• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-ja pret rinisje të shpejtë të dialogut, qëllimi final njohja e plotë

June 8, 2020 by dgreca

Me reciprocitetin e larguar në fundjavë dhe me fushatën aktive të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, synohet t’u jepet intensitet veprimeve në rinisjen e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje finale. Por mbetet e paqartë se kush do ta ndërmjetësojë rikthimin e palëve në tryezë- Brukseli apo Washingtoni.

Pavarësisht veprimeve të Serbisë dhe deklaratave kundër Kosovës, për Shtetet e Bashkuara njohja e plotë është ajo që duhet synuar në fazën përfundimtare të dialogut, ka shkruar sot gazeta”Koha” ne Kosove.

Gazeta ka pyetur në zyrën e Richard Grenellit, që është emisar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, nëse është duke u përgatitur mbajtja e ndonjë takimi dhe kohën kur mund të ndodhë kjo, por kanë sugjeruar që për këtë të pyetet Ambasada e këtij shteti në Prishtinë. Në përgjigjen e Ambasadës amerikane të dielën nuk kanë saktësuar ndonjë datë, vetëm kanë thënë se presin që dialogu të rinisë sa më shpejt. Po ashtu, kanë treguar se cili është interesi më i mirë për të dyja palët.

“Ne e mirëpresim vendimin e Qeverisë për heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin më të mirë të Kosovës dhe të rajonit, për të siguruar kështu stabilitet dhe përparim ekonomik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane dërguar gazetës.

Shtetet e Bashkuara, që janë përfshirë aktivisht në dialog, e kanë lënë në dorën e Kosovës dhe të Serbisë që të arrijnë zgjidhjen që duan. Me ndërmjetësimin e emisarit të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell, deri tani janë nënshkruar edhe disa marrëveshje që prekin linja hekurudhore dhe ajrore.

Edhe njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, ka parashikuar ndezje të motorëve në funksion të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Filed Under: Kronike Tagged With: rinisja e dialogut, Serbi

Artikujt e fundit

  • PËRQAFIMI ZELENSKY-VUÇIQ DHE PLAGA QË DUHET TË NA SHQETËSOJË MË SHUMË: PËRÇARJA SHQIPTARE
  • Nga vend emigracioni në vend imigracioni?
  • GJEN. GEORGE FRASER PHILLIPS – BRITANIKU QË MBROJTI SHQIPËRINË NË PARIS MË 1919
  • Brezi që nuk pret, si po ndryshon mendësia politike e të rinjve
  • Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
  • We are pleased to introduce our 2026-2028 Board of Directors to the Albanian American Medical Society!
  • Shuhet ish-editori i Diellit Din Derti, “Vatra” e “Dielli” telegram ngushëllimi
  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Presidentit të Serbisë mbi devijimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër
  • Selaniku, qyteti që lexohet si një libër
  • “VATRA AS A PATRIOTIC MISSION AND A SACRED NATIONAL TRUST”
  • 𝗞𝗿𝘆𝗾𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘃𝘇𝗶 𝗡𝗲𝗹𝗮
  • Kosova dhe dështimi i politikës së jashtme shqiptare: Nga internacionalja komuniste te globalizmi
  • ZELENSKYY DHE VUÇIQ, DY QASJE POLITIKE QË NUK MUND TË ZËVENDËSOJNË TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE
  • IBRI DHE UJMANI, KUR UJI BËHET ÇËSHTJE E SIGURISË DHE E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE
  • Shkupi pas 114 vjetëve, nga kryeqendra historike te horizonti evropian

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT