” thotë ai me entuziazëm gjatë bisedës sonë.  

Njaziu u largua nga Ferizaj drejt Amerikës në moshë të re. Pasi vijoi studimet në Illinois dhe u punësua përkohësisht në Nju Jork, në vitet ’70 Njaziu “shkeli” në Alaska, ku ndjeu një lidhje të fortë me natyrën e egër dhe të magjishme dhe me njerëzit e atij vendi. Vetë Alaska nuk kishte më shumë se një dhjetëvjeçar nga koha kur ishte integruar me Amerikën (3 janar, 1959) si shteti i 49-të. Njaziu ishte emigrant i ri shqiptar në shtetin më të madh të Amerikës – Alaska është dyfish më e madhe se Teksasi – dhe vendi ku e thërrasin “Xhesi” (Jesse) i hyri në zemër menjëherë. 

Kishte punuar si trajner apo instruktor në kampe pushimi të rinisë në Nju Jork. Më pas kishte qenë në Çikago dhe shtete të tjera pa e gjetur veten. Kur një shqiptar i Maqedonisë i dha idenë të shkojnë në Alaska ku mund “të fitonin ma mirë” të dy udhëtuan drejt Ankorixh (Anchorage) qytetit më të madh ku banon gati 40 për qind e popullsisë së gjithë Alaskës. Në Anchorage Njaziu u mrekullua nga madhështia mahnitëse e akullnajave dhe bukurisë natyrore rreth e përqark, ku gjente kënaqësinë të ishte fizikisht aktiv por edhe të jetonte me komoditetet e lehtësitë së jetës urbane. 

“Bashkësia shqiptare e Alaskës ishte fort mirë e organizuar në vitet e luftës në Kosovës,” përgjigjet ai kur e pyes për jetën e komunitetit. “Në atë kohë komuniteti jepte ndihma për mbështetje financiare si edhe për armatime. Në vitin 1998 një delegacion i posaçëm me dhjetë anëtarë u nis nga Alaska për në Tiranë dhe më pas për Bajram Curri ku ishin stërvitjet e ushtarëve të UÇK-së.” Përkrahja e Senatorit të Alaskës Ted Stevens (1923-2010), i cili kishte post me rëndësi në një Komisioni parlamentar, ku merrej vendimi për bombardimin e Serbisë, shënoi kthesë në mbështetjen e kongresit amerikan. Meqenëse Senatori Stevens kishte votuar kundra bombardimit, Jesse e ftoi atë ta shikonte situatën e shqiptarëve dhe gjendjen e tyre në kampet e Maqedoninë. Prej asaj vizite, Senatori Stevens e ndryshoi votën dhe u bë një nga përkrahësit më të zëshëm për fushatën e NATO-s në luftën e Kosovës. “Aeroporti kryesor në Anchorage mban emrin e tij Ted Stevens,” vëren me krenari Jesse. Në data të mëdha si Dita e Pavarësisë dhe festa të tjera komuniteti dhe shoqatat përkujtojnë me nderim patriotët e historisë dhe miqtë amerikanë. Kur vjen fjala te aktivitetet, Jesse është pak nostalgjik për ekipin futbollistik Bashkimi i viteve 1978 ndërsa ndihet krenar për ndihmat e akorduara për studentët përmes Rotary Club. 

Ai përmend mikun e tij Din Kosova dhe përmbledhtazi kujton historinë sesi emigranti shqiptar i Kalifornisë ngriti vetë një përmendore guri e betoni gati shtatë metra kushtuar Presidentit Wilson në 2011 pa e ditur se trualli i shkretëtirës kaliforniane ishte pjesë e mbrojtur e parkut Joshua Tree National Forest. Atij ju desh ta çbënte me duart e tij punën e dy viteve, por të gjithë e dinë se synimet dhe dëshira e tij ishin të mira.

Në anën tjetër të telefonit, herë pas here, dëgjohen zëra që e pyesin për diçka dhe ai, pasi kërkon falje për ndërprerjen me mirësjellje, pasi “është në punë”, kthehet përsëri në bisedë pa humbur asnjë notë entuziazmi në zërin e tij tingëllues. 

Kur e pyes për vendlindjen, thotë se udhëton për vit, dhe përmend rastin e takimit të 50 vjetorit të maturës së Ferizajt, sepse i kanë mbetur në mendje moshatarët e tij, disa prej tyre me shkop, dhe vajzën që e kish dashuruar në gjimnaz të cilës nuk i njiheshin tiparet e dikurshme. “Për çudi, koha nuk e ka pasur këtë efekt tek unë,” thotë ai pa e fshehur ndjenjën e kënaqësisë që akrepat e viteve nuk kanë trokitur mbi të si tek moshatarët e brezit të tij. 

Xhesi është prind i tre fëmijëve të rritur e të suksesshëm me të cilët krenohet shumë. Së bashku me birin e tij njëvjeçar Oliver Metushi Musliu, ata “festuan 4 korrikun në Alaskën e bukur!” shkruhej në mesazhin e tij ditën e festës së Pavarësisë.    

Qyteti-port Anchorage është pikë kyçe transporti dhe si tillë u ka dhënë mundësi për tu “ankoruar” shumë e shumë të ardhurve të tjerë. Industritë e punësimit janë kryesisht në transportin ajror që dominon mbi të tjerët. “Alaska zë vendin e parë për nga numri i aeroplanëve privat,” thotë Jesse. “Ku ka më shumë shqiptarët në Alaska?” e pyes. Ai përgjigjet se në Anchorage ka rreth 1,000, në Bethel rreth 5,000 shqiptarë dhe në Fairbanks ka të ardhur të hershëm nga Kërçova, dhe shumë që kanë ardhur nga Korça nga vitet 1990. Një pjesë tjetër vijnë këtu nga Arizona, Texas, e Illinois. “Fëmijët e tyre janë punësuar në mjekësi, linja ajrore e zanate të tjera. Por është interesante të shikosh se shqiptarët janë lidhur me eskimo dhe në familjet e tyre tash ka fëmijë shqiptarë eskimezë,” vëren ai. E pyes me kureshtje edhe për shqiptarin e famshëm të qytezës Bethel, Alaska, të cilin e njohin me emrin Lincoln Selmani. Shqiptari taksist me origjinë nga Maqedonia vajti në Bethel për mundësi më të mira punësimi, dhe punoi për disa vjet me synim të merrte aty familjen dhe pastaj vazhdoi të punonte shumë vite të tjera si me një rutinë të njohur që tashmë numëron mbi pesëdhjetë vjet në Alaskë. “Emrin e ka Bilal, por më shumë është Lincoln,” komenton Jesse për ngjashmërinë fizionomike të shqiptarit që “njihet ngado” me emrin e presidentit amerikan.

“Shqiptarët në Alaska janë të suksesshëm sepse janë të bindur se kanë ardhur në vendin më të mirë të botës. Nga kjo bindje buron suksesi i tyre”, përfundon Jesse. Në pikën më të largët gjeografike prej Amerikës kontinentale nga veriu, lindja e perëndimi, ai ka arritur aty ku dëshiron të jetë.

Filed Under: Reportazh

Shqiptarët e Chicago-s u bashkuan në Festivalin e Byrekut 2025 në Illinois*

July 23, 2025 by s p

Chicago, IL — Muajin e kaluar, mbi 800 veta u mblodhën në rrethinën e Chicagos për Festivalin e Byrekut 2025 — një eveniment i organizuar nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois (AACI). Themeluar në vitin 1998, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois është organizata ombrellë për të gjithë Shqiptarët në Illinois. Bordi i kësaj organizate është i strukturuar me nga dy përfaqësues nga secila prej gjashtë trevave prej nga vijnë Shqiptarët — diçka që, siç thotë kryetari i bordit Edon Shaqiri, është shtylla e fortë e lidhjes së gjerë që ka komuniteti. “Kur secili ka vend në tavolinë, çdo cep i kulturës sonë është i përfaqësuar,” tha Shaqiri. “Prandaj sheh byrek këtu nga çdo anë.” Ajo që e bën Festivalin e Byrekut të veçantë është se bashkon Shqiptarët nga të gjitha trevat — dhe nga çdo brez.

Radhët për ushqim ishin të gjata, dhe byreku, i përgatitur nga kuzhinierë që përfaqësonin çdo krahinë të Shqipërisë e Kosovës, iku shpejt. Vendi i parë këtë vit shkoi për Emine Jakupin nga Gjilani, Kosovë. Gjatë intervistës, Jakupi ishte pranë nënës së saj, që i kishte trashëguar recetën fituese — një moment që preku shumë njerëz. Vendi i dytë shkoi për Edisa Combin nga Fieri, ndërsa i treti për Migerta Radhimën nga Vlora. Përveç byrekut, në skarë piqeshin qebapa, kishte pizza për fëmijët dhe tavolina të mbushura me ëmbëlsira Shqiptare të shtëpisë. Muzika nga çdo cep i Shqipërisë — me DJ Besin — mbajti turmën në valle edhe pasi pjatat ishin boshatisur.

As fëmijët nuk mbetën pas. Dafina Rexhepi, drejtoresha e rinisë në Komunitet, u kujdes që të kishte lojëra dhe aktivitete që mbajtën familjet deri në fund të ditës. I gjithë eventi u mundësua falë mbështetjes së bizneseve Shqiptaro-Amerikane që dolën sponsorë. Eventi vazhdoi të jetë krejtësisht falas për komunitetin dhe shumë familje dhuruan nga vetja për të mbajtur Festivalin e Byrekut gjallë e në rritje.

Për shumë familje Shqiptare të zonës, momenti më i bukur ishte i thjeshtë: ushqimi i mirë, muzikë argetuese dhe një festival që tregon sa unik është ky komunitet — i bashkuar përtej trevave, brezave dhe nga një byrek i thjeshtë, që zhdukej më shpejt se sa doli nga furra. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois (“AACI” ose “Komuniteti”) u themelua në vitin 1998 me misionin për të bashkuar dhe përfaqësuar diasporën Shqiptare në gjithë shtetin e Illinois-it. Përmes aktiviteteve kulturore, edukimit dhe angazhimit në komunitet, AACI vijon të ruajë trashëgiminë tonë kombëtare dhe të ndërtojë ura lidhëse mes brezave.

*Botuar me shkurtime, referuar nga: www.aaciusa.org

Filed Under: Reportazh

TAKIMET E HOTIT TË KUJIT DHE FESTIVALI VII I LAHUTËS 2025

July 21, 2025 by s p

Zymer U. Neziri/

Takimet e sivjetme të Hotit të Kujit u kryen me sukses, pohoi shumë e gëzuar piktorja e njohur, Kaltrina Hoti, e shkolluar në SHBA, dhe e zonja e shtëpisë e kësaj veprimtarie të rëndësishme etnokulturore. Ashtu tha edhe përfaqësuesi i vendit, Ibër Hoti.

Më 10 korrik, në Hotin e Kujit, Komuna e Plavës, jehoi lahuta e Festivalit të shtatë të radhës, “Lahuta, Okarina, Polifonia”, me organizimin e Sokol Plakollit të palodhshëm, nga “Shkabat” e Prishtinës. Kishte lahutarë edhe nga Kelmendi e Rugova: Dinë Sinanaj, Hysen Kurtaj, Asllan Shala, Pretash Nilaj, Xhavit Balidemaj.

U përurua edhe libri studimor i Zymer Ujkan Nezirit, kushtuar  Eposit të Kreshnikëve sot, në pesë shtete të Ballkanit, për të cilin foli prof. dr. Albin Sadiku i Ins. Albanologjik. Autori  i librit tha se epika jonë tashmë ka emër të madh edhe në botën e shkencës në Evropë dhe në qendrat e mëdha studimore, nga Harvardi i famshëm amerikan e deri në Akad. e Shkencave të Kinës.

Ishin të rëndësishme dhe shumë inkurajuese fjalët e ambasadores shqiptare në Podgoricë, znj. Zhaklina Pepa, po edhe të konsullit të Kosovës, z. Ejup Ismajli. U veçua edhe prania e intelektualit të kësaj ane, Binak Ulaj, veteran i Lëvizjes Kombëtare. Aktori Halil Tetaj për të pranishmit u paraqit me vargje të zgjedhura të ” Lahutës së Malcisë” të Gjergj Fishtës. Ishte tejt e rëndësishme edhe prania e ekipeve televizive nga Kosova, RTK dhe Fontana.

Drejtuese e përgjegjshme dhe e suksesshme e Takimeve të Hotit të Kujit ishte studentja  e këtushme, Ledina Haxhaj, pjesëtare e këtij fisi të nderuar të Malësisë së Madhe dhe emër i njohur në historinë e Shqipërisë së Veriut. Me valle të vajzave të Hotit dhe të shoq. “Malësia e Rozhajës”, Tregovishtë, me veprimtarin Ali Daci, u mbyll ky manifestim në trojet e familjeve Haxhaj, Sinanaj, Hysenaj, Mujaj, Mehaj, pasardhës të Dedë Nikës, që dhanë burra të shquar e trima, por sot shumica e tyre jetojnë përmallshëm në mërgim për këto vende me bukuri të rralla të Alpeve Shqiptare. Pritja ishte tejet vëllazërore, krahas drekës dasmore të shtruar për të gjithë pjesëmarrësit e Takimeve.

Filed Under: Reportazh

Argjentina një ëndërr e jetuar

July 4, 2025 by s p

MIHAL CIKO

Gazetar/

Kushtuar jetës së diasporës shqiptare në Argjentinë që nga fillimi i shekullit XX

Mbas leximit të librit “Argjentina një vend i largët”, i ish ambasadorit të Shqipërisë në Argjentinë, Piro Andoni, me nxiti të interesohesha për jeten e diasporës shqiptare sot në Argjentine. Kjo, në fillim nëpërmjet google dhe me vone munda të kontaktoj shqiptarë në Argjentinë nëpërmjet mesazheve në fb dhe më pas në whatsApp. Por, mjerisht ata nuk dinë shqip. Nuk kanë patur mundësi nga qeveritë shqiptare as dje (përpara ’90) dhe sot më keq i larguan dhe seline e ambasadës nga Buenos Aires në Brazil. Sipas tyre, ajo ishte një Shqiperi e vogel, ku mblidheshin për festa, diskutonin dhe merrnin informacione për atdheun, duke komunikuar në gjuhën shqipe.

Te parin njeri qe me priti ne aeroport ishte presidenti i shoqates “Skenderbeu” ne Buenos Aires, Emilio Rahman, me orgjine nga krahina e Korces.

Nuk po zgjatem ne fillim me rrugetimin dhe bisedat deri ne oret e vona te nates, per mallin  qe kishin per vendlindjen e prinderve te tyre. Ai me prezantoj me Atilio Bleta, gazetarin, me orgjine nga Vermiku i Vlores. Me Atilion pata biseduar disa here ne telefon perpara se te nisesha per Argjentine.

Atilio, i cili ka edhe dy motra, Even dhe Terezen, jane femijt e nje nga patriotet dhe pjesemaresit ne luften e Vlores me 1920-s. Nga  kushtet ekonomike, la gruan ne Vermik dhe u nise ne endren e larget per te fituar para. Sic thoshin ata, “per te bere Amerikn”. Pra, te fitonin ca para dhe te ktheheshin ne vendin e tyre per te regulluar ekonomine e tyre. Por, sic thone ne intervistat e tyre, Atilio dhe Eva, nuk u kthyen kurre ne atdhe per arsye ekonomike.

Pra, edhe une do ta nise historine e diaspores shqiptare me intervisten e Atilio Bleta, si brezi i dyte e trashgimtareve, per te na treguar odisen e emigrandeve shqiptar, duke nisur nga babai tyre, Sadik Bleta. 

Do vazhdoj ciklin e intervistave me brezat ne keto 100 vjet emigración, duke ardhur tek brezat e sotem (brezi trete, i kater dhe i peste) per te na treguar se si endren e stergjysherve dhe gjysherve te tyre e kane mbajtur te gjalle dhe e kane bere realitet. Ku cdo vit dhe disa here ne vit, krahas festimit te dites se pavarsise dhe clirimit te atdheut, nentor 1944, kujtojne dhe demostrojne traditat kulturore te familjeve te tyre (veshjet, guzhinen tradicionale dhe zakonet e miresiedhjes).

Te gjithe “arkiven” qe mblodha nga takimet dhe aktivitetet e komunitetit shqiptar ne qytetin  Berisso, ku jeton numri me i madhe i familjeve shqiptare (Berisso eshte dhe kryeqyteti i emigracionit ne Argjentine), realizova nje dokumentar, me te njejtin titull: “Argjentina nje Ender e Jetuar).

  Tradita shqiptare na dha mundesine te takohemi ne shtepine e te gjithe shqiptareve, ne seline e Shoqates “Skenderbeu” ne Buenos Aires. Te mbledhur rreth tavolines te salles se madhe, ku me krenari pas saj qendron busti i Skenderbeut, filluan bisedat emocionale te te pranishmeve duke kujtuar kohen e veshtiresive ekonomike te emigrandeve, si u organizuar dhe pas shume perpjekjeve ndertuan seline e tyre, vatren e shqiptareve “Skenderbeu”.

Sic shkruajta me siper, intervisten e fillova me Atilio Bleta. 

Pyetja e pare: Zoti Atilio, si trashgimtar i grades se dyte i prindeve te tu, qe erdhen ne emigración ne Argjentine ne fillim te shekullit XX, keni nderin juve te na tregoni historine e fillimit te emigracionit shqipar ne Argjentine. 

Unë jam Atilio Bleta, djali i një babai dhe një nëne shqiptare. 

Prindërit e mi erdhën në Argjentinë në mënyrë të ndërprerë. Babai im, Sadik Bleta, mbërriti në Argjentinë në vitin 1927. Si shumë emigrantë të tjerë, jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Evropa, ata erdhën për të përmirësuar situatën e tyre.

Në atë kohë thuhej se vinin për të “bërë Amerikën.” Shumica e atyre që erdhën nuk ia dolën të “bëjnë Amerikën”, por rritën fëmijët e tyre, patën nipër e mbesa, krijuan familje dhe arritën gjithashtu të krijojnë atë që e quajmë animus societatis. Do të thotë, shqiptarët e asaj kohe, pa mjete ekonomike dhe teknike si tani, gjetën mënyrën për të pasur një jetë në shoqëri.

Pyetje: Duke emigruar ne nje vend te larget si Argjentina, pa ditur gjuhen, kulturen dhe jeten sociale te ketij vendi, si i perballonin veshtiresite e jetes emigrandet?

 Ata ndihmonin njëri-tjetrin, kur dikush nuk kishte punë; njëri ndihmonte tjetrin sipas mundesive dhe nevojave jetike. Sigurisht, gjithmonë është një që vjen i pari dhe bashkohen. Babai im erdhi dhe punoi çfarëdo lloj pune, çdo gjë. Gjate kesaj kohe ndihmonte edhe te tjeret.

Pyetje: Mund te na tregoni se si babai juaj mundi te ingranohet me jeten ne Argjentine dhe te ndihmonte bashkpatriotet?

Gjithçka që mund të imagjinohet. Nuk dinte të lexonte dhe të shkruante. Këtu mësoi të lexonte dhe të shkruante, në një shkollë nate për të rritur. Qëndroi pak në shkollë, sa për të arritur të kuptohej me të tjerët.

Arriti të bëhej një tregtar i vogël me një kioskë. Dhe, ka gjithashtu një histori për shqiptarët në Argjentinë,  nga viti 1907 deri në vitin 1968, e shkruar nga babai im. Ka një histori romantike, sepse babai im erdhi këtu, pasi ishte martuar me nënën time në Shqipëri.

Dhe, siç mund të pritet, atje familja nuk kishte para. Dhe babai im nuk mund të mblidhte paratë e nevojshme për të paguar biletën  për të sjellë nënën time.

Pyetje: A ju krijua mundesia babait tuaj te merrte familjen nga Shqipëria?

Nëna ime mbërriti 13 vite më pas. Kanë kaluar rreth 86 ose 87 vite nga ajo kohë, sepse kam një motër, që tani është afër 85 vjeç. Kështu, që kjo tregon se është një dëshmi e qartë e pranisë së nënës sime, e cila sigurisht erdhi për të bërë jetë në çift. Martesë, fëmijë, jetë me burrin që kishte zgjedhur, që ishte babai im.

 Ka një diferencë të madhe në vite, por ajo që ka rëndësi është, që gjithmonë më ka bërë përshtypje, ndoshta jo vetëm babai im, por shumë shqiptarë, ndoshta të gjithë emigrantët, ëndërronin të ktheheshin, Vinin këtu për të bërë “Amerikën”. Për të mbledhur para dhe për t’u kthyer në Shqipëri. Por kjo nuk ndodhi.

Pyetje: Argjentina nje vend i larget. Veshtiresit e udhetim te pleksuara me deshperimin qe lane familjet, te afermit, atdheun, Sa e ndjenin shqiptaret mungesen e atdheut dhe si e shprehnin ata?

 Megjithatë, ata kishin një ndërgjegje politike patriotike për mbrojtjen e Shqipërisë. Madje edhe kur Shqipëria nuk ekzistonte si shtet, ishte një koloni, një zotërim i Perandorisë Osmane ose Turke.

Me kete ndjenje, nga vitet 1907-1908, shqiptarët manifestuan për pavarësinë e Shqipërisë, që të gjithë e dimë se u arrit në vitin 1912.

Gjithmonë, shqiptarët në Argjentinë ishin të shqetësuar për të pasur një lidhje me Shqipërinë, me familjet e tyre. Po, gjithashtu përjetonin vështirësitë e qeverive të kohës. Sepse vitet nuk ishin të lehta në Shqipëri. Më pas, Shqipëria pati një jetë të pavarur dhe shqiptarët këtu u bashkuan si mundën.

Pyetje: Ne keto momente jemi ne “shtepin e shqiptareve, ku ne krye te vendit eshte busti i heroit kombetar Skenderbeu. Nje murale nga luftrat legjendare te popullit shqiptar kunder okupatorit dhe shume mjete te tjera te tradites shqiptare. 

Ka pasur disa shoqata: “Shpresa,” “Bijtë e Shqipërisë” dhe e fundit, që tashmë ka shumë vite, është shtëpia ku jemi tani, Shoqata Patriotike Shqiptare Skënderbeu.

 Kjo shoqatë bashkoi gjithashtu dy DEGA, siç thuhet në shqip. Ishin dy shoqata që u bashkuan në një të vetme, në Shoqatën Shqiptare. Qëllimi i kesaj shoqate ishte, që shqiptarët të mos humbnin lidhjen me vendin e tyre. Që të mund të ekzistonte një lidhje miqësie dhe bashkpunimi.  Gjithashtu, ka një histori për shqiptarët, që është aty në dispozicion për këdo që dëshiron të dijë, të shkruar nga babai im,  “Historia e Shqiptareve te Argjentines 1907 – 1968”, që tregon më mirë se unë per kete. 

 Por ajo që më duket se është me rëndësi, sepse është e certifikuar edhe në gazetat e Argjentinës, manifestimet shqiptare, fillimisht atje larg, duke kërkuar pavarësinë e Shqipërisë  dhe më pas, në vitet 1939-40, kur Italia fashiste, pushtoi Shqipërinë.

 Dhe atëherë ka një manifestim të rëndësishëm për të mbrojtur përsëri pavarësinë e Shqipërisë.

 Shoqata patriotike shqiptare, e përsëris, arsyeja e saj e ekzistencës ishte mbajtja e një lidhjeje me vendin e origjinës.

  Pyetje: Argjentina eshte nje shtet i madh. Emigrandet kane qene te shperndare sipas mundesive per te punuar dhe jetuar. Si behej njoftimi dhe organizimi i aktiviteteve, takimeve dhe, akoma me me rendesi, i manifestimeve ne mbrojtje te interesave tyre kombetare?

 Në jetën e Shoqatës Patriotike Shqiptare Skënderbeu, gjithmonë ka pasur një arsye, ka pasur të paktën tre ose katër momente ku shqiptarët, që jetonin në Buenos Aires, Berisso dhe në rrethinat e Buenos Aires-it bashkoheshin. Dy herë gjithmonë. Në fillim të majit, jo, më falni, më 25 maj. Festa kombëtare më e rëndësishme e Argjentinës, dhe më 28-29 nëntor, që është dita e pavarësisë dhe çlirimi nga nazistët i Shqipërisë.

Këto ishin dy momente që gjithmonë kujtoheshin. Gjithmonë, këtu bëhej një mbledhje, darkë, asado, dolli, dhe valle. Tani, praktikisht shqiptarët e brezit tonë, të asaj gjenerate të prindërve tanë, të gjithë kanë ndërruar jetë prej kohësh.

Pyetje: Ne vitet 1990 pati nje shembje te sistemit te centarlizuar socialist ne vendet e lindjes. Kjo perfshiu edhe Shqiperine. Ky eksod emigrimi ndryshonte nga emigracióni i viteve 1900. Ajo ishte thjesht ekonomike dhe ne disa raste te vecanta edhe gjakmarrje dhe mosmarrveshje fisnore. Ka patur ne keto vite emigración nga Shqiperia ne Argjentine?

Ka disa shqiptarë nga një brez tjetër që erdhën në një valë të dytë dhe të tretë, kryesisht pas viteve nëntëdhjetë. Por kjo tashmë ka qenë mjaft e vështirë për t’u organizuar këtu, në këtë vend për të pasur mbledhje të zakonshme.

Kjo shoqatë, në thelb, lidhet me kujtesën. Kujtesa e shqiptarëve që ishin këtu, që bënë çfarë mundën për të jetuar me dinjitet në Argjentinë dhe për të mbajtur lidhje me të afërmit në Shqipëri dhe gjithashtu me qeveritë e kohës. Gjithmonë, duke patur parasysh idenë, pavarësisht nga regjimi politik, ne jemi një shoqatë patriotike. Kjo ka qenë, në pergjithesi jeta që ka ndjekur Shoqata Patriotike Shqiptare Skënderbeu.

Pyetje:  Meqenese babai juaj ka emigruar ne Argjentin ne vitin 1927. Pra, eshte brezi i pare, juve  jeni brezi i dyte i emigracionit shqiptar. Cili ka qëne dhe eshte roli juaj ne kete shoqate ne vite?  E keni ndjekur traditen e  babait per ta mbajtur aktive kete shoqate?

           Unë jam një nga , që jemi këtu, një nga tre presidentët që ka pasur Shoqata Patriotike Shqiptare. Shihni ju, asnjëri nuk është shqiptar dhe as djem të shqiptarëve. Në rastin tim, unë, Atilio Bleta, isha president për dhjetë vjet.

Pas meje motra ime, Eva Bleta, dhjetë vjet të tjera. Dhe tani është Emilio Ramán, që e kemi këtu afër. Kjo është, një përmbledhje, ajo që mund të them për këtë jetë. 

Pyetje: Ne fillim te bisedes juve thate se babi Juaj Sadik Bleta, kur mbriti ne Argjentine, nuk dinte te shkruante dhe lexonte. Per te perballuar jeten filloj te frekuentonte kurse per mesimin e gjuhese. Kjo i dha mundesi atij te gjente pune me me lehtesi, pasi dinte te komunikonte. 

  Juve, si djali i Sadikut, emigranti i viteve 1927, që sakrifikoje jeten per mireqenien e familjes, keni vazhduar studimet per te patur nje jete me te mire per vete dhe familjen?

            Siç ju thashë, unë jam Atilio Bleta, kam bërë gjithë shkollimin në jug të Gran Buenos Aires. Shkollën fillore e përfundova në Remedios de Escalada, shkollën e mesme në Adrogué, dhe më pas vazhdova në Fakultetin e Drejtësisë. Ishte një profesion i dështuar, sepse në të vërtetë nuk doja kurrë të bëhesha avokat por përfundova aty. Disi, sepse motrat më thoshin se duke qenë mësues historie do të vdisja nga uria. Dhe përfundova në vendin, që nuk më pëlqente, në Drejtësi.

Më pas studiova Histori, u diplomova si mësues dhe morra edhe një diplomë tjetër në Histori dhe isha pedagog universitar në Universitetin e Buenos Aires për 30 vite. Edhe pak më shumë, në Historinë e Përgjithshme Sociale, që përfshin Historinë Evropiane nga Revolucioni Industrial dhe Revolucioni Francez deri në vitet e fundit. Paralelisht me punën si mësues fillova jetesën si gazetar. Fillimisht punova si gazetar në gazetën “La Razón” në Buenos Aires, e më pas në gazetën më të rëndësishme të Argjentinës, “Clarín,” derisa dola në pension.

Tani, në këto momente, kam dy programe radiofonike, njëri është një program historie që quhet “Soltando Pájaros” dhe bëj një program të dytë, që quhet “Voces de América,” ku luajmë muzikë nga Amerika Latine. Gjithashtu, kam qenë korrespondent për disa radio, duke transmetuar informacione politike, analiza politike nga Buenos Aires për vende të ndryshme. Kam qenë për shumë vite, për shembull, në një radio të Entre Ríos, në një tjetër në Leucinco, në Neuquén.

Kjo ka qenë, një përmbledhje, veprimtaria ime profesionale, e cila ka qenë si një pasion me dy fronte, le të themi. Nga njëra anë puna si mësues, dhe po e përmbledh sepse nuk kam dhënë vetëm mësim në Universitetin e Buenos Aires, por edhe në atë të Lomas-it, në Pampa, në një shkollë gazetarie. 

 Jam i martuar dhe  jam 76 vjeç. Bashkëshortja ime është me mua që kur ishim të vegjël, quhet María Elena Beltrán, kam dy fëmijë, Federico Bleta, Soledad Bleta dhe tre nipër e mbesa.

Kjo është, në përmbledhje, jeta e familjes time si emigrant ne Argjentinen e larget.  Ketu u lindem, u ritem dhe formuam familjet tona. Pra, endren e prinderve tane per te punuar dhe jetuar ne kushte normale e beme realitet. Endre e tyre, per ne dhe brezat qe ardhem, do jete nje ender e jetuar. Si neve, si brezi i dyte, edhe brezat e trete dhe te katert,  që jane sot ketu, mundohen ti bejne realitet endrat e rrenjeve te tyre, stergjysherve dhe gjysherve te tyre, duke ruajtur zakonet, traditat e familjes ne veshje dhe guzhinen e tyre tradicionale. 

Faleminderit

I gjithe materiali eshte me te drejtat e autorit te shkrimit dhe nuk lejohet te shfrytezohet ne materiale te tjera shkrimore ose video.

Adresa: Mihal Ciko

Via  Quasimodo, 14

Civitanova Marche (MC) Italia

Tel: +39 327 631 4691

Mail: cikomihal2002@hotmail.com

Filed Under: Reportazh

Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

July 3, 2025 by s p

Ekskursion në Nürnberg – Aktivitet përmbyllës për vitin shkollor 2024-2025/

Shkruan: Enela Markja

Më 28 qershor 2025, mësueset e shkollës shqipe në Bavari organizuan një ekskursion në qytetin historik të Nürnbergut, me pjesëmarrës nga të gjitha shkollat e Bavarisë: Passau, Deggendorf, Aschaffenburg, München, Rosenheim, Kempten, Freising, Landshut, Landau, Fürth, Neumarkt dhe në Nürnberg etj.

Takimi filloi në ambientet mikpritëse të firmës “Tafa” në qendër të qytetit, ku pjesëmarrësit shijuan një mëngjes të përbashkët dhe patën mundësinë të bisedonin me Drejtorin e Departamentit për Diasporë të Republikës së Kosovës, z. Elis Badalli, si dhe me përfaqësues të dy Konsullatave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas mëngjesit, u organizua një shëtitje në qytetin e vjetër të Nürnbergut, e udhëhequr nga një ciceron vendas, ku pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin më nga afër me historinë dhe kulturën e qytetit. Nën diellin e ngrohtë të pasdites, Konsullja e Republikës së Shqipërisë, znj. Genta Mburimi, e cila ndoqi aktivitetin gjatë gjithë ditës, i ftoi të pranishmit për një kafe dhe bisedë miqësore.

Në orët e vona të pasdites u mbajt takimi zyrtar. Takimin e përshëndetën përfaqësuesit e LAPSh-it, përfaqësuesit Konsullor të dy vendeve tona në Munih, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët i falënderuan mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit shkollor 2024-2025.

Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat, problematikat dhe arritjet e vitit që lamë pas, ndërsa Drejtori Badallaj shprehu mbështetjen e tij për projektet që do të ndërmerren në të ardhmen. Takimi u përmbyll me një mbrëmje argëtuese, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke u shprehur edhe një falënderim i veçantë për firmën “Tafa”, për mikpritjen e organizuar, për pranin e Drejtorit për Diasporës dhe te dy Konsullatave, të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, Kryesinë së LAPSh-it dhe grupin Organizativ.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT