Nga Gëzim Llojdia/
Poezisë popullore i iken nje nder zerat e bukur.Topallatia do të ndejë boshllkun që la vend i poetit.Sec zë kishte poeti dëgjoni se ç’lezt i ka vargu;;Te rrapi i cezmës në hijë/mblidhen burrat me qostek,kush qylaf e kush takije,/fjalë e tyre hekur pret./Mustaqe –dredhur tespie/fjollat punuar fildishtë,ajo farë djalërie/ trimërinë pirë në sisë…
Poeti popullor dhe i dashur shtegetoi ne prerin e Zotit.Në këtë udhë poetësh në këto ujëra burimesh kristali që ka Armeni ,piu me grushte poeti Lefter Haxhiraj.Kjo vjeshte sjell nje tjeter mungese ne letrat poetike.Mungesen e poetit popullor Lefter Haxhiraj.Ishtë një zë i vecantë i bukur, i kthjelltë,melodioz në poezinë popullore shqiptare e cila shekuj,që kur smbahet mend ‘,që ushqen këtë truall me poet.’
Ne moshen 72 vjecare shuhet poeti armenas Lefter Haxhiraj.Lefter Haxhiraj ka lindur ne 20 qershor 1942 .Rreth 22 dite pas vrasjes se deshmorit Lef Sallata dhe ka marre emrin Lefter per nder te ketij deshmori te luftes clirimtare. Natyra i ka dhënë bukuri Perëndie ,poetëve . Kanë gdhendur në “tenien epoetike ” gjurmë të mira, patriotike dhe liridashëse. Një gjurmë e një njeriu jeton gjatë nëpër shpirtra njerëzor, shkruajnë librat e shenjtë. Të kujt degë lëkunden prej tufanit. Ndërmend më vjen një vargëzim poetësh mistik. Degët e forcueshme artificialisht. Dhe nuk i tremben degët e forta me rrënjë. Shkruani veprat e mira të poetëve në gjuhën poetike.Një ndër ishte poeti popullor Lefter Haxhiraj
Lefter haxhiraj është një ndër prodhimtarët e shumtë poezisë popullore.krijimtaria etij është eshumtë,por vecohen rreth 5 libra me poezi dhe qindra këngë e vjersha poetike.Shumë nga krijimet e e këtij autori janë bërë edhe këngë me të cilat ka fituar edhe cmim.
Studiuesi i Qatip Mara ka shkruar kështu për kontributin e Lefter Haxhiraj në shkollën e fshatit Armen, Vlorë
Lefter Haxhiraj si mësues matematike ishte tepër korrekt dhe i përkushtuar për orën e mësimit të matematikës.Edhe pse kishte vetëm një dhome ishte shumë mikpritës dhe dashamirës.,ishte shume ekzigjent në shkollë, në famlije e shoqëri. Performanca e Lefter Haxhiraj ishte e admirueshme, një intelektual i mirë që rrezatonte kulturë qytetare .
Rapsodi Lefter Haxhiraj kujdeseshin për rritjen e cilësisë së polifonisë labe në Armen .Armenasit kishin lindur bashkë me këngën labe, të gjitha moshat e këndonin dhe trasmetonin emocione atdhedashurie për vendlindjen, për jetën në tërë kompleksitetin e saj.
Në librin Ärmeni në rrugën edijes .Shpresim Kasaj shprehet:Lefter Haxhiraj; pas mbarimit të shkollës shtatëvjecare dhe të mesme të Selenicës vazhdoi studimet në Institutin pedagogjik dyvjecar.Punoi mësues matematike në shkollën shtatvjecare të Trevëllazrit,Lubonjës,Armenit për afro 10 vjet dhe më pas mësues i ciklit të ulët deri sa doli në pension…
Poeti ti ike në udhën e Zotit,atje fusha dhe malet,kodrat e tija të amëshuara kanë vende të vecantë për gjurmën, që ke lënë në jetën tënde.
***
Dy fjalë ngushëlluese për vëllanë/
Sot më 17 shtator pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta mësuesi i matemetikës dhe poeti Lefter Teki Haxhiraj. Përmes vargjeve të tij lirik, ai si artist derdhi shpirtin e tij prej atdhetari. Në pesë librat e botuara, me rreth 400 poezi, Lefteri i këndoi natyrës së bukur të vendlindjes,i këndoi trimërisë, punës, arsimit , kulturës dhe dashurisë.
Lefter Haxhiraj është autori i këngës së kënduar nga grupi polifonik i Armenit,”Xinxërfille” e cila u shndërrrua në hit, si dhe në introduksione emisionesh për muzikën.
Poezia e tij me titull Partizan i vogël dole”, kompozuar nga Reshat Osmëni, fitoi çmimin e parë në një nga festivalet për fëmijë organizuar në Shkodër.
Për 40 vjet tekstet e këngëve të tij u kënduan anë e kënd trojeve mbarëkombëtare, në çdo festival, në çdo jubile, dasmë apo dhe kur bëheshin bashkë miqtë e tij ia merrnin ashtu bukur, lehtë dhe shtruar.
Familjes Haxhiraj do t’i mungojë bashkëshorti, babai dhe gjyshi. Grupit polifonik të Armenit apo Trevllazërit , me të cilët ai punoi për mbi 45 vjet do t’u mungojë ushqimi shpirtëror.Gjithsesi këngas dhe emri i tij do të ngelen në përjetësi
Si vëlla i madh i tij, uroj që familja e tij, bashkshortja, fëmijët dhe ne, vëllezërit, ta kalojmë me kurajo këtë dhembje. Vetëm duke kujtuar se kënga e tij do të vazhdojë të këndohet, ai gjithmonë do të jetë i pranishëm. E kjo na ngushëllon!
Vëllait tim i qoftë e lehtë balta! Iu prehtë shpirti në paqe!Fëmijëve ju uroj mbarësi në jetë!
Fitim Haxhiraj
Vlorë më 17-8-2014
Qatip Mara says
U trondita që mesova lajmin e hidhur të largimit nga jeta të kolegut e mikut tim të mirë Lefter Haxhiraj.Nderoj e respektoj kujtimin e nderitur të mikut tim të dashur,që në rininë time në Armen Lefter Haxhiraj ishte modeli më mirë i mësuesit të aposionuar në procesim mësimor edukativ,ishte kolegu im më sinqertë e dashmirës në shkollën e Armenit.Kishte një botë shpirtërore të pasur e të pastër që i ndriçone dashuri njerëzore. Ai ishte një prind shëmbëllor me fëmië të urtë,modest e të mirë arsimuar.Në zemrën e tij buronin vargjet e poezisë,belbëzonte nën buzët e tij melodi të këngës labe.Lefter Haxhiraj mbetet një Yll i rapsodisë Labe,që do mbete i përjetshëm në kujtimet e gjithë dashamirësve të tij. Me dhimbje shpreh ngushëllimet për bashkëshorten ish kolegen time të nderuar Sh. Haxhiraj, për fëmijtë ish nxënësit e mi shëmbëllor, e vëllezrit Haxhiraj.
Qatip Mara
New York 7 tetor 2014