Veçojmë nga Historia e VATRËS/
SAKSOFONI I VATRËS PËR GJIMNAZIN ILLYRICUM NË SHKODËR/
Kur At’ Fishta ishte mysafir në VATËR më 1922 krahas ndihmave monetare, për Gjimnazin Illyricum, u porosit dhe një dhuratë e veçantë, që bëri shumë përshtypje në Shkodër. Revista Hyllii Dritës shkroi gjatë në numrin e marsit të vitit 1923, duke botuar shkrimin me titull: “Federata”Vatra” dhe muzika”, ku lëdonte vatrën dhe Kryeparin e saj Faik Konicën.
Kryetarit të Vatrës të asaj kohe, Faik Konicës,i la mbresa shkrimi dhe shkroi në gazetën “DIELLI”të 25 prillit 1923 disa fjalë të ngrohta ku lëvdonte gjimnazin dhe revistën.
Duke iu referuar artikullit “Fedearata Vatra dhe muzika” Konica shkroi:Më këtë titull, Hylli i Dritës, rivista e bukur që botojnë në Shkodër Atërit Franceskanë, në numër të marsit, shtypën një artikull, ku flitet për muzikën dhe për përkrahjen që VATRA i ka dhënë muzikës.
Faiku kujton: Lexuesit e Diellit do ta mbajnë mend se, një mot më parë, Komisioni i Vatrës i fali një dhuratë të vogël shkollës së madhe që kanë themeluar Franceskanët në Shkodër me emrin Gymnasium Illyricum, e vetmja shkollë me frymë humaniste në Shqipëri, do me thanë e vetmja shkollë që ka për program studimin e vjetërsisë klasike greko-romane. Me shumën që dhuroi Komisioni-dhe të cilën Kuvendi i fundit e pëlqeu me një zë,- u ble një instrument muzike:”Vegla asht një saxophon i bukur i nji zanit fort t’ambël, punue në fabrikë veglash muzikore në Basson në Paris të Francës. Mbi vegël shihen të ravizueme këto fjalë ”Vatra-Gymnazit ”Illyricum”. Këto fjalë janë marrë nga artikulli i Hyllit të Dritës, i cili përfundonte me këtë frazë:”Edhe na, pra, po lëvdojmë Federatën Vatra e Kryeparin e saj, për kujdes të posaçëm, që diftojnë për zhvillimin e Muzikës në Shqypni, ku mjerisht deri sod ky Art i hyjnueshëm, për shumë do arsye, ka kenë lanë tepër mbas doret. Sod s’ka, jo Muzikë në Shqypni, pse s’ka as qytetni, shkado që të thonë politikanët-karkaleca, ku ma pak, ku ma tepër, ezotikë-shqyptare.”(Përgatiti:D.Greca)