
- Kryetari i Vatrës Elmi Berisha dhe nënkryetari Dr. Pashko Camaj dhuruan të dy nga 1 mijë dollarë secili, ndërsa z. Jim Xhema, që shoqërohej nga Kryetari i Vatrës, dhuroi 10 mijë dollarë.
- Shqiptarët e Amerikës, veçanërisht ata që janë pjesë e organizatave me anëtarësi nga trevat etnike shqiptare nga Mali i Zi, prej kohësh janë bashkuar dhe kanë krijuar frontin e përbashkët shqiptaro-amerikan, që i shërben rritjes së vetëdijes kombëtare të partive politike shqiptare në Mal të Zi, në prag të zgjedhjeve Parlamentare të 30 Gushtit 2020.

Federata Panshqiptare e Amerkës”VATRA” ka dhënë përkrahjen e saj duke u bërë pjesë të këtij fronti. Nënkryetari i Vatrës, biri i Malësisë Dr. Pashko Camaj, ka përfaqësuar Vatrën në të gjitha takimet.

Në vijim të pergatitjes per zgjedhjet parlamentare ne Mal te Zi, organiztat shqiptare me qender ne SHBA,por Jo vetëm, organizuan të enjten me 20 gusht një darkë për të mbledhur fonde per ta mbeshtetur këtë fushatë dhe për të ngritur në një shkallë më të lartë vetëdijen dhe për të rritur angazhimet e komunitetit shqiptaro-amerikan, qe se bashku te kërkohet drejtësi politike dhe vetndërgjegjësim i qytetarëve shqiptarë në Republikën e Malit të Zi, në mënyrë që përmes përbashkimit të luftojnë për të siguruar të drejtat që ruajnë identitetin dhe plotësojnë kërkesat kombëtare.
Darka e 20 gushtit kishte për organizator anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Neë York-ut Mark Gjonaj. Kjo veprimtari u organizua ne restoarnin”Ciao” në Eastchester, NY.Vatra u përfaqësua me Kryetarin e saj Z. Elmi Berisha dhe me nënkryetarin Dr. Pashko Camaj.Kryetari Berisha dhe nënkryetari Camaj dhuruan të dy nga 1.000 doollarë, ndërsa z. Jim Xhema, që shoqërohej nga Kryetari i Vatrës, dhuroi 10 mijë dollarë.
Siç është bërë e njohur,organizatat Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me origjinë nga Mali i Zi, së bashku me ato dhe Vatra, kanë qenë te angazhuara dhe kanë kerkuar nga subjekti politik shqiptare, qe në zgjedhje e 30 Gushtiti 2020, subjektet shqiptare të dalin se bashku në NJË liste të vetme. Një gjë e tillë nuk ndodhi.Megjithate, fushata e shqiptaro-amerikanëve ne perkrahjen e vlearve kombetare nuk do të ndalojë. Ata sërish u bëjnë thirrje votueseve shqiptare ne Mal te Zi, qe të ndërgjegjësohen dhe të Votojnë SHQIP, duke i çuar Votat në nëjrën nga Dy Listat Shqiptare.(DIELLI)