• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2026

Zhvillimi i sektorit të ndërtimit në Shqipëri dhe roli i tij si motor ekonomik

March 23, 2026 by s p

(Pse investimi në pasuri të paluajtshme sot është një zgjedhje strategjike për të ardhmen)

Nga Amarild Braka, Sipërmarrës, CEO

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim tejet të dukshëm urban dhe ekonomik, ku sektori i ndërtimit ka luajtur një rol kyç si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit. Nga rigjallërimi i qyteteve bregdetare te zgjerimi i infrastrukturës dhe modernizimi i zonave urbane, ndërtimi nuk është thjesht një aktivitet ekonomik por ai është një katalizator i rritjes, punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Në këtë kontekst, zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori paraqet një mundësi reale për të konsoliduar progresin ekonomik të vendit dhe për të krijuar vlera afatgjata për qytetarët.

Së pari, sektori i ndërtimit ka një efekt shumëfishues në ekonomi. Ai lidhet ngushtë me industri të tjera si prodhimi i materialeve të ndërtimit, transporti, arkitektura, inxhinieria dhe shërbimet financiare. Çdo projekt ndërtimi gjeneron kërkesë për punë dhe produkte në disa hallka të ekonomisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për më tepër, ai krijon vende pune në një gamë të gjerë profesionesh, nga punëtorë të thjeshtë deri te specialistë të kualifikuar, kësisoj duke ndihmuar në uljen e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave familjare.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është roli i ndërtimit në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban. Investimet në ndërtesa moderne, rrugë, zona rezidenciale dhe hapësira publike rrisin atraktivitetin e qyteteve shqiptare për investitorët e huaj dhe turizmin. Qytete si Tirana, Durrësi dhe Vlora po shndërrohen gradualisht në qendra dinamike urbane, duke reflektuar një standard të ri jetese dhe një potencial më të madh ekonomik. Kjo rrit vlerën e pronës dhe krijon një cikël pozitiv zhvillimi si përfitim për të gjithë ekonominë.

Megjithatë, përtej ndikimit makroekonomik, sektori i ndërtimit ka një rëndësi të veçantë edhe për individin, sidomos në kontekstin e investimeve personale. Blerja e një apartamenti sot në Shqipëri përfaqëson një nga format më të sigurta dhe të qëndrueshme të investimit. Në një treg financiar ende në zhvillim dhe me alternativa të kufizuara investimi, pasuria e paluajtshme mbetet një aset i prekshëm dhe relativisht i qëndrueshëm ndaj luhatjeve të tregut.

Një nga arsyet kryesore pse investimi në apartamente është i favorshëm lidhet me rritjen e vazhdueshme të kërkesës sidomos në ditët e sotme kur janë shtuar blerjet edhe nga shtetasit e huaj. Urbanizimi, rritja e popullsisë në qytete dhe zhvillimi i turizmit kanë krijuar një nevojë të shtuar për banesa dhe ambiente akomoduese. Kjo kërkesë pritet të vazhdojë në vitet në vijim, duke mbështetur rritjen e çmimeve të pronave dhe duke garantuar një kthim të mirë të investimit për blerësit e sotëm.

Po ashtu, tregu i qirave në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më dinamik, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike. Një apartament i blerë sot mund të gjenerojë të ardhura të qëndrueshme përmes qirasë, duke krijuar një burim pasiv fitimi për pronarin. Në qytetet bregdetare, potenciali për qira sezonale është veçanërisht i lartë, falë rritjes së turizmit ndërkombëtar. Kjo e bën investimin në pasuri të paluajtshme jo vetëm të sigurt, por edhe fitimprurës në afat të mesëm dhe të gjatë.

Një faktor tjetër që e bën këtë moment të favorshëm për investime është faza aktuale e zhvillimit të tregut. Shqipëria është në një fazë rritjeje, ku çmimet e pronave, megjithëse në rritje, mbeten konkurruese krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës. Kjo krijon një mundësi për investitorët që të hyjnë në treg përpara se ai të arrijë nivele më të larta maturimi, ku kthimet potenciale do të jenë më të kufizuara.

Në përfundim, sektori i ndërtimit në Shqipëri përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. Ai ka potencialin të vazhdojë të jetë një motor rritjeje, duke krijuar vende pune, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke rritur atraktivitetin e vendit. Paralelisht, për individët, investimi në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në apartamente, mbetet një nga zgjedhjet më të mençura financiare në kushtet aktuale.

Me kërkesë në rritje, potencial për të ardhura nga qiratë dhe rritje të vlerës së pronës, blerja e një apartamenti sot nuk është thjesht një vendim për strehim, por një strategji e mirëfilltë për siguri dhe prosperitet në të ardhmen.

Filed Under: Ekonomi

MAQEDONIA E VERIUT, KRIZA E PËRFAQËSIMIT SHQIPTAR DHE RREZIKU I DEVIJIMIT STRATEGJIK

March 23, 2026 by s p

Roli i faktorit politik shqiptar ka pësuar një transformim shqetësues. Nga një faktor i domosdoshëm i balancës dhe stabilitetit institucional, ai po reduktohet në një instrument funksional të legjitimimit të pushtetit. Metafora e “teatrit të kukullave” nuk është thjesht figurë retorike, por një përshkrim analitik i një realiteti ku vendimmarrja reale është e centralizuar, ndërsa aktorët shqiptarë operojnë brenda një skenari të paracaktuar.

Nga Prof.dr Skender Asani

Në konfigurimin aktual të pushtetit në Maqedonin e Veriut, dinamika e marrëdhënieve ndëretnike dhe orientimi eurointegrues nuk po zhvillohen më si procese organike të demokratizimit, por si produkte të një arkitekture politike të ndërtuar mbi menaxhimin e ekuilibrave dhe jo mbi përfaqësimin substancial. Ky transformim i heshtur, por i thellë, përkon me një moment të ri të riformatimit gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, ku raportet e brendshme politike po ndërthuren gjithnjë e më shumë me projeksionet strategjike të aktorëve të jashtëm. Në këtë kontekst, qeverisja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski artikulon një model të sofistikuar të kontrollit politik: fragmentizimin e faktorit shqiptar dhe instrumentalizimin e këtij fragmentizimi për të prodhuar një stabilitet formal, që në thelb mbetet i zbrazët nga përmbajtja demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Në një perspektivë historike, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt konsolidimit institucional dhe integrimit euroatlantik ka qenë e kushtëzuar nga ndërveprimi i vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, përmes një qasjeje të balancuar ndërmjet presionit diplomatik dhe mbështetjes politike, kanë orientuar vendin drejt standardeve demokratike dhe përfshirjes shumëetnike. Anëtarësimi në NATO përbën kulmin e këtij orientimi strategjik. Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë një devijim të rrezikshëm nga kjo trajektore, ku diskursi politik dhe praktikat qeverisëse po reflektojnë një tendencë të re: relativizimin e orientimit perëndimor dhe hapjen graduale ndaj ndikimeve alternative, të artikuluara shpesh nëpërmjet koncepteve si “bota serbe”.

Në këtë kontekst, roli i faktorit politik shqiptar ka pësuar një transformim shqetësues. Nga një faktor i domosdoshëm i balancës dhe stabilitetit institucional, ai po reduktohet në një instrument funksional të legjitimimit të pushtetit. Metafora e “teatrit të kukullave” nuk është thjesht figurë retorike, por një përshkrim analitik i një realiteti ku vendimmarrja reale është e centralizuar, ndërsa aktorët shqiptarë operojnë brenda një skenari të paracaktuar. Kjo nënkupton një zhvendosje thelbësore nga përfaqësimi autentik drejt performancës politike, ku prezenca zëvendëson ndikimin dhe retorika maskon mungesën e pushtetit real.

Brenda ekzekutivit, kjo dinamikë manifestohet përmes një modeli të “pjesëmarrjes pa pushtet”, ku subjektet shqiptare janë të pranishme në strukturat qeverisëse, por me ingerenca të kufizuara dhe pa kapacitet të vërtetë për të ndikuar në politikat kyçe. Ky paradoks institucional krijon një iluzion përfshirjeje, ndërkohë që në praktikë konsolidon një sistem vendimmarrjeje të njëanshme. Në këtë kuptim, rotacioni i pushtetit nuk mund të trajtohet si një mekanizëm formal i ndërrimit të elitave, por si një test i përgjegjësisë politike. Subjektet shqiptare që marrin pjesë në qeveri kanë obligimin të artikulojnë qartë gjendjen e trashëguar dhe të ndërtojnë një narrativë transparente mbi kufizimet dhe mundësitë reale të veprimit të tyre. Pa këtë akt të parë të sinqeritetit politik, çdo premtim për avancim mbetet i pambështetur dhe i pabesueshëm.

Në këtë konfigurim politik, opozita shqiptare shfaq një deficit të theksuar në artikulimin e një alternative të besueshme, koherente dhe strategjikisht të strukturuar, duke dështuar të ndërtojë një kundërvënie programore që do të funksiononte si mekanizëm real balancues ndaj pushtetit.

Në vend të kësaj, ajo manifeston një akomodim pragmatik që, më shumë sesa e diferencon, e afron me qeverisjen, duke prodhuar një marrëdhënie të ndërmjetme mes bashkëpunimit oportunist dhe neutralizimit politik. Ky akomodim shpesh materializohet përmes mbështetjes së nismave ligjore pa një kapital të qartë politik përfitues, duke reflektuar mungesën e një strategjie të mirëfilltë për rikthimin e rolit të saj vendimmarrës. Si pasojë, krijohet një vakuum i dyfishtë: nga njëra anë, mungon presioni demokratik mbi qeverinë, ndërsa nga ana tjetër, zbehet besimi dhe pritshmëria e elektoratit për një alternativë reale. Në këtë prizëm, opozita rrezikon të humbasë funksionin e saj thelbësor si faktor korrektues në një sistem demokratik, duke u transformuar gradualisht në një komponent të integruar të status quo-së politike.

Ky deficit i përfaqësimit dhe artikulimit shfaqet me një qartësi të theksuar edhe në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në proceset e raportimit dhe advokimit në Parlamenti Evropian, ku gjatë përgatitjes së raportit të Thomas Waitz evidentohet një vakuum i dukshëm në përfaqësimin e çështjeve që lidhen me pozitën kushtetuese dhe institucionale të shqiptarëve. Në një kontekst ku dokumente të tilla kanë potencial të ndikojnë drejtpërdrejt në trajektoren evropiane të vendit, mungesa e një angazhimi të strukturuar dhe koherent nga faktori shqiptar, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të amendamenteve të propozuara nga aktorë të ndryshëm, sinjalizon jo vetëm një dobësi serioze në diplomacinë parlamentare, por edhe një paaftësi për të artikuluar në mënyrë efektive interesat kolektive në hapësirën evropiane; kjo bëhet edhe më problematike në dritën e pritshmërisë që ky raport të miratohet në mesin e muajit qershor dhe, sipas konstatimeve të vazhdueshme nga vetë Parlamenti Evropian, të përbëjë një nga raportet e fundit me peshë vendimtare për hapjen e procesit eurointegrues, çka e shndërron çdo mungesë ndërhyrjeje në një kosto të drejtpërdrejtë strategjike; për pasojë, kjo heshtje apo pasivitet përkthehet në humbje të prekshme politike dhe afatgjata, duke e thelluar hendekun midis potencialit për ndikim dhe realitetit të përfaqësimit.

Në planin e brendshëm, dinamika politike në Maqedoninë e Veriut po karakterizohet nga zhvillime që e gërryejnë gradualisht besimin qytetar dhe legjitimitetin e proceseve demokratike, ku zgjedhjet e fundit lokale, veçanërisht në komuna kyçe si Kërçova dhe Bërvenica, nxorën në pah një diskrepancë të thellë ndërmjet mobilizimit të mërgatës shqiptare dhe rezultateve të prodhuara, duke ushqyer perceptime të qëndrueshme për marrëveshje të fshehta dhe deformim të vullnetit elektoral; në këtë sfond, bëhet gjithnjë e më e dukshme edhe ambicia politike e Hristijan Mickoski për të siguruar kontrollin politik në këto dy komuna strategjike, ambicie e cila, sipas perceptimeve të përhapura, është lehtësuar nga një angazhim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i subjekteve politike shqiptare për t’ia mundësuar këtë fitore.

Ky ndërthurim interesash dhe kalkulimesh politike jo vetëm që relativizon integritetin e procesit zgjedhor, por prodhon një efekt më të thellë strukturor delegjitimimin gradual të tij në sytë e një pjese të konsiderueshme të trupit elektoral shqiptar, përfshirë mërgatën, e cila historikisht ka funksionuar si një faktor i rëndësishëm mobilizues. Në këtë kontekst, qasja konformiste e subjekteve politike shqiptare, e harmonizuar me orientimet e Hristijan Mickoski, artikulon një krizë të dyfishtë të përfaqësimit dhe të autonomisë politike duke thelluar varësinë strukturore dhe duke rrezikuar zbehjen progresive të besimit të mërgatës, deri në pikën ku ajo mund të riartikulojë rolin e saj politik përmes bojkotit në ciklet e ardhshme zgjedhore.

Në këtë konstelacion kompleks, përgjegjësia nuk mund të projektohet vetëm jashtë. Edhe pse faktorët e jashtëm dhe konfigurimet rajonale luajnë rol të rëndësishëm, pesha kryesore bie mbi vetë elitën politike shqiptare. Fragmentizimi, mungesa e koordinimit dhe deficitit i vizionit strategjik kanë kontribuar në dobësimin e kapitalit politik dhe në zbehjen e agjendës euroatlantike.

Për opinionin e gjerë dhe për faktorin ndërkombëtar, ky zhvillim duhet të lexohet si një sinjal alarmi. Maqedonia e Veriut ndodhet në një pikë kritike, ku vendimet dhe orientimet e sotme do të përcaktojnë jo vetëm ritmin e integrimit evropian, por edhe natyrën e bashkëjetesës së saj të brendshme. Një stabilitet i ndërtuar mbi përjashtimin substancial dhe instrumentalizimin e një pjese të popullsisë nuk mund të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë.

Në përfundim, kriza aktuale nuk është thjesht krizë përfaqësimi; ajo është krizë e artikulimit strategjik dhe e përgjegjësisë politike. Nëse faktori shqiptar nuk arrin të tejkalojë fragmentizimin dhe të ndërtojë një platformë të përbashkët, të bazuar në parime të qarta dhe objektiva të matshëm, atëherë rreziku nuk është vetëm stagnimi, por regresi. Përballë një bote në riformatim dhe një rajoni në lëvizje, pasiviteti nuk është neutralitet është dorëzim. Dhe në politikë, dorëzimi rrallëherë falet nga historia

Filed Under: Emigracion

Reconciliation Requires a Partner. Serbia is Not Offering One

March 22, 2026 by s p

Serbia presents itself as a partner for normalization while advancing narratives built on unproven claims — a dual track that undermines the foundations of reconciliation.

By Elmi Berisha | 21 March 2026

www.kosovodispatch.com

Serbia premiered a film on March 17. It was not a cultural event. It was a policy statement.

Harvest — an American-Serbian-Italian co-production funded by the Serbian Film Center, promoted by Serbia’s Director of Public and Cultural Diplomacy, attended at its Belgrade premiere by senior government officials — advances a specific historical claim: that the Kosovo Liberation Army ran systematic organ trafficking operations against Serbian civilians after 1999. That claim was investigated by a dedicated international court with full mandate and years of resources. It issued indictments, pursued high-profile cases, and charged murder, persecution, and unlawful detention. It did not charge systematic organ trafficking.

No indictment. No prosecution. No conviction.

Serbia chose to make this film anyway. That choice is not incidental.

Serbia presents itself in Brussels and Washington as a government committed to dialogue, to normalization, to a negotiated resolution of its relationship with Kosovo. Its officials sit at tables. They sign frameworks. They speak the language of European integration. Simultaneously, the same government funds and promotes a cinematic production asserting, as documented truth, allegations that its own court — a court Serbia helped bring into existence — could not sustain.

These are not contradictory tracks. They are coordinated. Serbia has spent years constructing a parallel public narrative in which it is the primary victim of the 1999 war — of NATO, of Albanian violence, of international bias — while engaging Western capitals on terms that require those same capitals to treat it as a responsible regional actor. Harvest is the most visible recent expression of that construction. It is not in tension with Serbia’s diplomatic posture. It serves it.

I have sat in rooms where Serbian and American officials discussed the region’s future. And I have watched, over those same years, Serbia’s cultural diplomacy tell a different story to a different audience — one in which the KLA harvested organs and the international community ignored Serbian suffering to serve its own agenda. The film playing in Belgrade’s cinemas today is the product of that effort, refined over years and now export-ready.

Normalization between Kosovo and Serbia — genuine normalization, not managed tension mistaken for progress — requires a minimum foundation. Not agreement on every historical question. Post-conflict societies rarely achieve that. But a baseline: an acknowledgment that documented crimes occurred, that victims were real, that the international legal record matters. Serbia has not offered that baseline. It has not acknowledged the systematic expulsion of nearly a million Albanians. It has not acknowledged the massacres documented in ICTY judgments and confirmed by Serbian state records. The village of Reçak, where 45 unarmed civilians were killed on January 15, 1999, remains, in Serbian official discourse, a battlefield engagement rather than what international forensic investigation established.

Harvest does not operate in isolation from that denial. It is its continuation — produced with better resources and wider international reach than any previous iteration. The film’s central device is designed to make unproven allegations feel like lived experience. It does not invite the audience to evaluate evidence. It bypasses evidence entirely. It replaces verification with experience. What is felt becomes what is remembered. What is remembered becomes what is true. In policy environments where attention is limited and primary documents go unread, that mechanism does real work — not in Belgrade, but in the diaspora networks, parliamentary offices, and diplomatic channels where Serbia’s international standing is actually negotiated.

Western silence is not neutrality. It is the condition that makes this strategy viable.

This is not a call for rupture with Belgrade. The dialogue process has value. American engagement in the Western Balkans has been essential and must continue. But engagement requires honesty about what it is engaging with. A government that funds disinformation about unproven atrocities while presenting itself as a peace partner is not expressing two contradictory impulses in tension. It is running a calculated dual track, and it has concluded — not without reason — that the cost of doing so is acceptable.

Reconciliation between Kosovo and Serbia remains possible. It will require Serbian leaders to tell their own population something harder than any film will tell it — that the crimes documented in international courts were real, that the victims were real, and that no narrative campaign changes either fact.

A partner that manufactures victimhood while refusing to acknowledge documented crimes is not yet ready for the table it claims to want.

Washington and Brussels are allowed to say so.

Filed Under: Ekonomi

Qëllimi dhe arsyeja (funksioni) e kërkimeve kosovare mbi tema jo-shqiptare

March 22, 2026 by s p

Sylë Ukshini, “Roli i politikës së jashtme të Gjermanisë ndaj Kosovës, 1990-2008” («Artini», Prishtinë, 2025).

Dr. Konrad Clewing

Libri i Sylë Ukshinit, “Roli i politikës së jashtme të Gjermanisë ndaj Kosovës, 1990-2008” («Artini», Prishtinë, 2025) është një studim shembullor mbi temën që trajton. Me të drejtë, Muhamet Brajshori ka shkruar në “Koha” në mënyrë kaq të detajuar për përmbajtjen e këtij studimi. Marrë parasysh këtë, kërkoj që të reflektohet dhe të mendohet edhe mbi studimet dhe kërkimet historike kosovare mbi temat jo-kosovare dhe jo-shqiptare. Me një thjeshtim të vogël mund të thuhet se në fakt nuk ka ndonjë marrëdhënie, por një mungesë marrëdhënie. Temat jo-shqiptare nuk shfaqen as për Kosovën dhe as për territore të tjera në hulumtimet historike. Kjo ka pasoja të rënda.

Tendenca e përhershme për trajtimin mbi tematika vetëm shqiptare është një pengesë e madhe për cilësinë shkencore por edhe për rrjetëzimin ndërkombëtar të historiografisë kosovare.

Në mënyrë më pozitive: ky tekst është një apel për të hapur temat e tjera dhe për të synuar ndërtimin e një “hulumtimi të jashtëm(ndërkomkombëtar)” kosovar.

Qasja albano-centrike dhe hapja tematike

Në librin e historianit Sylë Ukshinit, lexuesi pa dyshim merr informacion të rëndësishëm edhe mbi Kosovën. Nga ky këndvështrim, ky studim është një shembull (fatkeqësisht jo shumë i zakonshëm) për studime metodologjikisht të mira, që janë zhvilluar me nje sërë botimesh të përgjithshme mbi periudhën pas vitit 1990 (dhe sidomos pas 1998/99) në Kosovë, që nga çlirimi i saj.

Megjithatë, Ukshini shërben për diçka më shumë: një nxitje tematike inovative. Sepse në të vërtetë, ai nuk ka për qëllim kryesor Kosovën. Synimi i tij kryesor është Gjermania: politika e jashtme gjermane dhe ndryshimet e saj në një kohë të re vendimtare për Gjermaninë, Kosovën dhe Europën. Njëkohësisht, bëhet fjalë për një vend që ka një rol të madh në Europë dhe gjithashtu një ndikim të madh në nivel global. Po ashtu, për sistemin ndërkombëtar, zgjedhja e temave nga Ukshini lejon të kuptohen dhe të studiohen më thellë aspekte të rëndësishme.

Një shembull tipik janë pjesët e mëdha ku në librin e Ukshinit përmendet “Grupi i Kontaktit për Ballkanin” (paraardhësi direkt i “Quint-it”). Kjo platformë e re informale diplomatike shërbente për të ofruar fuqive të mesme europiane një përfaqësim të veçantë në politikën në Ballkan. Në këtë nivel, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe (më vonë edhe Italia) fitonin në thelb të njëjtin nivel politik si SHBA dhe Rusia.

Interesante është se politika e jashtme gjermane në mënyrë shumë të vetëdijshme e kishte synuar dhe e pranoi pozicion si një “fuqi” e barabartë. Pra, në këtë situatë, ajo nuk u orientua aq strikt tek multilateralizmin e institucionalizuar, siç vetë zakonisht e thekson. Publiku gjerman pothuajse nuk e vuri re këtë. As kërkimet dhe hulumtimet historike gjermane të kohës nuk e kanë trajtuar pothuajse fare këtë. Për këtë arsye, libri i Ukshinit ka rëndësi jo vetëm për studiues kosovarë ose gjermanë, por edhe për lexues të ‘‘rëndomtë‘‘ që kanë interesim mbi temat e politikës.

E njëjta gjë vlen për lexuesit në Kosovë, edhe pse dhe sepse, siç u tha, kryesisht bëhet fjalë për Gjermaninë. Politika gjermane ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Kosovën. Analiza shkencore e sfondit historik është e dobishme edhe për akterët kosovarë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Ukshini, me perspektivën e tij më të gjerë, i shërben edhe vendit të tij me përgjegjësisë e tij shoqërore si studiues

Nga pikëpamja e kërkimit, studimi e tij është një shembull se kur studiuesit kosovarë hapin tematikat, ata mund të kontribuojnë me interes në tema më të përgjithshme ose tema jo-kosovare. Nëse kjo bëhet praktikë, historiografia e Kosovës mund të fitojë një vend unik, rrjetëzim më të thellë dhe një zë të dallueshëm në arenën evropiane dhe ndërkombëtare. Deri më tani, kjo mungon pothuajse plotësisht. Për më tepër, referimi i vazhdueshëm vetëm në sfondin shqiptaro-kosovar dëmton rëndësinë shkencore të vendit dhe ndikimin jashtë kufijve të gjuhës shqipe.

Për një “ studim ndërkombëtar”

Në pjesën e dytë të këtij recensioni, dua ta pranoj që termi “kërkim i jashtëm (ndërkombëtar)” në gjermanisht (“Auslandforschung”) tingëllon disi i vjetër në aspektin shkencor. Sepse ai sugjeron një ndarje midis “vendit tonë” dhe “botës së jashtme”, që për evropianët perëndimor nuk përshtatet më me imazhin e vetvetes dhe nuk tingëllon e lehtë për studime kërkimi. Megjithatë, e propozoj këtu si një term punë. Kush ka interesim mund t’i referohet edhe si “studime ndërkombëtare”. Mund të ndahen edhe më në detaje në tematikat me interes për Kosovën, p.sh. në“studime për Evropën Perëndimore” dhe “studime për Ballkanin”.

Institucionet bashkëkohore të “kërkimit të jashtëm” kanë një histori të gjatë (p.sh. Instituti Zviceran për Kërkimin e Jashtëm, Cyrih) dhe shpesh fokusohen më shumë në transmetimin e dijes për botën sesa në kërkimin rreth tyre.

Pra nuk e kisha për këtë kuptim këtu, megjithatë rëndësia e transmetimit ndërkombëtar të rezultateve shkencore edhe jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për Kosovën. “Kërkimi i jashtëm” duhet të ketë për qëllim kërkimin shkencor dhe transmetimin e njohurive shkencore mbi marrëdhëniet përtej kufijve të vet. Në një hap tjetër, këto njohuri mund dhe duhet të ndikojnë edhe në kërkimin e brendshëm dhe ndërkombëtar për Kosovën.

Ideja fillestare e “Deutschen Ausland-Instituts” (sot: “Institut für Auslandsbeziehungen”, Stuttgart) duket pothuajse e formuluar për Kosovën e sotme: e themeluar në 1917, në mes të Luftës së Parë Botërore sipas thelemuesve të saj ajo paraqiste një “vepër paqeje në mes të luftës”.

Sigurisht, sot Kosova nuk është më “në mes të luftës”. Por Serbia mbetet një kërcënim për shtetësinë e saj. Prandaj, është e paarsyeshme që në Kosovë nuk ka kërkim serioz mbi Serbinë, ashtu si mbi fqinjët e tjerë jashtë hapësirës shqiptare. Këta fqinj nuk janë të rrezikshëm si Serbia, por për shkak të lidhjes së ngushtë me historinë dhe të tashmen e Kosovës, është i domosdoshëm kërkimi shkencor. Deri më tani, kjo mungon. Kjo situatë është e dëmshme për kërkimin, publikun dhe politikën e Kosovës.

Për të ndërtuar kapacitete “kërkimore jashtë vendit”, duhet investuar diçka. Së pari, nevojitet më shumë kuriozitet intelektual dhe interes shkencor për “të jashtmen” sesa deri më tani. Kjo mund të realizohet lehtësisht në nivel individual. Së dyti, duhet të ketë mbështetje institucionale për të zhvilluar më tej këtë interesim. Shembull, studentët e historisë në Universitetin e Prishtinës duhet të kenë më shumë mundësi (dhe herë pas here më shumë presion) për të marrë pjesë në lëndët filologjike të vendeve fqinje. Sa i përket gjuhëve ballkanike dhe gjuhëve e mëdha europiane duhet të ofrohet mundësia për t’i mësuar ato për qëllime shkencore.

Prandaj, studiuesi Sylë Ukshini nuk mund të shkruante librin e tij pa njohuri të mira të gjermanishtes. Njohuritë gjuhësore përtej anglishtes do të jenë gjithmonë të rëndësishme për kërkime historike të mira, edhe pse inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në leximin e teksteve përkatëse, kur bazat e njohurive ekzistojnë. Përpjekja e investuar shpërblehet vetvetiu. Në thelb, gjithçka që duhet për një të ardhme më të mirë kosovare është më shumë vetëbesim, guxim dhe hapje në kërkimin shkencor. Të paktën tani, me librin e SylëUkshinit, ekziston një shembull i mirë.

Dr. Konrad Clewing

Studiues i lartë

Bashkëredaktor i serive shkencore: Südosteuropäische Arbeiten, Südost-Forschungen, Handbuch zur Geschichte Südosteuropas/Regensburg

Gjermani

Filed Under: Analiza

VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN

March 22, 2026 by s p

Të nderuar vëllezër e motra të besimit Bektashi

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë kudo ku ndodhen.

Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare.

Gëzuar Sulltan Novruzin

Zoti ju bekoftë

Me gëzim dhe nderim

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Rilindasi At Shtjefën Gjeçovi
  • Pse duhet ta lexojmë Andon Zako Çajupin?
  • Kujtojmë në ditën e tij të lindjes atdhetarin e shquar Sotir Peci
  • Albanian americans support the protests in Tirana
  • NJË DITË “AMBASADOR” I LIBRAVE TË MI…
  • Takim lamtumirës me Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate dhe Zv. Sekretaren Christy Johnson
  • Diplomacia shqiptare si instrument i stabilitetit euroatlantik në Ballkan
  • Kur gjeografia bëhet gjeostrategji…
  • KUR GURRA SHQIPTARE PUSHTON SANREMON
  • HISTORIA NUK ËSHTË PRIVILEGJ – ËSHTË E DREJTË!
  • Mërgata dhe Atdheu si destinacioni i zemrës
  • It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community
  • Kujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta poetin, dramaturgun dhe rilindësin Andon Zako Çajupi
  • Israeli kurrë nuk ka qenë e nuk është armiku i shqiptarëve!
  • Historia që Evropa nuk deshi ta tregonte

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT