• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mjerim i politikanëve kosovarë….

February 4, 2021 by dgreca

-që harrojnë se për njohjen e Kosovës nga Izraeli, Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës presidentit Donald Trump/

Nga Elida Buçpapaj/ 

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike përmes një ceremonie virtuale nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi ku të dy homologët nënshkruan dokumentin ku shkruhej se Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike.

Pas një periudhe disa vjeçare në një stanjacion të plotë të diplomacisë të Kosovës, falë politikbërjeve krejtësisht të gabuara nga lidërshipi kosovar që vendosi në peshore interesat personale, në 4 shtator 2020, në mes të pandemisë, në mes të Shtëpisë të Bardhë dhe të Zyrës Ovale ku ishin ftuar në nivelet më të larta shtetërore përfaqësuesit politik të Kosovës dhe të Serbisë, Presidenti i SHBA Donald Trump bëri me dije se pas kontakteve të tij personale me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu ishte rënë dakord që Izraeli të njihte shtetin e Kosovës!

Natyrisht kjo njohje ishte një ngjarja më e madhe e kësaj dekade për Kosovën, për nga rëndësia superngjarje për diplomacinë Perëndimore dhe superlajm për shtypin botëror . Që i atribuohej direkt Presidentit Donald Trump.

Nuk mund të mos marrin me mend se për këtë njohje duhet të kenë qënë të interesuara të gjitha administratat Amerikane prej kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, pra nga administrata e presidentit George W.Bush, në administratën e të cilit Kosova u njoh si shtet i pavarur.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është një sukses direkt i presidentit të 45-të të SHBA Donald Trump dhe natyrisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Njohja e Kosovës nga Izraeli ka rëndësisë e shteve më të fuqishme dhe është një nga shtyllat e fuqishme themelmbajtëse të shtetit të Kosovës.

Janë shumë hebreo-amerikanë që kanë dhënë kontributin e tyre për atë që është arritur sot në Kosovë, emra emblematikë të administratave, politikës të jashtme, diplomacisë dhe të këtij komuniteti në SHBA si Tom Lantos, Madeleine Albright, Wesley Clark, Richard Holbrooke, Elie Wiesel, Johanna Jutta Neumann, Norman Gershman e të tjerë e të tjerë, emra të cilët Kosova duhet t’i ngulë dhe të mos i shqisë kurrë nga memoria e saj historike!

Pikërisht shkak për këtë opinion shërbeu amnezia dhe censura e lidërshipit e diplomacisë kosovare e shqiptare, sepse në të gjitha deklaratat zyrtare të shqiptuara më 1 shkurt 2020 rreth zyrtarizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës pala kosovare shprehu mirënjohjen në mënyrë të gjeneralizuar , kur e ka për detyrim të shprehet në mënyrë eksplicite, se njohja e Kosovës nga Izreali i detyrohet Presidentit Donald Trump i cili në kontakt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu e arriti këtë sukses madhor!

Periudha 4 vjeçare e presidencës Trump nëse ka qenë e vështirë për shqiptarët, kjo për shkak të kastës me në krye Hashim Thaçin, Edi Ramën, Isa Mustafës and CO të cilët vunë në rrezik integritetin territorial të Kosovës. Kjo kastë në vend që të aktivizonte dhe fuqizonte me figura të reja lobin e mirënjohur shqiptaro-amerikan LQSHA të kryesuar nga ish kongresmeni Republikan Joe DioGuardi afroi tek presidenti Donald Trump njerëzit e Hashim Thaçit, i cili që t’i shpëtonte Hagës ishte i gatshëm ta coptonte Kosovën! Coptimi i Kosovës nuk është fjalë goje, por spiral i ri konflikti.

Kjo është e vërteta, të cilën nuk e shqiptojnë as politikanët e Kosovës, as diplomacia shqiptare dhe as shtypi shqiptar i klientelizuar nga politika e korruptuar.
Shqiptarëve pak duhet t’ju interesojë se cili është President i SHBA, a është Republikan apo Demokrat, sepse për shembull Kosova është një arritje si e presidentëve Republikanë ashtu edhe atyre Demokratë gjithmonë në aleancën Euro-Atlantike dhe të bashkëpunimit të SHBA me BE.

Mjafton të kujtojmë fjalët e ish kongresmenit republikan Joe DioGuardi, që nuk u afrua nga administrata e presidentit Donald Trump, (jam e bindur prej intrigave të shqiptaro-amerikanëve), i cili në 3 nëntor 2020 një ditë para zgjedhjeve në SHBA deklaroi se kësaj here mbështet kandidatin e Demokratëv, por se “Shqiptarët do të kenë miq në Washington D.C. edhe nëse fiton Biden edhe nëse fiton Trump!”

Këto katër vite që lamë pas kanë qenë të vështira edhe për vetë SHBA, (sikur për shqiptarët e gjithë Perëndimin e botën mbarë) nga pandemia Covid 19, nga vrasja e George Floyd, nga protestat Black Lives Matter (BLM), nga vandalizmat ndaj monumenteve e pronës publike e private deri tek sulmi në Kapitol më 6 Janar 2020.

Por nuk është as e para dhe as e fundit herë që Amerika ka zjerë për drejtësi, jo më kot është demokracia më e madhe e botës! Amerika kur bie, ngrihet edhe më lart, gjithmonë falë bipartizanizmit midis Republikanëve dhe Demokratëve dhe anasjelltas.

Mjafton të kujtojmë veprimin e Zvpresidentit Mike Pence më 6 janar të 2021 apo një deklaratë nga Sekretari i Shtetit i sapozgjedhur nga Presidenti i 46-të i SHBA Joe Biden, Antony Blinken, edhe ky me rrënjë hebreje, se “qasja e ashpër të Trump ndaj Kinës,ishte e duhur por taktika e gabuar”.

Ndërsa ne shqiptarët kemi tre detyrime kryesore që duhet t’i përmbushim si strategji kombëtare: t’i jemi mirënjohës SHBA, aleanca me të cilën është jetike, ekzistenciale; së dyti të forcojmë lobin shqiptaro-amerikan në SHBA me personalitete e figura, jo të emëruar nga partitë dhe së treti që është themelore: ta pastrojmë politikën shqiptare, kosovare e maqedone nga kasta e vjetër, kjo gangrenë e korruptuar që është armiku i popullit të vet, sepse i shet interesat e vendit për të përjetësuar pushtetin, duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin e rajonit e më gjërë.

Ndërsa urojmë që Presidenti Joe Biden të ndikojë në Vatikan që Papa Françesku të njohë shtetin e pavarur të Kosovës!

Sa më tepër njohje Kosova aq më tepër çlirohet Serbia nga e shkuara e saj….    

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Izraeli, Joe DioGuardi, Papa Françesku, president Donald Trump, SHBA, Vatikan

A DO TË KTHEHET ALEANCA E HERSHME NDËRMJET EVROPËS E SHBA ME ARDHJEN E BIDEN-IT?

January 15, 2021 by dgreca

Nga ANGELO PANEBIANCO- Përktheu Eugjen Merlika / Ndërsa në ekranet televizive rridhnin pamjet e mësymjes  mbi Capitol Hill ndihej shpesh  të përsëritej prej atyre që i komentonin se n’atë çast po kryhej një sulm kundër “tempullit” të demokracisë. Duke lënë mënjanë fjalët e bukura, n’ato fjalë përceptohej përveç përhumbjes përballë të pamendueshmes (sulme kundër Parlamentëve mund të priteshin në shumë vënde të botës, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara), edhe pak a shumë një vetëdije të çoroditur mbi çfarë është me të vërtetë demokracia kur arrin në një pikë vendimtare. Demokracia është, para së gjithash e mbi të gjitha, një metodë për të zëvendësuar qeveritarët në fuqi pa dhunë e pa derdhje gjaku kur, në zgjedhje të lira, një shumicë votuesish (por shpesh bëhet fjalë për pakicën më të fuqishme) vendos t’I ndryshojë.

                Demokracia “i numëron kokat në vënd që t’I presë”. Kjo e dallon nga regjimet e tjerë politikë. Jo gjithmonë arrin t’a shmangë dhunën, siç dëshmon historia e gjithë demokracive. Duke filluar nga ajo e Shteteve të Bashkuara me të gjithë episodet e dhunës politike. Megjithatë, pavarësisht nga Capitol Hill, pavarësisht nga orvatjet e Trump-it për të helmuar të gjithë puset e mundëshme para tërheqjes së pashmangëshme, duhet thënë se lajmet që qarkullojnë sot mbi krizën e demokracisë amerikane janë “ të zmadhuara në mënyrë trashanike”. 

                Presidenti Trump, me fjalën e tij mbi fitoren e vjedhur, jo vetëm ka shtyrë për veprim kryengritësit e Capitol Hillit. Ka kërkuar, nëpërmjet çfarëdo mjeti të ligjshëm në mundësitë e veta, përmbysjen e përfundimeve zgjedhore. Nuk ka gjetur asnjë guvernator e asnjë gjykatës të gatshëm për të përmbushur qëllimin e tij. Mjaft demokraci rreth e përqark botës janë shembur sepse kryetari i qeverisë në fuqi ka kundërshtuar dorëheqjen mbas humbjes së zgjedhjeve. Por institucionet amerikane janë tepër të qëndrueshme për t’i lejuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara atë që, në vende të tjera, institucione më të dobëta i lejojnë disa lloj kryeministrave.

                Është e njohur se Trump-i, edhe se ka humbur Shtëpinë e Bardhë, ka dëshmuar se ruan një fuqi të madhe zgjedhore, se është ende një tërheqës shumë i mirë. Kanë mundur t’a vërtetojnë demokratët që kanë ruajtur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por duke humbur vota e deputetë.

                Janë rrjeshtuar shumë herë arsyet që e bëjnë aq të turbulltë sot jetën amerikane: një rënie e theksuar e besimit të publikut kundrejt qeveritarëve, një stinë e gjatë e polarizimit politik, fuqia m’e madhe e dukshmëria më e plotë e pakicave skajore të prirjeve të ndryshme. Është kjo në fund të fundit që i dha mundësi njërit si Trump-i, katër vjet më parë të fitonte e që bën të mundur zgjedhjen, në rradhët e demokratëve të kandidatëve që po të ushtronim parametrat evropianë, mund t’i klasifikonim si skajorë të së majtës.

                Megjithatë kjo nuk ka ndaluar fitoren e një qëndërsori si Joe Biden. As do të pengojë, me gjasë e me të drejtë ata parlamentarë republikanë, që kanë pësuar Trump-in gjatë këtyre viteve, duke qeshur se nuk mund të qanin, për të gjetur pragmatikisht pika takimi me Administratën demokratike, sa herë që për ta do t’ishte e leverdisëshme.

                Por thuhet se Amerika është një “Vend i ndarë”, ku garuesit trajtohen si kundërshtarë (Po nuk është ashtu n’Itali?). Ndonjë herë është përshtypja se ndonjeri dënon jo vetëm dhunat por edhe ndasitë si të tilla. A thuajse është e mundur dhe e urueshme një demokraci  pa ndarje (pak a sumë të thella). Problem nuk janë ndarjet por aftësia e institucioneve për t’i mbajtur nën kontroll e për të ndaluar konfliktet – të pashmangëshme e të nevojshme – të përdhosen deri n’atë pikë sa të venë në rrezik rendin shoqëror. Pavarësisht nga episodi shumë i rëndë i Capitol Hillit apo i dhunave qytetare që kanë shkundur Amerikën në muajtë e fundit nuk duket aspak se institucionet e demokracisë së Shteteve të Bashkuara t’a kenë humbur atë aftësi.

                Nëse janë të tepruara piskamat për t’ardhmen e demokracisë amerikane, kjo nuk do të thotë se nuk ka arsye të fuqishme për t’u shqetësuar për ne evropianët. Rreziku më i madh është që Biden-i megjithë përvojën dhe vullnetin e tij  të shfaqur shpesh, në rinyjëzimin e lidhjeve me Evropën, të pësojë trysninë e forcave që shtyjnë në drejtim të kundërt. Duhet të kujtojmë se e majta e Partisë demokratike është e interesuar vetëm për reforma rrënjësore shoqërore të brëndëshme dhe qëndrimet e saj ndërkombëtare (izolacioniste e proteksioniste), nëse do të mbizotëronin, do të kishin për ne pasoja po aq rrënuese sa dhe ato të shkaktuara nga Administrata Trump.

                Ka arsye ai që mendon se humbja e Trump-it nuk mund të përbëjë një kthim të pastër e të thjeshtë në të shkuarën. Edhe se, sigurishht, marrëdhëniet ndërmjet Amerikës dhe Evropës do të përmirësohen, Biden-i do të mbajë parasysh faktin se publiku amerikan nuk pranon më të paguajë çmime shumë të larta për të ushqyer mbizotërimin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara. Mbulesa do të jetë më e shkurtër se një kohë. Kjo do të thotë se investimi amerikan i kujdesit dhe i burimeve ekonomike në shemërinë me Kinën do të shpërblehet me një disponueshmëri më të pakët për të siguruar me të njëjtën fuqi e besueshmëri të së kaluarës sigurinë evropiane. Me që siguria është thelbësore për të garantuar jo vetëm paprekshmërinë fizile të qytetarëve, por dhe qëndrueshmërinë e institucioneve demokratike, në teori do të na takonte ne evropianëve të merremi me të në vitet që vijnë. Më e lehtë të thuhet se të bëhet. Dihet se sa të pabindur janë shumë evropianë, ndoshta shumica, për të zhvendosur tek mbrojtja e siguria burime të papërdorëshme e deri tani të përdorura për qëllime të tjera. Në vend të fatit të demokracisë amerikane (që, megjithatë, nuk duket se kalon rreziqe të mëdha), duhet të fillojmë të shqetësohemi për t’ardhmen e demokracive tona.

                “Corriere della Sera”, 10 janar 2021    

   Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Analiza Tagged With: ALEANCAT, Evropa, perktheu Eugjen Merlika, SHBA

SHBA fillon shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19

December 14, 2020 by dgreca

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të shpërndajnë vaksinat kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech, thanë zyrtarët. Shpërndarja e saj pritet të jetë një operacion logjistik kompleks, pasi muajt e ardhshëm pritet të vaksinohen dhjetëra miliona njerëz. 

Gjenerali Gustave Perna, një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, tha më 12 dhjetor se procesi i shpërndarjes ka filluar tashmë me paketimin e vaksinave Pfizer në fabrikën e saj të prodhimit. Kompanitë e transportit do të fillojnë të zhvendosin vaksinën në mëngjesin e 13 dhjetorit në qendrat e shpërndarjes, nga ku do të dërgohen në spitale dhe qendra shëndetësore duke filluar nga 14 dhjetori.

Shpërndarja dhe administrimi i vaksinës përbën një sfidë të madhe logjistike për shkak se ajo duhet të mbahet në temperaturë -70 gradë Celsius.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA, më 11 dhjetor, miratoi vaksinën, e cila jepet me dy doza. Vaksinimi do të bëhet tek njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Pfizer ka në plan të sigurojë rreth 3 milionë doza në dërgesën e parë këtë javë, ose të mjaftueshme për 1.5 milion njerëz. 

Vaksinimet e para do t’i japin përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se vaksina Pfizer-BioNTech dhe të tjerat, do të jenë më të disponueshme për një masë më të gjerë të njerëzve, deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Fillimi i menjëhershëm i fushatës së vaksinimit masiv vjen derisa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi ka arritur në gati 300.000.

Filed Under: Kronike Tagged With: Nis shperndarja, SHBA, vaksinave

SHBA nisi dhënia e vaksinës kundër COVID-19

December 14, 2020 by dgreca

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 nisi të hënën në Shtetet e Bashkuara – vendin me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

Një infermiere e kujdesit intensiv në Llong Ajllënd të Nju Jorkut u bë personi i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në SHBA.

“Vaksina e parë e administruar. Urime SHBA! Urime botë!”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter.

Miliona doza të vaksinës janë duke u shpërndarë në SHBA, ndërsa 150 spitale pritet t’i marrin ato vetëm gjatë ditës së sotme.

Programi i vaksinimit synon të arrijë 100 milionë amerikanë deri në muajin prill.

Vaksina Pfizer/BioNTech e ka marrë të premten autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së.

SHBA-ja ka konfirmuar mbi 72 milionë raste me COVID-19 dhe afro 300,000 viktima.

Vaksina Pfizer/BioNTech – një bashkëpunim midis një gjiganti farmaceutik amerikan dhe një kompanie gjermane të bioteknologjisë – ofron mbrojtje deri në 95% dhe është vaksina e parë kundër COVID-19 që aprovohet nga rregullatorët amerikanë.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës me Pfizer/BioNTech.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

Filed Under: Featured Tagged With: SHBA

PRITSHMËRITË NGA ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

October 26, 2020 by dgreca

Lereni komunitetitn të bëjë atë që gjykon se është më e dobishmja  për ne në SHBA dhe për Kombin/

NGA ASLLAN BUSHATI-

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Ata po vijnë në një kohë jashtzakonisht të vështirë e të paimagjinueshme  që na imponoi  pandemija botrore e  koronavirusit kinez. Pra, në kohë krize ekonomike botrore (kuptohet dhe amerikane), kohë  krizë shëndetsore, kohë krize të brendëshme e të jashtmë për cdo vend, (politike e diplomatike), kohë e streseve madhore dhe mbi të gjitha paqartësie e besimi për të ardhmen.

Në SHBA, masmedia, stafet elektorale të të dy krahëve të politikës, e  kandidatët për president, i kane cuar përceptimet  programore  në kufijt e të pabesueshmes. Si asnjëherë më parë, ka akuza të dyanëshme  në skajet e të papranueshmes për: korrupsion, neglizhencë, paaftësi, indiferencë, mosmenaxhim e deri qëndrime  rracore e antikushtetuese etj. Këto e kanë polarizuar mjedisin shoqror deri në kufijt e një “lufte klasore” krejt të panevojëshme, vetëm për ruajtjen ose përmbysjen e karrigeve qeverisëse.

Në gjykimin tim e majta amerikane para dhe pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump e teproi  shumë me informacine jo të besueshme për: histori  rozë me femra që para tridhjetë viteve, me insistimin e ndihmesës së segmenteve sekrete ruse në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-tës, të cilat me dokomenta u rrëzuan. Po ashtu  me kundërshtimet për  emrimet në Gjykatën e Lartë, me sistemin shëndetsor, emigracionin, mjedisin, diplomacinë për  Iranin, Korenë e Veriut, NATON  etj, ku lihet të kuptohet se njera palë është patriote e tjetra jo patrote. Kjo ka ndjellë e frymëzuar segmente ekstreme të dhunëshme në rrugë e në mjediset qëndrore të shumë qyteteve  duke dhunuar policinë, pronën e qytetarëve, rendin e qetsinë publike. Pse? Për karrigen e pushtetit.

Edhe e djathta nuk e ka ruajtur qetsinë dhe menaxhimin e situatave si forcë në pushtet që ka detyrime pavarsisht bindjeve politike. Shpesh ajo ka rënë në “grackën  e skifterve” të së majtës duke i quajtur  pikpamjet  e tyre politike  si “socialiste”e “komuniste” e duke insistuar se ata janë mina në themelet e Kombit Amerikan. Pse? Vetëm që  të blokohet rrotacioni për karrigën e pushtetit.

Parë nga këndshikimi mbarshqiptar, pavarsisht nga dallimet substanciale  të dyja krahët e politikës amerikane, ata kanë treguar e tregojnë  ndiesi positive për shqiptarët. Ata e dinë mirë se ne jemi dashamirësit më të mëdhej amerikan në planet. Ne nuk kemi qenë, nuk jemi aktualish dhe nuk do të jemi asnjëherë edhe në të ardhmen jashtë planeve korente e perspective përkrahjes amerikane pavarsisht se kush është  e do të jetë në pushtet (republikan apo demokrat).

Nisur nga sa më sipër, më duket fëminore e deri qesharake  rreshtimi  apo thirrjet e medjave shqiptare, e aq më keq e politikanve të caktuar, për të përkrahur këtë apo atë forcë politike, këtë apo atë president në këtë process zgjedhor.

Kryeministri ynë Edi Rama, në procesin zgjedhor 2016  në SHBA, bëri gafën më të madhe politike, deri  rrugacrore,  me deklaratën që tha për Presidentin Trump. Kjo  sigurisht që  nuk kaloi papasoja, madje na baltosi të gjithë ne që jetojmë këtu  në SHBA. Atëhere lypset të mësojmë nga  këto qëndrime diletante dhe të lihet  rehat komunitetit shqiptaro- amerikan që të votojë lirshëm  e në përshtatje me interest personale, familjare, të komunitetit dhe të Kombit.

Komunitetit shqiptaro- amerikan, ka nevojë për të patur miq e dashamirë në të dy krahët e politikës amerikane. Për të patur miq tek të zgjedhurit vendor, në Kongres, Senat, Departamentin e Shtetit  dhe po të jetë e mundur edhe në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm kështu do ti shërbehet më mirë komunitetit dhe Kombit. E them këtë se vendimet më të rëndësishme për Kombin tonë janë marrë këtu në SHBA, dhe roli i këtij komunitetit shpesh ka qenë vendimtar e shpëtimtar dhe i tillë do të jetë edhe për të ardhmen.

Komuniteti shqiptar lypset që me mencuri të menaxhojë votën e përqëndruar. Ajo mund të përqëndrohet për një antar të këshillit bashkiak, për një asamblist, kryetar bashkie apo guvernator, për një kongresmen apo senator etj.

Në rastin konkret të zgjedhjeve  presidenciale të 3 Nëntorit këtij viti, në qoftë se  vota e komunitetit shqiptar vecanërisht në Michigan e Florida  adresohen për Presidentin Trump, atëherë ka shumë gjasa  që ata  ta cvendosin  balancën në favor të zgjedhjes  tij si President i SHBA-së. Nga ana tjetër, në NY cdo votë për  Trump do të ishte  votë e djegur se mjedisi është madhor për demokratët. Kjo nënkupton atë që përqëndrimi i votive  është mencuri dhe i rëndësishëm.

Si përfundim, ajo që më duket si substanciale për ta ritheksuar në këtë proces zgjedhor,  është nënvizimi edhe një herë i faktit  se mediat dhe politikanët shqiptarë duhet të heqin dorë nga tifozllëku për ta drejtuar komunitetin në  një kah të caktuar partiak. Lereni komunitetitn të bëjë atë që gjykon se është më e dobishmja  për ne në SHBA dhe për Kombin. Respekte.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, Prtshmerite, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Aleksandër Xhuvani drejtor dhe autori i teksteve në Normalen e Elbasanit
  • Shqiptarët në New York kryen homazhe në nderim të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku
  • NY Vigil Tribute to Officer Bunjaku
  • 150 VJETORI I LINDJES SË HASAN PRISHTINËS, NJË NGJARJE QË TEJKALON KUFIJTË KOHORË E HAPËSINORË
  • KALENDAR Kur Papa Pali III merrte nën juridiksion papal, Urdhrin e Jezuitëve
  • SHKOLLA SHQIPE E MICHIGANIT, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË AMERIKË
  • Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier
  • Shtatori është dhembja dhe krenaria jonë, kujtimi për masakrën e Deliajve në Abri
  • KLARA  KODRA,  STUDIUESE  E  LETËRSISË  ARBËRESHE
  • Pyetje
  • Shqipëria po shitet, shqiptarët  rrijnë e vështrojnë
  • SERBIA – PROBLEM I BALLKANIT DHE JO ZGJIDHJE E TIJ
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1912) / FALË MARK KAKARRIQIT ARRITËM TË INTERVISTONIM NË QYTETIN TONË ISMAIL BEJ QEMALIN, PARA SE KY I FUNDIT TË NISEJ PËR TË SHPALLUR PAVARËSINË E SHQIPËRISË
  • Afrim Bunjaku, in memoriam…
  • Shkollat Shqipe Alba Life në NY e hapën vitin e ri akademik 2023-2024 me fidanishten e parë të saj në Staten Island

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT