
Në bashkëpunim me Provincialin Françeskan të Shkodrës Patër Pashko Gojçaj, bashkëatdhetarët, dhe diasporen. Lidhja Miqtë e At Gjergj Fishtës në Diaspor ka filluar projektin për ribotimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës – Lahuta e Malcis.
Lahuta e Malcis është epika kombëtare e popullit Shqiptar që bashkon dhe lavdëron mozaikun tonë ndërfetar dhe kombëtar. At Gjergj Fishta punoi më shumë se tre dekada për ta përfunduar dhe në vitin 1937 u nominua për Çmimin Nobel në Letërsi, duke ia forcuar vendin në historinë ndërkombëtare të letërsisë.
Për shkak të rëndësisë së Lahutës së Malcis në zgjimin e shpirtit liridashës dhe kombëtar të popullit Shqiptar, libri u ndalua si në Shqipërinë komuniste ashtu edhe në ish Jugosllavinë. At Danjel Gjeçaj, Frati Françeskan i mërguar në Itali, e ruajti dhe e përsosi këtë kryevepër me botimin 1958 në Romë.
Ribotimi Luksoz Përkujtimor Edicioni 1958 përkujton sakrificën e popullit Shqiptar për liri, dhe njëkohësisht kujton kontributin e Françeskanëve në ruajtjen e letersisë dhe të historisë tonë të lavdishme gjatë gjithë kohërave.
Shpresojmë që do të jetë një projekt i suksesshëm që do të fyrmëzoj ruajtjen e këtij thesarit letrar dhe të vetëdijes kombëtare Shqiptare për brezat që vijnë. Jemi të vetëdijshëm për bamirësinë e miqve dhe bashkatdhetarëve tanë dhe shpresojmë që ata të na bashkohen për këtë projekt të rëndësishëm. Falenderojmë dhe nderojmë të gjithë donatorët.
Të gjitha kostot e projektit së bashku me donacionet do të llogariten në mënyrë transparente.
Parametrat e Projektit:
Numëri që do të Shtypet: 5,000 copë
Shtëpia Botues: Olymp në Prishtinë me pronar Liridon Zekaj dhe me sugjerim të Këshilltat Ministrit të Republikës së Kosovës në Londër Bejtullah Destani.
Kostoja e Projektit: €66,230 (përafërsisht $80,000) + transporti që do të llogaritet para ngarkimit me mas dhe pesh.
Përfundimi i Projektit: Dhjetor 2026
Linku per GoFundMe:
With Appreciation,
Nicholas Sinishtaj