• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME URTITE POETIKE TË ISMET HASANIT

August 7, 2013 by dgreca

   –  Në qoftë se eshtrat më mbesin këtu, shpirti do të më shkoj atje!/

Shkruan Sokol Demaku/

Isemt Hasani, vjen nga Pacaj i Gjakovës së bukurë, e cila shtrinë shtat mbi kurorën e Pashtrikut Legjendar. Shkollua e rritë në Junik e Gjakovë, por pjekur në Mitrovicë dhe ate si profesor në shkollat e mesme të ketij qyteti dhe në shumë ndërmarrje dhe fabrikat të qyteti të minatorëve.

Jeta është një sfidë,e për shqiptarët ishte edhe më tepër se sfida, kështu që edhe Ismeti me familjen e tij përjetoj shtypjen, gjenocidin dhe maltertimin e kohës, të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi soldatesk i kohës në ish Jugosllavi.

Por një fjalë e urtë filozofike shqipe shot:

“Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë”

Pra edhe Ismeti sikur edhe shumë shqiptar tjerë përjetoi pjesën Veriore të Mitrovicës dhe fati e deshi që të shpetoj nga më e keqja dhe të gjejë strehim dhe vazhdimin e  jetës së tij me familje në polin e veriut konkretisht në Suedi.

Ne do ndalemi tek përmbledhja e tij e fundit botuar në Bukuresht nga Bashkësia Kulturore e Shqiptareve të Rumansië “Albanezul”-”Shqiptari” me titull “URTI POETIKE”

Që në fillim në vargun e parë autori shprehet kështu në nën titullin e poezisë “Gjuhën shqipe mos e harroni”  ku thot:

Kushtuar të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe në Mërgatë me këtë porosi –Në qoftë se dëshiron ta njohësh dhe më shume atdheun tënd, jeto pak në atdhe të huaj!

Gjithëçka e thururë dhe e verë në penën e autorit në këtë vargim të bukur poetik të Ismet Hasnanit me titul “Urti poeti” janë vlera mbi vlera të popullit tonë të cilat me mjeshtri autori di ti përdorë dhe ve në përdorim të vargut të tij magjik ta quajm. Filozofia e të menduarit të drejtë dhe të pastër autorin e ve në piadestalin e vlerave te tij letrare duke përdorur drejt dhe me menquri shprehjet popollore, të cilat kanë vlerë dhe rendësi jetike në jetën e njerëzve, por që sot në kohët bashkëkohore sikur janë zbehur dhe kanë renë nga rëndësia e sidomos tek intelektualët tanë. Autori shprehet kështu në poezinë e tij të parë që e cekëm më lartë:

Ju shqiptar në diasporë,

Rrini me lapsa e libra n`dorë,

Shkruani, shkruani e lexoni

Gjuhën shqipe mos harroni!

Duke vazhduar me tutje:

Ju që jeni pak më të vjetër

Merrni vet e shkruani në letër

Dhe tregoni brezit tjetër:

“Gjuhën shqipe të shprehni në vepër”!

……

Nuk është mirë nënat t`ju mallkojnë,

Ato gjithherë për mirë ju mësojnë:

“Gjuhën shqipe mos harroni,

Kombin tuaj e lartësoni”

Vargjet e Ismetit janë thesar i vertetë i letrave dhe fjalëve  shqipe, të cilat kanë vlera studimi dhe mësimi. Përmes këtyre vargjeve njeriu arrin të krijoj respekt e krenari dhe të shprehë ndjenjë nderi ndaj të afërmit, nbaj atij që të ndihmon dhe respekton. Këtë më së miri ai e përshkruan tek poezia e tij e frymëzuar nga melsoi ynë popullor apo të themi më mirë nga shprehjet e popullit për mikun dhe ate që ta do të mirën. Poezia e ti mban titullin: “Suedia-vendlindja ime e dytë” e autori shprhet kështu dhe keshillon bashkëkombasit e tij urtë dhe menqurë:

Në qoftë se dëshrion

Ta njohesh e ta duash

Edhe më shume atdheun tënd,

Jeto pak në atdhe të huaj!

……

Nuk ka kohë të këqija,

Ka njerës të kësij…

…..

Nga te tillë u detyrova
të braktisë vendlindjen me pa dëshirë,

Shumë larg u largova…

Në suedi emigrova.

…..

Suedia, ah Suedia!
Këtu gjeta prehjen,

Me fol të vërtetën,

Mëtu jetova jetën.

Këta më mësuan se:

Syri zgjedh të bukurën,

Gjuha zgjedh të ëmblën,

Zemra zgjedh të mirën.

Prej tyre mësova se:
Për të krijuar miq,

Duhet, në radhë të parë,

Të jesh vet mik!

Dhe autori shprehë mendimin e tij duke thenë se : Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindë, ku jemi rritë, por edhe atë vend ku jetojmë të lirë e të barabart me nacionalitete tjera. Sa më shumë që afrohen njerëzit, aq më shumë largohen dallimet midis tyre.

Filozofija e Ismet Hasanit, ka burimin dhe rrënjët e saj në popull, brumi apo burimi i saj është vet populli, fjalët dhe mençurit që vin nga atje. Ai di të shfrytëzoj me mjeshtri fjalët e urta, fjalët e mençura dhe ti ve në vargun e tij i cili fiton madhështinë dhe lexuesit i jep njohuri dhe dije mbi jetën, mikun,të mirën e të keqën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, gjithnjë përmes vargut të huazuar popullor por me mjeshtri të thurur në varg vetiak.

Në peozinë e tij “E kaluara” ai shprehet me mjeshtrin e tij:

Duke lexuar të kaluarën,

E parashohim të ardhmen, 

E lëmë anash të zezëm,

E marrim të bardhën.

Dhe thot se: E kaluara është tmerr, të djeshmen do ta kuptoj nesër!

Ismet Hasani është ai i cili përmes vargut na sjelle në mednje gjerat të cilat ne duhet ti kemi në vetne tonë dhe ato të jenë mishrim i punes dhe ndërgjegjës sonë sepse përndryshe nuk nuk do kemi vlerë. Këtë do e hasim të përshkruar me mjeshtri tek vargjet qe poeti ia kushton veprave të njeriut të poezia e tij “Veprat flasin” kur thot:

Nuk janë të rrallët

Ata që thonë:

Veprat flasin

Më shumë se fjalët.

…..

 

Nuk është e vjetër,

Por as porosi e re,

Kur nuk ke atë që do

Duaje ate që ke!.

Lirika e tij ka në brendin e saj universalen e cila buron nga filozofia popullore, ajo filozofi të cilën, me mjeshtri prej vargëtari të rryer Ismet Hasani di ta përpunoj dhe përshtat për kohë dhe moshë. Kjo filozofi ma merr mendja se do jetë jetë gjatë sepse burimi i saj ia jep këtë mundësi, pasi që dihet se cdo gjë që ka burim e saj apo mbështjej në masat popullore ajo është jetë gjatë. E autori ndalet tek vet njeriu dhe këtij i kushton si ta quaj një himn me të cilin sikur eshre Rilindasit tanë që e hyjnizuan edhe Ismeti jep këshillat dhe kritikat  ne këtë drejtim tek peozia me titull “Njeriu” ku ai thot: Edhe pse njeriu udhëzohet në rrugë të drejtë, mund të jetë (mos)mirënjohës ose pëbuzës. Dhe thot:

Njeriu duhet të ketë urtësi:

Cilin me ndihmuar?

Cilin me e afruar?

E cilin ta mbajë në largësi?

         Kjo krijimtari shpirtërore thenë kështu na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, ndërnjerëzore dhe morale. Këtë më së miri autori i shprehë tek vjersha “Mashtrimi” ku thot se “Mos beso krejt çka dëgjon!Mos thuaj tërë atë që di!Mos bëj gjithëçka mundesh!

Duke shtuar në vargjet:

Njerzxit e mashtruar

Pas gjërave të dëmshme,

Ofendojnë, përqeshin e nëncmojnë,

Kurrë s`bëjnë punë të ndershme.

Të gjitha krijimet e Ismet Hasanit në këtë vëllim poetik i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e njeriut të ri për ta transformuar të keqen me të mire, vuajtjen ne lumturi, roberine me lirinë, sepse edhe vet autori është i vuajtur nga regjimi. Ai kështu e përshkruan krenarin e tij tek vjersha “Krenaria kombëtare”:

I takoj një populli të vjetër

Historia e ka treguar në letër,

Edhe ne si çdo popull tjetër,

E treguam veten në vepër.

…..

Jam krenar qe jam shqiptar,

Aq më tepër si kosovar,

Krenohem mne popullin e hisatorinë,

Duke derdhur gjak e arritem lirinë.

Poetin e mban fuqia e fjalës, shpresa në fuqin e poppulit dhe kombit në mënyrë që mos ta harrojmë të djeshmën e hidhur, vuajtjet, mos ti harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për liri e pavarësi, mos ta harrojmë historinë tonë, ta respektojmë ta çmojmë e ta duam njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmërin mbi themelet e shëndosha e jo mbi fatkeqësin e  njëri tjetrit se kjo na qonë në një humnerë.

Autori ka besim në vetëvete dhe në “Zotin”duke shprehë lutjen e tij kur thot:Të lutëm o Zot, më jep mend të kuptoj`,të ju besoj gjërave që s`mund t´i dalloj`!

Pasi që folklori bene pjese në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe mënyrës së jetesës se popullit e këtë mudn ta verejmë dhe shofim sidomos tek këngët lirike nga edhe autori i këtyre vargjeve që përmendem merr insipirimin dhe gjenë muzën e tij poetike.

Do e përfundoj këtë shkrim nga krijimtaria e pasur e Ismet Hasanit me një thënje të tij tek peozia “Nënës sime” – Në qoftë se eshtrat më mbesin këtu, shpirti do të më shkoj atje! E këtu shofim se mërgimi ka lënë vrag në jetën dhe ndjenjen e autorit, ai e ka përjetua këtë, e di si ndihet në mërgim por e di edhe se cfarë do edhe në jetën e amshueshme dhe thot:

Tash fëmijeve të mi,

Ua la amanet:

Mos më leni në vetmi,

Mos më leni të vdes në Kurbet.

Pra e tham edhe më lart se poetin e mban në jetë fuqia e vargut, e besës, mirëqenjes, atdhedashurisë , ai e benë një thirrje që mos ta harrojmë të djeshmëne hidhurtë kujtohem hsitorinë tonë të vertetë ta duam  njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmerin mbi themelet e shëndosha se jeta është e ëmbël dhe ka vlerë për çdo njeri.

Filed Under: Kulture Tagged With: per Ismet Hasanin, Shaban Cakolli

MBI UNIVERSIN POETIK TE SABIT RUSTEMIT

July 24, 2013 by dgreca

Nje kenveshtrim letrar rreth vepres poetike te Sabit Rustemit, botimet e tij, dhe nej cikel I plote poetic…/

Shkruan:  Shaban Cakolli/

Poet i mirë është vetëm ai,duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën,të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku qoftë mes poezisë apo tregimit,dokumenteve,krijimtarinë e bënë si skulpturë që flet, si muzikë që fisnikëron,si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit,por një art të përsosur,estetik,të thjesht,lakonik dhe të qartë,të pasur letrarisht dhe të kapur për secilin  lexues.Një poet i mirë lypset sa më shumë lexim. Veçanërisht në lëmin e poezisë që të përvetësohet përvoja e të tjerëve në përsosjen e vargut si nga pikëpamja teorike (forma), ashtu edhe nga pikëpamja përmbajtjesore,kuptojmë se poezia lirike, për të dalë e mirë, duhet të jetë:  e shkruar me fjalë të zgjedhura që, me pak fjalë të thuhet shumë, ) duhet ta ketë idenë e domosdoshme sipas temës së trajtuar,  duhet ta ketë ndjenjën e ngrohtësisë së brendshme, që të dalë poezia sa më e mbrujtur dhe sa më bindëse,  ta ketë, në të njëjtin kohë, edhe dufin, që është dyzash sipas temës e motiveve të trajtuara dhe, duhet ta ketë edhe  goditjen e qëlluar,sipas këtyre cilësive të cilat cekëm më lart,njëri nga  letrarët tanë i cili i posedon të gjitha këto cilësi,është  poeti ynë i  çmuar,z.Sabit Rrustemi.

Sabit Rrustemi:Shquhet ndër letrarët më të spikatur të rrethit të Anamoravës.Veprat e tij poetike, vijnëpara lexuesit me një përkushtim  të theksuar,ai që prej krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë.Tek krijimtaria e Sabit Rrustemit . Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë portretin e ekspresiv prej artisti.Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.Sabit Rrustemi,veç talentit të tij,punës së paepur,ka ardhur në këtë botë edhe me dhunti për të shkruar,me dhunti për të kapur mendimet,për të shprehur ate që ndizet në shpirtin e tij poetik,për të shpalosur botën shpirtërore para lexuesit.Ai është një lërues i madh i kulturës sonë,gëdhend vargun dhe nga ai nxjerr thesaret e fjalës,të cilat lëkundin shpirtin e  lexuesëve.Poezia e tij është poezi e prushit të madh,ai ka ditur të pregadis mirë brumin e tij poetik,Ai di të zgjedh tema,din të i shtjelloj ato,gjatë shtjellimit nxjerr motive dhe mesazhe të fuqishme,bënë mrekullira dhe vargun e tij  e bënë armë të fortë në duart e luftëtarit.Një poet që poezinë e vënë në shërbim të kombit,mes saj pastron shpirtin e vet prej krijuesit dhe shpirtërat e lexuesëve.Ai ka shumë aftësi  për të shprushur shpirtin poetik,për të e  pasuruar me figura të pasura poetike,metafora e simbole,qoftë kur  vargëron në motivin kombëtarë,qoftë në ate të dashurisë.Sabiti iu është përkushtuar poezisë nga fëmijëria,ndoshta mu aty e mori frymëzimin,se i takonte një treve me pasuri të pashterrshme kulturore e kombëtare,në odat e rrethit të tij ka pasur burra veprimtarë  të kombit të cilët kishin cilësitë më të çmuara të cilat u takojnë burrave, mençurinë, trimërinë, burrërinë, qëndresën, besen, nderin , mbi të gjitha atdhedashurinë,si ishin: Mulla Idriz Gjilani, Idriz Seferi, Ramiz Cërnica, e shumë të llojit të tyre në rrethin e  Karadakut,të cilët  jetën ia kushtonin burrërisë,nderit dhe kombit.E si mos të  e frymëzonin burrëritë e tyre,madje ato pejsazhet e bukura të vendlindjes së Sabitit,fushat,arat,malet,gurrat,e atijvendi të dashur e pitoresk.Poezitë e  Sabitit i kam lexuar si fëmijë nëpër gazetat e revistat që botoheshin atëhere,aq sa i kuptoja,ia kisha lakmi  vargjeve të tija të fuqishme.Shumë kohë më vonë,kam pasur fatin të e njoh personalisht  Sabitin,të e përqafoj e të i shtrëngoj duart me te,të pijmë kafe së bashku,të bisedojmë e këshillohemi për poezinë,artin,kulturën,i mençur ,i ngrohët,i papërtueshëm në këshilla, të jep guxim,frymëzim dhe të mundëson të kapish kuptimin e bukur të fjalës së shkruar.Njeri që dhuron libra,unë edhe pse në mërgim,kohën kur shkoj në vendlindje takohem me te, në Hotelin”KRISTAL” të Gjilanit,vend  ky që sikur i bashkon krijuesit,isha edhe në  shtëpinë e tij,ku më ka lënë përshtypëje mikpritja e tij prej burrit,bukuritë pitoreske të vendlindjes  së tij,më ka dhurua shumë nga krijimtaria e tij, deri te përmbledhja e fundit”Zjarrmi e Kthjelltë”,madje më ka dhënë të u përcjell edhe miqëve në mërgim,çka e kam bërë me shumë kënaqësi.Sabiti është një organizator i mirë i krijimtarisë letrare,udhëheq klubin”Beqir Musliu” në Gjilan i cili rreth vetes bashkon shumë krijues,nxjerr revistën “Agmia”,unë kam marrur pjesë në organizimet e tyre dhe jam nda shumë i kënaqur.Sabiti me  Nexhat  Rexhën, një shkrimtar, poet e kritik letrar, kanë bërë shumë për krijimtarinë letrare në rrethin e Anamoraves,nuk e fsheh  mallin i cili më ka pushtuar,për të takuar këta dy miq të mirë,të cilët kur të i takoj,padyshim do të sjellin ndonjë risi.

Sabit  Rrustemi,një poet i cili simbolizon Atdhedashurinë,guximin,largpamësinë,mendjen e ndritur,i ka armë të forta fjalët e tij në vargje,frymëzim  për çdo atdhedashës,ngrohin zemrat e artdashësit,ngritë moralin në shpirtin e lexuesit,është idator,projektor dhe realizues i veprave të mëdha në letërsinë tonë kombëtare.Të shkruash të bëmat e Sabit  Rrustemit në letërsinë tonë,nuk arrin të i thuash me një vështrim të

shkurtër,për to duhet të shkruajmë shumë.Ky mendimtar i fjales  së ndritur,letërsinë e ka bërë pasion e dashuri të shpirtit,mënyrë e të jetuarit me te në të njejten çati.

Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe forma insistuese, që nuk ishin të rëndomta për atë kohë… prandaj kritika e përcolli me interesim të veçantë dhe   krijimtarinë e tij e tij ,i cili  atë botë ishte më i miri,por shkuarëja e tij e parakohëshme në botën tjetër,la pasardhësit e tij në Anamoravë,të cilët nuk e lanë të rrënohet asnjë çast kështjella e tij letrare,vetëm sa shtoheshin krijuesit e kësaj ane,të cilët secili vënin nga një gurë në atë kështjellë ,i pari e vuri Sabit  Rrustemi,i cili punoj   çdo çast që të ruaj,kultivoj,pasuroj dhe të mbajë gjallë vepren e tij. Kur kujtonim të madhin Beqir  Musliun në Gjilan,e pata thënë publikisht:As  Beqir  Musliu dhe as Kadare nuk u shfaqen rastësisht,ata me punë e mençuri bënë emër dhe vepër,ata duhet të i zëvendësoj dikush,unë e quajta një Beqir  Musliu të dytë z.Sabit  Rrustemin,por ai protestoj menjëherë,tha se Musliu mbetet i pazëvendsueshëm.Eh,po kështu janë ata që punojnë pa zhurmë e bujë,por jeta dhe vepra e  Beqir  Musliut,mbetet e gjallë,e ndritëshme,nga se ate e bëjnë të pavdekshme krijues të mëdhenj të Anamoravës,si:Sabit  Rrustemi,Nexhat Rexha,i madhi poet e kritik Ibrahim Ibishi,i cili fatkeqësisht nuk është më me ne,por i jeton vepra,Hysen Kqiku,Daut Maliqi,Demir Krasniqi,Musah Ahmetaj,Hasije Selishta -Kryeziu,Bajram Kosumi,Albinë Idrizi,Dan Kosumi,Linditë Ramushi,Vehbi Klaiqi,Fatushe Ahmetaj,Fitore Bunjaku,e shumë të tjerë të cilët nuk po mund të i përfshij në këtë shkrim të shkurtër,si Ramadan S.Latifaj,Sadbere Gagica,Isë Kosumi,Fehmi Cakolli,Shpresa  Ajvazi,e shumë të tjerë…….

KUSH ESHTE SABIT RUSTEMI

Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë. Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën “Zëri i rinisë” të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit “Nën maskën e mysafirëve”, të botuar në revistën “Fjala” më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive ËNDËRRO ËNDRRËN E MUNGUAR.

Sabit Rrustemi,ka botuar:

Ku i la lisat era Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.

Besoj në një diell, Fjala 1992 Prishtinë.

Variacione për lirinë, Rilindja, 1997, Prishtinë.

Ëndrra që puthet, poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.

Pika e zezë, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.

Maska e mysafirëve SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.

Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës, prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese Plejada botues, Beqir Musliu.

Natyrë me vaj, album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.

Paqja e brishtë, bot. Rozafa, Prishtnë, 2007

SHIU I BUZËVE TUA, bot. Rozafa, Prishtnë, 2009

ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009

NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009

I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009

 

Trekëndshi Poetik i Paqës

 

Zjarmi e Kthjelltë,si dhe Sabiti do të ketë botuar edhe shumë libra tjerë,por unë si mërgimtarë shkoj rrallë në vendlindje,dhe nuk kam mundur të siguroj gjitha veprat e tij.

Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.

 

NGA KRIJIMTARIA E SABIT RRUSTEMIT

 

Qiellit të mesnatës sime

U shfaqe papritur ashtu si je

E butë

E qetë

 

Etur për dashuri e jetë

 

Si një fllad pranvere

Më shprush nëpër dej

Më grishë pas

Kah ata qiej

 

Tek ajo Yllnajë ëndrre

E paprekur më prêt

Vetminë time dhe tënden

Pa fjalë e vret

 

 

…

 

Dhe unë rend pas teje

Rend e t’kërkoj

Botën tënde të fshehur

Të ta shfletoj

Përngadal krejt përngadal

Me puthje lot e mallë

Faqe për faqe

Pore për pore

Të të puthë ku dua

Dhe së fundmi në ballë

Për kënaqësinë që ma falë

Si një shfaqje e rrallë

 

E ëmbla ime e dëshiruar

Ik tash

Fli

 

Fli e ëndërro

Ëndrrën e munguar

 

E PRITA DHE ZGJIMIN TËND

 

Që t’ mos ndihesh e harruar

E prita dhe zgjimin tënd

 

Anise nuk jam aty

Lëkurës së bardhë engjëllore të të mikloj

Flokëve jeshile shelgjeve të varem

Të këputem e të bie

Në shtratin tënd

 

Pastaj ti

Zemrën ta shpalosësh sërish

Të ma mbash kokën në duar

E të mos ndalesh duke më uruar

 

Kafja e mëngjesit

Me vargje zier e përzier

Prêt për t’u shijuar

Brenda një bote që të vlon në gji

 

Llogarit që jam aty

Brenda atij filgjani që e pive me fund

Si një uratë e përditshme

 

…..

 

Ti s’ je e harruara

Ti je je ajo që po vjen

 

Mes reshë të mbarsura

Shpërthen

Si ajo dritë

 

Syri yt i kaltër

Pluhurin tim e fshin me flatër

Nëpër stinë

Rilind dashurinë

 

Si këtë mëngjes

Lulja ime që pres

 

( 24 Maj 2013)

 

 

 

 

 

E DIELA ZGJATË ËNDRRËN

 

E diela zgjatë ëndrrën

vonon agun

atë trokitje në dritare

 

jashtë shtëpisë

bryma tinzare e natës

dogji atë jeshil buzësh

 

u vonuam e dashur

një orë u vonuam

duke e pritur atë puthje

në ëndërr

 

të dielën e shterrim solo

si kafenë e zezë

të një mëngjesi

 

31 tetor 2010

 

 

 

 

MA GJEJ

 

Ma gjej atë varg

atë imazh

ma gej atë Po E zi

që flakë mërzi

 

veten tënde

ma gjej në mua

veten time në Ty

e m’i kthjell këta Sy

 

në dritë hëne e dielli

deri te ajo kupë e kaltër

të prekim

e të prehemi

sall me dashuri

 

1 Nëntor 2010

 

 

 

 

TEK RRËNJA JOTE

 

dyshimi

për dallim nga krimbi,

nuk e gërryen atë ZemërMollë,

po atë LoçkëZemre

 

mos i jep rast

të të futet në brendi

trupit jeshil

qerpikëve të zi

 

strehë e tij

mos u bë

moj peh’rri

 

se ajo zemërrëmollë

do gërryhet

do bëhet zi

 

ajo loçkëzemre

do rrudhet

do t’kurret

e do varet syve të mi

plot mërzi

 

as dyshimit

as krimbit

strehë

nuk do t’i bëhesh ti

 

verë e dimër

tek rrënja jote do rri

plagët të t’i mbyllë me dashuri

nëpër sythat me lule

të buloj përsëri

me frut të ri

 

Gjilan, 6 nëntor 2010

 

 

 

 

VJEN ME DIELL

 

e diela vjen sërish

me diell

lutje e vetmi

 

vjen dhe me të dridhshmen dashuri

fshehur diku

nën gji

 

vjen

e më gjen mua tek ty

ku rri

 

të gjen ty

nën këtë strehë zemre,

si zog vjeshte nën çati

të t’mos lag ai shi

 

e diela vjen

e më gjenë atje ku dua

ku me ëndje rri

 

tek ai Çepur i lashtë

nën një meditim të ri

i flakëruar me dashuri

 

14 Nëntor 2010

 

Nata lahet në shi

ajo rrugë me mërzi

ankthi i pritjes

ato gjurmë kah vjen ti

 

po zërin ta vjedh era

simfonia e vjeshtës me shi

me murmurima

 

stinë e vonë për vetëtima

se nuk shihen fytyrat tona

 

përshëndetja nuk shtypet

as në tastaturë

nuk belbëzon as në dritare

 

e dashur

rrebeshet e pritjes

vërshojnë bebëzave të mia

 

natës që s’ lahet

nga tërë ky shi

vetëtimë bëhen sytë e mi

 

 

(22 Nëntor 2010)

 

 

 

MONOLOG DIELLOR

 

ajo sillet njëzeekatër orë

rreth meje

ditë e natë

me mijëra vjet

 

në sistemin tim

e kam më të bukurin planet

 

ia kam dhënë të gjitha

të gjitha

 

ato që i fsheh në brendësi

dhe ato që i shihen në jashtësi

dhe të bukurit sy

 

oh,

po nuk di ç’i mungon tashti

pos meje

 

nga dhimbja

se mund ta shkrijë të tërën

nuk ju futa nën qepalla

nën të shkriftin gji

për pa e krijuar një planet të ri

 

ajo më rrëshqiti faqesh

ra në tjetër dashuri

 

 

(23 Nëntor2010)

 

 

 

 

FESTIVE

 

nga rrënjë e emrit tënd

të njomë e plot shend

piptha të flamurtë

bulojnë

e lëshojnë shtat

luleshqiponjat

me aromë

atdhedashurie

 

(28 Nëntor 2010)

 

 

NË MESNATË

 

Hyre qetas shpirtit tim

Si një ëndërr

Në mesnatë

 

nuk ndjeva zë

nuk ndjeva gjëmë

as fytyrën

nuk ta pashë

 

brenda syve t’u isha

vetëm nuk të lashë

 

gjumin nuk ta prisha

asnjë fjalë s’ ta thashë

 

veten time krejt ta dhashë

moj

ta dhashë

 

(1 dhjetor 2010)

 

 

NATA RREBELE

 

nata u bë rrebele

shtyp portrete

pllakateve prej letre

e i ngjet nëpër mure

trungje

rrugëve

shesheve

hyrje daljeve

vërshojnë retë mbi gënjeshtra

vërshojnë gjerë e gjatë

tokës së mpirë shpresash

me premtime boshe

 

gënjeshtarët nën ombrella

struken katesh të larta

 

po populli ecën rrugësh

këmbëlagur i qullur

se s’ka si struket xhepash

 

vetëm pritjeve thahet

prej fjalëve

që pa prekur tokën

barten prej ere

 

sa shi bie

e pritet me ra

këtë soj gënjeshtarësh

për me la e shpërla

 

(3 dhjetor 2010)

 

 

E FSHEHUR N’THELLËSI

 

rrëzë Çepurit struken ëndrrat

nën kaçuba

vetullave të mia

thellë diku në gji

hirin e kujtesës shprushë

për zjarr të ri

 

janë tharë çufurraket

pritjeve nën diell

nën erë

nën shi e stuhi

 

e dora ime s’ është aty

as buzët tua

e mëngjesit puhi

 

se si ndizen të shkretat

si ëndrrat marrin flake

e më kthejnë aty

ku tash jam dhe unë

je dhe ti

 

një ëndërr Çepuri

e fshehur n’ thellësi

 

( 10 dhjetor 2010)

 

 

 

 

BESOJ

 

E diela e lutjeve

e diela e pritjeve

e diela e pendesës

kjo ditë e shërbesës

 

troket nesësr

si ditë e shpresës

maje Çepurit

me atë fytyrë diellore

e bukë nore

 

të pres

e nuk zbres pa ty

për dore

ëndrra ime

për një puthje

që mbeti pa prehje

e nuk pushoi

ende ku desh’

 

e diela ime

me ty vjen

nuk ka rrugë tjetër

pritja ime

zgjatet deri nesër

 

11 dhjetor 2010

 

 

PËR DRITË TË LLAMPËS

për dritë t’ llampës

i futën gishtërinjtë

duart

dhe kapën qetas

atë pjesë të vullnetshme

për ta hedhur

atje ku s’ binte

 

më pas

futën dhe këmbët

qetas e pa drojë

sipas porosisë

spërkatën me egjër

njerëzit e shtëpisë

 

shpërgjumja ndodhi vonë

diku në mesnatë

 

kryemjeshtri i hajnisë

pa gojë la një popull

në qendër të Dardanisë

 

historia

aty ku përsëritet

nuk është mësuese e jetës

fituesi edhe njëherë

shpallet përmes gënjeshtrës

 

(13 dhjetor 2010)

 

(VARIANT)

 

Për dritë të llampës

futën gishtërinjtë

duart

dhe kapën qetas

atë pjesë të vullnetshme

për ta hedhur

atje ku s’ binte

 

më pas

futën dhe këmbët

qetas e pa drojë

sipas porosisë

spërkatën me egjër

njerëzit e shtëpisë

 

shpërgjumja ndodhi vonë

pasi mjeshtëri i vjedhjes

cipricullak la të zonë

 

(13 dhjetor 2010)

 

MUNGOJNË

 

teshtinë Kosova

nga të kundërtat

zbresin gradat përjashta

temperaturat ngriten përmbrenda

dyert hapen

koridoreve të mbyllura

mungojnë shkallët për të zbritur

zonave të lira

 

e mali harxhohet

muret nxihen

trarët e shtëpisë

mushkëritë e njerëzisë

 

tabletat

si përkujdesje çasti

vetëm fshehin dhembjet

të kundërtat rikthejnë teshtimat

lutjet

bëje mirë o zot

 

(15 dhjetor 2010)

 

KOKRRAT

Dimri ha kashtën

Leje ma kokrrat

 

Dilni

Përpushni

Ç’prisni

 

Mblidhni më

Ato dokrra

Kokrra…

 

Hajni e borë po reshë

Si brenda

Si jashtë shtëpisë

TROJËS  ju shterr zëri

Ju mpi goja

Prej acarit

Veshtë na lanë

 

Ku me gjetë lesh

Pojatën kush s’ e ruan

E ujqit

Bartën kopenë

 

Dimër i shtirë

Do vijë

Mbi ne do n’lurë

Do teshtijë

 

Dhe flokët do të na bien

Prej kresë

Duke kruar

 

Dimrit ju sos kashta

Kokrra po ha

 

(16 dhjetor 2010)

 

 

UDHA E SOTIT

 

N’ gushtohet njeri

në ditë të sotit

shtirë me ecë drejtë

…me metë n’ kamë

përfundi akull

e naltë

nji qiell i vratë

e lehtë

e lehtë i qoftë udha

kush ka me udh’tu

gjatë

deri tek ai lis

me maje t’ thatë

 

(20 dhjetor 2010)

 

 

THELLËSISË SATE

(maleve të Karadakut në dimër)

 

 

Heshtja e bardhë

si paqe e ftohtë

ma mbulon trupin

të shtrirë nën lisa

mb rrënjë malesh

 

vetëm flokët

m’ i shkund era

degëve krahëlehta

ka pak gjethe

shpresë pranvere

 

i vetëm ha veten

ditët që ikin

me ushtimë ere

zë a gjëmë s’ ka

sall kur thyhem

prej jugu a ngrice

 

rri e pres

sot e mot

nuk shkulem dot

e kanë kot

 

vetëm yti lot

më djeg

dhe ai zot

fshehur në mua

 

prej dhimbjeve

shtrydhem

shpërthej në krua

buzëve tua

 

(21 dhjetor 2010)

 

 

BJERI TRUP

ka shumë shtigje

deri tek ajo maje

kahdo që t’ i biesh

ecja jote do shihet

nuk ka se si fshihet

 

mali që patëm

më parë është prerë

tash po digjet

 

bjeri trup përpjetzës

diku gjunjaz

diku me duar

 

e di sëpaku

që arrive vetë

kurdo që ta prekësh atë majë

 

tagër s’ i paguan askujt

 

dhe pusho pastaj

pusho e kënaqu

krejt i qetë

 

(22 dhjetor 2010)

 

 

 

 

ORËZEMRA

Orëzemra

në dymbëdhjetë dritare

trokiti

dymbëdhjetë herë

për t’u bërë një me ty

 

dhe u bë

 

mes zerosh

u shfaqe Ti

në pikë të natës

 

përmes puthjesh

ditë e re agoi

(24 dhjetor 2010)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: cikel poetik, krijimtaria, Sabit Rustemi, Shaban Cakolli

NJË ZË I FORTË I SHQIPTARIZMËS NGA MËRGIMI PËRMES VALËVE TË RADIOS ”ZËRIT TË ARBËRIT”

June 28, 2013 by dgreca

Në 12 vjetorin e Radios “Zëri i arbrit” ne Norvegji -PËRVJETORËT E SHQIPTARIZMËS SË VUAJTUR JASHT TROJEVE TË TYRE

Shkruan:Shaban Cakolli

Duke medituar disa vjet pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, e cila në historinë më të re të Kosovës njihet si Deklarata e Pavarësisë, mendoj se dy ngjarje të mëdha e shënuan vitin 1990 që me pietet dhe mburrje do të kujtohen brez pas brezi: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Shpallja e Republikës së Kosovës, përkatësisht, miratimi dhe shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 Shtator të të njëjtit vit, si aktin më të lartë politik dhe juridik të një shteti. Ndërkaq, fundshekullin e XX do ta pasojnë edhe vendimet dhe aktet e tjera jo më pak të rëndësishme se dy të parat: Rezoluta mbi shpalljen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur e 22 shtatorit, Referendumi për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur që u mbajt nga 26-30 shtator të vitit 1991 dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës.Dy korriku,i themelimit të Radio Zërit të Arbërit,nuk ishte diçka rastësi,ajo ka mundur të themelohet më parë,apo më vonë.

Historia na mëson se shpërnguljet e para masive të ilirëve nga trojet e tyre,u bënë që në vitin 167 para erës sonë,kur mbreti i mundur Ilir Genti me dhunë u dëpërtua në Romë nga konsuli romak Pal Emili,i cili shëndroi 150.000 banorë ilir në skllav.Nga atëhere nëpër rrjedhat e historisë shqiptarët përjetuan dukurinë e hidhur të shtegëtimeve,ekzodeve dhe emigrimeve masive.

Shtegëtimet e tilla nuk bëheshin thjesht për të marrur botën në sy,por kishin shkaqet e tyre, ushtarake,ekonomike,politike,ideologjike e të tjera.Nga atëhere e deri më sot,armiqët tanë kishin qëllime të qarta ndaj nesh: Të na i rrudhin sa më shumë që ishte e mundur trojet tona etnike,zvogëlimin e popullatës sonë duke bërë elaborate rreth çfarosëjes sonë duke zbatuar dy forma dhunash: këto ishin dy lloj dhunash ajo fizike dhe kulturore,që asnjëra nuk ishte më pak e rrezikshme se tjetra.Nga luftërat e njëpasnjëshme nëpër shekuj,shqiptarët në trojet e tyre,por edhe ata të përndjekurit me dhunë nga atdheu,arritën të mbijetojnë duke ruajtur gjuhën e tyre amtare,traditën dhe kulturën,doket dhe zakonet shqiptare brez pas brezi, duke i mbajtur gjallë karakteristikat kryesore të bërthamës sociale-familjen shqiptare.

Kështu ndodhi edhe viteve të 90-ta,kur pushtuesi për qëllimet e tij të errëta na shpërndau me dhunë nëpër botë,duke menduar se kësaj radhe na tjetërsoi.Fati e deshti se kudo nëpër vendet e botës ku kërkuam strehim,patëm veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare,që veprimtarinë e tyre kombëtare në atdhe e patën zhvilluar ilegalisht,por në mërgim e zgjëruan aq më tepër,për të internacionalizuar çështjen tonë në vendet ku ishim strehuar.

Njëri nga veprimtarët tanë,që fati i keq e përplasi në Norvegjinë e largët ishte Imri Trena. I vetdijshëm për pasojat që do të kishte atdheu dhe popullata jonë,nëse ne do të qëndronim duarkryq dhenave të huaja,u vu në shërbim të atdheut.Ai mori disa nisma që përshumkend

dukeshin të pamundshme.Nismat e tij kishin qëllime të ndriçonin sado që do të mundnin errësirën që kishte rënë mbi popullatën tonë të pushtuar.Ky ndriçim kërkonte mund,sakrifica,,guxim, vendosmëri dhe vetbesim,por për veprimtarë të ngulitur si ishte miku Imri Trena,kjo nuk ishte e pamundur.Dy nisma që i shquaj ndër më të shejtat që mori veprimtari kombëtar,krijuesi dhe mësuesi Imri Trena i mori mbi supe,janë nisma pa të cilat mërgata jonë do të ishte e varfur dhe e asimiluar.

Një nismëtarë për hapjen e shkollave shqipe në Norvegji në baza vullnetare,për të i mësuar rininë dhe shpresën tonë të njohin e të duan atdheun,gjuhën,kulturën dhe traditën kombëtare,të lexojnë e shkruajnë shqip,të njohin gjeografinë dhe historinë e atdheut,pishtarët e atdheut,traditat,doket zakonet e simbolet kombëtare,ishte nisma më e ndritshme e këti veprimtari që po shpëtonte një rini të pafajshme nga asimilimi.Ai bashkë me znj.Shemsije Trena kanë bërë shumë për arsimimin e fëmijëve shqiptarë.Nisma tjetër ishte hapja e një mediumi,në të cilin kërkohej një zë i fortë, zë i cili përpiqej të bashkoi faktorin shqiptar në emigracion në një front të përbashkët,zë që do të protestonte kundër shtypjeve,burgosjeve dhe vrasjeve shqiptare,zë i cili lehtësonte mërgimtarët, i lidhte me atdheun dhe i njihte me aktualitetet në atdhe,e shumë të mira tjera.

Ky medium u nis me një zë të fortë,përmes valëve të Radio Zërit të Arbërit,me 2 korrik 2001,dhe sot me dy korrik 2011,po të i lëmë anash mundin,përpjekëjet,kushtet në të cilat u ngrit ky medium, po kremtojmë dhjetë vjetorin e kësaj pune të ndritshme,ku të gjithë jemi të gëzuar dhe krenar për këtë punë të këtij mediumi.Meritat i takojnë mikut tonë veprimtarë z.Imri Trena,por edhe atyre që u radhitën në ndihmë për të mbajtur gjallë këtë medium,si:Ali Rexhepi,Shemsije dhe Majlinda Trena,Driton Jashari,Shemsi Rukofci dhe disa të tjerë që ndoshta unë edhe nuk i njoh, por shpesh e kanë thënë pa i hy kujt në hak,stafi i kësaj radioje.Gëzimi është aq më i madh, kur dihej se në fillim të nismës ky medium përshumëkend dukej si një pikë uji në shkretëtirë,por me punë e përkushtim sot u bë emër që në historinë e së nesërmes sonë,do të lakohet në të gjitha rasat e kombtarizmit shqiptar.Radio”Zëri i Arbërit” jo vetëm që arriti të i bashkoi shqiptarët në mërgim,por i bashkoi edhe shqiptarët e mbarë trojeve etnike dhe sot janë pranë valëve të tijë.

Radio Zëri i Arbërit në Norvegji tani kremton 12 vjetorin e punës së suksesshme. U themelua më 2 korrik tė vitit 2001 në qytetin e vogël, por të bukur Universitar Ås i cili gjendet afro 30 kilometra nga pjesa verilindore e kryeqendrës Oslo. Që nga fillimi u ballafaqua me kushte financiare, por mbijetoi falë sakrificës së punës vetëmohuese tė stafit. E vecanta e këtij mediumi është kultivimi dhe ruajtja me plot gjelozi e vlerave kombëtare ku që nga fillimi i punës iu është thënë STOP pseudovlerave. Radio Zëri i Arbërit sot ka pushtuar botën dhe dëgjohet edhe në Zelandën e Re e gjetiu kudo që ka shqiptar.

Me rastin e 100 vjetorit të PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ dhe të 12 vjetorit tė punës, së shpejti do të del në dritë libri me emrin: “Me Zërat e Zërit tė Arbërit” – një monografi për punën e këtij mediumi, nga autori Imri Trena.

Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begrace të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron sot e kësaj dite. Me vetiniciativën e tij, në vitin 2001 themeloi Radiostacionin Regjional “

Zëri i Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Oslo e rrethinë. Është kryeredaktor i kësaj radioje, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar, “Me zërat e Zërit të Arbërit”  – “NETËT E BARDHA”;”Migrimet e para të Shqiptarëve në Norvegji”,ka zënë vend në një antologji Rumune,si dhe antologjive”Trinomi i Lirisë” dhe “Një Shekull Dritë”,botuar nga LSHAKSH në Gjermani.Shpesh mendoj me vete:Ku e merr këtë burim force,energjie,ky njeri i madh Imri Trena?Ai nuk bënë gjumë,ai punon në shkolla,radio,ka obligime familjare,gjenë kohë të mirret me krijimtari dhe ka botuar dhjetëra libra në poezi e prozë.

Për Imri Trenën dhe Radio Zerin e Arbërit ka shumë për të thënë.Në një vështrim të shkrimeve të shkurtëra nuk mund të i themi dot të gjitha,por ja për një dhjetëvjetorë të sukseseve janë disa që meodomos duhet të i evidentosh.Puna e madhe,angazhimi,kujdesi për bashkëatdhetarët në mërgatë dhe gjitha trojet shqiptare,përkrahëjen e sakrificave për çlirim,përpjekëjet për integrim të mërgimtarëve tanë në mesin e shoqërive ku jetojnë,mbrojtëja dhe pasurimi i gjuhës amtare, dokeve,traditave ,kulturës,sukseseve dhe sjelljeve të vlerave të mirëfillta,edhe pse nuk i cekëm të gjitha,por që janë shumë të lidhura me Zerin e Arbërit.Radio Zëri i Arbërit është një zë i ëmbël shqip,që dëgjohet nga Norvegjia e largët,i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral të shqiptarëve jashtë atdheut,me të cilin jo vetëm që duhet të jemi krenarë ne,por që edhe fëmijët tanë do të jenë folës dhe mbrojtës së gjuhës sonë amtare,gjuhë e shejtë që ndihmon zhvillimin kulturor dhe intelektual të rinisë sonë të mërguar.Për mërgimtarët tanë kudo që ndodhen,ky zë duhet të jetë shpëtim, zë që mbanë gjallë mërgimtarët,që u jep kurajo dhe shpresë,që i lidhë me botën shqiptare, zë që i mëson fëmijët të duan atdheun,zë që na mundëson të dëgjojmë fjalën e bukur artistike,që të njeh me shkrimtarin,poetin,piktorin,artistin e këngëtarin shqiptarë si njohëm:Riza Sheqirin,Agim Doqin, Martin Çunin, Halil Xanin,si njohëm piktoren dhe poeten Valdete Berisha,Rita Salihun, Hasan Qyqallën e ,Sabit rRrustemin, eshumë të tjerë…deri këto ditët e këtij muaji,kur në studion e kësaj radioje kombëtare.

pati fatin të intervistohej shkrimtarja dhe poetja më e re nga Kosova,znjsh.Qëndresa Halili.

Këtu njohëm këngëtarë e artist si: Shqipe Kastrati, Nazire Jaha, Selvete Tërstena-Halili, Shengyle Berisha-Shega, Emine Hasimi, e shumë tjerë që nuk mund të i përfshijmë në këtë shkrim kalimthazi.

Në Radion Zëri i Arbërit njohëm gjitha thesaret në gjuhën e Perendisë,gjuhën e ëmbël dhe të fuqishme shqipe jashtë atdheut tonë,me të cilen duhet dhe kemi me çka të krenohemi.

Dorën në zemër,unë kam arritur më vonë në inkuadrimin e këtyre valëve të shejta të Zërit të Arbërit,por nga koha që jam këtu e kam përcjellur veprimtarinë e shquar kombëtare të mikut tonë Imri Trena,poet,prozator,mësues dhe kryeredaktor i Radio Zërit të Arbërit,dhe më ka rënë në sy një punë e tij me shumë përkushtim e dëshirë të zjarrtë për kombëtaren,për bashkimin e shqiptarëve.Një punë e tij plot mund,sakrifica,por plot qëndresë dhe suksese,pa asnjë lëkundje që nga themelimi e deri në dhjetëvjetorin e saj,është gëzim jo vetëm për te dhe stafin, por për të gjithë ne dëgjuesit që dijjnë dhe duan të çmojnë vlera.Në këtë korrik,në këtë dhjetëvjetorë të punës së tij të ndritshme,miku ynë Imri Trena ndodhet në vendlindje me siguri për të u çmallur por jo për të pushuar!Ai nuk njeh pushimin,nuk pajtohet me gjumin dhe këtyre ditëve pushimi në vendlindje iu është rrekur një pune mjaft me përkushtim,punë mjaft e rëndë por dëshirë e zjarrtë

e tijë,që dëgjuesëve dhe brezave që vijnë të u lihet diçka e shkruar,për jetën e mundimshme në mërgim,për përpjekjet e tyre,për kontributin e dhënë në këtë radio,për ruajtëjen e gjuhës, kulturës e traditës në mërgim,për biografitë,shkrimet,krijimet dhe gazmoret,fjalët e urta,kuizet, gjëegjezat e dëgjuesëve të kësaj radioje.Të gjitha këto miku ynë i palodhshëm Imri Trena po punon t’i fus në një libër voluminoz, titulluar “Zërat e Radio Zërit të Arbërit”.

Ky libër do të jetë libër thesaresh,dokumentar,historik,mund të e quajmë antologjik,por unë do ta quaja libër kujtimi që do u shërbej brezave.Ky libër do të jetë i pasuruar me plot fakte ,se kanë jetuar në kohë dhunash e përndjekëjesh shumë shqiptarë në mërgim,që edhe sot jetojnë atje,e që ndoshta do të jetojnë edhe në të ardhëmen,por që kanë ruajtur shqiptarizmën e plotë, të hapur,një shqiptarizëm real,libër i bazuar në fakte dhe një analizë të hollësishme.

Sot, sikur kam lënë menjanë gjitha preokupimet,jam veshur në shpirt me gëzimin dhe petkun festiv për këtë përvjetor të sukseshëm të këtij zëri të arsyeshëm kombëtarë,zërin e Radio Zërit të Arbërit.

I nderuari kryeredaktor I Zërit të Arbërit,miku i Shtrenjët Imri Trena, i nderuari miku Ali Rexhepi, Driton Jashari, të nderuara znj.Shemsije dhe Majlinda Trena, të nderuar dëgjues motra dhe vëllezër që dëgjoni dhe kontriboni në Radio Zërin e Arbërit, urime, shumë urime për këtë Përvjetorë të punës të ndritshme kombëtare të Radio Zërit të Arbërit.

Paci shëndet, harmoni familjare gjithnjë pranë Radio Zërit të Arbërit,duke uruar që ky medium i shejtë të jetoj shekuj të tërë.

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 12 vjetori i Radios, ne Norvegji, Shaban Cakolli, Zeri i Arberit

EMËR QE NUK DUHET HARRUAR,TAHIR DRENICA(1921-2013)

June 22, 2013 by dgreca

Shkruan: SHABAN CAKOLLI/

Me dhembje sot e morëm lajmin,për ndarëjen nga jeta,të një burri të madh,miku të dashur,të mençur,guximtar dhe intelektual ,rrapsodit të madh Tahir Drenica.Tahir Drenica ishte lindur më 21.06.1921,në një familje të madhe prej dyzet e tetë anëtaresh,familje.Mbiemrin e mori sipas vendlindjes, nga se babai i tij ishte atdhedashës,ishte armik i pushtetit të asaj kohe,andaj po të tregonte mbiemrin e tij,Tahiri nuk do të mund të fillonte karierën e vet,do të ndiqej nga pushteti,kështu ai me mençuri u regjistrue si Tahir Drenica,kështu i mbeti mbiemri deri në fund të jetës së vet.Ai nga fëmijëria pasion e kishte këngën,vinte nga një familje,atdhetare dhe artdashëse.Në atë kohë për shumë shqiptar shkollimi ishte vetëm një ëndërr,po jo mundësi.Tahiri u shkollua odave,dhe përvoja është një shkollë e mirë.Familja e Tahirit ishte artdashëse,kurse Tahiri në fëmijëri ëndërronte të bëhej artist i vërtetë.

Thuhet se shtëpia e tyre ka qenë vatër e kulturës,në odat e tyre janë tubuar këngëtarë me famë të asaj kohe,si:Cuf Kadishani,Halim Beqa,Murat Pajaziti,Sefë Gashi(Mleqani) e shumë të tjerë.Tahir Drenica i kishte dëgjuar me ëndje,i kishte mësuar me interesim të madh këngët e tyre,nga se në atë kohë kishte pak tekst shkrues,këngët mësoheshin përmendësh.Tahiri në moshën fëmijërore i mësoj të gjitha këngët,të cilat i këndonin rrapsodët e njohur,më pas i këndoj,i imitoj këngëtarët një kohë,kurse më vonë u bë këngëtar i pavarur,i cili më nuk kishte nevojë të emitoj të tjerët,por vet i përpunoj tekstet,meloset,si dhe zëri i tij i ëmbël u bë shumë i dashur për dashamirët e këngës të asaj kohe.Tahiri,u stërvit duke u bërë ballë garimeve me të gjithë këngëtarët e kohës.

Ka kënduar me rrapsodët më të njohur të asaj kohe me Rizah Bllacën,Salih e Feriz Krasniqin,,Sef Mleqanin,Augustin Ukajn,Demir Krasniqin,Bajrush Dodën,Durmish Kadishanin,etj…..Ai ka pasur edhe një përcjellës i cili atë botë ishte mjeshtri më i njohur i violinës,quhej Qazim Berisha,ka kënduar me këngëtarin e madh Qamili i Vogël,me Osman Gllarevën,këta mund të shquheshin këngëtarët e famshëm atëherë.Kur ishte njëzet e shtatë vjeç,Tahiri shquhej nga këngëtarët tjerë(1948),ai u bë shumë i popullarizuar,ftohej në dasma,festa,gazmende,koncerte,dhe kudo është pritur si artist i popullit.Tahirin e kam njohur shumë herët,kur isha fëmijë,kudo ku vinte në dasma në rrethin tonë e kam përcjellur.Tahiri ishte mjeshtër i madh i këngës,kishte zë të lartë,të ëmbël dhe dinte të e përdorte zërin.Kur këndonte në shiqim të lënte përshtypje se nuk e hapte fare gojën,kishte mjeshtri në përhapëjen e zërit,po kishte mjeshtri edhe në përdorimin e veglës,madje i kishte hije mbajtëja e sharkisë.Tahiri fliste rrallë,po fjala dhe ndeja i kishin hije,ishte i rrespektuar nga miqët.Njëherë në një dasmë në rrethin tanë pati kënduar me Shaban Baksin,të dy kishin zë të fuqishëm dhe identik,shumë kohë është folur në popull dhe ajo dasmë pati bërë jehonë të madhe tek artdashësit.

Nga vitet e 60-ta,Tahiri ka kënduar me Hashim Shalën,me askend nuk janë përshtatur më mirë,kurrë më nuk janë nda.Tahiri ka qenë këngëtar i guximshëm,ka kënduar historinë kombëtare,Skënderbeun,Fazli Grajçevcin,Ramë Bllacën,Krajl Nikollen.Pashiqin Rankoviqin,Ahmet Delinë,këngë këto që shumë këngëtarë nuk guxonin të i ëndërronin,lëre më të i këndonin.Menjëfjalë ai ka kënduar mbarë historinë kombëtare,por ka kënduar edhe këngë dashurie,këngë humoristike,satirike,të gjitha motivet.

Tahir Drenica me Hashim Shalën,kanë kënduar në çdo vend të botës ku ka pasur shqiptarë,nga Amerika e largët dhe skaj më skaj Europës,në Danimarkë,Gjermani, Austri e gjetiu, në Belgjikë kur u përuruar busti i Skënderbeut,kanë qfaqur një program të pasur kulturor meOsman Gllareven,Qamilin e Vogël,Marash Krasniqin,Augustin Ukajn,kanë mrekulluar Brukselin,i cili me aq interesim e ka përcjellur kulturën tonë.Tahiri me Hashimin kanë kënduar në Kopenhagen,Zvicërr e kudo nëpër vendet ku mërgimtarët tanë kanë qenë të organizuar nëpër shoqata e klube.Mbajë mend viteve të 90-ta,kur vinin në Gjermani,me Shkurte Fejzen,Ilir Shaqirin,Mahmut Feratin,ata dalloheshin me kësula të bardha,të ëmbël në këngë,të ngrohët në biseda me mërgimtarët,të papritueshëm të kthehen në skenë kur i kërkonin mërgimtarët,kanë kënduar këngët:Katundarë e Sheherli,Leze mori Leze,Kur jam kanë një vakt i Ri,çka po më rrin karshi-karshi,e cila ishte kënga më e kërkuara e tyre nga rinia jonë.Personalisht unë vet,në mërgim kam pasur rastin të i zhvilloj tri intervista të shkurtëra me Tahir Drenicën.Rrëfimet e tij ishin shumë interesante,ai tregonte si ishin njohur me një studjuese të folklorit,studiuesja ishte daneze Birthe Traerup,e cila kishte botuar libra në pesë gjuhë të huaja,ku në këto libra ishin përkthyar dhe botuar disa këngë të Tahir Drenicës dhe Hashim Shalës.Tahir Drenica dhe Hashim Shala,kishin inçizuar një reportuar të gjërë të tyre në”Jugoton” Të zAGREBIT;Në Radio Prishtinë, në RTP e atëhershme.

Kohën e fundit,folklori ynë burimor shumë pak po kultivohet dhe aq më pak po dëgjohet,andaj edhe pak emisione kanë pasur këta rrapsod,një vend dhe rëndësi të veqantë ua ka dhënë mbretresha e folklorit tonë Shkurte Fejza,në emisionin”Rrënjët Tona”.Tahir Drenica dhe Hashim Shala,kishin shpirt të pastër artistësh,

janë shpërblyar disa herë,si dhe kanë qenë të dashur nga populli,një jetë të tyre me këngë.

Unë mendoj se te ne është një dobësi,njerëzit sa janë të gjallë ua ndrydhim të bëmet,nuk ua përhapim meritat,kurse pasi të vdesin u thurim lavdi!Kam shkruar tri shkrime të shkurtëra për Tahir Drenicën,por tani kur u nda nga jeta,sikur po e ndjejë se i kam mbetur borgj,për një veprimtari të pasur kombëtare që ka pasur ky rrapsod i madh.Tahir Drenica dhe Hashim Shala,kanë pasur miq në çdo shtëpi shqiptare.Ata kanë kënduar trimërinë dhe bujarinë,veprat historiko-kombëtare,të trimave të mbarë hapësirës shqiptare,ata kanë mallkuar armiqët në vargjet e këngëve të tyre,ata me këngën e tyre folklorike,e cila dikur ishte begatia më e madhe e kombit tonë,e që mendoj se do duhej të ruhej me të njejtën rëndësi edhe sot,kanë frymëzuar popullin tonë liridashës.

Kur këndonte Lec Gradicën,odave tona,Tahiri i pushtonte zemrat e artdashësve,kjo manifestohej edhe me të reshurat e armëve në ajr,të cilën e kam vërejtur se Tahiri nuk e kishte për qejf.Plumbat nuk duhet hargjuar për këngën ,thoshte Tahiri,do ishte

mirë të i ruajmë për armikun.Saherë përmendi Tahirin,tani më dhimbset Hashim Shala,nga se ata ishin shumë të barabart në këngë,kishin gjetur vetën së bashku,tani Hashimit ia thau krahët,edhe pse Hashimi ende është i fortë,i shëndetshëm,vështirë

do të rrugëtoj me këngën,pa Tahir Drenicën.Tahir Drenica do të mbetët emër i paharruar i cili do të përcillet nëpër brezat tanë.Ai ka ruajtur,kultivuar dhe pasuruar kulturën tonë kombëtare,si i tillë ka lënë shumë pllaka,kaseta,Cd,Video,me një reportuar të pasur të veprimtarisë së tij kulturore,qoftë të historisë kombëtare,arshikisë,satirës,vepra këto që do të u përcillen brezave.Qoftë i paharruar kujtimi për te,për jetë të jetëve.

 

 

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: emr qe nuk harrohet, Shaban Cakolli, Tahir Drenica

SHQIPTARET E GJERMANISE NDEROJNE AZEM SHKRELIN

June 2, 2013 by dgreca

AZEM SHKRELIN E KUJTOJMË DHE E NDEROJMË GJITHNJË NGA SE AI NA E NDEROJ LETËRSINË;KULTURËN DHE MBARË KOMBIN/

SHKRUAN: SHABAN CAKOLLI/

Azem Shkreli,ishte njëri ndër poetët më të mëdhenj,mendjehollë,i mençur,i cili me veprën e tij prej mendimtari dhe guximtari,e shkrou dhe gëdhendi emrin e tij me shkronja të mëdha,jo përse kishte vargjet më të bukura,por ishte burrë edhe kur fliste,fjalët e tij kishin peshë,ishte burrë kur vjershëronte,ishte guximtar kur gjakonte për lirinë,ishte i mbushur me dashuri për kombin dhe letërsinë.

Azem Shkreli ishte njësoj mik,sikur kur rrije me te personalisht,sikur kur e lexoje,ishte mësues,madje mësuesi më i mirë i të gjithë atyre që duanin dhe shkruanin letërsinë.Kohën kur u nda fizikisht nga ne,na ka shkëputur nga një copë shpirti të gjithë neve dashamirëve të fjalës së shkruar,familjes së tij dhe të afërmëve.Ai ishte poeti i cili gjakonte për lirinë,kohën kur u nda nga ne e gjithë përpjekëja e gjakimit të tij mbeti në gjysmë,thënë më qartë kohën kur nisi frymimi i lirë në atdheun tonë,Azem Shkreli u ringjall,ne e përkujtojmë me mall,e rrespektojmë këtë njeri të madh,të guximshëm e mendjehollë,duke e përkujtuar ai mbetet në majë të letrave tona shqipe,e lexojmë,e përkujtojmë dhe jetësojmë veprën e tij brez pas brezi.Shkrimet e tij filluar nga vitet 1960-1997,e kanë bërë poet të rrallë,të veçantë andej dhe këndej kufirit,njeri me sjellje elegante,artitekt i vargut,mjeshtër i veçantë,i dalluar nga mesazhi dhe stili ndër të gjithë poetët shqiptarë.Azem Shkreli,i njohur si më i miri nga poetët,i përkthyar në gjuhë të botës,ishte poet Europian,që e deshën njerëz të mëdhenjë nga bota,që lidhi ura miqësie me njerëz nga Europa dhe bota,që njohu kulturën tonë me botën.

Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani,krenohet me këtë njeri të madh,i cili i bëri emër kulturës sonë,ne Azem Shkrelin e përkujtojmë në shumë forma,në shumë tubime dhe orë letrare,por përkujtimi më domethënës është ai”TAKIMET TRADICIONALE LETRARE AZEM SHKRELI NË MËRGATË”,takime këto garuese,ku përzgjidhen veprat më të mira letrare,të cilat nominohen me çmimin letrar Azem Shkreli,bëhet përkujtimi i jetës dhe veprës Shkreli,deklamohen nga poetët poezi të zgjedhura për Azem Shkrelin,si dhe një varg aktivitetesh tjera.

Kështu dje në Shtëpinë e Kulturës në Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH në Gjermani,organizoj takimin tradicional dhe madhështor”TAKIMI LETRAR AZEM SHKRELI PËR MËRGATËN SHQIPTARE”.

Ky takim ishte vërtetë një takim ku, shkëlqeu Arti, Nderimi për Kolosin e Letrave tona Azem Shkreli, dashuria për ruajtje të krenarisë…! Na nderuan shumë pjesëmarrës (krijues) nga Finlanda (Silvana Berki), nga Zvicrra (Brahim Avdyli), nga Malisheva (Shoqata Kulturore e Malishevës me disa përfaqësues), nga Ferizaj (Qëndresa Halili), anë e m´anë Gjermanisë deri në 1000 km largësi, natyrisht përplot dashuri për Artin, Kulturen dhe Kombëtarizmin!

Takimin e kanë udhëhequr Mentor Thaqi,Gonxhe Letmi-Begisholli dhe Muhamet Luma.

Takimi filloj me një mjeshtëri përzgjedhëjesh,si fillim me një këngë të bukur e të dhimbshme”Kënga e turpshme”Qava për tyArbëri,nga poezia e të madhit Azem Shkreli

SONTE

Qava për ty Arbëri

Arbëri

Nuk më vjen turp

Pse qava

Më vjen turp pse s’munda

të bëj tjetër

Nga turpi qava.

Më pas në skenë u paraqit kryetari i LSHAKSH në Gjermani,z.Hasan Qyqalla,me një poezi shumë domethënëse të kolosit të madh Azem Shkrelit

Vargjet që po japim tani,janë shkruar shumë kohë më parë,por kuptimisht tingëllojnë sikur të ishin shkruar në kohën tonë,në prag të ngjarjeve të mëdha historike,të cilat përfshinë Kosovën në fund shekullin që lam pas,e që ndërruan rrënjësisht fatin e saj.Është fjala për një vjershë të hershme të Azem Shkrelit,e shkruar dyzet vjet më parë,e cila në kontekstin e ri historik,vjen si një zë i dalë nga varri,si një zotim solemn e porosi sublime e gjithë atyre që mbyllën sytë pa e parë dritën e lirisë.Vjersha është botuar në përmbledhjen e dytë të Azem Shkrelit”Engjujt e rrugëve” më 1963 dhe quhet:

 

DITIRAMB
Kemi me u zgjue edhe na të vdekunit

Në dasmën e kuqe të kësaj toke.

Mos na i harroni emnat,

Mos na i harroni vorret.

Me duert e thyeme tonat kemi me shkrue

Hymnin e shekujve n´qiell.

E do të kallen zamaret e gjakut,

Do t´kallen tarabukat e gëzimit

Kemi me u zgjue edhe na të vdekunit

Në dasmën e kuqe të kësaj toke.

Mos na i harroni vorret,

Mos na i harroni emnat…….

Për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit,foli Martin Çuni,njëri nga veprimtarët e shquar të kombit dhe letërsisë kombëtare,i cili shtoi:Azem Shkrelin e kam njohur si njërin nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe,njërin nga intelektualët me mprehtësi të jashtëzakonshme.Do të ju them diçka krejt të pakët,nga se të thuash ate që meriton figura e tij,është e nevojshme shumë kohë dhe ndoshta nuk do mundeshim të e themi të tëren,vazhdoi më tutje z.Martin Çuni.Ai më tutje tha:Shkreli ishte i çiltër me njerëzit e të gjitha moshave,ishte njeri me preokupim të sinqertë për Kosovën dhe fatin e njerëzve të saj. Ishte njeri me integritet të fortë intelektual,i cili mbeti ana më e ndritshme e fjalës dhe guximit intelektual,letrar e kombëtarë.

Një videofilm disa minutësh,i ngarkuar me një aktivitet të Azem Shkrelit me mërgimtarët,i cili aq me dashamirësi dhe intelektualitet u përgjigjej pyetjeve të mërgimtarët,ishte pjesa më e rëndësishme për të pranishmit,të cilët e ndoqën me vemendje të lartë dhe duartrokitëje.Pastaj shumë poet deklamuan vargje për Azem Shkrelin,si:Mentor Thaqi,Fran Tanushi,Gonxhe Letmi Begisholli, Marigona Bellaina, Qëndresa Halili, Silvana Berki, Seveme Fetiqi,e shumë poete të tjerë………

Në pamundësi të japim të gjitha poezitë të cilat u deklamuan në këtë takim,unë zgjodha njëren e cila më ka lënë mbresa

Xhaketa e poetit,( Dedikuar poetit Azem Shkreli)

Xhaketën tënde, ngjyer me gjak Kosove,

Në një cep të odës e shikoj ulur pranë oxhaku,

Ajo xhaketë ngrohur ka, acaret e Rugovës,

Acaret që koha thyente mërgimit,

Acaret e cdo pragu.

Nuk ishte bezja, as prerja e hijshme që e dallonte,

Nuk ishte as era e duhanit që mbarte nga mërzitë në shekuj,

Ajo xhaketë larë ujëvarave të Mirushës, këndonte

Jetonte, edhe e vdekur.

Ja,

Sot ma ka lëshuar vëndin në krye të oxhakut,

Po kush i bën më bukur traditat se xhaket e vjetër,

Në tym të duhanit disa fjalë m`i hedh tek pragu,

E më kujton atë, fjalën e vjetër.

Fjalën që kuptoi dhimbjen e tokës mëmë,

Fjalën që u flijua për gjuhën e artë,

Fjalën që njerkën kurrë se thirri nënë

E fytyrën se ngjeu kurrë me baltë.

Ecën shtëllungës i lodhur, odës së heshtur

E menduara, e vjetra xhaketë, shtegëtimit pakthim,

Në supet e lodhur, ëndërrën shqiptare ke tretur,

Oh këngë e pambaruar, e Atdheut t`im.

Silvana. Berki/

Më pas juria profesionale nga:Lekë Preçi,Avni Aliu nga mërgata,sidhe Arsim Halili(në mungesë)nga Kosova lindore,të cilët kishin punuar gjatë për të vlersuar konkurentët,kishin ardhur në përfundim për të zgjedhur njëzëri tri veprat më të mira:Çmimi i parë iu nda poetes Silvana Berki,me vendbanim në Holandë,çmimi i dytë Seveme Fetiqit,poetes me vendbanim në Gjermani, kurse çmimi i tretë shkrimtarit dhe poetit Brahim Avdyli ,me venbanim në Zvicërr.Çmimet i ndau i mirënjohuri Valon Shkreli.Më pas vijoi pjesa tjetër e takimit,ku këngë për Azem Shkrelin kanë kënduar këngëtarët tanë të mirënjohur Agim Gashi dhe Driton Gashi.Një atmosferë të kënaqshme këtij takimi i kanë dhënë nxënësit e shkollës me mësim në gjuhën shqipe të Fiersenit,të cilët mësuesi i tyre i paepur Adem Shala,me punën e tij prej përkushtimi,i ka bërë këta nxënës me njohuri të fuqishme,të cilët janë stërvitur me njohëje të gjuhës e kulturës,historisë,traditës,nxënës këta të cilët disa herë kanë zënë vendin e parë në kuizin e diturisë,i cili i përfaqësuar nga të gjitha shkollat,mbahet çdo vit në Gjermani.Këta nxënës kanë kënaqur të pranishmit me këngë,vallee recitale,të zgjedhura ,të cilat një kohë të gjatë janë përcjellur me duartrokitëje.

Në pjesën e dytë të takimit janë promovua librat”ËNDRRA SHETIT PA MUA” e Martin Çunit,referuar nga Dibran Demaku,”NË VALËT E UNIVERSIT” e Avni Bellainës,referuar nga unë(Sh.Cakolli),Ishulli im,e Fran Tanushit, referuar nga Hasan Qyqalla,”Buzëqeshje e Trishtë” e Hasan Qyqallës,referuar nga Avni Aliu.Pas promovimeve,për veprimtari të dalluara u janë nda mirënjohëje disa nga veprimtarët,mysafires nga Ferizaji, Qëndresa Halilit,për veprimtari të njohur letrare,njëra ndër shkrimtaret dhe poetet e dalluara,Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve nga Malisheva;rrapsodit dhe poetit Agim Gashit,etj…

Avdi Fejza,një veprimtar i shquar kombëtar,humanist i shquar,kryetar i Shoqatës Atdhetare”Kosova” në Olsberg të Gjermanisë,njeri i cili tani njëzetvite ka nda ndihma humanitare në mbarë hapësirat shqiptare, për skamnorët,të burgosurit politik,invalidët e luftës, shkollat shqipe,fondin e Qeverisë dhe ate “Vendlindja Thërret”,e shumë aktivitete tjera,ndau dy mirënjohëje:Njëren për Martin Çunin,si veprimtar i njohur kombëtar dhe letrar,kurse një mirënjohëje tjetër i ndau LSHAKSH, për aktivitet kulturor-kombëtar. Ky takim përkujtimor për kolosin e letrave shqipe Azem Shkrelin, ka lënë mbresa tewk të pranishmit, gjithësesi deri në takimin e ardhshëm i cili është tradicional dhe mbahet çdo vit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Azem Shkreli, nderohet ne Gjermani, Shaban Cakolli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT