MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES ARKIVIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SHSHASH NË SUEDI “PAPAKLEMENTI XI ALBANI”/
NGA SOKOL DEMAKU/
Për mërgimtarët shiqptar qe jeotjnë dhe veprojnë në vendet nordike konkretisht në ato skanidnave pushimet verore veq janë në pe¨rfindim e siper dhe se ndoshta është edhe koha e fundit që veprimtarët nga këtu janë duke bërë edhe vizitat dhe takimet e fundit me shoqata, ente dhe institucione vendore në vendlindje në mënyrë që të vihet vija eapo theme,i i bashkëpunimit mes shoqatave shqiptare në emrgatë me ato nga vendlindja.Kështu në paraditëne sotme një delgacion i Shoqatës së shkrimatrëve dhe artistëve shqiptar nga Suedia në përbërje Hysen Ibrahimi, Kryetar, Hamit Gurguri, nënkryetar, Hajdin Selaci, anëtar, Elhame Gjyrevci anëtare nderi, ishte për një vizitë pune në Arkivin e Republikës së Kosovës ku u prit nga Kryeshefi i këtij institucioni Ram Manaj dhe udhëheqës të sektoreve të ndryshme të Arkivit, ky një institucion me rëndësi jetike për kulturën tonë.
Delegacioni nga Suedia u iniformua nga ana e Kryshefit të Arkivit të Kosovës, për punën e Arkivit, mundësit e bashkëpunimit të ShShASh në Suedi ”Papa KlementiXI Albani” dhe realizimin e projektve të përbashkëta në të ardhmen.
Nga biseda doli se është arriturë marrveshtje mes Arkivit të Kosovës dhe ShShASh në Suedi ”Papa KlementiXI Albani” që në korrik të vitit 2017 do nënshkruhet memorandum i bashkepunimit mes Arkivit të Kosvës dhe ShShASh në Suedi ”Papa KlementiXI Albani”.
Kryetai i Kryesise së ShShASh në Suedi ”Papa KlementiXI Albani” i informoi mikëpritësit me punën e shoqatës së shkrimtareve në Suedi si dhe aktivitet e Shoqatave tjera kulturore shqiptare atje, me të cilat Shoqata e shkrimtarëve shqiptar ka një bashkëunim të ngushtë, e të cilat në mënyrë të denjë prezentojnë kulturen, traditen dhe Gjuhën shqipe në mërgatë.
Në mënyrë solemne Arkivit të Kosovës iu dorëzuan gjashtë numrat e ”Thesarit Kombetar të mërgatës shiqptare në Suedi”vepër madhore e ShShASh në Suedi.
Delegacioni i ShShASh në Suedi ”Papa KlementiXI Albani” në përbërje të njejt pas dite vizitoj edhe Instituin Albanalogjik ku u prit nga Drejtori i këtij instituti Hysen Matoshi.
Matoshi i informoj mysafirët me punën e insitutit ndersa Hysen Ibrahimi atij i dorëzuar gjashtë numrat e Thesdarit kombëtar 1- 6 vepër e ShShASh në Suedi ”Papa KlementiXI Albani”.