Përkujtohet në 20 vjetor dëshmori i lirisë së Kosovës, luftëtari i UÇK-së, Xajë Jashari, me një akademi të shtunën e 27 Tetorit 2018 në orën 11:00 në fshatin e lindjes Strofc.
“Luftëtari i Lirisë veç i Falet Atdheut – Xajë Jashari Dëshmor i Kombit, 19. 06. 1955 – 27. 10. 1998”, shkruan në lapidar aty ku prehet në amshim e ku do bëhen homazhe.
Xajë Jashari shumë vite punoi në Radio Televizionin e Prishtinës.
Akademia përkujtimore mbahet në Shkollën Fillore “Liria” në Strofc, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shoqatat e dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.