• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqetësim, vijueshmëria e nxënësve në gjuhën shqipe

May 15, 2014 by dgreca

“Në Austri jetojnë rreth 16 mijë nxënës të regjistruar me gjuhë shqipe si gjuhë amtare, kurse mësimin e vijojnë rreth 2500 prej tyre. I. Lladrovci: Lufta për ruajtjen e gjuhës përmes shkollës shqipe është lufta më e madhe dhe lufta e vetme e shenjtë e diasporës sonë./
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Fundjavën e kaluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, u mbajt takimi i mësuesve shqiptarë në Austri. Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Imer Lladrovci, konsull. Mësimdhënësit në Austri janë të shpërndarë në Landet e Austrisë dhe pjesëmarrja e tyre në tubimet e rregullta të Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve është e vështirë. Kësaj radhe prezent ishin, nga Vjena: Osman Ademi, Shefqet Gashi, Valbona Çepani, Dr.Ina Arapi e Hazir Mehmeti, nga Austria e Ulët: Milaim Zyrapi, Miradije Berisha dhe Ibrahim Hasani dhe nga Staermaku Roza Ndrecaj.
Tubimin e udhëhoqi mësuesi Osman Ademi, kryetar i shoqatës, ku tema kryesore ishte vijueshmëria e nxënësve në mësimin amtar. “Në Austri janë diku rreth 16 mijë nxënës të regjistruar me gjuhë shqipe si gjuhë amtare, kurse mësimin e vijojnë rreth 2500 prej tyre. Kur dihen kushtet shumë të mira që ofron Ministria e Mësimit e Austrisë, ky numër është shumë i ulët dhe shqetësues”- tha në fjalën hyrëse z.Ademi.
Z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Kosovës, iniciator i takimit, u shpreh i gatshëm në çdo kohë për përkrahje të mësuesve dhe shoqatës së tyre për shtimin e aktiviteteve në shërbim të ngritjes së numrit të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe. “ Shkolla Shqipe në Diasporë është një institucion i rëndësishëm të cilin ne duhet ta ruajmë dhe ta bëjmë të tillë që të meriton edhe të miqve tanë që na kanë ndihmuar e na ndihmojnë në vazhdimësi siç është në rastin tonë shteti austriak, i cili ka investuar për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët tanë. …Duke mësuar gjuhën e respekton veten tënde, e nderon historinë e kulturën tënde, dhe në radhë të parë gjuhën tënde. Ne shqiptarët patëm një histori të vështirë, gjuha jonë kishte të njëjtin fat, por ajo rezistoi kohëve. Lufta për ruajtjen e gjuhës përmes shkollës shqipe është lufta më e madhe dhe lufta e vetme e shenjtë e diasporës sonë. Shërbimi ynë shpreh përkushtimin dhe angazhimin për të ndihmuar mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në Austri”
Nga diskutimet e mësimdhënësve doli deklarata e përbashkët për shtyp.
a ) – Vijueshmëria e nxënësve shqiptarë është akoma jo e kënaqshme përkundër kushteve të mira që ofron Ministria e Mësimit dhe Kulturës e Austrisë nën mbikëqyrjen e së cilës zhvillohet mësimi i gjuhë amtare, shqipe.
b ) – Qëndrimi i prindërve nuk është në nivelin që kërkon gjithë përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare dhe kërkohet ndihmë nga të gjitha organizimet brenda mërgimtarëve në Austri në vetëdijesimin lidhur me rolin pozitiv të mësimit tek fëmijët shqiptarë.
c ) – Përpjekja për ruajtjen e gjuhës përmes mësimit shqip është përpjekja më madhore dhe e shenjtë e diasporës.
d ) – Kërkohet përkrahja nga Ministria e Arsimit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës në të gjitha format e mundshme për shtrirjen e gjithanshme të mësimit shqip në Austri, si masa më efikase në ruajtjen e identitetin kombëtar.
e ) – Kërkohet përkrahja nga mjetet e informimit, veçan ato publike RTK dhe TVSh, në pjesiminë e programeve të tyre informative, të aktiviteteve kulturore e organizative në diasporë, sensibilizimin e prindërve në interes të masivizimit të mësimit në gjuhën shqipe.
d ) – Të fuqizohet funksionimi i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri, duke shtuar aktivitetet në qendrat tjera të Austrisë Linz, Graz, Salzburg etj.
f ) – Nxjerrja e një buletini dokumentar periodik nga puna e aktivitet e të gjithë mësuesit/et e gjuhës shqipe në Austri.
g ) – Revistat dedikuar për nxënësit të botojnë shkrime nga puna dhe aktivitetet kulturore nga mësuesit në Austri.
h ) – Organizimi i mësimit shqip të mbetet larg ndikimeve të ndryshme nga jashtë, dhe i bazuar në bazat ligjore vendore dhe brenda planeve e programeve nga Ministria e Mësimit për Gjuhët Amtare të Austrisë dhe Kurrikulës për Mësimin Plotësues në Diasporë.
i ) – E mirëpresin dhe falënderojnë Ministrinë e Mësimit Artit dhe Kulturës- Departamenti për Gjuhët Amtare në Austri për ndihmën e pakursyer në furnizim me tekste e nevojshme mësimore.
j ) – Shprehim kënaqësi e mirënjohje për aktivitet e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Diasporës në pajisje me tekste, në përkrahjen e projekteve mësimore e kulturore të mësuesve/eve nga Austria. Shpresojmë se kjo do thellohet e zgjerohet akoma në interes të ruajtjes së gjuhës e kulturës shqipe.

Filed Under: Mergata Tagged With: në gjuhën, Shqetësim, shqipe, vijueshmëria e nxënësve

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT