NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Gjithë bota ,serbët tash tutje po i njeh me fytyrën e vërtetë. Skenat e dhunës në “Partizanin “e Beogradit treguan se kush janë, këta ardhacakë të ngjizur në Urale ,që nuk kanë kuptuar asgjë nga qytetërimi i vërtetë botëror,ngase edhe vetë nuk kanë pasur kurrë një qytetërim të këtillë .Ata gjithë kohës kanë marrë qytetërimet tona për ti përdorur për interes të tyre. Mirëpo historia tregon një ditë fytyrën e tyre pa maskë siç ngjau në mbrëmjen e 14 tetorit, në mes të Beogradit, në stadiumin “Partizani” .
Ai stadium po bëhet ferri i vetë serbëve. Kujtojmë këtu se rreth 25 vjet më parë,”Flamurtari” i Vlorës gjunjëzoi Partizanin e Beogradit duke e larguar nga kupat e Evropës .Aty nga vitit 2000, kam intervistuar një ndër ata sportistët e Vlorës.
Bomberi i shquar i “Flamurtarit”, ai që rrëzoi në gjunjë radhën e portierëve shqiptarë të viteve 80, quhet Vasil Ruci. Ka lindur në Vrenezë, kështu thirret edhe sot ajo që përmendej si lagja pranë agjensisë. Vendlindja është rregjistruar në muaj të brishtë: 17 Shkurt 1958.Ja cili ishte rrëfimi i tij.
“Partizani” i Beogradit në atë kohë mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në Vlorë, kjo skuadër gjeti një tjetër skuadër që ishte gati ta hante të gjallë. Ishte politika që e konsideronte atë një lojë politike. Situata në Shqipëri ishte e ndezur. Kurse në Vlorë tensioni ishte ca gradë më tepër. Nuk flitej veç për fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek “Flamurtari”. Presionet dhe trysnia ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2:0 në Vlorë me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit përpara se të shkonim në Beograd. Përpara se të kapërcenim kufirin na thanë: Duhet të fitoni se kjo është një lojë politike. Situata në Beograd ishte tjetër. Ata e konsideronin thjeshtë një lojë. Goli i Kushtës na çliroi nga dy përgjegjësi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutës së 72 kualifikimi ynë ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse në Beograd humbën 2:1. Kështu e rrëzuam “Partizanin” e Beogradit, e cila mbante në skuadër emra të mëdhenj, Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit është trajner i Sllovenisë, që zhvilloi ndeshje të mëdha në evropianin e fundit.Si vajtja dhe kthimi u përshkuan me avion dhe autobuzë. Në Han të Hotit kemi ndjerë për herë të parë reprezaljen e shtetit. Deri atëherë ajo ishte drejtuar tërthorazi, por aty gjetëm “fytyrën” e asaj kohe.Sapo mbërritëm në kufi, doganierët ishin të ngrysur dhe na thanë se me një urdhër nga lart do të kontrollohej autobuzi. Ferko do të thërriste: përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta. Na zbritën, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sedilet për ti kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipit, mua, na morën nga një Tv që na i kishin dhuruar kosovarët. Ata kishin ardhur atë ditë nga viset e Kosovës. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobusin dhe bëri festë sikur të ishim ekipi i tyre.
2.- “Futbolli, krahasohet me artin, për nga bukuria. Gjithë ato ëndrra u pikëzuan një ditë. Më mori një shok tek “Shtëpia e Pionierit” dhe më dorëzoi tek Skënder Ibrahimi. Provoje, i tha, edhe këtë. Më dha një bluzë. Futu, më tha, por mos ki frikë”. Kështu e fillon prezantimin e tij Vasil Ruci, dhe më tej vazhdon:”E kisha ëndërruar të bëhesha futbollist. Aty gjeta një ditë të gjithë ata që do të mbeteshin yjet e futbollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Cipi, Hasan Lika, Kokalari, Mile, Kërçini, H. Gega, Agron Dauti. Ishte një spartakiadë, ku u shpallën më të mirët. Kishim humbur. Dridheshim në pushim, më saktë qamë, kur hymë, fituam 3:1. Kështu u bëra protagonist për ekipin e të rinjve. Dy vjet aty, rreth moshës, 15-17 vjeç kam kaluar me të rinjtë. Më kujtohet që në një kampionat kam shënuar 14 gola. Në konceptin e një sulmuesi, golat janë epiqëndra e tij. Në fillim kam provuar mesfushën si lojtar, më vonë gjendem sulmues i “Flamurtarit”.- Me ndihmën e B. Birçes kam luajtur ndeshjen e parë në vitin 1976 ku përballë ishte Kavaja. Bëra një gol, që më drodhi nga emocionet. Depërtova tek sulmuesit që ishin hijerëndë me peshë në futbollin e Vlorës. Ishte një treshe; Sh. Zilja, S. Curri dhe P. Xhaho. Një ditë të ftohtë para përgatitjes, trajneri Birçe i thotë A. Sulos, një sulmuesi potent, por që kishte pësuar rënie se do të qëndronte në stol. Po qe se do të qëndroj në stol, tha ai, do të largohem fare. I madhi Agron, nga ajo ditë u largua, më vonë, aty rreth viteve 78 u rikthye, tashmë si trainer i Vlorës.
Vitet 80 do të konsiderohen si një hap cilësor i “Flamurtarit”. Askush nuk do të mendonte më vonë se ky ekip do të pëlqehej aq shumë, do të adhurohej, herë për golat, herë për vallzimin në fushë, herë për rezultatet. Por si ndodhi kjo?
– Ekipet e qyteteve të tjera ishin të ngjashme me njëri-tjetrin, për nga mënyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionatin. Në atë kohë kishte ekipe rebele, që fitonin një ndeshje, njëzet humbnin. Kështu në pamundësi për të thyer Tiranën, në jo pak kohë, bëmë bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku janë shpërndarë ata, por ekipi i viteve 80 përbënte një skuadër dinjitoze, ishin P. Ruci, F. Ziai, E. Liçaj, A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja, Xhaho, Taho. Ndërkohë krahas tyre vijnë prurjet e vitit 60, Ferku, Bubeqi, Gjondeda. E përshkruar kjo rrugë është e tillë, 82, 93 nënkampion, 83 dhe 84 në finale, 85, 86 fitues. Prekëm dy kupa. Për fatin tonë jo fort të dëshiruar mbetëm 6 herë nënkampion. Viti 83 e në vijimësi lexohet, vitet e të mëdhenjve. Tirana mbante peshën. Mbrojtësit e saj ishin të vështirë për të depërtuar. Lekbello, Bimo, Baçi, Vladi. Ishte koha e sportistëve “star” të Tiranës. Po atë kohë do të formonin vargonin e pafund të dhimbjes time, në mospjesëmarrjen me “Flamurin” në kupat e Ballkanit. Për herë të parë në këto vite, skuadra zbriti në vjeshtë në takimet me Aek të Athinës dhe Velezh të Mostarit. Nuk më lejuan të merrja pjesë në të dy takimet, duke u kthyer në një spektator të thjeshtë që vuan tragjedinë e popullit të tij, vuanja “biografinë”. “A. Sulo më tha: Vasil ik bëj biografinë në Dhërmi dhe hajde më pastaj. Ekipi iku, dhe në vendin tim morën Kovaçin dhe ndonjë nga rrethet. Në Evropë, Barcelona ruan emrin e saj me autoritetin e ekipit të madh. Në Spanjë, por edhe në Evropë kishte formuar varganin e pafund të titujve. Barcelona mbërriti në Vlorë, në vjeshtë, në shtatorin e Kupave të Evropës. Në formacionin e saj, yjet ishin prezent. Në portë Zubizareta i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle. Linekeri, ylli i Anglisë, lojtar i kombëtares. Ishin gjithashtu Hjuxh si dhe spanjollët e kombëtares Karasko, Alberto, Miguer, Viktor. Më kanë pyetur të gjithë, ndonëse kanë rrjedhur vite: Si e bëre golin? Sot po e përmbledh me dy radhë: Një top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unë e ruaja vizionin e portës edhe kur sytë nuk shohin portën. Zubizareta me gjithë lëvizjet, ishte një portier i mahnitshëm. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi në rrjetë dhe e drodhi Zubizaretën. Ky ishte një gol që nuk u ngjante të tjerëve, ndërsa në portë ishte një portier, që gjithashtu, nuk u ngjante të tjerëve. Me aftësitë dhe lartësinë ai përbënte një portier të madh, i cilësuar si më i miri në Evropë. Barcelona vërtet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndëshkuan me një gol.
Futbollistët e kombëtares inkurajojnë mbështetësit nga Beogradi
Lorik Cana: Do të bëjmë maksimumin për një rezultat pozitiv në Beograd/
Futbollistët e kombëtares shqiptare pak orë para zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të pirë një kafe dhe për të bërë një selfie.
Në rrjetin social facebook, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, kosovari Mërgim Mavraj ka publikuar një foto në një kafe në Beograd.
Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë arritur dje në Beograd, ndërsa forca të shumta të rendit përkujdesen për ekipin e Shqipërisë.
Ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve shqiptarë, sikurse do të ndodhë edhe në ndeshjen e kthimit. Shqipëria përballet sot në orën 20. 45 me Serbinë në stadiumin e Beogradit, në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016
Lorik Cana: Do të bëjmë maksimumin për një rezultat pozitiv në Beograd
Kapiteni i kombëtares shqiptar, Lorik Cana, beson se kuqezinjtë mund të arrijnë një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Serbisë, në Beograd.
Numri pesë i kuqezinjve ka thënë se do të bëjnë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.
Sipas Kosovapress, kapiteni i kombëtares shqiptare ka thënë se lojtarët do të japin shpirtin në fushë dhe do t’i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Ai ka vlerësuar edhe kundërshtarin duke thënë se janë vërtet të fortë, por kjo gjë i motivon akoma më shumë.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe premtojnë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë për ne”, u shpreh Cana.
Mbiemri Cana nuk është i panjohur në Serbi. Vite më parë, i ati i kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Canës, ka shënuar një gol pikërisht në Beograd.
“Babai im ka luajtur në Beograd ndaj Crvena Zvezdës me Prishtinën e madhe. Ai shënoi gol, ndërsa ekipi i asaj kohe fitoi ndeshjen në kampionatin jugosllav. Shpresojmë të përsërisim atë sukses për të kënaqur një komb të tërë”, tha Cana.
Ai që është simboli i sakrificës, dëshirës për të fituar dhe i përkushtimit maksimal ka premtuar se lojtarët e kombëtares janë të motivuar aq shumë sa duan të bëjnë historinë.
“Kjo ndeshje është me shumë vlerë. Jemi në një moment të mirë dhe duam të shkruajmë historinë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi përballë një ekip të fortë, por ne jemi Shqipëria dhe hyjmë në fushën e lojës për të fituar në çdo stadium. Do kërkojmë ta godasim kundërshtarin dhe të luajmë në grup siç bëjmë gjithmonë. Forca e grupit, sakrifica dhe ndihma për njëri-tjetrin është sekreti ynë. Do t’ia dalim dhe kemi shumë besim”, ka përfunduar Cana.
NJE NDESHJE HISTORIKE NE STADIUMIN”QEMAL STAFA”
Historike, për hërë të parë ndeshje miqësore futbolli midis ekipit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës/
NGA SHEFQET KERCELLI/
Mbasditja e datës 13 tetor 2014, ishte një ditë e vecantë për Forcat e Armatosura të RSH dhe FSK, pasi për herë të parë në historinë shekullore të shqiptarëve zhvillohet një ndeshje miqësore futbolli midis ushtarakëve të një gjaku, por në shtete të ndryshme. Me këtë rast stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” kishte marë pamje festive me flamuj, postera, banderole dhe simbole të dy shteteve dhe ushtrive tona. Hijeshinë stadiumit ja shtuan fëmijë të ushtarakëve që mbanin flamujt të dy shteteve, banorë të qytetit të Tiranës si dhe ushtarakët e shumtë të dy forcave që kishin mbushur shkallët e stadiumit për të ndjekur këtë ndeshje futbolli, por jo thjesht, pasi ishte një aktivitet festiv madhështor që i kaloi përmasat e një ndeshje. Aktiviteti sportiv-kulturor u ndoq nga afër dhe nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, Shefi Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Komandanti i FSK, GjeneralLejtnant Kadri Kastrati, Komandantët e Forcave dhe ushtarakë të lartë të FA e FSK, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në vendin tonë, zoti Ramiz Lladrovci, atashe ushtarakë të vendeve mike, ushtarakë e punonjës civilë të Forcave tona të Armatosura si dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbas ekzekutimit të hymneve kombëtare të dy shteteve nga orkestra frymore e FA, pjesmarrësit e këtij aktiviteti i përshëndeti Ministrja e Mbrojtjes zonja Mimi Kodheli. Ministrja i uroi mirëseardhjen ushtarakëve të FSK në këtë aktivitet të vecantë duke theksuar se futbolli dhe shkallët e këtij stadiumi më kanë lidhur që në fëmijëri, kur unë ndiqja rregullisht ndeshjet e zhvilluara dhe yjet e futbollit shqiptar. Ky sport i bukur dhe popullor vec vlerave sportive dhe fizike do i shërbejë më së miri forcimit të miqësisë midis ushtarakëve të dy shteteve tona, nënvizoi ministrja. Më pas zonja Kodheli falenderoi organizatorët e këtij aktiviteti dhe administratën e stadiumit “Qemal Stafa” për ndihmën e dhënë në mbarvajtjen e tij. Në vijim pjesmarrësit i përshëndeti Shefi i Shtabit i FSK, Gjenerallejtnant Kadri Kastrati, i cili tha se, është nder dhe krenari për mua të përshëndes në këtë aktivitet simbolik, ku sporti gërshetohet me bujarinë dhe miqësinë e shqiptarëve. Falenderoj popullin dhe shtetin shqiptar për ndihmën e dhënë gjatë viteve të vështira të popullit të Kosovës si dhe për ngritjen e Forcave të Sigurisë në Kosovë! Falenderoj të gjithë ata që u morën me organizimin e këtij aktiviteti dhe krijuan kushtet për zhvillimin e një loje të mirë midis dy ekipeve. Këto veprimtari do na ndihmojnë që në të ardhmen Forcat e Sigurisë së Kosovës të marrin pjesë në aktivitetet sportive të NATO-s ku ne aspirojmë të aderojmë, por dhe në ato me karakter ndërkombëtar, theksoi Gjeneral Kastrati. Uroj të na dhurojnë lojë të mirë të ushtarakët tanë, tha zoti Kastrati. Ndërkohë një grup fëmijësh i dhuruan buqeta me lule personaliteteve dhe futbollistëve të dy ekipeve. Siparin e kësaj ndeshje e hapi gjuajtja e topit të parë nga Shefat e Shtabit të dy Forcave, zoti Jeronim Baze dhe Kadri Kastrati. Më pas filloi ndeshja e futbollit e cila për mëse 90’ i dhuroi emocione të bukura spektatorëve të shumtë. Një garë sportive dhe shpirt luftarak, me sulme e kundërsulme të shpejta, kombinime të sakta, triblime e teknikë, pritje të shkëqyera nga dy portierët, Bujar Manxholli dhe Lorenc Haka. Nuk mund ti dalloje këta djem të rinj nëse ishin ushtarakë apo futbollistë profesionistë. Me kolegët e mi të medias në FSK, zotin Ali Ukaj, zotin Elezi, Kosumi, zonjushën Gashi dhe këshilltarin britanik të FSK N/Kolonel David Jonson ndoqëm me vëmendje cdo aksion të futbollistëve ushtarakë. Me sa duket në këtë lojë të bukur i ndihmon zanati i ushtarakut më thotë Aliu, ndërsa ushtaraku britanik bëntë tifo për lojtarët e FSK. Ka të drejtë i thoja, se tashmë zoti Jonson është bërë pjesë e FSK, ndaj ai është dhe pjesë shpirtërore e ekipit. Kjo lojë e bukur solli dhe emocionet e golit. Fillimisht në minutën e 60-të, shënuan miqtë me anën e major Tom Lleshit, një gol i bukur që u duartrokit nga gjithë spektatorët, më pas në minutën e 75, barazoi Reinaldo Gjerazi i KDS. Loja u mbyll me barazim, kështu që u kalua në gjuajtjen e 11-metërshave për të nxjerrë fituesin e kupës. Përsëri emocione, ku mbas dy pritjeve të shkëlqyera të portierit të ekipit të FA, ndeshja përfundoi 5 me 4, në favor të ekipit të FA të Republikës së Shqipërisë. Por nuk ishte thjesht rezultati që diktoi momentet e kësaj ndeshje, mbi të gjitha ishin vlerat morale e miqësore që karakterizuan këtë aktivitet që lidh djemtë tanë në të dy anët e kufirit. Tashmë miqësia ushtarake mori një dimesion të ri, atë nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve kulturore sportive, të cilat duhet të jenë më të shpeshta., shpreheshin pjesmarrësit. Dhe për organizimin e këtyre askush nuk na pengon, ka forma dhe mënyra të ndryshme, mjafton vullneti dhe dëshira, ndaj ato duhet të jenë pjesë e programeve të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona për vitin e ardhshëm. Ndërkohë në pushimin e ndeshjes spektatorët qëndruan nën muzikën e afruar nga këngëtarët e Qëndrës Kulturore të FA, zotërinjve Kozma Dushi dhe Redon Makashi, miq të përhershëm të ushtarakëve. Mbas përfundimit të ndeshjes titullarët e dy Forcave shpërndanë certifikatata për tranjerët, gjyqtarët, ushtarakët-futbollistë më të dalluar në këtë kompeticion si dhe trofeun për ekipin fitues. Kështu Gjeneral Bazo i dha një kupë simbolike kapitenit të ekipit futbollistik të FSK, major Tom Lleshit, ndërsa Gjeneral Kastrati, i dha kupën trofe të fitores në këtë ndeshje historike, kapitenit të ekipit të FA, Kapiten Ervin Hysi. Kjo ceremoni e thjeshtë u shoqërua nga duartrokitje, ovacione por dhe lotë gëzimi nga të gjithë pjesmarrësit. Shpërndarje kartvizitash, shtrëngime duarsh, përqafime dhe brohorima pa fund. Në heshtje e pranuan të gjithë se në këtë event futbollistik nuk kishte rëndësi rezultati, por fakti që për herë të parë në histori u arrit të organizohet një aktivitet i këtij lloji në rang kombëtar. Përpos vlerave sportive dhe argëtuese, ndeshja e futbollit e datës 13 tetor 2014 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, përcolli mesazhe të qarta miqësie e bashkëpunimi midis ushtarakëve në dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Shefqet Kërcelli
Stadiumi “Qemal Stafa”
Tiranë.
Endrra per Kombetaren Shqiptare, Statistikat për danezët…!
Nga Arbi Fortuzi/-. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka fituar vetëm një herë në historinë e saj përballë Danimarkës dhe kjo daton në vitin e largët 1963, kur Panajot Pano, legjenda e futbollit shqiptar, mposhti danezët me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa”.
Statistikat nuk janë “dashamirëse” për kuqezinjtë. Përfaqësuesja jonë është përballur 8 herë me nordikët, nga të cilat ka humbur 6 ndeshje, barazuar 1 dhe fituar po 1 takim.
Ndeshja e parë me dy skuadrave eshte luajtur me 29 qershor të vitit 1963, kur rruga për në Europianin e Spanjës të vitit 1964 vendosi kuqezinjtë përballë skuadrës nordike. Ndeshja e luajtur në gadishullin skandinav përfundoi me rezultatin 4-0. Por, “surpriza” do të ndodhte në ndeshjen e kthimit, kur përfaqësuesja e Shqipërisë do t’i impnohojet danezëve me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Panajot Pano. Kjo do të ishte fitorja e vetme e kuqezinjve përballë kundërshtarit nordik
Dy skuadrat u shortuan në të njëjtin grup eliminator për kualifikueset e Kampionatit Botëror SHBA 1994 dhe ndeshja e parë u luajt përsëri në Danimarkë. Edhe në këtë përballje Shqipëria pati të njëjtin fat, ku danezët fituan me rezultatin e thellë 4-0 me gola të Jensen, Pingel 2 herë dhe Mëler.
Ne ndeshjen e kthimit, ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 në favor të miqve. Sfida e pestë mes dy kombëtareve u regjistrua në vitin 2004. Në Tiranë kombëtarja kuqezi priti për herë të tretë në histori përfaqësuesen daneze, qe ashtu si dhe sot edhe në atë periudhë drejtohej nga trajneri Morten Olsen. Dy gola në pjesën e dytë nga Jorgensen dhe John Dahl Tomason i dhanë ekipit të Olsen fitoren 2-0. Ndërsa ndeshja e kthimit përfundoi sërish me fitoren e nordikëve me rezultatin 3-1. Goli i vetëm për përfaqësuesen shqiptare u realizua nga Erjon Bogdani.
Shqipëria dhe Danimarka ishin në të njëjtin grup eliminator edhe për kualifikueset e Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Në ndeshjen e parë Shqipëria humbi me rezultatin 3-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit Shqipëria arriti një barazim 1-1. Golit të Bendtnerit iu përgjigj Erjon Bogdani. Ndeshja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Elbasan është e 9-ta mes dy skuadrave dhe Xhani De Biazi përveç danezëve do të sfidojë edhe historinë.
500 tifozë danezë në Tiranë, Olsen: Kjo, Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave
Ndeshja Shqipëri-Danimarkë, që do të luhet sot në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, tremb jo pak timonierin e Danimarkës, Morten Olsen. Tekniku i skuadrës daneze i druhet skuadrës shqiptare.
Në deklaratën për shtyp të prag-sfidës, ai ka theksuar se kjo është Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave. “Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje e vështirë, prandaj duhet ta vlerësojmë Shqipërinë sikur të ishim duke luajtur përballë Anglisë apo ndonjë skuadre tjetër të madhe”, theksoi Oslen.
Po ashtu, ai tha se luajmë në trasnfertë dhe kjo i vështirëson edhe më shumë gjërat për ne. “Në fushën e saj Shqipëria është mjaft e vështirë, por kjo duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm për organzimin tonë. Them se mund të dalim me pikë nga kjo transfertë”, ka përfunduar ai. Skuadra e teknikut Morten Olsen nuk do të jetë vetëm në përballje me Shqipërinë, pasi rreth 500 tifozë daneze kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar për të mbështetur skuadrën e tyre. Në rrugët e Tiranës janë vënë re grupe tifozësh të veshur me fanellën e përfaqësueses daneze, me shalle e tuta sportive, të cilët shëtisnin përgjatë bulevardit, shijonin një kafe apo një birrë në zemër të kryeqytetit, duke u njohur me një mikpritje, të cilën vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë. Danezët janë parë në qendër të kryeqytetit aspak të ndrojtur, madje ata janë parë duke shkrepur foto e duke shkëmbyer batuta me qytetarët e Tiranës. Mësohet gjithashtu se ata janë vendosur në një hotel pranë Ministrisë së Kulturës, si dhe në një hotel pranë 9-katësheve.
Probleme në mbrojtje për Danimarkën:
Tekniku danez Morten Olsen duhet të “shpikë” mbrojtjen e skuadrës së tij, pasi dy lojtarët kryesorë, Simon Kjaer dhe Daniel Ager, nuk janë të disponueshëm për takimin përballë Shqipërisë. Për të mos rrezikuar, trajneri Olsen ka vendosur që dy lojtarët të mos udhëtojnë me skuadrën kombëtare drejt Shqipërisë.
Po ashtu, një tjetër mungesë për Danimarkën do të jetë edhe mesfushori Andreas Bieland, ndërsa Olsen ka grumbulluar me urgjencë dy lojtarë të skuadrës U-21.
Kështu, sipas asaj çka shkruajne mediat suedeze, formacioni i Suedisë pritet të jetë një 4-4-2, ndryshe nga zakonisht kur Oslen parapëlqen të rreshtoje djemtë e tij me një formacion më të avancuar 3-5-2 apo 4-5-1. Në portën e Suedisë pritet të luajë Shmeikel, në mbrojtje Hansen, Okore, Bjelland dhe Jorgensen, në mesfushë 4-ja, Kvist, Hojbjerg, Eriksen (lojtari më i mirë i kundërshtarëve, i cili luan në Premier Ligë për Totenham) dhe Krohn-Demili. Më i avancuar do të jetë Braitvait, që do të mbështesë sulmuesin e vetëm të Danimarkës, Bendtner.
Shqipëria përballë Danimarkës për ëndrrën europiane
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zbresë sot në fushen e “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me Danimarkën në ndeshjen e dytë të grupit “I”, e vlefshme për eliminatoret e Europianit “France 2016″.
ekniku i kombëtares sonë, De Biazi, në konferencën e fundit për shtyp garantoi se kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për fitore, ndërsa Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses, tha se skuadra do të japi maksimumin.
Pritet një tifozeri e zjarrtë në Elbasan. Shitja e 11 500 biletave ende pa dalë mirë në treg, eshte një tregues i qartë i pritshmërive të larta që sportdashësit shqiptarë kanë për këtë takim. Edhe pse çmimet e biletave u kontestuan fillimisht, të gjithë sportdashësit shqiptarë janë paraqitur pranë sporteleve për siguruar një biletë.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, për këtë ndeshjet kërkesat për bileta kanë qenë mbi kapacitetin që impianti i ri “Elbasan Arena” mbulon. Sipas FSHF-së, një numër konsiderueshëm biletash është shitur pranë tifo-klubeve në të gjithë trevat shqiptare, duke filluar nga tifozët “kuqezi”, duke vijuar me dy tifo-grupe kryeqyteti, “Tirona-fanatics” dhe “Guerrilasit. Të parët kanë përgatitur edhe një koreografi speciale për këtë event. Po ashtu, në stadium do të jenë edhe tifozeria korçare “Ujqërit e Dëborës” apo ajo e Apolonisë “Brigada C” etj. Po ashtu, edhe nga trevat shqiptare.
Prania e një tifozerie të tillë të zjarrtë dhe të veçantë si ajo shqiptare i vë përballë një detyre të madhe skuadrës së De Biazit. Prandaj, nën drejtimin e teknikut italian, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka vijuar edhe dje përgatitjet në kuadër të takimit me Danimarkën.
Burime pranë kuqezinjve bëjnë të ditur se stërvitja ishte e ndarë në dy pjesë. Fillimisht përgatitja fizike, ndërsa në fund sërish taktikë për t’u përgatitur më së miri për t’u përballur me danezët. Ajo që ra në sy gjatë seancës stërvitore është vëmendja që tekniku italian iu kushtoi sulmuesve që ka në dispozicion, pasi nëse nuk shënon, atëherë nuk mund të shpresosh për një fitore dhe ndoshta ky është momenti që kombëtarja të guxojë më shumë. Danimarka vuan në mbrojtje dhe kuqezinjtë do të tentojnë shume ne kete repart. Gjatë ditës së sotme, djemte e De Biazit do të zhvillojë një seancë stërvitore, ndërsa do ketë edhe konferencën e zakonshme për shtyp. Te shtunën paradite skuadra do të niset për në Elbasan për të prekur nga afër terrenin e lojës, ndërsa në mbrëmje do të jetë përballja me Danimarkën.
Shqipëria kryeson grupin “I” së bashku me Danimarkën me nga 3 pikë, ndërsa skuadrat e tjera të këtij grupi Portugalia, Armenia dhe Serbia me nga 0 pikë. Shqipëria nisi rrugëtimin e saj me një fitore përballë Portugalisë në gadishullin iberik, ndërsa Danimarka mundi Armeninë në fushën e saj me rezultatin 2-1. Serbia do të nis sote rrugëtimin e saj në këto eliminatore dhe do të luaje në Armeni në orën 18:00. Ndeshja e ardhëshme e kombëtares sonë do të zhvillohet më 14 tetor në Beograd përballë Serbisë, ndërsa Danimarka do të ndeshet në fushën e saj përballë Portugalisë.
a si do të luaj Shqipëria përballë Danimarkës:
Rreshtimi do të jetë 4-5-1, të paktën nga ajo që u kuptua nga puna taktike e skuadrës. Në portë i përhershmi Ertrit Berisha. Në mbrojtje pritet të jenë dy shtyllat, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj. Krahët e repartit të mbrojtjes De Biazi pritet t’ia besojë Elseid Hysaj dhe Ansi Agollit. Në mesfushë, orkestrues i sulmeve kuqezi pritet të jetë Burim Kukeli, i mbështetur nga dyshja Taulant Xhakaj dhe Amir Abrashi.
Valdet Rama dhe Andi Lila mendohet t’i japin krahë ekipit kuqezi për të fuqizuar sulmin me Bekim Balën.
27 të grumbulluarit e De Biazit:
Portierë: Ertrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Debatik Curri, Amir Rrahmani, Andi Lila, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj.
Mesfushorë: Ergys Kace, Alban Meha, Amir Abrashi, Ervin Bulku, Burim Kukeli, Emiljano Vila, Valdet Rama, Herolind Shala,Odise Roshi.
Sulmues: Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi, Hamdi Salihi, Armando Vajushi, Edmond Kapllani.
Tifozë kosovarë mbërrijnë për të parë ndeshjen Shqipëri – Danimarkë
Nga Miranda Sadiku- Sportëdashësve shqiptarë në ndeshjen mes Kombëtare dhe – Danimarkës, i janë bashkuar sot edhe shumë shtetas kosovarë, e maqedonas.
Të ardhur nga Prishtina, Gjilani etj. I vetmi shqetësim për të mbetet bileta, edhe pse e kanë blerë atë me çmim pak të “ kripur” krahasur me çmimin e tregut, shtetas kosovar shprehen se e rëndësishme është që bileta të mos jetë fallso. “ Nuk do të mungonim pa e parë ndeshjen e kombëtares sonë me Danimarkë”, shreht Vetati, një shtetas kosovar i cili është nisur nga Gjilani i Kosovës një natë më parë për të parë ndeshjen e kombëtares. Si ai janë shuë të tjerë të cilët kanënisur të bëjnë tifozin për fitoren e kombëtares sonë.
Ndërkaq Policia ka bllokuar të gjithë hyrjet e stadiumit dhe ka nisur kontrollin e imtësishëm të tifozëve të cilët janë afruar për të hyrë në stadium.
Kontroll i imtësishëm është bërë për ndonjë lëndë eksplozivi, ndërsa të gjithë tifozët që do të shohin ndeshjet duhet të kenë me vete vetëm telefonin cellular si edhe paketën e cigares.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana si edhe efektiva të shumtë nga kryeqyteti.
Ndeshja mes ekipit Shqipëri – Danimarkë do të nisë në orën 20.45, ndërsa ata sportëdashës të cilët nuk do të kenë mundësi ta shohin ndeshjen nga stadium “ Elbasan Arena” do të kenë mundësi ta shohin atë në qendër të qytetit ku një kompani private ka bërë të mundur montimin e një televizori të madh ku edhe do të transmetohet kjo ndeshje.
Festa ka nisur në qendër të qytetit ku sportëdashësit brohorasin “ Shqipëri Etnike” dhe “ Fitore Kombëtares”, ndërsa një concert i madh festiv do të shoqërojë sportëdashësit drejt stadiumit. Mësohet jo zyrtarisht se Policia ka arrestuar një shtetas i cili tregëtonte bileta fallso kryesisht tifozëve të ardhur nga Ksova por edhe rrethe të tjera të Shqipërisë
Flet “Albanian Bear – Ariu Shqiptar”, Kampioni që nuk njeh rivalë
Quhet Reshat Mati ose “Ariu Shqiptar” dhe nuk njeh rivalë, duke fituar trofe të shumtë në SHBA e botë/
Nga BEQIR SINA – Staten Island NYC/
STATEN ISLAND NY : Gjatë këtyre dy dekadave të fundit kam pasur rastin për të shkruar në lidhje për shumë fëmijë të shqiptarëve në Amerikë,. Bëhet fjalë për talente dhe fëmijë të suksesshme – fëmijë që edhe pse ka lindur në Amerikë, por janë më se krenar shqiptarë, dhe kanë arritje befasuese. Ndonjëri prej tyre ka ngjitur shkallët e suksesit dhe arritjeve deri në rang kombëtar në SHBA, dhe ndonjëri prej tyre edhe shkallë ndërkombëtarë. Çdo njeri prej tyre ka qenë një djalë apo një vajzë e vogël – shqiptari në Amerikë, i cili porsi nga një “det me peshk” del mbi fëmijët Amerikan – si një delfin “. Aq sa ndonjërit prej tyre është ‘peshkuar” edhe nga shtypi Amerikan, i cili ka kushtuar vëmendje të veçantë, duke përfshirë , edhe mendimet e trajnerëve, specialistëve, ekspertëve, komentatorëve , artdashësve, dhe sportdashësve, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rasti për të njohur një fëmijë shqiptarë është edhe ky i Reshat Matit. Një fëmijë i cili veçse 15-vjeç, është mjaft i mirë për tju prezantuar, si një fëmijë tjetër shqiptarë. Fëmijë që po çuditë, fëmijë shqiptarë i cili po shkëlqen në sportin Amerikan, dhe është krenar të dalë në ringun amerikan me bluzën me flamurin kuq e zi. Ai është pikërisht Reshat Mati, i njohur këtu në SHBA, si “Albanian Bear – Ariu Shqiptarë”, një 15 vjeçar, që tashmë është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai dhe “luftëtar” në Grappler, në Shtetet e Bashkuara, kampion kombëtarë në boks fitues i Dorezave të Argjenta (nëpërmjet vlersimit të MMA TKO).
“Ariu shqiptar” është emri që po bën bujë në artet parciale në Amerikë, por jo thjesht për sukseset, të cilat nuk i ka të pakta. Ai është vetëm 15 vjeç tani, dhe konsiderohet si fëmija-mrekulli në boks dhe arte parciale. Është kaq i avancuar në të gjitha disiplinat që stërvitet, sa që është praktikisht i pamposhtshëm. Është kampion i Amerikës në boks dhe shkëlqen në sportet Muai tai, kickboxing boksin dhe mundje.
I biri i dy prindërve nga Dibra e Madhe – quhet Reshat Mati, dhe jeton në ishullin njujorkez Staten Island në dhe shpreson që në vitet e ardhshëm e gjithë bota të dëgjojë për të. Duket në rrugën e duhur, pasi deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje në kikboks, boks e Muai tai. Babai i tij, Adrian Mati, tregon se i biri, prej katër vjetësh, është kampion bote në kickboxing, ndërkohë që është kampion i Amerikës Veriore në Xhui Xhitsu.
Megjithëse ka fituar gjithë këta tituj, Reshati nuk ndryshon nga moshatarët e tij më pak të famshëm, për shumë gjëra. Për shembull, ende bëhet nervoz kur nuk ia arrin për diçka në sy të babait, i cili e ka stërvitur që kur ishte në kopsht. “Dua t’i provoj babait se jam i zoti në boks”, thotë Reshati. Por, nga ana tjetër, rreth tij është ngritur shqetësimi i ligjshëm për shëndetin e tij, duke pasur parasysh numrin e goditjeve që merr në kokë. I ati këmbëngul se familja e kupton rrezikun e ushtrimit të sporteve të rëndë. “Nëse shoh që im bir goditet rëndë apo po rrihet keqazi në ndonjë ndeshje, do ta ndaloj ndeshjen menjëherë”. Deri tani nuk ka pasur asnjë problem, thjesht sepse 15-vjeçari nuk është mundur asnjëherë. Kur të ndodhë, me siguri që do të ngrihen pyetje, por, duke parë rrugën e tij deri këtu, me siguri që ajo kohë do të vonojë të vijë.
Gazeta jonë foli eskluzivisht me “Ariu shqiptar”
Si e keni filluar kik-boksin ……..?
Kam filluar me karate në moshën 4 vjeçare dhe një herë kam marrë rripin e zi për t’u zhvendos për në ring në fillim me kikboksin, dhe tani me boksin. Jam i pasionuar pas Muay tajlandeze, MMA, delikuenca braziliane xhicu dhetani bëj edhe mundje – romake.
Çfarë është ajo që ju bëri të bini në dashuri me sportet e vështira kik- boksin?
…… Kam ra në dashuri me këto dy sporte të vështira – kikboks dhe boks, sepse, unë kam pasu trajnerë të mëdhenjë dhe mua më gëzojnë punët e vështira ndjhem me i lumtur kur fitoi në këto dy lloj sporti. Kur i kam fituar dyluftimet dhe jam bërë i pamposhtur kam bër që të më adhurojnë sa mëshumë fansa për atë që unë jam duke bërë, sepse unë e ndjejë se jamë duke bërë më të mirën qysh në këtë moshë.
Çfarë do të bënit për të ruajtur një gjendje të tillë të mirë psiko-fizike në ring ?
Për të ruajtuar një gjendje të madhe fiziko – psikike, zhvillojë një trajnim të fortë të cilin unë e filloi qysh në mëngjes me një vrapim në natyrë me 6 milje dhe 6 orë në ditë trajnim.
Më tregoni për ndeshjen tuaj të parë? ……
Ndeshja ime e parë ishte kickboxing në moshën 7 vjeç dhe atë e fitova. Ai dyluftim shkoi shumë mirë dhe shkoi rrugën time aq sa më nxiti të mos i ndahem dhe të jem më kërkues ndaj vetes i motivuar se do të jemë edhe më i mirë.
Kush është boksieri juaj i preferuar?
Dhe boksieri im më i preferuar është Muhamed Ali
Cila është jeta juaj në shkollë ?
Unë jam tani Junior në Shkollën e Mesme dhe kam synim shkollën e lartë. Unë jam duke mësuar shumë mirë. Sepse, pa u ndarë nga boksi unë dua të shkoj në kolegj. Unë dua të të marrë një arsimimin të lartë dhe të vazhdojë të bëhem një ” luftëtar” i madh dhe shpresoj që të bëhem
Më lejoni të pyes pak pas ndeshjes së fundit me Mike Ayeboafo Lufta ime me Mike Ayebosfo shkoi shumë mirë. Unë definitivisht besoj se kam fituar luftën. Megjithëse, mund të bëja një boksim edhe me mënyrë më të mirë – por sidoqoftë ndihem mirë me atë që arrita – ndeshje të tjera më presin
A mund të pyes për atë si ndiheni si shqiptar ? Sigurisht po! e pelqej këtë pyetje, kur ma drejtojnë gazetarët për të treguar ashtu si kam emrin dhe si e demostroi në ring se jam SHQIPTAR! .Unë jamë shqiptarë sepse kam lindur shqiptar me trashëgiminë e Madhe Shqiptare.Prindërit e mi janë të dy shqiptarë , gjyshërit e mi janë shqiptare dhe e gjithë trashëgimia edhe këtu në Amerikë janë shqiptarë. Unë jam krenar që jam shqiptar. Mbajë Shqiponjën dhe flamurin Shqiptarë me krenari dhe mburrem me ato në çdo ndeshje.
- « Previous Page
- 1
- …
- 85
- 86
- 87
- 88
- 89
- …
- 111
- Next Page »