Nga Pirro DOLLANI/ Las Vegas/ Nevada/
Në këtë fotografi janë bashkë: Nga e djathta; Bashkëshortët Avni Mulaj me Teutën, shkrimtari Hart Wegner(ju kujtojmë se Wegner është autor i librit”Vdekja e fjalës së shkruar) dhe Pirro Dollani, që pati mirësinë ta dërgonte fotografinë dhe poezinë në DIELLI(te perkthyer nga Arian Leka), në kujtim të mikut të tij të mirë, Avni Mulaj. Me 4 shkurt mbushen 4 vjet nga ikja e Avni Mulaj.Le të shërbejë kjo poezi e sjellë në gjuhën shqipe nga ARIAN LEKA e shkruar nga një shkrimtar amerikan, si homazh nderimi dhe kujtese. I përjetshëm kujtimi i poetit, dramaturgut, përkthyesit-Avni MULAJ!
HART WEGNER
Gjaku
Kushtuar poetit Avni Mulaj
Fotot e një shkolle
mes fushave,
anuar, flakur tej
në muzgun e mëngjesit
si vrasja përpara agimit.
Për të mos u kujtuar kurrë më
pas varrosjes së fëmijëve
të masakruar
dhe pasi vargani i karrocave të zeza
ta marrë kthesën butësisht.
Falja është harrim
fillimisht prej kafshëve –
kështu përfytyrojmë,
duke e pandehur veten
më të lartë dhe më të thellë
në dhëmbje dhe në dashuri
se sa qeni
që mbikëqyr rrugën
se sa lopa që ulet për t’u mjelë
dhe se macja që pret dorën përkëdhelëse.
Vetëm pas kësaj presim harrim edhe prej njerëzve.
Por në fund
edhe prej tokës së dashur
të ndoturës dhe të përdhosurës,
të trazuarës
se gjaku këlthet
prej dhéut të çarë
dhe nga ajo që nesër do të jetë lëndinë.
Në 2 tetor 2006, në dhomën e vetme që shërbente si klasë në Nickel Mines të Pensilvanisë, dikush hyri në klasë dhe qëlloi mbi nxënëset: plagosi pesë dhe pesë vdiqën. Mënyra si reaguan Amishët befasoi çdo njeri: ata, jo vetëm e falën vrasësin, i cili pas krimit u vetëvra, por shkuan ne familjen e tij për ta ngushëlluar. Në fotografitë e kortezhit mortor, që shoqëruan lajmin, në vend të makina shihen karroca me kuaj. Kjo vshtë një skenë tipike e Amishëve që e nënçmojnë jetën modern. Ndërtesa e shkollës, përskuqur nga gjaku i fëmijëve nuk u pastrua që t’ua rikujtonte tragjedinë. Kështuqë, në mbrëmjen e 12 tetorit, buldozierët e rrafshuan ndërtesën e shkollës, duke e shndërruar atë mjedis në një lëndinë të gjelbëruar. Titulli i poezisë i referohet krimit të parë, vrasjen e Abelit nga Kain. Në tekstin e Zanafillës, 4:10, Zoti e pyeti vrasësi: “Po çfarë bëre kështu?! Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.” Dheu i ndotur, i pakënaqur që ai vend I përgjakur po kthehej në një lëndinë. . .(Pergatiti per DIELLIN: PIRRO DOLLANI)