“Prokurorët, nga ana e tyre nuk kanë bërë ende asnjë deklarim mbi vendimin e tyre, dhe as që të komentojnë nëse ata do të bien dakord për një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, e cila lehtëson procedurën dhe “zbutë” ndjeshëm dënimin simbas ligjeve amerikane” shkruan Los Angeles Times/
Nga BEQIR SINA, New York/
Aurora Colorado : Më 20 Korrik 2012, një person i armatosur dhe maskuar ka vrarë 12 njerëz, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe ka plagosur 50 të tjerë. Agresori ka hedhur një granatë tymuese ose gazi dhe më pas ka nisur të qëllojë mbi njerëzit që gjendeshin në kinema. Sulmi ka ndodhur në një kinema ku po shfaqej seria e filmit Batman, “The Dark Knight Rises”.
CNN raportoi se dëshmitarët kanë treguar se një person i armatosur i ka bërë të gjitha këto veprime me qetësi dhe ka nisur të qëllojë persona të rastësishëm. Ai ka dalë përpara ekranit dhe më pas ka nisur të qëllojë. E gjitha kjo ka ndodhur në momentin që edhe në film po shfaqej një pjesë me të shtëna armësh.
Polica arriti të arrestoi 24-vjeçarin, James Holmes, si autorin që pati hapur zjarr në Century Movie Theater, kinema e Aurora, periferi e Denver (Kolorado). Holmes është arrestuar dhe tani po gjykohet nga një Gjykat në Denver të Kolorados.
Lajmin mbi zhvillimin e senacës së djeshme e njoftuan dje avokatët e të dyshuarit për vrasjet në një kinema më 20 korrik 2012 në qytetin Aurora – Colorado. Avokatët e Holmes ‘njoftuan se vendimi u muar të mërkurën, vetëm pak ditë para se prokuroria pritej të njoftojë nëse ajo do të kërkojë dënimin me vdekje kundër Holmes. Njëri prej avokatëve tha se ” Klineti i tij Holmes është aktualisht i gatshm për të zgjidhur rastin dhe për të sjellë procedurën në një përfundim të shpejtë dhe përfundimtarë”, tha një stacionlokal televiziv në Kolorado, që po ndjek nga afër këtë gjykimin e tij. Mirëpo, i njëjti kanal televizivë, theksojë se :”Prokurorët, nga ana e tyre nuk kanë bërë ende asnjë deklarim mbi vendimin e tyre, dhe as që pranuan të komentojnë nëse ata dotë bien dakord për një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, e cila lehtëson procedurën dhe “zbutë” ndjeshëm dënimin simbas ligjeve amerikane.” Gazeta më e madhe e Kalifornisë Los Angeles Times vëren se prokuroria “ndoshta do të konsultohet me viktimat dhe familjet e viktimave të masakrës në Aurora – Coloroda, përpara se të vendosë nëse do ta pranojnë ofertën e avokatëve të James Holmes.
Më parë këtë muaj, shkruan shtypi vendas një gjyqtar ka hyrë në një “lutje standarde” të pafajshëmrisë për të pandehurin e tij 25-vjeçar James Holmes, ndërkohë, që avokatëte tij njoftuan se ata nuk ishin të gatshëm për të hyrë në një “tratativë” e cila thirret – “lutje standarte”. “Ne, tha avokati i Holmes, nuk kishim se çfarë të flasim rreth mbrojtjes, së klientiti të tonë, duke hyrë në një lutje të pafajshëmrisë për shkak të uljes së dënimit, kjo do të ishte marrëzi, tanë ata” raporton New York Times, duke shtuar sipas saj seavokatët mbrojtës janë ende duke eksploruar një mbrojtje të atillë, për të nxjerr klientin e tyre “të pafajshëm”. James Holmes, ish – studenti i doktoraturës në fakultetin e Neurosciences – Universiteti i Kolorados, është i ngarkuar me 166 akuza për vrasje, tentativë vrasje dhe akuza të tjera, pasi dyshohet se ka hapur zjarr në një teatër të mbushur plot me njerëz në Aurora, Colorado, gjatë shfaqjes së një filmi në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur gjatë shfaqjes së filmit Dark Knight Rise më 20 korrik 2012.
Në total prej kësaj masakre 12 njerëz u vranë, dhe 70 të tjerë u plagosën. Prokurorët pretendojnë se i dyshuari për kë të masakër që tronditi mbarë opinionin, James Holmes, sipas hetimeve kishte planifikuar të shtënat në masë për disa muaj, duke mbledhur një arsenal të armëve dhe kishte përgatitur skemën të detajuar për vrasjet në një fletore, që ju gjetë në shtëpi së bashku me arsenalin e armëve.
Data përfundimtare e Gjyqit të tij është caktuar për më 5 gusht 2013
Armet, me karikatorë mbi 10 mije plumba, mendohet se janë te mjaftueshme per nje masakër te tmerrshme, me te cilat Holmes ekzekutoi 12 personat, dhe plagosi mbi 70 të tjerë i kishte blere 2 muaj me pare ne nje dyqan, por edhe nëpërmjet internetit. 24(25) vjeçari janë pjesë e fajsisë së tij në këtë proces gjyqësor i cili përmban 160 akuza të ngritura ndaj tij.
/20 Korrik 2012 : Masakra ne kinemanë e Kolorados/
Autoritet ne SHBA pas masakrës publikuan emrat e 12 viktimave te masakrës ne kinemanë e qytetit Aurora, ne Kolorado. Viktima më e vogël mes të vrarëve është Veronica Moser, vetëm 6 vjeç. Ajo nuk arriti tu shpëtoje plumbave me breshëri. Pjesa tjeter e atyre që humbën jetën janë nga 18 deri ne 51 vjeç.
Pas masakrës, policia ne Kolorado ka bere publik edhe portretin e James Holmes, i cili per nga gjakftohtësia me te cilën ka kryer krimet e me pas i ka pranuar ato, thekson media amerikane ngjason shumë me norvegjezin Anders Breivik.
Policia thotë se :” Përpara se te vriste 12 persona brenda ne kinema, 24 vjeçari James Holmes, kurrë nuk kishte shfaqur shenja te nje krimineli apo vrasësi, përkundrazi, ai njihej nga te gjithë si një njeri ekstremist i qete, i pafjale dhe i sjellshëm.”
Edhe pedagoget ne Universitetin e Kolorados, ku Holmes studionte për neurologji, u shprehen pas masakrës se pavaresisht se 24 vjeçari nuk kishte nje jete sociale, kurrë nuk do ta besonin se ai do te mund te vriste dike.
Sipas policise, emri i tij shfaqet vetëm një here ne skeda, për një gjobe për tejkalim shpejtësie ne autostrade. Ne Kaliforni, ku mbaroi edhe shkollën e mesme, Holmes ishte nje nga nxënësit me te dalluar dhe nje futbollist i shquar gjithashtu.
Ne publik, Holmes nuk është pare kurrë me nje femër edhe pse ne nje foto ne Facebook, ai ka dale me nje vajze, emri i se ciles nuk behet i ditur. Se fundmi, Holmes ishte punesuar part-time ne nje Fast-Food. Por nqs ne syte e njerzve ishte tip i ndrojtur, e qe vishte gjithnjë te njëjtën pelerine dhe kapele, ne shtepi ishte tjeter njeri. I pelqente te lyente flokët, mundësisht si personazhet e filmave, dëgjonte muzike me ze shume te larte, ishte i fiksuar me kompjuterin dhe me armatimet.