• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë – Ministri Bajrami në Mal të Zi, takon kryetarin e Ulqinit dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve

August 1, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Gusht 2015/ -Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, është pritur sot nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ndërsa është takuar edhe me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi.
Në të dy takimet është biseduar për gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të ngritjes së cilësisë, si dhe për ndihmën që mund të japë Republika e Kosovës në këtë drejtim.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, ministri Bajrami ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit që të ndihmojë në avancimin e standardeve të mësimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet. “Kemi një konsensus të plotë me ministrin e Arsimit të Malit të Zi që të punojmë së bashku për ruajtjen e standardeve të mësimit shqip, për rritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për përmirësimin e kualitetit të teksteve mësimore”, tha ai.
Ministri e ka informuar kryetarin e Ulqinit edhe për mundësitë që ka ofruar MAShT për studentët shqiptarë të Malit të Zi. “Asnjë student nga Mali i Zi nuk do të mbetet pa qasje në universitetet e Kosovës. Ofrova mundësinë që përveç studimeve bazike, të kemi studentë edhe në studimet e masterit dhe doktoraturës”, theksoi ministri Bajrami.
Ndërsa, kryetari Gjeka ka theksuar nevojën e madhe që kanë shqiptarët në Mal të Zi për përkrahje nga MAShT. Ai e falënderoi ministrin Bajrami që po krijon mundësi për përgatitjen e kuadrove, të cilat janë shumë të nevojshme për shqiptarët.
Edhe në takimin me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, ministri Bajrami tha se Qeveria e Kosovës do të japë gjithë ndihmën e nevojshme për mësimin shqip në Mal të Zi, sikur që po bën edhe për Luginën e Preshevës.
Me këtë rast, ministri Bajrami iu bëri thirrje drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve të mësimit në gjuhën shqipe që të shfrytëzojnë mundësinë për studime master në gjashtë programet e Fakultetit të Edukimit, në mënyrë që shkolla shqipe të këtë mësimdhënës dhe drejtorë të përgatitur, e që do të ngrisin cilësinë në arsim.
Gjithashtu, ministri Bajrami dhe anëtarët e Këshillit janë pajtuar për çështjen e teksteve. “Do të ndihmojmë me tekste. U morëm vesh që bashkëpunimi ynë të shkojë përtej një Abetareje”, tha ministri Bajrami.
Kryetari i Këshillit, Genc Nimanbegu, tha se ministri Bajrami ka dhënë shumë lajme të mira për prindërit shqiptarë në Mal të Zi, për nxënësit dhe studentët dhe u shpreh i sigurt se bashkëpunimi do të japë rezultate të mira në të ardhmen.
Të gjitha çështjet që janë biseduar gjatë takimeve dyditore që ka pasur ministri Bajrami në Mal të Zi sa i përket arsimit në gjuhën shqipe, do të konkretizohen me një Marrëveshje Bashkëpunimi që pritet të nënshkruhet mes dy shteteve.
Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku dje ka pasur takime të rëndësishme me udhëheqës të institucioneve më të larta të arsimit dhe shkencës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.
Ministri Bajrami është pritur nga ministri i Arsimit i Malit të Zi, Predrag Boskoviç, me të cilin është pajtuar për bashkëpunim në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministri kosovar Bajrami është pritur edhe nga ministrja e Shkencës e Malit të Zi, Sanja Vllahoviç, me të cilën ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për projkete të përbashkëta shkencore, por edhe për projektet evropiane si Erasmus+, Horizon 2020, ku dy shtetet mund të konkurrojnë për fonde dhe studime të përbashkëta në fusha të ndryshme.
Ministri Bajrami është takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Arsim të Malit të Zi, të kryesuar nga Branka Tanasijeviç.

Filed Under: Rajon Tagged With: kryetari i Ulqinit, Minstri Bajrami

Artikujt e fundit

  • Albania Fashion Week: Java zyrtare e modës shqiptare
  • Strukturat paralele në veri: Realitet i injoruar me pasoja për sovranitetin e Kosovës
  • Robert Lulgjuraj, një kandidat potencial shqiptar për në Kongres në Michigan
  • SPAÇI – PISKAMA QË NA THËRRET TË MBROJMË LIRINË!
  • Mbrëmje kulturore në Linc të Austrisë në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës
  • Amerika e sheh Kosovën si aleate, dhe jo si problem për t’u menaxhuar me heshtje diplomatike
  • Përmbyllja e suksesshme e vitit shkollor në Shkollën Shqipe të QKSHA-Struga
  • Mallkimi i diktaturave komuniste
  • Mesdheu – Gramatika e qytetërimeve dhe roli i Shqipërisë në hartën e trashëgimisë mesdhetare
  • Fatime Sokoli, kumbimi këndues i Dragobisë përmes zërit dhe shpirtit të një gruaje që erdhi t’i përkiste përjetësisë
  • Orët dhe orëndreqësit shqiptarë
  • Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar
  • A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage
  • U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 
  • KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT