Z. Jonuz Ndreu, vatrani i kahershëm, për shumë vite anëtar i Këshillit të Vatrës, dhe në kohën e tanishme- anëtar i Advisory Board, javën që shkoi, të enjten ka pësuar strokë dhe ndodhet i shtruar në Orange Regional Medical Center, që ndodhet në Middletown, New York.Gjendja e të sëmurit është nën kontroll të personelit mjeksor, ndërkohë që familja, zonja Bale, vajzat, dhe të afërmit po i qëndrojnë pranë.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga z. Zef Përndocaj, anëtar i Advisory Board dhe editori i Diellit, Dalip Greca, e vizituan të sëmurin në spital dhe i uruan shërim të shpejtë. Ata qëndrua disa kohë pranë tij dhe biseduan me të.
Z. Jonuz Ndreu është një patriot i njohur, që nuk ka kursyer asgjë për t’i shërbyer Kombit Shqiptar, ashtu si paraadhësit e tij, që Historia i vecon, si heronjë të qëndresës Kombëtare.
Jonuz Ndreu është djali i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit, të njohur si piramida të pakalueshme të tokave shqiptare nga sllavët dhe të gjithë pushtuesit e Atdheut. Edhe pse në pension, ai kurrë nuk u tërhoq nga veprimtaritë e komunitetit shqiptar në Nju Jork.
Në majin e këtij viti, ai udhëtoi në Dibrën e dashur dhe mori pjesë me krenari në veprimtaritë e organizuara nga Bashkia e Peshkopisë dhe Presidenca e Shqipërisë në vlerësim të figurës kombëtare, legjendës së Dibrës dhe gjithë Shqipërisë, Elez Isufit, Arushës së malit, sic e kanë epitetuar rapsodët dhe gazetarët.
Z. Jonuz Ndreu, njihet në komunitetin shqiptar si një patriot i dorës së parë, atdhetar i përkushtuar, demokrat i pakompromis, familjar shumë i mirë, kontribues i përhershëm në Vatër dhe komunitet.
I urojmë shërim të shpejtë vatranit të kahmotshëm!
Ne Fotot: Vatrani i vjeter, anetar i bordit te vatres,Jonuz Ndreu, duke marre Urdherin “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, akorduar (Pas vdekjes ), heroit Kombetar, Elez Isufi Ndreu, nip i të cilit është z. Jonuz Ndreu.
Z. JONUZ NDREU SHKOI NE NJE QENDER REHABILITIMI NE NJ
Te premten me 8 nentor, Dr. Skender Murtezani, kryetar i deges se vatres ne Queens , i shoqeruar nga editori i Diellit, Dalip Greca, vizituan z. Jonuz Ndreu ne spital. Gjendja e tij shendetesore ka permiresim te dukshem. Ne mesditen e se premtes z. Ndreu u trasferua ne nje qender rehabilitimi ne Nju Xhersi.
sami repishti, USA says
I uroj bashkevuejtesit dhe atdhetarit Z, Jonuz Ndreu sherim te shpejte dhe shendet te plote. Sami Repishti
Nihat Bakalli says
Mikut tem te vjeter, Jonuzit, i baj urimet ma te mira qe
t’i kaperceje keto dite te veshtira! Me njerez te kesaj
familje kam pase lidhje miqesore c’prej shum kohesh.
Sidomos me Elez Ndreun, me te cilin si studente universiteti, kemi kalue shum vjete ne ditet e erreta te Beogradit, nen diktature.
Edhe nji here, Jonuzit i uroj sherim te shpejte edhe pa
rrjedhime!
Nihat Bakalli