INSTAT publikoi të shtunën të dhënat mbi numrin e popullisë në Shqipëri. Pas përfundimit me sukses të konferencës dy ditore mbi “Analizat e të dhënave të Censusit 2011 dhe përdorimi i tyre, në faqen zyrtare, INSTAT publikoi të dhënat mbi numrin e popullisë në Shqipëri, bazuar në 2 analizat e kësaj konference, atë mbi Migracionin në Shqipëri dhe Projeksionet e Popullsisë 2011-2031”. Në bazë të analizava të të dhënave, rezulton se “popullsia e Shqipërisë, në 1 Janar 2014 është 2.895.947, nga të cilat 1.435.984 femra dhe 1.459.963 meshkuj. Bazuar në përllogaritjet e bëra, sipas metodologjisë për vlerësimin e popullisë çdo vit, INSTAT ka publikuar në websitin e tij, shifrat e plota të popullsisë për vitet 2001-2014”INSTAT , pohon mënyra e përllogaritjes dhe konstaton se “në 1 Tetor 2011, INSTAT kreu Censusin e Popullsi së dhe Banesave, ku popullsia banuese rezultoi 2.800.138 banorë. Ky rezultat shfaqi një diferencë me atë çfarë ishte projektuar për vitin 2011 nga Projeksionet e Popullsisë bazuar në Censusin e vitit 2001”.
Për herë të parë INSTAT, ndërmori Anketën e Pas Census (APC) ku objektivi kryesor i saj ishte kontrolli i mbulimit të Censusit. Rezultatet e kësaj ankete treguan se Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011, kishte një nën-mbulim prej 3%. Rezultatete APC mund të përdoren gjithashtu në vlerësimin e popullsisëpër vitet pasardhëse si dhe për rivlerësimin e numrit të popullsisë gjatë periudhës midis dy censuseve.
Nisur nga kjo, INSTAT dhe ekspertët e Asistencës Teknike të BE-së vlerësuan numrin e popullsisë në 1 Janar, duke marrë parasysh numrin e popullsisë banue se nga Censusi 2011, numrin e refuzimeve dhe rezultatet e APC e cila në 1 Janar 2012 rezultoi 2.902.190 banorë.(Sipas ATSH)