Ne Foto:Ibrahim Basha, polici i RENEA-s/
Ibrahim Basha është heroi më i ri i policisë shqiptare.Ai u qëllua për vdekje në Lazarat.31-vjeçari nga Tirana ishte pjesë e repartit special, RENEA.Basha, efektivi i RENEA-s i mbetur i vrarë me plumb në kokë mëgjesin e 24 qershorit 2015 në Lazarat, kishte një vit që ishte inkuadruar në forcat e RENEA.Për 7 vjet ka qenë në shërbime të ndryshme jashtë Shqipërisë si ushtarak, duke u bërë dhe pjesë e forcave ushtarake Eagle në Afganistan.Mesazhi i fundit që polici i ndjeri, Ibrahim Basha, ka ndarë më shoqërinë e tij në Facebook, ishte një urim për nisjen e muajit të Ramazanit.Më 18 qershor, ditën kur nisi dhe agjërimi, efektivi i RENEA-s Basha i uron besimtarëve myslimanë një agjërim të lehtë dhe të mbarë.
“Mirëmbrëma të gjithëve miq, shoqëri dhe dashamires! Ju uroj agjërim të lehtë dhe të mbarë. Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë agjërimin…”, kishte shkruar Ibrahim Basha.Në rrjetet sociale kanë shpërthyer ngushëllimet për Bashën, ndërsa ka pikëpyetje për aksionin e policisë.Shumë komentues thonë nëse dikush do mbajë përgjegjësinë me dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë, pasi më parë ishte deklaruar se Lazarati është i pastër.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike.“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku raportohet për shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe personave të armatosur, me pasojë humbjen e jetës së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e një efektivi tjetër.Kërkojmë nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile.Partia Demokratike u bën thirrje banoreve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale,” thuhet në deklaratën e PD.(Mapo)
shefqet says
Nderim dhe respekt per kete Hero te zbatimit te ligjit ne Shqiperi.
Ju prehte shpirti ne paqe Ibrahimit, ketij luftetari te paqes dhe zbatimit te ligjit.
Ngushellime per familjen Basha.
Urojme sherim te shpejte per dy koleget e tij.
Shefqet Kercelli