Nga DANILO TAINO “Corriere della Sera”, 24 nëndor 2021 Përktheu: Eugjen Merlika/
Në prag të formimit të qeverisë pas-merkeliane në Gjermani, prirjet e gjermanëve në lidhje me marrëdhëniet e Vëndit të tyre me fuqitë e mëdha po ndryshojnë. Janë krejtësisht më pohenike se disa vite më parë mbi Shtetet e Bashkuara e më pak mbi Kinën e Rusinë. Duhet t’I mbajnë parasysh kançelari në pritje, socialdemokrati Olaf Scholz, dhe ortakët e tij të koalicionit, të Gjelbërtit dhe Liberalët. Në t’ardhmen kjo do të ndikojë mbi politikën e Evropës. Një përimtim i botuar të hënën e shkuar nga amerikani Pew Research Center dhe nga gjermania Körberg-Stifung tregon se marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Gjermanisë kanë hyrë në udhën e ndreqjes. Deri në vitin e shkuar, 79 % e gjermanëve mendonin se ishin të këqija, kundrejt 18 % që i quanin të mira.
Sot, hulumtimi i kryer në shtator, sheh njw gjëndje të përmbysur: 71 % e quan marrëdhënien të mirë dhe 24 % të keqe. Pjesërisht do të ketë ndikuar ndryshimi i presidencës në Washington, me daljen nga skena të Donald Trump-it, i cili nuk i pëlqente shumicës së gjermanëve. Por sigurisht ka ndikuar ndërrimi i stinës gjeopolitike që bën të quhen më të rrezikshëm Pekini e Moska. Ndërsa në prill të 2020 gjermanët shihnin marrëdhënien me SHBA dhe Kinën njelloj të rëndësishme (37 me 36 %), sot 67 % gjykon si më të rëndësishme marrëdhënien me Washingtonin e vetëm 19 % parapëlqen Pekinin: një ndryshim i jashtzakonshëm përceptimi në një kohë shumë të shkurtër.
Edhe Rusia është në rënie në pëlqimin e gjermanëve: në 2020 25 % e pëlqente më shumë se Shtetet e Bashkuara, sot kuota ka zbritur në 16 %. Por ka një tjetër përfundim me një rëndësi të madhe për politikën evropiane: deri në vitin e shkuar, 54 % e gjermanëve konsideronte Francën partnerin e jashtëm më të rëndësishëm, kundrejt 10 % që tregonin SHBA; sot 44 % quan më të rëndësishëm partneritetin me Washingtonin dhe vetëm 27 % atë me Francën (amerikanët vazhdojnë në shumicën e tyre të parapëlqejnë Mbretërinë e Bashkuar). Në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave njerëzore, 63 % e gjermanëve mbështet tezën se Shtetet e Bashkuara janë një partner, kundrejt 38 % që i mbështeste vitin e shkuar. Rezultatet janë me interes për të dyja brigjet e Atllantikut. Për Washingtonin Gjermania është, që nga mbaslufta, partneri më i rëndësishëm evropian e do të jetë i ngullulluar nga ky zhvillim. Në Berlin dhe në Bruksel, do t’a mbajnë parasysh kur do t’u duhet të mbushin me përmbajtje “Autonominë Strategjike” të Evropës, për të cilën flitet shumë.
“Corriere della Sera”, 24 nëndor 2021 Përktheu: Eugjen Merlika