Përgatiti për Diellin Gjon Kadeli/Ënti që merret me studime strategjike, dhe me ato të cështjeve ndëkombëtare, me qendër në Uashington, dhe enti që merret me studime reth demokracisë, me qendër në Sofie’ përgaditën raportin lidhun me planin rus, i cili u ba i ditun dy ditë ma parë.
Ky raport bazohet në një studim prej 16 muajsh lidhun me planin e naltpërmendun. Në raport thuhet se, Rusia ka filluar një fushatë të fshehtë, masash ekonomike e politike, për të manipuluar pesë shtete të Europës lindore dhe qendrore. Qëllimi i këtij plani asht për të diskredituar modelin liberal demokratik perëndimor, dhe për të minuar marrëdhanjt ndëratlantike.
Në raport thuhet se Moska bane përpjekje për bashkpunim me politikanë prorus, kështu që të dominojë tregun e energjisë, dhe degë të tjera të ekonomisë, të pengojë përpjekjet për të paksuar korrupsionin, kështu që të ketë ndikim ndaj qeverisë Bullgare,Hungareze,, Serbe, Sllovake dhe asaj të Latvisë
“Në atë raport thuhet se në disa vende, ndikimi rus ka sfiduar stabilitetin dhe animin pro perëndimore; si edhe qëndrueshmëninë Euro-Atlantike.”
Ish zyrtari i Departamentit të Shtetit Heather Conley, i cili ishte personi kryesor që përgaditi raportin, si edhe zyrtarë amerikanë, thanë se janë dakord me të dhanat që paraqiten në atë raport, të cilat vejnë në dukje veprimtarinë ruse në Europën lindore.
Një zyrtar amerikan, i cili ka pasë studjuar sjelljet ruse që nga koha, perpara shpartallimit të Bashkimit Sovjetik më 1991 tha se”Rusia ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme, për të marrë mbrapa,atë që Putini e konsideron “zonë asnjanëse, që gjoja me të drejtë i takon Rusisë, në Europën lindore; kështu që tu kundervihet, jo vetëm planeve të NATOs e të Bashkimit Europian por edhe bazës demokratike të këtyne instuticioneve.”
Në veprimet në fjalë të Putinit, përfshihen rushfete, propagand e gënjeshtra(rrena ditën me diell). “Nga një herë”vrasjen e atyne që kritikojnë Kremlinin në Rusi dhe jasht vendit, dhe tashti edhe perdorimin e mjeteve elektronike, për të minuar nga mbrenda kundërshtarët dhe për të dobsuar institucionet perëndimore.
“Zyrtari amerikan tha se “Në planin e Kremlinit, përmenden një varg përpjekjesh për të zgjeruar ndikimin ne Europën lindore e qendrore”
Në këto përpjekje përfhiheshin përpjekje “madhore.” si për shembull, kontrata për të ndertuar dy reaktorë bërthamore në Hungari me një cmim prej 12.2 milairdë Eurosh, që u nënshkruar me Hungarinë, kushtet e të cilës nuk janë të qarta, për të bind tregëtarët pro rus që të zanë pozita të nalta qeveritare, kështu që ata, mund të mbrojnë interesat ruse.
Heather Conley tha në një intervistë se, qëllimi për këtë studim ishte për të theksuar se , sfidës në fjale, nuk i ashtë kushtuar vëmendja e mjaftueshme, nga politikanet amerikanë e europianë.
Në atë raport bahen propozime për marrjen e masave, kundër atyne që ai i quajti Një veprimtari “jo e ndershme” të ndikimit të fshehtë rus.
Në këto përfshihen ma shumë përqëndrime në veprimtaritë jo ligjore dhe në rishtimin e ndihmave nga Shtetet e Bashkuara, për të përforcuar sistemin qeverisës, dhe për t’iu kundërvene ndikimit rus në vendet në fjalë.
Jakov says
Duke njohur ndikimin e dobet te SHBA ne EuropenLindore ne nje periudhe 8 vjecare famekeqe te OUBAMBES ,reaksioni rus mbi ato shtete ,qofte edhe pa asnje studim te gjate ,eshte aq i madh sa nuk mund te imagjinohet ,Putaini me kohe ka kerkuar revansh per ate Perandori te shkateruar ne 1990 ,por duhet pranuar se nuk eshte me ajo rusi cariste e njehte vaktit –Rusia eshte fuqizuar ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe ka shtrire influencen e saj edhe ne Lindjen e Mesme duke u bere faktor vendimtar ne zgjatjen e luftes ne Siri ,por edhe te jetegjatesise se Asaadit ,jeta e te cilit eshte tresisht ne duart e Rusise aq sa amerikanet i luten e sterluten atij qe te ndaloje luften atje ,E gjithe kjo ndodh per paaftesi totale te SHBA per te dominuar situaten ne Siri se bashku me nje koalicion apatik dhe qe “agjeron perdite e me shume “Edhe ne Ballkan influeca ruse ne Serbi eshte e deklaruar zyrtarisht kunder Jo vetem Kosoves ,por edhe ne shtetet e tjera me ekonomi te zvarritur rrugeve droges te ,gje qe ruseve u intereson qe te minoje Europen plake ne te gjithe frontet Faktikisht ja ka arritur qellimit dhe po vazhdon ashtu sepse nje President amerikan i paafte zbriti me “parashute nga Afrika “te ti dhene dermen Amerikes ne te gjithe aspektet .Te vertetat jane te hidhura ,por duhet ti pranojme kur ato jane konkrete .Me falni per sinqeritetin —