• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

New Kurti Cabinet Repeals Former Kosovo Government’s Decisions

February 12, 2020 by dgreca

By Xhorxhina Bami*/

Albin Kurti’s new government has signaled its determination to make a new start by axing the decision of the former government to raise ministerial salaries…

At its second official meeting on Wednesday, Kosovo’s new government under Albin Kurti scrapped several decisions made by the former government of Ramush Haradinaj.

Prime Minister Kurti for a start asked his cabinet to withdraw the decision of the former government to increase ministerial salaries by almost 100 per cent, and restore wages to their previous level.

“This decision has no effect on reducing salaries in the justice system and the Constitutional Court,” Kurti said, referring to concerns raised when this aim was first made public.

Justice minister Albulena Haxhiu wrote on Facebook that “two unjust decisions were repealed at the government meeting”. The second concerned salaries that cabinet ministers continue to receive after their mandate is over. These changes send “a clear message that the Kurti government will be in the service of the citizens and not of itself”, wrote Haxhiu.

Former PM Haradinaj decided to double his own salary and increase that of his cabinet colleagues. The decision came to force on January 1, 2018, raising the PM’s salary to 2,950 euros from 1,500 euros.

Haxhiu, then a Vetevendosje MP, accused the then prime minister of breaking the law, saying: “Mr Haradinaj and the ministers who voted for this decision have committed a criminal offence”.

The government also adopted a decision on the recommendation of Finance Minister Besnik Bislimi to ask parliament to extend the old budget until March.

Bislimi said the ministry’s preliminary study had shown that the current extension of the budget was not sufficient “to meet the legal obligations for the category of subsidies, namely social schemes and pensions, or even salaries for some organisations”.

Kosovo entered 2020 without a ratified budget as the former government did not adopt one. It never made it to parliament due to the many delays in forming the new government.

Foreign Minister Glauk Konjufca meanwhile called for Kosovo not to immediately reapply for Interpol membership, warning that “the situation is not optimistic compared to the two previous years”, considering that Kosovo’s international position, on which depends the support necessary for Interpol membership, “has not changed”.

According to Konjufca, Kosovo would not likely gain Interpol membership this year, but its chances might be better next year, when Interpol meets in friendly Turkey. “Successive failures of Kosovo are not good for our Republic,” Konjufca observed.

The office of National Coordinator, a unique addition of Haradinaj’s government, was also scrapped. The former government included four national coordinators, in Culture, Youth, and Sport; State Reforms; Climatic Changes and Environmental Issues; and Violent Extremism and Terrorism, in addition to the line ministries and agencies responsible for these fields.*(BIRN)

Filed Under: Analiza

RISHKRIMI I HISTORISË- NEVOJË DHE DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE PËR SHQIPTARËT

February 12, 2020 by dgreca

Deri kur vrasësit dhe terroristët do të mbajnë tituj”Hero i Popullit”, deri kur rrugët sheshet, institucionet do të emërtohen me emra të rremë heronjësh e dëshmorësh? Edhe sa kohë u duhet shqiptarëve që të shkruajnë historinë e vërtetë  Kombëtare?/

NGA PELLUMB LAMAJ/ Dielli

Menjëherë pas marrjes së pushtetit me dhunë duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha forcat luftuese,duke shkelur me këmbë vullnetin e popullit shqiptar për ta zgjedhur të ardhmen e tij në formë demokratike,organizata terroriste me emrin P K SH e krijuar dhe drejtuar nga emisarët serbë, përveç gjenocidit dhe krimit ndaj popullit të vet,do të kryente edhe një nga krimet më të mëdha të të gjitha krimeve,shkatërrimin e historisë tonë kombëtare.Të gjitha institucionet që do të krijoheshin më vonë do të kishin vetëm një devocion; shkatërrimin e të gjitha vlerave shpirtërore,morale e kombëtare të shqiptarit.Kjo ishte deviza serbe që kishte filluar të zbatohej në Shqipëri që gjatë luftës.Vetëm kështu Titua do ta kishte më të lehtë domininin e Kosovës dhe vet Shqipërinë.Ekzekutimi i firmëtarëve të Pavarësisë,inteligjencës kombëtare,klerit e deri te hedhja në lumë e eshtrave të të madhit Fishta e hedhja në erë e kishës ku kishte lidhur martesë heroi ynë kombëtar Skënderbeu,do të ishte shërbimi më i madh që banda bolshevike e Hoxhës do t’i bënte armiqëve tanë shekullor e në këtë mënyrë Shqipëria do të mbushej me kampe pune të detyruar,burgje e internime dhe në emër të dëshmorëve ,për të justifikuar pushtetin,ndihmat nga jashtë e luftën,mbi shtresën më patriote të kombit do të niste mortaja me emrin ”lufta e klasave”
Me urrdhër direkt të diktatorit historia jonë duhej të fillonte vetëm pas 1941.Janë të shumta krimet që kjo organizatë terroriste kryeu jo vetëm ndaj kundërshtarëve politik, por dhe të vetëve dhe po kaq të shumta janë dhe fabrikimet e falsifikimet që historiografia sllavokomuniste bëri ndaj historisë.

Pas viteve 1990 kur u mendua e shpresua se kishte arrdhur koha që të krijohej jo vetëm shteti i munguar i së drejtës së mohuar, por dhe të shkruhej historia në bazë të ngjarjeve dhe fakteve e kriminelët të silleshin para drejtësisë,për ironi të fatit, kjo jo vetëm nuk ndodhi përkundrazi në pushtet erdhi përsëri klasa neokomuniste e përbërë nga hibridët sllavokomunist të ish bllokut.Gjenocidi dhe krimi gjysëm shekullor jo vetëm nuk u dënua,përkundrazi klasa politike neokomuniste nisi të shfaq jo vetëm nostalgji për të shkuarën vrastare, por dhe ti thurë lavdi.
Mediat e shkruara e vizive qe kontrolloheshin nga politika do të shndroheshin në uturakë të saj e kështu do të vazhdonte e njëjta histori në shkolla e institucionet përkatëse.Rrugët,institucionet jo vetëm që do të mbanin emrat e vrasësve ordinerë komunistë, por klasa politike neokomuniste do te ndërrmerte aktin më të turpshëm historik duke përdorur dhunën kundra të burgosurve politik që endeshin rrugëve dhe u ngritën në grevë urie.

ÇDO LEGJENDË KA NJË FILLIM

Janë luftërat ato që lindin heronjtë dhe është populli ai që i shndron ata në legjendë edhe pse diktatorët nga frika mundohen nëpërmjet terrorit ti shuajnë ata nga kujtesa kolektive e ajo historike.
Lufta e Gjormit 1942-1943 që do të ishte një përsëritje e Epopesë së 1920 ës do të censurohej e tjetërsohej me urdhër të vet diktatorit.Në këtë betejë të pabarabartë luftëtarët shqiptar përball ushtrisë së motorizuar të pushtuesit italian dhe bandave të mercenarëve që kishin arrdhur për të plaçkitur do të shkruanin një nga faqet më të lavdishme të luftës dhe rezistencës kundra fashizmit.Përkrah Heroit të Gjormit sikundër do ta quante populli Hysni Lepenicën i cili nuk e lëshoi urën edhe kur u gjend përball autoblindave të armikut,do të spikaste edhe emri i komandantit të Çetës Plakë ,djaloshit njëzetë e tre vjeçar Neki Ymeri i cili do ti qëndronte pranë deri në fund Komandant, Hysni Lepenices, e jo si Hysni Kapua që ja mbathi malit dhe e la Lepenicën vetëm përball armikut sikundër thotë dhe kënga që këndohej pas betejave nëpër odat e shqiptarëve.
Hysni Abaz (Kapo) o trim / Mos ki frik / Se atje përposh te ura / Lufton burri përmbi burra / Lepenica mbi gjithë burra / dhe pasi erdhi në pushtet Hysni Kapua e dënoi me vdekje autorin e këngës
.Lufta e Gjormit do të pasohej nga beteja të tjera ku Çeta partizane Plakë dhe Çeta nacionaliste Shqiponja do të luftonin në krahë të njera tjetrës.Natyrisht kjo frymë vllazërore që u shfaq në llogoret e luftës ku të gjitha zemrat rrahin njësoj,ku gjaku që shlyen robërinë dhe fiton lirinë nuk njeh emra partish ,nuk do të shikohej me sy të mirë nga organizata terroristë P K SH dhe emisarët serb.Pas denoncimit të Kuvendit të Muks që do të ishte jo vetëm akt lufte nga ana e PKSH, por dhe preludi i luftës vëllavrasëse, emisarët serb filluan përpilimin e listave për eleminimin pas shpinë të kundërshtarëve politik, por dhe të vetëve.

VRASJA QË ENDE VRET

Për vet odisenë e familjes time në shtëpinë tonë flitej hapur për ato që kishin ndodhur gjatë luftës ku xhaxhai i babait Neki Lamaj drejtues i çetës nacionaliste dhe kushëriri Ismet Lamaj ishin vrarë me pushkë në dorë kundër pushtuesit të tradhëtuar nga komunistët dhe Manush Myftiu,po kështu xhaxhai nënës Xhelal Lepenica në luftë kundër komunistëve.Një nga historitë që flitej shpesh në familje ishte dhe ajo e Neki Ymerit, e cila më ishte ngulitur në mendje qysh fëmijë
Pas viteve nëntëdhjetë pata fatin të takoja në USA një nga protagonistët kryesor të asaj ngjarje Feti Premten që u plagos në pritën që bënë komunistët .Si mik familje më ftoi për darkë e unë pata privilegjin ta dëgjoja, por dhe ta shkruaja atë çka ndodhi gjysëm shekulli më parë e që mbahej e fshehur nga historiografia sllavokomuniste.

Ishte Shtatori i zi 1943 . Them Shtator i zi se atë muaj jo vetëm ne, bashkëluftëtarët e miqtë, por gjithë Vlora humbi dy nga bijtë e saj më të mirë që e kishin shkruar historinë e tyre maleve e u këndoheshin këngë Hysni Lepnicën dhe Neki Ymerin.
Pas denoncimit të Kuvendit të Mukjes të frikësuar nga fryma vllazërore që mbretëronte midis forcave të Ballit dhe çetës partizane Plakë,PKSH nëpërmjet Hysni Kapos i dërgon një letër Komandant Nekiut që kur forcat e Ballit të kalojnë në Gjorm,të hapi zjarr mbi to e të vras Hysni Lepenicën.Kuptohet që për ne kjo ishte një goditje e madhe pasi ne jo vetëm që ishim miq, por dhe ndaheshim me kufi me Lepenicën e deri atë ditë e kishim luftuar bashkë pushtuesin. Komandant Nekiu i dërgon letër Hysni Lepenicës dhe e sqaron për urrdhërin e PKSH,por Hysni Lepenica iu përgjigj ; dy duar për një kokë dhe koka për atdhe dhe kaloi të nesërmen.Ne dolëm nga pozicionet dhe u përqafuam me forcat balliste.Dy ditë më vonë dy korierë partizanë erdhën dhe i thanë komandant Nekiut se e kërkonin në Shtabin e Përgjithshëm në Mallakastër.Kur u kthye që andej nuk ishte më Nekiu me çika që ne e kishim njohur dhe buzëqeshja karakteristike i ishte shuar. Na sqaroi që i kishin bërë një gjyq partizan dhe presion psikologjik deri në asgjësim.Tani e kishin urrdhëruar të vriste kunatin e vet Sadik Premten.Nga mesi Shtatorit na erdhi lajmi tragjik që na theri shpirtin e na çarmatosi të gjithëve.Në Gërhot ishte vrarë komandanti legjendar Hysni Lepenica i tradhëtuar nga komunistët në luftë me italianët.
Edhe pse e kishim dëgjuar me veshët tanë,nuk donim ta besonim dhe në ato çaste dramatike u betuam se nuk do ta lejonim luftën vëllavrasëse.Aty nga fundi Shtatorit u mblodhëm në shtëpinë e gjyshit tënd Refat Lepenica që ishte dhe në komitetin qarkor të Ballit.Erdhi dhe Skënder Muçua e komandantë të tjerë çetash e u vendos që të shmangej medoemos vëllavrasja e për ti dhënë një mesazh vëllazëror popullit, u caktua komandant i forcave të Lumit të Vlorës Neki Ymeri.Pas mbledhjes u nisëm për në Gjorm dhe pa bërë gjysmën e rrugës,dëgjuam krisma automatikësh.Komandant Nekiu që ecte përpara me Dalan Xhaferin u rrëzuan të parët nga breshëria e plumbave që ju përshkoi trupat,ndërkohë edhe unë rashë përtokë e ndjeva një therje në këmbë e më vonë pashë që kisha marrë plumb në këmbë.Ishte errësirë dhe në mëngjes u bë rrethimi mësuam që njësiti terrorist partizan i përbërë prej Shyqyri Alimerkos, Sadik Zotos e dy partizanë të tjerë kishin vepruar me urrdhër të PKSH.U bë rrethimi dhe u kap i gjall Shyqyri Alimerko dhe një partizan i ri që dridhej e qante e thoshte se nuk kishte qëlluar.Partizanin e ri e lanë të ikte e ti thoshte shtabit se ne nuk jemi për vëllavrasje ndërsa Alimerkon e ekzekutuan në vend.Sadik Zotaj ishte vrarë gjatë përpjekjes për të ikur.
Kështu ndodhi mor bir atë natë dhe heshti gjatë e ndezi një cigare
.Edhe unë heshta e nuk doja ta shkëpusja nga ato kujtime .
Jo vetëm kaq – psherëtiu pas pak, por në nëntor i dogjën dhe shtëpinë babait të Nekiut bashkë me shtëpitë tona ……….
I ati Nekiut doli në një kasolle në mal dhe një natë dy partizanë shkuan të kalojnë natën dhe ai ju bëri të hanë.Në mëngjes një partizan i tha përse rri këtu në mal xhaxha ,është ftohtë,kthehu në shtëpi e plaku duke iu dridhur buza iu përgjigj; në cilën shtëpi ,në atë që më dogje ti?

     …Kanë kaluar tre dekada dhe kjo vrasje e pabesë dhe e shëmtuar që do të shënonte preludin e luftës vllavrasëse mbahet ende e mbyllur dhe vrasësit janë heronj të popullit, rrugët e shkollat mbajnë emrat e tyre dhe ju janë bërë dhe filma. Ka dhe media të shkruara dhe vizive që trillojnë e shkruajnë se Neki Ymeri u arrestua në Vlorë dhe u pushkatua në Mallakastër .Ky disiformacion është jo vetëm një turp, por dhe krim historik .Ç’farë mallkimi !. Edhe sa kohë do u marrë shqiptarëve që të shkruajnë historinë e tyre të vërtetë?

Filed Under: Histori Tagged With: Pellumb Lamaj-Rishkrimi i Historise

LINKOLN DHE KENNEDY: FATE TË KRYQËZUARA

February 12, 2020 by dgreca

Nga Gian Antonio Stella/ “Fat e kismet ka kurdoherë në gojë njeriu, /edhe se për të këqijat e veta është ai farkëtari” thotë një fjalë e urtë e hershme, e marrë më 1805 nga letrari i shtatëqindit Cristoforo Poggiali nga libri Proverba, fjalë ari e aforizma, për përdorim e mësim të popullit, në të cilin shpjegohet se “një proverb është një aksiomë, një fjalë ari / që e diktoi arsyeja dhe përvoja”

            Po të lexohet një shënim i Mauro della Porta Raffo, autor i një lumi librash e librushkash, por më tepër të vëllimeve monumentale mbi historinë e demokracisë amerikane (i fundmi i sapo dalë: SHBA 2020. Gjurmë historiko – politike dhe institucionale), është e vështirë të besohet se fati nuk ekziston ose është gjithmone frut i zgjedhjeve njerëzore. Mjaft të mendohet për fatet e kryqëzuara, mahnitëse, të dy prej më të famshmëve presidentë amerikanë.

            “Abraham Linkolni u zgjodh për të parën herë në kongresin amerikan më 1846. John Kennedy u zgjodh për të parën herë në Kongresin amerikan më 1946. Linkolni u zgjodh President më 1860. Kennedy u zgjodh President më 1960. Si gruaja e Linkolnit ashtu edhe ajo e Kennedy-t humbën nga një djalë, për shkak dështimi, ndërsa burrat ishin në Shtëpinë e Bardhë. Si atentati kundër Linkolnit ashtu edhe ai kundër Kennedy-t u bënë ditën e premte. Të dy u goditën në kokë. Sekretari i Linkolnit quhej Kennedy. Sekretari i Kennedy-t quhej Lincoln.”

            Por nuk është gjithshka, shpjegon Pedanti i Madh (një ofiq i fituar vite më parë me një rubrikë të bukur tek Fleta), duke shtuar se ”që të dy u vranë nga një Jugor. Që të dy u zëvendësuan nga një Nën President me origjinë nga Jugu. Të dy pasuesit quheshin Johnson. Andrew Johnson (pasuesi i Linkolnit) ishte lindur më 1808. Lyndon Johnson (pasuesi i Kennedy-t) ishte lindur më 1908. Secili prej vrasësve kishte nga tre emra: John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald. Both (vrasësi i Linkolnit) ishte lindur më 1839. Oswald (vrasësi i Kennedy-t) ishte lindur më 1939. I pari u kap në një magazinë, mbasi kishte ikur nga një teatër. I dyti u kap në një teatër, mbasi kishte ikur nga një magazinë. Both dhe Oswald u vranë të dy para proçesit”.

            Ndokush mund të thotë. Pale sa bashkëndodhi të rastit mund të jenë shpërndarë aty këtu në historinë mijravjeçare të njeriut. Është e mundëshme. Por duhen gërmuar. Dhe aty duhet një kujtesë që nuk matet me megabyte……

            “Corriere della sera”, 4 shkurt 2020              E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Histori Tagged With: Gian Antonio Stella-Linkoln-Kennedy-Fate te kryqezuar

POLITIKA PARIMORE DHE OPORTUNIZMI POLITIK

February 12, 2020 by dgreca

Shkruan: Sami Repishti, Ph.D.*/

Ridgefield, CT. Me 28 janar 2020, në nji Konferencë shtypi të mbajtun në Washington, D.C.- Presidenti Trump shpalosi nji “Plan” për zgjidhjen e problemit të ndërlilkuem izraelito-palestinez.

    Me 29 janar 2020, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vrapoi me nji deklaratë publike; ai përshëndeti  “zgjidhjen e problemit palestinez” të mbiemnuem edhe “marrëveshja e shekullit” ose “Plani Trump”. “Thaçi e mirëpret planin e Presidentit Donald J.Trump për Lindjen e Mesme” shkruente gazeta ZERI e datës 29 janar 2020 “.

    Presidenti Thaçi tha:“E mirëpres dhe e pranoj planin e leadershipit  amerikan të Donald J. Trump për Lindjen e Mesme”. Kështu u shpreh leaderi i Kosovës për nji problem që nuk ka lidhje me Kosovën. “Me që së fundi, vijoi ai, Presidenti Trump takoi liderët izraelitë duhet të tregohet udhëheqje dhe vizion që ta bëjnë atë të plotësohet…Bota është duke shikuar dhe është inkurajuar që të ndjekin këte shembull” shprehej ai në Twitter.

    Unë nuk e pranoj këte përcaktim, dhe quej qendrimin e Presidentit Trump nji gaffe e madhe politike, dhe nji paturpësi që mohon çdo aspekt pozitiv të politikës së çeshtjes palestineze.

    Reagimi i parë dhe i fortë e parimor erdhi nga diplomati suedez e ndërmjetës në diskutimet për fatin e Kosovës, Carl Bildt, ish ministër i jashtëm i Suedisë. Ai shkruen: “ Jam plotësisht i sigurt se në nji kohë, Millosheviqi do të kishte përqafue me gëzim nji zgjidhje të këtill për Kosovën si ajo që propozon Presidenti Trump…Forcat e Sigurimit serb do të ishin në kontroll të plotë e përfundimtar të kufinjve, hapësinës ajrore, hapësinës dixhitale, tregëtisë. As edhe nji mitroloz i vetëm nuk lejohet. Dhe natyrisht edhe disa të drejta të kufizueme për kosovarët…” Diplomati suedez vazhdon: se ashtë i sigurtë që”… edhe  diktatori serb do të dëshironte nji zgjidhje ‘a la Trump’ ku gjithçka kontrollohet nga ushtria (në Kosovë serbe) …”

    Reagimi politik i udhëheqësve arabë të Lindjes së Mesme ka qenë i shpejtë por jo i plotë. Disa ambasadorë arabë ishin prezent në konferencën e shtypit; nji akt skandaloz që u interpretue si përkrahje e Planit Trump. Edhe reagimi i Jordanit dhe Libanit që kufizohen me Israelin ka qenë i vakët. Arabia Saudite, Abu Dhabi dhe Egjipti preferuen me heshtë. Presidenti turk Erdogan e cilësoi Planin “nji aneksim i Territorit palestinez të okupuem.

   Analisti amerikan i marrëdhanjeve Izrael-Palestinë, Profesor Alon Ben Meir (N.Y.Un.) shkruente në nji mesazh “Çmenduria Trump-Netanyahu”, 5 shkurt 2020: “Qeveritë e njimbasnjishme izraelite kanë ba sigurimin kombëtar pikën qendrore të mbijetesës së Izraelit dhe e lidhin ate me të ashtuquejtunën kercënim ekzistencial që vjen nga Palestinezët, dhe ashtë ba tani nji mani kombëtare. Kështu, kontrolli i jetës dhe territorit palestinez janë kthye në sinonim me sigurimin kombëtar të Israelit. Israeli, nga çdo pikëpamje i jep vehtes liçencen  me veprue  ashtu si i pëlqen në territorin palestinez, tue përfshi edhe “settlements”, (vendbanimet ilegale), me ndertue pengesa dhe mure ndarëse, me shkatërrue shtëpitë palestineze, dhe me kufizue lëvizjen e tyne, e tashti ashtë i gatshëm me aneksue Luginën e Jordanit, dhe e gjithë kjo në emën të  sigurisë kombëtare…”

    Ç’fare ofron Plani Trump për të dy palët në konflikt?

Tue pasë pranë vetes Kryministrin e Izraelit, B.Netanyahu, Z. Trump shpalosi disa hollësi të nji plani prej 181 faqesh që u duertrokit   nga pjesëmarrësit. “Sot, tha ai,  Izraeli ban nji hap të madh përpara drejt paqës. Unë nuk jam zgjedhë me krye sherbime të vogëla, ose mos me trajtue probleme të mëdha”.

    Fletorja  britanike The Guardian,31 janar 2020, tregon disa hollësi:

     Menjiherë mbas shpalljes, KM izraelit, deklaroi se bahet fjalë për “nji sovranitet të kufizuem dhe me disa kushte…”.

     Shefi i Opozitës izraelite, Gjenerali Gantz  tha se plani “….ashtë nji fazë themelore me randësi historike dhe e randësishme” dhe se ai“do

të përpiqej me e zbatue në se fiton në votimet e ardhme “ (mars 2020)

    Ambasadori i Izraelit në Washington, njeni nga  autorët e Planit  deklaroi se Plani Trump ashtë “…nji përparim i madh  në procesin e zgjidhjes paqësore”. Por ish nen-Sekretari i Shtetit, Nicholas Burns, përbuzi Planin: “Plani eliminon edhe formën ma të dobët të së drejtës dhe detyron palestinezët me jetue si popull pa shtetësi, në tokën që ata banojnë….Plani do të thellojë  ma shumë se do të ndihmojë zgjidhjen e këtij konflikti 70  vjeçar”

    Nga bota e jashtëme, Ministria e jashtëme franceze tha se”Franca e mirëpret përpjekjen e fundit të Presidentit Trump, dhe se Parisi do të shqyrtojë me kujdes propozimet e Planit.”

    Ambasadori Martin Indyk shkruen në revisten prestigjoze Foreign Affairs të datës 4 shkurt 2020, se “Plani jo i drejtë për Lindjen e Mesme nuk len asgja për negociata. Zgjidhja e problemit jo reale  dhe e imponueme nuk do të qendrojë….  Ndërmjetësit në të kaluemen u përpoqen me vendosë nji bazë për marrëveshje tue ndertue ura për pozitat e deshprueme në të dy  anët “.   

     Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, New York, deklaroi se Plani i Paqës  tashma gjysëm i vdekun ashtë ba nji “gjeth fiku” për sundimin diskriminues të Izraelit  mbi Paletinezët.

     Kryministri palestinez, Muhamed Shtayyeh deklaroi se Plani Trump  ka të bajë me përpjekjtet e Trumpit dhe Netanyahut, të dy të akuzuem, dhe jo me paqën, por me i mbrojtë ata nga burgosja e mundëshme. Nuk ashtë nji Plan paqeje për Lindjen e Mesme….Plani nuk ka asnji vlerë, dhe se Palestinezët e ndien veten të abandonuem…”

    Ish KM britanik, Tony Blair, bani thirrje Palestinezve me u angazhue në bisedime sepse Plani ashtë shpresa e tyne e fundit…palestinezët nuk detyrohen me deklarue se pranojnë Planin, por të angazhohen me      Qeverinë  amerikane me kerkue përmirësime të Planit që ata e shohin të nevojshme.

    Edhe gazeta The New York Times, e datës 29 janar 2020 shkruen:” Oferta (Plani) favorizon Izraelin dhe i mohon (Presidentit) Abbas të gjitha të arritunat për të cilat ai ka luftue. Mundësia e nji zgjidhje për nji shtet të aftë me mbijetue krah për krah me Izraelin, po zhduket përfundimisht”.  Shtetet e Bashkueme hoqën dorë nga çdo pretendim me qenë nji ndërmjetës neutral”. Në edicionin e saj të 31 janarit 2020, kjo gazetë shkruente:” Nga të gjithë propozimet për paqë në mes të Israrelit dhe Palestinezve të paraqitun dekada me rradhë, rrethanat konfirmojnë se Plani i Presidentit Trump që u ba publik të marten e kalueme ashtë ma i vështiri të merret seriozisht”.

   Analisti Thomas L. Friedman shtron pyetjen:” Ashtë ky nji plan që ka të bajë me dy shtete për dy popuj, a po ashtë nji manevër me largue vemendjen e publikut nga dy udhëheqës të baltosun? …Tashti unë duhet të dij, Palestinezët duhet të dijnë, dhe bota mbar duhet të dijë në se ky Plan ashtë pika fillestare!”

   Presidenti i ”Coalition for Israel”, Howard B. Weber, N.Y.  shkruen: “Ky nuk ashtë nji plan serioz. Ky ashtë nji “blank cheque”  (dorë e lirë) nga nji president që përballet me “impeachment”(akuzime) e gjykim dhe i  dorëzuem nji KM izraelit, i dënuem me akuza për korrupsion”.

    Në këte situatë mjerane dhe padrejtësie të imponueme me forcë, hynë në skenë Presidenti i Kosovës së çlirueme vetëm pak vite ma parë, Hashim Thaçi, me përkrahje të hapët për agresorin dhe denimin e viktimës me vdekje të paevitueshme. Asgja nuk justifikon këte qendrim servil; as deklaratat absurde të përfaqsuesve palestinez në Beograd të bame kunder pavarësisë së Kosovës, as qendrimi  burracak i vendeve myslimane të Lindjes së Mesme me mosnjohëjen e pavarësisë së Kosovës. 

    Dy të këqia nuk përbajnë nji të mirë!

     Kosova ashtë atdheu i im, Shqipëria e ime, ushtarakisht e aneksueme nga imperatoria otomane ne vitin 1479, padrejtësisht e ndame dhe e okupueme që nga viti 1877 dhe deri në vitin 1944-45 nga Serbia dhe ish Jugosllavia,. Ajo u coptue në mes të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi.  

   Sot, Kosova ashtë e lirë!

   Kosova më ka frymëzue që në ditët e shkollës fillore, kur fëmij e të rritun këndojshim: “Edhe flamuri kuq-e-zi/ Do të valojë përsëri/ Në Kosovë e Çamëri/ Plot me gaz, me gaz dhe në liri!”  Shkëputja e Kosovës – hapësina ku banojnë qytetarët shqiptarë në ish Jugosllavi- ka qenë nji plagë e randë, e hapun, dhe e dhimbshme për çdo shqiptar që në shekullin 19-të me invazionin sllav të regjimeve që synojshin ri-formimin e perandorisë serbe të Car Stefan Dushanit, pa marrë parasyshë kombësinë e popullsisë që e banonte. Nga ku rrjedh tragjedia e Kosovës së martirizueme….. që nga Garashanin deri te Millosheviqi….!

    Shqiptarët nuk duhet të harrojnë! “Mospërfillja e nji fatkeqsie” të këtill për cilindo popull të shtypun, si janë sot Palestinezët dhe Kurdët, nga udhëheqja politike e Repubikës së lirë të Kosovës ashte moralisht e neveritshme dhe politikisht e pa pranueshme. Nji qendrim i këtill ofendon viktimën e djeshme, denon viktimën e sotme, dhe shuen shpresat e viktimës së ardhme.

    Nji oportunizëm politik i këtill nuk duhet lejue! Servilizmi nuk duhet të bahet “kultura politike e shqiptarëve” në të anët e kufinit arbitrar!

Ashtë mungesë e plotë dinjiteti njerëzor e kombëtar!

Na, të gjithë na, duhet ta demaskojmë dhe ta luftojmë!

————————————————————————————-

* Autori 95 vjeçar ashtë qytetar amerikan me kombësi shqiptare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Prof.Sami Repishti- Politika Parimore-Oportunizmi Politik

KUSH DO TA NXJERRE RILINDJEN 75 VJECARE NGA “NGUJIMI”?

February 12, 2020 by dgreca

– ME RASTIN E DITELIBDJES- 12 SHKURT 1945- GAZETA RILINDJA, HISTORI KOSOVE E NISUR PARA 75 VITEVE/

-SHËNIME MONOGRAFIKE/*

-Sot, 75 vjetori i numrit të parë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja/

-Gazeta tradicionale Rilindja, histori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri në shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare, nisi të dalë para 75 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Rilindja, gazeta që rezistoi e nuk u ndal edhe kur u ndalua nga Serbia në vitin 1990 duke dalë edhe me emrin Bujku, në këtë 12 Shkurt 2020 do të festonte 75 vjetorin, në një vend normal, të lirë e demokratik, të sundimit të ligjit e të drejtësisë.

Por, në këtë Kosovë, në këtë vit të 21 vjetorit të Lirisë e 12 vjetorit të Pavarësisë, në këtë muaj mbushen plot 18 vjet nga 21 Shkurti 2002, ditës së dëbimit prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunëshëm, nga administrata e UNMIK  dhe detyrimisht mbylljes së gazetës historike Rilindja, e cila kërkoi të drejtën e saj edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm…/

-Rilindja për Ginis…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  12 Shkurt 2020/ Gazeta historike e tradicionale e Kosovës Rilindja nisi të dalë para 75 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.

Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.

“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.

“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë).

Numri i parë i gazetës Rilindja u shtyp në një tirazh prej mëse 3.000 ekzemplarësh dhe u shpërnda në gjithë Kosovën. Në fillimet e saj, në rrethanat e një shkalle të lartë të analfabetizmit të asaj kohe në Kosovë, gazeta Rilindja u përdor edhe për mësimin e shkronjave shqipe, shkrimit e leximit.

Shkrimtari Esad Mekuli, drejtor përgjegjës në shënimin e njëvjetorit të daljes së gazetës Rilindja në 1946, ndër të tjera, shkruante: “… ‘Rilindja’ duhet të dalë çdo javë rregullisht…duhet të bahet pasqyrë e veprimtarisë s’onë…”

Më 11 Qershor 1950,  Rilindja (që rëndom dilte një here në javë) njoftonte se, “tash e mbas del dy herë në javë, t’Ejtën dhe të Shtunen”.

Më pastaj, gazeta Rilindja shpeshtoi daljet dhe që nga fundi i nëntorit të vitit 1958 filloi të botohet përditë.

E përditshmja Rilindja me fizionomi të re, me ngjyrën e kaltërt, që iu shtua faqeve bardhezi, filloi të dalë të dielen e 17 Prillit të vitit 1966.

Gazeta historike Rilindja në 19 Nanduer  (Nëntor) 1946 jepte lajmin e madh për abetaren e parë në gjuhën shqipe të botuar në Kosovë: “Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punën vetmohuese të punëtorëve grafikë u shtyp, për një kohë relativisht të shkurtë…Abetarja përmbanë 58 faqe dhe asht  shtypë në 5.000 ekzemplarë”.

Rilindja lindi në një kohë kur duhej luftuar analfabetizmi. Më 23 janar 1946 kjo gazetë botonte artikullin redaksional “Analfabetizmi asht anmiku i popullit”.

Ndërsa, ndonjë ditë më vonë shkruante se “afër 20.000 burra e gra marrin pjesë në kurset për luftimin e analfabetizmit”. Rilindja e datës 14 fruer (shkurt) 1947, në një titull të madh, shkrunte se në Kosovë “Funksionojnë 2.485 kurse kundër analfabetizmit, ku janë përfshi 52.413 ndjekësa”.

Rilindja (e datës 1 janar) ka hyrë në vitin 1949 me një artikull që angazhohet për të drejtën e shqiptarëve në “përdorimin e gjuhës së tyne amnore” dhe shënon faktin se gjatë viteve 1945 -1949 në Kosovë “kanë mësue shkrim-këndim mëse 100.000 analfabetë”.

Ndërkohë, krahas luftës kundër analfabetizmit, është zhvilluar edhe aksioni për zgjerimin e rrjetit të bibliotekave. Sipas Rilindjes, në fillimin e vitit 1949 në bibliotekat e Kosovës kishte 8.230 libra e broshura në gjuhën shqipe. Kurset kundër analfabetizmit nëpër qyetet e fshatrat e Kosovës kanë qenë tema e qindëra shkrimeve në shumë numra e faqe të gazetës Rilindja. Fushata – aksioni i Rilindjes për zhdukjen e analfabetizmit filloi qysh në vitin 1945 dhe zgjati gati 7 vjet.

Më 1946 dhe 1947 Rilindja iu bashkua aksionit për emancipimin e femrës shqiptare, ndërsa në vitet 1972 – 1975 aksionit për shkollimin e femrës shqiptare.

Rilindja në 6 Gusht 1947 shkruante: “…Lufta kundër çarshafit duhet të vazhdojë deri sa të zbulohet edhe femna e fundit. Tridhjet mijë femna shqiptare të zbulueme, në interes të popullit shqiptar kërkojnë që lufta kundra çarshafit të vazhdojë deri në fund…”

Aksion tjetër i rëndësishëm në faqet e gazetës Rilindja ishte ai i huasë popullore për ndërtimin e shkollave në Kosovë gjatë viteve 1970-1972…

“Universiteti i Prishtinës do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës Rilindja në 16 Shkurt 1970. Kështu gazeta historike raportonte gjerësisht për themelimin e Universitetit të Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës.

 Festa e madhe dhe e shumëpritur e themelimit të Universitetit të Prishtinës u mbajt më 15 Shkurt 1970 me mbledhje solemne të Kuvendit të Universitetit, vetëm tre ditë pas festës së 25 vjetorit të Rilindjes, e cila në fillimet e saj kishte botuar abetaren e parë shqipe të Kosovës.

“Në Rilindja, që është edhe abetare e parë, i kanë rrënjët edhe Universiteti, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, edhe shumë zhvillime e aspiratat tona”, kam shkruar në Monografi. 

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968. Në prag të demonstratave shqiptare, Rilindja ditën e diel të 6 Tetorit të vitit 1968 në ballinë kishte shkrimin me titull “Përdorimi i lirë i flamujve kombëtarë”, që po riniste në Kosovë për shqiptarët…

Rilindja e datës 6 Korrik 1962 shkruante se, Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femna”.

 Rilindja në 25 vjetorin e saj, në 12 Shkurt 1970, filloi të dalë me gjuhën e njësuar letrare shqipe. Me këtë rast, në artikullin “Të mësojmë me vullnet gjuhën letrare” bënte thirrje që gjuhës letrare t’i kushtohet kujdes më i madh nga të gjithë.

Për këtë kishte angazhime e shkrime edhe vite më herët. Në Rilindja të 4 Dhjetor 1952, Idriz Ajeti (që në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës) shprehej “(…) Popujt e qytetnuem çmohen edhe përkah begatia, pasunija, përkah bamunia se sa kujdes i kushtojnë gjuhës së tyne amnore. Ata kanë themelata të posaçme që ruajnë dhe shtjellojnë gjithnjishëm mundësitë e saj shprehjore…”

Rilindja më 20 Nëntor 1971 informonte se një ditë më parë në afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një solemnitet rasti filloi ndërtimi i Pallatit të Shtypit. Rilindja pasi kishte investuar në truallin e Pallatit filloi edhe ndërtimin e tij, duke qenë udhëheqëse e punimeve dhe investitore.

 Gazeta Rilindja në vitin 1972 (në shtator e tetor) shkruante për zgjerime bashkëpunimi të Kosovës me Shqipërinë dhe për këtë nënshkrimin në kryeqytetin shqiptar të protokolit  mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, bisedat në kryeqytetin kosovar  mes drejtuesve të “Kosova Filmit” dhe  delegacionit të Kinostudios “Shpiqëria e Re”, ardhjen e shkrimtarëve nga Shqipëria në Gjakovë e Prishtinë dhe bisedat për shkëmbim të botimeve mes shtëpive botuese, Shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Prishtinës të “Gjenaralit të Ushtrisë së Vdekur”, që e solli i ardhur nga Tirana Piro Mani si autor i dramatizimit e regjisor, derisa në premierë asistoi edhe autori i romanit Ismail Kadare, siç shkruante  kritiku teatror Vehap Shita edhe në librin “Kur ndizen dritat”, botuar nga Rilindja, ku ka punuar shumë vite…

 Kosova po shkonte drejt Kushtetutës së vitit 1974,  e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona…

Kosova shkonte drejt pavarësisë, me Rilindjen që nuk u ndal edhe kur u ndalua.

Kosovës para 30 viteve Serbia ia ndaloi edhe gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe në atë kohë, Rilindja, por nuk arriti ta ndalë. 

“Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, të ndaluar natën me forcë në shtypshkronjë nga Serbia, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënë shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën.

Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunshme të Serbisë, që e përfshinin edhe atë në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunshme të Serbisë.

Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.

Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…

“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…

Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.

Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.  

Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”…

Në mëngjesin e 8 Gushtit 1990, të pas natës së ndalimit të gazetës nga forcat serbe në shtypshkronjë,  me reportazhin “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, të shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova dhe hyra në Pallatin Rilindja dhe nisa ta daktilografojë me makinë shkrimi. Kolegët, që poashtu nuk përfillnin ndalimin e erdhën në Pallat, më shihnin si me habi pse po shkruaja kur gazeta s’do të dalë…

“Besoj se do e lexoni nesër në gazetë”, u thash, dhe ngjita shkallëve për te Ndërmarrja e Revistave, një nga gjashtë sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, te kryeredaktori i revistës letrare Fjala, Milazim Krasniqi. I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve), t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte.

Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord.

Kjo përvojë e botimit të shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës Rilindja në revistën Fjala me shpeshtime botimi vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare…

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja…

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”.

Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.

Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e SHBA në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen.

E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik.

“Kosova filloi Referendumin për Sovranitet”, shkruante në kryetitullin në ballinë gazeta  historike  e rezistencës shqiptare Bujku në  numrin e 27 Shtatorit 1991. Legjenda e fotografisë ishte: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në faqen e parë, në mbititull shkruante: “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej: “Referendumi është legal dhe legjitim”.

Pas ditëve të zhvillimit të votimeve masive, gazeta kosovare e rezistencës Bujku në numrin e 4 Tetorit 1991 njoftonte rezultatet e referendumit në  faqen e parë  me kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës”, me mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe me nëntitullin “Prej më se 1 milion votuesve kanë dalë në votime mbi 870 mijë veta ose rreth 85 për qind e numrit të pëgjithshem të qytetarëve me të drejtë vote…”

Ndërkohë, derisa në Kosovë gazeta dilte me emrin Bujku, në Zvicër e pastaj edhe në Shqipëri po me ato shkrime nisi të dalë gazeta jonë Rilindja, me angazhimin e gazetarëv e punonjësve tjerë të saj…

Disa nga titujt e shkrimeve të mia të asaj kohe në gazetën Rilindja në Tiranë që ruhen në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë i shënoj nga  “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” ne faqen zyrtare në internet:

Pesë vjet të gazetës “Bujku” -18 janar, 1996; Do të bashkëpunojmë në konkurrencë – 4 janar, 1997; Etiketa e terrorizmit për terror kundër shqiptarëve – 29 janar, 1997; Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet – 5 janar, 1997; Institucion e qendresë e Kosovës – 21 janar, 1997; Lajmi i ardhmërisë :Kosova e lirë – 12 shkurt, 1998; Muri ndërshqiptar si “fundi i botës” – 19 mars, 1996; Ditë zie në Kosovë –  4 mars, 1998; Gjendje e rëndë lufte vazhdon dhe në Drenicë –  3 mars, 1998;

Bomba edhe mbi fëmijët shqiptarë – 5-11 maj, 1996; Beogradi me mesazh të vjetër për Kosovën : Shqiptarët as e pritën e as e patën

takim, ndërsa nga serbët u bë pritje e organizuar dhe e sforcuar – 27 qershor, 1997; Kosova preokupim i vazhdueshëm ndërkombëtar – 6 korrik, 1996; Kosova e pavarur – e drejtë dhe kompromis i shqiptarëve : Në 7-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës –  2 korrik, 1997; Sa afër e sa larg Shqipëria – 11-17 gusht, 1996; SHBA-të udhëheqëse e ndërmjetësuese në çështjen e Kosovës – 10 gusht, 1996; “Rilindja” nuk ndal – 8 gusht, 1997; Provim i parë i zgjidhjeve për Kosovën –  6 shtator, 1996; 

Si një referendum –  21 nëntor, 1996; Udhëtimi për në Prizren : Reportazh – 31 dhjetor, 1996; Radioja që sfidon kufirin : Programi dhjetëorësh në ditë i Radio Kukësit dëgjohet shumë në Shqipëri dhe në Kosovë –  1-7 dhjetor, 1996; Kronikë pa gazetë – Rilindja 29 prill, 1995; Të vërtetën për Kosovën nuk e mbulon as terrori propagandues – 14 prill, 1995; Skenar i sulmeve mbi Kosovën : [Sulmet serbe mbi kosovën] – 24 maj, 1995; Vija amerikane në Kosovë mbrojtëse e interesave në rajon –  8 korrik, 1995;  Marsh i rrezikshëm në Jug –  23 gusht, 1995…

Gazeta e përditshme Bujku doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të  gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre,  dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga  22 Shkurti me kryetitull në ballinë kërkues për ndërhyrjen e NATO-s “Marrëveshja për Kosovën duhet të ketë mbështetje ushtarake” dhe vazhdoi të dalë derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.

Ekipi Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani.

Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17  Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”.

Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë.

Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri më 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes.

Ballina e numrit të fundit të përditshëm të gazetës Rilindja, e 21 Shkurt 2002 shkruante në ballinë: Zbatohet vendimi i UNMIK-ut për largim nga Pallati i Rilindjes – Gazeta Rilindja detyrimisht ndërpret botimin derisa t’i sigurohet lokali i ri i punës.

Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin,  ditën e saj – 12 Shkurtin.

Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë” ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë.

“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që  e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.

“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z.Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis.       

 Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.

Një nga protestat e vazhdueshme ishte në 3 Maj 2005. “Sot, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”, ishte mbititulli i kryetitullit “Gazeta Rilindja e drejtë e shkelur” dhe nëntitullit “Rilindja në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka këtë mesazh: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar padrejtësisht nga autoritetet”.

Në ballinënen e gazetës Rilindja në këndin lart theksohej: “Numër protestues i jashtëzakonshëm – Sot në orën 12:00  vizita e të ftuarëve Rilindjes – Pallatit”. Protestë ishte edhe vizita në bodrumin-bunkerin e errët e me lagështi-vërshime uji, ku ishte hedhur-ngujuar arkivi-pasuri kombëtare, teknika e inventari i gazetës Rilindja, që nga fillimi i vitit 2003. “A e shihni ku e keni ngujuar gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja – alarm nga bunkeri – Arkivi i Rilindjes, pasuri kombëtare që po shkatërrohet”, shkruan në Rilindjen e 11 Prillit 2005, ku botohen edhe fotografi të kulturocidit.

Që të protestonte, po edhe të vazhdonte të jetë histori e Kosovës Gazeta Rilindja dy javë pas mbylljes-dëbimit nga UNMIK doli me botim të jashtëzakonshëm në 5 Mars 2002 për seancën e Kuvendit të një dite më parë të votimit të Presidentit e të Qeverisë së zgjedhjeve të para parlamentare në liri. Kryetitulli në ballinë ishte: “Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’ – Kryeministri Rexhepi: Gjithçka në Kosovë është me përparësi”. Presidenti Ibrahim Rugova dhe Kryeministri Bajram Rexhepi menjëherë pas zgjedhjes janë përgjigjur në pyetjet që ua kam bërë për këtë numër të Rilindjes, që përgatitej nga ekipi i saj special në një zyrë të Kuvendit të Kosovës. “Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur Presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit. Me këtë pyetje të parë ishte edhe urimi për të sapozgedhurit President e Kryeministër i Kosovës. “Presidenti Rugova e Kryeministri Rexhepi flasin për Rilindjen“   ishte titulli në këndin lart në ballinë.

Në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi.

“Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”, ishte kryetitulli i gazetës Rilindja në ballinë ku botohej i plotë mesazhi i Presidentit historik Rugova me titullin “Shqiptarët forcohen në të gjitha viset”  e nëntitullin “Një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj”.

VLERËSIMI DHE PËRKRAHJA E PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA PËR RILINDJEN EDHE NË INTERVISTA EKSKLUZIVE

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.

Pjesa përmbyllëse e intervistës së gjatë botuar në gazetën Rilindja në 31 Dhjetor 2002 ishte kjo:

RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës “Rilindja” për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që “Rilindja” të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës “Rilindja”.

PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.

Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.

Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta “Rilindja”, t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të “Rilindjes”. Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.

Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.

RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën.

PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.

 Gazeta Rilindja e ditës së 60 vjetorit të saj – 12 Shkurtit 2005 botonte edhe një intervistë tjetër ekskluzive me Presidentin Ibrahim Rugova me titulliun në ballnë “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

Me rastin e pritjes që më bëri në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja gjashtë dekada në jetën dhe në familjet e kosovarëve,  duke u shprehur, mes tjerash:

“Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60 vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejtë të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmediumeve të

Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.

Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!”

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

 Rilindja në 27 Janar 2006 shkruante se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.

Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 njerëz – Më se 500.000 njerëz nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës, në Sallën “1 tetori”, te Varrezat e Dëshmorëve e Heronjëve të Kombit në Lagjen Velania në Bregun e Diellit i shprehën nderimet më të larta kombëtare e ndërkombëtare Presidentit historik të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kryetitulli dhe nënkryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishin: Bota nderoi – Nderimet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: Presidenti Rugova parashikoi dhe krijoi të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Tri intervista ekskluzive, e para para 12 vjetëve.

Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. Ibrahim Rugova President i Kosovës (1944 – 2006).

Dr. Ibrahim Rugova President historik i Pavarësisë së Kosovës përgjithmonë, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

RILINDJA PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, BOTIME SPECIALE DHE KALENDARË

 “Kosova pret Vitin e Pavarësisë”, ishte kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja të 31 Dhjetorit 2004, ku në mesazhin e Vitit të Ri 2005 Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e vlerësonte vit i progresit më  të madh të Kosovës.

Në pritjen tradicionale të fundvitit, Presidentit Rugova i dhurova ekzemplarët e parë të Kalendarit të Rilindjes me simbolet e Vitit historik të Pavarësisë së Kosovës dhe 600 vjetorit të Skënderbeut, të vitit 2005 të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale, siç theksohet në shënimin nën foton në ballinë. Presidenti Rugova përgëzoi në këtë rast Rilindjen në Jubileun e saj dhe siguroi për zgjidhjen që do të bëhet për gazetën, kryeredaktor dhe kryetar i Këshillit Drejtues i së cilës isha.

“Sigurt do të arrijmë suksesshëm në vlerësimin pozitiv të standardeve”, ishte titulli po në ballinë të Rilindjes i një interviste që kam zhvilluar në fundvitin 2004 me Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte Kryeministër – gjatë 100 ditëve të qeverisjes, ku shprehte besimin se pavarësia e Kosovës do të shënojë edhe një fillim të ri për shumë çështje që e preokupojnë rajonin sikurse që është integrimi i shpejtë në strukturat evropiane dhe ato veriatlantike.

Në këtë numër special të festës së Vitit të Ri 2005 botohej edhe intervista ekskluzive e Shefit të Misionit të Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Godlberg, që më dha për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në jubileun e saj të 60 vjetorit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin një Kosovë demokratike dhe tolerante”, citohej diplomati amerikan në ballinë e në titull të intervistës,  ku Godlberg theksonte: “Standardet, të cilat i ka specifikuar komuniteti evroatlantik janë idealet dhe vlerat me të cilat ne jetojmë çdo ditë dhe në të cilat ne thellësisht besojmë. Këto janë idealet të cilat e përfaqësojnë Evropën e shekullit 21”.

“Viti 2005 do të mund të ishte një vit shumë vendimtar për Kosovën pasi që është vit kur ne do të lëvizim drejt një faze të re të procesit në Kosovë. Në kuptimin që mesi i vitit 2005 është koha kur do të bëhet Shqyrtimi Gjithpërfshirës i progresit në standarde, dhe me shpresë se prej kësaj do të rezultojë edhe fillimi i bisedave për statusin”, shprehej diplomati amerikan Godlberg.

Gazeta Rilindja në 25 Prill 2005 në kryeartikullin që paralajmërohej në kryetitull në ballinë shkruante:

Deklarata, komente dhe qëndrime për Kosovën, të gjithë flasin për pavarësinë: Bashkësia ndërkombëtare ka marrë vendim që Kosova të jetë e pavarur.

Gazeta Rilindja e 31 Dhjetor 2005 sillte Kalendarin e Pavarësisë dhe këtë editorial:

KOSOVË, GËZUAR VITIN E PAVARËSISË

Behlul Jashari

Kosova po kalon e pret vite historike.

Hyrja në finalen e procesit të Pavarësisë së Kosovës  është ngjarja më e rëndësishme e vitit 2005.

Kosova në vitin që po skon kishte edhe një ngjarje të rëndësishme: Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për rikontirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i të gjithë shqiptarëve në rajon”, ka ritheksuar Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova pas takimit të parë me Grupin Neogociator, formimi i të cilit ishte një moment me rëndësi edhe për unitetin.

Pavarësia është qëllimi madhor që i bashkon shumicën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës, liderët dhe partitë e tyre, dhe këtu nuk ka ndarje në pozitë e opozitë.

Viti i Ri 2006 në Kosovë pritet si një vit tjetër i madh dhe historik i arritjes dhe njohjes ndërkombatare të Pavarësisë së Kosovës.

“Objektiv kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, pavarësi që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Presidenti Rugova pas takimit të fundvitit me Kryeministrin Bajram Kosumi.

Edhe bashkësia ndërkombëtare vlerëson se Viti i Ri 2006 është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns ka deklaruar se një nga synimet më të rëndësishme të SHBA-ve në vitin 2OO6 do të jetë “kryerja e punëve të filluara në Evropë”, duke theksuar posaçërisht nevojën e zgjidhjes së çështjeve kryesore në Ballkan.
“Ky do të jetë vit i vendimit për Kosovën, e ne do të jemi atje për t’i mbështetur me diplomaci dhe me forca të NATO-s në kuadër të KFOR-it për të ruajtur sigurinë në rajon”, ka deklaruar Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns në prag të ndërrimit të moteve.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka shfaqur shpresën se takimi i parë direkt mes palës serbe dhe shqiptare do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Përfaqësuesi i lartë i BE, Havier Solana, gjatë një qëndrimi në Prishtinë ka shprehur bindjen se vendet e rajonit do të kenë ardhmëri evropiane dhe ka theksuar se një faqe e re e historisë së Kosovës po fillon.

I dërguari i posaçëm i OKB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka shfaqur shpresën se takimi i parë direkt do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Ky takim besohet se do të mbahet në Vjenë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci,  pret që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të finalizohet çështja e statusit të Kosovës. “Viti i ardhshëm do të jetë edhe vit i manifestimit të kapaciteteve reale të Kosovës”, ka theksuar ai.

Të gjithë presin zhvillime shumë të rëndësishme për Kosovën në vitin që po vjen.

Kosova pret Vitin e Pavarësisë. Gëzuar!

RILINDJA NË KRYETITUJ: KOSOVA SHTET, KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI, KOSOVA SHTET NË OKB

KOSOVA SHTET, është kryetitulli në ballinë i gazetës Rilindja në 30 Dhjetor 2007,  e cila përsëri sillte Kalendarin e Pavarësisë  me hartë – Flamur Kosove me një yll që do i bashkohet Flamurit të Bashkimit Evropian dhe me urimin: Gëzuar Viti i Pavarësisë 2008. Në ballinë edhe paralajnmërohej: Numri i ardhshëm i Rilindjes del në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ose më së largu më 12 Shkurt 2008.

Paralajmërimet në ballinë: Hashim Thaçi, Kryeministër i Qeverisë së re të Kosovës: Është koha të merret vendim për Kosovën; Presidenti Sejdiu Shpallja e pavarësisë në një kornizë kohore që dihet me afërsi; Bamir Topi: Sot, Kosova, më e pavarur se asnjëherë në historinë e saj ndodhet në procesin e pakthyeshëm të mëvetësisë së saj ndërkombëtare; Sali Berisha: Vizita e ardhshme – e kurorës, në Kosovën e pavarur (Përgjigje e Kryministrit të Shqipërisë në Prizren në pyetjen e Rilindjes).

E editoriali në faqen e parë të Rilindjes ishte ky:

GËZUAR

Viti 2007, që po shkon, mbetet në histori si vit i Planit të Ahtisaarit për pavrësinë e Kosovës, dokumentit të OKB-së me përkrahje të gjerë ndërkombëtare dhe me ndonjë kundërshtim.

Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të këtij Plani, vit i realizimit të ëndërrës shekullore të pavarësisë, pritjeve tona të madha.

Në Vitin e Ri Kosova po hyn me institucione të konstituuara pas zgjedhjeve të lira e demokratike të nëntorit, me Qeveri të re shumë premtuese, poashtu edhe me opozitë parlamentare, që ka paralajmëruar se do të jetë konstruktive.

Të gjithë do të jemi dhe do të punojmë bashkë për të mirën e Kosovës shtet.

Gëzuar!

Ndërsa, editoriali në faqen e dytë, i paralajmëruar në këndin lart të ballinës ishte ky:

RILINDJA PËR GINIS

-Rilindja pret dhe beson që Qeveria e re e Kosovës nuk do të lejojë më asnjë ditë shkeljen e ligjit e të drejtës në rastin e Rilindjes/

Gazeta radicionale e Kosovës Rilindja me Kalendarin e Pavarësisë del numër i jashtëzakonsëm të dielen, më 30 dhjetor 2007. Po në këtë numër Rilindja paralajmëron daljen tjetër në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ose më së largu më 12 shkurt 2008, kur e ka përvjetorin e 63-të.

 Është viti i tretë që Rilindja del vetëm një herë brenda vitit, dhe si e vetmja gazetë e përditshme në botë që i ndodhë të dalë vetëm një ditë, vetëm një herë në vit, mund të jetë edhe rast për Librin e Ginisit.

Vetëm një herë Rilindja doli në vitin 2003, pasi e ngujuan në bunkerin e errët e vërshime uji, dhe në vitin 2006, që edhe në këto kushte gazeta historike e Kosovës të shënoi zhvillimet historike nëpër të cilat kalon vendi.

Rilindja është dëbuar kundërligjshëm nga Pallati i saj dhe detyrimisht është mbyllë më 21 shkurt 2002, vetëm pak ditë pasi festoi 57-vjetorin. Ishte kjo një shkelje e rëndë e të drejtës së institucionit shumë të rëndësishëm të Kosovës dhe të njerëzve të Rilindjes, e pashembullt në botën e lirë dhe demokratike.

Edhe kjo mbyllje e pashembullt në botë e Rilindjes, me dëbim nga shtëpia e saj, mund të jetë një rast për Ginis.

Rilindja, edhe pas dëbimit të dhunshëm ka dalë në kushte të jashtëzakonshme me numra të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm, për të ruajtur emrin e traditën dhe për të kundërshtuar mbylljen.

Rilindja ende nuk mund të dalë përditë meqë Pallatin e saj, ku i kishte lokalet e punës, ia kanë shndërruar thuaja në gërmadhë. I kanë shkatërruar gjithë teknikën e inventarin, dhe, çka është më e dhembshmja, Arkivin me dhjëtëra mijëra dokumente historike, pasuri kombëtare e pakompensueshme.

Rilindja është në pritje të realizimit të së drejtës së ligjshme të kompensimit e sanimit të dëmeve, që të mund të ridalë përsëri dhe të hyjë në procesin e privatizimit me spinof special, që të rikthehet e të ruhet gazeta tradicionale e Kosovës, siç i kanë gazetat e veta tradicionale të gjitha vendet normale e demokratike në botë.

Për këtë, Rilindja pret dhe beson që Qeveria e re e Kosovës nuk do të lejojë më asnjë ditë shkeljen e ligjit e të drejtës në rastin e Rilindjes.

RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008

 Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe  të ardhëmes: KOSOVA SHTET NË OKB dhe me paralajmërimin: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.

RILINDJA NË 30 DHJETOR 2008: MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

  Behlul Jashari

 Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të ergër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.

Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.

Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.

Gëzuar!

RILINDJA, RIDALJE SIMBOLIKE PROTESTUESE PAS 10 VITESH – 31 DHJETOR 2018

Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…“E punëtorëve të NSH Gazetare Rilindja deri në privatizimin e gazetës”, është shënimi në këndin lart në ballinë.

“GËZUAR  2019 KOSOVA 20 VJET LIRI 11 VJET SHTET”, “NGJARJA E  VITIT 2018  E KOSOVËS:  FSK USHTRI” “RILINDJA-PROTESTË, ridalje simbolike pas 10 vitesh”, janë disa nga titujt e gazetës.

Një nga titujt e kësaj ridalje simbolike të gazetës Rilindja është: “23 Tetor 2018: Lajm i mirë nga Qeveria e Kosovës – Vendimi ­ për kryerjen e pagesës për shpronësimin e Ndërtesës së ish-Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja.

“Punëtorët e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja presin që në 2019-tën Qeveria të bëjë pagesën për shpronësim dhe të realizojnë 20 përqindëshin, se tepër shumë gjatë presin të drejtën – 17 vjet nga dëbimi i dhunëshëm, i padrejtë e i kundërligjshëm nga adminisrata e UNMIK-ut në 21 Shkurt 2002 nga Pallati Rilindja, ku pastaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka 10 vjet që janë vendosur disa ministri të Qeverisë së Shtetit të Kosovës”, theksohet në shkrimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që ridoli simbolikisht pas 10 vitesh, botim digjital.

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga Misioni  i OKB i pas luftës në Kosovë.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

 “Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.

 Edhe në këtë 75-vjetor e shohim të nevojshme ripërsëritjen e një sqarimi për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi. 

(Behlul Jashari

Kryeredaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës “Bujku”. Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson)

*Per me shume fotografi shihni ne FB dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari-Rilindja e Kosoves-75 vjet-Ngujimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 727
  • 728
  • 729
  • 730
  • 731
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT