• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETËRSIA E BURGUT, SI LETËRSI KUJTESE, MORALI DHE QËNDRESE,

June 2, 2021 by dgreca

Hasan Bajo, i përndjekur, i persekutuar dhe i burgosur prej regjimit komunist shqiptar për 10 vite me radhë në burgjet e Spaçit dhe Qafë Barit për agjitacion dhe propagandë kundër sistemit monist, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli – Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, New York heronjtë e rezistencës antikomuniste në burgjet më të tmerrshme të diktaturës komuniste, torturat në burgjet dhe kampe, ekzekutimet, ridënimet e njerëzve të pafajshëm, letërsinë e burgut si letërsi kujtese, morali dhe qëndrese, dhe letërsinë e të burgosurvë politikë të regjimit diktatorial si një letërsi memuaristike për vuajtjet në diktaturë dhe dëshmitë e krimeve çnjerëzore të komunizmit në Shqipëri. Z.Bajo rrëfen me detaje histori me bashkëvuajtësit e tij si: Visar Zhiti, Trifon Xhagjika, Zyhdi Morava, Gëzim Metolli, Pëllumb Lamaj, Maks Rakipaj, Qemal Dema etj. Me Hasan Bajon bashkëbisedoi gazetari i Diellit, Sokol Paja.


LETËRSIA E BURGUT SI LETËRSI KUJTESE, MORALI DHE QËNDRESE

Do të doja të theksoja se unë nuk kam shkruar qoftë edhe një rresht të vetëm atje, në burg, por jo pa krenari pohoj që i kam njohur ata që kishin guximin të bënin një gjë të tillë dhe do të kem lexuar ndoshta gjithçka që është shkruar prej tyre. Ishin miqtë e mi. Të shkruaje në burg ishte shumë më shumë se sa thjeshtë të shkruash. Më e pakta, nëse do të ishte me të vërtetë me fat, do të qenë dhjetë vjet dënim që do ti shtohej atij të mëparshmit po qe se do të pikasej apo për më keq në duart e operativit do të binin qoftë edhe dy vargje. Për më tepër, dënimit të marrë do të duhet t’i shtosh hetuesinë e gjatë, të ftohtit therës të qelive, urinë dhe torturat e pësuara, të bëra nga ata që qenë mjeshtër të vërtetë në llojin e tyre dhe për më shumë, mendoj se kjo qe më e gjëmshmja, ishte vrasja e shpresës përgjithmonë për të qenë një ditë përtej telave me gjemba. Fatkeqësisht fati jonë varej nga ai i perandorisë së lindjes. Kremlini rrëzëllente mënxyrshëm në pamposhtmërinë e tij. Dhe atje në burg ishin disa të “marrë” që sfidonin gjithçka. Ja disa prej tyre: Zyhdi Morava, Gëzim Metolli, Pëllumb Lamaj, Visar Zhiti, Maks Rakipaj etj. 

KUJTIMET ME VISAR ZHITIN NË BURG

Me Visarin isha njohur në Institut, në Shkodër dhe megjithëse koha e njohjes qe e shkurtër, më ndërmendet se atje, në Spaç, e kam kujtuar jo rrallë pa ndonjë shkak për të qenë, madje edhe tani habitem se përse kisha parandjenjën se edhe atë do ta sillnin atje ku isha edhe unë, në Spaç. Dhe parandjenja nuk më pati gënjyer. Isha kthyer nga galeria dhe pasi pata ngrënë drekë, po laja tasin, kur një prej të njohurve më tha se autoburgu pati sjellë të rinj dhe njëri prej tyre që quhej Visar, më kërkonte. Dola me të shpejtë në shesh dhe atje në mes të mizërisë së të burgosurve, e gjeta. Në mes shumë gjërave të thëna njëri – tjetrit, unë bëra budallallëkun t’i uroja mirëseardhjen. Më ndërmendet vështrimi i tij që shprehte habi dhe keqardhje njëherësh. Pati menduar se kisha lajthitur dhe natyrisht, kishte plotësisht të drejtë. E si mund të urohet mirëseardhja në burg? Por ja që mua në atë kohë më qe mbushur mëndja keq. Të qënurit në Spaç ishte nder. Mbas disa ditësh kur kuptoi apo më saktë ndjeu se jo vetëm nuk isha i lajthitur por ato pak mënd që kisha i pata shtuar disi, më besoi të fshehtën e tij. -Vetëm ti e di. Askush tjetër, më tha. Patëm ndaluar së ecuri dhe unë vura re hijen e një mëdyshje përpëlitëse. – Jam në dorën tënde, dhe me të shpejtë shtoi. – Në hetuesi kam bërë poezi. Ishte radha ime të mendoja se ai nuk kishte lajthitur, e pati pësuar më keq, qe çmëndur, ndërkohë që pyesja veten. – E si mund të thuren poezi në hetuesi? Sikur e ndjeu se ç’mendoja. – Mundja të ftohtin. Në qelitë e Kukësit është tmerrësisht ftohtë. Harroja urinë, përballoja të keqen e mënxyrshme që më pati pllakosur, shkurt, ndjenja se jetoja. – Por si? Arrita ta pyes. – Ndërtoja dy vargje, pastaj dy të tjerë. I përsërisja dhe i përsërisja gjersa bindesha se nuk do ti harroja dhe kështu vazhdoja. – Ecim, i thashë duke kontrolluar i kujdesshëm përreth. – Dua ti dëgjoj. Dhe ai pa humbur kohë filloi të citojë. Dhe sa më shumë kohë kalonte, nga poezia në poezi, unë ngjisja qiejt. Do të kem qenë në të shtatin kur i mrekulluar nga fakti se Visari i pati bërë ato në hetuesi ( në Spaç pata gjetur poezi me të vërtetë të bukura siç ishte: “Dy hapa larg” e Jorgo Bllacit ), i thashë se ndoshta ne do të mbesnim përgjithnjë atje, se ekzistonin një mijë mënyra për të ikur nga kjo botë lehtësisht, por poezitë nuk duhej të humbnin. Do të duhet ti mësojmë, ti shkruajmë në copa fletësh dhe ti fshehim. E rëndësishme është që ato të mos vdesin, një ditë të dalin nga këtu. Dhe tani dua të dëgjoj sërish atë për diktatorin. Dhe ndërsa ai recitonte me zë të mbytur, të ulët, saqë më duhej të anoja kokën për ta dëgjuar, mendova se Visari kishte pasur arsye të më thoshte: -Në dorën tënde. Çmimi që do të duhej të paguaje për një poezi të tillë, ishte i lartë, jashtëzakonisht i lartë. Visari vazhdoi të thurte poezi dhe ne shokët e tij i lexuam, i shkruajtëm në copa fletësh dhe sigurisht i fshehëm. Arrij të kujtoj se të parit që ia dhashë poezitë për ti lexuar ishte Zyhdi Morava.

ZYHDI MORAVA NË KUJTIMET E MIA

Zyhdiu nuk shkruante vetëm poezi por edhe tregime, hera herës edhe ndonjë novelë. Dhe prej njërës prej këtyre të fundit që rrëfente se si komisari i çetës partizane për të shtënë në dorë një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçare, edhe kjo partizane e së njëjtës çetë, vret pabesisht të vëllain e saj, thuajse e pësuam. Novelën, e shkruar në një fletore gjashtëmbëdhjetë lekëshe me katrore, polici roje arriti ta gjejë në mes dy batanijeve ku e kisha fshehur ndërsa ne ishim në galeri në turnin e tretë. Kështu na tha dikush për të cilin kishim dyshime se ishte i komandës. Ndoshta ishte vetë ai që kishte denoncuar. U përgatitëm për më të keqen. Pritja qe e ankthshme, e gjatë, me muaj. Çuditërisht arrestimi që prisnim nuk ndodhi. Për fatin e novelës nuk mësuam kurrë, asgjë…

GËZIM METOLLI NË KUJTIMET E MIA TË SPAÇIT

Gëzimin e kujtoj shpesh, ndoshta më shumë nga të gjithë miqtë e atjeshëm që nuk janë më në këtë botë. Dhe shkak është një poezi, më saktë, përkthimi i një poezie. Inviktus. I pamposhturi i shkruar dikur, diku, me qindra kilometra larg nga Spaçi, ndoshta më shumë se njëqind vjet më parë, qe thurrur enkas për ne. Jo vetëm atje por edhe tani, sado që kanë kaluar thuajse dyzet vjet, jo rrallë e gjej veten duke e cituar. 

Në kthetrat e rrethanës keqas mbërthyer,

 unë su përkula, as me zë s’bërtita,

 nën të përgjakurit hekura kokën shtrënguar,

 unë su përkula, por më lart u ngrita.

 Dhe gjithnjë dy vargje të saj,

 -as kërcënimi i viteve që kalojnë, 

shpirtin e pamposhtur të ma përkulin smbërrijnë, do të më sjellin ndërmend mikun tim Islam Spahiun e hijshëm edhe kur qe tetëdhjetë vjeç. Fisnik, i ashpër, kokëfortë, mik besnik, antikomunist i xhindosur, stoik, i stërlexuar që do të më fliste për Dostojevskin, Kamyn, Bugovskin etj (të jem i sinqertë, për herë të parë atje në Spaç mësova se ekzistonin) sikur e shoh të qëndrojë gjatë në rradhë përpara berberhanes. Priste të ulej në vendin ku pasqyra mungonte. -Trishtohem, më tha kur e pyeta. -Trishtohem të shoh veten në pasqyrë. Gëzimi pati fatin e keq të arrestohej dhe të ridënohej disa herë. Nga hetuesitë kthehej i tjetërsuar fizikisht, i nxirosur nga të ftohtit, i pakësuar nga të pangrënët, thuajse i përgjysmuar. Vetëm flakëza që lodronte në sytë e tij mbetej gjithnjë e njëjtë, gjithnjë e pa shuar. Dhe ajo që më dhëmb është se vdiq në kohën e pluralizmit, në një mjerim të skajshëm duke lënë gruan e shumëvuajtur si vetë ai dhe vajzën. Në bibliotekën time gjëndet edhe libri i tij me poezi. 

TË BURGOSURIT POLITIKË, NJË LETËRSI MEMUARISTIKE PËR VUAJTJET NË DIKTATURË

Të shkruarit e konsideroj mjeshtërinë më të vështirë. Natyrisht, nuk pres që kujtimet memoristike të kenë elegancën dhe fjalorin e Kutelit apo thellësinë e mendimit të Konicës. Jo rrallë duke ndjerë keqardhje dhe zhgënjim njëherësh, i kam premtuar vetes se nuk do të lexoja më prej tyre por kjo ka zgjatur pak kohë, pasi sërish i kam kërkuar dhe sërish i kam lexuar. Që një shkrim të botohet, mendoj, se duhet të jetë të paktën në nivelin mesatar të  letërsisë së sotme. Dhe meqë jam i sigurtë se të gjithë ne që kaluam nëpër ato dyer të mallkuara duam mbi të gjitha Shqipërinë, është e pafalshme të cungojmë, thjeshtëzojmë në sensin e keq të fjalës, e për më tepër të dëmtojmë njërën prej atyre pak gjërave të bukura që i kanë mbetur ende tokës sonë të përbashkët. -Shqipja është gjuha e perëndive, thotë Naimi. Dhe jam i bindur se faji nuk është tek autorët e shkrimeve të tilla, ata aq ditën dhe aq bënë, por qëndron tek ndonjëri nga ne, që kur i është dhënë dorëshkrimi e ka emërtuar të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, madje kryevepër. Dhe kur ka ndodhur të njoh autorin e cilësimeve të tilla, jo rrallë kam menduar se tek unë është dobësuar, në mos ka vdekur shija e së bukurës, gjetja e saj sado e mezikapshme qoftë. Do të doja sinqerisht të qe kështu. Mendoj se një poezi, tregim, novelë, për më shumë roman me të vërtetë i arrirë, është më i vlefshëm se dhjetra kujtime memoristike. Ndoshta edhe në këtë jam i gabuar. Fola për shkrime të dobëta, pa vlerë, por kjo nuk do të thotë se nga shpirtrat dhe duart tona nuk është  shkruar edhe prozë e vlefshme, madje me zë të lartë do të thoja shumë e vlefshme. I druhem cilësimit kryevepër. Dhe për mendimin tim, në krye të tyre do të vendosja pa mëdyshje Ridënimin e Fatos Lubonjës. Nëse do të njohësh Spaçin, të jetosh kohët e lemerishme që kemi përjetuar, asokohe Ridënimi duhet lexuar medoemos. I shkruar në një shqipe të pastër, i thatë, pa lule e lajle, i pamëshirshëm në atë që rrëfen, më ka rrënqethur edhe mua, që jo vetëm i kam njohur personazhet e tij, por kam ditur edhe fundin e tyre. Ridënimi është Spaçi, është absurdi, është vetë diktatura. E lashë për në fund, heroin, disidentin, poetin që e shihte atdheun lakuriq, që në fjalën e fundit kërkoi një top për të goditur Komitetin Qëndror. Trifon Xhagjika dergjet diku nën baltën e tokës që e deshi aq shumë, i harrur, do të thoja i ri-ekzekutuar. Është shpagimi i harrimit të tij dhe i shumë e shumë të tjerëve që kjo toka jonë ishte ashtu si ishte dhe është kështu si është.

LETËRSIA E REALIZMIT SOCIALIST

Pushteti, forca e artit është ndjerë që në kohët më të hershme, më parë se qenia njerëzore të njihte shkrimin. Në mitologjinë Greke është një ishull i vendosur në Mesdhe, me shpate shkëmbore që rrrëzohen në det, mbi të cilat thahen nën diell pirgje eshtrash njerëzore. Lundërtarët e njohin. Është ishulli i sirenave që me këngët e tyre i ndjellin dhe këndojnë aq bukur sa ata verbohen, nuk duan t’ia dinë për fatin që i pret, nuk duan t’ia dinë për pirgjet e eshtrave njerëzore që do tu shtohen edhe të tyret. Shkojnë drejt vdekjes duke ndjekur këngën…si ne. Qysh prej rinisë së hershme më është ngulitur një thënie e Latinëve të cilën Hygoi e vendos si titull të një kapitulli tek Viti 93. – Fjala është urdhëri i perëndisë. Po kështu do të doja të citoja njërin prej klasikëve qe kam përshtypjen se do të ketë qenë Lenini. -Arti, thotë ai, është i barazvlefshëm me artilierinë e rëndë në luftë, kur kundërshtari nuk e posedon atë. Rrallë, shumë rrallë, por ama ndodh, e gjej veten duke cituar ndonjë poezi apo nëpër subkoshiencë vërtitet motivi i ndonjë kënge për partinë apo më keq akoma, për Enver H. Kur vij në vete, i këpus një të sharë vetes. Enverizmi mbahej në dy kollona, propaganda dhe dhuna, ndaj mendimi se realizmi Socialist i ka shërbyer të keqes, diktaturës, po aq sa çizmja e policit, detashmentet e ushtrisë, sigurimi i shtetit, i ngjizur dikur në Spaç, më ka mbetur pa ndryshuar, madje më është përforcuar edhe më. E megjithatë për hir të së vërtetës më duhet të pohoj se lideri i kësaj të keqe të madhe më ka mësuar të flas më bukur shqip.

TORTURAT NË HETUESI, RIDËNIMI, PRITJA E TEJMUNDIMSHME

Zoti Shpend Sollaku, radhit mbi tridhjetë lloje torturash fizike të ushtruara mbi të burgosurit politikë. Nuk do të merrem me ato mbasi në fund të fundit ishin të përkohshme, pjesën më të madhe të tyre e pësoje përgjatë hetuesisë. Mbi ne ushtrohej edhe një lloj tjetër torture, më  djallëzore se vetë djalli, më mizore se vetë vdekja, Ridënimi. Pritja e tejmundimshme, e tejgjatë, me vite, 10, 15 , 25, madje më shumë, të ishe përtej telave me gjemba, të shihje në sy fëmijët, gruan, babain, nënën në buzë të varrit, apo për gjëra më të thjeshta si është pirja e ujit në një gotë të xhamtë, të jesh i vetëm në një dhomë e të flasësh me vete pa u shqetësuar nga vështrimet e të tjerëve etj, rrënohej në një çast të vetëm. Dhe për ti pasur edhe njëherë këto, ia pate dalë të përballoje urinë ulëritëse, flakërimin e syve të vdekjes, poshtërimin, punën çnjerëzore në galeri. Jo rrallë, atë ditë që do ti prekje, ishe më afër se kurrë, në vënd të fletës së lirimit, dëgjoje të të drejtoheshin. – Në emër të popullit je i arrestuar. Dhe akuza për të gjithë ishte e njëjtë. Agjitacion dhe propogandë kundër pushtetit popullor. Thuhet se njeriu është më i fortë se guri. E besoj, është e vërtetë. Qenë me dhjetra që patën një mallkim të tillë, por çuditërisht asnjërin prej tyre nuk e la mëndja, nuk u çmënd. E rifillonin nga e para dhe sërish ëndërronin. Atje, në burg, nuk lodhesh kurrë së ëndërruari. Një tjetër torturë qe tejdhimbja e përhershme, e ndjerë në çdo rrahje të pulsit për ata që kishe lënë pas. E ndjej veten me fat, të përkëdhelurin e perëndisë, mbasi kur u arrestova nuk kisha fëmijë. Ndoshta është mospasja e tyre që isha ai që isha atje.

FUNDI I TRISHTË I QEMAL DEMËS

Heronjtë e vërtetë ishin ata që përballonin dhimbjen, mposhtnin makthin për fëmijët e lënë pas dhe mbeteshin të patundur në idealin e tyre, nuk jepeshin. E si mund të krahasohen vuajtjet-torturë të Qemal Demës  me të miat, të cilin kur e arrestuan për herë të dytë pati lënë nënën plakë, gruan e sëmurë dhe katër vajza, më e rritura prej tyre dymbëdhjetë vjeçe, në atë gradishtën ku mjerimi të drithëronte, të zinte frymën. E megjithatë do ti uroja vetes një fund si i tij. I rrethuar nga e shoqja , katër vajzat, nga nipërit e mbesat, ai iku nga kjo botë i qetë, pa brengë, plotësisht i përmbushur duke mbetur gjer në fund njeri. Në shtratin e vdekjes, pesë ditë përpara fundit kërkoi ta linin vetëm. Shkroi letrat e lamtumirës për të shoqen, vajzat, nipërit, mbesat dhe për mikun e tij Lekë Mirakaj, bashkëudhëtar në kalvarin e gjatë të vuajtjeve. Isha i pranishëm, kur disa orë përpara fundit i tha të nipit, birit tim, me shaka. – Baba po ikën nga kjo botë i mundur. Kohë më parë, im bir, kishte fituar në shah. Pastaj i kërkoi së bijës, vajzës së dytë, të shkonte tek varri i të atit për ti thënë që ora për tu bashkuar kishte ardhur. Ishin ndarë përgjithnjë kur qe vetëm tetë vjeç. I ati ia kishte dalë ti shpëtonte ekzekutimit pa gjyq duke u arratisur nga qelia. Ishte i dëshiruar, i kishte munguar, kishte qenë mbiëndërr e pa realizuar përkëdhelja e kokës, përqafimi i babait, e pse jo edhe qortimi i tij. Ky qe fundi i Qemal Demës, por fatkeqësisht jo i shumë të tjerëve, shokëve dhe miqve të tij të prangave. Ikën nga kjo botë pa pasur ndokënd pranë për ti dhënë pakëz ujë, për tu mërmëritur një fjalë të ngrohtë. Ikën nëpër qiell me brengën cfilitëse për fatin e tyre që linin pas. Sa herë që marr gjëmën e ndonjë të njohuri atje, në burg, njëherësh me atë dëgjoj të dobët, jashtëzakonisht të dobët zërin që vinte nga dhoma ngjitur në pavionin për të dënuar ku isha shtruar. Përpiqesha të kuptoja se çkërkonte me aq ngulm, me aq dhimbje. Ndonjëherë, mbas mesnatës zëri vinte pakëz më i fortë, dhe unë me vështirësi arrita të kuptoj se ai kërkonte dikë. E pashë një herë të vetme, rastësisht, në korridor, të shtrirë në shtratin portativ duke e kthyer për në dhomë, ndërsa mua po më shpinin për në vizitë tek mjeku. Ishte i bardhë, tërësisht i bardhë, thuajse i tejdukshëm, tashmë i përkiste qiellit. Vetëm sytë e dhimbshëm ishin ende tokësor, lëviznin mundimshëm, dhe vazhdonin të kërkonin. Atëherë mendova se do të qe vëllai, motra, e shoqja, ndoshta ndonjë mik që kishte më pak të ngjarë. Por tani jam i sigurte se do të ketë qenë vajza, djali, ndonjëri prej fëmijëve, mbasi mendoj se dashuria për pjellën është nga ato pak gjëra të pa ndryshueshme të kësaj bote, ashtu si është jeta dhe vdekja, e pa të cilën ky rruzull do të pushonte së ekzistuari. Vdiq një natë në të zbardhur me atë emrin në gojë që nuk arrita ta mësoj kurrë.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SHQIPËRI NJË ZHGËNJIM I MADH

Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri ishin një zhgënjim i madh. Ndjehem i indinjuar, i zhgënjyer, më shumë akoma, i zemëruar aq sa ëndrrën e madhe, të kahershme, bashkimin me Kosovën e kam braktisur. Nuk do ta kërkoj, nuk do ta dua më nga ndruajtja se do ta ndyejmë, do ta infektojmë edhe atë me virusin e nënshtrimit, me virusin që vret rebelimin ndaj së keqes, së padrejtës, me virusin e dashurisë së verbër ndaj prijësit të partisë sa do hajdut, i pabesë, i etur për pushtet të jetë. Le të jetë Kosova copëza e truallit tim me të cilën bijtë, si edhe bijtë e bijve të mijë të mund të krenohen. Më pëlqen të shpresoj se ajo do të dijë të jetë e tillë. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Hasan Bajo, LETËRSIA E BURGUT, MORALI DHE QËNDRESE, SI LETËRSI KUJTESE

“LULET E PJESHKËS”, AKTAKUZË PËR DIKTATURËN KOMUNISTE

December 31, 2017 by dgreca

32 lulet e pjeshkesok.jpg

–  Si në një skaner të kujdesshëm romani”Lulet e Pjeshkës” i Hasan Bajos, pasqyron njollat e errta dhe dukuritë më tipike në gjirin e një shoqërie në reanimacion e sipër dhe pa shpresë shpëtimi…./

NGA AGIM BAJRAMI/

Në tregun e sotëm të librit ka shumë tituj ku mund të humbasësh i tëri, pa patur, asnjë mundësi orientimi. Kjo sepse librit artistik i janë sulur shumë sot. Liria e shprehjes dhe krijimit ka zgjuar prirje dhe pasione të panjohura dhe të çuditshme deri më dje tek njerzit. Të gjithë duan të shkruajnë ,por sa dijnë ta bëjnë këtë ,kjo është një gjë tjetër. Për fat të keq shumica e tyre mbesin në kuadrin e një fotografimi të rëndomtë ,ose në hiperbola heroizmash dhe fantazish të pa cak. Prandaj edhe largimi i lexuesit nga libri artistik është një veprim i justikuar.Vepra artistike simbas Fermin duhet të ketë” disa kate” dhe shpejtësira leximesh. Me këtë pretendim zura të shfletoj edhe unë librin e Hasan Bajos “Lulet e pjeshkës”dhe nuk u zhgënjeva ,përkundrazi. Eshtë një roman që jo vetëm të mban ndehur shpejtësinë e leximit por edhe të të mbushë me një tërësi gjendjesh shpirterore:Dhimbje ,krenari dhe urrejtje… Të gjitha në harmoni dhe raporte të caktuara estetike me njëra tjetrën. Eshtë një vepër që përmban vizione të fuqishme artistike dhe historike , ku po të citonim një shprehje të Milan Kunderës ka për synim të fiksojë çaste të mëdhenj, dhe ku kontrastet e tyre kanë një funksion jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Ka shumë pak rëndësi që Hasan Bajo nuk ka qenë një emër i njohur më parë për lexuesit. E rëndësishme është graviteti i ideve dhe mesazheve që arrin të përcjell ai për bashkëkohësin. Që në krye duhet thënë se autori ka arritur të shpërfaqë para nesh faqe të akullta nga një kohë e pakohë ,si dhe një leksion se si duhet rilexohen veprimet e njerzve në një nga diktaturat më të egra në atë kohë.                Hasan Bajo është një krijues që me frymën e tij të tejdukshmërisë ,fuqinë e  fantazisë dhe me materialet e shumtë jetësore që zotëron ,arrin të shpërfaqet i natyrshëm para lexuesit,duke thyer kështu çdo kornizë skematike.Duke qenë edhe vetë një i burgosur i ndërgjegjes për 10 vjet në burgjet e tmerrshme të Spaçit dhe Qafë Barit ,duke i provuar vetë mbi shpinën e tij torturat,punën e rëndë dhe regjimin e jetës së një skllavi autori ska bërë gjë tjetër veçse të sistemojë tërë atë mori impresionesh dhe ngjarjesh të pafundme që të mbesin në mendje. Në këtë kontekst shumë kapituj të kësaj vepre mund të konsiderohen edhe si një rrëfim i sinqertë i një njeriu që kthehet nga Golgota.Por pozitive është që vepra i ka shpëtuar karakterit të një rrëfimi personalizues.Më shumë se kaq në gojën e tij janë futur mijra zëra dhe rrëfime personazhesh dhe heronjsh të tjerë.Është një vepër me tekst të korektuar por me një pafundësi gjendjesh emocionale.

Si në një skaner të kujdesshëm vepra pasqyron njollat e errta dhe dukuritë më tipike në gjirin e një shoqërie në reanimacion e sipër dhe pa shpresë shpëtimi. Servilizmi frika,spiunimi, varfëria e tejskajshme pasiguria janë pjesë e procesit të verifikimit të atij sistemi totalitar,por edhe një sprovë për verifikimin e heronjve dhe antiheronjve të tij që nuk ishin pak.

Subjekti i romanit fillon nëpërmjet një thyerje interesante. Parullat antiregjim. Janë ato që hapin romanin dhe që paralajmërojnë një subjekt me përplasje të forta. Duket se me këtë fillim parashikohet edhe fundi i turpshëm i një regjimi të dështuar , që mbahej në këmbë vetëm në sajë të terrorit. Një djalë i ri i veshur me endrra lirije dhe një kitar që emeton tinguj në një peisazh të zymtë… Një bashkërendim energjish ndonëse të pandjeshme përballë asaj që dukej si e pamundur, Diktatures.Megjithëatë autorit i mjafton simbolika për të paralajmëruar atë që pritej:Thyerjen.Ai është i bindur se ndryshimet e mëdha mund të lindin edhe nga ëndrra. Në krahun tjetër si një masë e stërmadhe me të gjithë instrumentet e tij me të sofistikuara,hetues, policë,spiunë, prostituta dhe servilë qëndron pushteti. Hija e tij është aq e rëndë sa e shoqëron personazhin ngado.Është një hije në trajtë prangash dhe dyer të rënda qelish dhe hetuesish kriminelë,si dhe provokatorësh të rrafinuar si Luli.Duke tentuar të japë me vërtetësi këtë kategori të urryer njerzish të regjimit autori kërkon ti mëshojë faktit se ishin ata dhe një kategori tjetër njerzish me karakter të dobët që e ndihmuan jetëzgjatjen e tij.Përpjekja për ta hequr qafe atë e kishte të paralajmëruar ndëshkimin.Në roman heroi kryesor krahas vetive të tij pozitive është i veshur vazhdimisht edhe me një shtresë ankthi.Ishte një kohë që kërkonte nerva të forta.Duhej guxim, shumë guxim.Në roman heroi kryesore dhe pse i vetmuar dhe i braktisur nga të gjithë është i shoqëruar nga kënga e tij shpirtërore- Shpresa. Është kjo e fundit që e shoqëron atë në çdo çast. Jo më kot simbolika e kitarës shpërfaqet herë pas here në rrefimin dhe veprimtarinë e tij. Diktatorët gjithmonë e kanë pasur zët artin.Largimi nga” kloni” i vendosur prej tyre konsiderohej shkarje, dhe faj dhe kanë qenë me dhjetra ata që e paguan me vite të tëra burgu kërkesën për tu ndier sado pak të lirë përmes artit të tyre. Kjo sepse diktaturat s’janë gjë tjetër veçse sisteme inkuzicioni.Duke depërtuar në brendi të tyre autori arrin të pikturojë jo pak atë atmosferë të zymtë ankthi që ka mbizotëruar me dekada të tëra mbi atdheun e tij të përkulur keqas nga ky lloj inkuzicioni. Të gjendur nën këtë trysni ishin shumë prej individëve siç ishin Luani, Nexhi etj., që shitën gjithçka ,gjer edhe nderin dhe dinjitetin e tyre vetëm për ca benefite të veçanta për atë kohë , ashtu siç kishte të tjerë që arritën ti qëndronin denjësisht këtij presioni siç ishte vetë autori,Lani,xha Qamili etj.Natyrisht që botëkuptimi dhe idealet e autorit do ti shihnin me neveri të parët. Për te ata s’janë gjë tjetër veçse antiheronj mjeranë. Prandaj gjatë karakterizimit të tyre filli alegorik i autorit është i dukshëm dhe mbizotërues.Hetuesit,spiuni tek ura dhe treni të mbeten gjatë në kujtesë dhe evidentojnë aftësitë e veçanta individualizuese të shkrimtarit. Kjo i jep të drejtë postulatit të njohur se kur shkrimtari ka jetuar gjatë me personazhin arrin ti hyjë atij edhe nën “lëkurë “. Ky është një shkak që duke ndjekur lëvizjet e tyre të krijohet përshtypja se edhe ti diku duhet të jesh takuar me ta. E keqja dhe ligësia që mbartin ata është aq e madhe dhe mbizotëruese sa të lerë gjurmë deformimi dhe terrori tek një popull i tërë.Ishte një kohë kur survejohej dhe frymëmarrja, është pohimi nëntekstual i narratorit. Për të shmangur disi këtë lloj atmosfere burgu të stërmadh ai detyrohet të fus herë mbas here edhe momente të bukura lirike siç ishte dashuria e tij me Senën ,apo momentet e bisedave të tij me nënën. Janë skena ku spikat aftësia individualizuse e autorit ,por edhe poetika e brendshme e prozës së tij.

Lulet e pjeshkës edhe përkundrejt titullit të saj të gjetur që simbolizon pranverën me blerimin dhe bukuritë , në tërë hapësirën e saj tekstore të kujton zbritjen brenda një kove të ngushtë drejt fundit të një pusi të thellë e me ajër të pakët. Ne e ndjemë në çdo çast gërvimën e litarit dhe përplasjen e kovës në faqet e pusit, duke e ndihmuar përfytyrimin tonë të depërtojë më në brendi të kohës dhe labirintheve të saj të ngatërruara.Ç’ndodh me të në ato çaste? E thjeshtë.Në çdo metër zbritje pamja ngushtohet dhe frymëmarrja nis të të bëhet më e vështirë. Lexuesi pret nga çasti në çast që litari të këputet dhe të ndodhë gjëma.Dhe ky parashikim kobndjellës ndodh vërtet. Protogonisti arrestohet.Skena e arrestimit dhe aktorët realizues të saj janë një nga më mbresëlënset në këtë roman.Një arkitekturë palogjikshmërie dhe egërsie shtetërore.Piktura e këtij momenti s’di pse më kujton personazhet tragjike të Arkipelagut Gulag të Solzenicinit. Të njëjtat kurthe dhe mënyra survejimi dhe arrestimesh. Të njëjtat akuza qesharake dhe publik i indoktrinuar.Lëvizjet e personazhit të kujtojnë ecjen e një udhëtari në xhungël. Në këtë rast raportet jetë ,vdekje qëndrojnë në ekuilibra të brishtë dhe delikate. Ky është një nga shkaqet që mbajtja e frymës dhe klithma e mbytur të jenë pjesë përbërëse e procesit të leximit. Subjekti narrativ i këtij romani edhe pse në vështrimin e parë i ngjan një historie individuale asnjëherë nuk mund të kuptohet si i tillë. Rrëfimi në vetën e parë është veçse një lloj “rrengu” për ta mbajtur më pranë lexuesin ,gjë që është e motivueshme.Sot kemi një numër të madh librash me kujtime nga të burgosur të ndërgjegjes me këtë temë që përkundër subjekteve të mbushur përsëri nuk arrijnë të ngjallin vemëndjen tonë. Stili i rëndomtë me të cilin janë trajtuar ato mendoj se është një nga shkaqet.Në “Lulet e pjeshkës “stili i autorit përkundrazi karakterizohet nga një zhdervjelltësi e theksuar ,linja që ndjekin dhe plotësojnë njëra tjetrën, gjuhë e gjallë, elokuencë rrëfimtare dhe frazeologji e pasur.Duket se mes narratorit dhe lexuesit nuk egzistojnë aspak distanca dhe mure.Kjo jo vetëm për shkak të prezencës së heshtur nëpër faqet e librit ,por edhe një lloj fryme intimiteti që të afron rrëfimi i tij.Romani nuk shpërqëndrohet në linja të shumta ,megjithëatë merr përsipër të trajtojë dimensione kohore të gjëra,fate njerzish dhe histori të ndryshme.Ndërtimi i dialogëve ,monologjet e shumtë dhe zbërthimet psikologjike të personazhit e bëjnë më së miri këtë. Protogonistit të librit në segmentet kohore nëpër cilat kalon i është dashur të vihet përballë alternativash të vështira jetësore, nëpërmjet të cilave ai ka arritur të evidentoj pjesë të karakterit të tij të fortë prej heroi. Individi dhe diktatura dallohen nga njeri tjetri jo vetëm nga mënyra sesi vizatohen ,por edhe nga simpatitë dhe antipatitë që rrezatojnë ata në atmosferë.Dhe kjo ja rrit vlerat kësaj vepre. Ndërsa tek i pari autori ka futur shumçka nga vetvetja,si botën e gjërë shpirtërore ,lirizmin e brendshëm ,dashurnë për jetën dhe etjen për ndryshim. ,tek i dyti ngjyrat e përshkrimit janë aq të errëta sa të kujtojnë natyrshëm një përbindësh. Personazhet pozitivë të këti romani janë njerëz me një botë të bukur ,pamvarësisht nga presionet dhe kufizimet e jetës.Sakrificat ë jetës jo vetëm nuk arrijnë ti ndryshojnë ata por në të kundërt i bëjnë më të bukur ata.Ata para lexuesit si karaktere të formuar në furtunë ,me të gjithë begraundin e tyre të plotë shpirtëror dhe moral. Parë në këtë kontekst libri shtron edhe pyetjen e njohur:Cila duhet të jetë fizionomia e një heroi në raporte me kohën që i përket?Përgjigja është e qartë: Të bëjë atë ç’ka të mundë për tu ndjerë i lehtësuar përballë vendit dhe ndërgjegjes së tij. Veprimi i parë në këtë kontekst është konturimi i qëndresës brenda vetes. Një qëndresë e heshtur por sfiduese.Personazhet e këtij skalioni e kishin të qartë se veprimet prej adoleshentësh çonin më shumë” ujë në mulli të armikut”… Kështu që ata kishin krijuar një mur ndarës me atmosferën servile që mbisundonte në atë kohë.

Mos duartrokitja e veprimeve vrasëse të regjimit është një xhest i madh distancues.Në anën tjetër ai është edhe një thirrje e nënkuptuar katarsisi për pjesën e pandërgjegjshme të turmës:Mos u bëni pjestar të krimit edhe ju o të burgosur pa pranga dhe skllevër bindjësh naive!

Heroi qendror i veprës është i prerë për ti krijuar vet vetes një estetikë të veçantë mbijetese. Ai di të jetë i ftohtë dhe i alegorik me shërbëtorët e regjimit ,por i butë dhe i dashur me njerëzit e rrethit të tij. Dashuria e tij me Senën është një lloj sfide për një ambient të tillë ku mbijetesa ishte dhe mbetej qëllimi më parësor. Fryma egzistencialiste nuk e cënon aspak profilin e tij.Ngjyrat e gjalla të jetës dhe shpresës janë ende dominuese në këtë vepër.Në çdo hap të tij autori i rrethuar gjithmonë nga dashuria e nënës ,dhe kujtimi i babait të tij.Kjo i jep protogonistit edhe një dimension më shumë force përballë provokimeve dhe presionit të hetuesve dhe zyrtarëve brutalë të organeve të diktaturës.Figura e nënës sikur del nga blloku i shenjtë i kujtimeve të tij ,sa herë që gjendet në vështirësi dhe është një nga më të realizuarat në këtë vepër. Po kështu edhe karakteri interesant i xha Qamilit, Senës. Kujtimit te çmendur etj.Tek figura e Petraqit autri shpërfaq para lexuesit një anë të njohur të hetuesive të regjimit ,aftësitë e tyre kriminale për ti shpërfytyruar kundërshtarët e tyre.Ndonëse personazhet qëndrore janë përfaqësues të një brezi të humbur,në sytë e tyre bulëzon ende shpresa. Kjo sikur e mbron romanin në çdo moment nga disfatizmi dhe deheroizmi. Vuajtjet dhe martirizimi i tyre na bën ti shohim me neveri etiketimet djallëzore të misionarëve famëkeqe të Katovicës , se gjoja në Shqipëri të gjithë kanë qenë bashkëvuajtës dhe bashkë fajtorë ,gjë që bie ndesh me faktet e njohura historike.Në këtë kontekst qëllimi parësor i autorit duket se ka qenë edhe ringritja në piedestal e heronjve të nëpërkëmbur të demokracisë shqiptare ,dhe demaskimi i antiheronjve. Fakti që në këtë vend rrjedh ende vreri i punëve të këqija të këtyre misionarëve,dhe emri demokraci është ende larg, i jep të drejtë shqetësimit të autorit Hasan Bajo.Lulet e pjeshkës duhet përshëndetur kështu edhe si një memorie e artikuluar për një kohë pa liri dhe humanizëm,por edhe një akuzë dhe kujtesë për një regjim nga më barbarët që ka provuar ky vend deri mëtani.E keqja në këtë vend nuk vonon. Rreziku i rikthimit të saj egziston fuqishëm.Sinjale janë të dukshme.Ndaj vetvetiu të vjen në mend fraza e njohur dhe sinjifikative e Julius Fuçikut: Njerëz mos harroni!

Filed Under: ESSE Tagged With: "LULET E PJESHKËS", Agim Bajrami, AKTAKUZË PËR, DIKTATURËN KOMUNISTE, Hasan Bajo

LIBRA TË RINJ NË BIBLIOTEKËN E VATRËS

December 14, 2017 by dgreca

 

1 Bajo Ndreu1 Frank1 Dibra Lulet e Pjeshkesdalip Hasan

Kohët e fundit në Bibliotekën e Vatrës janë dhuruar libra të rinj, që i shtohen fondit të saj më shumë se 100 vjecar.Gazetari Frank Shkreli, ish gazetar dhe drejtor i Zërit të Amerikës- Divizioni i Euro-Azisë, ka dhuruar në 3 kopje librin e tij”Demokracia nuk Pret”, me dedikimin”Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, shpëtimtares së Shtetit Shqiptar dhe mbrojtëse e flakët e të drejtave të Kombit Shqiptar për më shumë se një shekull.

Me respekt: Autori Farnk Shkreli.

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” e ka vënë në kalendarin e saj për vitin 2018 promovimin e këtij libri.

Ditën e sotme shkrimtari, Hasan Bajo, që provojë ferrin e diktaturës komuniste, dhuroi romanin e tij”Lulet e Pjeshkës” me dedikimin”Bibliotekës së Vatrës Shqiptare, krijuar nga kolosët shqiptar Noli dhe Konica”-autori-Hasan Bajo.

Romani i Hasan Bajos është një nga prurjet cilësore të postdiktaturës, që skanon në mënyrë artistike periudhën më të errët të historisë së shqiptarëve, ku për fat të keq ai ka qenë vetë viktimë.

Anëtari i Këshillit të Vatrës, z. Cezar Ndreu, solli për Vatrën librin studimor “DIBRA” të autorit Moisi Murra.

Libri prej 710 faqesh sjell të dhëna intersante nga histori e Dibrës prej Antikitetit në Monarki.

Njoftojmë komunitetin se pas përfundimit të kartelizimit dhe iventarizimit të plotë të bibliotekës, që po kryhet nga studiusja Arjeta Ferlushkaj,librat mund të tërhiqen për lexim.

Faleminderit dhuruesve.(Dielli)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: ÇEZAR NDREU!, dalip greca, Frank shkreli, Hasan Bajo, Libra te rinj, ne bibliotekene Vatres

Nuk ishte i shëmtuar…

October 15, 2015 by dgreca

Nga Hasan Bajo/
Çështja është që në kohërat që kërkojnë hero të mos jesh antihero-Autori/
Jasmina ishte më shumë se e bukur.Flokët e gjatë të zinj, që i binin rëndshhëm mbi supe, i tundeshin hijshëm në çdo hap që hidhte.Ishte e gjatë,madje mjaft e gjatë,dhe ai vështrim krenar që tretej në një pikë të pacaktuar, si edhe e gjithe qënia e asaj ndjenje të krijonte,ashtu,në mënyrë të pavetëdijshme, një rreth mbrojtës ftohtësie dhe mospërfillje.Kishte sy të zinj të shndritshëm,të larë,por ajo çka e bënte tronditëse,marramendëse ishte hija e përherëshme e asaj buzëqeshje rrëzëllitëse.Që në vështrimin e parë,Mevli ndjeu se miku i tij kishte qenë më fat.U takuan rastësisht në një udhëkryq pranë qendrës së Tiranës.Me porosi të nënës ai po shkonte në spital për të vizituar një kushëri të largët që vuante nga një sëmundjee rrallë,emri i së cilës ishte i panjohur,kur papritmas pati përshtypjen se po e thërrisnin.Ktheu kokën në drejtimin nga vinte zëri dhe në trotuarin përballë dalloi një siluetë të njohur.Dielli i mesditës së fund qershorit i lëbyrte sytë,dhe ai nuk mundi të dalloj fytyrën e personit që i bënte shenjë me dorë nga ana e kundërt e rrugës.Tjetri përsëriti emërin e tij.-Sevini –klithi përbrënda.U lëshua drejt tij duke i prerë rrugën një makine brënda së cilës një zë inatçor lëshoi një sharje të rëndë. Ai as që denjoi të kthej kokën.Mbi trotuar Sevini kishte hapur krahët.Do të kalonin minuta përqafimesh,shtërngime duarsh,goditje krahësh,pyetjee përgjigje të thëna më zë të lartë,që bënin kalimtarët të kthenin kokat përpara se Sevini të kujtohej se ishte i shoqëruar nga e fejuara.-Jasmina-thirri dhe vështroi përrreth.Nën hijën e një peme buzë trotuarit,katër pesë metra më tutje,njërën dorë të mbështetur në trungun e saj,ndërsa tjetra lodronte me syzet e diellit,rrezëllitëse,duke i përpirë me sy qëndronte ajo.U afrua duke zgjatur dorën.-jasmina-përsëriti Sevini.-Ky është Mevli.—Sinqerisht,jam e kënaqur që të njoha-Tha,dhe Mevli ndjeu se ajo thoshte të vërtetën. -Sevinit ia njoh disa cilësi,prandaj dhee kam shok.Por,që të kishteedhe kaq shumë fat,fat në atë çka është më e rëndësishme gjer në këtë moment nuk e dija,-dhe i shtërngoi dorën si një të njohuri të vjetërashtu, pa ceremonira.Ajo qeshi me shpirt e mikluar ndërsa Sevini i dha një goditje të lehtë mbi sup.-Ikim.-Thanë të dy njëzëri dhe hynë në barin e parë që u doli përpara. Ajo dinte shumë mbi burgun,njihte meemër pothuajse të gjithë shokët e tyre të përbashkët,nofkat që u patën vënë policëve të kampit,fliste për ngjarje të ndodhura atje sikur të kishte qenë e pranishme,dhe Sevini e ndiqte me aq vëmëndje sikur ajo të thoshte gjërat më të rëndësishme të kësaj bote.Ajo e ndjente vështrimin e tij që shprehte njëherësh adhurim,krenari dashuri dhe bëhej më joshëse. -U përpoqa të takoj zydin,por nuk munda.Më ka marrë malli,-tha Sevini. E kam takuar pothuajse gjithnjë kur kam ardhur këtu në Tiranë,dhe të kemi kujtuar.—Një minutë…dhe ajo u mendua për një çast me sytë flakëronjës të mbërthyer mbi suprinën e tavolinës.-Sevini më ka treguar diçka…..për policin…sampistin…një mëngjez të kapi duke lexuar një material shumë të rrezikshëm të shkruajtur nga Zydi.- Ata pohuan.-Më ka lënë mbresa. Kam një shoqe.Ajo ka mbaruar për gjuhë-letërsi.Më ka lutur shpesh që ti tregoj ndonjë ndodhi nga atje,- dhe bëri një lëvizje për atje sikur të flitej për një vënd,kohë apo botë të tjetërsojmë.-Ma trego të lutem.-Mevli mblodhi supet.-Atje kanë ndodhur…dhe ngjarja që më kërkon është nga më të rëndomtat.Sevini mund të të tregojë me dhjetra të tilla ku e ku më interesante .-U orvat të bishtënoj.–Oh Sevini i bie shkurt ,shumë shkurt-.U ankua ajo duke i hedhur krahun të fejuarit. –Sevin-iu lut.-E dij,që po të duash ti ,Mevli do të ma tregoj historinë,-dhe Sevini pa u menduar dy herë urdhëroi-.Mos e zgjat Mevli.-Dhe ai nuk e zgjati.-Mirë pra .Meqë më urdhëron nuk kam zgjedhje tjetër,por mësoje.Atyre që u pëlqen të urdhërojnë janë të shumtë,pra janë të zakonshëm,ndërsa ata që binden dhe për më shumë kur bindja është e vullnetëshme,pra binden thjesht për tu dhënë kënaqësi të parëve,(jo se nuk munden të kundërshtojnë) janë të rrallë,tepër të rrallë,dhe si rrjedhim me kënaqësi mund të them se janë të veçantë.-
-Jam i bindur Mevli,je i veçantë,dhe që kënaqësia të jetë e plotë mos mbaj ligjërata,por fillo menjëherë.-ia ktheu Sevini.Mevli heshti disa çaste duke u orvatur të kujtoj në hollësi atë mëngjez të dielë pranvere.
Ishtee dielë dhe më kujtohet se ishte gjithashtu pranverë.Qe pranverë mbasi as që u përpoqa të rrëmbeja ndonjë kapotë,triko apo peliçe,kur polici Ndue Sampisti(E quanim kështu mbasi më parë pati qenë anëtar i forcavespeciale ) më urdhëroi ti shkoja pas për në komandë.Në raste të tilla dënimi më i paktë do të qe një muaj birucë,që do të thoshte izolim brënda një hapësirë dy metra me tre,e shtruar me çimento,ku për mbulesë të ipnin një batanije të hollë,aq të hollë saqë do të mund të njihje personin që do të ndodhej mbas saj.Thuhej të ishin batanije të mbetura që nga koha e luftës së dytë botërore, dhe ne, kishim arsye të mjaftueshme për ta besuar këtë,por, edhe këtë e mirrje në orën dhjetë të mbrëmjes sëbashku me çajin,nëse do të mund të quhej i tillë,mbasi nuk ishte gjë tjetër veçse ujë,ujë me një ngjyrë që të ngjallte krupë,dhe batanija dorëzohej në pesë të mëngjezit. Në këtë rast nuk bëhej fjalë për një muaj birucë.Çështja ishte ku e ku më e rëndë.Novela e shkruar nga Zydi në një fletore nga ato gjashtëmbëdhjetë lekshet me katrorë tregonte se si komisari i çetës partizane përdorte çdo mjet,madjeedhe vrasjen mbas shpine të vëllait të një partizane tetëmbëdhjetë vjeçare,edhe ky partizan i së njënjtës çetë,me synimin përvers të shtinte në dorë të motrën e tij.Unë deri në këtë pikë kisha arritur duke lexuar kur Sampist Ndueja mbasi ishte ngjitur me të shpejtë në katin e dytë ku ndodhej edhe dhoma jonë(me sa duket për të mos i lënë kohë ndokujt që të më lajmëronte) ishte lëshuar kokërr plumbi(si do të thoshte Ndreca ,një shok i yni)drejt e në vëndin ku flija.Vëndi im i fjetjes ndodhej në një pozicion të privilegjuar,mbasi ishte pranë dritares,dhe kjo nuk qee paktë. Përfytyro një hapësirë pothuajse katërkëndëshe brënda së cilës është ndërtuar një skelet druri i cili e ndan hapësirën vertikale në tre nëndarje. Dyshemeja e nëndarjeve qe shtruar gjithashtu me dërrasë,ku sipër tyre të ngjeshur njëri mbas tjetrit vendoseshin dyshekët e kashtës.Hapësira ndërmjet tyre qëe tillë sa që nëse do të kishe fatin e keq të kishe shpatullat e gjëra,si i ka ky shoku im,dhe tregoi shpatullat e Sevinit,do të duhej të flinje brinjas.Pra unë kisha privilegjin të kthehesha mënjanë,të vendosja dorën e majtë nën kokë dhe të ëndërroja i patrazuar nga vështrimet e të tjerëve.Mos harro.Në burg nuk lodhesh kurrë së ëndërruari. Gjatë gjithë kohës që kur kishte filluar të tregonte, i pavetëdijshëm ishte munduar ti përzgjidhte fjalët,madjeedhe zëri pati pësuar një farë ndryshimi,qe bërë më i lakueshëm,me nuanca që nuk i kishte vënë re më parë,dhe ndjeu se i gjth ky ndryshim ndodhte për shkak të pranisë së saj.Ajo bënte pjesë në bashkësinë e vogël të atyrë njerëzve që instiktivisht kërkon të jesh sa më i mire. -Ku humbe,?-u tall Sevini duke vënë re përhumbjen e tij. -Pra,isha mbuluar me batanije kokë e këmbë –rifilloi ,i shtrirë përmbys, dhe fletoren e Zydit e pata vendosur në vëndin ku duhej të qe jastëku,ndërsa atë e kisha shtyrë më tutje me mendimin që të krijoja një pengesë për sytë e atyre që ashtu si edhe unë flinin në ndarjen e fundit.Policin e vura re ahere kur ai mbasi kishte hypur mbi shkallën e drunjtë që shërbente për tu ngjitur në nëndarjen e katin të dytë dhe të tretë më goditi lehtësisht mbi thembra.Ktheva kokën duke menduar se duhej të qe Sevini apo ndonjë shok tjetër dhe u ndjeva i humbur. -Urdhëro- i thash duke fërkuar sytë,sikur të isha zgjuar në atë moment.Patëm qenë turni i dytë,pra ishim kthyer në kamp rreth orës një mbas mesnate kështuqë fërkimi i syve qe plotësisht i justifikueshëm -Vishu dhe shpejt në komandë.-Dhe sadoqë urdhëri ishte dhënë me zë të ulët kërcënimi shprehej qartë.Duke u kujdesur të mbuloja fletoren me trup nuk u ngrita menjëherë.Zgjata dorën dhe mora xhaketën prej doku dhe ndërsa fusja krahun në një mëngë të saj polic Ndueja duke zgjatur dorën tha.
-Ma jep.Sille këtu.-
-Çfarë –e pyeta duke u munduar ti jepja fytyrës dhe zërit një pafajësi idiote.-Atë që lexoje.-Nuk lexoja.-Qe përgjigja e dhënë në të njënjtën mënyrë.
-Lëri ato .Mbrapa kurrizit e ke,-dhe u bë gati të ngjitej mbi krevat.Mendova se çdo tentativë për të fshehur fletoren do të ishtee kotë,madje do të më shndrronte në sytë e tij në një qënie të dobët,frikacak dhe për më tepër qesharak.Mbasi,edhe nëse arrija që me një goditje bërryli ta rrëzoja fletoren poshtë në katin e dytë,dhe ndoshta në atë të parin,dhe nëse do të kisha pakëz fat ajo do të mund të përfundonte në dysheme nën krevatët e katit të parë,zhurma që do të shkaktonte gjatë rënies ashtu e hapur dhee rëndë siç ishte do të më nxirrte zbuluar.U rrrotullova më ngadalë dhe sëbashku me novelën e Zydit i zgjata edhe –Dimrin e madh -të Kadaresë që e kisha mbajtur nën nënkresë jo vetëm për ta rilexuar por edhe si një mjet kamuflimi nëse ndonjë nga ata të padishërueshmit mund të më afrohej si rastësisht.Aherë vura re se kishte sy të vegjël ,madje shumë të vegjël për atë kokë aq të madhe.Ishte i shëmtuar ,shumë i shëmtuar.Ndërkohë që ai zbriti nga shkallarja e drunjtë dhe qëndroi përpara krevatit tim duke shfletuar fletoren,gjëja e parë që më ra ndërmend ishte se javën që vinte familja më pati njoftuar se do të vinte në takim,por këtë herë motra me vëllain do të më sillnin edhe nënën.Sikur e pashë,atje ,në portën kryesore, përtej hekurave të veshur në të zeza,me napën e bardhë që i mbështillte kokën,të kërrusur,të paktë,një grusht eshtrash dhe një shpirt brënda tyre,shpirti i nënës sime.Kishte më shumë së dy vjet që nuk ishim takuar dhe mendova se nuk do ta shihja kurrë më.
–Shpejto,-tha Ndue Sampisti duke më zgjatur Dimrin e madh. Ahere i panikuar u kujtova se duhej të stisja një histori,një histori të thjeshtë,dhe sigurisht të besueshme.Gjatë kohës që u vesha dhe zbrita nga krevati,ajo historia qe përpiluar gjer në detajet më të vogla.Pra,mbrëmë,kur u ktheva nga turni i dytë nuk ndjehesha mirë.Kisha trazime në stomak,madje as ushqimin nuk e mbarova dhe meqë dihet se kafeja është ilaç shumë i mirë për kësi rastesh vendosa të mirrja një,por kur shkova në guzhinën private zjarret qenë shuar,kështuqë mu desh të kërkoja letra për ta zier,dhe, në pezulin e dytë të dritares së guzhinës gjeta këtë, fletoren,por dukee parë të pastër ,të mbledhur me kujdes,mendova se dikush do ta kishte harruar për këtë arsye nuk e përdora për zjarr por e mora për t’ia kthyer të zotit.E gjitha kjo do të ishtë më e besueshme nëse do të faktoja se dikush tjetër ishte i pranishëm në gjetjen e saj,dhe unë mund të thoja jo një apo dy,por shumë emra,por e keqja qëndronte se që në pyetjen e parë historia do të mund të hidhej në erë.Do të mjaftonte që cilindo ta pyesnin se kur kishte pirë kafe sëbashku me mua (për dreq kafja kishte kohë që na ishte mbaruar)dhe përgjigja cilado që të qe do të ishtee gabuar. Ndue Sampisti shkonte përpara dhe ndonja një hap mbrapa,i bindur,i urtë si një qëngj,vetë pafajsia e ndiqja unë.Duke kaluar përpara dhomës së Zydit hodha sytë se mos e shihja,thjesht për ti bërë një shenjë.Do të mjaftonte të shihte fletoren e tij në duart e Ndue Sampistit për të kuptuar gjithshka.Sigurisht që ai do të njoftonteedhe ndokënd tjetër që shkruante,kështuqë do të merrnin masat për të rifshehur apo asgjësuar tregimet,novelat apo poezitë disa prej të cilave i pata lexuar.Dhoma ishte bosh.Brigata e tij ishte turni i parë dhe befas,pa ndonjë lidhje llogjike,mu kujtua se guzhina private në orën një mbas mesnate qee mbyllur.-Dreq,-mallkova më shumë vehten se sa atë.Duhej të ndryshoja medoemos kohën e gjetjes së fletores.Zydi ma kishte dhënë atë të mbështjellë në një numër të revistës –Shqiptarja e re-të djeshmen në mëngjez përpara se të nisej për në punë,dhe informatori duhej të qe siguruar më parë se ajo qe diçka e ndaluar,kështuqë ka të ngjarë të më ketë ndjekur për të mësuar se ku do ta vendosja,dhe do të ketë patur kohë të mjaftueshme,gjatë kohës që brigata ishte në punë të ngjitej në shtratin tim madje të lexonteedhe ndonjë fletë dhe pastaj të njoftonte policinë.Pak a shumë kështu duhej të kishte ndodhur.E vendosa .Kafen e kisha marrë mbas ngrënies së mëngjezit dhe kjo përkonteedhe me faktin se guzhina private qe bosh,mbasi papunësia mbyllej në sallë në lexim të detyruar të veprave të Enver Hoxhës.Fillova të rrëmoja në kujtesë mos vallë,kur isha kthyer nga puna kisha vënë rë ndonjë çrregullim mbi krevat,si lëvizja e batanijeve apo e nënkresës,por hoqa dorë menjëherë,mbasi ajo çka kërkoja mu duk marrëzi.Ashtu,të ndjekur nga vështrimet e të burgosurve i ishim afruar tunelit.Tuneli ishte një hapësirë e ngushtë ndërmjet dy pallateve që dilte në një shesh më të vogël se sa ay që ndodhej përpara tyre.Pikërisht në atë shesh,përpara shkallareve që të shpinin për në komandë,Sevini,Gazmend Shkodrani dhe poeti kishin zënë pritë.Dikush i pati lajmëruar.Ata vazhduan bisedën të patrazuar në dukjen tone dhe vetëm kur u kaluam pranë Sevini si pa të keq pyeti pakëz i habitur.
-Komandant Ndue çfarë paska bërë ky shoku jonë.-Sampist Ndueja sillej ndryshë me djemtë e fuqishëm,siç duket ndjesia e pasjes së diçkaje të përbashkët që ai e vinte mbi gjithshka ,forcën fizike,e bënte ti konsideronte në një rrang më të lartë se sa ne të tjerët, të zakonshmit.Ndërkohë që ai ktheu kokën në drejtim të Sevinit duke i buzëqeshur lehtë,unë,ashtu si pa të keq thash.
-Ja për atë dreq fletoreje që e gjetëm në dritaren e dytë të guzhinës private,dje,kur shkuam për të pirë kafe mbasi hëngrëm mëngjez.- Buzëqeshja e Ndue sampistit u shua,dhe duke kthyer atë kokën katana më flokë të shkurtër të zinj tha.-Kush të dha leje të flasësh i burgosur,-dhe Gazmend Shkodrani që njihej për shpirtin e tij të sakrificës dhe kokëshkretësinë e çartun,(edhe kjo qe shprehjee Ndrecës),megjithëse isha në një telash jo të vogël më habiti.-A nuk të thash.-mu hakërrye,ta lije aty ku ishte,por ju të shkolluarve ju pëlqen vetëm mëndja e juaj.-Ndërkohë unë pata mundësinë ti shkelja syrin poetit dhe ai mu përgjigj në të njënjtën mënyrë.Ngjitëm shkallët që të shpinin në komandë dhe ai shtyu portën dykanatëshe që e ndante atë më pjesën tjetër të kampit.Unë mora ngadalë kokulur majtas,rruginën që të shpinte në birucë duke u ndjerë i korracuar,mbasi jo pa një ndjenjë lehtësimi mendoja se ata të tre do të thonin të njënjtën histori për gjetjen e fletores,dhe isha i sigurtë se nuk do të kishte forcë në botë që ti detyronte të ndryshonin qoftë edhe një presje.-Prit .Ku po shkon?Më ndaloi Sampist Ndueja.-Në birucë.-iu përgjigja natyrshëm.
-Birucat nuk luajnë vendit,-tha duke më vështruar nga lart poshtë.-E kujt është kjo fletore? -pyeti.-Nuk e dij.-Oborri qe i shkretë.Një sorrë e ulur mbi një llamarinë në të cilën qe shkruar një parrullë me shkronja të kuqee mora për ogur të keq.-Po,ae kishe ti fletoren.?- -Nuk thash jo.Bile nën jastëk,nën nënkresë ,- i thash.Jo pa qëllim shqiptova këtë fjalë që kisha kohë që e doja. -Nënkresë?Prej kah je i burgosur.?-Iu përgjigja se megjithëse nuk isha nga veriu fjala nënkresë ishte jo vetëm më tingëlluese,pra më e bukur por ajo çfarë ishte më e rëndësishme qe shqipee vërtetë,e pastër.Vura re se ajo zymtësia e parë kishte pësuar krisje,që sado e mezidukëshme bëri të më regëtinte diku thellë mendimi se shpresa për të riparë nënën nuk ishte shuar plotësisht.Ai filloi të shfletojë fletoren duke lexuar aty-këtu ndonjë frazë.Unë ula kokën dhe befas dallova përtej portës dykanatëshe që nga fundi i shtruar me çimento ngrihej më shumë se një pëllëmbë,një palë këmbë dhe i njoha menjëherë,ishin të Sevinit. –Çfarë shkruhet .?-
-Nuk edi.Nuke kam lexuar akoma.-Ndodhte që të ridënoheshe vetëm e vetëm se i kishe lejuar vehtes të ndigjoje një bisedë armiqësore.-Po si qe në krevatin tënd.?-Dhe unë dukee parë drejt në sy,krejt natyrshëm i tregova se si e kishim gjetur.E ndjeva se donte të më besonte.-Komandant Ndue besoj se më njeh .-i thash ,që e thënë më shkoqur donte të thoshte se nuk isha spiun.-Ju jap fjalën,-vazhdova,-Ju jap fjalën se nëse do të ma kthesh atë,dhe tregova me një shenjë të lehtë koke fletoren,do ta djeg menjëherë…dhe të jesh i sigurtë, askush në këtë botë nuk do ta dijë.-Ai uli kokën e madhe i menduar dhe kur shpresova se ia kisha dalë mbanë tha.-A kujton se jam fallxhor që erdha drejt e tek ti.?
Mendova se ai ishte i gatshëm të bënte lëshim por diçka e pengonte,dhe kjo ishte frika nga informatori.Edhe tani,mbas kaq vitesh nuk e dij çfarë më shkrepëtiu në kokë.-Nga veriu ju keni një poet të madh.-Ai më pyeti me sy.-Ka vdekur,-thash.
–Fishta,? murmuriti.-Nuk e kam fjalën për Patër Gjergj Fishtën por për Ndre Mjedën.
-E kam ndigjuar-tha,-Në shkollë.-
-Ai thotë,dhe dukee zhbiruar me vështim vazhdova.-Ky shekull orë e çast ndërrohet,bien të mëdhenjtë dhe i vogli çohet.-Ai mbeti në pozicionin e parë,ndërsa unë arrita megjithëse me vështirësi të ndigjoj një sharje të ardhur nga ana tjetër e portës dykanatëshe të thënë me gjith shpirt.Me bisht të syrit vështrova nën portë,dhe nervozizmi i këmbëvepas saj u trasmetua edhe tek unë.U desh mjaft kohë gjersa Ndue Sampisti të përtypte vargjet.-Si..Si?-sytë i shkrepëtin.E pash drejt në sy dhe ia përsërita.Ai nuk po u besonte veshëve.Vuri duart në mes ku i vareshin prangat,dhe unë shpejtova të thosha duke mos ia ndarë sytë.-Asgjë nuk është e përjetëshme në këtë botë. Një ditë ndoshta do të kesh nevojë për mua siç kam edhe unë për ty sot-.Vazhdoi të më shikoj i trallisur duke mos e hequr dorën nga prangat.Unë zgjata duart ngadalë përpara si ti thoja.-Vëri,Çfarë pret.-Ai vështroi përrreth thuajse i frikësuar,dhe ahere kur se prisja ajo shkrepëtima në sy u shua dhe dora iu var poshtë.
-Largohu, shko poshtë,-tha mbyturazi i tjetërsuar dhe duke vënë gishtin tregues mbi buzë më ktheu shpatullat.Unë i bëra ato tre katër shkallare që më ndanin nga porta dykanatëshe ngadalë për tu lënë kohë atyre që ishin mbas saj të largoheshin.-Dua një kafe.-u thash sapo i pashë.-E meritoj një kafe.Nuk dua tia dij se ku do ta gjeni.Shkoni lypeni.-
-Ti je i çmëndur dhe meriton një dru,- ma ktheu Gazmend Shkodrani,ndërkohë që ruajta çastin e volitshëm për ti këputur një bërryl Sevinit si shpagim për atë sharjen më shpirt të tij duke i thënë.-Më thuaj tani kush është me të vërtetë idiot.?- Kaluan muaj dhe ndodhia me novelën e Zydit qe harruar.Kisha kohë që nuk e kisha parë Ndue Sampistin mbasi ai hynte rrallë në kamp.Një ditë u ndodhëm ballëpërballë.Vështrimet na u kryqëzuan gjatë.Faleminderit thash në momentin që do të shkëmbeheshim.-S,ka gjë.-qe përgjigja,dhe çuditërisht ai nuk ishte i shëmtuar.
-Kaq ishte- tha,dhe zgjati dorën drejt paketës. Jasmina qe më eshpejtë.E arriti përpara tij dhe duke ua ndezur të dyve përsëriti frazën e fundit të rrëfimit.-Dhe çuditërisht ai nuk ishte më i shëmtuar.-Pastaj afroi kokën pranë të fejuarit dhe dukee përqafuar me vështrim me zë të ulët, të lumturuar,Mevlit iu bë sikur ndigjoi.-Bekuar qoftë ajo ditë që të njoha-.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Hasan Bajo, Nuk ishte i shëmtuar...

MUSA I PRISHTINËS

June 2, 2015 by dgreca

NGA HASAN BAJO-New York*/
Burri i shkurtër me syze të errëta që me gjithë moshën e thyer dukej energjik dhe ende i fuqishëm, ishte një prej denoncuesve të Astritit, të cilin e patën thirrur në komitetin e partisë vite më parë, dhe më vonë, në kohën e përpilimit të listave të zeza, apo listave të vdekjes si i quanin zakonisht, emri i tij ishte vendosur në fillimet e saj.
Por ky qytet që konsiderohej si një nga më të bukurit dhe të qetët, kishte shkuar larg, madje shumë larg. Në të njëjtën dosje, krahas listës së të dënuarve me vdekje, së bashku me një udhëzues, ndodhej edhe një tjetër listë, e shkurtër, shumë më e shkurtër se e para, thuajse një e dhjeta e saj, por më e frikshme, më e zezë, dhe ajo që të mpikste gjakun, të thante pështymën apo të bënte të ndruheshe të shuaje llambën netëve kur shkoje për të fjetur, ishte se në anën e djathtë të listës, krahas emrit, mbiemrit dhe firmës të anëtarëve të skuadrës së pushkatimit, në pesë prej tyre, me shkrim dore gjendej edhe shënimi vullnetar. Mevli e pati lëshuar mbi tavolinë sikur të kishte shkaktuar hark elektrik. Instinktivisht pati menduar se e gjitha kjo qe e pamundur, një halucinacion dhe pati vendosur dorën mbi ballë. Natën e shkuar pati pasur pakëz temperaturë. –Qetësohu- e urdhëroi veten dhe mbylli sytë. Kur i hapi, ajo gjendej sërish atje ku e pati lëshuar, ulërimë skëterre që kërcënonte të ardhmen. U largua me të shpejtë nga zyra dhe duke zbritur shkallët e brendshme për të dalë në hyrjen kryesore dhe prej andej në oborrin e komisariatit, e shoqja së bashku me të bijën iu fanitën në fund të tyre të zëna për dore, ashtu si i pati parë javën e shkuar në sheshin e vogël mes dy apartamenteve ndërsa ai hipte në makinë.
Oficeri i rojës e përshëndeti. -Me fal komisar, a ndjeheni mirë?- Ai u mundua të buzëqesh.
-Po, mirë…Përse? – Jo kot, mu duke pakëz i zbehtë. – Nëse më kërkojnë, nuk do të vonohem- dhe mori drejtimin për në kafenenë më të afërt. Duke pirë kafen, i lindi dyshimi (të qe vallë vetëm dyshim apo orvatje e dëshpëruar e mospranimit të ekzistencës së qenieve të tilla njerëzore) se dosja e gjetur rastësisht në një nga sirtarët e poshtëm të kartotekës, në mes pluhurit dhe rrangullave pa vlerë si proces-verbale inventarizimi të shumë viteve më parë dhe disa rregullore shërbimesh, ishte një hakmarrje e ndërtuar mjeshtërisht. Ndoshta, mendoi, lista e gjetur e skuadrës së pushkatimit është e gënjeshtërt. Mundet që të ashtuquajturit anëtarë të saj të jenë qytetarë paqësorë, por ish sigurimi i ka konsideruar armiq,dhe për këtë arsye kanë fabrikuar gjithë këtë. Goditje e dyfishtë ,hakmarrje dhe neutralizim politik. – Të jenë kaq djallëzorë? Kaq mjeshtër të së keqes? – Pa dashur ai kishte cituar një shprehje të një shokut të tij atje në Spaç.
……………………….
Si e dalë nga një ëndërr e frikshme iu fanit koka e bardhë e Musës së Prishtinës.
-Komunistëveshqiptarë u njoh vetëm një meritë.
-Çfarë po më dëgjojnë veshët?-E pati yshtur Mevli.-Paskan merita komunistët dhe për më tepër komunistët Shqiptarë?
-Po,po kanë.-Kishte pohuar i bindur Musa.-Aftësinë e jashtëzakonshme për të qëmtuar dhe zbatuar eksperiencat më perverse,më të shëmtuarat,më të dhimbshmet…..më makabret.- U lodhe duke kërkuar cilësorë Musë,- e pati ndërprerë Mevli me shaka,duke harruar se bashkëbiseduesi ishte i burgosur i zbardhur në burg,nga Ata të paepurit,dhe si i tillë nuk pati mundur ti shpëtojë plagës më të rëndomtë që merret atje,gjaknxehtësisë,që jo rrallë shpërthen edhe pa arsye të justifikueshme.
-E di. Edhe ti ke qenë mësues dhe ke duartrokitur për Ata,Të vjen keq? Le të të vijë.- iu hakërrye Musa sikur të kishte përpara njërin prej tyre.-Unë them të vërtetën dhe e argumentoj.Jo vetëm që dinë të përzgjedhin të këqijat,por edhe i përkeqësojnë ato.- Foli gjatë,shpejt dhe vrullshëm sikur të ndruhej se bashkëbiseduesi do të largohej dhe Ai nuk do të mund ti zbrazte të gjitha,gjithnjë duke i ulur dorën që zgjatej drejt tij me mendimin se Mevli përpiqej ti ndërpriste fjalën. Më së fundi pati vënë re se dora që ai shtynte i ofronte paketën e cingareve. Tundi kokën dhe ofshani thellë.
-Eh,mjerë Ne.-Sytë i morën atë ngrohtësinë e parë.-Eja.Dua të pimë një kafe bashkë.Dje pata takim me familjen ,prandaj edhe të thirra.-Dhe u nisën për në kuzhinën private. –Ndigj,-i tha duke i futur krahun.-Shpresoj se nuk do të jesh zemëruar. Harroje atë që të thash pak më parë.-
-Çfarë më the?-E pati pyetur Mevli duke buzëqeshur ndërsa i ndizte cingaren.
-Të lumtë.Je djalë për të qenë.E shoh që e paske harruar.Ato që të thotë një i burgosur që ka bërë njëzet e tre vjet në zemërim e sipër duhen harruar,të tjerat jo.-
Por, ja që një mesnatë shkurti, ai, Musa i Prishtinës,që porosiste të mos harronin, pati harruar.Ra lehtësisht,si një fëmijë i padjallëzuar në grackën që i patën ngritur ata, gjenitë e së keqes si i përcaktonte vetë Musa,të ndihmuar edhe nga ngrirja e syve të tyre.
Turni i dytë i kthyer nga puna qe rreshtuar përpara shkallareve prej betoni që të shpinin njëherësh djathtas për në mensë ,dhe drejt përpara në portën dykanatëshe që të nxirrte në sheshin përpara komandës.Një dëborë e ngrirë ,e imët,që rrëzohej nga një qiell i hirtë, i pashpresë,po krijonte shtresën e parë mbi kokat e qethura që me një urdhër të komandës nuk lejoheshin të mbuloheshin me kasketë,kapele apo çfarëdo lloj mënyre tjetër gjatë të ftohtit të dimrit.Një copë herë kishin përplasur këmbët për tu ngrohur,patën fshirë kokët dhe fytyrat me mëngët e kapotës,kishin pyetur veten dhe shokët pranë se përse vallë i mbanin kaq gjatë të rreshtuar,dhe duke mos mundur të merrnin një përgjigje të saktë patën hequr dorë nga të gjitha këto duke e lënë veten pre të erës së ftohtë që i godiste me ciflat e ngrira.Ndonjë klithmë e ushtarëve në truprojë përgjatë rrethimit me tela të kampit sillte në vete ndokënd që dremiste në këmbë.Polici i shërbimit që vëzhgonte të mos prishnin radhën,mbasi ishte ngjitur disa herë në komandë për tu ngrohur, kujdesej me një purtekë të shkundte dëborën nga pantallonat.Dikur një hije u duk mbi shkallët që vinin nga komanda, përtej portës dykanatëshe.-Erdhi oficeri i rojës.- u pëshpërit, dhe ata morën frymë të lehtësuar.Më së fundi do të përtypnin atë garuzhdën me fasule dhe do të shtriheshin në dyshekët e mbushur me kashtë që i joshnin si të qenë krevatër mbretërorë. Hija shtyu kanatet e portës,dhe ata që prisnin të përballeshin me kapelën me yll të oficerit,në vend të saj shquan kokën e hijshme të Musës së Prishtinës.Dëbora mbi të e bënte edhe më të bardhë.Një murmurimë habie e dalë nga dhjetëra shpirtra e ndali.Musa i Prishtinës e ndjeu gjëmën që i kanosej.Qëndroi disa çaste i palëvizur përpara portës dykanatëshe që u mbyll me zhurmë duke kërkuar ngulmues sytë e të rreshtuarve.Polici iu afrua.Diçka i tha.Ai nuk denjoi të kthejë as kokën.Vazhdoi me këmbëngulje të kërkonte sytë,por ata i shmangeshin.Ngadalë,si në jerm zbriti shkallët.U dha një mirëmbrëma të parëve,atyre që qenë në fillim,në fund të shkallëve,por përshëndetja nuk iu kthye. Vazhdoi me të njëjtin hap përgjatë rrjeshtit duke kërkuar një fjalë,një përshëndetje , një vështrim ,por,ata,shokët e tij ia mohuan.Në çdo hap që hidhte supet i rrëzoheshin gjithnjë e më shumë.Pikërisht, atje në fund të rrjeshtit, ku do të merrte për të hyrë ndërmjet dy pallateve dhe prej andej do të dilte në sheshin kryesor përpara taracës së rrjeshtimit, brigadier Gjini e përshëndeti.-A u lodhe Musë?-Dhe kjo pati efektin e një goditje që ai nuk mundi ta mbajë . Ndaloi sikur të qe goditur nga rrufeja , uli kokën e bardhë,dhe ata që qenë pranë,mbas një psherëtime të dhimbshme shpresëhumbur ndigjuan ti thoshte vetes.
-Nuk qenka e thënë ta rishoh edhe njëherë Kosovën.-Pastaj,ngriti kokën,u kthye ngadalë dhe mori për nga kish ardhur.Diku,në mes të shkallëve polici i shërbimit i doli përpara.
-Ku shkon?.Kthehu.Në fjetore,-e urdhëroi. Musa e mënjanoi me dorën që i dridhej lehtas.
-Mu hiq qafe Shkja e bir Shkjau.-Dhe të gjithë e dinin se kjo ishte kryesharja e tij.Polici u tulat.Duke ecur së prapthi arriti tek porta dykanatëshe,ndërkohë që Musa ishte ngjitur në krye të shkallëve. Për shkak të lartësisë dukej edhe më i gjatë seç ishte.
-Vëllezër.-ia nisi.Sytë e gjithkujt shihnin atë dhe vetëm atë.Ishte vonë, tepër vonë.-Vëllezër-përsëriti.-Në këtë orë të natës,në komandë shkojnë e kthehen vetëm të pabesët,spiunët.-
Pastaj, ai kishte vazhduar të shpjegonte se si rreth tre orë më parë mbasi e prangosën e patën lënë në këmbë,në dëborë, përpara godinës së komandës.Askush nuk i kishte thënë qoftë edhe një fjalë të vetme,dhe, ashtu si e patën marrë mbasi e kishin çprangosur e urdhëruan të kthehej.Nga komanda u ndigjuan urdhra,hapa të rëndë që shpejtonin,rrak-shtrakët e armëve që mbusheshin.Polici i shërbimit pati dhënë alarmin.Musa i Prishtinës e ndjeu se imbetej edhe pak kohë për të lënë lamtumirën.
-Vëllezër ,nuk ju mbaj mëri.Edhe unë për cilindo nga Ju të njëjtën gjë do të kisha menduar.-
Hapat që afroheshin u bënë më të zhurmshme.Era qe mehur.Grimcat e dëborës qenë shndërruar në flokë të mëdhenj,të rëndë.Një qetësi e frikshme e bardhë si një qefin nderej mbi gjithshka.
-Duajeni njëri tjetrin vëllezër.Besojini njëri tjetrit.Rroftë Shqipëria e vërtetë e bashkuar.-ulëroi ,dhe u kthye për të shkuar drejt atyre që po vinin për ta marrë.Në momentin që do të shtynte kanatet e portës,ktheu edhe njëherë kokën e hijshme,ngriti pakëz dorën e djathtë sikur donte të prekte njëherësh të tyret,dhe priti mospërfillës përballjen me ata,që të shumtë vinin drejt tij me rropamë.
Të nesërmen dhe në ditët në vazhdim mendimet ndaheshin për sa i përket faktit se kush i dha Musës shtysën e fundit për të bërë atë që bëri.-A u lodhe Musë.?-e krye spiun brigadier Gjinit, apo sytë e ngrirë të shokëve, që shihnin kokën,shpatullat,duart dhe gjithçka tjetër përveç se sytë e tij,dhe për më tepër i patën mohuar kthimin e përshëndetjes.Kishte edhe nga ata që mendonin se Musa pati një krizë apo shpërthim nervash,ashtu siç është edhe kriza e zemrës,por ,në këtë rast pretendonin ata ishte truri.
Por të tjerët që mendonin ndryshe e rrëzonin lehtësisht këtë.-Le të supozojmë se kjo që thoni ju është e vërtetë,por…..argumentonin…..si shpjegohet fakti që gjatë gjithë kohës,qysh prej momentit që u kthye nga fundi i rreshtit dhe gjer në krye të shkallëve nuk pati një shenjë të asaj krizës në tru apo atij shpërthimit nervor si e quani ndryshe, që ju pretendoni që Musa pati.Asnjë fjalë e çartun, asnjë lëvizje e pakontrolluar e gjymtyrëve, asnjë ngërdheshje, shtrembërim, përçudnim i fytyrës, përkundrazi dinjitet dhe vetëm dinjitet.
A i ndigjuat fjalët e fundit të tij? Ah, i paskeni ndigjuar, por fatkeqësisht i paskeni harruar, po jua kujtojmë. – Duajeni , besojini njëri tjetrit vëllezër. Rroftë Shqipëria e vërtetë, e bashkuar.- Dhe kjo qenka krizë truri, shpërthim apo krizë çmendurie që është e njëjta me dy të parat.
Ata, që mendonin se shtysa kryesore ishte përshëndetja e spiun Gjinit (mos vallë edhe kjo qe e planifikuar nga kurth ngritësit, por ndryshe nga efekti që kërkonin të arrinin, siç ndodh jo rrallë, edhe për shkak të zellit të tepruar, shkakton të kundërtën e asaj që synon) mbaheshin fort mbas asaj që qe e njohur dhe e pranuar nga të gjithë të pranishmit, se, Musa i Prishtinës nuk reagoi kur nuk i kthyen përshëndetjen por vazhdoi i qetë…..-Mos abuzoni- ia prisnin fjalën ata që arsyetonin ndryshe,-Askush nuk mund ta konfirmojë këtë, madje cilido do të thoshte të kundërtën. A nuk dallohej qartë se si i rrënoheshin supet gjithnjë e më shumë në çdo hap të hedhur? A nuk e vutë re se sa të rënda i kishte këmbët, ndërsa kur u kthye për të na dalë përpara, në krye të shkallëve, qe krejt e kundërta.
-Ahere, përse e mori vendimin pikërisht kur brigadier Gjini e përshëndeti, ngulmonin pala kundërshtuese dhe, duke shfrytëzuar heshtjen që binte zakonisht mbas kësaj pyetje shpejtonin të shtonin, -sepse ai, Musa, ndjeu se u shndërrua në sytë, në mendimin madje se do të mbetej një herë e përgjithmonë në kujtesën tonë, këndej e tutje, i njëllojtë me atë spiun Gjinin, dhe, duke qenë krenar gjer në marrëzi (A nuk është ajo, krenaria, shqyti, përkrenarja, shpata e pathyeshme e të burgosurit politik?) pati atë krizën apo shpërthimin nervor , quajeni si të doni, përfundonin duke evituar atë fjalëzën çmenduri që bashkëbiseduesit e shfrytëzonin mjeshtërisht për tua rrëzuar të gjithë arsyetimin.
Kishte edhe nga ata, por këta ishin të pakët, dhe përveç kësaj mendimet nuk i shprehnin haptas ashtu si vepronin dy grupet e tjera në bisedat e të cilëve shquhej qartë dhimbja e sidomos pendimi se , ata, jo vetëm nuk patën penguar, por me reagimin apo më mirë mos reagimin kishin qenë vegla qorre në duart e sigurimit që pati ngritur grackën. Këta të paktët, në heshtje e dënonin qëndrimin e Musës. – E ç’fitoj në fund të fundit?-arsyetonin. – Një plumb mbas koke, ose po pati ca fat mbylljen në Burrel përgjithnjë, bile edhe pas vdekjes,- dhe tundnin kokën gjithë çudi nga ekzistenca ende e këtyre lloj njerëzve,në këtë fund shekulli të njëzetë, që kishin të shenjtë atë nderin që qe i vjetër, i dalë kohe, i parrokshëm për ata.
Sidoqoftë, në një pikë ishin të gjithë në një mëndje. Kurthngritësit qenë treguar krye artistë në mjeshtërinë e tyre. Edhe nëse vetëm për pak minuta ia dolën të njollosnin Musën me damkën e spiunit ,nuk u duhej ngrënë haku, madje u duhej hequr kapelja. Koha, mënyra, mjetet, dredhia e përdorur që ishte e panjohur gjer ahere në historinë e burgjeve shqiptare, gjithçka qe llogaritur me përpikmëri, por si çdo krim , mbasi edhe ky qe i tillë,sado i sofistikuar të jetë gjithmonë do të lërë gjurmë që do të shpien në zbulimin e tij, edhe në rastin e Musës, krimbërësit patën harruar, neglizhuar, apo nënçmuar shpirtin e tij, dhe qe pikërisht ky shpirt, që në pak minuta shndërroi triumfin e tyre në disfatë.
-Por a do të mund ti fajësoje ata.?-
E kujt do ti shkonte nëpër mënd se Ai ,Musa i Prishtinës për të hequr atë njollën e turpshme të tradhtisë ,damkën e të qënurit spiun do të ishte i gatshëm , pa u menduar dy herë, të paguante çfarëdolloj çmimi, qoftë edhe atë të lënies së kokës.?
-E po, më kot nuk e thërrisnin Musa i Prishtinës.- pati thënë Sevini…
* Autori ka qenë i burgosur politik. Fragmenti është marrë nga romani në proces

Filed Under: LETERSI Tagged With: Hasan Bajo, Musa i Prishtines

Artikujt e fundit

  • Lot të bardhë…
  • UDHËKRYQET E KOSOVËS…
  • Çfarë është deliri madhështisë?
  • Nevoja urgjente për lidership
  • NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN…
  • Woodrow Wilson: Do të bëhej një komb i harbuar…
  • Veprat bamirëse të Mehmet Ali Pashë Kavallës në vendlindjen e tij
  • “VATRA” DHE SHTETFORMIMI KOMBËTAR
  • Aktivitetet e Vatrës kanë gjurmë të fuqishme në historinë e re të Kosovës
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • STATEMENT BY AMBASSADOR JEFFREY M. HOVENIER September 24, 2023
  • Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës
  • Kryeministri Kurti me anëtarë të kabinetit ndezën qirinj në nderim të heroit, Afrim Bunjaku
  • Më 23 Shtator 2023 Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu u takua me Diasporën Shqiptaro Amerikane në Manhattan
  • “Kosova do të jetojë përgjithmonë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT