• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

102 vjetori (7 shkurt 1920-7 shkurt 2022) i lindjes së atdhetarit Qerim Haxhiu

February 7, 2022 by s p

NGA Kevin HAXHIU/

102 vite më parë,më 7 shkurt 1920 në Lushnjë,në një familje qytetare,fisnike,patriotike të Lushnjes lindi atdhetari Qerim Haxhiu.Djali i patriotit të shquar shqiptarë Bajram bej Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Qerimi shkollën fillore e kreu në Lushnje ndërsa shkollën e mesme e kreu në Medresenë e Tiranës.Qerim Haxhiu shkollën e lartë e vazhdoi për teologji (shkenca islame) në universitetin “Al-Azhar” në Kairo,Egjypt.Ai në vitet ‘30 u aktivizua si futbollist me ekipin e futbollit ‘Kongresi i Lushnjes’ i qytetit të Lushnjes.Qerimi ishte një nga futbollistët e gjeneratës së parë të ekipit lushnjarë dhe i pari që nisi “rrugën” e gjatë të mbiemrit që bëri histori në sportin lushnjarë dhe atë shqiptarë “Haxhiu”.Në vjeshtën e vitit 1938 Qerimi u nis nga Lushnja me tranzit në Selanik dhe mbërriti në Aleksandri.Kjo rrugë e gjatë për Qerimin ishte e paharruar për faktin se për të ishte rrugë pa kthim mbrapa në atdhe gjerë sa ndërroi jetë por në vitin 1967 arriti të merrte një leje për vizitë në atdhe.Patrioti Qerim Haxhiu fizikisht ishte në Egjipt,por me shpirt e zemër ishte gjithmonë në Shqipërinë Etnike.Ai botonte gjithnjë artikuj për atdheun Shqipërinë dhe çështjen kombëtare në gazeta,revista të diasporës shqiptare të Egjiptit.Qerimi e kishte pasion letërsinë që në rininë e tij të hershme ndaj dhe shfletonte pothuajse të gjitha botimet që dilnin në atë kohë.Ai gjithashtu ka shkruar dhe poezi nga më të ndryshmet.Haxhiu ka qënë nismëtarë i shumë organizimeve si dhe hartues i disa memorandumeve,peticioneve të gjitha këto për çështjen kombëtare Shqiptare.Në 7 prill 1939 kundër okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste Qerimi hartoi një peticion si dhe ishte njëri prej studentëve shqiptarë organizator të protestave në Kairo.Në vitin 1958 Tito do të vizitonte Naserin në Egjypt dhe këtij të fundit Qerimi i nisi një memorandum rreth 20 faqe për gjëndjen e shqiptarëve në Jugosllavi.Në përmbajtjen e Memorandumit  jepeshin të dhëna mbi golgothën e shqiptarëve në Jugosllavi dhe shpjegohej se myslimanë nuk jetojnë vetëm në Bosnje,por edhe në Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi e gjetiu dhe se ata me kombësi janë shqiptarë.Memorandumi megjithëse iu drejtua Naserit nuk u protokollua në zyrat e Institucionit të Presidentit të Egjiptit por memorandumi u dorëzua në Ambasadën Jugosllave.Kjo bëri që atdhetari Qerim Haxhiu të arrestohej gjithmonë përkohësisht kur Tito do të vizitonte Egjiptin.Në 9 korrik 1941 Qerimi do të shkruante poezinë  “Teqeja Magauri” kushtuar teqesë bektashiane shqiptare të Baba Ahmet Serri Glina me origjinë nga Përmeti.Teqeja “Magauri” në Kairo të Egjiptit u kthye në një “shtëpi” për shqiptarët atje pas pushtimit të Shqipërisë nga italia fashiste.Qerim Haxhiu ishte një besimtarë myslimanë i devotshëm dhe kurrë nuk u largua nga leximi i Librit të Shenjtë Kur’anit dhe nga falja e namazit.Haxhiu ishte ndër personalitetet e njohur shqiptare që emigruan në Egjipt.Qerim Haxhiu ishte atdhetar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit dhe gjithë jetën dhe veprimtarinë patriotike ia kushtoi atdheut Shqipërisë,Kosovës,Çamërisë dhe të gjithë trevave shqiptare.Qerimi kishte njohuri të thella për historinë shqiptare dhe gjithnjë fliste për Rilindasit e gazetat që ata botuan,të cilët kontribuan në zgjimin dhe ndërgjegjësimin kombëtarë të shqiptarëve të Egjiptit.Haxhiu ishte antikomunist i flakët,demokratë dhe nacionalist i madh.Për regjimin diktatorial komunist në Shqipëri patrioti Qerim Haxhiu ka thënë se:

-“Regjimi komunist në vend që rinisë t’ia shtojë dashurinë për atdheun,regjimi komunist u interesua për Rusinë dhe Vietnamin,për dallim  nga rinia kosovare e cila ndjenjën e atdhedashurisë e ruajti më tepër.Mirëpo,rinia kosovare nuk e dinte se Shqipëria zyrtare më tepër interesohej për Vietnamin se sa për Kosovën”. [1]

Në 21 vjetorin e ndarjes nga jeta të Andon Zako Çajupit (11 korrik 1930-11 korrik 1951),Qerimi mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e Çajupit,gjatë homazheve që zhvilluan atdhetarët e kolonisë shqiptare të Egjiptit,në varrin e Andon Zako Çajupit në Egjipt.Nga të gjithë veprimtarët e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit Qerim Haxhiu ishte i vetmi që shkruajti një përmbledhje (histori) për diasporën shqiptare të Egjiptit qe i duhej Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Amerikë.Patrioti Qerim Haxhiu ka mbajtur lidhje të vazhdueshme në të gjallë të tij me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA” dhe ishte i abonuar në Gazetën “DIELLI”.Gjithashtu Qerimi ka bashkëpunuar me Drejtuesit e Vatrës edhe në një projekt historik të Diasporës Shqiptare në Egjipt,projekt që e ndërmori “Vatra” dhe që u realizua nga Qerim Haxhiu në bashkëpunim me studentët shqiptar në Egjipt.Qerimi edhe në Egjipt gjatë gjithë jetës qëndroi pranë shqiptarëve dhe për këtë është shprehur: 

– “ Unë kudo që të shkoj,kërkoj shqiptarë,sepse pa ta dita nuk më shkon ”. [2]

Qerimi ka takuar edhe Mbretin e Egjiptit me origjinë shqiptare Faruk njëherë në një iftar që mbreti organizoi për studentët dhe njëherë tjetër në Bashkësinë Shqiptare.Ai në Kairo ka takuar edhe personalitete të rëndësishëm shqiptarë ndër të cilët janë: Mbreti Zog I dhe Familja Mbretërore Shqiptare (Mbretëreshën Geraldina,Princin Leka I,Skënder Zogu),Ernest Koliqi,Abaz Kupi,Nexhmedin Qorraliu,Qemal Butka,Aleksandër Meksi,etj.Gjatë qëndrimit të Familjes Mbretërore Shqiptare në Aleksandri,Qerimi mbajti lidhje miqësore dhe kjo ishte vazhdimësi e një miqësie të vjetër që fillesat i ka në 1920 në Kongresin e Lushnjes e babait të Qerimit nismëtarit të Kongresit Bajram Haxhiu me delegatin e Matit Ahmet Zogun.Haxhiu e vizitonte shpesh Familjen Mbretërore Shqiptare në residencën e saj në Aleksandri.Gjithashtu gjatë stinës së verës Qerimi qëndronte në residencën e Familjes Mbretërore Shqiptare,ku i mësonte dhe gjuhën arabe (lexim dhe shkrim) mbesave të Mbretit Zog.Qerimi kishte miqësi edhe me Abaz Kupin dhe me djalin e tij që ishin moshatarë dhe shokë të ngushtë.Haxhiu ka kontribuar vullnetarisht në mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e Shqiptarëve në Kairo.Gjithashtu ai ka dhënë edhe leksione 3 herë në javë për studentët shqiptarë në Liceun e Kairos.Në vitin 1967 gati pas 3 dekadash u nis me anë të një vize (pasi kapërceu pengesa të shumta burokratike të regjimi diktatorial komunist) për të vizituar për herë të parë atdheun Shqipërinë që pas vajtjes me studime në Egjipt në 1938.Kjo do të ishte vizita e parë dhe e fundit në atdhe,ndaj dhe e kujtoi gjatë gjithë jetës së tij aktivisti i shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu.Një moment prekës të kësaj vizite atdhetari Qerim Haxhiu nuk e harroi asnjëherë për të cilin ka treguar se: 

– “ Nga Tirana deri në Lushnje nuk kam pushuar së qari.Kur arrita në Lushnje oborri i shtëpisë ishte mbushur me njerëz.U takova me të gjithë me shumë mall.Kur hyra në dhomë në të cilën po rrinte babai (Bajram Haxhiu),ai posa më pa thirri: Qerim! Dhe i ra të fikët! Nuk kishte faj ngase njëzet e nëntë vjet nuk më kishte parë!Këto janë përshtypjet e kësaj dite që nuk do t’i harroj kurrë ”.[3]

Qerim Haxhiu ishte i martuar me znj.Shukrane me origjine nga Prishtina por me vendbanim në Kairo,vajza e Dr.Shyqyri Çupishti i cili ishte kirurg dhe Drejtor në Spitalin e Vlorës në vitet 1933-1935.Qerimi ka lënë dy fëmijë nje djalë dhe një vajzë.Djali Iliri me profesion Farmacist dhe punon në fabrikën e ilaçeve në Stamboll të Turqisë ndërsa vajza Dhurata,Doktore e Shkencave të Kimisë,Profesoreshë në Universitetin Koç të Turqisë.Iliri i ndoqi studimet në Universitetin e Kairos ndërsa Dhurata në atë Amerikan.Femijët e Qerimit jo vetëm gjuhën shqipe që ua mësoi i ati dhe që e flasin qartë dhe rrjedhshëm,por ata njohin edhe disa gjuhë të huaja.Shtëpia e patriotit Qerim Haxhiu në lagjen “Abidinë”,në rrugën “Sherif Pasha El Kebir nr.2”,në Kairo ishte një mjedis totalisht shqiptarë në tokë të huaj.Biblioteka e Qerim Haxhiu-t ishte burim dijesh dhe e njohur nga të gjithë ata të cilët (kryesisht studentët shqiptarë me studime në Kairo,me origjinë nga Shqipëria,Kosova,Çamëria dhe nga të gjithë trevat shqiptare) që kishin vizituar patriotin dhe kishin lexuar libra nga biblioteka e tij apo edhe ishin këshilluar me të për çështjet atdhetare.Biblioteka përbëhej nga një literaturë e çdo lloji dhe e zgjedhur në disa gjuhë si:shqip,turqisht,italisht,anglisht,frëngjisht,etj.Librat kryesorë në bibliotekën e atdhetarit të shquar Haxhiu ishin ata që tregonin për historinë e Shqipërisë dhe për çështjen kombëtare shqiptare.Në disa prej rafteve të Bibliotekës së madhe të Qerimit qëndronin pothuajse të gjithë librat e shkruar nga autori i preferuar i tij i cili ishte “Homeri Shqiptar” Gjergj Fishta.Librat e Fishtës e kthenin shpesh herë me mëndje e zemër në atdhe por pa harruar edhe pikturat e veçanta për të ato të piktorit korçarë Guri Madhi që pasqyronin atdheun që Qerim aq shumë e donte dhe kishte kontribuar pamasë për çështjen kombëtare shqiptare.Qerim Haxhiu ditët e pleqërisë i kaloi duke punuar paradite si drejtues në një fabrikë (edhe pse kishte dalur në pension),kurse pasdite duke lexuar,e herë herë duke vizituar ndonjë familje shqiptare.Qerim Haxhiu ka kontribuar në fillim të viteve ‘90 në përpilimin e librit “Shqiptarët e Egjiptit” me informacionet e tij të shumta për Historinë e Diasporës Shqiptare të Egjiptit.Qerim Haxhiu me pak fjalë ishte erudit por që nuk arriti dot që të jepte kontributin e tij në Shqipëri sepse në atë kohë regjimi diktatorial-komunist personaliteteve intelektuale të arsimuar jashtë si atdhetari Qerim Haxhiu nuk ia hapi “derën” për të kontribuar në atdhe,në Shqipëri.Megjithatë ai e vazhdoi në Egjipt veprimtarinë e tij patriotike me kontributin e madh për çështjen kombëtare shqiptare.Emri Qerim Haxhiu është shënuar me shkronja të arta në historinë e Kolonisë Shqiptare të Egjiptit.Ai ishte Rilindasi i Fundit në Koloninë e Shqiptarëve të Egjiptit.

Qerim Haxhiu u nda nga jeta më 1 Janar të vitit 2003.Për Qerim Haxhiu-n janë shkruar disa faqe në librin “Shqiptarët e Egjiptit”-Autor,Emin Azemi,Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup.Në Gazetën Illyria,1209,21-23 Janar 2003 është botuar një artikull nga Prof.Beqir Ismaili me titull “U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)”.Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”,Prizren,10-13 qershor 2012 e organizuar nga Ministria e Diasporës Kosovë me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar,Prof.Dr.Beqir Ismaili në kumtesën që ka mbajtur në këtë konferencë ndër të tjera ka përmendur edhe veprimtarinë e atdhetarit të shquar shqiptarë Qerim Haxhiu.

Në vitin e 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit (1920-2020),Këshilli Bashkiak Lushnje me Vendimin me Nr.67 Datë 28/07/2020 vendosi të vlerësojë me titullin “QYTETAR NDERI I LUSHNJES” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Bir i një familjeje shumë të njohur lushnjare,zoti QERIM HAXHIU mbetet një atdhetar i madh midis diasporës shqiptare në botë.Në Egjiptin e largët,ku jetoi e punoi ,për gati 60 vite ai krijoi një Lushnje e Shqipëri të vogël,bëri gjithçka për mësimin dhe përhapjen e gjuhës sonë të lashtë dhe lartësoi vlerat e bukura morale e kulturore të vendit tonë”.Në datën 11 shtator 2020 Shoqata Çamëria Kosovë vlerësoi me Çertifikatë “Mirënjohje” me motivacionin: -“Per kontribut atdhetarë” (pas vdekjes ) atdhetarin Qerim Haxhiu në vitin e 100 vjetorit të lindjes së tij (1920-2020).Në muajin shtator të vitit 2021 Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë” Z.Qerim Haxhiu (pas vdekjes) me motivacionin:-“Për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare jashtë atdheut,ruajtjen e identitetit shqiptar,ruajtjen e gjuhës shqipe,mbështetjen e studentëve shqiptarë në Egjipt dhe lidhjet e vazhdueshme me Vatrën dhe Gazetën “Dielli””.

BIBLIOGRAFIA

  • Libri “Shqiptarët e Egjiptit”-Autor,Emin Azemi,Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup.
  • Gazeta “Republika”,Viti IV i Botimit,Nr.32(279),Organ i PRSH,E Dielë,24,4,1994, “Shqiptarët në Egjipt” nga Beqir Ismaili.
  • Gazeta “Illyria”,1209,21-23 Janar 2003,“U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)” nga Prof.Beqir Ismaili.

REFERENCA

 [1] Libri “Shqiptarët e Egjiptit”-Autor,Emin Azemi,Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup,f.68-69

[2] Libri “Shqiptarët e Egjiptit”-Autor,Emin Azemi,Shkëlzen Halimi-Botuar,Logos-A, 1993 Shkup,f.62

[3] Gazeta “Illyria”,1209,21-23 Janar 2003,“U largua nga kjo jetë edhe një veprimtar i diasporës shqiptare:Qerim Haxhiu (1920-2003)” nga Prof.Beqir Ismaili

Filed Under: Histori

Askush nuk do e tregojë të vërtetën tonë historike nëse ne heshtim

February 7, 2022 by s p

Faton Bislimi, PhD


Siç ka thënë njëri nga presidentët më ikonik të SHBA-ve, John F. Kennedy, “mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd,” unë sot në mëngjes i kam dërguar një letër të gjithë atyre Kongresistëve të nderuar të SHBA-ve që më 4 shkurt i shkruan Presidentit Biden për Serbinë duke lartësuar atë si një vend mik e aleat të SHBA-ve që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot. Askush nuk do e tregojë të vërtetën tonë historike nëse ne heshtim. Serbia për shekuj të tërë ka ndërtuar trillime nga më të çmendurat kundër popullit tonë nëpër krejt botën. Jo më! Këtu e keni letrën time të përkthyer në shqip:Kongresistes Claudia TenneyKongresistit Emanuel CleaverDhoma e Përfaqësuesëve të SHBA-veBashkë-Kryesuesë të Grupit SerbWashington, DC 20515E nderuar znj. Tenney dhe i nderuar z. Cleaver, Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Presidentit Biden për Serbinë të datës 4 shkurt 2022, e cila u nënshkrua edhe nga 14 kolegë tuaj.Jam lindë e rritë në Kosovë, kam përjetuar okupimin brutal serb të vendlindjes sime si fëmijë, e si i ri (adoleshent) kam qenë refugjat i ndarë prej familjes sime gjatë luftës së Kosovës 1998-99. Më vonë, kam pasë mundësinë që të studijoj e jetoj në SHBA, duke përfshirë edhe angazhimin në stafin e Komitetit për Marrëdhënje Ndërkombëtare të Kongresit nën udhëheqjen e të ndjerit Tom Lantos në fillim të viteve 2000. Si person që sheh në Kongresin e SHBA-ve gardianin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, jam thellësisht i shqetësuar me përmbajtjen jo të saktë të letrës suaj e aq më shumë me prezentimin skajshmërisht të pasaktë që i bëhet Serbisë. Të dhënat historike për Serbinë të thëna në letër mund të jenë të vërteta pjesërisht, por ato nuk munden t’i lënë nën hije krimet serbe ndaj hebrejëve në periudhën kohore që ju i referoheni, gjatë Holokaustit respektivisht. Hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të histories njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa. Tutje, letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetasëve amerikanë. Letra juaj pretendon se Serbia dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënje të sinqertë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por kjo nuk qëndron. Realisht, Serbia e konsideron NATO-n agresore dhe historikisht ka shërbyer si dorë e zgjatur e Rusisë për t’u përzier në çështjet e brendëshme të Evropës. Në krejt Evropën, nuk ka aleat më të madh e më lojal të Rusisë sesa Serbia. Ju rikujtoj se është po kjo Serbi që më 2019 bleu sistemin e mbrojtjes raketore ajrore S-400 nga Rusia përkundër kërkesës amerikane që të mos e bënte një gjë të tillë. Është po kjo Serbi që më 2011 i lejoi Rusisë të ndërtonte një bazë ushtarake në Nish, duke i dhënë kështu Rusisë mundësinë të balancojë prezencën ushtarake amerikane në Bondsteel të Kosovës. Deklaratat tuaja në letër për investimet ekonomike amerikane në Serbi, edhe njëherë dështojnë të tregojnë se këto investime janë shumë më pak të rëndësishme politikisht sesa miliarda dollarë që Serbia ka përfituar nga Kina përmes Iniciativës së Rrugës dhe Rripit (RBI). Realisht, Serbia është përfituesja më e madhe e fondeve kineze të RBI-së, përmes së cilës ka ndertuar shumë projekte infrastrukturore nëpër gjithë vendin. Dihet botërisht se ky projekt financues kinez është një mënyrë përmes së cilës Kina po e rritë influencën e vet politike në disa vende evropiane – influence kjo që sigurisht do të përdoret kundër interesave amerikane në rajon. Në fund, por jo më pak e rëndësishme – mos të harrojmë se kur ndodhi 11 shtatori, shqiptarët në Kosovë po ndeznin qirinjë për të ndarë dhimbjen me SHBA-të, kurse serbët po festonin e po digjnin flamurin amerikan nëpër rrugët e Beogradit. Anti-amerikanizmi i tyre buron nga vëllazëria e kahmotshme me Rusinë dhe nga fakti që SHBA-të parandaluan Beogradin për të bërë më shumë krime kundër njerëzimit, më shumë krime luftë, e më shumë gjenocid (siç kishte bërë në Bosnje), kur Amerika udhëhoqi fushatën e bombardimeve ajrore kundër Serbisë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Tutje, secili sondazh kredibil ndërkombëtar tregon se janë shqiptarët populli më pro-amerikan në Evropë, e jo serbët. Si bashkë-kryesuesë së Gurpit Serb në Kongres, unë e kuptoj se roli juaj është të ndihmoni në lartësimin e marrëdhënjeve në mes SHBA-ve dhe Serbisë. Edhe unë e përkrah idenë e një Serbije vërtetë demokratike, në paqe me fqinjët, dhe të penduar për të kaluarën. Por, ky qëllim fisnik nuk mund të arrihet nëse nuk e flasim të vërtetën e plotë, sepse “vec e vërteta do t’i çlirojë ata.” Nuk kam dyshim se këto të dhëna të shtrembëruara dhe të pasakta ju janë ofruar nga kontaktet tuaja me qeveritarët e Serbisë, të cilët vazhdojnë të mohojnë të kaluarën dhe të injorojnë realitetin. Rrjedhimisht, kërkoj që ju të tërhiqni nënshkrimin tuaj nga letra në fjalë ngase ajo nuk reflekton të vërtetën historike, por portretizon një Serbi që ende nuk ka lindur. Përzemërsisht juaji, Faton Bislimi, PhDIsh-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës– Në foto: letra origjinale e dërguar tek bashkë-kryesuesit e Grupit Serb në Kongres. E njeta, por e personalizuar për secilin Kongresist individualisht, i është dërguar edhe 14 kongresistëve të tjerë.

Filed Under: Komente

Oficeret e Ushtrisë së Kosovës, studime në SHBA…

February 7, 2022 by s p

-Presidentja Osmani takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret që kanë mbaruar studimet jashtë vendit – në SHBA dhe Turqi në fushën e Mbrojtjes/

PRISHTINË, 7 Shkurt 2022-Gazeta DIELLI/

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka pritur në takim komandantin, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret e Forcës: Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda- Haxholli dhe Jeta Berisha, të cilat kanë mbaruar studimet  në fushën e mbrojtjes në SHBA dhe Turqi.

Presidentja Osmani i ka përgëzuar oficeret për suksesin e arritur, duke i cilësuar arritjet e tyre sukses jo vetëm për FSK-në, por edhe për shtetin e Kosovës.  

Sipas Presidentes Osmani është mirë që rrëfimet për suksesin e vajzave të FSK-së t`i dëgjojnë vajzat e gratë e tjera të Kosovës në mënyrë që të shërbejnë si frymëzim për t`iu bashkuar sektorit të sigurisë.

Në këtë kontekst, Presidentja ka kërkuar nga komandanti i FSK-së që sa më shumë vajza e gra të inkurajohen për t`u bërë pjesë e Forcës.

“Sa më shumë suksese të vajzave të FSK-së, aq më mirë për imazhin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani.

Filed Under: Emigracion

MAESTRO KODRA…

February 7, 2022 by s p

Visar Zhiti/


Mjafton firma e Ibrahim Kodrës, që është “si një vizatim më vete”, siç i thoshte miku i tij, Picasso, mjaftojnë ca ngjyra të tij, një pikturë e varur në mur, për të mos besuar në mungesën e tij. Ai ishte i vërtetë si piktura, gazmor si ngjyrat e saj, i trishtuar si ato linja të frymëzuara, i zgjuar si kumtet e tyre, fëmijë si vizatimi i parë, i çiltër si e qeshura, i thellë si fundet e deteve që pikturoi, i madh si “Shqipëria fantastike”, që na la, gjeni aq sa prurja që i solli pikturës europiane në Itali, në Milanon ku jetonte…Mbi 6.000 vepra, të shpërndara në të gjithë kontinentet në mbarë botën…Ishte fat njohja me të, vlerë jete miqësia e tij, pasuri qoftë dhe një vizatim rastësor mbi gazetën e ditës. Ai mbetet Njeri. I veçantë dhe i madh. Iku në 7 shkurt, para 16 vjetësh. Po sjellim 16 imazhe të tij “të rastësishme” për të dëshmuar diçka nga malli njerëzor, se e kujtojmë dhe, siç thotë një poet i madh, “jemi ajo që kujtojmë”…

Filed Under: Uncategorized

Kardiokirurgu Dr. Kristo Papa vlerësohet nga Presidenti Meta me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

February 5, 2022 by s p

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Dr. Kristo Papën, kirurgun kardiolog si një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në shërbim të bashkëkombësve shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë. Në njoftimin e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta shkruhet: “Kirurgu kardiolog, Dr.Kristo Papa është një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare, shembull i shkëlqyer i profesionalizmit të lartë në shërbim të bashkëkombësve tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë.I vlerësuar si një prej kirurgëve më të mirë të Europës, humanizmi i tij është dëshmuar nga ndihmesa e jashtëzakonshme e dhënë për shqiptarët me nevoja mjekësore, me mbi 500 ndërhyrje vullnetare kirurgjikale, si dhe me kontributin e shquar gjatë pandemisë COVID-19 përmes asistencën mjekësore të ofruar me platformën e tij digjitale. Për veprimtarinë e vyer në shërbim të pandërprerë të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, duke lartësuar kudo në botë vlerat kombëtare, pata kënaqësinë ta vlerësoj me mirënjohje me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.Dr. Kristo Papa është shembull për të gjithë ata të rinj e të reja, të cilët aspirojnë të ndjekin profesionin e mjekut, dhe një frymëzim për të qenë sa më humanë në ndihmë dhe shërbim të njerëzve” përfundon njoftimi i Presidentit Ilir Meta.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2603
  • 2604
  • 2605
  • 2606
  • 2607
  • …
  • 2960
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT