• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZI NGA NEKI LULAJ

February 5, 2022 by s p

Ein Bild, das Text, Mann enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

ÇUDITËRISHT

Nëpër çdo shekull shumë drama kemi përjetuar. 

Kemi -parë  tmerre e trauma pa fund 

Por për t’u dashur  kurrë nuk kemi besuar. 

Se shpejt e kemi harruar ferrin që mori rrugë.

Ecëm gjatë dhe zbathur  mbi gjemba hekuri 

Farmakun si tradhëti e patëm ushqim 

Nga karakteri jemi si furtunë shekulli 

Por nganjëherë jemi erë e lehtë puhi. 

Kur jemi pak mirë behëm më thonjtë e murrizit 

Mustaqe gështenjë për fyt e bëjmë hata 

Kjo ia verbon sytë diellit s`është mrekulli 

Dëgjohet nga nëntoka tingëllon këmbana e krimit.

Gjarpërinjtë me koka njerëzish kërcënohen  në kufi 

 Mashtruesit kërcënuesit e zullumqarët i dimë 

Ulërijnë si ujqërit e tërbuar mbi dhjamë  

Endërrojnë të kaluarën e madhërishme lavdinë.

 Por të gjitha tani  ju kanë ngordhur. 

Se gënjeshtrat tanimë bota  i ka njohur. 

Urrejtjen ta djegim ne furrat hasmërinë primitive  

Sot  na duhët ta  dëgjojmë fjalën e dashuri. 

Ne trarin e diellit që na jep përherë rreze drite

Se vetëm me bashkimin e  mëndafshi të shpirtit .

FENIKSAT E ATDHEUT 

Ata lanë luksin dhe familjët  për UÇK-në 

E dashurinë e madhe e morën në zemër 

Ju përgjigjën kushtrimit të atdheut 

Fatin ja falën lirisë  të shtrenjtit emër. 

Në djepin e fëmijërisë ju lindi dashuria  

Për një fjalë te shenjtë për një  besë 

Nuk shkuan në dasma e gëzime

Për t’i dalë zot në beteja atdheut  

Ata ju përgjegjën  kushtrimit me guxim  

Gjuhës se pushkës për armiq 

Nga  urrejtja dhe kuja e gjatë  shekullore 

Ta zhduknin thundrën robërisë nga ato troje. 

Sot në liri bisedoj  me dëshmorët 

Në atdheun me pramgat e robërisë

Ne Koshare në Prekaz  u shkrirë në bronx. 

Ata janë feniksat e pavdekësisë së lirë . 

GJATË 

Gjatë atyre muajve s`ngritëm istikame 

Ti ishe larg e afër meje 

Me dhembjen e shurdhër me gojë pa folë 

E shtrirë ne kervatin e mantilbardhëve

Me Morfium e me farmak jetën duke e marrë si lojë 

U luta për ty gjithë natën e lumnueme

Ta ndërrosh rrugën egërsake të shtratit 

Natën midis yjeve e shëruar të fluturosh 

Te ktheheshe përsëri e shëruar

Në gjirin e parajsës si bukuri e livadhit.

Gjatë atyre muajve vetëm heshta 

Se jeta ime u molis pa ty po vyshkej.

Me ushqente një pikë e vogël e gjallërisë.

Se ti e doje gjithmonë jetën

Në ardhje të ma shqyesh hartën e vjetër të mërzisë…

Gjatë atyre muajve vetëm kam pritur 

Netët i kaloja në qetësi me ngjyrë jargavani 

Lutjet i ngrita ne qiell për ta 

Diçka në kokë më është fashitur

Mes yjëve nisëm një valle ku shihej zjarri.

VAJZË MËRGIMTARI 

Ti vajzë e bukur bijë mërgimtari 

Që ecën zbathur mbi rërë të nxehtë. 

Qënke nxjerrë si çokollatë 

Pa eja ulu një çikëz pranë meje 

T’i hedhim bashkë ca fjalë. 

Ti me kapelë dielli mbi kokë  

Ulu këtu e frikë mos ki  

Po të pyet xhaxhi poeti 

Çka të shqetëson në këtë botë 

A të mungon shumë atdheu?

Zemra jote skaj më skaj.

Është më e madhe se një oqean.  

Por kur e rrok stuhia e mallit 

Nga cila thellësi e shpirtit  

E nxjerr fjalën e shtrenjtë atdhe 

Më mungon shumë gjuha e nënës 

Më djeg fjala dashuri 

Sikur shkronjat e Abetares 

Kam mall të pashuar për shqiptari. 

MË DUAJ 

Ma duaj po të lutem edhe plagën në zemër  

Nëse ti më kërkon të shëruar 

Të duhem bashkë nëse jetojmë edhe një shekull 

Dashurinë ta marrim shtruar. 

Përpara teje ndrijnë sytë në muzg. 

E filli i jetës shetit në livadhet verdhullore 

Ti ma ndezë avullin e fjalëve më shumë

Në muzgun e zemrave gazmore. 

Fjalët pikojnë si gurrat e bardha në luginë 

Nga tingujt plasin në ujin me shushurimë 

Ndërskembësat e territ t’i shkyejmë një nga një 

Ta shkërrmoqim urrejtjen në luginë. 

Ujin e njelmët në faqe ta pijmë bashkë

Në mëngjeset me këngën e bilbilit. 

Patkonjtë e jetës t’i kujtojmë n`heshtje 

Nën dritën e  ngrohtë të qiririt

Filed Under: Kulture

Përkujtohen vrasjet e dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës para 22 viteve

February 5, 2022 by s p

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim familjarët e të vrarëve më 3 dhe 4 Shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës/


-Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Bedri Hamza: Masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës ndodhi pas luftës…/PRISHTINË, MITROVICË, 4 Shkurt 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/
Në veriun të Mitrovicës tani me shumicë serbe, para 22 vitesh, natën e masakrës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 22 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në qershorin e vitit 1999, dërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë, nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar 9540 shtëpi shqiptare.Një njoftim i dërguar nga Qeveria thekson se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicë, në takimin me z. Gani Xhaka dhe z. Luan Abrashi, të cilëve atë natë u janë vrarë familjarët në veri të Mitrovicës. Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për vëmendjen dhe kujdesin, ata theksuan se kjo është ftesa e parë për takim në kryeministri në këto 22 vite. Z. Xhaka kujtoi natën e 3 Shkurtit, kur nga bomba e tretë e hedhur në banesë u plagos rëndë bashkëshortja e tij Nerimanja, si dhe vajza e tyre Eminja, 11 vjeçare. Ai rikujtoi tmerrin e qëndrimit në banesën e cila ishte kapluar nga zjarri pas bombës së hedhur, ndërsa nuk guxonin të hapnin dritaret pasi serbët e armatosur ishin çdokund. Pas rreth 4 orësh kishin arritur të largohen për në spital, ku bashkëshortja dhe vajza ishin shtrirë në kate të ndara. Nga plaga e rëndë në abdomen, Nerimanja ndërroi jetë në ora 22:00. Ganiu kujtoi atë natë të rëndë, kur i qëndroi pranë bashkëshortes deri në frymën e fundit. E pas kësaj, mblodhi forcat që të ngushëllonte vajzën e plagosur. Familja Xhaka jetonte në të njëjtën rrugë me familjen Abrashi, në veri të Mitrovicës.
Luani ishte vetëm 11 vjeçar kur iu vra e ëma, Sebiha Abrashi, nga të shtënat në ndërtesën ku jetonin në veri të Mitrovicës. Ai tregoi se pronat e tyre ishin detyruar t’i shesin në vitin 2009.
Atë natë ishte vrarë edhe shoku i Luanit, Nderim Ajeti, 13 vjeçar. Para 22 vitesh, natën mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, strukturat kriminale të Serbisë me formacione të armatosura vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleqë, e plagosën 25 të tjerë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli dhe Remzije Canhasi, u vranë nga plumbat e bombat e strukturave kriminale, me planin për ta spastruar atë pjesë nga shqiptarët. Atë natë filloi edhe dëbimi i rreth 12 mijë banorëve shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre. Kjo shënon edhe përmbysjen demografike të asaj pjese të Kosovës me shumicë shqiptare në favor të serbëve.​ Komuna e Mitrovicës jugore ka bërë të ditur se, Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, si dhe kryetarin e KMDLNJ-së (Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut) në Mitrovicë, z. Halit Barani.Gjatë këtij takimi kryetari Hamza ka thënë se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe. Vuajtjen e bën më të vështirë fakti që akoma nuk është arrit drejtësia për ta, tha ai.Kryetari Hamza, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.Gjithashtu ai u ka premtuar familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, u vranë 10 qytetarë civil e të pafajshëm, ku në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe pleq.Po ashtu, në këto data ishin 1564 familje e mbi 11 mijë shqiptarë që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

Filed Under: Rajon

Copëza nga historia

February 5, 2022 by s p

Astrit Lulushi/


Shumë gjëra pak ndryshojnë sado kohë të ketë kaluar. Fjalët e urta bëhen zakone, nuk shqiten, si për shembull “armiku i armikut tim është miku im”. Kur një person i ikën përndjekjes, ai shkon në një vend me marrëdhënie të këqija ose aspak diplomatike me atdheun e tij. Edhe në lashtësi njerëzit bënin të njëjtën gjë.Aleksandri i Madh iku në Iliri kur tensionet ishin rritur në Maqedoni për fronin; Iliria ishte armik tradicional i Maqedonisë dhe Aleksandri, pasi pati një incident me të atin për të qenë trashëgimtar ligjor ose jo, ikja në Iliri ishte zgjedhje logjike.Ja çfarë ndodhi, sipas Plutarkut në biografinë e Aleksandrit:Në dasmën e Kleopatrës, me të cilën Filipi ra në dashuri dhe u martua, xhaxhai i saj Atalus uroi që maqedonasit t’i luteshin perëndive t’u jepnin një pasardhës të ligjshëm të mbretërisë. Këto fjalë e zemëruan aq shumë Aleksandrin, sa që përplasi gotën dhe tha: “Pse ç’jam unë, bastard?”Filipi, duke marrë anën e Atalusit, u ngrit dhe do ta kishte qëlluar djalin e tij, por nga vera që kishte pirë, i rrëshqiti këmba, dhe u rrëzua. Me këtë rast Aleksandri e ofendoi: “Shikoni njeriun që bën përgatitje për t’u hedhur nga Evropa në Azi, nuk kalon dot as nga një kënd i odës në tjetrin.”Pas kësaj, ai dhe nëna e tij Olimpia ikin dhe pasi e vendosi atë te vëllai i saj në Epir, Aleksandri vetë u tërhoq në Iliri. Një ditë, Demarati Korinti, një mik i vjetër i familjes, erdhi për vizituar Filipin dhe pasi mbaruan komplimentet dhe përqafimet e para, Filipi e pyeti nëse grekët ishin në miqësi me njëri-tjetrin. Demarati i tha: “Lëri grekët dhe shiko më mirë shtëpinë tënde”. Filipi u bind nga ky qortim, dhe me ndërmjetësimin e Demaratit e ftoi Aleksandrin që të kthehej. Kjo ndodhi në vitin 336 pes, kur Aleksandri ishte 20 vjeç.Më 356 p.e.s., Filipi mori këto tre mesazhe njëherësh; se Parmenio kishte mundur ilirët në një betejë të madhe, se kali i tij i garës kishte fituar në Lojërat Olimpike dhe se gruaja e tij kishte lindur Aleksandrin.Pra, ilirët ishin thyer, kishin humbur territore dhe nuk përbënin ndonjë kërcënim dhe nuk ishte e çuditshme që Aleksandri të shkonte atje. Princi maqedonas mund të përdorte disa trupa ilire nëse donte të bënte një përpjekje të detyruar për fronin. Kjo nuk ishte e paimagjinueshme. Në fakt kishte ndodhur më parë. Në vitin 424 p.e.s., Perdicas i Maqedonisë kërkoi ndihmën e spartanëve kundër Arrhabeausit të Lyncestis, i cili me ndihmën e ilirëve, donte të rrëzonte dinastinë Argead për kontroll mbi Maqedoninë. Por frika e frymëzuar nga karakteri luftarak i ilirëve bëri që përçapja të dështonte dhe Arrhabeaus mbeti i pakontestuar në Lyncestis, megjithëse nuk arriti të marshonte kundër Pellës dhe të rrëzonte Argeadët.

Filed Under: Komente

LUFTËRA DHE DIKTATORË vs EVROPË DHE QYTETËRIM

February 5, 2022 by s p

Dom Gjergj Meta/

Po fryjnë erëra lufte: Rusia, Ukraina, Libani etj. Po kush i nis luftërat?Luftërat i nisin njerëzit që mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe se kjo gjë u jep një “epërsi”, e cila ngjan me një kështjellë rëre, të cilën ia japin të drejtën vetes ta ushtrojnë ndaj kujtdo. Po ashtu diktatorë bëhen ata njerëz që nuk janë të sigurtë në vetvete, që e kanë përtokë besimin te vetja dhe tek të tjerët e kështu ngrenë “kështjella” mbrojtëse përreth vetes, duan të kontrollojnë gjithçka e luftojnë çdo “zhurmë” kundër që i shqetëson duke u kthyer në armiqtë e demokracisë. Demokracia presupozon lirinë e cila nuk është xheloze dhe e dhunshme ndaj lirisë së tjetrit. Edhe pse e papërsosur, demokracia është sistemi më i mirë që shoqëria njerëzore ka arritur deri më tani. Kjo ka ndodhur falë Evropës se cilës demokracia i ka kushtuar shumë përgjatë historisë. Prandaj që Evropa nuk mund të jetë foleja e luftërave dhe diktatorëve, e autokratëve dhe e dhunuesve të lirisë. Ajo i ka vuajtur mbi kurriz luftërat dhe diktatorët e për këtë arsye ajo sot ka misionin e madh të jetë shembulli, përçuesja, promovuesja e demokracisë në botë. E po ashtu të jesh qytetar i saj, të jesh thjesht i qytetëruar, nuk mund të duash njëherësh edhe luftën, diktaturën, mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, autokracinë dhe kontrollin e pak njerëzve mbi gjithçka. O Evropën o gjithçka tjetër! O qytetërimin o gjithçka tjetër.Mbasdite të qetë! D. Gjergji

Filed Under: Fejton

SHOQERIA FLASH

February 5, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango/

Flash( flesh), d m th shkrepetime, flakerim, lajm i shkurter rrufe, shkrepje. Ne gjuhen e medias: lajm qe terheq vemendjen, i veçante, i shpejte, per tu vene ne dukje, per tu vene re. BlicLajm që feks. Besoj e shterra gjithe sinoniminë..Sot, ne nje TV qe i jep flash, lajmet flash, doli lajmi flash, se ne Fier ishte mbyllur nje kopesht. Sepse nuk ploteson kriteret personeli,se jane pranuar me shume femije seç’duhet, se programi, mjedisi nuk.,,etj…etjNuk ju beri pershtypje?! Po eshte lajm flash!!!Mua po. Se eshte e veçante qe ne aresimin tone qe shkelqen, te na dale nje kopesht-çiban i tille. Ne nje aresim ku me sa di une, nuk ka kopshte, shkolla private, nentevjeçare, te mesme, deri universitete, qe drejtohen a jane ne pronesi te injoranteve, sharlataneve e njerezve pa pike lidhje me aresimin. Ne nje vend ku me sa dini ju, nuk ka 40 universitete per 2 milion banore, nderkohe qe ne vendet e zhvilluara( vendet e OECD) mesatarja eshte 1 universitet per nje milion banorw. Ne nje vend ku askush nuk e di që ka vite qe mesim japin mesim pedagoge me diploma doktorata e mastera falso e me mesatare fakulteti 5-6.Pra ne nje vend ku ben(apo nuk ben), flash shumica e kopshteve e e shkollave e universiteteve. Ne nje vend ku gjithe shoqeria eshte bere per flash e feks e ndrit e ben vete flash.., doli nje kopesht qe ben flash.Dhe akoma nuk ju duket çudi ky lajm flash? Akooooma?! Ky lajm i veçante, i rralle, unik, FLASH. Çudi! Se mrekullia eshte se si arriti te bej flash, a te feksë, nje yll i vockel-kopesht, mes sa e sa yjeve kaq te medhenj Flash, te shoqerise FLASH (Nga pjesa e munguar e librit “Psikologji Shqiptare”- Shtojce Kapitulli: Shoqeria Gjasme)

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2605
  • 2606
  • 2607
  • 2608
  • 2609
  • …
  • 2960
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT