• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2026

Tomor Dosti, in memoriam…

March 4, 2026 by s p

Prof.as.dr. Afrim Krasniqi/

E kam njohur herët, diku nga fundi i vitit 1991. Gjatë viteve 1992-1995 edhe më shumë. Foto duhet të jetë e asaj periudhe. Herën e fundit që e takova, më ftoi për të folur rreth me Roza Dostin dhe projektin e saj në SHBA për të Drejtat e Njeriut (AHRP) me qindra 100 dëshmi të të persekutuarve politikë gjatë regjimit komunist, koleksioni më i madh jashtë Shqipërisë. Kemi komunikuar më pas me shkëmbime urimesh.

E dini? Dosti është një prej familjeve më të persekutuara politike dhe me një histori të jashtëzakonshme. Babai i Tomorit, Hasan Dosti ishte një nga autorët kryesorë të Kodit të ri Civil në fundin e viteve ’20 dhe më vonë ishte edhe drejtues i Gjykatës së Diktimit. U zgjodh kryetar i Komitetit për Shpëtimin e Kombit në Mukje (1943). Sipas konceptit ideologjik u shpall armik nga regjimi i ri. Emigroi më 1949 në SHBA dhe ndërroi jetë në shkurt 1991, vetëm pak javë pas lejimit të pluralizmit politik. Tomori më tregonte se pas disa dekadave burgim e internim politik në kushtet e reja të 1991 arriti të lidhet një herë në telefon me babain e tij. Një histori e shumëfishtë tragjike dhe simbolike për fatet dhe dramat shqiptare të shekullit të kaluar. Por edhe një histori dinjiteti dhe integriteti, dy cilësi që i shkojnë përshtat jetës, aktivitetit dhe kujtimeve që la pas Tomor Dosti.

Filed Under: Mergata

AAGA do të realizojë një studim epidemiologjik mbi kancerin kolorektal në Shqipëri

March 4, 2026 by s p

2/28/2026 U.S.A – Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA) zhvilloi takimin e saj të parë virtual me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin e strukturës dhe orientimit strategjik të shoqatës.

Gjatë mbledhjes u diskutuan vizioni, objektivat dhe planet afatshkurtra dhe afatgjata të AAGA-s, si dhe prioritetet në fushën e gastroenterologjisë. Diskutimet u fokusuan në situatën e kancerit kolorektal në SHBA dhe Shqipëri, nevojën për forcimin e programeve të depistimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Në përfundim, u vendos krijimi i një grupi pune për inicimin e një studimi epidemiologjik mbi kancerin kolorektal në Shqipëri, në bashkëpunim me institucionet përkatëse shëndetësore. AAGA rikonfirmon angazhimin e saj për bashkëpunim profesional, mentorim dhe avancimin e shëndetit publik.

The Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA) held its first virtual meeting with the participation of its members and professional collaborators, marking an important milestone in the establishment and strategic direction of the organization.

During the meeting, AAGA’s vision, mission, and short-term and long-term strategic plans were formally discussed, along with key priorities in the field of gastroenterology. The discussion focused on the current landscape of colorectal cancer in the United States and Albania, emphasizing the need to strengthen screening programs and increase public awareness.

The meeting concluded with the decision to establish a working group to initiate an epidemiological study on colorectal cancer in Albania, in collaboration with relevant public health institutions. AAGA reaffirms its commitment to professional collaboration, mentorship, and the advancement of public health initiatives.

Filed Under: Sociale

NJË RRËFIM SHUMËDIMENSIONAL PËR HISTORINË E PËRPJEKJEVE SHQIPTARE PËR ÇLIRIMIN DHE KRIJIMIN E SHTETIT TË KOSOVËS, PËRMES AKTIVITETIT PATRIOTIK TË FEDERATËS PANSHQIPTARE “VATRA” DHE GAZETËS “DIELLI”

March 4, 2026 by s p

Dr. Joana Kosho

Lektore e Medias dhe komunikimit,Universiteti “A. Xhuvani” i Elbasanit/

“Mbahu, Nëno, mos kij frikë/ Se ke djemtë n’Amerikë/  Qan e lutet Nën’ e mjerë,/ Kërkon Vatrën edhe nderë/  Do lirine dhe Atdhenë, Si ç’e pat me Skënderbenë/  Bijt’ e besës thërret pranë/  Kur i thirri dhe s’i vanë/ Mbahu, Nëno, mos kij frikë/ Se ke djemtë  n’Amerikë.”

Fan Noli, kryeredaktori i parë i gazetës Dielli

Me përvojën e një profesori universitar dhe kërkuesi shkencor në disa dekada, Prof. dr. Roland Gjini, sjell një studim të përmasave mbarëkombëtare, me fokus në ndikimin që Federata Panshqiptare “VATRA” dhe organi i saj i shtypit, gazeta “Dielli”, patën te përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmes këtij libri të mbushur me copëza jete, dëshmi dhe fakte të një sage të gjatë përpjekjesh, profesor Gjini na fton të rijetojmë ngjarjet, parë përmes prizmit të gazetës “Dielli”, e të vlerësojmë personalitetet që bënë të mundur lindjen e shtetit të Kosovës.

Historia e themelimit të Federatës Panshqiptare “VATRA” dhe bashkëpunimi me gazetën “Dielli”, e sintetizuar në vend të hyrjes së librit, të përfshin në një udhëtim në kohë, për të rihedhur dritë mbi angazhimin e çmuar që “VATRA” dhe “Dielli” ndërmorën për çështjen shqiptare që në lindjen e shtetit shqiptar, më 1912-ën. Me pjesëmarrjen e atdhetarëve të njohur si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, e të tjerë, VATRA përcaktoi si qëllim kryesor të sajin, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo ata ndodhen. Nëpërmjet shtypit, aktiviteve publike e deri në lobimet në institucionet më të larta të SHBA-ve, “VATRA” dhe “Dielli” ndërtuan rrugët e sensibilizimit të çështjes shqiptare në nivel  ndërkombëtar.

Përmes hulumtimit të studimeve të shumta, artikujve të gazetës “Dielli” dhe aktiviteteve të “Vatrës”, autori përshkruan një tablo komplekse të zhvillimeve politiko-sociale në Kosovë, që me protestat e vitit 1981, e deri te shpallja e pavarësisë e fillimvitit 2008. Përpjekjet e Vatrës për të mbështetur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe dinjitet, të ngjizuara në protestat e studentëve dhe punëtorëve të vitit 1981, janë skalitur në kreun e parë të librit.  Me detaje dhe dëshmi autentike, autori tregon sesi “VATRA” u angazhua të lobonte deri tek Presidenti amerikan Regan dhe ndërkohë, në gazetën “Dielli” botoheshin editorialë, njoftime, kronika dhe shkrime analitike për Kosovën, në çdo numër të saj. Përmes lenteve të tij si historian dhe kërkues shkencor, autori nuk përshkruan vetëm ngjarjet dhe aktivitetet e “Vatrës” dhe “Diellit”, por nënvizon gjithashtu dhe rolin e personaliteteve me integritet dhe peshë si profesor Sami Repishti, Atë Artur Lionin, etj, në njohjen e çështjes shqiptare.

Përveç risive dhe vlerave të shtuara në fushën e historisë, ky libër i jep mundësinë studjuesve të komunikimit dhe medias për t’u njohur me trajtesat mbi çështjen e Kosovës në shtypin e diasporës, përfaqësuar nga gazeta “Dielli”. Me penën e tij të mprehtë, autori ka përshkruar me realizëm, përmes fakteve dhe dëshmive të mbledhura në arkivat e “Vatrës” dhe gazetës “Dielli”, fuqinë e madhe që ka shtypi dhe media në përgjithësi për të sensibilizuar dhe angazhuar jo vetëm opinionin publik, por edhe politikë-bërjen, veçanërisht qarqet politike në SHBA. Në kreun e dytë, profesor Roland Gjini trajton ngjarjet e viteve 1989-1990 në Kosovë, parë përmes “Vatrës” dhe “Dielli-t”. Në këto vite, ngjarje me rëndësi ndikuese ishin zgjedhja e Slobodan Millosheviçit president i Serbisë (1989) e më pas i Jugosllavisë (1997-2000), që ashpërsoi në ekstrem luftën kundër shqiptarëve, si dhe lindjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me liderin historik të saj, Ibrahim Rugova. Roli i “Vatrës” për njohjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës është argumentuar përmes shkrimeve të personaliteteve me emër, si p.sh., gazetari arbëresh Vincenx Golletti Baffa, apo akademiku i njohur Rexhep Qosja, i cili shkruante në gazetën Rilindja të Prishtinës, (ribotuar te gazeta Dielli): “Ne duhet ta studiojmë më me përkushtim dhe më me sistem “Vatrën”, por edhe botën në kulturën tonë… sepse, duke studiuar edhe botën, do të jemi në gjendje të kuptojmë më mirë vetë “Vatrën”.[1] Nuk mund të mos përmend shkrimet goditëse të akademikut Arshi Pipa, i cili theksonte se “Vatrës”, i bie detyra kryesore që të organizojë një fushatë permanente në dobi të Kosovës shqiptare.”[2]

Gazeta “Dielli” ishte një tribunë e rëndësishme për aktivizimin e shqiptarëve të Amerikës, të cilët përmes thirrjeve të vazhdueshme të “Vatrës”, u mblodhën në protesta masive para Kapitol Hill-it kundër represionit serb në Kosovë. Vrasja e Adem Jasharit dhe e 55 vetëve nga fisi i tij në mars 1998, solli reagimin e menjëhershëm të “Vatrës”, e cila organizoi një nga demostratat më të mëdha që kanë bërë ndonjëherë shqiptarët e Amerikës, kur më 25 mars të vitit 1998, në Washington u grumbulluan më shumë se 20 000 shqiptarë. Pas paraqitjes së një përmbledhje për ngjarjet e viteve ‘90, në kreun e tretë të librit, me një pasuri akivore të admirueshme, prof. Gjini pasqyron rolin e Federatës “VATRA” në sensibilizimin e institucioneve shtetërore të SHBA-së për luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve të këtij vendi nga shtëpitë e trojet e tyre, lobimet e personaliteve të ndryshme shqiptare në qarqet politike të SHBA-ve, ndërhyja e NATO-s në Serbi dhe roli i Presidentit amerikan Bill Klinton, u pasqyruan përmes editorialeve, intervistave dhe reportazheve të gazetës “Dielli”. Nga këto shkrime do veçoja kryeartikullin e numrit të parë të “Dielli-t” për vitin 1999, me titull Zëri shqiptaro-amerikan i protestës, ku autori Lekë Drini, shkruan: “… sot bota u bind dhe po bindet gjithnjë e më shumë se jemi një popull që duam të jetojmë në paqe e miqësi me gjithë botën e sidomos me fqinjët…”[3]

Me mjeshtëri stilistike dhe me forcën e detajit, autori ka ditur të tregojë të gjitha dimensionet e gazetës “Dielli”, që përfaqëson më shumë se sa thjesht organin kryesor të shtypit të Federatës Panshqiptare “VATRA”. Lexuesi, ndërsa udhëton në kohë nga faqja në faqe, kupton rolin dhe impaktin e padiskutueshëm të Diellit në çdo hap të rrugëtimit që patriotët shqiptarë ndërmorën për shpëtimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Përveç reportazheve, editorialeve, intervistave dhe letrave nga lexuesit, gazeta “Dielli” kishte dhe një rubrikë me shumë vlerë: Botime të bashkësisë sonë, që kishte si qëllim vënien në pah të studimeve me rëndësi të shqiptarëve të diasporës, nga të cilat do përmendja botimin nga Universiteti i Kolorados, në serialin “East Europian Monographs”, botuar nga profesori shqiptar Peter R. Prifti. Vepra, e titulluar “Confrontation in Kosova” (Konfrontimi në Kosovë), përmban ligjërata dhe studime që prof. Peter Prifti ka realizuar për Kosovën, si dhe letra në lidhje me çështjen kosovare që ia ka dërguar pjesëtarëve të Kongresit, senatorëve e personaliteteve të tjerë të njohur, si dhe gazetave e revistave amerikane.[4]

Në kreun e katërt, me fokus ngjarjet në Kosovë nga çlirimi deri në shpalljen e Pavarësisë, autori, përmes analizës së ngjarjeve, deklaratave, takimeve dhe zhvillimeve të shumta në Kosovë, rajon dhe në SHBA, përshkruan dilemat e atdhetarëve shqiptarë, pas çlirimit të Kosovës. Ky ishte një moment delikat, kur duhej bërë kujdes për të mos hedhur hapa mbrapa, ndaj bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të ishte thelbësor dhe jetik për Kosovën. Përsëri dhe si gjithmonë, gazeta “Dielli” ishte pasqyra e përpjekjeve për çështjen shqiptare, e mbi të gjitha për Kosovën, që akoma lëngonte nga plagët e marra gjatë luftës për liri. Lidhur me dilemën se cila do të ishte e ardhmja e Kosovës pas çlirimit të saj nga serbët, gazeta “Dielli” boton disa vlerësime të ambasadorit Kristofer Hill, të bëra në Radion “Evropa e lirë”. Ambasadori Hill u shpreh se: “… në Rambuje është saktësuar se statusi i ardhshëm i Kosovës do të përcaktohet në një proces ndërkombëtar… Kosovës i nevojiten institucione… Duhet të mendojmë si të gjejmë rrugët më të mira për ndërtimin e demokracisë që është kyçe për Kosovën.”.[5] Humbja e parakohshme e Rugovës, në janar të vitit 2006, u përcoll me shumë hidhërim nga “VATRA” dhe “Dielli”, përmes njoftimeve, reportazheve dhe specialeve të dedikuara liderit historik të Kosovës, i cilësuar si “Gandi i Ballkanit”.

Në kreun e fundit, “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, prof. Roland Gjini, përmes lenteve të gazetës “Dielli”, Federatës Panshqiptare “VATRA”, evidenton të gjithë personalitetet që lobuan dhe ndikuan në shpalljen e pavarësisë, por gjithashtu, përshkruan sfidat që Kosova kaloi dhe po kalon pas krijimit si shtet, për të ndërtuar institucionet e saj demokratike, por edhe në aspektin e marrëdhënieve të vështira me Serbinë. Autori e mbyll librin e tij me fjalët: “Kanë kaluar 14 vjet nga fillimi i bisedimeve Beograd – Prishtinë, por edhe sot e kësaj dite ato vijojnë me hope, apo me hapa tepër të ngadaltë, me kundërshti, debate e kokëfortësi, e mbi të gjitha, jo me rezultatet e dëshiruara…”.

Në fund të vlerësimit tim për këtë rrëfim shumëdimensional, dua të theksoj rëndësinë dhe impaktin e këtij studimi. Për herë të parë analizohet historia e përpjekjeve shqiptare për çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës, përmes aktivitetit patriotik të Federatës Panshqiptare “VATRA” dhe gazetës “Dielli”, duke përfaqësuar një burim të pasur me informacione, dëshmi dhe analiza që do t’i vlejnë jo vetëm studjuesve të historisë, apo gazetarisë, por edhe çdo lexuesi që ka kuriozitet dhe dëshirë të njohë momentet e papërsëritshme kur media, politika, historia dhe njerëzorja, ndërthuren fuqishëm për të rilindur dhe ndriçuar kombin shqiptar.


[1]Gazeta Dielli, vol. 78. Nr. 6, 28 nëntor 1987.

[2] Gazeta Dielli, vol. 79. Nr. 18-19, 25 janar  1989.

[3] Gazeta Dielli, vol. 90. Nr. 1, janar-mars 1999.

[4] Gazeta Dielli, vol. 90. Nr. 3-4, korrik-dhjetor 1999.

[5] Gazeta Dielli, vol. 91. Nr. 1, janar-mars 2000.

Filed Under: Politike

The Western Balkans and the Global Power Competition: Strategic Choices in the Era of U.S.-China – Russia Rivalry

March 3, 2026 by s p

February 18th, organized by Bridgewater State University

*** Disclaimer: The views and opinions expressed in this presentation are those of the presenters and do not necessarily reflect the official policy or position of Bridgewater State University (BSU) or any of the event’s co-sponsors.***

Panelists:

Sidita Kushi, PhD, Assistant Professor of Politics at Mount Holyoke College and a Non-Residential Fellow at the Center for Strategic Studies at Tufts University.

Flora Ferati-Sachsenmaier, PhD, Political Scientist & Research Coordinator

Max Planck Institute in Germany

Jasmin Mujanovic, PhD, Senior Non-Resident Fellow at the Western Balkans Center, New Lines Institute in Washington DC.

Albulene Kastrati, PhD, Assistant Professor of Economics, Bridgewater State University

The presentation examined how global power competition among the United States, China, and Russia is reshaping the strategic future of the Western Balkans, a region situated at the intersection of major geopolitical and economic spheres.

US and EU policy in the region is traditionally defined by the paradox that the Western Balkans are too far to be overly concerned with the particulars of its governance, but too close to be ignored entirely. Thus, US and EU have usually focused on pacification first and foremost or what regional experts often call ‘stabilocracy’. This approach, when has minimized the long-term security benefits of substantive democratization, has most disadvantaged Kosovo and Bosnia and Herzegovina, which remain the key regional flashpoints due to the malign machinations of Serbia, Russia, China. For the EU, a far bigger threat to its regional posture remain internal spoilers such as Hungary, (in case of BH even Croatia) – rather than Russia, or China. Not because Moscow and Beijing are not threats, but because the former more directly undermine Brussels’ ability to act, even in its own interests.

Big question: Will the US and NATO remain steadfast security guarantors in the Balkans, despite the Trump administration’s recent abashment of the “delusion” of the rules-based international order?

For decades, the US has been deeply engaged in the Western Balkans, from diplomatic to militaristic statecraft – especially via its humanitarian military intervention and state-building role in Kosovo and its remaining KFOR presence (600 US troops serving in Kosovo today). The Western Balkans is a core geopolitical arena where US administrations constructed and enforced the post-Cold War version of the global order, promoted successful liberalization projects, and shaped “value-based” national interests, insulated in soft power despite existing contradictions. It is also where the US signaled NATO toward post-Cold War functionalities.

With an acceleration into multipolar realities, US foreign policy priorities have shifted from the Balkans and toward “spheres of influence” logic and conflict arenas in the Western hemisphere, East Asia, and Middle East. Recently, US foreign policy has also veered away from value-based justifications for militaristic pursuits abroad. As the National Defense and National Security strategies proclaim, the US will no longer be “distracted” by state-building operations or “cloud-castle abstractions like the rules-based international order.” “Warrior ethos” and “flexible, practical realism” now reign supreme. Whispers abound that the US is seeking to downsize its militaristic commitments to KFOR and the Western Balkans. Yet this approach risks eroding the US’s bipartisan commitment to Kosovo security and hastening the return of an era of “stabilitocracies” with all its discontents. Such outcomes are already underway and are not exclusive to the Trump administration. From the Biden era sanctions against Kosovo, to the Trump era suspension of the US-Kosovo strategic dialogue, sanctions relief for Milorad Dodik, and the recent US-Serbia strategic dialogue founded in “practical realism,” it appears that the democratic status and aspirations of partner countries are no longer important pillars for currying favor with the US.

Despite these shifts, countries like Albania and Kosovo recognize the existential importance of maintaining positive relations with the US across presidential administrations. Thus, they’ve joined Trump’s Board of Peace to strengthen direct connections to the political network, while simultaneously forging regional weapons deals and alliances, such as the Kosovo, Albania, and Croatia declaration of military cooperation. Nonetheless, paradoxical US policies may enflame Balkan instability. Kosovo is the West’s most successful state-building project, yet its partners appear willing to let this progress wither by favoring Serbia’s authoritarian government for mere short-term geopolitical and transactional gains. US foreign policy and broader Western diplomacy seem to have incentivized Serbia to “escalate to deescalate” tensions for reward. And with all regional actors bent on purchasing weapons for deterrence, within an anxious continent on the fast lane to military mobilization, the spiral of a classic security dilemma may lead everyone to graver conflict if they do not pay closer attention to such patterns and tread cautiously.

Despite three decades of transition reforms, the Western Balkan economies remain vulnerable due to institutional weaknesses, energy dependence, and incomplete integration into Euro-Atlantic structures. These vulnerabilities have made the region an attractive arena for rival powers seeking influence. Russia continues to leverage political ties, energy dependence, and hybrid tactics to obstruct EU and NATO consolidation, while China expands its presence through infrastructure financing, technology projects, and long-term economic leverage. At the same time, U.S. and EU policies – ranging from tariffs to energy transitions to evolving foreign-aid strategies – have generated new pressures and uncertainties for the region.

The speakers highlighted how these competing influences shape trade networks, energy prices, financial flows, and political stability throughout the Western Balkans. Serbia’s balancing act between Moscow, Brussels, and Washington, China’s Belt and Road investments, and the shifting priorities of Western governments all create a dynamic environment with direct consequences for regional security and economic development. Domestic challenges, such as corruption, democratic backsliding, ethnic tensions, and the failure of regional integration initiatives, further complicate the Western Balkans’ strategic positioning. Recent youth-led protests in Serbia and civil movements across the region underscore the population’s desire for accountability and democratic governance.

Looking ahead, the presentation emphasized that rapid and credible Euro-Atlantic integration remains the most effective path to stabilizing the Western Balkans and safeguarding it from external manipulation. Strengthening democratic institutions, resolving the Kosovo-Serbia dispute through mutual recognition, and boosting Western investment will be crucial for anchoring the region to the values of democracy, transparency, and state sovereignty. In an era of intensifying global rivalry, the Western Balkans stand at a pivotal crossroads—and the choices made in the coming years will determine whether the region becomes a corridor for stability or a battleground for competing powers.

SHORT VERSION:

“The Western Balkans and the Global Power Competition: Strategic Choices in the Era of U.S.–China–Russia Rivalry.” organized by Bridgewater State University. This topic could not be more timely or relevant. Over the past decade, the Western Balkans have reemerged as a critical crossroads in global politics, where major powers are competing not only for influence through military alliances or economic partnerships, but increasingly through the subtler arenas of diplomacy, investment, energy, technology, and soft power. As the global order becomes more multipolar, the region finds itself navigating overlapping pressures from the United States, the European Union, China, and Russia – each advancing its own vision for stability, governance, and connectivity. Today’s discussion brings together perspectives that examine these dynamics, from shifts in U.S. foreign policy and NATO’s evolving role, to the growing presence of Chinese and Russian economic and informational footprints. Our goal is to explore how these currents are reshaping the Western Balkans’ political and economic future and to ask what strategic choices lie ahead for the region in an increasingly contested global landscape.

Filed Under: Ekonomi

Miti i Tryezës së Rrumbullakët dhe Besëlidhja e Lezhës

March 3, 2026 by s p

Paralele të thella mbi barazinë, lidershipin dhe unitetin historik

Nga Rafael Floqi 

Në historinë e popujve ekzistojnë momente kur bashkimi merr formë simbolike dhe shndërrohet në mit, dhe momente të tjera kur ai mishërohet në akt konkret politik e ushtarak. Në Britaninë mesjetare, figura e King Arthur dhe Tryeza e tij e Rrumbullakët në Camelot u bënë simbol i barazisë kalorësiake dhe rendit moral. Në Shqipërinë e shekullit XV, Gjergj Kastrioti Skënderbeu mblodhi princërit në Lezhë dhe krijoi Besëlidhjen e Lezhës, një aleancë reale për mbijetesë kombëtare. Njëra është mit, tjetra histori. 

Por të dyja janë narrativa të unitetit përballë rrezikut ekzistencial. Ka vende që janë thjesht qytete. Dhe ka vende që janë histori e gjallë. Lezha është një nga ato hapësira ku guri, gjaku dhe fjala u bashkuan për të krijuar një akt që ndryshoi rrjedhën e historisë shqiptare.  Më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës, princërit shqiptarë u mblodhën për të bërë diçka që dukej pothuajse e pamundur për kohën: të bashkoheshin. Kjo ngjarje u njoh si Besëlidhja e Lezhës – ose Lidhja Shqiptare e Lezhës – dhe përbën kulmin e traditës shtetformuese shqiptare në Mesjetë.

Por Lezha nuk është vetëm një kujtim i largët. Ajo është një mesazh. Dhe ky mesazh sot duhet të dëgjohet sërish

Rrethi dhe Besa – Forma dhe Thelbi

Tryeza e Rrumbullakët nuk ka krye. Në një botë feudale ku rendi përcaktohej nga hierarkia, rrethi ishte revolucion simbolik. Mbreti Arthur, ndonëse sovran, ulet si pjesë e rrethit  primus inter pares, i pari ndër të barabartët.

Besëlidhja e Lezhës nuk kishte një tavolinë rrethore fizike, por kishte një koncept po aq të fortë: besën. Besa krijoi një rreth moral të padukshëm midis princërve shqiptarë. Secili ruante autonominë e vet feudale, por në momentin e betimit, ata hynë në një bashkim që i vendoste në të njëjtin nivel përballë armikut. Në Camelot barazia simbolizohet nga forma; në Lezhë barazia afirmohet nga fjala e dhënë.

Kështu më 2 Mars 1444 – Kur Shqiptarët Vendosën të Bëhen Një

Në këtë kuvend morën pjesë princërit më të rëndësishëm të kohës: Gjergj Arianiti  Andrea Topia, Teodor Korona Muzaka ,Gjergj Stres Balsha, Pal dhe Nikollë Dukagjini, Lek Zaharia ,Pjetër Spani, Lek Dushmani, Stefan Çernoviçi Madje edhe përfaqësues të Republikës së Venedikut ishin të pranishëm si vëzhgues 

Vendimet e marra ishin historike: Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore. Formimi i një ushtrie të përbashkët. Krijimi i një arke të përbashkët për financimin e luftës. Vendosja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. Kjo nuk ishte vetëm një marrëveshje ushtarake. Ishte një kontratë politike dhe morale. Ishte një akt i vetëdijes kombëtare. Një Model i Hershëm i Demokracisë Shqiptare

Lidhja e Lezhës funksiononte mbi parimin e vendimit të shumicës dhe respektimit të sovranitetit të princërve në tokat e tyre . Forcat ushtarake të secilit u vunë nën komandën e përbashkët, por vetëm për mbrojtjen kolektive. Pas kuvendit, Skënderbeu organizoi: 8000 kalorës, 7000 këmbësorë ,3000 trupa kufitare nën Moisi Golemin 

U krijua rrjeti i informacionit për lëvizjet e armikut. Në thelb, Lidhja ishte një shtet në embrion.

Udhëheqësi si “Primus inter Pares”

Arthuri nuk sundon përmes frikës, por përmes nderit dhe legjitimitetit moral. Ai është figura që mban bashkë rrethin, jo që e shtyp atë. Skënderbeu, ndonëse komandant suprem, nuk e shfuqizon sovranitetin e princërve shqiptarë. Ai vepron si koordinator i një federate ushtarake. Në thelb, edhe ai është primus inter pares – i pari ndër princër, jo shkatërrues i tyre. 

Paralelja është e qartë: uniteti nuk buron nga tirania, por nga pranimi i autoritetit moral të një figure qendrore. Camelot përballet me kërcënime të jashtme – pushtime, tradhti, kaos. Tryeza e Rrumbullakët lind si përgjigje ndaj nevojës për stabilitet. Shqipëria e shekullit XV përballet me një rrezik shumë konkret: Perandorinë Osmane. Besëlidhja e Lezhës është përgjigje ndaj këtij kërcënimi. 

Në të dy rastet, frika e shkatërrimit krijon energjinë e bashkimit. Kalorësit e Tryezës ndjekin kodin kalorësiak: mbrojtje të të dobëtit, nder, besnikëri. Shkelja e këtij kodi çon në rrënimin e Camelot-it.

Në Lezhë, kodi moral është besa. Shkelja e besës në traditën shqiptare konsiderohej turpi më i madh. Pra, në të dyja rastet, struktura politike mbështetet mbi një themel etik.

Përçarja dhe Rreziku i Brendshëm

Camelot bie për shkak të përçarjes së brendshme – tradhtia e Lancelotit dhe konfliktet e oborrit. Edhe Besëlidhja e Lezhës përballet me tensione mes familjeve princërore. Historia shqiptare tregon se uniteti ishte i brishtë dhe kërkonte përpjekje të vazhdueshme. Arianitët, Dukagjinët, Muzakajt, Topiajt etj. Secila familje kishte: territore të veta,  ushtri të veta, interesa dinastike, marrëdhënie të ndryshme me Venedikun, Napolin apo Osmanët

Këto interesa shpesh përplaseshin. Një nga figurat më të përmendura në tensionet e brendshme është Lekë Dukagjini.

Fillimisht pjesë e Besëlidhjes, Në periudha të caktuara pati mosmarrëveshje me Skënderbeun, Madje në momente të veçanta u përfol për afrime taktike me osmanët. Rivaliteti midis familjeve Dukagjini dhe Kastrioti nuk ishte thjesht personal; ishte çështje prestigji dhe ndikimi territorial. Megjithatë, përballë kërcënimit osman, pajtimi rikthehej. Edhe pse Skënderbeu u zgjodh komandant suprem, ai nuk ishte “mbret” i princërve të tjerë. Autoriteti i tij varej nga: sukseset ushtarake, karizma personale, mbështetja financiare  (sidomos nga Napoli)

Disa princër e shihnin rritjen e ndikimit të tij me dyshim. Frika se mos ai do të dominonte politikisht ishte reale. Pra, grindjet nuk ishin vetëm emocionale – ato ishin strukturore. Një burim tjetër tensioni ishte raporti me Republikën e Venedikut. Disa princër kishin interesa tregtare me Venedikun. Konfliktet midis Skënderbeut dhe Venedikut (sidomos në vitet 1447–1448) krijuan ndarje të brendshme.

Pyetja ishte: A duhej luftuar vetëm osmani, apo duhej ruajtur balanca diplomatike me fuqitë perëndimore? Kjo nuk do të thotë se Besëlidhja ishte e dështuar, por se uniteti ishte i brishtë.

Dhe ndoshta mësimi më i madh është ky: Uniteti i vërtetë nuk është mungesë konfliktesh, por aftësi për t’i tejkaluar ato për një qëllim më të madh.

Miti dhe Historia si Forcë Identitare

Tryeza e Rrumbullakët u bë mit themelues për identitetin britanik – simbol i drejtësisë dhe fisnikërisë. Besëlidhja e Lezhës u bë mit historik për shqiptarët – simbol i bashkimit kombëtar dhe rezistencës. Njëra frymëzon përmes legjendës, tjetra përmes faktit historik. Por të dyja funksionojnë si modele referimi në diskursin kombëtar. Të dyja strukturat mund të interpretohen si modele proto-federale. Tryeza: një bashkësi kalorësish me autonomi individuale. Besëlidhja: një aleancë princash që ruajnë territoret e tyre por veprojnë së bashku.

Ky është modeli i bashkëqeverisjes përmes konsensusit.

Dimensioni Tragjik

Camelot përfundon në rrëzim. Ëndrra e barazisë thyhet nga dobësia njerëzore.

Pas vdekjes së Skënderbeut, edhe Besëlidhja humbet kohezionin dhe pushtimi osman thellohet. Janari 1468 – Kuvendi i Fundit Në janar 1468, Skënderbeu thirri një tjetër kuvend në Lezhë  Ai ishte i sëmurë. Dhe vdiq po aty. Me vdekjen e tij, Lidhja humbi figurën unifikuese. Por fryma e Besëlidhjes nuk u shua. Qëndresa vazhdoi në Shkodër, Himarë dhe në kryengritjet e mëvonshme 

Të dyja tregojnë se uniteti është i varur nga forca morale e brezave.

Përfundim: Dy Rrathë, Një Ide

Sot, termi “tryezë e rrumbullakët” përdoret për dialog të barabartë politik. Në Shqipëri, thirrja për “një Besëlidhje të re” shfaqet sa herë kombi përballet me krizë. Të dyja figurat – Arthur dhe Skënderbeu – rikthehen si simbole të lidershipit etik.

Tryeza e Rrumbullakët dhe Besëlidhja e Lezhës janë dy forma të ndryshme të së njëjtës aspiratë: bashkimi i elitave për të mbrojtur rendin dhe identitetin.

Arthur përfaqëson mitin e barazisë morale. Skënderbeu përfaqëson realizimin historik të bashkimit ushtarak.

Njëra është rreth prej druri në legjendë. Tjetra është rreth prej fjale – besë.

Por të dyja na mësojnë se lidershipi i vërtetë është primus inter pares – i pari ndër të barabartët – dhe se uniteti nuk është dhuratë, por zgjedhje e përditshme morale.

Në fund, qoftë në Camelot apo në Lezhë, historia dhe miti bashkohen në një mësim të përhershëm: kombet mbijetojnë kur elitat zgjedhin rrethin, jo fronin.

Mesazhi i Lidhjes për sot

Sot, kur e shohim Lezhën, kur shohim kalanë, kur kujtojmë 2 marsin 1444, duhet t’i bëjmë vetes një pyetje: A jemi ne sot më të bashkuar se princërit e Mesjetës? Apo djegim kalatë e njeri tjetrit?  Ata kishin rivalitete, konflikte, ambicie personale. Por përballë rrezikut ekzistencial, vendosën të bashkoheshin. Sot rreziqet janë të tjera: Emigracioni masiv  Përçarja politike, Korrupsioni ,Humbja e besimit tek shteti

Por thelbi është i njëjtë: Pa bashkim nuk ka forcë.

Lezha na mëson se shteti nuk ndërtohet me ego. Ndërtohet me përgjegjësi kolektive. Me kompromis.  Me sakrificë.

Besëlidhja e Lezhës shënoi hapin më të rëndësishëm drejt një shteti të përqendruar shqiptar  Ishte një model i hershëm i vendimmarrjes me shumicë. Ishte një model i komandës së unifikuar. Ishte një model i financimit të përbashkët për një kauzë kombëtare. Sot kemi institucione moderne, por a kemi frymën e Besëlidhjes?

Lezha nuk duhet të mbetet vetëm ceremoni përvjetore. Duhet të jetë standard moral. Besëlidhja nuk ishte thjesht luftë kundër osmanëve. Ishte luftë kundër përçarjes.

Sot Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë – në Tiranë, Prishtinë, Shkup, diasporë – kanë nevojë për një Besëlidhje të re: Besëlidhje për zhvillim. Besëlidhje për drejtësi. Besëlidhje për arsim dhe kulturë. Besëlidhje për shtet funksional.

Nëse princërit e vitit 1444 arritën të uleshin në një tryezë përballë një perandorie ne sot nuk kemi asnjë justifikim për të mos u ulur përballë njëri-tjetrit.

Si Përfundim , Lezha është më shumë se histori, është ndërgjegje. Më 2 mars 1444 shqiptarët provuan se mund të bëhen një. Besëlidhja e Lezhës mbetet akti më i lartë i vetëdijes politike shqiptare në Mesjetë 

Dhe sot, nga Lezha, historia na flet qartë:

Bashkimi nuk është luks.

Është mbijetesë.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROBERT LULGJURAJ – NJË KANDIDATURË QË ZGJOI, BASHKOI DHE KRENAROI KOMUNITETIN SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Presidenti Wilson, Konferenca e Paqes, Çështja Adriatike dhe fati i Shqipërisë
  • Arbëreshët e Italisë, një histori italiane që kërkon të njihet
  • Republika në udhëkryq, kur ndryshimi i sistemit bëhet detyrim kombëtar
  • Pullat e taksës shqiptare dhe kontributi i Mirgen Shamllit në studimin e tyre
  • Kapitalizmi shqiptar dhe urrejtja komuniste…
  • At Leonard de Martino, Ati françeskan që mëkoi me dije dhe dritë, At Gjergj Fishtën, shpirtin dhe penën e shërbesës së shqiptarisë
  • ANSAMBLI I HASIT “PJETËR BOGDANI”– AMBASADOR I FOLKLORIT HASJAN DHE I KULTURËS KOMBËTARE
  • Gala Koncerti në Ohër – Festë e artit dhe bukurisë
  • Shkrimtari Arben Rogova vizitoi Vatrën
  • Rilindasi At Shtjefën Gjeçovi
  • Pse duhet ta lexojmë Andon Zako Çajupin?
  • Kujtojmë në ditën e tij të lindjes atdhetarin e shquar Sotir Peci
  • Albanian americans support the protests in Tirana
  • NJË DITË “AMBASADOR” I LIBRAVE TË MI…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT