• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TIRANA, PRISHTINA, ZGHEDHJET DHE LUGINA E PRESHEVES

June 3, 2017 by dgreca

Prishtina e Tirana të mos mbetet që vetëm në fushata zgjedhore ta përmendin Krahinën e Preshevës/1 refik hasaniShkruan: Mr.Sc.Refik HASANI/

Zgjedhjet  për Parlament të Kosovës jan caktuar  të mbahen më datën 11 qershor kurse zgjedhjet për Parlament të Shqipërisë janë dekretuar  të mbahen më datën 25 qershori të muajit tjetër. Dhe kjo fushatë e ,,nxehtë” , ka filluar që tash, madje duke e futur në lojë si kartë zgjedhore edhe tri komunat si premtime të fushatës, mu ashtu sikur edhe  Serbia që  e përdor çdo zgjedhje  bashkëvendasit e vetë që jetojn si pakicë  në Kosovë, në prag të zgjedhjeve.

Më datën 22 maj në Gjilan lideri aktual i AAK-ës dhe njëherit kandidati i nominuar për Kryeministër të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, theksoi se ,,Shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet dhuruar pasaportat e Kosovës’’. I kushtoi vëmendje bukur të gjatë një fjalim parazgjedhor krahinës shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Përafërsisht edhe këso oratorie mundë të presim edhe nga dy kandidatë tjerë të  nominuar për Kryeministër, kandidati nga subjekti politik i LDK-ës z.Avdullah Hoti dhe kandidati i subjektit politik VV-ës për Kryeministër  të Kosovës z.Albin Kurti. Urojm që dy legjislaturat e reja që do të dalin nga zgjedhjet e 11 përkatësisht 25 qershorit do të prodhojn efekte  dhe reflektojn e jo si deri më tani.

Pikërisht në këtë reagim timin publik,do të ndalem  te ajo që cituam më lartë, sa është vlerësuar dhe nga cila instancë Akademike apo institucionale është peshuar nga të gjitha aspektet për të marrë një qëndrim  që ,,shqiptarë e Luginës së Preshevës  e meritojne të ken pasaportat e Kosovës”.

Pyetja e pashmangshme është, si: Të gjithë  shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të pajisen me dokumenta të Kosovës apo të Shqipërisë!?. Shqiptarëve të kësaj krahine  për aqë sa ju takojn pasaporta e  Kosovës aqë ju takojn edhe të Shqipërisë.

Po, shqiptarët e Malit të Zi,  A thua nga Tirana apo Prishtina zyrtare do të duhej të pajisen me pasaporta, kjo vlen edhe për Shqiptarët gjithandej diasporës  të shpënndarë. Pse deri më tani  as në Parlamentin e Shqipërisë e Parlamentin e Kosovës dhe në takime të përbashkëta  nuk jan shtruar këto tema, e jo të dilet me këso premtime.  Sa jan të koordinuara, harmonizuara dhe nga cila platform a strategji e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare dalin këto premtime të kësaj fushate zgjedhore. A do të duhej ndërtuar së pari një bashkëveprim lidhur me këtë dhe çështje tjera dy parlamentet, dy qeverit,dy kryeministrit,dy kryeparlamentarët e kështu me radhë.

Para se të premtohej në fushata është dashur realizimi i rezolutës e miratuar nga  Parlamenti i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, me Nr. 04-R-011, të dt. 6 qershori  të vitit 2013,nuk është zbatuar përkundrazi është ulur në një  tretman më të ulët.

Para se të premtohej në fushata është dashur të paraqitet edhe në bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës duke u kërkuar nga Brukseli zyrtar dhe instanca tjera për reciprocitet e që jan të diskriminuar shqiptarët e kësaj Krahine etj.

Para se të premtohej në fushata është dashur,që përfundimisht ndaj kësaj krahine Prishtina e Tirana zyrtare të bashkërendisin dhe ndërtojn një platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojn kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanzimat e BE-së dhe OKB-ës. Dy Qeverit dhe dy Parlamentet të gjejnë zgjidhje për  çështjen e Abetares, nostrifikimit të diplomave, të ndajn një fondë të përhershëm etj. E jo për dy dekada vetëm nga 50 mij euro jan ndarë.  Premtim të ngjashme do të mundë të bëhen gjatë kësaj fushate edhe nga dy kandidatë tjerë të  nominuar për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Në vendë të premtimeve  pse nuk afrojn një ndihmë vjetore prej pesë milion euro  sa kushtojn edhe këto zgjedhje të parakohshme për Parlament të Kosovës e jo të premtoj pasaportat të Kosovës e premtime tjera në fushatë dhe prap të mbetet aty ky ishte e diskriminuar kjo Krahinë nga Serbia dhe e harruar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

Para se të premtohet në fushata është dashur një qëndrim rreth Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992, për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës,marrëveshjes së Konçulit, për çështje e formimit të asociacionit të  tri komunave, etj. Medvegja, Bujanoci dhe Presheva jan një rajon më i diskriminuari në gjithë Evropën, prandaj më së paku i duhet të jen një kartë zgjedhore për premtime nga më të ndryshmet. Prishtina e Tirana zyrtare,premtojn gjithëçka në fushata zgjedhore për Krahinën ton, e pas zgjedhjeve mbetën vetëm fjalë. Kjo krahinë jo që nuk e meriton,por kështu me premtime do të zbrazët heshturazi.Na mban shpresa të mos mbetët që Prishtina e Tirana zyrtare, vetëm në fushata  zgjedhore të vazhdojn ta përmendin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lugina e Presheves, Refik Hasani, zgjedhjet

Kosova do mbështet më shumë shqiptarët në Luginën e Preshevës

November 2, 2016 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti një delegacion të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës/

1-thaci-l-presheves

PRISHTINË, 2 Nëntor 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.Presidenti Thaçi dhe kryetari Musliu biseduan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon.Presidenti Thaçi theksoi se me konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, do të rriten edhe mundësitë për t’i mbështetur më shumë shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Respektimi i të drejtave të pakicave është njëri prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe asnjë shtet kandidat, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk mund të avancojë në procese integruese pa i përmbushur standardet më të larta të respektimit të pakicave”, ka thënë presidenti Thaçi. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, i cili shoqërohej nga kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, si dhe nga kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, duke folur për nivelin e bashkëpunimit mes autoriteteve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, theksoi se ekzistojnë mundësi të shumta për ta thelluar këtë bashkëpunim.Presidenti Thaçi dhe kryetari Musliu biseduan edhe për rëndësinë e veçantë të rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shkëmbimeve tregtare me këto tre komuna shqiptare, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Keshillin Kombetar, Lugina e Presheves, Presidenti Thaçi, priti

Kosova, bashkëpunim me Luginën e Preshevës

January 8, 2016 by dgreca

-Kosova nënshkruan dy marrëveshjet e para zyrtare të me komunat e Preshevës dhe Bujanocit/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË-PRESHEVË, 8 Janar 2016/ Për herë të parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit për bashkëpunim në fushën e kulturës për një periudhë tre vjeçare me qëllim të përkrahjes nga ana e MKRS-së të aktiviteteve kulturore që realizohen në kuadër planit të punës të dy komunave.
Memorandumet u nënshkruan sot në kuadër të vizitës së delegacionit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i MKRS-së, në Luginën e Preshevës, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku.
Ky bashkëpunim në fushën e kulturës mes MKRS-së dhe Komunave të Preshevës e Bujanocit parasheh zotimin e MKRS-së për mbështetje financiare me qëllim të realizimit të aktiviteteve në fushën e teatrit, arteve skenike e muzikore dhe atë të letërsisë e bibliotekarisë. Memorandumi u nënshkrua nga sekretari Veton Firzi dhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, përkatësisht kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.
Në takimin që pati zëvendëskryeministri Shala me kryetarin Mustafa u shpreh se përmes këtij memorandumi MKRS sadopak mundohet të mbështesë dhe ndihmojë jetën kulturore në Preshevë, e cila është një nismë që do të hap rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen edhe në fusha tjera.
Zëvendëskryeministri u informua nga kryetari Mustafa për problemet që ballafaqohen shqiptarët e Luginës, me theks atë të kulturës dhe edukimit në shqip, si dhe padrejtësitë e diskriminimin që u bëhet atyre nga pushteti qendror, dhe ky memorandum është një nismë që hap rrugën që edhe ministritë tjera të Qeverisë së Kosovës të përkrahin komunat e Luginës së Preshevës në fushat që ato kanë në përgjegjësi. Gjithashtu, në takim u bisedua për aktivitetet konkrete kulturore që do realizohen përmes kësaj përkrahjeje të MKRS-së në Preshevë.
Shala gjithashtu ka vizituar edhe shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” ku u takua me drejtorin Naser Nuredini me të cilin diskutoi për aktivitetet që organizohen në këtë institucion kulturore.
Ndërsa, në vizitën që ka zhvilluar në qytetin e Bujanocit, Shala u takua me kryetarin e komunës, Nagip Arifi me të cilin diskutoi për problemet që ballafaqohen shqiptarët e Luginës, me theks ata ta të Bujanocit. Ai theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi është i mirëseardhur ngase nevojat janë të mëdha, sidomos në fushën e librit dhe furnizimin me literaturë shqipe në Luginë. Ai mori përkrahjen e Shalës që furnizimi me libra e literaturë do të hyjë në programin vjetor të MKRS-së menjëherë dhe do të zbatohet këtë vit.

SHALA TAKOHET EDHE ME MUSLIUN, HALIMIN E KAMBERIN

Në kuadër të vizitës së sotme në Luginën e Preshevës, zëvendëskryeministri Kujtim Shala u takua edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu dhe deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e Shaip Kamberi, me të cilët diskutoi për sfidat që ballafaqohen shqiptarët e Luginës dhe thellimin e bashkëpunimit e përkrahjes nga ana e Qeverisë së Kosovës për të avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkepunim me marreveshje, kosova, Lugina e Presheves

107 vjet nga Kongresi i Manastirit – Lugina pa tekste në shqip

November 22, 2015 by dgreca

Në 107 vjetorin e Kongresit të Manastirit ku delegatët shqiptarë të të gjitha trojeve u dakorduan për alfabetin shqip ende nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk kanë mundësi të shkollohen me tekste në gjuhën shqipe.
Bllokimi nga Qeveria e Serbisë i mbi 100 mijë teksteve mësimore të Republikës së Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës është sa i rëndë aq dhe i dënueshëm. Përderisa Serbia angazhohet për krijimin e “Zajednicës” në Kosovë me bekimin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ajo vazhdon të mbajë të bllokuar që nga 10 shtatori të këtij viti donacionin me tekste mësimore të Republikës së Kosovës, duke diskriminuar nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të cilët zhvillojnë procesin edukativo-arsimor pa tekste adekuate mësimore.
Të martën e kësaj jave në Bujanoc, Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq e përgënjeshtroi vetë dhe publikisht argumentimin zyrtar të deritanishëm se arsyet janë procedurale, duke deklaruar se “nuk mund të lejohen tekste me mbishkrimin e Republikës së Kosovës dhe ku Adem Jashari paraqitet si hero kombëtar shqiptar”.
Edhe një herë Serbia vërteton se për shkak të pretendimeve të saj hegjemoniste ndaj Kosovës dhe qasjes së saj dominuese fashiste ndaj shqiptarëve, nuk ngurron që t’i shtypë të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u arsimuar edhe në gjuhën dhe kulturën e tyre kombëtare.
Me politikën e saj të mosnjohjes së diplomave të Republikës së Kosovës dhe vështirësimit të procedurave së nostrifikimit dhe njohjes së diplomave të universiteteve shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri; Serbia ka dëbuar me vite të tëra brezin më me perspektivë shqiptar nga Lugina e Preshevës; ndërsa me moszgjidhjen e problemit të teksteve mësimore për nxënësit e ciklit të parë dhe të dytë arsimor, ajo po vazhdon politikën e saj të asimilimit kulturor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Strukturat e Bashkimit Evropian do të duhej ta përfshinin si kusht në negocimin për anëtarësim të Serbisë çështjen e zgjidhjes së të drejtave kombëtare të minoriteteve, e veçmas të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si komuniteti më i shtypur në Serbi për shkak të pretendimeve politike të saj ndaj Kosovës dhe qasjes së saj armiqësore ndaj çdo gjëje shqiptare.
Po ashtu Qeveria e Republikës së Shqipërisë çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ta përcaktojë si prioritet të saj sa i takon mekanizmave si Këshilli i Evropës dhe atyre të Kombeve të Bashkuara e veçanërisht si çështje kyçe kur merren në konsideratë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Bllokimi disa mujor i teksteve mësimore të dhuruara nga Republika e Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës dëshmon edhe më shumë se sa i dëmshëm ka qenë ky format dialogu i Brukselit i cili po thellon edhe më shumë armiqësitë, si dhe po e forcon agresivitetin e Serbisë.
Lidhur me vazhdimin e diskriminimit të Serbisë ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe mungesën e reciprocitetit në fushën e arsimit midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi përgjegjësinë politike e ka drejtpërdrejtë Qeveria e Kosovës të cilët i kanë lënë rrugë të lirë Serbisë në agresivitetin e saj.
22 nëntor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Filed Under: Kronike Tagged With: Kongresi i Manastirit, Lugina e Presheves, vetvendosja

Lugina e Preshevës: Liri për librin shqip

November 20, 2015 by dgreca

Rrugët e qytetit të Preshevës sot ishin të mbushura me nxënës shqiptarë, të cilët kërkonin plotësimin e të drejtës së tyre elementare, që të mësojnë me abetare e libra shqip, e drejtë e cila u është mohuar nga institucionet e Serbisë.
Autoritetet serbe kanë bllokuar në terminalin doganor tekstet shkollore shqip të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, për nxënësit shqiptarë, shkruan Koha.net.
Protesta paqësore e mbajtur në Preshevë ka bashkuar nxënësit shqiptarë, të cilët protestonin nën moton “Dua abetaren time, duam librin shqip”, duke kërkuar kështu që t’iu lejohej të mësonin me tekste të botuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Nxënësit gjithashtu mbanin në duar edhe parulla me mbishkrimet, “Gjuha jonë nuk është bombë, tirania juaj po”, “Serbi, ndal etnocidin në Luginë të Preshevës”, “Liri për librin shqip” etj.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë duke i reaguar kryetarit të Këshillit Kombëtar të Luginës, Januz Muslit, tha se në librat që flasin për Adem Jasharin dhe UÇK-në nuk mund të mësojnë nxënësit në Serbi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Liri, Lugina e Presheves, për librin shqip

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dardanët…
  • DEKLARATA E PAVARËSISË – GURËTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
  • 2 korrik 1990 – Prishtinë, Shpallja e “Deklaratës Kushtetuese”!
  • Penalizimet e kryeministrit për pyetje ndaj gazetarëve janë rast tipik shqiptar. Këto penalizime duhen refuzuar
  • Në Kroaci u zhvillua shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare
  • Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA
  • 2 Korrik 1990 si revoltë ndaj sistemit komunist
  • Përkujtohet veprimtari i shquar i arsimit shqip Ahmet Gashi
  • EMËRTIMET E VENDBANIMEVE,  VLERA ETNO-KULTURORE  TË ÇDO MJEDISI
  • KËSHILLI BASHKIAK LIBOHOVË I JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT” (PAS VDEKJES) ATDHETARIT QERIM BAJRAM HAXHIU
  • LA PATRIE (1920) / IMZOT LUIGJ BUMÇI : “POPULLI SHQIPTAR, ME VULLNETIN E TIJ, NUK DO TA LËSHOJË KURRË VLORËN.” – SHKRESA DREJTUAR KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS
  • KOSOVA PARA 32 VITEVE: DEKLARATA KUSHTETUESE PËR PAVARËSI E 2 KORRIKUT 1990
  • Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane 1 Korrik 1966
  • JETA E NJË FËMIJË “KULAKU” NË DIKTATURË!
  • “MEDIA SHQIPTARE, RRUGËTIMI I VËSHTIRË DREJT LIRISË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT