Tiranë – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar sot, e merkure 30 korrik, në një konferencë për shtyp se teknologjia funksionoi por moskryerja e detyrës së disa personi me rregullat shkaktoi përvetësimin e parave.
Një javë pas zbulimit të vjedhjes skandaloze të 7. 13 milonë dollarëve Fullani thotë se Inventarizimet dhe kontrollet janë kryer në vazhdimësi, por mospërputhja me rigorozitet e disa punonjësve me detyrën e tyre, ka ceduar personi, njeriu, ka krijuar hapësirë për përvetësimin e vlerave monetare.
Në një deklaratë për mediat Fullani shprehet se Banka po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë për të nxjerrë përgjegjësit dhe po merr masa për të rikuperuar dëmin.
Ja çfarë deklaroi Guvernatori Fullani:
“Inventarizimet dhe kontrollet janë kryer në vazhdimësi, në përputhje me bazën rregullative në fuqi. Natyrisht, mospërputhja me rigorozitet e disa punonjësve me detyrën e tyre, ka ceduar personi, njeriu, ka krijuar hapësirë për përvetësimin e vlerave monetare.
Natyrisht, hetimi administrative nga ana e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar përgjegjësinë individuale është në proces, ndërkohë që Prokurororia nga ana e saj është duke kryer hetimet e duhura për të vënë të gjithë personat para ligjit.
Ju kërkoj kujdesin ndaj kësaj çështjeje të rëndë dhe natyrisht që ne do t’i shkojmë deri në fund asaj, duke nxjerrë përgjegjësitë penale për gjithsecilin duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Nënvizojmë se paratë kesh, të magazinuara në ambientet e Bankës së Shqipërisë, nuk janë prekur. Kombimi i një sërë procedurash dhe mjetesh të tekonologjisë së avancuar bëjnë të mundur, parandalimin e çdo tentative individuale apo në grup për të manipuluar rezervat monetare.
Banka e Shqipërisë ka bërë kallëzimin penal në Prokurori për punonjësit që kanë përvetësuar vlera monetare.
Së dyti, BSH ka bërë inventarizimin e vlerave monetare dhe ka identifikuar vlerat monetare. BSh po punon ngushtë me organet e prokurorisë për të vënë para ligjit ata që kanë shkelur detyrën, që kanë pasur detyrën për të ruajtur vlerat monetare dhe kanë lejuar shkelje të tilla ose kryer akte kriminale.
BSH pret përfundimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë por po punohet mjaft ngushtë që të zbardhet e vërteta dhe garantuar funksionimin e të gjitha proceseve. BSH ka marrë të gjitha masat për të eliminuar pasojat e ngjarjes dhe rritur kontrollin e saj.
BSH garanton se e përmbush misionin e saj në garantimin e ekuilibrave dhe i ka të gjitha instrumentet, punon me devotshmëri në të gjitha organet që të riparojë këtë dëm dhe njëkohësisht të marrë masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin më,”- theksoi Fullani.
Skandali i vjedhjes në BSH, Braçe: Tolerancë zero për çdo përgjegjës, nga Fullani tek i fundit/
Tirane- Kryetari i komisionit të Ekonomisë deklaroi se vjedhja e 7. 13 milionë dollarëve ka treguar se ka dështuar funksionimi në BSH që në hallkën e parë bazë deri tek auditi ndërkombëtar i BSH.
Duke e quajtur një ngjarje të rëndë që cënon rëndë imazhin e Bankës së Shqipërisë por dhe më gjërë imazhin e shtetit shqiptar, Erjon Braçe kërkoi një hetim të zgjeruar dhe tolerancë zero për çdo përgjegjës, duke nisur nga Fullani tek zyrtari i fundit.
“Me këtë ngjarje është cënuar rëndë imazhi i Bankës së Shqipërisë dhe më gjërë se imazhi i Bankës, imazhi i shtetit shqiptar. Natyrisht, kemi kërkuar, po e them ashtu siç u tha në mbledhje, tolerancë zero për këdo që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda Bankës së Shqipërisë, duke nisur nga Guvernatori i BSH-së deri tek zyrtari i fundit përgjegjës në gjithë atë zinxhir të kontrollit dhe inventarizimit të vlerave monetare në BSH në të tre aspektet, në aspektin administrative, në aspektin ligjor ” tha Braçe në një deklaratë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, rreth orës 12: 30 minuta.
Deklarata për shtyp u mbajt gati një orë nga mbyllja e seancës dëgjimore me dyer të mbyllura që u mbajt nga komisioni i Ekonomisë dhe ku u dëgjua Guvernatori i BSH-së Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH.
Braçe i kërkoi prokurorisë të shtojë numrin e prokurorëve që janë angazhuar në këtë dosje.
“Duhen më shumë njerëz të prokurorisë për të identifikuar çdo hallkë që nuk ka funksionuar dhe për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo”
Cfare u tha në seancën me dyer të mbyllura
“Morëm një informacion të detajuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë por dhe një analizë paraprake mbi përgjegjësitë. U informuam dhe për masat e marra për të kthyer çështjen e sigurisë.”
Tolerancë zero për këdo të përfshirë, nga Fullani tek zyrtari i fundit
“Me këtë ngjarje është cënuar rëndë imazhi i Bankës së Shqipërisë dhe më gjërë se imazhi i Bankës, imazhi i shtetit shqiptar. Natyrisht, kemi kërkuar, po e them ashtu siç u tha në mbledhje, tolerancë zero për këdo që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda Bankës së Shqipërisë, duke nisur nga Guvernatori i BSH-së deri tek zyrtari i fundit përgjegjës në gjithë atë zinxhir të kontrollit dhe inventarizimit të vlerave monetare në BSH në të tre aspektet, në aspektin administrative, në aspektin ligjor – sepse unë besoj me kaq informacion sa kemi deri tani , se do duhen përmirësime të rëndësishme ligjore në ligjin për BSH dhe në aspektin penal, për të nxjerrë përgjegjësitë e plota për të gjithë zinxhirin që është përfshirë në këtë vepër kriminale.”
Reforme te plote, ka dështuar nga hallka e pare deri tek auditi nderkombetar
“Me tolerancë zero për çdo përgjegjës dhe natyrisht me një reformë të plotë në të gjitha aspektet e BSH, përfshi rekrutimin e personelit, mbikqyrjen dhe në fund reformimin e sistemit të kontrollit brenda BSH. Po ju them se sistemi i kontrollit nga pikëpamja e ligjeve rregulloreve, sistemi teknologjik ka funksionuar ndërsa pjesa tjetër ajo që varet drejtëpërdrejtë me njerëzit ka dështuar. Ka dështuar që në hallkën e parë bazë siç e pranon vetë Guvernatori deri tek auditi ndërkombëtar i BSH.”
Nuk ka mundësi që shuma e vjedhur të jetë më shumë se 713 milionë lekë të reja
“Ju garantoj qartazi se të paktën nga raportimi që na u bë ne nuk ka asnjë mundësi që vlera të jetë më e madhe se 713 milionë lekë të reja sa është deklaruar dje nga BSh dhe Këshilli Mbikqyrës. Në aspektin ekonomik nuk ka asnjë lloj H” tha Braçe.
Prokuroria të shtojë prokurorët
“Prokuroria të përfshijë më shumë njerëz në hetim dhe hetimi të jetë gjithëpërfshirës.”
Hetimi penal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë ekspertë të organit të prokurorisë më shumë se sa çka sot të angazhuar. Duhen më shumë njerëz të prokurorisë për të identifikuar çdo hallkë që nuk ka funksionuar dhe për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo”
Pse heshti komisioni i Ekonomisë
Braçe tregoi edhe arsyet pse anëtarët e komisionit të Ekonomisë kanë heshtur për këtë skandal, madje i bëri thirrje dhe medias të bëjnë kujdes. “Kam pyetur nëse deri në radhën e dytë të familjarëve të tij ka ndonjë të punësuar në BSH. Nuk më rezulton që të ketë të punësuar. E gjitha ka qenë heshtje dhe kujdes maksimal për të mos folur pa fakte. Edhe ju bëni kujdes sepse nuk po flasim për financat e mia. Me financat e mia të merret kushdo por po flasim me financat e BSH.
Vjedhja e Bankës, Meksi: Individë me integritet duhet të mbajnë përgjegjësi/
Tiranë – Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ish-ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi gjykon se për vjedhjen e Bankës Qëndrore duhet të mbahet përgjegjësi nga individë, pasi vetëm integriteti moral i tyre garanton që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
Në një postim në Fb, Meksi shkruan sot, ditën kur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka raportuar për ngjarjen në Komisionin e Ekonomisë, se “një leksion me kosto të rëndë jep ngjarja e ndodhur në Bankën Qëndrore:
Integriteti moral dhe profesional i individit është garancia që ngjarje të kësaj natyre të mospërsëriten.
Integriteti nuk është retorikë, për të duhet të garantohet dhe mbahet përgjegjësi,”- thekson Meksi.
HISTORIA NGA FILLIMI: Zbulohet skandali i vjedhjes në BSH Vodhën 600 milionë nga stoku i parave. Ja fotot e të arrestuarve/
Tirane- Një vjedhje spektakolare ndër vite mund të quhet historia e Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia,dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë të cilët u arrestuan dje nga policia, nën akuzën e përvetësimit të vlerave monetare.
6 miliard lekë të vjetra dyshohet se kanë vjedhur gjatë 4 viteve dy punonjësit e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë që burime nga policia sqarojnë se shumë mund të jetë akoma më e madhe,pasi verifikimi vazhdon ende në terren nga ekspertët.
Ditën e enjte në Gjykatën e Tiranës është dhënë masa e sigurisë për të dy punonjës të Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, në fshehtësi të plotë duke qënë se ngjarja kategorizohet si tepër e klasifikuar nga banka qëndrore dhe institucionet që po e hetojnë.
Mësohet se gjykata ka vendosur t’i lërë në burg dy ish-punonjësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ardian Bitraj dhe shpërdorim detyre dhe moskallzim krimi për Mimoza Bruzia.
Falë auditit të brendshëm të Bankës Qëndrore është zbuluar se disa nga arkat e parave ishin prekur dhe mungonte një sasi e konsiderueshme parash.
Burime nga grupi hetimor i ngritur për këtë çështje nga policia dhe prokuroria dhe ekspertë të bankës ka mundur të zbardhë të gjithë skemë, kjo dhe falë dëshmisë së Ardian Bitraj.
Sipas dëshmisë së tij në vend të parave, pas nxjerrjes nga arka, ata i mbushin me letra për të mos rënë në sy. Në Departamentin e Emisionit ku punon dhe dy shtetasit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia ka dy funksione në bankën e shqipërisë.
I pari është nxjerrja në qarkullim e parasë, hedhja e kartmonedhave të reja dhe i dyti grumbullimi i tepricave dhe tërheqja nga qarkullimi i kartmonedhave të dëmtuara. Dyshohet se dy ish-punonjësit e bankës kanë përfituar nga të funksionet, pasi kanë pervetësuar si nga ato që do te hidheshin ne tre ,po ashtu dhe nga ato që kanë dalë nga tregu.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë akoma në zhvillim e sipër, pasi pritet dalja e fakteve të reja.
Ka dyshime të arsyeshme se shuma e vjedhur mund të jetë shumë më e madhe, kjo në kohë të ndryshme. Ndërsa sqarohet se nje përson i tretë po i Bankës së Shqipërisë është lënë i lirë, pasi nuk iu gjetën të dhëna komprementuese për të, por hetimi është intensive për të parë nëseka dhe individë të tjerë të përfshirë,në skandalin që çoi në përvetësimin e rreth 4,5 milion eurove.
Njoftimi dje i BSH/
Një ditë më parë Banka e Shqipërisë njoftoi se me datë 21 korrik 2014 Banka e Shqipërisë, ka bërë kallëzim penal për shtetasit A.B dhe M.B, punonjës në Departamentin e Emisionit.
Këta shtetas akuzohen për përvetësimin e vlerave monetare në ngarkim. Materialet dhe të gjitha provat e tjera në ngarkim të të kallëzuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal dhe po vijon me intensitet hetimet.
Në përmbushje të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të sekretit hetimor informacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar.
Mark Gjonaj says
Per te sqaruar publikun i kemi keta drejtuese, ndersa dollaret kane shkuar gjetke…, shikoni lidhjet e te punesuarve prej 22 vetesh ne guberrnen e Guvernatorit Fullani, gjithe tarafi i krahut te djathte! Hajde kontroll i brendshem hajde, apo se kemi dhe kontrollin e shtetit…!
petraq says
fullani ka bere gjithe ate deklarate me retorika te hamendesuara qe nuk i ha njeri.te na tregoi kush e zbuloi vjedhjen,ka mbaruar kontroli apo vazhdon.vjedhje kater vjecare kur fullani te pakten per cdo vit ka deklaruar inflacionin.kjo vjedhje verteton se shifrat e inflacionit qe deklaron fullani jane fallso.cfar jane aot as 15 diteto rroga aq te medhaja qe marin punonjesit e bankes.shtresat e gjera te popullit i kane lene me rroga e pensione qe nuk jetojne dot as 15 dite.
petraq says
bankat institucioni me i perfeksionuar i i gjendjes se arkes.ku veprimtaria mbyllet brenda dites e behet bilanc.si ka mundesi vjedhja te vazhdoj me vjete e mos te zbulohetkin e e garancice se tregut te mallnave me parat e hedhur ne qarkullimjo shume kaq e madhe e pervetesuar ka prishr dhe bilanc