Mijëra policë nga i gjithë vendi morën pjesë në funeralin për policinë e vrarë Wenjian Liu, i cili u vra në 20 dhjetor në krye të detyrës së bashku me kolegun e tij Rafael Ramos/
Nga Beqir Sina/
DYKER HEIGHTS – BROOKLYN NYC – Disa qindra oficerë të New York Police Department – NYPD, përsëri në shenjë zëmerimi – ia kthyen shpinën kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut – Bill de Blasio – ndërsa ai mori fjalën të flasë në ceremoninë e policit të vrarë, në Brooklyn.
Duke sfiduar kështu edhe lutjet nga Komisioneri i Bill Bratton që në funerali Wenjian Liu në Brooklyn- sot, ditën diel, uniformat blu të “mblidheshin për të respektuar kolegët e vrarë e mbajtur zi – jo për të protestuar dhe të merren e të bëjnë politik”.
Komisioneri i policisë së Nju Jorkut , zoti Bratton – dha një dekleratë para ceremonisë ku ai deklaronte se :”nuk donte që oficerët e policisë të bëjnë gjeste të natyrës politike siç i quajti ai ato të mëparshmet edhe në ceremoninë përkujtimore për nder të Wenjian Liu”, njëri nga dy policët e vrarë në një sulm të papritur – funeralin e tij.
Në një mesazh dërguar unifromave blu së policisë së Nju Jorkut, komisioneri William Bratton – kishte shkruar në faqen e tij zyrtare të NYPD – se “funerali i një heroi është për të shprehur dhimbje, jo pakënaqësi” simabs tij.
Bratton për këtë arsye i referohej atyre qindra policëve që ia kthyen shpinën një ekrani të madh televiziv që po transmetonte mesazhin e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio – në funeralin e oficerit tjetër të policisë Rafael Ramos, që u mbajt javën e kaluar në Queens – Nju Jork.
Në dokumentin e shpërndarë, nga komisioneri Bratton – shkruhej se ai me këtë rast“nuk po kërcënonte për masa disiplinore” por oficerve të tij ai u kujtoi se “kur vesh uniformën e departamentit të policisë, çdo policë duhet të respektoj zakonin, me nderin dhe dinjitetin që ajo përcjell”.
Mirëpo, edhe kësaj rradhe disa nga oficerët e policisë, siç u pa edhe në enkranet televizive dhe fotografitë e gazetave njujorkeze, disa nga oficerët që morën pjesë në ceremoninë për nder Liusë, sot dhe në funeralin e tij në shenjë pakënaqësie ia kthyen shpinën përsëri, teksa e mori fjalën Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, zoti Bill Bil de Blasio.
Oficeri Liu u vra së bashku me partnerin e tij, Detektiv Rafael Ramos, në Brooklyn muajin e kaluar.
Ai ishte një veteran në rradhët e uniformave blu me shtatë-vjet shërbim. “Liu, ishte i martuar vetëm disa muaj më parë dhe ishte duke ecur përpara për të ndërtuar një jetë familjare”, tha e veja e tij – Pei Xia Chen, në ceremoninë e varrimit.
Shumë zyrtarët e lart të shtetit dhe bashkisë së Nju Jorkut, ata të zbatimit të ligjit nga nga gjithë qyteti dhe dhe politikanët, si kongresmenët Grace Meng dhe Peter King – erdhën të dielën në mëngjes në shtëpinë mortore “Aievoli Funeral” në rrugën 65 street dhe 13 Avenue në Brooklyn – për t’i bërë nderimet e fundit oficerit të policisë Wenjian Liu.
Në mesin e zyrtarve të lart, të Nju Jorkut, ishte dhe shqiptari i parë në një post kaq të lart në shtetin e Nju Jorkut, asamblesiti i Qarkut 80-të, zoti Mark Gjonaj, duke përfaqësuar veten si përfaqësues i Asamblesë së Nju Jorkut, por edhe komunitetin shqiptarë të Amerikës, që gjatë këtyre ditëve kan treguar një solidaritet dhe mbështetje të paparë me policinë e Nju Jorkut.
Në rradhët e uniformave blu të policisë së Nju Jorkut, thuhet se shërbëjnë më shumë se 180 policë shqiptarë
Gjithashtu, të pranishëm në këtë ceremnoni madhështore, ishin edhe Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, gruaja e tij – Chirlane McCray, drejtori i FBI James Comey dhe Komisioneri i Policisë Bill Bratton, të cilët përshëndetën formacionet e oficerëve që qendronin në kuadrate ceremoniale të rreshtuar jashtë shtëpisë funerale.
Zëvendës Sherif Tony Gower, i zyrës së Iron County Sherrif në Utah, tha se vdekja e Liu dhe Ramos ishin “gut-wrenching – diçka shumë e hidhur”, dhe shtoj se:”Ne kemi ardhur për të treguar mbështetjen tonë”, tha ai.
Liu dhe partneri i tij, Det. Rafael Ramos, ishin duke shërbyer me makinën e tyre të patrullimit në lagjen Tompkins Street dhe Myrtle Avenue – kur një i armatosur i quajtur Ismaaiyl Brinsley, iu afrua atyre sikur do ti pyeste për diçka por që në befasi hapi zjarr.
Brinsley pas të shtënave iku me vrap simbas hetimeve – për tu fshehur në një stacion metroje, por aty pranë dhe vrau veten me të njëjtën armë.
Vrasja e dy policëve – ka thelluar tensionet e krijuara ndërmjet NYPD dhe Bashkisë së qytetit të New Yorkut që siç thonë gazetarët erdhën nga komentet e “gabuara”, të bëra prej Kryebashkiakut Bill de Blasio- në prag protestave të vdekjes së Eric Garner, një vdekje kjo e cila thuhet se erdhi nga ” një mbytje” e dukshme të patrullës së policisë.
Gazetat lokale dhe televizionet raportuan se “duke iu drejtuar mediave, ditët e protestave De Blasio, tha se ai “kishte paralajmëruar djalin e tij, Dante, i cili është i përzier në disa konflikte ordinere(akuzuar për përdorim lëndësh narkotike) me policnë më parë, për rreziqet, që simbas tij ai mund të përballej në se binte në duart e policisë – përsëri”.
Ndërkohë, në vazhdën e ceremonive në funeralet e vdekjeve të Liu dhe Ramos ‘, oficerët e policisë së Nju Jorkut, në mënyrë demostrative i kthyen shpinën kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, disa herë për të protestuar ndaj vërejtjeve që bëri Blasio-s për uniformat blu..