• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NJU JORK PËRCOLLI ME NDERIME PËR NË BANESËN E FUNDIT PJETËR GJON BALAJ

February 4, 2022 by s p

Dalip Greca/

Të Mërkurën me 2 Shkurt 2022 në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Nju Jork u organizua Mesha e Dritës kushtuar ikonës antikomuniste, nacionalistit Legjendë, që i priu familjes Balaj në arratisjen nga Shqipëria komuniste në një moshë fare të re.Mesha u drejtua nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare Dom Pjetër Popaj, I ndihmuar në leximin e psalmeve nga Mhill Velaj. Ndër të tjera, famullitari tha se i ndjeri Pjetër Balaj, ishte modeli i njeriut të mirë, i fetarit të përkushtuar, i atdhetarit. Pjetër Balaj rrezikoi jetën e vet në një kohë të vështirë të diktaturës komuniste dhe i priu familjes në një arratisje të vështirë mes malesh, dhe e drejtoi me zotësi familjen edhe në udhëtimin e saj nga Puka në Kosovë, në kampet e ish Jugosllavisë, të Italisë, derisa arritën në tokën e bekuar.Edhe në Amerikë Pjetri sërish tregoi vlera pozitive për familjen e tij, për komunitetin, për Kishën. Ai do të mbahet mend si një shqiptar i mirë e fetar i përkushtuar. Më pas kanë folur në emër të familjes nipër dhe mbesa si dhe kumbara, të cilët kanë shprehur dhimbjen, por dhe krenarinë për Gjyshin, për njeriun e mire Pjeter Balaj.Pjesmarrja e komunitetit ishte masive. Një grup vatranësh mori pjesë në Meshë dhe ceremoninë e varrimit: Agim Rexhaj, Asllan Bushati, Anton Raja, Simon Qafa, Lek Mirakaj, Marjan dhe Dila Cubi, Mhill Gjuraj, Mrije dhe Aleks Mrnaçaj, Mark Mrnaçaj, së bashku me zonjën Kristinë, ish kryetari Dritan Mishto, z. Tonin Mirakaj me zonjen, Dalip Greca, e të tjerë.Kortezhi me arkivolin e të ndjerit pas meshe iu drejtua varrezave “Gate of Heaven”, ku u krye ceremonia e varrimit. Dom Pjetër Popaj ka bërë lutjet e fundit. Ish kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, për shkak të shëndetit jo të mirë pas daljes nga spitalit( I infektuar nga COVID),kishte dërguar fjalën e Lamtumirës, e cila u lexua nga i biri.Eduard Buçaj.Simon Qafa, në fjalën e Lamtumirës, përshkroi me emocione figurën e antikomunistit Pjetër Gjon Balaj, i cili, siç tha ai, mbetet një legjendë në luftën kundër diktaturës komuniste.Pas ceremonisë së varrimit Familaj Balaj shtroi drekën e përcjelljes në Tesoro D’Italia Restaurant në Pleasntville, Nju Jork.***. Pjetër Gjon Balaj ndërroi jetë të Premten, 28 Janar 2022, në moshën 93 vjeçare (19 Janar 1929 – 28 Janar 2022). Arkmorti me trupin e të ndjerit pushoi ditën e Martë, me 1 Shkurt, nga ora 2pm deri 9pm, në Shtëpinë Mortore” F.Ruggiero & Son’s Funeral Home”, Në Yonkers, Neë York. Komuniteti për 7 orë bëri homazhe duke I nderuar figurën e këtij nacionalisti, luftëtar I lirisë dhe demokracisë dhe i përcolli ngushëllimet familjes Balaj.(dalip Greca)

Filed Under: Opinion Tagged With: Pjeter gjon balaj

Vargje të freskëta me urtësinë e moshës!

February 4, 2022 by s p

Rreth librit me poezi “Zemra vajton, zemra këndon” të poetit Guri Stefani

Nga Mëhill Velaj

Vëllimi me poezi “Zemra vajton, zemra këndon”, ka një titull shumë mbresëlënës, elegjik, me vlerat e filozofikes dhe simbolit figurativ. Zemra vajton nga dhimbja, nga hidhërimi, por edhe rreh (“këndon”), në castin e emocionit të gëzimit, të ndjenjës së dashurisë, sepse edhe dhimbja e gëzimi janë motër e vëlla, që me forcën e zemrës, janë emocione që përballohen nga vetë zemra e njeriut. Autori i këtij vëllimi me poezi është poeti kolonjar Guri Stefani. Duke e shfletuar këtë vëllim poetik me tematikë të larmishme, ajo c’ka të bie në sy është mendja e shpirti i freskët, atdhetar, vërtetësia e miteve dhe trimërisë së tyre, përkushtimi i tij ndaj atdheut, për të bërë të njohur vlerat e tij, mallin, dhimbjen, dashurinë, gjeografinë dhe historinë e tij, t’i paraqesë këto vlera duke na dhënë artin e të jetuarit e përjetuarit të këtyre vlerave. përmbajtjen e tyre ideo-artistike. Që në hyrje të këtij vëllimi vërejmë se bota shpirtërore, mungesa dhe malli për atdheun, duke ngritur zërin e tij, ndonëse në distancë të afërt e të largët, meditativ dhe elegjik. Poeti Stefani me bukurinë e freskinë e vargut, vajton e këndon, i adresohet atdheut, brezave, për të sigurtën e të pasigurtës, për harresën e mos harresës, për dashurinë dhe dhimbjen, trishtimin dhe rënkimin, për jetën e lirinë, për fatin e bijve e të atdheut, për shpresën e nënës që këta bij t’i kthehen një ditë. Sic edhe thotë ai vetë në këtë poezi, të titulluar “Zëri i nënës Shqipëri”:“Përse rënkon moj Nëna Shqipëri,Cfarë ndjen në shpirtin tënd”Më kanë ikur bijtë e mi,Janë larguar nga ky vend.-.-Ah moj ditë me shumë siklet,Që more yjet e mi.Nëna e gjorë po u pret,Që t’I ktheni prapë në gji!” Në poezitë “Mall e lot”, “Lëndina e lotëve”, “Mërgimi”, “Dhimbje e mall”, një përfytyrim i gjallë i imazheve, jepet me elegancë, bujaria, fisnikëria e vargjeve dhe e zërit të tij poetik mbeten të pashuar, për të kërkuar rrënjët e mallit e lotëve. Pesha e historisë mbetet, por është plot me dhimbje që i përkasin së kaluarës, dramës mallëngjyese, trishtuese, braktisjen –largimi nga atdheu. Zemra që vajtojnë, sy që lotojnë, vaditin lëndinën dhe shpirti i mërgimtarit që digjet e përvëlohet si prush në gji, që as lotët nuk e shuajnë dot. “Sa shumë po lotohem,Rrjedhin sytë e mij,Digjem dhe përvëlohem,Si prushi në gji.” – apo te vargjet: “Mendja aty më mbetët,Më mbyt një mallëngjim.” Poeti bën një analogji meditative, të së kaluarës me atë të viteve ’90, apo edhe në ditët e sotme, duke sjellë poezinë “Lëndina e lotëve”, duke na dhënë ndjenjën e nënave, si një “ndëshkim të pashmangëshëm”, (kurbetin), dëshpërimin në rritje dhe shpresën në fytyrën e këtij”mëkati”, vuajtjet dhe sakrificat për të cilat nuk kishte përgjigje por vetëm lot dhe zemër që vajtonte arratinë: “Nënat janë të plagosura,Në shpirt edhe gratë,Është hata e madhe,C’është kjo mëkatë?”-,-Mbetën vetëm nënat,Dhe të gjiorat gratë,Në lëndinën e lotëve,Qajnë dit’ e natë.” Në poezitë; “Lule mbi varret e martirëve”, “Gërmenji i Themistokliut”, poeti Stefani konfirmon kuptimin historik, ekzistencën tonë në mesin e ngjarjeve historike dhe figurave që e kanë bërë këtë histori, duke na sjellë poezi artistike-historike me figura të goditura letrare dhe apelin e fuqishëm poetik për të mos i lënë në harresë, por nderimin e tyre ndër breza: “Ju nipër dhe ju mbesa,Kurrë të mos harroni,Lule dhe trëndafila,Martirëve t’u coni!Krenaria kombëtare për këta martirë cfaqet madhërishëm, me vërtetësinë e besueshmërinë e të dhënave historike te poezia tjetër: “ Gërmenji ndonëse me pak fusha,Vendi-lindja e gjeniut,Patriotit të shquar,Vend i bukur i Themistokliut”. Vëllimi poetik “Zemra vajton, zemra këndon” ka të gjithë treguesit për të qënë një libër I pëlqyer dhe I lexueshëm. Ndonëse Stefani ka debutuar me vonesë por ai me dhuntinë, talentin dhe dashurinë, ka ditur të gdhendë e zhbiroje shpirtin e njerëzve, karakterin e tyre, duke përcjellë mesazhin e dashurisë njerëzore dhe krenarinë kombëtare. Ai vjen nga Kolonja e Fan Nolit dhe e lirikut Dhori Qirjazi, tiparet lirike shqiptare që ai i adhuron dhe krenohet si një bashkëqyetar i tyre.Është interesante në rast se ndjekim sematikën e fjalëve:Vetmi, dhimbje, mërgim, vajton, loton, mallëngjim, dëshpërim, shpirt i trazuar, që disa prej tyre janë edhe në titull, këtë mund ta quajmë një përmbledhje të vogël të metaforës, së trishtimit e shpresës, mallit e dhimbjes, dashurisë dhe ndarjes, shpirtit të trazuar dhe atij optimist, harresës e mosharresës për atdheun dhe njerëzit, të jetës e mbijetesës. Zgjedhja e fjalëve të vecanta që kontribuojnë vargjet në kuadrin e kuptimit dhe mesazhit që ato përcjellin mbetet një nga konstatimet më me vlerë të punës së poetit Guri Stefani. Elementet mitike, folklorike, përshkrimi I peisazheve të natyrës, vendlindjes së poetit, Shtikës,-te poezia ” Fshatit tim”, trevës së Kolonjës, “Mali i Gramozit”, “Korca e serenatave”, ku u lind e u shkollua , por edhe vendet e tjera, si lumin “Drini”, “Buna”, “Vjosa”, “Deti i trazuar”- janë gjaku që vlon nga stuhitë e shpirtit frymëzues, natyrën e brendëshëm, eposin e tij, forcën lëvizëse të tyre, që na japin plotësisht horizontin kulturor, qytetar dhe intelektual, botën poetike dhe lirike të autorit. Në poezinë “Shpirti I trazuar”, poeti me ironi dhe autoironi, sarkazëm, godet veset si smira, thashethemet, xhelozija, pabesia, e keqja, etj, na I jep të fshehura nën maskën e apatisë për të zbutur vrazhdësinë e fjalës poetike. Kemi edhe poezi të shprehura me sinqeritetin “adoloshent” si një element kompensues që ekzistojnë mes zemrës dhe shpirtit të dashuruar, për sublimen: “Dashuria”, – duke e simbolizuar me trëndafilin që në vargjet e para. Një poezi e bukur është edhe ajo “Pranvera”. Me një kontribut të vlerësuar e modest poeti Guri Stefani na ka sjellë një libër dinjitoz të mirë konceptuar letraro-artistik.

Filed Under: ESSE

UK tourists head to Albania for ‘sense of exotic’ without long-haul flight

February 3, 2022 by s p

Tour operators see rise in bookings as people look for interesting culture and history at lower price than neighbouring destinationsRachel Hall, The Guardian

Albania has been on the radar for intrepid backpackers for some time, but this year tour operators are predicting the south-eastern Balkan country will become a mainstream holiday destination for UK travellers after a surge in bookings this January.

Interest in the country has been gradually building over the past decade as it has slowly opened up after a 44-year dictatorship that ended in 1985. Tour operators have seen a notable increase in bookings for 2022 as Albania extends its appeal to people seeking beautiful beaches and landscapes as well as interesting culture and history at a lower price than neighbouring destinations.

“Albania is one of those small and diverse destinations that can offer a bit of everything to everyone, similar to Montenegro or Slovenia,” said Tine Murn, a co-founder of New Deal Europe, a marketing agency for Balkan tourism.

He said Albania appealed because it was a “Mediterranean undiscovered gem” and “still holds a sense of the exotic, even though it is geographically very close”.

This was especially appealing at the moment while people were reluctant to travel long haul owing to the pandemic, not least because Albania has had very low Covid infection rates and no restrictions for most of the pandemic, he said.

Albania’s national tourism agency sees the UK as “an emerging growing market” and has actively promoted tourism in recent years. The country is also becoming much easier to travel around as the standard of its accommodation has improved and spending on infrastructure has increased, with a new road connecting the eastern mountains with the western coastline due to open this year.

The UK’s large Albanian diaspora and vocal celebrity champions such as the Southampton footballer Armando Broja and the pop stars Dua Lipa and Rita Ora have further helped raise the country’s profile.

Flights from the UK to the capital, Tirana, are increasingly available and in demand. The bookings website Skyscanner said it had seen a 48% increase in bookings to Albania compared with 2019, reflecting interest in “less popular destinations which are traditionally considered off the beaten track”. Average bookings were for 2.1 people, suggesting mostly couples and friends are booking at present.

However, Elton Caushi, who runs the Tirana-based tour operator Albanian Trip, said visitors had “significantly shifted” in recent years from backpackers to families, especially from EU countries, and British families were now increasingly visible.

“Croatia came on to the map at the end of the ex-Yugoslavian conflicts, Bulgaria and Romania surprised Europe with their beauty and history when they became part of the EU, and now the continent is eager to discover more. The day has come for one of the very last secrets of Europe,” he said.

Zina Bencheikh, the managing director for Europe at Intrepid Travel, said there been an increase in bookings this year partly due to the fact Albania offers adventure without the carbon footprint of a long-haul flight, as people were “more conscious than ever of the environmental impact of their holiday”.

Wild Frontiers, one of the first operators to launch tours in Albania, said inquiries for its week-long guided trips – the only ones it offers below £1,000 – were up 30% on last January. Its founder, Jonny Bealby, said the country was “set to boom” in the coming years.

He said Albania had come a long way since the Communist era. He recalled that when he first started running trips in the country 12 years ago, tourist infrastructure was completely absent. Instead, he relied on a Channel 4 News fixer who had worked on the Balkan wars to help him organise accommodation and transport.

He sees Albania as part of a new wave of destinations, including Georgia, Slovakia and Pakistan, that are growing in popularity as travellers look to escape an excess tourists. “These were countries that were very niche destinations a decade ago and now they’re becoming more mainstream as people look for quirky and different places and to get away from the crowds.”

Albania’s historical highlights

Delve into Albania’s rich past by visiting hilltop towns and fortresses such as Krüje, the country’s first capital, or Gjirokastër and Berat. There are also Greek and Roman ruins in Apollonia and Butrint. For insight into the country’s more recent history under the Communist dictator Enver Hoxha, explore one of the many bunkers built to protect citizens by the paranoid regime, dotted throughout the landscape.

Breathtaking landscapes

The Albanian Alps are a spectacular mountain range with excellent hiking trails that will lead you around some of Europe’s cleanest rivers, remote villages and stunning views. Albania also has several large lakes – Ohrid, Prespa and Shkodra – to explore. A new road, Arber, is opening in 2022 that will connect the west and east sides of the country and the traditional heartland in the mountains with its more modern coastline.

A vibrant capital city

There’s plenty to see and do in Tirana, which is safe, walkable and feels buzzy without being overrun by tourists. There’s a thriving bar and restaurant scene, especially in the Blloku district, and plenty of museums to visit. Tirana is the European Youth Capital for 2022 and will host a programme of arts and culinary events, and concerts by Dua Lipa and Rita Ora.

Beautiful coastline

Like other Adriatic nations, Albania has a long and beautiful stretch of coastline with turquoise sea and lovely beaches, and with fewer crowds there is more likely to be ample space for your towel, too.

Compelling culture

Albania has developed a distinctive culture after being isolated from other European countries for so long, partly due to its mountain range, which kept outside influence at bay. Albanian cuisine is a surprising blend of Mediterranean and Middle Eastern flavours based on high-quality produce, often sourced from chaotic local bazaars. The country is also an increasingly popular destination for music festivals, including the Unum electronic music festival.

– This article was amended on 29 January 2022. An earlier version said a new road is due to open this year connecting the western mountains with the eastern coastline; that should have said eastern mountains and western coastline.

  • Published in The Guardian on January 29, 2022

Filed Under: Reportazh

QEVERIA E PAKICËS APO ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

February 3, 2022 by s p

Nail Draga

Në sajë të krizës parlamentare dhe asaj qeveritare në Mal të Zi për të premtën me 4 shkurt është parapa të mbahët votëbesimi i Qeverisë, me propozim nga URA dhe mbeshtetur nga opozita, duke ofruar mundësi për formimin  e qeverisë së pakicës nëse sigurohen votat e mjaftueshme në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje  të parakohshme parlamentare

Nga formimi i shumicës parlamentare dhe Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtur me 30 gusht 2020, në opinion kanë ekzistuar dilema të mëdha në lidhje me funksionimin e kësaj qeverie, duke marrë parasysh përbërjen heterogjene të shumicës parlamentare. Një qendrim i tillë mbeshtetej në konceptet programore e ideologjike të konstituentëve të shumicës parlamentare, duke i shtuar edhe bekimin nga strukturat klerikale nga ana e Kishës Orodokse Serbe, që luajti rol të rëndësishëm në dekompozimion e strukturës politike në Mal të Zi, duke e kaluar në opozitë pas tridhjetë viteve partinë e DPS-it. 

Por, duke marrë parasysh se Qeveria e re nuk u formu nga pjesëtarët e partive politike të shumicës parlamentare, por nga individë jashtë partiak duke u quajtur Qveri të ekspertëve, u paraqitën paknaqësi  kryesisht nga pjesëtaret e koalicionit të Frontit Demokratik(FD). Madje, paknaqësia e tyre mori përmasa të mëdha duke shkuar në bojkotim të parlamentit, duke qenë opozitë e vetvetës, përkatësisht të shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Paraqitja e krizës të shumica  parlamentare

Animoziteti brenda shumicës aktuale parlamentare kryesisht nga ana e FD mori përmasa të mosdurimit kur në qershor të vitit 2021, në parlamentin e Malit të Zi u miratu Rezoluta për Srebrenicën, ku u shkarku ministri V.Leposaviqi, për shkak të mohimit  të gjenocidit në Srebrenicë. Ishte pikëriksht ky moment ku URA më votim  iu bashkangjitë opozitës aktuale duke dëshmuar qendrim parimor ndaj gjenocidit kundër popullsisë boshnjake, që është mbeshtetur nga i gjithë opinioni demokratik, duke mos mbetur peng i marrëveshjeve të shumicës parlamentare. 

Nga ajo ditë FD  që e ka kundërshtuar shkarkimin e ministrit   ka bojkotuar pothuaj tërësisht parlamentin, duke dëshmuar se Qeveria aktuale nuk ka më shumicën dhe si e tillë as legjitimitetin. Madje ata janë deklaruar të parët së nuk janë për këtë Qeveri, por janë për ndryshimin e saj, duke respektuar raportin e koalicionit përmes votës së qytetarëve, propozim i cili nuk është mbeshtetur nga URA e cila vazhdimisht ka mbeshtetur marrëveshjen e nënshkruar nga pjesëtarët e koalicionit për qeveri të ekspertëve.

Momenti i dytë i cili dëshmoi definitivisht se kjo shumicë parlamentare është në krizë kemi të bëjmë me ngjarjen e muajit shtator 2020, me rastin e kurorëzimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joaniki në Cetinë. Ardhja e tij në Cetinë me helikopter dhe incidentet e qytetarëve me policinë në këtë qytet, dëshmuan se qeverisja aktuale humbi besimin, sepse mori qasje klerikaliste e ma së pakut qytetare e sekulariste. 

Ishte ky momenti vendimtar që hapi konfliktin ndërmjet Lëvizjës URA dhe Qeverisë, që vazhdoi  krizën e heshtur, që u dëshmu me 15  dhjetor  me nënshkrimin e Memorandumit me disa parti, e ate kryesisht të popujve pakicë, duke paralajmëruar formimin e Qeverisë së pakicës e cila në janar u bë publike, duke iu ofruar mundësi të gjitha partive parlamentare për ta mbeshtetur si mundësi optimale për dalje nga kriza qeveritare dhe parlamentare në Mal të Zi.

Paralajmërimi i shkarkimëve 

Ndonëse ka pasur ide edhe më herët për ndryshimet në Qeveri pasi ishte e bllokuar nga pjesëtarët e shumicës parlamentare duke qenë jo funksionale, ditëve të fundit kemi paralajmërimin e shkarkimeve te krerëve të lartë të pushtetit.

Kështu zëvëndëskryeministri Abazoviq ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiq(4 shkurt), ndërsa nga ana tjetër as kryeministri Krivokapiq nuk ka qendruar indiferent duke kërkuar shkarkimin e Abazoviqit, e poashtu edhe shkurtimin e mandatit të parlamentit,(3 shkurt). Por, edhe opozita nuk ka qendruar e heshtur sepse ka mbledhë nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiqin(7 shkurt). 

Kemi të bëjmë me një dukuri të panjohur në skenën pluraliste në Mal të Zi, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një qeverisje e parlament të pa konsoliduar. Një dukuri e tillë ishte tipike për shumicën parlamentare e cila ishte opozitë e vetvetës, dukuri kjo e panjohur në pluralizmin politik në Mal të Zi.

Ide për shkurtimin e  mandatit  të parlamentit 

Ndër mundësitë e shumta për dalje nga kriza aktuale qeveritare  dhe parlamentare paralajmërohet edhe shpërndarja e parlamentit, përkatësisht shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse nga shumica aktuale parlamentare janë të mendimit se duhet përpjekur për të gjetur zgjidhje në kuadër të tyre, në fund si opcion mbeten edhe edhe shpërndarja e parlamentit, edhe pse një veprim i tillë nuk është sipas vullnetit të tyre. Por, i këtij mendimi nuk është kryeministri Krivokapiq, i cili ka paraqitur kërkesën për shkurtimin e mandatit të parlamentit.Një ide e tillë nuk ka dilemë se është si kundërpeshë kundër atyre që kërkojnë votbesimin e qeverisë, përkatësisht për shkarkimin e saj. 

Duke marrë parasysh se   për një veprim të tillë duhen 41 vota të deputetëve, gjasat janë minimale që të ndodhë shkurtimi i mandatit të parlamentit, nëse deri në momentin e fundit nuk ndodhë ndonjë befasi.  Pasi në çdo variantë vendosin katër vota të deputetëve nga URA, çdo gjë varët nga disponimi dhe vendimi i tyre, qoftë për të votuar kundër  apo duke mos marrë pjesë në seancë, duke mos siguruar kuorumin për mbledhje. Caktimi i këtij propozimi  nga ana e kryeministrit Krivokapiq, në të njëjtën  ditë kur është propozuar shkarkimi i Qeverisë, vetëm një orë më pas mbetet çështje e hapur deri në momentin e fundit që do të varët nga marrëveshjet e  partive parlamentare që do të vendosin sipas  interesit të tyre,  jo  vetëm për momentin aktual.  

Nga ana tjetër shkurtimi i mandatit të Qeverisë për momentin llogaritet si çështje e kryer, sepse për shkarkimin e saj janë siguruar 44 vota të mjaftueshme. Edhe pse më parë këtij numri janë llogaritur se do ti bashkangjitën edhe pesë vota të PSP-së, si duket votat e tyre do të mungojnë sepse  raportët në kampin e koalicionit të tyre nuk janë të favorshme për një qendrim të tillë, edhe pse ata publikisht janë deklaruar se janë kundër qeverisë aktuale.

Qeveria e pakicës zi zgjidhje momentale

Në qoftë se Qeveria e Krivokapiqit shkarkohet, sipas procedurës presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë së re një grupi politik, i cili është në gjendje që për propozimin e vetë të sigurojë 41 vota. Për momentin llogaritët se URA si inicuese e shkarkimit të Qeverisë aktuale ka mbeshtetjen e 44 deputetëve,por nëse nuk sigurohën që minimalisht duhen 41 vota, atëher nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Nga ana e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviqi, opinioni është informuar me kohë se qeveria e pakicës, do të foromet nga ata të cilët kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit nga shtatë liderët e partive parlamentare me 15 dhjetor 2021, por pa anëtarët e DPS-i dhe të Frontit Demokratik. Nga një deklarim i tillë del se Qeveria e pakicës pret të mbeshtetet nga partitë parlamentare edhe pse nuk do të jenë pjesë e saj, që paraqet moment të veçantë në skenën politike në Mal të Zi. Kemi të bëjmë me një qeveri eksperimentale që do të jetë si zgjidhje momentale, përkatësisht deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kriza favorizon opozitën

Në këtë krizë qeveritare nuk ka dilemë se fitues apsolut është presidenti  M.Gjukanoviqi, sepse partia e tij në opozitë(PDS) ka gjasa reale të rikthehet në pushtet. Nëse jo mënjëherë tash në sajë të dekompozimit të mundshëm, atëherë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka terrenin e përgatitur.Kjo krizë qeveritare është në favor edhe të partieve të vogla opozitare, që shohin rastin e mirë për tu kthyer në pushtet në sajë të koalicionëve si në te kaluarën. 

Pavarësisht se situata aktuale nuk është në favor të qytetarëve e në veçanti e atyre qe kanë pritur se do të kemi ndryshime në qeverisje, një qasje e tillë mbeti vetëm dëshirë, sepse shumica aktuale parlamentare nuk ka qenë e gatshme të qeverisë sipas standardëve demokratike, sepse parësore kanë pasur interesat personale e klanore e jo demontimin e qeverisjës së kaluar. 

Qeveria e pakicës me mandat të kufizuar

Mbetet të presim se si do të  votohet në parlamentin  e Malit të Zi me  4 shkurt dhe si do të të jenë  raportët në kuadër të shumicës së re parlamentare  dhe mundësia e proklamuar për formimin e qeverisë së pakicës. Një dukuri e tillë nuk është e panjohur në praktikën parlamenatare e cila ka mandat të kufizuar të qeverisjës, përkatësisht deri në mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimëve, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ma së largut mund të mbahën në pranverë të vitit të ardhshëm, ku parashihet të mbahën zgjedhjet presidenciale. 

(3 shkurt  2022)

Filed Under: Reportazh

Vështrim i afërt për largësinë…

February 3, 2022 by s p

(Esse analizë rreth librit me tregime “Përtej kësaj jete” të prozatorit Muc Xhepa.)

Nga Raimonda MOISIU 

“Të vjen të rrëqethesh kur mendon se sa kërkime duhen për të gjetur të vërtetën e një hollësie sado të parëndësishme”,-thoshte shkrimtari i njohur francez Henri Beyle, i njohur me pseudonimin Stendal. 

Kjo thënje më erdhi ndërmend teksa lexoja “Përtej kësaj jete”, librin e tretë që prozatori dhe diplomati Muc Xhepa prezantohet në pak vite, libër i sapo dalë nga  shtëpia botuese Made in the USA, Middletoën, DE. Libri mbart në vetvete rrëfenja të ndërveprimit kompleks dhe misterioz, analogjitë brenda fateve njerëzore dhe kalimit në botën e egër të realitetit ku jetonin që sollën pasoja dramatike dhe tragjedi njerezore. Nëse rrëfenjat brilante letrare të Muc Xhepës konstatojnë tragjeditë, sarkazmën, dhe ironinë a asaj kohe të pakohë, autori vetë konstaton gjithashtu peshën e pafajsisë dhe të kujtimeve, të viteve dhe të vuajtjeve, të dashurisë, ndjenjën e bukur të miqësisë dhe filozofinë e lirisë individuale. Rrëfenja letrare të shkurtëra, porse të rrëfyera  “Përtej kësaj jete” në një vështrim të afërt për largësinë dhe reflektojnë kontrastin me sistemin politik autokratik të letërsisë të realizmit socialist dhe letërsisë bashkëkohore në perëndim dhe mërgim. Në rrëfenjat e Muc Xhepës ndjehet grishja dhe frymëmarrja, ndërsa autori tregohet tejet elokuent në trajtimin e temave dhe prekja që ai kërkon t’u bëjë fenomeneve të ndryshme të shoqërisë, duke i ironizuar përmes jetës reale, përvojave jetësore dhe botës internale të personazheve që Muc Xhepa sjell në libër.  

Rrëfime origjinale mes emocioneve të rralla: “…Kostumi kafe i rrinte i gjerë  dhe kishefilluar të zbehej. M’u mblodh lëmsh në grykë. Po shihja babanë kur doli nga burgu. I rrëgjuar vrarë nga jeta në ferr. Mësuese Kozarës iu lagën fjalët. Ndaloi. Ledhatoi miken e ngushtë, që u ngjit lart dhe filloi t’ia fshijë lotët me gjuhë.”(Tregimi “Përkthyesi”, f.2… rrëfime që nxjerrin në pah vuajtjet e përbashkëta dhe fatet njerëzore mes frikës, dëshirës, zhgënjimit dhe përbuzjes, dijes dhe mëncurisë, forcës dhe kurajos, mungesës së shtëpisë, jetës në burgje  dhe mbi të gjitha  dashurisë që mbizotëron te këta personazhe. 

Nëpërmjet 34 tregimeve historiko- letrare, (sepse mua më pëlqen t’i etiketoj “rrëfime”) janë  të shkruara me përkushtim dhe  vëmendje bashkëkohore historike dhe me mjeshtërinë e konceptit artistik-filozofik, ku secili tregim mbart në vetvete  histori të vecanta portrete realë të mrekullueshëm, të pathënat  e udhëtimt të dukshëm dhe shpirtëror të vetëdijes. Rrëfime që nëpërmjet satirës sociale jo vetëm evidentojnë shkaqet e vërteta porse  nxjerrin zbuluar rënien morale dhe politike të sistemit diktatorial. Duke lexuar secilin prej tyre ndjehesh i impresionuar nga përshkrimi në detaje që autori u bën dramave dhe fateve njerëzore të personazheve me gjendjen e tyre të brendëshme shpirtërore dhe emocionet e personazheve të detyruar t’i japin kuptim botës së tyre. Në secilin rrëfim autori Xhepa mbart brenda vetes përjetimin e portretit të dyfishtë të tij, në rini dhe më pas, dhe ndjenjën e heronjve të rrëfenjës me harmoninë e idesë dhe lidhjen reale mes tyre, në revoltë të përhershme nën buzë kundër braktisjes, izolimit, dhe papërshtatshmërisë, i zhytur në dhimbje dhe sfidat për kapërximin e saj në netët vetmitare humbur rrugëve pafund,  plagët e një jete, që autori na  i ka rrëfyer me pasion, dhimbje, dashuri  dhe ironi delikate.  

Personazhet e fragmentuar dhe të kufizuar të tij janë figura të spikatura dhe të njohura të shoqërisë, dhe  për të arritur në brendësi të shpirtit të tyre autori përpiqet të depërtojë përtej karaktereve unike, vitalë, të fortë   dhe të paepur të tyre në atë ambientin e zymtë të situatave  të paqëndrueshm dhe tërësinë e konceptit të moralit social e politik; “Lexoj në internet se gazetar Kaloshi D. ka gjetur një document tjetër ku hidhet dritë rreth hetuesisë së Visar Zhitit, por edhe për të tjerët. Një ndjenjë krenarie më pushton të tërin. Miku im Visar Zhiti nuk kishte implikuar askënd gjatë hetuesisë së rëndë. Për kundrazi i kishte mbrojtur. E kishin dokumente. Kishte qëndruar. Dhe mëndja më shkon të oficeri i “Neronit”-presidient, që s’lë vend pa u shfaqur në ekranet televizive sot, si një demokrat o flaktë.” Përballja me një realitet të tillë sikundër; “Oficeri i Neronit”etj., përfaqësojnë  pushtetarët mediokër dhe besnikë të verbër të shoqërisë që i shërbenin, porse përpiqen të privojnë të mirin  në kuptimin unik personal, me qëllim për të mbetur jashtë vëmendjes të rolit historik.   

Me një modesti në të rrëfyer Muc Xhepa synon të na përshkruajë botën, cdo personazh, cdo fjalë, cdo ngjarje në vendin dhe kohën e vet, ka arritur të shkrijë me mjeshtëri filozofike në një të vërtetë letraro-artistike,  ndjenjat dhe mendimet e miqëve dhe njerezve të tij të afërt e të largët, dhe ngërthen një arkitekturë komplekse ngjarjesh, motivesh e dramash njerëzore, duke bërë edhe rolin e historianit dhe sociologut në rrëfimin e fateve njerëzore dhe aktin sublim shpirtëror të një nëne, për të mbrojtur birin e saj: “Nëna e Visarit u bë copë ta shpëtonte. I fshehu shkrimet e tij dhe fletoren, sigurisht. I futën nën tokë”.(“Fletorja”,f.137) 

Rrjedhshmëria në të rrëfyer, pjekuria në “artin e të shkruarit” dhe mjeshtëri në përdorimin e ironisë dhe sarkazmës së hollë, na lë të kuptojmë se Prozatori dhe Diplomati Muc Xhepa, është një shkrimtar profilik që aktualisht po lëvron një stil të ri, unik dhe tejet jetësor në letrat shqipe. Në secilën prej 34-r rrëfimet e tij,  autori Xhepa paraqet sfondin e gjerë jetësor dhe problemet ekonomike, politike dhe shoqërore, që lexuesi të kuptojë protagonistët dhe karakterin e tyre me vecoritë, tiparet dhe dëshirat  jetësore në  një kuptim të dyfishtë; “i përballjes së dickaje” me ndjenjën e mallit, brengës, dashurisë e trishtimit, dhe nostalgjisë së përvojave dhe ngjarjeve jetësore e historike me njerëzit, shokët dhe  bashkëatdhetarët e tij: “Fillim i viteve ’80.Dilaver Haka, ish shok klase në tetëvjecare, i gjatë, biond, sykaltër, statujë ilire m’u afrua me ndrojtje: “Destan Doda, më vjen rëndë, port ë më kuptosh”, u përtyp sikur ta kishin zënë në grykë.  “Të kam mik dhe dua të më ndihmosh”. Uli sytë. Bëri një hap në anë, sikur t’i ruhej dikujt që e përgjonte. “ Fëmijët e mitur nuk po e hanë dot bukën e misrit”, ngriti sytë. “Ti, nga qyteti ke mundësi të më marrësh bukë gruri. Sikur gjysmë… Do t’më bësh nder të madh”. U pikëllova” (Bukë Gruri, f.11”  

Autori Xhepa analizon  deri në detaje të hollësishme jetën e përditëshme të shtresës shoqërore dhe nëpërmjet fatit dhe shqetësimit të brendëshëm madh  të Destan Dodës,  ai  ka arritur të na japë mjeshtërisht simbolikën e lidhjes së fortë e njerëzve të thjeshtë dhe rrënjëve shoqërore me lirinë e shpirtit. 

I shtyrë nga motivet e përvojave jetësore që e kapërxejnë kufirin e ngushtë të një shqetësimi personal, autori Muc Xhepa me pjekuri të mendimit filozofik dhe artistik, vë gishtin mbi plagë, autori gjykon dhe mban qëndrim kritik ndaj konceptit të moralit social-politik –kulturor, depërton në identifikimin original të qëndrimit dhe sjelljes së personazheve. 

Autor na tregon lidhjen e tij shpirtërore mes dhimbjes e dashurisë njerëzore, mes  ngjarjeve dhe ndryshimeve historike, mes realitetit  dhe ëndrrave, ballafaqimin e të shkuarës me të tashmen, egoizmit dhe optimizmit, të moralshmes e të pamoralshmes, mashtrimit e urrejtjes, xhelozisë e smirës, vlerës dhe antivlerës, gënjeshtrës e së vërtetës, të keqes e së mirës, duke e parë në vështrimin harmonizues të emocioneve dhe problemeve që shtrohen në rrëfimet e tij, falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që autori mundohet t’i ruajë thellë brenda vetes. Rrëfimtari Xhepa pranon që në nisje të tregimit; lidhjen e tij me njeriun dhe gjithcka që gjendet rreth tij, dhe ende vazhdon të eksplorojë të njohurën e të panjohurën e përvojave jetësore, rrugën e vuajtjeve, të dhimbjes dhe dashurisë, me pavarësinë e botës shpirtërore dhe lirinë e shprehjes. Autori paraqet në mënyrë realiste ngjarjet e rëndësishme të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore, të letërsisë së realizmit duke e shëndrruar atë në një të vërtetë pa kufizime dhe të ndjeshme e konceptit ideor dhe  bashkëkohor. 

“Përtej kësaj jete”, është një libër me vlera të rëndësishme shoqërore dhe artistike, dhe me vështrimin e afërt për largësinë na ofron rrugët ku morali është krijuar e zhvilluar nga shoqëria dhe të gjithë personazhet e tregimeve realë e jetësorë, disa prej tyre prehen në paqen e amëshuar,  ndërsa disa jetojnë dhe janë ende në kërkim të së bukurës dhe shpirtit të lirë për t’u ndjerë të lumtur e në harmoni me veten dhe njerëzit, duke përfshirë këtu edhe vetë autorin Muc Xhepa, i cili vazhdon ende  të hedhë në letër kujtimet e përvojat jetësore të  jetës që mbartin mall e dashuri njerëzore. 

Raimonda MOISIU

Author/Freelancer

Jacksonville, Florida USA

February 2nd, 2022

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2607
  • 2608
  • 2609
  • 2610
  • 2611
  • …
  • 2960
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT