Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Kryeministri në largim i Shqipërisë Sali Berisha i ka dërguar një letër Gentjanit 16 vjeçar, të cilën e ka publikuar në rrjetin social të Facebook-ut.
E mësova këtë lajm nga gazetat, sepse faqen e kryeministrit nuk e vizitoj. As letrën që i ka drejtuar Gentjanit nuk e lexoj. Gentjani ka moshën e djalit tonë të vogël, Endritit.
Më kujtohet kur Endriti posa kishte filluar të shqiptonte fjalët e para, meqë dëgjonte diskutimet tonë të zjarrta për politikën, mes meje, Skënderit dhe babushit të tij, kështu e thërrisnin nipat gjyshin e tyre, kishte mësuar përmendësh emrat Sali Berisha, Fatos Nano etj. Sepse atëherë ishte viti 1998 dhe duket këto emra ne i shqiptonim më dëndur. Pas ngjarjeve të 1997-1998 ne i kishim dhënë përsëri besimin Berishës, megjithë krizën e piramidave, të cilat u ngritën nën hijen e pushtetit të tij. E besuam Berishën edhe një herë dhe menduam se ai do të ngrihej përsëri duke njohur gabimet dhe fajet, duke i tejkaluar ato, duke mos i përsëritur kurrë më. Gjithnjë mendonim se duke qënë mjek gjatë sistemit diktatorial, duke mos u përfshirë në bëmat e nomenklaturës kriminale, do ta kishte shumë të lehtë të shihte përpara për të ndërtuar një demokraci me integritet, e cila e ngre në piedestal shtetin e së drejtës dhe e hedh në koshin e mbeturinave kultin e individit.
Unë dje Endritin e ftova të lexonte letrën që Lincolni i ka shkruar mësuesit të djalit të tij, por nuk i jap assesi të lexojë letrën që Sali Berisha i ka dërguar Gentjanit. Sepse nuk dua ta indoktrinoj. „Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit. Mësojeni që të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.“,kështu i shkruante mësuesit të të birit Abraham Lincolni.
Më duket se kemi bërë gabim të rëndë kur për vite të tëra u kemi thënë fëmijëve tanë se Sali Berisha do ta çojë Shqipërinë përpara, e do ta bëjë Shqipërinë si Zvicra. E dini se përse është Zvicra Zvicër? Sepse këtu funksionon shteti i së drejtës. Këtu asgjë nuk të jepet në tabaka. Njeriu gjithçka e fiton vetë, por shtetin e ka aleatin e tij, e ka në krah, sepse shteti e mbron, i krijon shanse dhe mundësi, ndërsa qytetari e respekton.
Nuk e lexoj letrën që Sali Berisha i ka dërguar Gentjanit. Sepse mbështetet në hipokrizi. Lexova letrën e ish-ambasadorit Withers. U ndala tek paragrafi ku Withers shkruan: „Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit rigraduan busullën e historisë suaj kombëtare. Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos.“ Nuk ndaj plotësisht mendimin me ish-Ambasadorin Withers. Zgjedhjet ishin mësim për klasën politike, po, por nuk mendoj se „mbetjet e të shkuarës komuniste“ u larguan me një të rënë të lapsit. Këtu është problemi. Duhen reforma për ta bërë këtë. Ato që premtoi Berisha dhe nuk i mbajti. Aq më tepër për një formacion politik si PS që vazhdon të ketë busull propagande gazetën Zëri i Popullit, botues i parë i të cilit ishte diktatori Hoxha. Por e rëndësishme është se Sovrani mësoi të votojë kundër rrjedhës, kundër opinistëve puthadorë që kërkojnë të klonojnë opinionin publik, kundër reklamave të mediumeve proqeveritare, kundër pseudofitimtarëve.
Prandaj as që më shkon mendja të lexoj letrën që Sali Berisha i dërgon Gentjanit. Edhe Gentjanit si Endritit i them të lexojë letrën që Lincolni i dërgon mësuesit të djalit të tij. Sepse është esenca e një mënyre për të jetuar i shëndetshëm dhe për t’u bërë qytetar i përgjegjshëm.
Letra që Sali Berisha dërgon për Gentjanin është hipokrizi e rradhës. I kam dërguar mesazh Sali Berishës në WhatsApp dhe nuk më ka kthyer përgjigje. E kam mbështetur dy dekada të jetës time dhe sot ndihem thellësisht e zhgënjyer, por e çliruar prej miteve të rremë!
Kur ky zotëri që nuk e njeh fare nocionin e komunikimit me mbështetësit e tij, kur ky njeri që nuk e njeh fare komunikimin ndërnjerëzor, ndërsa thotë se si mjek ka qënë i lirë të mjekojë e shërojë edhe diktatorët më barbarë të Europës, e si mund t’iu shkruajë letra premtimi adoleshentëve! E si tenton të turbullojë me iluzione brezin e ri, të pastër si drita e Zotit!
Prandaj ju lutem, Gentjan, Endrit mos e lexoni letrën e Sali Berishës!
Hajro Çini says
Liria e fjales eshte sa e mire po aq edhe e pameshirshme, sepse dashje pa dashje nxjerr zbuluar vogelsine e llogjikes se atij/saja qe shprehet. Shoqja ne fjale ka shume kohe, ndoshta qe nga 2005, qe e zgenjyer se Dr. Berisha nuk i hodhi ndonje kocke, per te apo te shoqin dhe o burra ta shprehim vetveten, por ne kurriz te vetvetes. Te gjitha qendrimet e shoqes ne fajle jane mllefe.
ELIDA BUÇPAPAJ says
Hahahahaha Hajro Çini,jam gazetare dhe bëj vetëm detyrën time. Kam paralajmëruar verdiktin e popullit shumë përpara humbjes të 23 qershorit. Kockat t’i hanë qentë dhe zagarët, unë dhe bashkëshorti im jemi njerëz të nderuar dhe me integritet që na intereson ecja përpara e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Fakti se PD humbi në mënyrën më dramatike të mundëshme dhe sot nuk ka as 40 deputetë nga 140 sa ka parlamenti i Shqipërisë tregon se parashikimet tona kanë qënë konform verdiktitit të sovranit.
Sadik Elshani, Philadelphia says
Edhe ju lexues te nderuar mos i lexoni me keto shkrime me plot mllefe e inate vetjake (personale).
ELIDA BUÇPAPAJ says
Hahahahaha Sadik Elshani,jam gazetare dhe bëj vetëm detyrën time. Kam paralajmëruar verdiktin e popullit shumë përpara humbjes të 23 qershorit. Fakti se PD humbi në mënyrën më dramatike të mundëshme dhe sot nuk ka as 40 deputetë nga 140 sa ka parlamenti i Shqipërisë tregon se parashikimet tona kanë qënë konform verdiktitit të sovranit. Lexuesi i nderuar ka mendjen e tij dhe nuk ka nevojë për mendjen tuaj.
Sadik Elshani, Philadelphia says
Zonje e nderuar,
Une dua vetem te behen zgjedhje te lira e te pasterta, le te fitoje, kush te fitoje – te fitoje Shqiperia. Mua nuk me pelqejne shkrimet me mllefe e inate personale. I vleresoj lart shkrimet bazuar ne fakte dhe analiza objektive. Kjo i mungon shkrimeve tuaja. Nuk jam anetar i asnje partie dhe nuk e perkrah verberisht asnje parti dhe asnje individ, qofshin ata edhe me autoritet te padiskutueshem.
ELIDA BUÇPAPAJ says
Hahahahaha Hajro Çini dhe Sadik Elshani,jam gazetare dhe bëj vetëm detyrën time. Kam paralajmëruar verdiktin e popullit shumë përpara humbjes të 23 qershorit. Kockat t’i hanë qentë dhe zagarët, unë dhe bashkëshorti im jemi njerëz të nderuar dhe me integritet që na intereson ecja përpara e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Fakti se PD humbi në mënyrën më dramatike të mundëshme dhe sot nuk ka as 40 deputetë nga 140 sa ka parlamenti i Shqipërisë tregon se parashikimet tona kanë qënë konform verdiktitit të sovranit.
Hajro Çini says
Jo Elida ti nuk mund te jesh gazetare, edhe pse e trumbeton me shume passion kete status. Nuk ke as nivelin etik, as professional, as analitik. Ti je vetem nje person qe per arsye thjesht private dhe personale ve ne levizjle gishtat, pa u konsultuar me mencurine.
ELIDA BUÇPAPAJ says
Po ti çmendu shoku Hajrulla Çini, unë jam gazetare! Ti je lehlehs!