*Gjendja e vështirë në fshatrat Prosek, Perlat, dhe Kthellë,deri në afërsi të Laç Bruçit në Burrel, po rrezikon ikjen e banoreve.Fshataret nuk dëshirojnë të largohen nga pronat e tyre, por erozioni duket se ua ka futur frikën se do ta humbin luftën, nëse shteti nuk interesohet./
*Investimet e bëra në këtë zonë rrezikojnë të shkojnë kot…/
Nga Ahmet ZANI/
“Duam të investojmë në fshatin tonë, por më kot pasi toka po na rrëshket” kështu është shprehur një djalosh nga fshati Prosek në Mirditë.Fatmir Dodaj na tregon për gjendjen e tre fshatrave të cilët sistematikisht po zhvendosen nga erozioni.Jemi në ankth, nga kjo situatë e rrezikshme që po i kanoset banesave tona nga zhvendosjet e tokës.
Përgjatë aksit të ri rrugor nga qyteti i Rrëshenit për në Burrel teksa do të shfaqet fillimitsh fshati Jezull vetëm tre km nga qyteza e Rrëshenit, thuajse fshati është larguar tërësisht.Inxhinieri gjeolog Gjon Deda ish drejtues i Bashksisë së Rrëshenit tregon për gjendjen e vështirë që është shfaqur fshatrave Prosek, Perlat, dhe Kthellë, madje deri në afërsi të Laç Bruçit në Burrel. Inxhinieri Deda e thekson situatën mjaft alarmante nga problematika që është e shfaqur prej disa vitesh dhe nuk po gjen asnjë zgjidhje nga institucionet. Dhe rruga e re ka pësuar dëmtime si shkak i erozionit, ndërsa po rrezikon dhe objektet e rëndwsishme si banesa, shkolla, madje dhe shtyllat e tensionit të lartë. Struktura e tokës është e papërshtatshme sikundër dhe studimet e gjeologëve kanë përcaktuar zonat problematike, dhe kësisoj kërkohet investime.
Zef Prenga i moshuari nga Proseku përpos situatës së çarjes së shtëpive, problem tjetër për ta është mungesa e ujit të pijshëm si dhe për vaditje. Një fqinj i tij ka investuar afro pesë km linjë tubacioni për të sjellë ujin e pijshëm në shtëpinë e tij, ndonëse dhe banesa e tij ka pësuar shumë dëmtime nga shkarja e tokës. Këtu tek ne sikur nuk ka shtet ore miq- na është drejtuar i moshuari, asnjëri nuk përkujdeset apo dhe të shqetësohet për një situatë të tillë që na ka zënë ne. Eshtë gjynah dhe për bimët, apo pemët që janë duke u tharë, ngaqë mungon vaditja. Disa nga banorët paskan investuar në vreshtari si tokë produktive për agrumet dhe vreshtarinë. Punojmë tërë natën në vaditjen e vreshtit që të mos na shkojë dëm mundi pasi është investim i konsiderueshëm për të prodhuar rrushin si i vetmi burim fitimi i këtyre banorëve të Prosekut. Një kategori tjetër njerëzish kujdesn për blegtorinë, pasi është zonë e pasur me kullota.
Në Komunën e Kthellës jemi interesuar për t’u informuar për situatën, por asnjeri nuk ndodhej në zyra ngaqë bashkia e madhe e Rrëshenit është pjesa e këtij teritori ku dhe janë shfaqur problematikat nga erozioni i papërballueshëm dhe mjaft shqetësues.
Do të largohemi nga kjo zonë që ka sjellë vetëm trishtim pwr banorët për të shijuar udhëtimin nëpërmjet luginave dhe maleve plot bukuri të zonave të Mirditës ku do të qëndrojmë për pak çaste tek një lokal ngjitur me rrugën në afërsi të Perlatit. Ajri i pastër dhe simfonia e korit të gjinkallave sikur do të harronim paksa tablonë që kemi lënë pas. Bashkë me grupin tonë ndodheshin dhe një çift shtetasish italianë që këkronin të investonin për këto zona të rrezikuara nga erozioni. Kristian Amarti dhe bashkëshortja e tij si dhe Zef Gjonaj,mirditor i lindur këtyre anëve , që e njeh mirë këtë zonë dhe tashmë ai bashkëpunon në rritjen dhe kultivimin e Paulonia që i shërben më së miri zonave të dëmtuara nga rrëshkitjet e tokës. Misioni i tyre është të mbështesin fermerët në mbjelljen e kësja lënde drusore e cila është e leverdisshme dhe për industrinë e përpunimit të drurit, por kjo mbron tokën nga erozioni pasi rrënjët e pemës Paulonia depërtojnë në thellësinë e tokës deri në tre metra.
Pranë lokalit ku po pushonim Preng Toma ish- drejtues komune dhe i bashkisë së Rrëshenit gjatë bashkëbisedës për problematikën e zonave do të na rrëfejë dhe ai për situatën por njëkohësisht ka bërë dhe propozime konkrete për të parandaluar fenomenin. 1/3 e sipërfaqes në tërë Mirditën është e rrezikuar nga fenomeni i erozionit, ndërsa kërkohet investim cilësor,, pasi investimi i deritanishëm nuk ka qenë në paarmetrat e duhura. Fondi i dhënë për mbrojtjen e zonave të rrezikuara nuk është menaxhuar mbi bazën e studimit konkret.
Pas disa konkluzioneve me grupin që është interesuar pvr t’u ardhur në ndihmë zonave do të përshkojmë rrugën në drejtim të qytetit të Burrelit ku na pret Agronomi dibran Hajrulla Nikolli, i cili ka kultivuar në tokën e tij pemën Paulonia dhe sipas pohimit të tij, gjendja është e kënaqshme.
Nga qyteti i Rrëshenit deri në Burrel për rreth 40 km rrugë e re asfaltuar me shijen e natyrës së bukur, por me shqetësimin e banorëve të këtyre zonave nga “gllabërimi ” që i bëhet tokës nga erozioni dhe pamundësia e shtetarëve të mbrojnë qytetarët e vet, një mundësi do t’ju shfaqet nga minimizimi i fenomenit si kjo e mbjelles së pemës Paulonia tashmë e miratuar dhe nga diksateri i ministrisë së Bujqësisë. Këta banorë të urtë dhe shumë punëtorë nuk duan të largohen nga pronat e tyre, por erozioni duket se ua ka futur frikën se do ta humbin luftën, nëse shteti nuk interesohet.
Archives for August 2015
“Loja e Mëkatit” një roman me stilin e Xhejms Xhois
Nga Dr.Fatmir Terziu/
Vranari lë pas “buzëmbrëmjen” e narrativit… /
Vranari paraqitet me “Loja e Mëkatit” një roman i shkruar me stilin e Xhejms Xhois)/
Para disa ditësh, tek “Fjala e Lirë”,shkrimtarja Vilhelme Vrana Haxhiraj, “Mjeshtri i Madh”, botoi dhe fragmentin e 11-të dhe të fundit të romanit të saj më të ri, “Loja e Mëkatit”. Një roman që nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë (demaskim të hapur) që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim, duke e sfumuar në një kornizë që kanalizohet e stigmohet (dënohet turpi para botës) rishtazi. Nis me fjalën “buzëbrëmje” dhe trazon në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Në këtë kontekst forma poetike “I pashpresë” katarakton tërë llavën që rrjedh në narrativ: “Mjerë kush humb shpresën,/ nuk i beson më as vetes…”, që ka një kuptim thelbësor e të shtyn në leximin e tutjeshëm. Ky lexim që në thelb ka një arsye të fortë, na shpie të lexojmë se Vranari ka arsyet e saj të kalojë në spektrin e duhur të mesazhit. Ai mesazh është i ndërlidhur me jetën, por edhe me tërësinë që e ushqen këtë jetë: “Gjithsesi, tokë dhe det, si dy qenie të gjalla, edhe pse pafundësisht të dashuruar, janë në një maratonë të përjetshme. Asnjëri prej tyre nuk lodhet, por provojnë pa pishmanllëk se, cili do ta arrijë Nirvanën i pari?!” E Nirvana të qas me mitin, me atë mit që arsyetohet ndjeshëm dhe bukur. Nirvana është një koncept budist i një statusi ideal ku shpirti është i çliruar nga ciklet e vdekjes dhe rilindjes. Nirvana mund të jetë pas jetës, por përjetimi ëhstë në jetë. Nirvana është quajtur një ndriçim shpirtëror dhe lirim nga vuajtjet njerëzore, epshi dhe zemërimi. Dhe këtë e ka të qartë shkrimtarja Vranari, ndaj narativin ua dedikon edhe “atyre të dyve që ishin në makinë”, ku “u dukej vetja si pjesë e kësaj maratone.” Dhe narrativi në këtë pikë bën arsyetorin, pasi ata, pikërisht të dy që ishin në lidhjen mitike me Nirvanën, “ndjenin troshitjet e makinës” dhe për më ttutje, “pakënaqësia u pikasej në fytyra. Dukeshin si ati me të birin. Ai ishte ulur në vendin e udhëtarit. Një mesoburrë, ku koha kishte lënë vragat e egërsisë së saj mbi fytyrën e tij të lodhur e të vrarë prej mundimeve…”
E lodhja është vegimi. E pas vegimit është liria. Është pikërisht ajo që e mundon këtë udhë, atë njeri me brenga në vetvete. Ai që këshillon mes narrativit: “Mos harro more bir se, njeriu kërkon ta gëzojë me çdo kusht. Jeta i fal lirinë, por…ai përsëri nuk e di se ç’pasuri të madhe duhej të zotëronte, nëse do të gëzonte lirinë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Gjithsesi, jo çdokush e çmon këtë të drejtë qytetare, e cila lejon të jesh “Njeri”në kuptimin e vërtetë të këtij koncepti. Në të kundërt, po ta ruante me fanatizëm lirinë si gjënë më të çmuar, njeriu nuk do ta lejonte kurrë dhe asnjëherë nuk do t’i hapte rrugë padrejtësisë.” Liria mbetet arsyeja më kuptimplote, arsyetorja e një njeriu të lirë, në kuptimin e pakuptueshëm si të tillë. Por, përpos kësaj është ajo liri dhe mungesa e saj që ka lënë shenjat e saj kudo, edhe në atë prag jete të re, ku fjalët e plakut, mosha e tij, ana poetike e prurë nga një mik, vetë dëgjesa dhe arsyetorja tek rinia na sjellin faktin se jeta ka ikur përtej ligjësisë së jetës, përtej normave dhe traditave, përtej një logjike. Liria nuk ishte tek braktisja e fëmijës në bunker, nuk ishte tek seksi i qëmtuar si i tillë. Jeta ka faktorët e saj, ka rregullat e saj. “-Gjurmët e shkatërrimit duken kudo dhe tek ne të rinjtë, jo te ju që jeni disi i… Shikoni përreth! Natyra i ngjan një trupi të plagosur. -Pse e le fjalën përgjysmë? Fshati që duket s’do kallauz.”
Duket se në këtë pikë narrativi merr formën e një lidhjeje tjetër, edhe pse në rastin e shkrimtarit që do citojmë fjala është e drejtëpërdrejtë me seksin, këtu Vranari ka treguar përkujdesjen femërore të na japë vetëm mesazhin. Në romanin e Xhejms Xhois (James Joyce) “Portreti i artistit si një i ri” (1916) miku i Stefan Dedalusit (Stephen Dedalus), provokohet seksualisht nga një grua fshatare. Ai e refuzon ofertën e saj, por hutohet nga të papriturat e ndodhura dhe mënyra e qasjes. Stefan është përshkruar si një nacionalist fanatik dhe fshatar në vetvete. Për të jeta fshatareske është e pashthurur, konkrete, e paimagjinueshme në këtë aspekt. Ai u trembet gjërave të ngritura të një fashatari irlandez dhe ikën larg atyre fjalëve që i quan të këqija. Por kur sheh një fashatare magjepsëse, që kthehet nga shkolla, ai luan mendsh për të.
Ky është romani i parë i shkrimtarit irlandez Xhejms Xhois. Një roman në një stil modernist, ka në gjurmimin e tij zgjimin fetar dhe intelektual të të rinjve si Stephen Dedalus, një alter ego imagjinare e Joyce dhe një aluzion për Daedalus, artizan i përkryer e mitologjisë greke. Thelbi qëndron tek fakti se Stephen ngre krye kundër katolikëve dhe konventave irlandeze sipas të cilave ai është rritur, duke arritur kulmin në vetë-mërgimin e tij nga Irlanda në Evropë. Puna dhe teknika që përdor Joyce kanë zhvilluar më plotësisht tematikën në thelbin e Uliksit (1922) dhe Finnegans Ëake (1939).
Romanin autobiografik të projektuar në një stil realist e filloi në vitin 1903. Pas 25 kapitujve, Joyce e ka braktisur Stephenin si Hero dhe në vitin 1907 e vendosur për të provokuar temat e cituara duke e bërë protagonist pesë kapituj të ngjeshur të romanit. Ai e ka trajtuara atë duke dhënë me realizëm të rreptë dhe duke e bërë përdorimin e gjerë të fjalës së lirë indirekte që lejon lexuesit të hyjnë e thellohen në ndërgjegjen në zhvillim të Stefanit. Poeti modernist amerikan Ezra Pound në 1914 dhe 1915, ka folur mjaft në hapësirën letrare të Nju Jorkut. Publikimi i një portreti dhe të grumbullimi i historisë së shkurtër i dha Joyce vendin në ballë të modernizmit letrar. Në vitin 1998, Biblioteka Moderne romanin e Xhois e klasifikoi në listën e saj të 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit të 20-të.
Siç e thamë, lidhjet janë vetëm në kontekst, se arsyeja që sjell Vranari ka në thelb provokimin e kuptimit të lirisë, jetës në formën e saj më të mirë dhe jo në thelb argumentimin me format standarte të saj. Ajo nuk ka lidhje në kohë dhe hapësirë, as edhe vend me romanin e Xhois, por në tërë narrativin e saj është një prurje që kërkon vëmendje të njëjtë, ndoshta edhe më didakte. Pasi në këtë narrativ janë mjaft skuta nga errësira, fantazmat e natës dhe tërë lëvizja e padukshme e saj. “Mos vallë errësira e natës merret me gjuetinë e shtrigave?!”- pyeti veten. Gjithsesi vazhdonte të shijonte birrën dhe vështronte përreth me kureshtje.” Kjo ndodh në mjaft raste në roman. Në vazhdën e saj ajo qetëson disi arsyen, por alarmon faktorët që e pasojnë si të tillë: “Papritur dritat u fikën. Gjithë bregdetin e zonën përreth i pushtoi errësira e plotë. Deti, i errët si nata, të kallte tmerrin. Një rreze drite, që e kishte burimin diku në Gadishullin e Karaburunit , në Kepin e Gjuhzës a në Ishullin e Sazanit, ndriçoi gjirin e detit që ngjasonte si vetëtima në një natë të errët, pa hënë e pa yje. Kjo u përsërit tri herë. “Jo, jo nuk është rastësi, ky është sinjal. Mos bëhet fjalë për një ikje matanë detit? Ndoshta…” … Cili do të jetë fundi i tyre? “Fantazmat” vraponin si të marra. Sikur kërkonin të iknin nga sytë këmbët dhe të shkonin sa më larg së keqes. Cilido që do t’i kishte pikasur do të pyeste veten:“Ç’po ndodh vallë?!Ku po shkojnë? Drejt detit të pamatë? O Zot, ki mëshirë për ta!” Dhe në kontrast me këtë format autorja na jep në fragmentin e dytë: “ Ndërkohë ata kishin mbërritur në vendin e duhur. Përballë tyre vezullonte nga ndriçimi i dritave reklama, e cila dukej që nga larg:“Bar Angeli”.”
Është pikërisht ky “Bar Angeli” që na shpie më tej dhe na sjell lidhjen më të arsyeshme me Xhois, ku kuptimi qartësohet mjaft qartë në pasazhin që e sjellim të plotë: “Bar Angeli. Papritur një vajzë nga ato që kërcejnë nudo, u drejtua për tek tavolina e tyre.
-Më duket se po na buzëqesh fati…
-Kjo është besoj…- dyshoi shoku.
-Gabon, nuk është kjo…-mërmëriti Arlindi si i lehtësuar. Nuk e njihte atë grua. Por thellë në shpirt, i ndikuar nga egua dhe mendësitë patriarkale të shqiptarit për sojin dhe gjakun e vet, s’donte ta pranonte….. -Kujdes, se mos u pikasin, se na piu e zeza si ju edhe ne! -porositi vajza gjysmëlakuriqe, që si duket i mbante mend. -Ejani pas meje. Nuk di, por ajo grua më dhembset. Gjatë gjithë kohës vetëm qan,- pohoi ajo.
-Nuk ka ardhur me dëshirë?!- pyeta.
-Jo…Ç’është ajo fjalë?! Të reklamosh hiret trupore, nuk është kënaqësi për asnjë femër. Madje as për ato që e kanë në gjak këtë zanat të ndyrë.
-Vërtetë?!
-E përse u dashkërka ta adhurojmë veprime të pahijshme. Nuk është kënaqësi të joshësh ata që shfrejnë epshet shtazarake barbarisht mbi trupin tënd të pambrojtur?! Ju nuk e merrni dot me mend se sa të fyera e të përbuzura ndihemi.
-Atëhere përse s’ikni, ti, ajo e sa të tjera që…? Ndoshta keni frikë të përballeni me vështirësitë e jetës. Kërkoni ta fitoni atë sa më lehtë, me mënyrat më të ulëta dhe më të turpshme. Keni nxjerrë në ankand trup, shpirt, mendje, ndërgjegje, duke shvlerësuar me neveri të qenit femër e dëshiruar dhe e nderuar. E kam fjalën për femrën që adhurohet nga të gjithë. Edhe mashkulli më i rëndomtë, që zotëron gjithë veset e botës, shprehet: “Nuk ke ç’i thua…! Është femër e mirë e me të gjitha virtytet. Të vjen keq ta prekësh në sedër me ndonjë fjalë, ta fyesh, apo t’i hedhësh një shikim lakmues, se të duket sikur ia ndot pastërtinë e kristaltë dhe brishtësinë që e karakterizon. Lum kush e ka, veçse duhet t’ia dijë vlerën…!”- e këto fjalë dalin nga goja e një rrugaçi që ka bërë apo provuar të gjitha të këqijat e kësaj bote.
-A thua se do të na lënë të lira vallë?
-Po ta kërkosh lirinë vetjake, ndoshta me shumë vështirësi, por jam i bindur se e gjen….”
E tërë kjo pasohet ndryshe tek fragmenti i pestë i romanit, ku epshi mashkullor gjen një zgjidhje sa normative, aq edhe tepër të strukturuar për debat. Format e gjellës së kungullit pas së cilës meshkujt e zyrave dhe ato të rrugëve vrapojnë kanë arsyen e vet në narrativ. Ndërsa tek fragmenti i gjashtë është sërrish ajo buzëmbrëmje që pason dhe larmon ndjesinë tek Bar -Kazino “Angeli”. Tek fragmenti i shtatë njeriu merr një formë tjetër. Është pikërisht “Mikpritja dhe bujaria e Enkelit me Vjollcën, si dhe takimi me të birin, e kishin bërë me krahë atë femër të harruar nga njerëzit e një mishi, e një gjaku e një geni me të. Ishte e drejta e saj që të vetëquhej si njeri pa njeri, pasi asnjë nuk e kishte vënë ujin në zjarrë për të, askush nuk e kishte kërkuar në gjithë këto vite mungese. Ishte kohë e shkurtër, vetëm dy ditë që Kaltra kishte dalë nga llomia ku ishte zhytur dhe i dukej se në horizont shihte një dritë jeshile.” Dhe në fragmentin e tetë është Arlindi që ia kthen sytë Kaltrës për të cilën mendon se “E admironte shumë, por nguronte t’ia pohonte vetes se e kishte domosdoshmëri praninë e saj, jetën nën një çati me të. I dukej sikur nuk do të thithte oksigjenin e duhur, nëse nuk do ta gjente atë në shtëpi kur kthehej nga puna. Në të njëjtën kohë, në mendjen e secilit gëlonte mendimi për të nesërmen,por secili sipas mënyrës dhe i gëzuar! Shijo të sotmen që shkoi, se të nesërmen askush nuk e parashikoi!”, këndvështrimit të tij.” Fragmenti i nëntë vjen më filozofik dhe më i zhdërvjellët dhe na jep: “-Mos u gëzo, o duke kaluar tek i dhjeti që shpejton kohën shpejt dhe ndalon pikërisht aty ku shkrimtarja qetë dhe bukur që në hyrje na e jep: “Koha kaloi pa u vënë re. Në Parajsën me emrin Llogara ra mbrëmja.” I njëmbëdhjeti fragment që shënon dhe fundin e romanit , ka tërë mushtin dhe thelbin e tërë narrativit.
Është ky fragment që lë pas errësirën, natën, buzmuzgun dhe sjell në sipar mëngjesin, pikërisht atë mëngjes ku “Kaltra flinte e qetë.” Dhe ky “Ishte mëngjesi i parë pas kaq vitesh…” Në këtë pikë romani i Vilhelme Vranarit, natyrisht kap atë që i duhet gjithë atij narrativi, gjithë asaj lëvizjeje të strukturuar bukur dhe thjesht, në një formë sa të kapshme dhe po aq të pastër e të pasur në gjuhë e në lexim. Mënjanimi i disa trajtave të vogla gjuhësore, disa përsëritjeve në detaj, ndoshta do ti jepte më shumë frymë këtij romani të denjë në çdo gjuhë, në çdo nivel lexuesish, pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten në forma dhe mënyra të ndryshme dhe janë e mbeten debat i kudogjendshëm. Me romanin e saj Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit. Cilësia e saj e vlerësuar, narrativi i saj i lexueshëm dhe mjaft të tjera që vijnë nga çmimet e shumta e bëjnë Vranarin akoma më meritore.
REFLEKSIONET E NJI NANDEDHJETE VJEÇARI
Nga Sami Repishti/
Ridgefield, CT. USA.-Me 18 korrik, nji grup kolegesh shqiptaro-amerikan organizuen nji Simpozium kushtue jetes dhe veprimtarise sime. Tubimi u mbajt ne International House- Hall of History, N.Y.City. Moren pjese shume te rinj dhe te reja, dhe kjo me gezoi. Perpjekjet me sherbye si nji ure lidhje ne mes te dy breznive te bashkesise sone po japin frytet e para. Shumica e te rinjeve jane me arsim te nalte, por fatkeqsisht me njohje te kufizueme te gjuhes shqipe. Per kete, Simpoziumi u zhvillue ne dy gjuhet: shqip dhe anglisht.
Ky zhvillim i dhimbshem ashte i paevitueshem. I ndjeri Peshkop F.S.Noli e perballoi kete problem kur vendosi te perktheje shkrimet shenjte nga greqishtja. Te moshuemet, qe flisnin pak anglisht, luteshin te perktheje ne shqip; te rinjte qe flisnin pak shqip, luteshin te perktheje ne anglisht. Peshkop Noli shikoi perpara, dhe na dhuroi nji nder perkthimet ma te dallueme te shkrimeve shenjte ne gjuhen angleze.
Qe ne minutet e para, gazetaret e mjeteve te shkrueme dhe te TV shqiptaro-amerikan u drejtuen me pyetjen:
” Cila ashte arsyeja e angazhimit tuej ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut?”
“Une kam linde e jetue ne Shqiperi” u pergjigja,” nji vend qe ka vuejte shume dhe perjetue shume trazime, nji vend ku jeta e njeriut ka kushtue pak. Aty ka fillue interesimi i im kryesor. Nuk ka gja ma te shenjte e ma te shtrenjte se nji jete njerezore. Ndjesine e mbrojtjes se te drejtave te njeriut, sidomos nga “autoriteti shtetnor” (kryesisht fashizmi dhe nazismi) e kam pase edhe para burgosjes sime. Kjo me ka vue ne pozita kundershtare me rregjimin komunist, qe filloi shtypjen e shqiptarit te pafajshem…..Nga burgu kam dale me nji bagazh te rande ne kurriz. Sot, i kushtoi punen time imperativit kategorik moral me qene deshmitar per ata qe nuk kane pase mundesi me fole, sepse kane vdeke ne tortura e ne qelite e errta te burgjeve, ose nuk kane pase mundesi me fole. Jam perpjeke me qene besnik i premtimit te dhanun viktimave qe jane sakrifikue…. Dhe kete premtim e kam mbajte!”
Ne fjalen e shkurte per pjesemarresit, une shpreha disa bindje te mia te arrituna nga refleksionet e viteve te gjata. “ Jam i deshpruem , thashe, nga faki qe vazhdimisht shqiptaret, sidomos ‘elita politike’ e vendit nuk ka qene ne gjendje me tejkalue dogmatizmin ideologjik per hir te bashkimit kombetar, dhe te perqendrohet ne forcimin e nji identiteti shqiptar per çdo qytetar, dhe nji identitet shqiptar kolektiv i formuem lirisht….Jam krenar qe kam linde shqiptar! Shqetesohem nga mungesa e unitetit kombetar. Nuk flas per “uniformitet” dhe “konformizem” qe duhet te perbuzim. Por ne çaste te veshtira krize qendrime kambengulese ne dogmatizem ideologjik kane sjelle situata si ajo e vitit 1997.
Per ma teper, une besoj se ne Shqiperi ekziston elementi i forte, i afte, dhe me deshiren te ndihmoje vendin me ec perpara. Nji optimizem te ketille une e justifikoj me zhvillimin e dekadave te fundit: shembullin botenor te meshires nga Nobelistja dhe e shenjta Nana Tereza, shembullin e shkelqyeshem te arritjeve shkencore nga Nobelisti Profesor Ferid Murad, dhe shembullin e persosmenise artistike dhe krijuese ne fushen e letersise botenore nga Nobelisti i ardhshem, Ismail Kadare, si dhe me sukseset e shumeta te shqiptareve sot te shperndame neper bote qe dallohen ne fushat e tyne te veprimit. Legjone per t’’u admirue! Ne nji Shqiperi te lire, demokratike dhe perparimtare keto shembuj shkelqimi nuk do te mbeten te kufizuem. Dhe ky ashte nji perparim i vertete!
Fatkeqsisht sot, shume mendje te ndrituna kane mbete ne heshtje, dhe kjo ashte nji humbje e madhe per te gjithe. Ne çaste te ketilla shgenjimi , shkurajimi kthehet ne porosi, ndoshta porosia ime kryesore: ‘Vellazen, motra, mjaft me lufte kunder njeni tjetrit, dhe me diskreditimin e njeni tjetrit. Po te vazhdojme keshtu nuk arrijme naltesite e deshirueme. Po nuk i dhame doren njeni tjetrit, po nuk arritem bashkimin tone shpirtenor, nuk mund te ecim perpara.”
Asgja e re ne kete shprehje, ashtu si ne porosine “Duejeni te afermin!’; por ashte nji vlere permanente, e pa diskutueshme.
Shqiperia sot nuk ka anmiq te jashtem qe kercenojne, sepse jemi anetar te NATO-s, organizate e mbrojtjes kolektive. Shqiperia nuk ka anmiq te mbrendshem; ajo ka kundershtare, por “kundershtari” ne Shqiperi ashte nji qytetar i lire qe mendon “ndryshe” nga ne. Kjo nuk ashte anmiqsi!
Nuk ka gjykate, as forme denimi, qe mjafton me ndeshkue krimin kunder njerezimit, kunder te pafajshmit ne vendin tone. Aq ma teper sepse ne rastin e Shqiperise, karakteri dallues i rezistences anti-diktatoriale ka qene pafajesia. Rezistenca kunder okupatorit, dhe kunder shtypjes se diktatures vendase, ashte nji akt i justifikuem ligjerisht dhe i detyrueshem moralisht; nuk ashte faj i denueshem! Por kjo pafajesi u ndeshkue rreptesisht. Konceptet “armiku i klases”, “armiku i Partise”, “armiku i popullit” jane zbulime monstruoze te rregjimeve shtypese qe nuk respektojne lirine e njeriut, e te qytetarit te lire. Ne Shqiperi, “armiku i trilluem” ka qene fshatari, “viktime” i traditave te beses, nderit, burrenise, mikpritjes me te gjithe thjeshtesine e tij; kleriku, sidomos katolik, “viktime” e sherbimeve shpirtenore ne skajet ma te largeta e ma te vorfna te vendit tone; intelektuali “viktime” e arsimimit ne institucione shkollore te Botes se Lire. Nga “demonizimi” i tyne ideologjik ata perfunduen ne asgjasim fizik si armiq te “popullit”- qe ata deshen dhe sherbyen me devotshmeni. Ashte nji faqe e tragjedise se shoqenise shqiptare!
Trashegimi i rande i kesaj tragjedie peshon edhe sot mbi supet tona, edhe sot influencon mendimet tona, edhe sot na nxite ne aksione shkaterrimtare te shoqenise dhe shtetit tone…. Tejkalimi i nji gjendje te ketille nuk ashte i lehte. Por alternativa ashte: urrejtja e perhereshme; urrejtja, qe na njohim shume mire, ky kancer qe shkaterron te gjithe ata qe e ushqejne. Dhe, tejkalimi i kesaje gjendje do te vij vetem kur te gjithe shqiptaret te kuptojne se e ardhmja e femijeve te tyne ashte ma e randesishme se urrejtja per “tjetrin”,…qofte ky edhe fajtori kryesor i fatkeqsise sone.
Nandedhjete vjet! Nji kohe e gjate me ngjarje te shemtueme dhe shpresa te keputuna per shume bashkeatdhetare qe u sakrifikuen ne altarin e atdheut tone te perbashket. Ashte e pabesueshme: qe nga viti 1912, gjashte fuqi te hueja invaduen vendin tone. Per çdo invadim ka pase rezistence te armatosun. Duket sikur shqiptari linde me pushke ne brez dhe e zbraze ate pa nderpremje. Fryma e rezistences u ushqye nga aktet barbare te shtypjes dhe poshtenimit qe i hueji hodhi pa meshire mbi ne. Nuk u ndertue rruga, nuk u hap shkolla, nuk u botue libri. Edhe pena nuk shkroi! Na paguem çmimin me mbrapambetje.
Mbas shpalljes se Pavaresise, 1912, shteti i ri shqiptar u trondit nga rrymet aventureske qe shkelen premtimin e “asnjanesise”. Nji Komision Nderkombetar dhe nji mbret i huej u imponue nga bindja e Europes se jemi te pa afte per veteqeverisje. Lufta I Botenore pruni okupacionet austriake, italiane, franceze, greke, serbe dhe malazeze me te gjitha rrjedhimet e tyne. Anmiqsite e “te Medhejve” nuk lejuen bashkimin e tokave shqiptare. U bane perpjekje “me u njohe nga bota e jashteme” qe nuk na perfilli deri ne pranimin tone ne Lidhjen e Kombeve (dhetor 1920) fitore qe studjues te huej e krahasojne me “shpalljen e pavaresise”. Atehere, Shqiperia vuni themelet e para si shtet i lire dhe i pavarun. E pavarun, Shqiperia hyni ne “Histori”.
Ndertimi i “shtetit” u tregue nji ndermarrje pertej fuqive dhe aftesive tona me u ngrite. Parlamentarizmi i pafryt dhe grindjet politike provokuen “levizjen e qershorit 1924” qe deshtoi mbas gjashte muejsh, dhe sollen autoritarizmin e “shefit” si president ma pare dhe si “mbret” i veteshpallun ma vone(1928). Kater kryengritje deshtake vijuen: 1926, 1932, 1935, dhe 1937. Megjithate u vendos rendi publik; u importue legjislacioni civil e kriminal nga Europa; por u institucionalizue vorfenia. Kjo solli varesine tone politike!
Okupacioni fashist italian i 7 prillit 1939, hapi nji epoke te re per ne dhe zbuloi dobesite tona, njikohesisht. Largimi i pa-lavdishem i mbretit, mungesa e patriotizmit ne rradhet e oficereve, korrupsioni i zyrtareve qe pranuen okupacionin (sidomos deputetet), dhe vorfenia e madhe e viteve te Pavaresise, dobesuen fibren e rezistences, dhe i mohuen Shqiperise nji rast te shkelqyeshem me tregue guximin tradicional kundrejt nji force ushtarake qe ma vone u revelue e paafte. Me agresion, Italia nxori Shqiperine jashte “Historise” dhe e vuni ate ne poziten e nenshtrimit te plote, pa emen, pa dinjitet. U desht rezistenca e armatosun me u rikthye ne “Histori”, 28 Nandor 1942: njohja e rezistences shqiptare nga Aleanca e Madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikane.
Rrjedhimet e okupacionit u reveluen fatale: diktaturat – e zeze, e murrme, e kuqe ndoqen njena tjetren. Shoqenia shqiptare u traumatizue shume keq, humbi orientimin dhe perfundoi ne nji gjendje alarmante. Rezistenca e lavdishme dhe kolaboracioni i turpshem ishin binomi i viteve te pushtimit. Ata qe jetuen ato vite, kujtojne sensin e pa aftesise me veprue, shtypjen e popullsise dhe poshterimin e vendit nga udheheqjet kolaboracioniste, thellesisht te komprometueme, qe sherbejshin interesat e te huejit, ose ato personale e te pushtetit te ngritun si instrument i forces brute te diktatures. Efektet e ketij poshterimi vuejme akoma sot.
Qe nga viti 1912 deri ne viti 1991, per shtatedhjete-e-nande vite jete te shtetit shqiptar, pesedhjete e dy vite kaluen nen tri diktatura te ndryshme, katermbedhjete vite ne rregjimin autokratik te monarkut, kater vite ne kaosin e nji parlamentarizmi pa fryt, dhe tete vite nen okupacionet e vazhdueshme te fqinjeve tone. Ky trashegim i trishtueshem randon mendjet dhe ndergjegjet tona edhe sot.
Keshtu, nuk ashte nji “rastesi” qe Shqiperia nuk pati mundesi me vue themelet e nji shteti te lire, te pavarun, demokratik dhe ekonomikisht te zhvilluem, me nji shoqeni shqiptare te qytetnueme dhe te ndergjegjshme per detyret civile e politike, nji shtet ligjor, institucione demokratike… dhe jo nji shtet te kapriceve individuale, ashtu siç vazhdon te jete edhe sot.
Para situatave te ketilla te imponueme nga jashte ose te vendosuna me force nga mbrenda e ne kondita jashtezakonisht te veshtira, nji popullsi pa udheheqje te vertete tregoi vitalitetin e saj. Rezistenca gjithepopullore kunder rrethimit shkaterrues serbo-malazias te qytetit te Shkodres, 1912-13 dhe 1920, lufta heroike e Vlores, 1920, perleshjet e pergjakeshme te Lumes, Lures e Dibres, dhe gjithe Kosoves, kundershtimi i armatosun i banoreve kufitar me Greqine, jane frytet e lavdishme te ketij vitaliteti qe pengoi vdekjen e atdheut tone. Por ne frontin e mbrendshem mirekuptimi ne mes te shqiptareve nuk u arrit ashtu si shpresohej. Ndasite politike, fetare, krahinore, e shoqenore nuk u “zhduken” me kalimin e kohes.
Me okupacionin fashist italian te 7 prillit 1939 dhe efektet e luftes ne vend, disorientimi i popullsise arriti kulmin. Prania e nji gjysem miljoni ushtaresh te huej ne vend me konsumimet e tyne krijoi kondita ma te favoreshme ekonomike, nji fenomen qe dobesoi frymen e rezistences dhe sensibilizimin e popullsise per gjendjen e krijueme. Por ajo qe trasformoi traumen ne ndergjegjsim, friken ne guxim, dhe qe krijoi urgjencen per aksion “ketu dhe tani” ka qene, per mendimin tim, nji “aksident historik” i shkaktuem nga forca te jashteme, larg vendit tone, dhe me perpjestime shume ma te medha se aftesia e jone me perballue, ose me kontrollue.
Ky “aksident historik” ka qene sulmi nazist gjerman kunder ish Bashkimit Sovjetik, qershor 1941. Nji organizate me dege botenore, “Internacionalja Komuniste” (Komintern) e drejtueme nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik nen kryesine e satrapit aziatik J.V.Stalin (nji organizate qe u revelue si dora e “imperializmit pansllav”), mobilizoi elementin komunist nderkombetar, besnike te bindun te Moskes, dhe te “eksperteve” ne levizje revolucionare me dhune; ajo u shpernda ne te gjithe Europen, e perfshiu edhe Shqiperine, me krijimin e P.K. SH. nandor 1941.
Dy vjet e gjysem mbas okupacionit fashist te vendit, elementi pro-komunist sulmonte akoma “plutokracine anglo-franceze”, fortese e kapitalit botenor, dhe lavderonte aleancen nazi-komuniste te gushtit 1939., si “aleanca e dy partive punetore kunder kapitalit”. U desh sulmi nazist gjerman kunder Bashkimit Sovjetik me ndryshue situaten e krijueme. Asnji aksion kunder fashisteve ne Shqiperi nuk u krye nga komunistet shqiptare gjate kesaje kohe. Ashte ne kete pike kritike qe P.K. Jugosllave filloi intervenimin e saj ne Shqiperi me forma te organizueme te luftes guerrile , dhe me elemente te stervitun e ideologjikisht te pergatitun. Jugosllavet formuen P.K.Shqiptare, dhe komunistet shqiptare e simpatizueset e tyne te bindun e mirepriten kete mundesi.
Atmosfera politike ne Shqiperi ishte e favorshme. Te tjera grupime politike, si “Balli Kombetar” republikan dhe “Levizja e Legalitetit” monarkiste, kishin fillue veprimtarite e tyne si forca te rezistences kunder okupatorit, por me metoda “te vjetrueme” per nji situate te re, dhe me organizim te dobet. P.K.Sh. iu nenshtrue nji organizimi rigoroz, nji disipline ushtarake, nji indoktrinimi çmendes, dhe pranoi dhunen si instrument i luftes se tyne kunder okupatorit dhe te gjithe atyne qe e kundershtuen. “Ata qe na perkrahen jane me ne; te tjeret jane armiqt tane” (E.Hoxha). Kjo fryme solli vellavrasjen ne Shqiperi. Pavaresisht nga arbitrariteti i aksionit te tyne, ata dolen fitimtare. Mijera te rinj dhe te reja, sidomos nga Shqiperia e Jugut, u mashtruen nga indoktrinimi komunist nen masken e humanizmit marksist “per nji bote ma te mire”, ku “qendra e vemendjes ashte njeriu”, “buke e paqe, edhe liri!” dhe luftuen me nji entuziasem revolucionar.
Por fitorja e “Luftes Nacional-Çlirimtare” mbi okupatorin nuk pruni as çlirimin e proklamuem te atdheut, as fillimin e nji jete ma te mire per te gjithe qe premtohej me te madhe. “Buka” ishin vargjet e gjata te bukes dhe qumshtit per femije ne nji shoqeni me “racione” minimale mujore; “paqa” u kthye ne militarizimin e shoqenise, anmiqesine me fqinjet, zboret e bunkert qe konsumuen materialin per ndertime banesash te nji popullsie qe vuente per vend-banimi. Dhe liria nji diktature e ashper!
Varesia e plote ne Jugosllavine e Titos, dhe shkalla e servilizmit te deklaruem ndaj tij nuk mund te spjegohen, aq ma pak te justifikohen.. “Pa Jugosllavine e shokut Tito as qe mund te mendohej nji Shqiperi e lire” (E.Hoxha, 1945). Kosova u trathetue. Marreveshjet ekonomike me Jugosllavine –vere 1946- u treguen shkaterrimtare per ekonomine e vendit. Nenshtrimi politik dhe ekonomik ndaj Jugosllavise u ba i plote. Gjaku e vuejtjet e luftetareve, sakrificat e mijera qytetareve qe e perkrahen dhe e mbajten te gjalle Levizjen Nac-Çlirimtare u hodhen poshte me nji deklarate te çmendun, dhe ofenduese. Ne burgun e Burrelit, ku edhe vdiq, demokrati intelektual, anti-fashisti i mirenjohun, Prof. Gjergj Kokoshi perseriste: “E çliruam Shqiperine nga okupatori me gjak, dhe i a dhuruam shokut Tito. Kjo ashte tradheti!” S.Maleshova paralajmeronte: “Po te vazhdojme me hakmarrje, do te kthehemi shume shpejt ne nje klike, madje ne nje klike vrasese”, dhe: ”Enver Hoxha eshte konsideruar si shembulltyra e sukseseve te LANCL-it dhe te P.K.Sh.; ne te vertete, ai eshte sinteza e gabimeve tona”(Permet,1944)
Sot, 70 vite ma vone, kam arrijte perfundimin se, nga kjo pikepamje, fitorja e P.K.Sh. ka qene nji vetevrasje kombetare. Historia do t’a gjykoje rande!
Me ardhjen e rregjimit komunist ne Shqiperi. nandor 1944, diçka themelore, boshti i tradites shqiptare, tradite e jona kombetare, u thye ne menyre te pareparueshme. Edhe sot, mbas kaq dekadash, ndiejme nji boshllek te madh shpirtenor e moral qe duhet mbushe, dhe sa ma shpejt me vlera te trashegueme, dhe ato te fitueme nga shoqenimi i jone me Europen e Boten e Lire: forcimi i nji identiteti shqiptar kolektiv, dhe solidariteti ne fshat e ne qytet. Sepse, ne Shqiperi u pushkatue ai dhe ajo qe ofroi mikpritjen me rrezik te jetes, u burgos dhe u vra ai dhe ajo qe preferoi nderin ma shume se jeten; u torturue egersisht ai dhe ajo qe burrenisht refuzoi me shpife per shokun, ose te pafajshmin, u internue shqiptari qe i mbeti besnik beses se dhanun e fese se pranueme lirisht, ose bashkeshorti –grueja sidomos grueja!- qe nuk tradhetoi burrin… Ka qene kjo besnikri ndaj tradites qe mbajti te forte ne burgjet e kampet e internimit te komunizmit per dekada te gjata keto viktima te pafajshme te “diktatures se proletariatit”…çoroditja ma e madhe e shekullit 20!
Shpesh here kam pershtypjen se gjate viteve te vendosjes se pushtetit komunist ne Shqiperi, nji epoke e re kishte fillue ne vendin tim; epoka e “anti-tradites” kombetare shqiptare, epoka qe jo vetem e perbuzi ate, por ngulmoi me eliminue (“meturinat e se kaluares!”), nevojen e saj dhe me zhduke sensitivitetin popullor per ate tradite. “Merreni sopaten dhe bjeruni kokes atyre qe flasin per fe” bante thirrje E.Hoxha ne vitin 1967. U punue intensivisht me varrose te kaluemen e vendit tone! Ato dite, u pa qarte ndryshimi i madh qe erdhi ne vend, e qe une perjetova edhe me marredhanjet e mia me boten shqiptare qe njihesha qe nga vitet e para te rinise shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe “i huej” ne vendin tim…e ma vone i urryem. Po ndertohej “bota e re me plotesimin e çdo andrre dhe deshire”. Premtimi u tregue me qene vorfenia e frikeshme qe mbuloi vendin, militarizimi i popullsise ne pergatitje per luften imgjinare, dhe vrasja e burgosja e mijera qytetareve te pafajshem, me mbushe 50 burgjet e kampet e internimit per dhjetra mijera te tjere, ne emen te “popullit”…Genjeshtra ma e madhe e shekullit 20!
Nuk kishte vend per mue ne atdheun tim. U arratisa!
Perpjekja e rregjimit komunist me zhduke te vjetren “reaksionare” dhe me ndertue te rene ”perparimtare” sidomos “njeriun e ri” perfundoi ne nji Shqiperi pa vlera kombetare dhe qytetare pa parime te qytetnimit bashkekohor. Sot, çdonjeni kerkon plotesimin e nevojave dhe deshirave “menjihere”, dhe nga nji administrate e pa pergatitun e me mjete te kufizueme. Duket sikur jemi transformue ne ujq te uritun nga vuejtja e madhe e mungesa e ushqimit te mjaftueshem. Jetojme me friken e perseritjes se vargjeve te gjata para dritares me hekura te bukes dhe dyqanit te qumshtit per femije….Respekti per ligjin ka pesue humbje te rande, si rrjedhim i shkeljes se ligjit dhe i arbitraritetit zyrtar, sidomos gjate tri diktaturave pesedhjetedy vjeçare. “Njeriu ri” ashte nji monster pa vlera, dhe “Shteti” shihet sot si anmiku i qytetareve.…! Ky a shte trashegimi i se kaluemes sone te hidhun.
Keshtu u krijue nji situate ku i riu dhe e reja shqiptare duhej te largohej nga “vendi” me marre rruget e botes qe nuk i mirepret, ose me pranue pasunimin sa ma shpejt e me mjete sa ma te pandereshme. E para shterroi “trunin” dhe energjite e vendit; e dyta, institucionalizoi korrupsionin endemik qe vazhdon i pa trazuem me dermue fibren vitale te ekonomise sone te dobet.
Ajo qe duhej ndermarre si mase urgjente qe ne ditet e para te demokracise, ri- vleresimi i se kaluemes, denimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji “shtet” e nji “shoqeni” shqiptare te re qe do te paraqitej si anti-teze e plote e sistemit te deshtuem komunist, nuk ngjau; mungonte jo vetem aftesia por edhe vullneti i “udheheqesve” me te kalueme politike te komprometueme. Ish te perndjekunit, kapitali moral i shoqenise shqiptare, u shperfill nga “peshkaqente e politikes”. Elementi pro-komunist i pakorrigjueshem, i inkurajuem nga mos-zbatimi i drejtesise ndaj krimit dhe kriminelit, filloi ri-organizimin politik qe synonte kthimin ne pushtet te klikave te reja, me shprehje te reja e emen te ri –“socialiste”- por me pikesynimet e vjetra: pushtetin absolut, edhe me force po te qe nevoja, ashtu si ngjau ne vitin 1997.
Ne vitet 1991-92, pushteti komunist deshtoi dhe u çthur pa shpetim nga demonstratat e fuqishme studenteske te 8 dhetorit 1990. “Me demonstratat e studenteve te dhjetorit 1990, kuptova se sistemi i jone socialist kishte deshtuar” (R.Alia,1993) Ne fakt “pushteti socialist” ishte kalbe nen peshen e injorances dhe inkompetences se udheheqesve. Figurat e shqueme komuniste si Zai Fundo, S.Maleshova, Dr. Deshnica, K. Tashko u vrane, u burgosen ose u internuen per jete qe ne fillim; ne vitin 1990, PPSH trashegimtare e PKSH, perfundoi me nji Byro Politike te perbame nga shoferet, karrocieret, dhe mjelse lopesh…!
Ne kete moment historik, ish te persekutuemet demokrate dhe ish pronaret e shpronesuem me dhune perbuzen urrejtjen qe komunistet kishin ngrite ne shkence; ata u naltesuen moralisht, perqafuen frymen e pajtimit per hir te sherimit te plageve te hapuna, tue shpresue ne drejtesine e administrueme nga ligji – qe i shgenjeu rande. Ky akt fisnikerie supreme qe u keqkuptue nga “socialistet” do te provonte perseri forcen e tradites shqiptare te trashegueme nga e kaluemja e jone qe nuk u shue fare.
Per fat te keq, “fajtoret” komuniste nuk treguen asnji shenj pendimi te sinqerte, as ne naltesine e “kerkeses falje” per krimet e tyne monstruoze per 45 vjet me rradhe. Akoma ma e çuditeshme ashte pa-aftesia e tyne “me mohue” krimet e kryeme ne emen te tyne, “fajtore” qe nuk mohojne krimin e nuk kane as forcen morale me u pendue e me kerkue falje. Nji gjendje shume e padeshirueshme per çdo qytetar te ndershem! Mundesia e afrimit dhe pajtimit kombetar, kaq e domosdoshme per vendin tone, nuk u shfrytezue, me efektet negative te ketij qendrimi qe akoma paguejme.
Ne vitet 1991-92, Shqiperia e jone humbi shansin e madh me ri-hye ne “Histori” me dinjitet, si shtet i lire, i pavarun dhe demokratik me perspektive europiane. Kjo humbje solli katrahuren politike qe na ndjek pa meshire, mungesen e demokracise, dhe mosbesimin e Europes ne aftesite tona me sigurue per vendin tone nji te ardhme premtuese.
Sot, atdheu vajton per nji udheheqje burrenore, fisnike, e thellesisht demokratike.
Une insistoj per afrimin me Europen, -sot e materializueme ne Bashkimin Europian- sepse me gjithe veshtiresite qe kalon, “eskperimenti europian” ka qene nji sukses i madh, dhe nuk ka rrezik per nji kolaps, pavaresisht nga ajo qe ngjet sot ne Greqi, ose ne vende tjera neser: Itali, Spanje, Portugali etj. Struktura e Bashkimit Europian, institucionet, legjislacioni, “l’acquis communautaire”, dhe orientimi politik pro-paqes dhe bashkimit te kombeve jane misherimi i ideve fisnike te nji Europe te lire, paqesore, e te bashkueme.
Dhe idete fisnike nuk shuhen asnjihere!
GËZUAR FITOREN, KROACI!
Nga Frank Shkreli/
Për disa ditë këtë javë, me ceremoni që kulminuan të mërkurën me 5 Gusht, Kroacia shënoi 20-vjetorin e operacionit ushtarak “Stuhia”,që konsiderohet si operacioni më i madh ushtarak në Europë ç’prej Luftës së Dytë Botërore, një luftë kjo që çliroi vendin nga forcat separatiste serbe që kishin pushtuar qytetin Knin dhe zonën Krajina për rreth. Forcat ushtarake kroate, 20-vjetë më pare, ndërmorën një “blitzkrieg”, një sulm të shpejtë dhe të pa pa pritur, kundër forcave serbe të cilat me ndhmën ushtarake të Beogradit kishin marrë nën kontroll këtë zone, në verën e vitit 1990 dhe kishin detyruar me forcë popullsinë kroate të këtyre zonave të largoheshin së andejmi.
Ndërsa ish-Jugoslavia ishte në shkatërrim e sipër, krahina e Krajinës u bë një zonë konflikti midis Kroacisë dhe Serbisë, ndërkohë që politikanët serbë vendas të Krajinës, me ndihmën dhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, refuzonin të njihnin autoritetin e qeverisë qëndrore të presidentit kroat, Franjo Tugjman dhe shpallën të ashtuquajturën Republikën Serbe të Krajinës. Forcat vendase separatiste serbe me mbështetjen e forcave të ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga Serbia, vranë në mënyrë arbitrare civilët vendas të kombësisë kroate dhe detyruan me force mijëra prej tyre që të largoheshin nga shtëpitë e veta.
Me këtë operacion ushtarak, që historianët e cilësojnë si më të madhin në Europë ç’prej Luftës së Dytë Botërore, Kroacia mori përsëri nën kontrollin e saj territore të mëdha që kontrollohoshin nga forcat serbe. Fitorja e Kroacisë mbi forcat serbe të drejtuara dhe të kontrolluara nga Beogradi, detyroi më në fund diktatorin serb Slobodan Miloseviç që të ulej në tryezën e bisedimeve me qëllim për t’i dhënë fund konfliktit në ish-Jugosllavi.
Ishte kjo një fitore dramatike e forcave ushtarake kroate që armët i merrnin nga burime të ndryshme në Europë dhe të cilat njëkohsisht stërviteshin nga ish-ushtarakë amerikanë në pension: Armët nga Europa dhe këshilltarët nga Amerika! Është kjo një ditë që Kroacia e shënoi me krenari, me vendosmëri, me guxim dhe në pavarësi, anëtare e plotë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian. Si e tillë, 20-vjetori i Operacionit “Stuhia”, është gjithashtu një ditë e shënuar që çliroi Kroacinë dhe kroatët nga pushtimi dhe dominimi historik serb duke i dhënë kështu fund agresionit brutal të Serbisë ndaj territorit të Kroacisë. Është një ditë që njëkohësisht duhet të kujtohet si një datë që shënoi fillimin e mbarimit të influencës politike dhe ushtarake të Serbisë në republikat dhe në krahinat e ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën. 5 Gushti ishte pra një ditë e fitoreve dhe e çlirimit të territoreve kroate të pushtuara nga agresioni fashisto-komunist serb, që në kulmin e tij përfaqësohej nga regjimi terrorist i Sllobodan Milosheviçit në Beograd.
Ishte ky një përvjetor i fitores mbi agresionin serb, i cili këtë javë u përkujtua në Zagreb dhe në qytetin Knin të Krajinës si dhe në mbarë Kroacinë, me ceremoni të rastit dhe me parada ushtarake — përfshirë sipas mediave edhe parakalimin e flamurit të kombit shqiptar në njërën prej tyre. Dihet se gjatë luftërave në Kroaci, një numër i madh luftëtarësh shqiptarë nga Kosova kanë dhënë kontributin e tyre të vyer duke luftuar krah për krah me forcat kroate dhe duke sakrifikuar në luftën për çlirimin e Kroacisë nga pushtuesit serbë — për ta bërë Kroacinë atë që është sot, ose siç ka thënë Presidenti i parë kroat Tugjman,për mundësinë, “Për të pasur një Kroaci”, — një shtet të pavarur, anëtar të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Me këtë rast në Knin u zbulua monumenti kushtuar presidentit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman si dhe pllaka me fjalët që ai shqiptoi me 6 Gusht, 1995, “E Kemi Kroacinë”, (Imamo Hrvatsku”.
Kroatët dhe shqiptarët, sidomos gjatë shekullit të kaluar, kanë ndarë një histori të përbashkët, shpesh të hidhur, përball dominimit dhe terrorizimit nga shovinizmi serb. Shqiptarët, me mundësitë e veta, i erdhën në ndihmë Kroacisë për tu çliruar nga dominimi dhe agresioni i Serbisë. Suksesi i deritanishëm i Kroacisë tregon se, ndonëse i dalë nga lufta e 1990-ave, çfarë mund të arrihet kur një vend si Kroacia është serioz për bërjen e reformave për të çuar vendin përpara dhe për të avancuar progresin në fushë të ndryshme, përfshirë politikën dhe ekonominë. Si i tillë, ai vend është një model jo vetëm për Kosovën dhe për Shqipërinë, por për mbarë rajonin e Ballkanit.
20-vjetë më parë, Shqiptarët i erdhën në ndihmë Kroacisë në njërën prej periudhave më të vështira të sajë, duke e vërtetuar fjalën e vjetër se miku i mirë njihet në ditë të vështira. Ndërsa në këtë 20-vjetor të çlirimit të saj nga pushtuesit serbë, i urojmë Kroacisë fitoren, shqiptarët presin që Zagrebi mos t’i harrojë miqët e vjetër që i erdhën në ndihmë në kohët më të vështira të historisë së saj, por të përdor rolin e saj udhëheqës si anëtare e Bashkimit Europian dhe e aleancës së NATO-s, në mbështetje të aspiratave, sidomos të shqiptarëve të Kosovës, për t’iu bashkuar aleancës perëndimore dhe Bashkimit Europian – me qëllim për të çimentuar një lidhje më të ngushtë historike midis dy kombeve, si dhe për një Europë dhe Ballkan më të paqë dhe më të sigurt për të gjithë. Urime dhe Gëzuar Fitoren!
Parakalimi me flamurin e kombit shqiptar në paradën me rastin e 20-vjetorit të fitores së forcave kroate mbi agresorët serbë, ku siç dihet kontribuan mjaftë edhe luftëtarë shqiptarë nga Kosova në fitoren kroate kundër agresorëve serbë.
FASLLI HALITI, VANGOGU I MYZEQESE
Kur poetët falsë ishin ushtri dhe të vërtetët numëroheshin me gishta/
ESSE Nga Roland GJOZA/ New York/
“Faslliu impresionist, një Van Gog myzeqar, qё pikturon çuditshëm si askush mё parё fushёn e kaltёr tё Myzeqesë, flak penelin me dell demoniak, se ia hanё shpirtin “rrёkerat” dhe nis e “kruhet” ose me mirë i kruhet e i ha kurrizi me ca çatira tё kombit qё pikojnë e trarët kalben. Ku tё çon mushka, Faslli Haliti. I paske besuar apo s i paske besuar vërtet demokracisë sё diktaturës sё proletariatit? Hëngre 10 vjet nё kanal, nё fushën tёnde tё artё me dudì qё ta qanë hallin muzgjeve, le penelin impresionist, aq delikat, dhe more nё dorё shatin dhe kazmёn”.
Ah, ç na mori më qafë moda! Sa nazike dhe ndjellëse është, seç ka diçka tё magjishme megjithatë, është tejet e freskët sido që të jetë, dhe për më tepër rrok ditën me shijen e saj, i thyen hundën rutinës, skemës dhe i zbardh faqen sё resё. Për fat tё keq, kjo zgjat rëndom fare pak, njeriu zhgënjehet dhe i rikthehet sërish vlerës se qëndrueshme. Kur lexova përmbledhjen me poezi Sot , të Faslli Halitit, u befasova këndshëm nga freskia e kapjes, emocioni brilant, detaji kaq i gjetur e i pakonsumuar kurrё. I pari që ka folur për poezinë e Halitit ka qenё Kadare. Pse?- pyesja veten atёherё. Për freskinë e konceptimit, figurave tё thjeshta, Haliti ishte aq larg plagjiaturës dhe frymës libreske, gangrenat e asaj kohe. S kishte skemё. Dhe kjo një dukuri mbytёse. Po ç kishte? Fshat, shumё Myzeqe, këneta, kanale tё ndritshme me shumё qiell, diej tё mbjellё nё ugare bashkё me farën, karpuzë tё çarё, pastaj një copëz asfalt, ku vërtitet ai njeriu me kobure prapa, qё pret erёn tё fryjё e t i ngrejë fundin e xhaketёs. Faslliu impresionist, një Van Gog myzeqar, qё pikturon çuditshëm si askush mё parё fushёn e kaltёr tё Myzeqesë, flak penelin me dell demoniak, se ia hanё shpirtin “rrёkerat” dhe nis e “kruhet” ose me mirë i kruhet e i ha kurrizi me ca çatira tё kombit qё pikojnë e trarët kalben.
Ku tё çon mushka, Faslli Haliti? I paske besuar apo s i paske besuar vërtet demokracisë sё diktaturës sё proletariatit? Hëngre 10 vjet nё kanal, nё fushën tёnde tё artё me peligorga qё ta qanë hallin muzgjeve, le penelin impresionist, aq delikat, dhe more nё dorё shatin dhe kazmёn. Dhjetё vjet s janë pak. Dhe për çfarё, o mik, o vëlla? Për ca rrёkera. U harrua poeti apo e harruam. Kinse e harruam. Atëherë dhe Lasgushi ishte harruar, madje dihej i vdekur. S merrej njeri me tё. Poeti mё i madh lirik. Poet botëror, pa dyshim. Po nganjëherë arti yt, ajo qё ke shkruar, pra fjala jote, bёhet shpëtimi yt. S’ të duhet miku, se nё art miku është për një çmim e artikull gazete, po jo mё shumё. Duhet fjala jote. E mbyllur. Dhunshëm e mёnjanuar. Duhet ajo provё. U shfaqe sërish, na i bёre me dorё, tё pamё, iu rikthyem librit tёnd. Kadare s kishte gabuar. Ishe po ai. Nё top-listё ishe, nё top-listё mbete. Pse tё mos u kujtosh harruesve se si ishin punët? Ta dinё. Jo për gjë, po për t u thënë tё uruarve se kanali, kazma, shati, nuk i bëjnë kurrgjë poezisë sё vërtetё. Ia mbyll gojën sot, po ç do t i bёsh nesër? Kështu lufton poet profetvёrteti me poet falsprofetin. Këta tё dytët janë ushtri, tё parёt numёrohen me gishta. Pa dyshim, te ky numërim sa një marrje fryme është Haliti. Sa e pashё te Milosao shkrimin U hap dosja e rebelit Faslli Haliti , thashë me vete se poeti ka nevojё tё pyesё pse e degdisёn nё kanal? Ato dhjetё vjet ai i ngarkoi si njё hamall me shumё padrejtёsi dhe poshtёrim. Nisej nё mëngjes nё punё, pa aguar mirë, qё tё mos e shikonin njerëzit, se s’dinte ç’t’u thoshte dhe kthehej kur vinte errësira, vonё krejt vonё, kur s’kishte njeri as nё shkallёt e pallatit. Trokiste, po s ishte nevoja se dera rrinte njё grimё hapur, qё fare tё mos bёhej zhurmё, pas rrihte një zemër, qё ai e shikonte si rrihte, e ndiente dhimbjen e saj, merakun dhe turpin e saj. Ishte gruaja. Ç e priste nё dhomё? E gjeni dot? Jo, s keni si ta gjeni. As qё ju bie ndërmend. Njё legen me ujё tё valuar dhe një grusht me kripё tё zezё. Tё parat ishin këmbët qё futeshin nё ujё. Duart e saj, ëmbëlsia e fërkimit tё saj, psherëtima, qё edhe ajo s duhej tё dëgjohej kurrsesi, fjalët o sa mё dhembin, s janë mësuar tё nxirat tё rropaten kaq shumё pa u çlodhur një minutё . Ç kam bёrё? Vetёm pse përmenda rrёkerat, po ato s janë rrёkera, po lumenj, det, oqean, ç’m’u desh, lëre mbretin lakuriq. Shëët, se na dëgjojnë. Dhjetё vjet kjo histori. I vunë dhe fletёrrufe, “dacibao”, ju kujtohen, letra sa një çarçaf shkruar me brushё parullash ku tё bënin armik. Ku e kanё vёnё? Te muri i mapos, nё qendёr. Ah! Po tjetrën? Te gjimnazi. O ç’mё paskan bёrё. O zot, ç’tё kam borxh?! Kёshtu. Pse duhen harruar kёto? Kujtoi, miku im Faslli, shkarko barrёn. Është koha. Dhjetё vjet nё cilin rreth tё ferrit tё hodhёn? Ku janë ata qё tё rrokullisën poshtё? Zelltarёt, rrobaqepësit e mbretit. Mos i kemi disa prej tyre nё Amerikё, me letra, azilantё politikё, mos ulemi nё kafe me ta, mos u qajmё hallin, na kripin kokёn me gёnjeshtra, se sot ka shumё disidentё, miku im. Kushedi i kemi. Duke kujtuar atë kohё pa harruar asgjё, jepi poezisë, siç tё jep ajo ty, qofsh fatlum siç je, sepse ajo tё ka qёlluar dashnore. Zili tё kemi sa s ka, po ç t i bëjmë, se mos e kemi ne nё dorё. Ne bëjmë përpara nё moshё, ti zbret, o poet rebel, po dhe dashnor rebel. Kur e ke lёnё takimin sonte?
Ah!
- « Previous Page
- 1
- …
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- …
- 89
- Next Page »