VEPRIMTARI PERKUJTIMORE PER 100-VJETORIN E RENIES SE AT STATH MELANIT 1858-1917 “NDER I KOMBIT”/
At Stahi Melani kishte lidhje me Vatren e Amerikes. Ai qeshprehur se:”Vatra është këtu, oxhaku është ne Shqipëri… do vete të jap shpirtin atje.”/
Në mbasditen e datës 23.12.2017 SHAK “Permeti” dhe “Lëvizja Foleja Kombetare Shqiptare”zhvilluan veprimtarinë perkujtimore, homazh per 100-vjetorin e renies se deshmorit te kombit At Stath Melanit ne sallën e koferencavete QKMF “OdhisePaskali”e cila qe zbukuruar me flamuj kombetar dhe tufa me lule, Salla ishte e mbushur plot me pjesmarres.
Ne keteveprimtari nderuan me pjesmarjen e tyre kryetari i Bashkise Permet z.Niko Shupuli,kryetarja e keshillit bashkiak Miranda Habili ,Nen/prefekti Anastas Naqe, kryetarja e “Levizjes Foleja Kombetare Shqiptare”znj.ElidaJorgoni përfaqesues te shoqatave te ndryshme atdhetare kulturore,qytetar te Përmetit dhe te afërm te familjes.
Veprimtarine e hapi kryetari i SHAK Përmeti z.Kastriot Bezati i cili falenderoi pjesemaresit dhe ia dhe fjalen përshëndetëse kryetarit te Bashkise ne Permet z.Niko Shupuli.
z.Niko Shupuli përshëndeti ne emër te Institucionit te bashkisë dhe u ndal te jeta dhe vepra atdhetare e At Stath Melanit.
Me pas z. Kastriot Bezati përshëndeti ne emër te SHAK “Përmeti”, falenderoi pjesëmaresit e shumte dhe mbajti kumtesën për aktivitetin e atdhetar te At Stath Melanit.
Ne emër te familjes nipi Arqile Lako falenderoi për ketë veprimtari te bukur dhe emocionuse kryetarin e Bashkise, ”SHKA Përmeti” pjesemaresit, dhe u shpreh se ne na duket sikur ngjarja ka ndodhur dje,salla eshte e mbushur plot. At Stahi Melani kishte lidhje em vatren e Amerikes. Ai qeshprehur se:”Vatra është këtu,oxhaku është ne Shqipëri… do vete të jap shpirtin atje.”
Edhe znj.Elida Jorgoni përshëndeti ne emër te Lëvizjes Foleja Kombëtare Shqiptare. Poeti Lumo Kolleshi recitoi nje poezi kushtuar At Stath Melanit nga libri poetik “Derdhen Vetëtima”.
Stermbesa Zana Mero lexoi përshëndetjen e historianit Dr.Apostol Kotani drejtuar pjesëmarësve në ketë veprimtari përkujtimore.
Aktori Pandi Duka recitoi vargjet e popullit kushtuar At. Stafh Melanit me nivel te lartë artistik. Përshëndeti përfaqësuesi i shoqates “Çameria” z.Ilir Iliazi, znj.Brunilda Lato përfaqësuese e komunitetit kalabrez bëri nje pershendetje te veçantë, e cila u prit me emocione te mëdha nga pjesëmarësit.
Jakup Reka për faqësues nga Kaçani ku falenderoi për mundësinë qe ju dha per te shprehur mendimet e tij për veprimtarinë e At Stath Melanit.
Mbesa e Petro Nini Luarasit znj. Sonja Skënder Luarasi përgezoi organizatortët ne menyre te veçantë përfaqësuesin e kalabërise dhe shoqatës Çameria. Ne fjalimin e saj ra ne sy keqardhja që ne takimin qe po organizohej nuk kishte përfaqësues te klerit orthodoks.
Grupi i sazeve te Përmetit dhe “muzapolifonike“ interpretuan këngë kushtuar At Stath Melanit.
Në datën 24 dhjetor 2017 te varrezat e dëshmorëve pranë varrit te At Stath Melanit u bëne homazhe dhe u vendosen kurora dhe tufa me lule.
Permet me 24.12.2017 Pergatit kroniken dhe fotot, MuharemKamani
KUSH ISHTE AT STATHI MELANI
Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe. Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, që kap një periudhe rreth 35 vjeçare dhe që u zhvillua në Stamboll, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mbi dhjete vjet në Shqipëri, është e njohur në brezat e moshuarte krahinave te Shqipërisë Jugore dhe me gjere. Për veprimtarinë atdhetar te tij hedhin drite një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista te kohës, që kur ishte gjalle dhe pas rënies dëshmor, nëpërmjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, është arritur te jepet një tablo pak a shumë e plote për veprimtarinë e këtij patriot! Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës se shenjte ndaj Atdheut.
Vlerësimi që i ka bere patrioti i dëgjuar, Mihal Grameno, qysh në vitin 1907 si : “Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si një nga te paktët patriote që përpiqeshin për te drejtat kombëtare në kohen e Sulltan Abdyl Hamitit”, tregon se ai ka zhvilluar një veprimtari te shquar qysh në dhjetëvjeçaret e fundit te shekullit XIX. Për te ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shumë patriote e bashkëluftëtare te tij, shoqëri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetëm në fushën e propagandës e te organizimit. Ai ishte njëkohësisht edhe një luftëtar i pa epur, për me tepër një komandant çete i zoti, që paraprinte me shembullin e tij në çdo ndeshje me armiqtë. Qene bashkëluftëtar me me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pandeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.
At Stath Melani vritet në pusi nga andartët grekë më 24 dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë te madhe hidhërimi jo vetëm në popullsinë e krahinave te Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë dhe Vlorës, si dhe ndër shqiptaret jashtë atdheut në ShBA dhe gjetke. U bene shumë protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nëpërmjet te cilave kërkonin zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve.