• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2026

Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

March 26, 2026 by s p

Hisen Berisha/

Gjykata rrëzon dekretin e Presidentes. Por në thelb, ajo godet vetë autoritetin kushtetues që e ka të drejtën funksionale për të garantuar rendin kushtetues. Kam deklaruar vazhdimisht se, kur cenohet integriteti kushtetues dhe sovraniteti politik i shtetit të Kosovës, veçanërisht siç është rasti përmes marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit të arritura me negociata dhe pranuara nga Kurti në shkurt, mars dhe tetor 2024, në kuadër të planit franko-gjerman, aneksit të Ohrit dhe statutit të BE për asociacionin, Gjykata Kushtetuese është dhe duhet të mbetet gardiani i funksionimit kushtetues të shtetit.

Me vendimin e saj, lidhur me bllokimin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, ajo ka bërë të kundërtën, sepse ka shkelur mbi parimin bazë të kushtetutshmërisë, madje edhe mbi koherencën e vendimeve të veta.

Në emër të kujt?

Sepse fleksibiliteti politik dhe balanca institucionale nuk mund të ndërtohen duke deformuar tekstin e Kushtetutës. Kushtetuta nuk është tekst politik që interpretohet sipas nevojës së momentit, ajo është normë detyruese, e cila në këtë rast flet qartë, me një precizion pothuaj kirurgjikal juridik. Çështja është e thjeshtë në thelb dhe e maturueshme brenda argumentit juridik që e rrëzon vendimin.

A kishte të drejtë Presidentja të shpërndajë Kuvendin pasi nuk u zgjodh Presidenti brenda afatit kushtetues? Përgjigjja buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe jurisprudenca e vetë Gjykatës. Nenet 86 dhe 87 përcaktojnë qartë se:

– procedura duhet të fillojë 60 ditë para përfundimit të mandatit.

– Presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të tij.

Ndërkohë, vendimi KO29/11 i Gjykatës Kushtetuese e ka saktësuar standardin themelor, se pa kuorum prej 2/3 (80 deputetë), dhe pa dërgimin e dy kandidaturave në kuvend, procedura nuk mund të zhvillohet.

Kjo nuk është çështje interpretimi politik, është standard kushtetues i konsoliduar.

Në rastin konkret:

– procedura ishte hapur në kohë

– kandidatët ekzistonin

– por kuorumi mungoi

Si rezultat, votimi ishte i pamundur.

Dhe më e rëndësishmja është se afati 30 ditor kishte skaduar.

Në këtë moment, Kushtetuta nuk lë hapësirë për improvizim sepse

aktivizohet Neni 82 apo shpërndarja e Kuvendit.

Pra, jo vetëm që Presidentja kishte të drejtë, ajo kishte detyrim kushtetues për të vepruar.

Çfarë bëri Gjykata Kushtetuese në ketë rrethanë?

Duke e rrëzuar këtë dekret, Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë thjesht një interpretim ndryshe.

Ajo ka krijuar një standard të ri, jashtë Kushtetutës dhe në kundërshtim me praktikën e vet.

Kjo është pika ku lind problemi real, sepse, kur gjykata që duhet të garantojë Kushtetutën, fillon ta relativizojë atë, atëherë kriza nuk është më politike por është kushtetuese.

Tani kur Gjykate oscilon nga një pretencë juridike më shumë në interpretime politike, kujt i shërben ky vendim?

Pyetja që lind natyrshëm është se çfarë po ndodh realisht?

A është kapur edhe mekanizmi i fundit i mbrojtjes së shtetit?

A po shndërrohet Gjykata Kushtetuese në instrument balancimi politik?

Vendimi i fundit nuk është i izoluar.

Ai vjen pas një serie vendimesh që prekin drejtpërdrejt çështje të ndjeshme shtetërore, përfshirë trajtimin e dokumentacionit të strukturave paralele serbe, duke prekur edhe detyrimet që burojnë nga procesi i normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi në kuadër të dialogut të asistuar ndërkombëtarisht.

Në këtë kontekst, nuk mund të injorohet dimensioni ndërkombëtar.

Roli i shteteve të QUINT, veçanërisht Francës dhe Gjermanisë, dhe dyshimi i ndikimit të tyre në proceset vendimmarrëse, përmes pranisë ndërkombëtare në Gjykatë, ngre pikëpyetje serioze për motivet reale të këtij vendimi.

Paradoksi i Kurtit është i qartë, i njëjti lider që ndërtoi kapital politik mbi retorikë anti-perëndimore dhe antiamerikane, sot kërkon legjitimitet pikërisht nga ato qendra vendimmarrëse që dikur i kundërshtonte.

Dikur në konfrontim, sot në kompromis.

Dikur në refuzim, sot në implementim.

Dhe ky transformim nuk është ideologjik, është kalkulim për mbijetesë politike.

Në këtë lojë pushteti, raporti me Presidenten ndryshon në mënyrë drastike.

Për aq kohë sa ishte e dobishme politikisht, ajo ishte aleate.

Në momentin që u shndërrua në faktor që mund të cenojë supremacinë politike, fillon distancimi dhe eliminimi politik.

Ky nuk është më debat institucional, është luftë për kontroll.

Ky vendim nuk është vetëm një çështje juridike.

Është një moment që teston vetë themelet e rendit kushtetues në Kosovë.

Sepse nëse Kushtetuta mund të anashkalohet për nevoja politike, atëherë nuk kemi më interpretim, kemi deformim.

Dhe kur deformimi vjen nga institucioni që duhet ta mbrojë atë, atëherë rreziku nuk është vetëm për një vendim apo një mandat, por për vetë shtetin.

Filed Under: Analiza

Tre vllazen, tre jetima…

March 26, 2026 by s p

Pjeter Beqi/

Do flas për Beqajt gjatë komunizmit, vuejtjet, vrasjet, vdekje në burgje e burgosjet. 1946 janë ba kulakë dhe kanë ardhë e na kanë marrë 4 mijë napolona jo ari, por Napolona letër se në kohën e Mbretit Zog mblodhi arin dhe rriti letrën ma tepër se Napolonin, p.sh. ari bante 100 dollarë, letrën e rriti e bani 1.15, pra 15 përqind ma shumë se Napolonin ar, se kishte hallin me mbledhë arin

se këtu kishte interes vetë Mbreti Zog. Kur hini komu nizmi Beqajt u kontrolluan e jau mori shteti u kanë marrë edhe 50kv lesh edhe 5kv gjalpë ose tëlynë, u mori 16 krenë lope e qe, u mori 1 kalë dhe 3 mushq, u mori shumë gjana, qylyma që i kishte punua me veke, u morën sixhade qi kishin porositë në Vuthaj të Kosovës. Beqajt leshin e shitshin kry pazarit të Shkodrës se bleshin lesh e tëlyn e viça e kiqja e të gjithë i merrshin te Ura e Bunës se i merrte Italia, Franca, Austria dhe kësaj familje si shumë familje shqiptare i morën edhe nuk jau dha asë nji kryq lekut. Masandej filluan gjanat

tjera me shkua nëpër aksione, me punua pa pare, pa pullë ka 6 muej Beqajt kanë marrë pjesë qysh në Rrogozhinë e krejt veriun tuj punua nëpër aksione, Mark Zef Beqi, Nik Zef Beqi, Marash Beqi, Gjeto

Beqi, se Beqajt janë kenë shumë punëtorë për çdo lloj punet. Në vitin 1951 Gjeto Mark Beqi punoi në aksion në Bardhaj, mbi Shkodër 6 javë dhe ishte shumë i ri në moshë, 18 vjeç edhe Gjeton, ata inxhinierat ishin nga jugu, edhe për Gjeton nuk kishin urrejtje se nuk ishin thellua se kush asht ky djalosh por e kishin dekorua me dekorat Sulmues. Gjetoja ishte djalë shumë i pashëm dhe binte në sy kudo si në fshat, si në qytet. Gjeto Beqi, mbasi përfundoi aksionin doli në Vermosh se kishte familjen në bjeshkë qi quhej Sefençe, ishte lerg Vermoshit 4 orë dhe nji ditë u mlodh Kelmendi nga kryetari i Legalitetit, quhej Vatë Gjeloshaj, për me çua rininë në aksione poshtë, ka doshin me u ndërtua kanale për kullime e me ba kanale për ujësjellësa.

Por rinia e kundërshtoshin për arsye se kishin pretendime se nuk jena mësua me pi ujin se jena mësua në ujë të mirë dhe kena frigë se na damton shndetin, bela edhe jetën, por kryetari i Legalitetit i thotë Gjeto Beqit, çou në kambë dhe Gjetoja u çua dhe kryetari i Legalitetit u thotë popullit, a e shifni këtë djalin qi ka ndejë 6 javë në aksion në Bardhaj të Shkodrës dhe nuk i ka ba gja. Po atë ditë Gjeton e vuni në sy Sigurimi i Shtetit dhe mbas 2 javësh Sigurimi e arrestoi, gjoja se asht takua me trockista, që e qute shteti komunist, pra e fut në burg dhe e dënoi 2 vjet burg, asht arrestua në vitin 1951 e asht lirua në vitin 1953. Asht largua nga shtëpia e tina me 7 tetor 1954 dhe u nis me ikë në Jugosllavi

dhe ka hi në ujë Bune e ka kalue Bunen me not 15 metër pa dalë në tokën e Jugosllavisë asht qëllua nga ushtarët tanë dhe ka gjetë vdekjen në vend dhe e kanë gjetë ushtarët e Jugosllavisë dhe kanë

lajmërua popullin e Shtojit të Ulqinit se asht gjetë nji djalë në moshën e re dhe nji kushë ri i Beqajve asht interesua se jetonte në Shtojin e Ulqinit dhe ky ishte Mark Pjetër Deda dhe ai e mori vesh se asht

Gjeto Beqi dhe bani kërkesën edhe shteti i dha të drejtë me e marrë me e varrosë dhe Mark Pjetër Deda e varrosi ndër vorre të familjes së vet dhe në vitin 2004 vëllezërit e tij Marashi me familje e me vllezër e me krejt gjakun e kanë pru eshtrat e Gjetos ku sot janë në mesin e krejt gjakut të Gjeto Beqit.

Gjeto Beqi ishte nji djalë shumë i pashëm dhe shumë i vërtetë dhe mbasi doli nga burgu ishte shumë

antikomunist se e kishin dënua pa kurrfarë fajit veçse si djalë i pashëm qi bite në sy dhe si djalë kulakut dhe kështu përfundoi jeta e Gjeto Beqit në moshë të re. Flasim për Nikë Zef Beqin. Po si i erdhi edhe këtij vuajtjet dhe vdekja në Burgun e Burrelit. Nik Zef Beqi ishte nji njeri shumë i zoti dhe shumë puntor dhe shumë besnik dhe ishte shumë i zoti për jetesë dhe ishte i caktuem prej familjes së madhe me shitë e me ble e me ba çdo lloj punet si përkiste kësaj familje të madhe prej tre vllezerve, me gra, me fëmij e me nipa, pra ishte njeri i veçantë në këtë familje edhe për popullin mbarë të Velipojës. Nik Zef Beqi ka punua nëpër aksione qysh nga Vau i Dejës e Berdica e Trush, Velipojë dhe asht dallua disa herë me titull “Sulmues i Punës”. Por kur Nika u arrestua erdhën në shpinë e Beqe të gjitha ato dekorata punet qi ka gjetën ia morën, edhe shumë gjana tjera. Operativ i Sigurimit ka kenë Smajl Zeka, origjinë malësor, fisi Grudë. Thuaj pse iu vu Nikës kaq shumë se ai

ishte mundua me ba pjesë e Sigurimit por Nika nuk asht ba ba pjesë e asaj rruge se kështu e kishte ba Enver Hoxha, qi me i futë hundët në familje të mëdha për me punua për Sigurimin, por Nika nuk e ka pranua me u ba spijun se shumë njerëz edhe të prekun kanë kenë të lidhun me Sigurimin. Kam edhe nji person tjetër si Smajl Zeka si operativ asht mundua me futë në Sigurim dhe ai nuk e ka ndigjua por Smajl Zeka e futi në burg 8 vjet. Ai ka kenë Ndua Prel Matusha, shumë burrë i besuamë e shumë burrë i mirë.

Ndua Prel Matusha ka kenë ushtarë me Smajl Zeken dhe të gjithë kohën asht mundua me kthy prej vetit e me lidhë me Sigurimin, por Ndue Prela nuk e ka pranua se ka kenë prej mate mirën shpi në Shkrel e ka pasë emrin në derë të Stambollës e asht qujtë në emër Matush Leka i Shkrelit e i krejt Velipojës e krejt Malsisë së Madhe. Ndua Prel Matusha ka kenë djali i Age Marashit, e motra e Llesh Marashit, qi e ka vjerrë Enver Hoxha në konop e pushkatua me shumë burra të njoftun. Duhet me shkrua nji roman për këta njerëz të nderuamë qi masakroi regjimi komunist. Do flasim gjanë e gjatë për regjimin komunist, çka u ka ba malësorëve, si ka vra e internua e burgosë e vjerrë në konop

e vdeke nëpër burgje e nuk dihet ku i kanë eshtrat e tyne. Nik Zef Beqi asht arrestua më 21 qershor 1961, ditën si asht arrestua, operativi i Sigurimit, Smajl Zeka e ka mbledhë popullin edhe i ka thanë Nikës këto fjalë: “në emër të popullit je i arrestuam”. Nika asht çue në kamë dhe aj i ka vu hekurat dhe e kanë marrë e kanë ngjitë nëpër male dhe kur ka dalë në majën e malit i ka thanë këto fjalë Smajl Zeka, “shikjoje shpinë se nuk do ta shofish ma me sy”, dhe Nika ju përgjigj, i tha: “ma mirë vdekun se me kenë në diktaturën tande, mor bolshevik”.

Operativi i zonës e urrente Nikën shumë se Nika nuk donte me u ba pjesë e Sigurimit. Po çka bani operativi, bisedoi me spiuna qi kishte vu vetë në lojë të Sigurimit, i çoi në gjyqe gjoja se Nika kishte folë disa gjana kundër shtetit. këta ishin 6 vetë bashkëfshatar përreth, për me dënua për axhitacion e propagandë. Por Nika i hodhi poshtë se ishin të sajueme nga operativi bashkë me këta që ishin në Sigurim, 3 ishin të prekun e të pushkatuam prej shtetit e 3 tjerë ishin me detyrë partie e në Këshill Popullr, pra të 6 burra i hodhi poshtë, emrat nuk po i përmendi se më vjen keq për fëminë e tyre se këta ishin njerëzit ma të ulët në shoqëri shqiptare. Por Nika u dënua se kishte pshtua nji mik shpijet, e përcolli në Jugosllavi në 1951 dhe u zbulua në vitin 1961 nga UDB-ja e Jugosllavisë nëpërmjet Sigurimit të Shtetit shqiptar dhe e dënuan 12 vjet burg. 2 vjet mos denoncim e 10 vjetë shkelje kufinit, se kështu i kishte ligji komunist. Miku ishte Gjergj Kola nga ishulli Shëngjin, malësor fisi zagorjan i Shkrelit. Gjergji ishte i fejuemi i vajzës së vllaut të Nikës dhe pranoi me vdekë në burgje e mos me e pre mikun në besë, pra Nik Zef Beqës. Ka vdekë në Burgun e Burrelit me 13.10.1965 dhe i kanë humbë eshtrat e tij se shteti kur ka vdekë e ka varrosë në Burrel atë ku asht varrosë asht ndërtua ma vonë stadiumi i futbollit, mbi eshtra të shumë personave. Flasim për Fran Mark Beqa, edhe këte e futën në burg se u kundërshtoi do njerëzve qi përfaqsoshin disa detyra shtetnore dhe e dënuan nji vjet burg se gjoja mosbindje e fymje njerëzve të Këshillit, e pra të gjithë ishin bashkë – fshatarë ata që e futën në burg, se kështu e kishte rregullua qi edhe vllau me spiunua. Frani ishte kenë shumë i dershëm dhe shumë punëtor. Fillon tragjedia tje tër e familjes të madhe Beqaj ve me dt. 19.5.1990.

Gjek Marash Beqi 35 vjeç, bashkë me vëllanë e tij, Vat Marash Beqi 25 vjeç u nisën me ikë në Jugosllavi për arsye se nuk jau dha kush të drejtën për kurrgja dhe po me ketë datë i ndaluan tuj

dalë me gomone dhe Gjekën e plagosën e Vatën e vranë.

Gjekën e plagosën në ujë, vllai i tij, Vata e mori në shpinë e qiti në tokën shqiptare e nuk e la vllanë me u mbytë se kur ishin në Lumin Buna tuj kalua për në Jugosllavi e gjuan me breshëri dhe plagosën Gjekën edhe çpuan gomonen por kur ka qitë Vata Gjekën në bregun shqiptar oficeri, nji shpirt katil, me emër Bimo, Bimo, nga Vlora e qilloi Vatën dhe e la vdekun në vend. Vata ishte nji djalë shumë fizik e shumë djalë i zoti, por oficeri e vrau. Vata i dha fund jetës së tij më 19.5.1990 nga nji kriminel. Kurse Gjek Beqi ishte njeri shumë inteligjent për shkollë edhe ishte në klasën e tetë dhe pati nji disfatë, nji smundje në njeren kambë, kishte damtua kambën dhe u detyrua me përdorë patericat se nuk mundte me vu kambën në tokë se dëmtonte nervin dhe kreu shkollën e mesme dhe kishte qefë me shkua në shkollë të naltë, por nuk ia dhanë atë të drejtë si djalë kulakut, e plagosën me 19.5.1990 dhe e futën në burg dhe e dënuan 3 vjet. Ka ba burg dhe nuk i ka dhanë kush as kurrfarë shpërblimi, i plagosun dhe ba burg, si përfitim 0, 0, 0, e pra kja ka kenë Partia Komuniste e Enver Hoxhës. Baba Marash Beqi ka kenë nji person shumë punëtor e shumë mjeshtër. Marash Beqi ka ba shumë punime në kooperativë bujqësore, qi ishte me u dekorua për hero socialist, por jo, se ishte

kulak edhe nuk ia ka njoftë kush punën qi ka ba. Tom Beqi ishte nji burrë i ndershëm i pa të keqe, e çoshin, ku ishte puna ma e vështirë dhe kurrë nuk jepeshin. Shokët e tij merrshin 3-fishin po në të njëjtën punë, por nji herë ndodha te Toma dhe kishte punua në traktor 24 orë pa pushim dhe i kishin qitë gjysën e hakut qi kishte punua dhe Toma ishte shumë i mërzitun dhe i tha gruas së vet si kam me i majtë gruan e 5 fëmijë me 12 norma e shokët e mi merrshin 30 norma, por gruja e Tomës i tha këto fjalë, “Tomë mos u mërzit se kena Zotin”, e pra i doli fjala gruas së Tomës se sot qi po i flasim këto fjalë djelmë e vajza i ka në Amerikë me fëmi e me gjithë të mirat me shpija të mrekullueshme,

me biznese të veta. Fëminë i kanë nëpër shkolla të mira.

Tesh po flasim për Kanto Beqin, i vëllau i Gjekës e i Vatës, qi njerin ia vranë e tjetrin ia plagosën. Por sot Kanto Beqi asht në Amerikë me punë të mirë e shpi të mirë si zotëri me grua, me fëmi, në shkollë të naltë djali Divasë Kanto Beqi inxhinier i lartë berthamor, vajza me shkollë të lartë, profesion doktoreshë farmaciste. Pra kështu Zoti e nimon njeriun qi ecën drejt me ndershmëni. Flasim për Gjon Z. Beqin. Ky ishte vëllau i madh dhe ishte shumë i respektueshëm prej familjes dhe krejt popullit nga Velipoja në Vermosh. Dinte me ndejë me folë për çdo lloj pleqnijet. Gjoni për fat të keq nuk ka lanë djalë se i kanë vdekë të vegjël. Gjon Zef Beqi u martua 2 herë. Me grua të parë pati djelmë e vajza. Djemtë nuk jetune por vajzat jetuan 2. Gruja e parë i vdiq e re. U martua për të dytën herë edhe me gruan e mrame pati 1 djalë por nuk jetoi e pati 4 vjaza me grua të mrame. Pra Gjoni i martoi të gjitha vajzat. Shumë vajza të nderume, shumë të pashme me fëmijë shumë mirë dhe janë shumë kryenaltë te shpija Beqe për vajzat e Gjonit. Flasim për Mark Zef Beqin. Pati djem e vajza, 4 djem e 3 vajza. 3 vajzat të martueme me nderë me të gjitha të mirat e me shpi e me bursë e me fëmi. Por Marku pat 4 djem e 3 të martuem me fëmijë e me jetesë përsmart, punëtorë, të sjellshëm me gjithë popullin, por Marku pati rrezik me djalin e dytë, asht quajtë Gjeto Mark Beqi. Ai u vra në kufi me Jugosllavinë më dt. 7 tetor 1954 në moshën 23 vjeçe.

Tashti dumë me folë për Nik Zef Beqin. Ai ka lanë nji djalë, quhet Pjetër Nik Beqi, jeton në Amerikë me grua e me fëmi, me dy vajza e djalin me fëmi me biznes të vetin kurse Pjetri edhe 3 fëmi në Itali jetojnë mirë me fëmi të gjithë të martuam shumë përsmarit dhe shumë me educate familjare. Marku pati 4 djem. Djali i dytë Gjeto Mark Beqi pati nji rrezik se u vra në kufi me Jugosllavinë nga ushtarët tonë se Gjetoja ishte antikomunist dhe kishte frikë se do ta damtonte komunizmi se Gjetoja hin në burg në 1951 në moshë shumë të re dhe doli nga burgu në 1953 dhe ndejt në shpi deri më dt. 7 tetor 1957. Atëherë ai u nis me ikë në Jugosllavi, por me ketë datë u vra nga shteti komunist. Mark Zef Beqi ka kenë vullnetar i Prek Calit dhe ka dhanë shumë për kufijtë e Kelmendit, bashkë me shumë

vullnetarë të tjerë seljanë, Prekë Cali vendosi kufijtë e Kelmendit me 17 vetë vullnetarë seljanë, kjofshin të paharruem përjetë. Flasim për Pjetër Nikë Beqi, për jetën e tij. Pjetri ka kenë i vetmi pa motër pa vlla. Pjetri deri në vitin 1961 ka kalu kohë të mirë se kishte babën e nanën dhe ishte shumë djalë i hedhun, këndonte si malësor majakrahut, i binte lahutës, pra Pjetri ka pasë babën e nanën gjallë. Pjetri nuk e kishte nevojë me u marrë me kurrfarë pune se të gjitha ia hjekte baba dhe nana e vet. Me dt. 21 qershor 1961 arrestojnë babën, Nik Zef Beqin, me dt. 14 korrik Pjetrit i vdes e ama,

quhej Katrinë, me dt. 21 gusht e marrin ushtar dhe e dërgojnë në Lushnje, ku quhej Tërbufi i Lushnjes, vendi ma i keq ku aty kanë vdekë njerëz të dënuam me burg e kishte të internuam. Pjetri i ri në moshë dhe i pavuejtun dhe i rritun djalë i vetëm me babë e me nanë. Por Pjetri kaloi nën stres të papamë dhe nuk ishte në gjendje me komandua vedin, ishte shumë i mërzitun për çfarë i kishte ndodhë. Pjetri gjeti do kushërij nga Vermoshi, ishin të internuem, ishin 3 vllezër, kishin edhe nanën edhe nji motër. Nana quhej File, shumë e dashtun dhe shumë e pritun dhe Pjetri e donte fort se ishte në nji moshë me djemtë e saj. Kishte edhe vajzën, Dranen, kishte djemë Zefin, Markun e Franin.

Këta ishin të internuam se u kishte ikë baba në Jugosllavi, Mark Gjergj Vushaj. Djali i dytë ishte shumë i mirë dhe shumë i dashtun dhe Pjetrin e donte fort se edhe baba i Markut kishte shkua mirë me babën e Pjetrit. Marku e ka ndimua Pjetrin shumë deri sa Pjetri asht lirua nga ushtria. Mark Gjergj Vushaj ishte shumë i pashëm dhe shumë i ndershëm. Pjetri kurrë nuk jau harronte këtë nderë qi kanë ba kushëritë e vet. Pjetri ishte shumë i mërzitun për çka i kishte ndodhë se u nda me nanë e me babën mbrenda 2 muejsh e ishte shumë i lodhun. Pjetri u bashkua me do shokë prej vendit të vet nga Velipoja, ishin Rrustem Sadiku, Ndua Selmani, Mustaf Ali Muçaj, Hasan Taro Keqi me Luc

Malën e me Ndoc Rushen nga Bajza e Kastratit, se Pjetri ishte i njoftun nga këta persona dhe e doshin fort se Pjetri ishte shumë i shoqërisë, pamvarsisht se çka i kishte ndodhë me babë e nanën. Delshin liridalje me Pjetrin dhe Pjetri ka kenë shumë kangëtarë me këndua lahutës dhe me këndua

majakrahut si e kanë zakon malësorët edhe i bashin rixha me këndua edhe Pjetri e mori vetin, por mbas nji viti Pjetrit i erdhi ushtar po në ketë repart edhe djali i axhës Fran Mark Beqi edhe Pjetri e mori vetin dhe ju largua paksa ajo merzi. Në vitin 1961 der në vitin 1963 familja Beqajve kishin shumë vështirsi se Nik Zef Beqi ishte në burg e Pjetri e Frani ishin ushtarë e sa me punua ishin shumë pak, ishin veçse Marashi e Toma qi punojshin e kishin shumë shpenzime por me vullnetin e njeri-tjetrit i përballuan këto halle.

Në vitin 1963 u lirua Pjetri nga ushtria, në vitin 1964 u lirua edhe Frani. Këta dy djemtë u martuan, Pjetri në vitin 1963 e Frani në vitin 1964. Frani kishte babë e nanë, vllezër e motra, por Pjetri ishte shumë i mërzitun se nuk kishte njeri nga baba ose nana e tij, pavarësisht se Pjetrin e respektoshin familja e madhe e Beqajve, por edhe Pjetri i respektonte. Pjetri mori nusen e vet nga Velipoja në nji familje shumë të mirë, shumë puntore dhe Frani mori nusen nga nji familje shumë e mirë dhe kështu filloi jeta e Pjetrit dhe Franit. Pjetrit i lindi nji fëmi me 14 korrik 1965 dhe quhej Margarita. Pjetri i tregoi babës së vet se i ka lindë nji vajzë edhe baba i Pjetrit e uroi me jetë të gjatë kjoftë. por në këto vite ndodhi nji gja shumë e randë Pjetrit se me 13 etor 1965 gjeti vdekjen baba i Pjetrit, Nik Z. Beqi. Me dt. 16 tetor 1965 shkoi Pjetri me pa babën e tij dhe babën e gjeti vdekun se kishte vdekë shumë shpejt nga nji tension gjaku shumë i naltë. Pjetri shkoi te dera e burgut për me takua për së gjalli por e gjeti vdekur se atë ditë kishte takim, simbas rregullit qi kishte burgu.

Pjetri asht afrua dhe asht takua me oficerin e rojës dhe ai oficeri kishte shumë respekt për Nik Beqin dhe përgjigja e oficerit ka kenë kjo, i thotë Pjetrit qi baba ka shkua me la do tesha se nuk mujti me i thanë se të ka dekë baba. Pjetri priti se i thanë po vjen Drejtori i Burgut. Erdhi Drejtori i Burgut,

nji kriminel dhe posa e pa Pjetrin i tha “baba të ka vdekë”. Pjetrit i ra e papritme menjiherë i ka ra të fiktë dhe e kanë marrë ushtarët e kanë çua në infermieri dhe për pak kohë Pjetri nuk e ka ditë ku asht dhe oficeri i rojës ka marrë Pjetrin dhe nji ushtar dhe ka kanë nji bashkëfshatar nga Velipoja, ai asht quajtë Pater Tom Gjon Marku, e ka rrëfye, vaju e ka varrosë dhe ja ka krye të gjitha shërbimet qi bahet nji katolikut në ditën e vdekjes. Pra ky oficeri ishte kenë shumë shpirtmirë dhe i ka tregua varrin ku e kanë varrosë. Pjetri mori teshat e babës qi kishte pasë në burg dhe u nis për me shkua në shpi me makina rasti. Erdhi deri në Laç se aty kishte lanë biçikletën te nji familje shumë e nderume,

quhej Vasil Coku dhe ky ishte në burg në Spaç. Pjetri vinte me biçikletë nga Velipoja në Laç dhe linte biçikletën te kjo familje e nderueme. Me 18 tetor 1965 e gjeti babën vdekun dhe erdhi në Laç. Mbasi ishte ba natë shkoi te kjo familje e u kallxoj çfarë i kishte ndodhë edhe la teshat te kjo familje

me ardhë me i marrë nji ditë tjetër. Mbas disa ditëve shkoj Pjetri e mori teshat dhe i pruni në shpi dhe shpija e madhe vendosi me i ftua disa njerëz e miq me ardhë me u mbledhë si ka kenë zakoni me ruajt të vdekunin, por kjo ndodhi ndryshe se rujten teshat pa kufomë dhe atë natë e kaluan sikur po ruajn Nik Zef Beqin. Në nadje heret njerzit duelen se kishin frigë me i pa kush se Beqajt ishin kulakë edhe Nika kishte vdekë në burg…

Filed Under: LETERSI

Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

March 25, 2026 by s p

Sokol Paja/

Komunistët vendosën të shkatërrojnë botën shpirtërore të njerëzve, traditat, moralin dhe gjithçka të trashëguar si vlerë njerëzore e shoqërore me qëllim instalimin dhunshëm të ateizmit zyrtar. Ateistët ushtruan masivisht një propagandë ateiste-mashtrime-dhune e sulme fizike të organzizuar dhe të orkestruar ndaj klerikëve e objekteve të kultit fetar. I gjithë aparati shtetëror institucional, rrjeti propagandistik, organizatat komuniste, komitetet e rretheve, vatrat e kulturës e çdo qelizë komuniste u vu në shërbim total te regjimit diktatorial për të zhdukur fenë, klerikët dhe shkatërruar institucionet fetare në Shqipërinë ateiste. Me qëllim për të pasur sa më shumë sukses në luftën ndaj fesë dhe për të bindur besimtarët, praktikantët fetarë dhe mbarë popullin, përveç dhunës, shkatërrimit e arrestimeve masive të klerikëve e gjyqeve farsë, sistemi diktatorial me anë të propagandës ateiste sulmonte vendet e peligrinazhit kishat, xhamitë dhe teqetë. Lufta ndaj fesë sipas propagandës ateiste të kohës ishte luftë ndaj regjimeve të kaluara, luftë për pastrimin dhe çlirimin e ndërgjegjes së njerëzve, luftë për zhdukjen e besimeve të kota e koncepteve prapanike të trashëguara nga e kaluara.

Revolucioni kultural komunist në Shqipëri sipas Ulvi Vehbiut në shkrimin “Vendet e “shenjta”, sugjestioni dhe autosugjestioni”, botuar në gazetën Luftëtari të datës 3 Nëntor 1963, gjoja kishte sjellë ndërprerje të frekuentimit të kishave, xhamive, teqeve, manastireve, vakëfëve e vendeve të ndryshme të kultit fetar. Frekuentimi i vendeve të menduara si të shenjta në besimet fetare sipas autorit lidhet me sugjestionin dhe autosugjestionin. Sipas autorit sugjestioni është mënyrë e veprimit psihik të një njeriu ose grupi njerëzish mbi një tjetër që realizohet në gjendje zgjimi, ose gjumi të pjesshëm. Sugjestioni dosmosdoshmërisht lidhet me dobësinë e vullnetit të atij që i nënshtrohet këtij proçesi, ndërsa autosugjestioni sipas autorit është ndikimi në trurin e vet i përfytyrimeve të ndryshme, gjykimeve, ideve, ndjenjave, të cilat marrin një fuqi të madhe zotëruese dhe vlerësuese. Autosugjestioni sipas autorit lidhet me personat me sistem të dobët nervor ku gjurmat e emocioneve jo të kënaqshme të akumuluara gjatë jetës, fuqizohen dhe krijojnë në tru vatra ngacmimi të cilat rrethohen nga vatra frenimi që shkaktojnë edhe smëundjen dhe po të zhduket vatra, largohet zona e frenimit dhe i sëmuri shërohet, propagandonte ateisti. Me antë të autosugjestionit sipas autorit njeriu krijon shumë sëmundje e fenomene të ndryshme në e të çuditshme në trupin e vet ky si shërim si në vendet e shenjta dhe për çdo problem që i paraqitet njeriut, zgjidhja nuk është as tek kulti fetar, por tek largimi i frenimit të trurin e tij. Me anë të këtij shkrimi propagandistik, autori tentonte të tregonte se shëptimi i njeriut është në vetë dorën e tij dhe jo tek vendet e shënjta apo ndejkja e ceremonive të ndryshme fetare.

Rakip Mustafaj në shkrimin “Këtu shërohen njerëzit”, botuar në revistën Vatra e Kulturës të vitit 1968, sulmon Teqenë e Martaneshit e cila sipas komunistëve kishte shfrytëzuar përgjatë gjtihë veprimtarisë së saj popullin. “Teqeja ishte një qendër parazitësh e dembelësh ku ditën dhe natën derdhej si lumë rakia e mishi i pjekur”[1] ku për të plotësuar qejfet dhe dëshirat e Babait të teqesë punonin një numër i madh hysmeqarësh dhe në tokat e Babait të teqesë një numër i madh fshatarësh. Sipas autorit të shkrimit njerëzit e zotit që rrinin në këtë teqe nuk ishin veçse injorantë e të pashkollë, shfrytëzues të paster të popullit deri në palcë. Teqeja sipas autorit komunist ishte një qendër për sëmundje të ndryshme pasi besimtarët pinin ujin e bekuar në një gjym dhe shumë të tjerë sëmureshin rëndë duke fjetur në tokën e shtruar me çemento në Teqe për të gjetur shërim. Me direktivë nga lart, organizatat e masave dhe të partisë me qëllim suksesin dhe masivizimin e luftës kundër fesë filluan një punë të diferencuar me masën e nxënësve, me rininë, gratë, pleqtë etj. Për të gjitha brigadat koperativiste, shtëpia e kulturës shfaqte shfaqje të ndryshme duke sulmuar fenë me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për punën dhe gjithpërfshirjen në aksion ideologjik e politik. Puna e gjerë propagandistike ateiste dhe demaksimi i veprimtarisë së teqesë në Martanesh sipas autorit bëri që në publik të dilnin të gjithë gjoja të palarat e Babait të Teqesë në Martanesh i cili pohoi në mbledhje para mbarë popullit se feja ka qenë një rrugë reaksionare dhe se ai kishte mashtruar popullin me qëllim për të jetuar si paraqit në kurriz të njerëzve të ndërshëm e punëtorë komunistë.

Zef Nikolla në shkrimin “E vërteta mbi Shna Ndoun”, botuar në gazetën Zëri i Rinisë të datës 13 Qershor 1962, demaskon në shkrimin e tij peligrinazhin që besimtarët katolik bëjnë përgjatë 13 javëve në Kishën e Laçit dhe për festën që kulmon më 13 qershor si Nata dhe Dita e shenjtë ku Shna Ndou bën mrekulli për të gjithë ata që besojnë. Kleri katolik sipas autorit ateist me qëllim sigurimin e sa më shumë përfitimeve ekonomike nga pelegrinazhi në këtë Kishë e ka zbukuruar dhe rrethuar Shna Ndoun me aureolën e mjekut çudibërës, shëruesit botëror të fatkeqësive, mëshiruesit e mëkatërve të penduar, por “të gjitha këto janë gënjeshtra të klerit, të gjitha këto profka vetëm se shtojnë të ardhurat e kishës dhe ia mbajnë gjallë autoritetin në sytë e besimtarëve”[2] . Kisha sipas autorit komunist e ka stisur dhe e ka deformuar rrënjësisht historinë dhe e ka keqpërdorur duke mashtruar Shna Ndoun ku asnjë njeri nuk ka gjetur shërim në këtë kishë. Kisha katolike në mbarë botën sipas autorit komunist me qëllim shtrirjen dhe ruajtjen e sundimi të saj, përdori mrekullitë e shenjtorëve ku me anë të mashtrimit i bën çudibërës dhe më pas i vendosi në shumë kisha në botë. Shna Ndout sipas autorit komunist iu bashkangjitën mrkeullitë e tilla si shërimi i sëmundjeve, shpëtimi i të korrave, të mbjellurave, pronës së vogël të fshatarëve, pasi është pika nevralgjike e zemrës së çdo besimtari dhe me qëllim mashtrimin e nënshtrimin sa më të thjeshtë të besimtarëve, kisha thoshte propaganda ateiste, përdori legjendën e Shna Ndout. Ateistët vetëm duke shkatërruar çdo gjë shpirtërore, morale e njerëzore, mund të instalonin ideologjinë komuniste dhe ateizmin zyrtar. Një çmenduri totale që e ktheu Shqipërinë të vetmin vend ateist në botë…

Fundi i pjesës 1…


[1]Mustafaj, Rakip “Këtushërohennjerëzit”, Vatra e Kulturës Nr: 2,  Tiranë 1968, faqe 11

[2]Nikolla, Zef, “E vërtetambiShnaNdoun”, Zëri i Rinisë Nr: 47, 13 Qershor 1962, faqe 4

Filed Under: Histori

“Fjalimet që përgjakën Ballkanin”

March 25, 2026 by s p

Dr. Sadri Ramabaja/

Ky recension shqyrton veprën e Gëzim Mekulit “Fjalimet që përgjakën Ballkanin – Analizë retorike e fjalimeve të Slobodan Milosheviqit” si një kontribut të rëndësishëm në studimet mbi diskursin politik dhe propagandën nacionaliste në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Duke analizuar retorikën e Slobodan Milosheviqit, autori synon të zbulojë mekanizmat gjuhësorë dhe simbolikë përmes të cilëve u mobilizua aparati i dhunës dhe populli serb për dhunë politike ndaj shqiptarëve dhe u legjitimuan projektet hegjemoniste serbe. Libri vendoset në ndërthurje të shkencave politike, studimeve të komunikimit dhe analizës kritike të diskursit (Fairclough, 1995; van Dijk, 1998).

1. Hyrje dhe kontekstualizim

Vepra trajton një nga figurat më të debatueshme të fund-shekullit XX në Ballkan, Slobodan Milosheviq, duke e zhvendosur analizën nga dimensioni historik drejt një leximi të strukturuar retorik. Në këtë kuptim, libri nuk është vetëm një rikujtim i ngjarjeve që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, por një përpjekje për të kuptuar se si gjuha mund të shndërrohet në instrument pushteti dhe mobilizimi kolektiv (Judah, 2000; Malcolm, 1998).

Fundja vet Milosheviqi përmes fjalimeve të tij që janë objekt trajtimi në këtë libër, konkretisht atij të mbajtur në qershor të vitit 1989, kishte paralajmruar për betejat që e prisnin popullin serb – “Përsëri jemi në beteja, dhe para betejash. Ato nuk janë të armatosura, megjithëse as të tillat ende nuk përjashtohen”. [Mekuli: 20222]

2. Qasja metodologjike

Mekuli mbështetet në një qasje të afërt me analizën kritike të diskursit, duke identifikuar strukturat narrative, përdorimin e metaforave historike dhe ndërtimin e “palës tjetër”, “tjetrit” si armik ekzistencial—një qasje e përputhshme me literaturën klasike në këtë fushë (Fairclough, 1995; Wodak, 2009).

Analiza e fjalimeve të mbajtura në Gazimestan (1989) dhe Beograd [1999] shërben si rast paradigmatik, ku retorika e Slobodan Milosheviqit ndërthur mitin historik me mobilizimin politik. Siç vëren Gëzim Mekuli, këto fjalime “rikonstruktojnë të kaluarën si një vijimësi të pandërprerë të kërcënimit ndaj kombit serb”,[Mekuli: 2022] duke e shndërruar historinë në një instrument të drejtpërdrejtë të veprimit politik.

Në këtë diskurs, beteja e Kosovës nuk paraqitet thjesht si një ngjarje historike, por si një metaforë mobilizuese, ku e kaluara dhe e tashmja bashkohen në një narrativë të vetme. Mekuli thekson se “retorika e Milosheviqit nuk synon vetëm të kujtojë historinë, por ta riaktivizojë atë si obligim politik për të tashmen”, [Mekuli: 2022] duke prodhuar një ndjenjë urgjence kolektive.

Kjo përputhet me argumentin teorik se diskursi nacionalist prodhon realitete simbolike që paraprijnë dhe legjitimojnë veprimin politik (van Dijk, 1998). Në këtë kuptim, gjuha nuk është vetëm reflektim i realitetit, por një mekanizëm për ta ndërtuar atë.

3. Analiza e përmbajtjes dhe gjetjet kryesore

Një nga meritat kryesore të librit është trajtimi i retorikës si strukturë operative e pushtetit. Mekuli argumenton se diskursi i Milosheviqit:

prodhoi një realitet simbolik që e paraqiste konfliktin si të pashmangshëm;

normalizoi dhunën përmes narrativave të viktimizimit;

instrumentalizoi historinë për qëllime politike.

Këto gjetje janë në përputhje me analizat mbi nacionalizmin serb dhe shkatërrimin e alternativave politike në Serbi (Gordy, 1999), si dhe me studimet mbi ndërtimin diskursiv të dhunës në luftrat që kulmuan në masakra në Bosnjë dhe Kosovë (Campbell, 1998).

Dokumentet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe raportet e Human Rights Watch (1999) e mbështesin në mënyrë empirike tezën se retorika politike ka qenë e lidhur ngushtë me praktikat e dhunës në terren. Në aktakuzën kundër Slobodan Milosheviqit, theksohet se elitat politike dhe mediatike “krijuan dhe përhapën një klimë frike dhe urrejtjeje”, e cila kontribuoi në legjitimimin e veprimeve represive ndaj popullsive joserbe (ICTY, 2001).

Në mënyrë të ngjashme, raporti Sipas Urdhrave: Krime Lufte në Kosovë [Under Orders: War Crimes in Kosovo] i Human Rights Watch vëren se “fushata e forcave serbe në Kosovë u shoqërua nga një diskurs politik që i paraqiste shqiptarët si kërcënim për shtetin”, duke krijuar një kornizë justifikuese për përdorimin sistematik të dhunës (Human Rights Watch, 1999).

Këto burime sugjerojnë se retorika nacionaliste nuk ka qenë thjesht një element shoqërues i konfliktit, por një komponent strukturor i tij, duke ndihmuar në krijimin e kushteve psikologjike dhe politike për zbatimin e politikave represive në terren. Në këtë kuptim, gjuha dhe dhuna shfaqen si dy dimensione të ndërlidhura të së njëjtës strategji politike.

Në nënkapitullin 7.5 [Analiza e fjalimit në Beograd] Mekuli vlerëson se, megjithëse ai nuk ka peshën e fjalimit të mbajtur në Gazimestan, sidoqoftë, edhe ai, “përbën një ngjarje unike politike dhe historike” për vet ndikimin që pati. [Mekuli, 2022:107]

4. Rëndësia për studimet bashkëkohore

Libri tejkalon rastin specifik të Slobodan Milosheviqit dhe ofron një model për të kuptuar lidhjen midis gjuhës, pushtetit dhe dhunës. Në një epokë të rikthimit të diskurseve populiste dhe nacionaliste, ky studim mbetet aktual dhe i domosdoshëm (Wodak, 2009).

Në këtë kontekst, është e mundur të tërhiqen paralele analitike me retorikën e Adolf Hitlerit, jo në kuptimin e barazimit historik, por në aspektin e strukturave diskursive. Të dy liderët përdorën gjuhën si instrument për të ndërtuar një narrativë të viktimizimit kolektiv, ku kombi paraqitet si subjekt i një padrejtësie historike që kërkon korrigjim.

Si në rastin e Hitlerit, ashtu edhe tek Milosheviqi, identifikohet një strategji e qartë e ndërtimit të “tjetrit” si armik ekzistencial, duke përdorur stereotipe, mitologji historike dhe emocione kolektive për të mobilizuar mbështetje politike. Në të dy rastet, diskursi nuk kufizohet në përshkrimin e realitetit, por synon ta riformësojë atë duke krijuar një ndjenjë urgjence dhe domosdoshmërie për veprim.

Një tjetër element i përbashkët është instrumentalizimi i historisë: tek Adolf Hitleri përmes mitologjisë së humbjes dhe poshtërimit kombëtar pas Luftës së Parë Botërore, ndërsa tek Slobodan Milosheviqi përmes rikthimit simbolik te beteja e Kosovës dhe narrativa e viktimizimit serb. Në të dy rastet, historia shndërrohet në burim legjitimiteti për politika përjashtuese dhe, në fund, për përdorimin e dhunës.

Megjithatë, dallimet kontekstuale mbeten thelbësore dhe nuk duhet të neglizhohen: kushtet ndërkombëtare, shkalla e institucionalizimit të pushtetit dhe përmasat e krimeve ndryshojnë ndjeshëm. Prandaj, krahasimi duhet të kuptohet si një analizë e mekanizmave të diskursit politik, jo si ekuivalencë historike.

4.1 Rëndësia në jetën akademike në Kosovë dhe hapësirën shqiptare

Në kontekstin e Kosovës dhe më gjerë në hapësirën shqiptare, vepra e Gëzim Mekulit merr një dimension të veçantë. Ajo nuk është vetëm një analizë e një periudhe historike, por një instrument kritik për vetëdijësimin akademik dhe shoqëror mbi rolin e diskursit në prodhimin e realiteteve politike.

Në universitete si ato në Prishtinë dhe Tiranë, ku studimet mbi median, komunikimin dhe shkencat politike janë në proces konsolidimi, ky libër mund të shërbejë si një tekst themelor për analizën e propagandës dhe manipulimit diskursiv. Ai ndihmon në tejkalimin e qasjeve deskriptive, duke i orientuar studentët drejt një leximi kritik dhe analitik të gjuhës politike.

4.2 Pse duhet të jetë pjesë e kurikulës universitare?

a) Formimi i mendimit kritik në gazetari

Në një mjedis mediatik të ngarkuar me narrativë politike dhe ndikime të jashtme, studentët e gazetarisë kanë nevojë për mjete analitike për të identifikuar manipulimin diskursiv. Libri ofron pikërisht këtë: një kornizë për të kuptuar se si gjuha përdoret për të ndërtuar “të vërteta” politike.

b) Kuptimi i marrëdhënies midis medias dhe pushtetit

Duke analizuar retorikën e një lideri si Slobodan Milosheviq, studenti kupton më qartë se media nuk është vetëm transmetuese e informacionit, por shpesh pjesë e mekanizmave të pushtetit dhe mobilizimit.

c) Relevanca rajonale dhe historike

Ndryshe nga tekstet teorike të importuara, kjo vepër trajton një rast që ka prekur drejtpërdrejt shoqërinë shqiptare. Kjo e bën atë më të afërt dhe më të kuptueshme për studentët, duke lidhur teorinë me përvojën historike të rajonit.

ç) Parandalimi i manipulimit dhe radikalizimit diskursiv

Njohja e mekanizmave të propagandës është një mjet mbrojtës për shoqëritë demokratike. Siç vëren Teun A. van Dijk, kontrolli i diskursit publik nënkupton edhe kontroll mbi perceptimet dhe veprimet shoqërore (van Dijk, 1998). Në këtë kuptim, analiza kritike e gjuhës—siç argumenton Norman Fairclough—është thelbësore për të kuptuar se si realitetet politike prodhohen dhe legjitimohen (Fairclough, 1995). Në këtë kuptim, libri kontribuon jo vetëm në edukim, por edhe në reziliencën demokratike.

d) Ndërlidhja ndërdisiplinore

Vepra mund të përdoret jo vetëm në gazetari, por edhe në: shkenca politike, studime të sigurisë, sociologji, komunikim dhe media…

Kjo e bën atë një tekst me vlerë të gjerë kurikulare.

5. Vlerësim kritik

Nga një perspektivë akademike, vepra dallohet për qartësinë analitike dhe rëndësinë empirike. Ajo ndërton një urë solide ndërmjet analizës së diskursit dhe studimeve të sigurisë. Si i tillë libri është një kontribut i veçantë në publicistikën tonë.

Megjithatë, disa kufizime mbeten: mungesa e një dimensioni më të gjerë krahasues; një angazhim më i thellë me literaturën bashkëkohore do ta forconte më tej argumentin teorik; krahasimi me raste të tjera të propagandës politike globale do ta rriste universalitetin analitik.

6. Përfundim

Libri “Fjalimet që përgjakën Ballkanin” përfaqëson një kontribut serioz në analizën e marrëdhënies ndërmjet gjuhës dhe pushtetit. Gëzim Mekuli demonstron se retorika nuk është thjesht reflektim i realitetit politik, por një forcë që e formëson atë. Në këtë kuptim, libri na kujton se luftërat fillojnë edhe me fjalë—dhe se dekonstruktimi kritik i tyre mbetet një domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Në hapësirën akademike shqiptare, ku ende mungon një traditë e konsoliduar e analizës kritike të diskursit politik, libri i Gëzim Mekulit përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara. Përfshirja e tij në kurrikulat universitare në Prishtinë, Tiranë, Tetovë … do të kontribuonte në formimin e një brezi studiuesish dhe gazetarësh më kritikë, më të vetëdijshëm dhe më rezistentë ndaj manipulimit diskursiv—një domosdoshmëri në një kohë kur luftërat, siç dëshmon edhe vetë libri, shpesh fillojnë me fjalë.

Referenca

1. Fairclough, N. (1995). Critical Discourse Analysis: The Critical Study of Language. London: Longman.

2. Wodak, R. (2009). The Discourse of Politics in Action: Politics as Usual. London: Palgrave Macmillan.

3. Judah, T. (2000). The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia. New Haven: Yale University Press.

4. Malcolm, N. (1998). Kosovo: A Short History. London: Macmillan.

5. International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY). (2001–2006). Prosecutor v. Slobodan Milošević.

6. Human Rights Watch. (1999). Under Orders: War Crimes in Kosovo.

Filed Under: Analiza

Kur drejtësia hyn në oborrin e mbretit, parlamenti del roje te dera!

March 25, 2026 by s p

Nga Arian Galdini/

Rasti Balluku duhet lexuar në atë lartësi ku episodet pushojnë së qenuri thjesht episode dhe bëhen prova karakteri për një rend të tërë. Jo si grindje teknike mbi një procedurë. Jo si zhurmë e një seance. Jo si krizë e një emri. Shqipëria pa këto ditë pikërisht çastin kur një qeverisje zbulohet vërtet, çastin kur ligji i afrohet pragut të saj. Deri atëherë, fjala vishet bukur, reforma shpallet me ton solemn, shteti ligjor përdoret si stoli morale për konsum të brendshëm dhe ndërkombëtar. Sapo prekja bëhet reale, dekori bie dhe instinkti i vetëmbrojtjes del më i sinqertë se çdo fjalim. Me këtë rast, Edi Rama rrëzoi vetë pretendimin se mund të jetë njëherësh edhe mbrojtësi i reformës në drejtësi, edhe kufiri i saj i fundit. 

Këto dy role nuk bashkëjetojnë. Njeriu që e lëvdon drejtësinë në ditët e saj të sigurta, por i vë gardh sapo ajo afrohet te rrethi i vet, nuk mbron parimin. Mbron afërsinë. Nuk ruan standardin. Menaxhon frikën. Ajo që u pa këtu nuk mbaron te Shqipëria, as te kjo shumicë, as te ky parlament. Ajo zbulon një ligj më të vjetër të pushtetit, rendin e do për sa kohë e mbron; sapo rendi i afrohet, kërkon përjashtim. Aty fillon degradimi i vërtetë. Jo kur ligji shkelet me britmë, por kur ruhet si gjuhë dhe kufizohet si veprim. Jo kur pushteti e mohon normën, por kur e pranon me buzë dhe e frenon me dorë.

Për këtë arsye, prova e vërtetë e një rendi nuk ndodh aty ku ligji zbret mbi të pambrojturin. Aty çdo shtet di të bëjë forcën. Afati i skadon atij që s’ka mbështetje. Gjoba i vjen atij që s’ka krah. Procedura i bie atij që s’ka strehë. Prova fillon vetëm kur dora ngrihet lart, jo poshtë. 

Aty shihet nëse kemi përpara republikë apo vetëm dekor institucional. Republika fillon atje ku ligji depersonalizohet. Atje ku emri, posti, dobia e djeshme, afërsia politike dhe besnikëria partiake nuk vlejnë si monedhë shpëtimi. Fisi fillon atje ku rrethi mbyllet, ku shumica bëhet mur, ku procedura përdoret si kohë e blerë dhe ku privilegji vishet me gjuhë institucionale. Kjo është ndarja themelore, republika pyet çfarë kërkon ligji, fisi pyet kë po prek ai. Një parlament i vënë në shërbim të kësaj logjike ulet si zgjatim i oborrit, dhe aty institucioni pushon së qenë masë e bëhet strehë.

Kjo nuk është vetëm çështje karakteri personal. Është edhe pasojë e një strukture të njohur në shoqëritë ku pushteti përjetohet si zotërim i rrethit dhe jo si barrë e standardit. Kur lidhjet ndërmjetëse dobësohen, kur parlamenti humbet pavarësinë e vet morale, kur besnikëria personale zë vendin e normës, mbrojtja e të fortit fillon të duket më e natyrshme se zbatimi i ligjit. Në një rend të tillë, shumica nuk e ndien veten nën detyrimin për ta lënë normën të ecë; e ndien veten nën detyrimin për të mbrojtur trupin prej të cilit jeton.

Dëmi, prandaj, nuk ndalet te procedura. Ai prek mënyrën si një shoqëri e kupton veten. Qytetari sheh se barazia është gjuhë e katit të sipërm, ndërsa poshtë vepron hierarkia e prekshmërisë, ku disa preken menjëherë dhe disa vetëm kur pushojnë së qeni të dobishëm. Kështu cinizmi hyn në ajrin e përditshëm, jo si doktrinë e shpallur, por si klimë e thithur ngadalë, derisa institucioni pushon së dukuri si rend i përbashkët. Atëherë nuk humbet vetëm besimi te një qeveri. Humbet siguria se fjala “ligj” do të thotë të njëjtën gjë për të fortin dhe për të dobëtin. 

Humbet arsyeja që njeriu të mos bëhet vetë cinik. Një burrë e ndoqi votimin nga telefoni, mes dy punëve të ditës. Nuk u habit. Kjo është pjesa më e rëndë. Nuk pa një të papritur, pa të konfirmohej ajo që e mbante pezull prej kohësh brenda vetes. Kur mbaroi seanca, fjala “ligj” nuk i tingëllonte më si diçka që mbërrin në të njëjtën mënyrë te i forti dhe te i dobëti. Turpi është kufiri i fundit i republikës. Një rend që nuk turpërohet më nga përjashtimi që i jep të fortit ka hyrë në fazën ku kalbëzimi nuk është aksident, por metodë vetëmbrojtjeje. 

Në atë çast, shteti nuk dëmton vetëm drejtësinë. 

Dëmton atë që është njëherësh më e brishtë dhe më vendimtare, arsyen e njeriut për të besuar se e vërteta publike ka ende kuptim.

Edhe udhëheqja provohet vetëm këtu. 

Burri i shtetit e di se institucioni duhet të qëndrojë më lart se afërsia e vet. 

Ai e di se nganjëherë çmimi i standardit bie mbi njerëzit e tij dhe prapë nuk e prek timonin e ligjit. 

Pikërisht aty matet shtatësia morale e udhëheqjes. 

Udhëheqësi i vërtetë humb njerëz, nuk humb masën. 

Menaxheri i aparatit mendon ndryshe, standardi vlen derisa të prekë të vetët. Pastaj flet interesi. 

Në rastin Balluku kjo u pa me qartësi të plotë. 

Këtu nuk foli udhëheqësi që pranon barrën e standardit. 

Foli aparati që e mbyll kufirin sapo drejtësia afrohet.

Për këtë arsye, Perëndimi e Perëndimorizmi nuk matet me gjuhën e fjalimeve, as me koreografinë e samiteve. 

Matet atje ku më i forti nuk përjashtohet dhe ku barazia para ligjit nuk çahet, sepse aty ku këto bien, ndarja e pushteteve kthehet në strehë private për pushtetin, moderniteti në dekor dhe republika në emër.

Këtu mbaron iluzioni moral. 

Kur bie një pretendim i tillë, mbetet vetëm radhitja e zhveshur, kush mbrohet, kush preket, kush vendos renditjen.

Ai burrë me telefon nuk do ta dijë kurrë emrin e gjykatësit, nuk do të bëjë ankesë, nuk do të mbajë mbledhje. 

Por diçka vendosi atë ditë, heshtazi, të mos presë nga ligji atë që ligji nuk ia jep të barabartë. 

Ky vendim, i padukshëm, i shumëzuar, i heshtur. 

Aty mbaron republika si besim. 

Aty nis frika si rend.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Rilindasi At Shtjefën Gjeçovi
  • Pse duhet ta lexojmë Andon Zako Çajupin?
  • Kujtojmë në ditën e tij të lindjes atdhetarin e shquar Sotir Peci
  • Albanian americans support the protests in Tirana
  • NJË DITË “AMBASADOR” I LIBRAVE TË MI…
  • Takim lamtumirës me Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate dhe Zv. Sekretaren Christy Johnson
  • Diplomacia shqiptare si instrument i stabilitetit euroatlantik në Ballkan
  • Kur gjeografia bëhet gjeostrategji…
  • KUR GURRA SHQIPTARE PUSHTON SANREMON
  • HISTORIA NUK ËSHTË PRIVILEGJ – ËSHTË E DREJTË!
  • Mërgata dhe Atdheu si destinacioni i zemrës
  • It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community
  • Kujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta poetin, dramaturgun dhe rilindësin Andon Zako Çajupi
  • Israeli kurrë nuk ka qenë e nuk është armiku i shqiptarëve!
  • Historia që Evropa nuk deshi ta tregonte

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT