• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2026

Join us on May 3rd for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair — a full day of Albanian pride, culture, food, music, and family fun!

March 2, 2026 by s p

Filed Under: Komunitet

Pse Josip Broz Tito nuk i dha Kosovës statusin e Republikës, por vetëm autonomi?

March 2, 2026 by s p

Në kuadër të Jugosllavisë Socialiste Federative, shqiptarët e Kosovës, pas dekadash diskriminimi politik, ekonomik dhe kulturor, si dhe pas protestash të vazhdueshme për barazi, arritën një nga sukseset e tyre më të rëndësishme politike me miratimin e Kushtetutës së vitit 1974. Kjo kushtetutë i garantoi Kosovës një autonomi të zgjeruar, duke i mundësuar vetëqeverisje substanciale në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, kultura dhe administrata, si dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në organet federale të Jugosllavisë.

Në praktikë, gjatë periudhës 1974–1981, Kosova funksionoi pothuajse si një republikë, ajo kishte institucionet e veta politike, Akademinë e Shkencave, Universitetin e Prishtinës dhe një rol të barabartë në Presidencën Federale. Megjithatë, pavarësisht këtyre kompetencave të gjera, Kosovës nuk iu dha kurrë statusi formal i Republikës, gjë që mbeti një nga çështjet më të diskutueshme të politikës federale jugosllave.

Një nga arsyet kryesore për këtë vendim ishte kundërshtimi i fortë i qarqeve nacionaliste serbe, të cilat e konsideronin Kosovën pjesë të pandashme të Serbisë. Si republika më e fuqishme brenda federatës, Serbia ushtronte presion të vazhdueshëm politik dhe institucional për të penguar avancimin e mëtejshëm të statusit të Kosovës. Tito ishte i vetëdijshëm për këtë realitet dhe për rrezikun që një Republikë e Kosovës do të sillte për stabilitetin e brendshëm të Jugosllavisë. Dhënia e statusit republikë Kosovës do të përceptohej nga Serbia si humbje e rëndë territoriale dhe politike, duke rrezikuar përplasje serioze brenda federatës. Për më tepër, Tito kishte frikë se një Kosovë Republikë mund të hapte rrugën për kërkesën e bashkimit me Shqipërinë. Në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe të politikës së brendshme jugosllave të balancimit etnik dhe territorial, një zhvillim i tillë konsiderohej i papranueshëm për udhëheqjen federale. Si rrjedhojë, Tito zgjodhi një zgjidhje kompromisi, t’u jepte shqiptarëve të Kosovës autonomi të gjerë dhe të drejta të konsiderueshme politike, por jo statusin e 

Republikës. Kjo strategji synonte të qetësonte kërkesat shqiptare, duke ruajtur njëkohësisht ekuilibrin politik brenda federatës dhe duke shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me Serbinë. Në këtë kuptim, autonomia e Kosovës nuk ishte rezultat i barazisë së plotë politike, por një instrument për ruajtjen e stabilitetit të përkohshëm. Pas vdekjes së Titos, u bë e qartë se kjo zgjidhje nuk kishte adresuar thelbin e problemit. Mungesa e statusit republikë dhe e barazisë së plotë politike kontribuoi në shpërthimin e krizave të viteve ’80 dhe ’90, duke dëshmuar se autonomia pa barazi strukturore nuk ishte e qëndrueshme në afat të gjatë.

Në këtë kontekst, politika e Titos mund të interpretohet si një orientim pragmatik që, në mënyrë të tërthortë, favorizoi interesat serbe në kurriz të aspiratave politike të shqiptarëve të Kosovës. Ai zgjodhi stabilitetin afatshkurtër të federatës përballë drejtësisë politike dhe vetëvendosjes së plotë të shqiptarëve.

Sa i përket rolit të Shqipërisë, udhëheqja e Enver Hoxhës kishte mundësi të kufizuara për të ndikuar drejtpërdrejt në çështjen e Kosovës. Shqipëria ishte e izoluar ndërkombëtarisht dhe e kushtëzuar politikisht, ekonomikisht dhe gjeopolitikisht nga marrëdhëniet e ndërlikuara me Jugosllavinë dhe fuqitë e mëdha, gjë që e kufizonte ndjeshëm veprimin e saj në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Në përfundim, vendimi për t’i dhënë Kosovës autonomi dhe jo status republikan ishte produkt i një llogaritje politike të kujdesshme, por afatshkurtër. Historia tregoi se ky kompromis nuk e zgjidhi çështjen shqiptare në Jugosllavi, por vetëm e shtyu konfliktin për një periudhë të mëvonshme. 

Autor: Asad Sadiku, Politolog

Filed Under: ESSE

Kryeministrit i dhimset vila e Enverit dhe jo 6000 të zhdukurit e diktatorit!

March 2, 2026 by s p

Besim Ndregjoni

Për  herë të parë dje opozita bëri një proteste morale, fisnike duke paraqitur para shoqërisë se diktatoret nuk mund të drejtojnë  në demokraci dhe shpalosi urretjen ndaj financimeve qeveritare dhe korrupsionit për të përjetsuar figurën e diktatorit!

Dje opozita po kërkonte  ndjesë me protesten për  6000 shqiptare që ishin pushkatuar nga diktatori Enver Hoxha dhe sot nuk kan një varr në  tokën e tyre!

Dje opozita nuk protestoi vetëm ndaj një qeverie të  korruptuar, por ndaj Ajtollahit  shqiptar që ka krijuar një  regjimi ku perbuzën krimet e diktatorit dhe vlersohen veprat dhe krimet e tije!

Dje reagoi Ministria e brendshme dhe e quajti zemrimin e protestusve 20 vjeçar ndaj godines ku janë bërë plane ogurzeza ndaj jeteve të pafajshme të antikomunistave shqiptare, ku sot nuk kan një  varr si veprim antikombetar. Ministri i kultures dhe Kryeministri i vendit u tronditen se qenka trembur një grup artistesh. Hipokrizi totale, e pa moralshme e kësaj  qeverie me bindje ideologjike diktatoriale për të fshire krimet e diktatures të Hitlerit të pas  luftës së dyte boterore Enver Hoxha! 

Dje opozita u percolli shqiptarve se diktatoret nuk kan vend në një  sistem demokratik!

Dje zemrimi popullor nuk ishte ndaj një godine ku kishte jetuar diktatori, por ndaj nje Kryeministri që financon miljona dollare për të i riparuar këta  godina, dhe nuk lejon të ndertohet një muze për  qindra mijera shqiptare që përballuan diktaturen dhe paten humbje njerzore të pakrahasueshme me vendet e europes juglindore ku pati regjime komuniste! 

Dje opozita kërkoi  të japi dorheqje një Kryeminister që ka sfumuar të gjitha mjetet e fuksionimit të shtetit të së drejtes!

Qesharake por dhe shume domethanse ishte shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Policise së shtetit Ilir Proda. Kryeministrit po ti prekish godinen e diktatorit ai të pushon menjehere! Dhe kjo ndodhi një dite me pas! Turp për ata media që e trumpetua shkarkimin e tij sikur nuk mbrojti protesten e opozites! Jo zotrinj ai u shkarkua se nuk mbrojti vilen e diktatorit!

Dje mesazhi i opozitës nuk ishte pushteti por demokracia liria! Kjo tregon moralin e besushmerise ndaj popullit!

Dje opozita tregoi moralin se demokracia nuk ndërtohet  mbi harresën!

Dje opozita u kthye në misionin antikomuniste! 

Pa u krye ky mision nuk mund të ketë demokraci dhe liri!

Liria mbrohet nuk dhurohet!

Filed Under: Sociale

NEXHMIJE ZAIMI: JETA, IDENTITETI SI REBELIM, DËSHMI DHE PËRFAQËSIM

March 2, 2026 by s p

Nga Rafael Floqi/

Në historinë e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, figura e Nexhmije Zaimit përbën një ndër kapitujt më të rëndësishëm të ndërgjegjes identitare shqiptare në shekullin XX. Ajo nuk ishte thjesht një autore e hershme, as vetëm një gazetare me karrierë ndërkombëtare; ajo ishte një figurë që e jetoi identitetin si proces të vazhdueshëm negociimi midis traditës dhe modernitetit, midis Shqipërisë dhe Amerikës, midis rebelimit personal dhe përgjegjësisë kombëtare.

Nexhmije Zaimi (lindur në Libohovë ose Prevezë, rreth majit 1914–1917; vdiq në Santa Barbara, Kaliforni, më 18 prill 2003) ishte autore dhe gazetare shqiptare, e njohur si autorja e autobiografisë së parë të shkruar nga një grua shqiptare, Daughter of the Eagle: The Story of an Albanian Girl, botuar në vitin 1937 në anglisht. Por ky fakt, sado i rëndësishëm, është vetëm pika e nisjes së një jete që do të shndërrohej në simbol të përfaqësimit shqiptar në botën perëndimore.

REBELIMI SI AKT THEMELUES

Një nga episodet më të njohura të jetës së saj ka fuqinë e një alegorie: kur ishte rreth dymbëdhjetë vjeç e gjysmë, babai i saj i dorëzoi përcen që duhej të mbante sa herë dilte nga shtëpia. Pa polemikë, pa britma, ajo hapi dritaren dhe e hodhi atë mbi çatinë e fqinjit. Ai qëndroi atje për disa ditë, si një flamur i heshtur rebelimi.

Babai i saj e quajti “dhi të egër”. Por pikërisht kjo “dhi e egër” do të bëhej një nga zërat më të fortë të identitetit shqiptar në diasporë.Ky akt nuk ishte thjesht refuzim i një rrobe. Ishte refuzim i një roli të imponuar. Në Shqipërinë e viteve ’20–’30, ku mentaliteti patriarkal dhe trashëgimia orientale ende strukturonin jetën familjare, një vajzë që kundërshtonte simbolikisht mbulesën po sfidonte një sistem të tërë pritshmërish.

Megjithatë, ky rebelim nuk ishte revolucion i dhunshëm kundër kulturës së saj. Ai ishte një akt individual që do të shndërrohej në një proces të gjatë reflektimi mbi traditën. Nexhmija nuk e urrente Shqipërinë e saj; ajo donte ta transformonte nga brenda.

ARSIMI SI ÇLIRIM DHE IKJA DREJT AMERIKËS

E lindur në një familje me rrënjë në administratën osmane, Nexhmija u rrit në Libohovë dhe më pas në Tiranë. Ishte ndër vajzat e para që ndoqi shkollë të mesme në një institucion të drejtuar nga misionarë amerikanë. Ky kontakt me arsimin perëndimor krijoi një horizont të ri mendimi.

Familja e saj tradicionale tentoi ta martonte në moshën 16-vjeçare. Martesa u krye, por ajo refuzoi të jetonte me burrin. Pas vdekjes së nënës, me ndihmën e Jesse Munger dhe rrjetit protestant që e kishte njohur gjatë shkollimit, në vitin 1937 u largua për në SHBA.

Ky largim ishte akt i dyfishtë: shpëtim personal dhe projekt intelektual. Ajo u bë gruaja e parë shqiptare që arriti të arsimohej në Wellesley College. Më pas u diplomua në gazetari në Universitetin Columbia në New York.

Në këtë pikë, rebelimi i vajzës që hodhi velin nga dritarja shndërrohet në një projekt të artikuluar: ndërtimin e një identiteti që bashkon rrënjët shqiptare me modernitetin perëndimor.

“DAUGHTER OF THE EAGLE”: AUTOBIOGRAFIA SI AKT POLITIK

Në vitin 1937 botohet libri i saj Daughter of the Eagle. Libri u bë një nga më të shiturit në SHBA në vitin 1938. Për herë të parë, një grua shqiptare rrëfente jetën e saj në gjuhën angleze për publikun amerikan.

Ky tekst ishte më shumë se rrëfim personal. Ai ishte akt politik dhe kulturor. Në një kohë kur Ballkani përshkruhej shpesh si hapësirë ekzotike, e prapambetur dhe e paqytetëruar, Nexhmija ofroi një perspektivë të brendshme. Ajo përshkroi ritualet, dasmat, ndarjen gjinore, strukturën familjare, por me ndjeshmëri dhe nuancë.

Ajo kritikoi martesat e detyruara, por nuk e demonizoi familjen. Ajo përshkroi patriarkatin, por pa përçmim. Ajo ruajti dinjitetin e kulturës së saj duke mos lejuar që ajo të reduktohej në stereotip oriental.

Autobiografia e saj është një formë e hershme e vetëdijes feministe shqiptare, por jo e importuar si ideologji e gatshme. Është një feminizëm që lind nga përvoja personale, nga nevoja për arsimim dhe liri, jo nga refuzimi total i traditës.

MARTESA, DIVORCI DHE AUTONOMIA PERSONALE

Gjatë studimeve në Columbia, ajo u martua me Henry M. Margolis. Nga kjo martesë lindi djali i saj, Eric Skënderbeg Margolis, që do të bëhej gazetar i njohur. Martesa përfundoi me divorc në fillim të viteve 1950.

Edhe në jetën personale, Nexhmija tregoi se autonomia ishte vlerë e panegociueshme. Ajo nuk e sakrifikoi identitetin e saj për stabilitet formal. Në një epokë kur divorci ishte tabu, sidomos për gra me prejardhje emigrante, ajo zgjodhi lirinë.

KARRIERA NDËRKOMBËTARE: GAZETARIA SI MISION

Karriera e saj përfshiu punë në “Zëri i Amerikës”, CNN, “Evropa e Lirë” dhe në Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS), paraardhëse e CIA-s. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo kontribuoi në OSS, duke dëshmuar besimin institucional ndaj saj.

Nga viti 1950 deri në vitin 1954, ajo raportoi nga Palestina, Pakistani, Jordania, Libani, Egjipti, Siria dhe vende të tjera arabe. Intervistoi mbretin Hussein të Jordanisë dhe Gamal Abdel Nasserin e Egjiptit. Në një episod simbolik, mbreti Hussein i prezantoi rojet e tij shqiptare dhe theksoi besnikërinë e tyre. Ishte moment afirmimi ndërkombëtar i identitetit shqiptar. Nexhmija nuk ishte vetëm reportere; ajo ishte diplomate kulturore e paemëruar.

ANGAZHIMI KOMBËTAR DHE “VATRA”

Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo ndihmoi refugjatët shqiptarë në Itali në kuadër të Kryqit të Kuq, për çka u nderua nga autoritetet italiane. Nga viti 1950 deri në vitin 1980 mbajti role drejtuese në organizata shqiptaro-amerikane, sidomos në “Vatra”. Ajo bashkëpunoi me figura si Fan Noli, Faik Konica dhe Abaz Kupi. Denonconte regjimin komunist shqiptar në median amerikane dhe sensibilizonte opinionin ndërkombëtar për gjendjen në Shqipëri. Këtu shfaqet dimensioni i saj politik: identiteti si përgjegjësi morale.

SHPALLJA “NON GRATA”: ÇMIMI I ZËRIT TË LIRË

Një nga episodet më domethënëse të jetës së saj ndodhi në vitin 1986. Gjatë një vizite në Shqipëri, Nexhmije Zaimi u shpall “persona non grata” nga autoritetet komuniste dhe u detyrua të largohej nga vendi. Ky akt kishte domethënie të thellë simbolike. Regjimi që pretendonte të fliste në emër të popullit shqiptar refuzoi hyrjen e një gruaje që kishte promovuar Shqipërinë me dinjitet në skenën ndërkombëtare.

Shpallja “non grata” ishte, në thelb, një pranim indirekt i fuqisë së saj. Regjimi e konsideronte të rrezikshme sepse ajo përfaqësonte një narrativë alternative: Shqipërinë e lirë, kritike, demokratike. Në vend që ta thyejë, ky episod e konfirmoi identitetin e saj si zë i pavarur. Ajo mbeti shqiptare edhe kur shteti shqiptar e refuzoi.

SËMUNDJA DHE VAZHDIMËSIA MORALE

Në vitet 1980 ajo u verbua për shkak të glaukomës. Por edhe pa shikim, ajo vazhdoi të ndihmonte bashkatdhetarët me përkthime në gjyqe dhe asistencë praktike.Ky dimension human e përmbyll figurën e saj: identiteti si shërbim, jo si ambicie personale.

Ajo u dekorua nga “American Legion”, mori titullin “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë” dhe “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti Franklin D. Roosevelt.

Më 8 Mars 2012, Presidenti i Shqipërisë, Z. Bamir Topi, e dekoroi Nexhmie Zaimin me Urdhrin “Nënë Tereza”, duke vlerësuar: “Një nga shembujt më të ndritshëm në të gjithë rrugën e vështirë të emancipimit të gruas shqiptare, e cila u ngrit mbi mentalitetin e shoqërisë patriarkale dhe u bë një aktiviste e shquar shoqërore dhe një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë.” Por më e rëndësishme se medaljet ishte fakti se ajo u bë model për diasporën shqiptare: integrim pa asimilim, kritikë pa urrejtje, përfaqësim pa folklorizim.

IDENTITETI SI PROCES I PËRHERSHËM

Figura e Nexhmije Zaimit mishëron subjektin diasporik modern:shqiptare myslimane në origjinë,feministe në embrion,gazetare amerikane,   aktiviste kombëtare,humaniste ndërkombëtare.

Identiteti i saj nuk ishte i ngrirë. Ai ishte proces i vazhdueshëm negocimi midis kujtesës dhe së ardhmes.Në një botë globalizimi, ku identitetet shpesh reduktohen në slogane folklorike, Nexhmije Zaimi ofron një paradigmë të thellë: përfaqësim me dinjitet, integrim me vetëdije dhe kritikë me dashuri.Nexhmije Zaimi ishte një zë i fortë në SHBA kundër regjimit komunist të Shqipërisë. Shtëpia e saj në Manhatan ishte vazhdimisht e mbushur me gazetarë, artistë, shkrimtarë, diplomatë, staf të OKB-së dhe vizitorë nga Evropa dhe Lindja e Mesme. Për shkak të fillimit të verbërisë, Nexhmije Zaimi u largua me dëshirë nga Nju Jorku në vitet 1980 dhe u vendos në një komunitet pensionistësh në Santa Barbara, Kaliforni. Në fund të viteve të 80-ta, ajo u kujdes për tre fëmijë nga Kosova të cilët u plagosën rëndë në një aksident ajror të NATO-s.

Zonja Zaimi vazhdoi të shkruante librin e saj të dytë deri në vdekjen e saj. Duke qëndruar krenare dhe sfiduese deri në fund, në vitin 2003, trupi i saj u dorëzua përfundimisht. Lidhjet e Nexhmijes me familjen e saj në Tiranë kanë qenë gjithmonë shumë të ngushta. Ajo nuk i takoi për dekada, por kujtesa e saj për Shqipërinë dhe dashuria për familjen mbetën gjithmonë shumë të forta. Ajo vuante vazhdimisht nga frika se familjarët e saj do të arrestoheshin dhe torturoheshin, apo edhe vriteshin nga sigurimi i shtetit, veçanërisht kur ajo u bë e famshme në çështjet politike shqiptare në SHBA.

NJË URË QË NUK U SHEMB

Nexhmije Zaimi ndërroi jetë më 18 prill 2003 në Santa Barbara, në moshën 90-vjeçare. Por jeta e saj mbetet dëshmi se migracioni nuk është vetëm lëvizje trupash; është lëvizje kuptimesh.

 Biri i saj i vetëm Eric Skënderbeg Margolis  e kujton “Nexhmija ishte shumë e kulturuar; ajo e donte muzikën klasike, operën dhe teatrin. Ajo më ushqeu me të njëjtën dashuri për muzikën dhe më vonë më regjistroi në një shkollë muzike. Edhe në të nëntëdhjetat e saj, nëna ime ishte plot energji dhe pasion. ‘Unë jam një vajzë e re, brenda trupit të një gruaje të moshuar’, thoshte ajo. Mendja e saj mbeti po aq e mprehtë sa në rininë e saj. Ajo gjithmonë kishte shpirt luftarak. U zhgënjye që unë nuk u martova dhe nuk pata fëmijë. I thyhej zemra që shqiptarët nuk punonin së bashku për kombin e tyre.

Ajo e donte Nju Jorkun me pasion; megjithëse ditët e fundit i kaloi në Santa Barbara, Kaliforni, e konsideronte veten njujorkeze. Ajo mbrojti Shqipërinë, Kosovën dhe shtetet arabe deri në ditën që vdiq. Dhe vdiq vetëm sepse trupi i saj i dobësuar u dorëzua.‘Zemra e saj, zemra e saj shqiptare, ishte po aq e fortë sa e një vajze të re’, thoshte mjeku…”

Ajo u rebelua kundër një perçe. U largua nga një martesë e imponuar. U diplomua në universitetet më të mira amerikane. Shkroi autobiografinë e parë të një gruaje shqiptare. Intervistoi mbretër dhe presidentë. Ndihmoi refugjatë. U shpall “non grata” nga regjimi komunist. U verbua, por nuk u dorëzua.

Në fund, ajo mbetet figurë identitare, një urë midis Shqipërisë së djeshme dhe diasporës së sotme, midis traditës dhe modernitetit, midis rebelimit dhe përgjegjësisë.Dhe ndoshta epiteti që babai i saj i dha – “dhi e egër” – mbetet përkufizimi më i saktë i lirisë së saj.

Filed Under: Kulture

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Gjykata e Strasburgut regjistron padi kundër Serbisë

March 2, 2026 by s p

“Gjykata e Strasburgut për herë të parë ka regjistruar padinë të cilën e kam dorëzuar kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliu.

Serbia është angazhuar në spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve, duke i pasivizuar adresat jo vetëm të atyre që punojnë jashtë, por edhe të atyre që jetojnë brenda vendit. Ky pasivizim nuk është simbolik, i detyron shqiptarët të largohen, pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftim/pasaportë të re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor, të drejtën e votës, etj.

Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare.

Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme.

Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithë të prekurve nga pasivizimi që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore në Serbi, pa marrë parasysh faktin se Serbia i refuzon ato.

Kjo është një fitore fillestare, dhe do të jem i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë” – shkruan avokati Drini Grazhdani.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Rilindasi At Shtjefën Gjeçovi
  • Pse duhet ta lexojmë Andon Zako Çajupin?
  • Kujtojmë në ditën e tij të lindjes atdhetarin e shquar Sotir Peci
  • Albanian americans support the protests in Tirana
  • NJË DITË “AMBASADOR” I LIBRAVE TË MI…
  • Takim lamtumirës me Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate dhe Zv. Sekretaren Christy Johnson
  • Diplomacia shqiptare si instrument i stabilitetit euroatlantik në Ballkan
  • Kur gjeografia bëhet gjeostrategji…
  • KUR GURRA SHQIPTARE PUSHTON SANREMON
  • HISTORIA NUK ËSHTË PRIVILEGJ – ËSHTË E DREJTË!
  • Mërgata dhe Atdheu si destinacioni i zemrës
  • It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community
  • Kujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta poetin, dramaturgun dhe rilindësin Andon Zako Çajupi
  • Israeli kurrë nuk ka qenë e nuk është armiku i shqiptarëve!
  • Historia që Evropa nuk deshi ta tregonte

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT