Nga Prof dr Riza Smaka/Në shtetet e së drejtës, politikat dhe praktikat shtetëtore apo publike, kurdoherë , kërkohet të jenë në shërbim të plotë të përfilljes së padiskutuar të normave juridike në aplikim.Në anën tjetër , politikat dhe praktikat në fjalë, e kanë autorizimin që ,në procedurë të caktuar, të veprojnë për modifikime, novelime, amendime ( jo” amandamentime”) të normave juridike në aplikim.
Pas novelimeve legale të miratuara në procedurë të kërkuar , juridike përkatësisht e drejta , prapë , i mbivëhet politikës dhe praktikave të saja. Gjithsesi, politikat dhe praktikat shtetërore, përderisa normat juridike të caktuara janë në fuqi, të njëjtat , Nolens Volens, doemeos duhet (Ius Imperativum, Cogens) t’i përfillin. Aq më parë , parimet juridike ndërkombëtarisht të mirënjohura e valide , obligojnë për përfillje të padiskutuar nga të gjitha institucionet publike shtetërore e ndërshtetërore përkatësisht ndërkombëtare e veçanërisht nga titullarët respektivë sikundër nga cili do entitet natyral apo legal!
Ne Bis In Idem & Res Iudiciata
Në doktrinat juridike , në dimensionin historik, pozitiv, shtetëror e ndërshtetëror (ndërkombëtar), njihet, kultivohet dhe përgjithsisht përfillet parimi juridik valid “Res Iudiciata” përkatësisht “Ne Bis In Idem” referuar ndalimit të procedimit juridik të rastit juridik të trajtuar, proceduar dhe të përfunduar më parë!
Ky parim juridik është fundamental dhe në funksion të sigurisë juridike, të stabilitetit juridik , socio-ekonomik e posaçërisht politik dhe, si i tillë , në shtetet demokratike qe synojnë të jenë shtete të së drejtës ( jo “shtete juridike”) është i inkorporuar dhe i afirmuar në rendet juridike respektive . Inkorporimi i këtij parimi ,varësisht nga rendet juridike të shteteve të ndryshme, praktikohet në postulate ose dispozita kushtetutare. Në vendin tonë, ky parim juridik i mirënjohur, përkitazi me çështjet penale , është normuar në dispozitën e nenit 34 të Kushtetutës, me të cilën është përjashtuar gjykimi më se njëherë për të njëjtin akt penal!
Ndalimi i Ramush Haradinaj-t në Francë , në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare madje edhe me të drejtën pozitive franceze!
Vite më parë , z Ramush Haradinaj , padrejtësisht , ishte i akuzuar për kinse kryerje të akteve penale të caktuara!
Konform me të drejtën aplikative , Tribunali për Krime Lufte në Hague, z Ramush Haradinaj-n , me me aktgjykime meritore , të njëjtin, duke konstatuar se ishte i akuzuar padrejtësisht , e ka liruar nga të gjitha alinetë e aktakuzave penale! Ndryshe , po ai institucion gjyqësor ndërkombëtar z Ramush Haradinaj-n , e ka shpallur dy herë ( sic) të pafajshëm si të akuzuar pa bazë, pa të drejt! Rastet e tilla perkojnë me institutin juridik të mirënjohur Res Iudiciata , rast i gjykuar dhe i përmbyllur përkatësisht me “ Ne Bis In Idem” apo jo më tepër se një herë për raste juridike – penale të njëjta! Sëandejmi , organet e drejtësisë franceze ,aq më parë,të një shtetit me traditë demokratike të afirmuar , sëpakut ,nga Revolucioni Borgjez Francez ( 1798) përkatësisht nga miratimi i Code Civile në fillimin e shekullit XIX-të, sëpakut, është dashtë të dijnë se ,askush, pra, as z Ramush Haradinaj, nuk lejohet të procedohet juridikisht , në këtë rast penalisht , më së një herë!
Fletë arresti i shtetit sërb, tendencioz, politik dhe hipotezë juridike diskutabile
Autoritetet franceze, është dashtë të dijnë ,nëse, eventualisht nuk e kanë dijtë se ,shteti sërb, gjithnjë i motivuar nga apetite hegjemoniste , makijavelisht dhe pa skrupulla elementare , kurdoherë ka vepruar dhe aktualisht vepron kundër çështjes shqiptare , në përgjithsi e, veçanërisht kundër shtetit Kosovës , në veçanti! Në këtë kontekst, po ato dhe ,autoritete ndërkombëtare si dhe të shteteve tjera, kurdoherë duhet të dijnë, të mos harrojnë dhe të përkujtojnë seriozisht se , forcat militare e politire të shtetit sërb, veçanërisht, gjatë periudhës 1998-9, edhe në Kosovë kanë kryer shumë krime lufte madje gjenocidiste kundër civilëve shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive- Alas, sic! Po ashtu , po ato autoritete është dashtë të dijnë se, shteti sërb ,në saje të statusit anëtar në Eupol përkatësisht Interpol, ad hoc dhe për aq makijavelisht mund të lëshojë urdhër arrestim kundër cilit do person ( shqiptarë veçanërisht nga Kosova) në rastin konkret , edhe kunder z Ramush Haradinaj-t, aq më parë kur akti i tillë, apriori , është hipotezë juridike diskutabile qe, fillimisht mund të apelohet vetëm në presumime ( sic) dhe ,tek në vijim , në argumente përkatëse. Mirëpo, gjatë periudhës së procedimeve preliminare , personi i “mbajtur” praktikisht i arrestuar, pashmangshëm pëson vuajtje morale e fizike të intensitetit të lartë e tok me to dëmtime morale e fizike të pamatura dhe virtuelisht të pakompensuara.
Rrjedhimisht , poqëse kërkuesi i fletëarrestit, konkretisht , autoriteti përkatës i shteti sërb, nuk e argumenton kërkesën në fjalë, personi përkatësisht pala e arrestuar lirohet! Megjithatë kërkuesi i fletë -ndalimit të atillë, edhe pse tërësisht arbitrar, arrin satisfikacionin e vetë të pandershëm nëpërmjet arrestimit të personit të caktuar, në rastin konkret ,të personalitetit të shquar të Kosovës, z Ramush Haradinaj-t! Kërkuesi i fletë-ndalimit kur nuk e argumenton pretendimin e vet, çfarë edhe rasti konkret ,i pandehuri do të lirohej! Inicuesi i procesit të tillë ,virtuelisht dhe mjerisht , zakonisht mbetet i papërgjegjshëm juridikisht ,pos ,eventualisht, i përgjegjëshëm për reimbursimin e dëmit të shkaktuar personit padrejtësisht të arrestuar.
Përkitazi me papergjegjësinë morale të kërkuesit të arrestimit tendencioz, të motivuar politikisht dhe pa baza juridike , çfarë është rasti konkret, kur është në çështje shteti sërb, të mos flitet- Sic!
Ndryshe, autoritetet sërbe, gjatë ushtrimit të politikave hegjemoniste antishqiptare- veçanërisht antikosovare , kanë vepruar në mënyrën e sipërthënë, kanë keqshfrytëzuar okasionin e statusit të shtetit sërb – anëtar në EU Pol përkatësisht në Interpol ashtu që , kundër, jo pak personave përkatësisht personaliteteve shqiptare- kosovare, edhe në ato institucione ndërkombëtare , kanë depozituar kërkesa për arrestime të caktuara ndryshe juridikisht të paargumentuara e tërësisht të motivuara politikisht !
Memorandë
Ndryshe, Eupoli përkatësisht Interpoli e konkretisht autoritetet franceze , nder të tjera, Nolens Volens, do të duhej që, paraprakisht, jo t’i refuzonte, por, t’i flakte ( rejections) kërkesat e autoriteteve të shtetit sërb për ndalime përkatësisht për arrestime të qytetarëve kosovarë , sëpakut , nga se , të njëjtat janë arbitrare dhe tendencioze, janë të karakterit makijavelist, kanë tendenca për degradime, denigrime, etiketime dhe fusnotime negative të qytetarëve përkatësisht personaliteteve shqiptare të caktuara posaçërisht nga Kosova,
titullohen si të shtetit “jugosllav” , ndryshe , shtet inekzistent , shtet i disolucionuar më kohë dhe ,shtet i panjohur aktualisht, ishin, janë dhe ngelën krejtësisht të pargumentuara, të motivuara nga politika sërbe hegjemoniste dhe për aq antishqiptare !
Në këtë kontekst , vlen të apostrofohet dhe, autoriteteve ndërkombëtare në fjalë e veçanërisht atyre franceze konkretisht ,se z Ramush Haradinaj, ish komandant i shquar i UÇK-së, posaçërisht gjatë periudhës 1998 – 9, ka zhvilluar luftë çlirimtare të drejtë dhe të afirmuar edhe nga e drejta ndërkombëtare publike pikërisht kundër forcave militare e politare të shtetit sërb ( të cilat , vetëm gjatë poasaj peridhe , në territorin e UÇK-së , në Kosovë, nder të tjera, kanë privuar nga jeta barbarisht rreth 13 ooo civilë shqiptarë të të gjitha moshave, kanë perdhunuar dhjetra mia femra shqiptare ,nder të cilat, jo pak të mitura, kanë plaçkitur e shkrumuar mbi 150 000 ndertesa të destinimeve të ndryshme, disa mia civilë shqiptarë të masakruar i kanë hudhë në kanale masive dhe ,mia të tillë, gjithnjë,nuk janë zbuluar, pasi që, “autoritetet serbe nuk dijtkan së në të cilat hendeqe e gropa masive nëpër territorin e shtetit sërb qenkan groposur”) Alas! Z. Ramush Haradinaj, sëpakut, konform me parimet juridike ndërkombëtarisht valide dhe afirmative “Ne Bis In Idem “ & “Res Iudiciata” , nga autoritetet ndërkombëtare, çfarë është Interpol-i, Europoli e, veçanërisht nga ato të Francës së Revolucionit Borgjez të shek. XVIII-të dhe të Code Civile-s të shek. XIX-të, kurdoherë do të duhej ta ndernonin e, kurrsesi, ta arrestonin për hire tekanjoze hegjemoniste sërbe !