• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMBASADORJA TEUTA SAHATQIJA URON KRYETARIN E VATRES, Z. ELMI BERISHA….

February 5, 2020 by dgreca

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasadore-Teuta Sahatqija- Urim-Kryetari Berisha

NJOFTIM MORTOR-KA NDËRRUAR JETË VICTORIA ÇUPI

February 5, 2020 by dgreca

Familja Çupi njofton Komunitetin se pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë zonja Victoria Çupi, e shoqja e  z. Ndrec Çupi(Gjergji).

Komuniteti ftohet që t’i shpreh ngushëllimet familjes ÇUPI ditën e Djelë, 9 Shkurt 2020,  nga ora 2.00 PM deri në 9.00 PM  në Shtëpinë Mortore” PARK FUNERAL CHAPEL”, që ndodhet në adresën 2175 Jericho Turnpike

Garden City Park, Neë York.

Mesha funerale organizohet ditën e Hënë, 10 Shkurt 2010, Ora 10 e 30 në Our Lady Queen of Martyrs Church Queens Boulevard, Forest Hills, Neë York, NY .

Pas meshës varrimi do të kryhet në Lutheran of All Saints Cemetery ne Queens 67-29 Metropolitan Avenue, Middle Village.  

Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj DIELLI i shprehun ngushëllimet më të thella Familjes ÇUPI. Shpirti i Victorias pushoftë në Paqe!

Filed Under: Opinion

OSMANI: PARTNERITETI ME SHBA, EKZISTENCIAL PËR KOSOVËN

February 5, 2020 by dgreca

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip S. Kosnett: Partneriteti me SHBA është ekzistencial për Kosovën/

PRISHTINË, 4 Shkurt 2020 -Gazeta DIELLI/ Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në takimin e parë zyrtar, takoi sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip S. Kosnett.

Ambasadori Kosnett uroi kryetaren Osmani për detyrën e re, duke ofruar përkrahje dhe bashkëpunim.

Në takim me ambasadorin amerikan, kryetarja Osmani diskutoi prioritetet e Kuvendit, rritjen e efikasitetit dhe mbikëqyrjes së Kuvendit në raport me Qeverinë, avansimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me opozitën si dhe me të gjithë akterët e tjerë relevant.

Kryetarja Osmani e vlerësoi si ekzistencial bashkëpunimin dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Kossnett-Vjosa Osmani

AMBASADORI AMERIKAN URON KRYEMINISTRIN E RI TË KOSOVËS

February 5, 2020 by dgreca

-Kryeministri Kurti takon ambasdorin amerikan Kosnett: Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër/

Prishtinë, 4 Shkurt 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kanë pritur sot në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe këshilltaren politike Alison Storsve të cilët shprehën urimet e tyre për këtë detyrë me shumë përgjegjësi.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, tha se ishte nder takimi me ambasadorin Kosnett me të cilin edhe u dakorduan që të dy institucionet tona t’i vazhdojnë takimet  dhe ato të përkthehen në punë konkrete për qytetarët e vendit tonë.

“Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër. Ata janë aleatë të cilët do t’i nderojmë me bashkëpunimin tonë të sinqertë e serioz”, ka thënë kryeministri Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Kossnet-Kryeministri Albin Kurti

SHEFQET MEKO VJEN ME “I TILLE JAM”

February 5, 2020 by dgreca

”I tillë Jam” Libri i dytë i Shefqet Mekos në Minneapolis të Amerikës/

Nga Sami Hidri/ Shefqet Meko prezantohet tek publiku me librin e tij të dytë “I tillë Jam“.
Njoheja me Shefqetin eshte shume e larget që ne vitet kur ishte botues i gazetes “Studenti i Bujqesise” në Kamëz te Tiranës ne Shqipëri. Nje djale korrekt dhe pune madh. Ate e gjeje neper auditoret e tij që studjonte në degen e Veterinarisë si dhe pergatiste gazeten e studentëve për botim. E gjeje deri vone prane shtypshkronjës derisa delte gazeta “Stdenti I Bujqësisë” ne Tirane dhe qe andej kthehej perseri ne auditoret e tij nga ku merrte mesimet në degen e tij.
Tekimet qe ai zhvillonte me studentët e tjerë si dhe me profesorët e degëve te ndryshme e bënte ate qe te njihëte me mire gjendjen dhe aktivitetin e Institutit. Shefqetin e gjeje gjithashtu edhe duke trokitur neper dyert e gazetave si “Zeri I Rinise” apo edhe ne gazeta dhe revista te tjera qe botoheshin në atë periudhe,për të botuar ndonje tregim apo skicë që ai kishte përgatitur ne qytezën e tij studentore.
Ardhja ne Minneapolis te Amerikes qe ne vitin 1999 nuk e ndau ate te shkruante per kujtimet qe ai ruan neper dosjet e tij shume vjecare. Pervec punës  qe ai ka, ai gjen kohë për te shfletuar edhe këto kujtime dhe për ti hedhur në letër.
-Ahmet Prenci më “zgjoi“ dhe u hoqi pluhurin te gjithë këtyre kujtimeve që unë mbaja prej kohësh në sirtar,-më thote Shefqeti gjatë nje bisede që unë bëra me te.
Ne librin e tij afer 600 faqesh tregon me hollesi kujtime dhe mbresa nga e  kaluara shume vjecare, qe i ka mbajtur dhe shkruar me nje krijimtari te larte.
-Për mua ai eshtë nje roman i tere ne duart e lexuesve,-i thosha Shefqetit gjate bisedes.
Shefqeti gjen kohe jo vetem te beje punen e tij te perditëshme por edhe të shpenzojë kohë edhe me Almën si dhe me dy djemtë e tij, si dhe te komunikoje me shume shokë dhe miqtë e tij këtu në Amerikë si dhe në Shqipëri.
Suksese Shefqet Meko në krijimtarinë tënde të përditshme!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sami Hidri-I tille Jam-Shefqet Meko

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 737
  • 738
  • 739
  • 740
  • 741
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT