• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Today marks the 83rd anniversary of VOA’s first Albanian language broadcast

May 13, 2026 by s p

Dr. Elez Biberaj/

Today marks the 83rd anniversary of VOA’s first Albanian language broadcast on May 13, 1943 – a small service with an outsized reach and impact, a steady companion to Albanians through war, dictatorship, isolation, the fragile early years of pluralism, and the consolidation of a democratic order. Its legacy is a reminder of what VOA, at its best, made possible: providing reliable news and information to societies denied it, offering a connection to the outside world when other channels were closed, promoting America’s foreign policy interests, and upholding a standard of journalism that earned trust through accuracy, balance, and editorial independence.

But the real story is not about any particular VOA language service. It is about what the United States has chosen to relinquish. The dismantling of VOA in March 2025 – shuttering 47 language services and subsequently resuming only limited programming in six – represents a profound retreat from the global information landscape. An institution that once served as America’s trusted explainer, presenting the country, warts and all, with accuracy, balance, and independence, played a role few others could: it promoted America’s democratic values, provided a lifeline for information deprived societies, and served as a strategic asset that advanced U.S. interests precisely because it was trusted.

At a time when America’s adversaries are expanding their global media footprint and amplifying anti American narratives, the United States cannot afford to silence its most credible voice or cede the narrative to others. Restoring VOA is essential if America intends to stay engaged in the global information arena and to shape the conversation rather than be shaped by it.

Filed Under: Emigracion

Join us in supporting SPONY- Small Property Owners of New York

May 13, 2026 by s p

2026 Annual Gala

Tomorrow, Thursday, May 14th @ 6pm

Club 101

101 Park Ave NY, NY

Looking forward to seeing you there.

In solidarity,

Mark Gjonaj

“You can only get out of an industry that which you put into it”- MG

Filed Under: Emigracion

Kosova, 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësimit

May 12, 2026 by s p

Ambasador Blerim Reka/

Dje, prita 15 ushtarakë të: SHBA, Spanjës dhe Kanadasë, bashkë me nënkolonelin e FSK Vegim Krelani, specializantë të US Army War College, si dhe zyrtarët e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë Amerikane.

Në kuadër të vizitës së tyre në OKB, eprorët ushtarak të këtyre shteteve, vizituan edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, me ç’rast i njohtova për rrugëtimin e sukseshëm reformues të Republikës së Kosovës: 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësimit.

Pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së SHBA dhe NATO-s, Kosova, shteti më i ri evropian, është aktualisht vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon.

Pas çlirimit kundër pushtuesit serb dhe fitores kundër: kolonializmit, apartheijdit dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, sot Kosova është rrëfim sukesi i shtet-ndërtimit demokratik.

Filed Under: Emigracion

AMERIKA NË 250-VJETORIN E SAJ: NJË ALEATE HISTORIKE E SHQIPTARËVE

May 8, 2026 by s p

Nga Frank Shkreli/

Anë e mbanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës po organizohen aktivitete madhështore për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së vendit, një jubile historik që po bashkon qytetarë, komunitete dhe institucione në frymën e patriotizmit dhe krenarisë kombëtare. Festimet përfshijnë parada, koncerte, ekspozita historike, aktivitete kulturore, programe edukative dhe ceremoni përkujtimore që nderojnë rrugëtimin 250-vjeçar të Amerikës, si simbol i lirisë dhe demokracisë në botë. Në qytete të mëdha si Uashingtoni, Nju Jorku, Filadelfia dhe në shumë shtete të tjera të Amerikës, institucionet federale dhe vendore kanë nisur një kalendar të gjerë aktivitetesh që do të kulmojnë me festimet zyrtare të vitit 4 Korrikut, 2026. Veçanërisht, Filadelphia — qyteti ku u shpall pavarësia amerikane më 1776 — mbetet në qendër të shumë ceremonive historike dhe kulturore.

Besoj se dhe komuniteti shqiptaro-amerikan do bëhet pjesë aktive e këtyre kremtimeve, duke organizuar aktivitete kulturore, artistike dhe patriotike që theksojnë kontributin e shqiptarëve në jetën amerikane dhe miqësinë e fortë ndërmjet dy kombeve tona. Për shumë shqiptarë në Amerikë, ky përvjetor është jo vetëm një festë kombëtare amerikane, por edhe një moment mirënjohjeje për — vendin tonë të adaptuar, Amerikën tonë të të dashur — që na ka dhënë mundësi, liri dhe të ardhme brezave të emigrantëve shqiptarë. 250-vjetori i Amerikës po shërben gjithashtu si një moment reflektimi mbi historinë, sakrificat dhe vlerat mbi të cilat u ndërtua shteti amerikan — liria, demokracia, barazia dhe mundësia për të gjithë. Në këtë përvjetor të madh – 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – mirënjohja, jo vetëm e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe anë e mbanë trojeve shqiptare vjen e thellë, e sinqertë dhe shpresojmë, e përhershme. Në rrjedhën e historisë moderne shqiptare, roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtar në momente kyçe për fatin, lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Nga mbështetja për pavarësinë e Shqipërisë në fillimshekullin XX, te përkrahja e palëkundur në fund-shekullin XX, për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Ballkan, Amerika ka qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, në mbështetje të shqiptarëve.

Në prag të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komuniteti shqiptaro-amerikan ka një arsye të veçantë për të kremtuar këtë jubile historik. Për shqiptarët në Amerikë, ky nuk është vetëm një përvjetor kombëtar amerikan, por edhe një dëshmi e lidhjes së fortë ndërmjet idealeve amerikane të lirisë dhe rrugëtimit të shqiptarëve drejt dinjitetit, demokracisë dhe suksesit. Për më shumë se një shekull, shqiptarët kanë gjetur në Amerikë një vend mundësish, hapësirë lirie dhe mbrojtjeje. Secili prej nesh ka një histori dhe lidhje të veçant me Amerikën. Frank Shkreli: Thank you, America! Mbi gjysëm shekulli në Amerikë – një falenderim | Gazeta Telegraf Emigrantët e parë shqiptarë, që mbërritën në fillim të shekullit XX, sollën me vete dashurinë për atdheun dhe besimin tek vlerat demokratike amerikane. Në qytete si Boston, New York City dhe Detroit, ata ndërtuan komunitete, hapën shkolla, qendra fetare e biznese dhe krijuan organizata patriotike që luajtën rol të rëndësishëm edhe për çështjen kombëtare shqiptare.

Ndër figurat më të shquara të kësaj historie mbetet Fan S. Noli, i cili jo vetëm kontribuoi në jetën shpirtërore e politike të shqiptarëve, por mishëroi frymën amerikane të lirisë dhe përfaqësimit demokratik. Po ashtu, Faik Konica dhe me qindra patriotë të tjerë shqiptaro-amerikanë punuan për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për njohjen e të drejtave të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Në dekadat moderne, komuniteti shqiptaro-amerikan është bërë pjesë aktive e jetës amerikane — në biznes, arsim, kulturë, ushtri, politikë dhe media. Shqiptarët kanë shërbyer me krenari në forcat e armatosura amerikane, kanë ndërtuar kompani të suksesshme dhe kanë kontribuar në pasurimin e mozaikut kulturor amerikan. 250-vjetori i Amerikës është një moment reflektimi për vlerat që bashkojnë popullin amerikan dhe komunitetin shqiptaro-amerikan: liria, puna, besimi tek demokracia dhe respekti për dinjitetin njerëzor, pa dallim. Shqiptarët në Amerikë janë sot pjesë e historisë amerikane dhe krenarë që kontribuojnë në të ardhmen e këtij vendi. Por ky jubile i madh kombëtar amerikan është edhe një rast për të nderuar trashëgiminë e brezave të emigrantëve shqiptarë, të cilët me punë dhe përkushtim ndërtuan një urë të fuqishme miqësie ndërmjet Kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por mbështetja historike e Amerikës për shqiptarët mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve. Nga roli i Woodrow Wilson në mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, deri te përkrahja e Kosovës gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, Amerika ka qenë dhe embetet një aleate vendimtare për shqiptarët. Historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është e mbushur me kapituj mirënjohjeje. Që në fillim të shekullit XX, kur ekzistenca e Shqipëria rrezikohej nga copëtimi, ishte presidenti amerikan Woodrow Wilson ai që ngriti zërin fuqishëm në mbrojtje të shtetit shqiptar. Në Konferenca e Paqes në Paris, Wilson kundërshtoi planet për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet fqinjëve dhe mbrojti parimin e vetëvendosjes së kombeve. Për shqiptarët, ky qëndrim mbetet një nga aktet më të mëdha diplomatike në historinë moderne të kombit. Më pas, gjatë dekadave të vështira të izolimit komunist në Shqipëri, Amerika mbeti simbol i lirisë dhe demokracisë për shqiptarët. Pas rënies së komunizmit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën rol vendimtar në mbështetjen e tranzicionit demokratik, forcimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 ishte një moment historik, i mbështetur fuqishëm nga Amerika dhe partnerët perëndimorë.

Ndihma amerikane për shqiptarët u bë edhe më jetike gjatë luftës në Kosovë. Në fund të viteve 1990, bota pa spastrimin etnik, masakrat dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga regjimi terrorist serb i Slobodan Millosheviç. Në ato ditë të errëta, Amerika u bë zëri më i fuqishëm në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës. Presidenti amerikan Bill Clinton, së bashku me administratën amerikane dhe aleatët e NATO, udhëhoqi ndërhyrjen ushtarake kundër forcave serbe në vitin 1999. Fushata ajrore e NATO-s ndali spastrimin etnik dhe hapi rrugën për çlirimin e Kosovës. Për shumë shqiptarë, ndërhyrja amerikane konsiderohet si shpëtim historik i një populli nga zhdukja dhe dëbimi. Pas luftës, Amerika vazhdoi mbështetjen për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për sigurinë, ekonominë dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit më të ri në Evropë. Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 u përkrah fuqishëm nga Administrata e Presidentit Xhorxh Bush (i ri), ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten edhe sot mbështetësja kryesore e shtetit të Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Por ndihma amerikane nuk ka qenë vetëm politike apo ushtarake, sado të rëndësishme që ishin e janë ato. Për dekada, Amerika ka investuar gjithashtu në arsim, shëndetësi, kulturë, zhvillim ekonomik dhe forcim të demokracisë në hapësirën shqiptare. Mijëra studentë shqiptarë kanë studiuar në universitete amerikane; organizata dhe fondacione amerikane kanë ndihmuar zhvillimin e shoqërisë civile dhe mediave të lira; ndërsa diaspora shqiptaro-amerikane ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet dy kombeve.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, ku jetojnë shqiptarë autoktonë në trojet e tyre etnike, Amerika ka mbështetur vazhdimisht, respektimin e të drejtave të shqiptarëve, përfaqësimin e tyre politik, barazinë dhe stabilitetin rajonal. Politika amerikane në Ballkan ka synuar ruajtjen e paqës dhe garantimin e të drejtave demokratike për të gjithë popujt, përfshirë shqiptarët në trojet e tyre iliro-arbërore. Në këtë 250-vjetor të Amerikës, shqiptarët kujtojnë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata udhëheqës amerikanë, diplomatë, ushtarë dhe qytetarë që kontribuan për lirinë dhe mbrojtjen e kombit shqiptar. Nga Woodrow Wilson te Bill Clinton, Xhorxh Bush e nga ushtarët amerikanë të NATO-s te diaspora shqiptaro-amerikane, historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane mbetet një histori besimi, aleance dhe miqësie të pathyeshme. 250-vjetori i Amerikës është, për shqiptarët, jo vetëm festë e një kombi mik, por edhe një moment reflektimi për rrugën e përbashkët drejt lirisë, demokracisë. Shqiptarët në të gjitha trojet iliro-arbërore dhe në diasporë e konsiderojnë Amerikën një shtyllë të rëndësishme të mbështetjes së tyre historike dhe kombëtare.

Në këtë 250-vjetor të Amerikës, nga bashkëpunimi politik e ushtarak, te zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimet kulturore, miqësia e ngusht mes dy popujve tanë — pas shembjes së komunizmit — është forcuar brez pas brezi. Prandaj, në këtë jubile historik, shqiptarët kudo që janë – në diaspiorë, në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan – përkulen me respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj popullit amerikan. Është një falënderim që nuk i përket vetëm së kaluarës, por edhe të tashmes dhe së ardhmes, si një dëshmi e lidhjes së qëndrueshme mes kombeve tona në dekadat që vijnë.

Filed Under: Emigracion

Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për çlirimtarët e kombit!

May 7, 2026 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Sot së bashku me Prof Selaundin Sinanin dhe Erjon Telin realizuam një vizitë në Hagë tek heronjtë e luftës të Pavarësisë.

Sot ishte një ditë me emocione të forta dhe të veçanta, pasi pas gjashtë vitesh pata mundësinë të çmallem më në fund me çlirimtarin e Kombit tonë, Gjeneral Rexhep Selimi në Hagë.

Surpriza ishte e madhe kur takuam edhe Shqipe Selimin, zonjën e hekurt.

Është thellësisht e dhimbshme të përjetosh burgosjen e atyre burrave që dhanë gjithçka nga vetja për t’i sjellë Kosovës dhe kombit shqiptar atë që është më themelorja për çdo popull: lirinë dhe pavarësinë.

Sot, në zemrën time u ndërthurën dhimbja dhe krenaria. Dhimbja për padrejtësinë që po përjetojnë, por edhe krenaria për sakrificën, qëndresën dhe historinë e tyre të lavdishme.

Ata nuk e meritojnë këtë padrejtësi. Përkundrazi, meritojnë admirim, respekt dhe mirënjohje nga çdo shqiptar që e ndjen veten pjesë të këtij kombi.

Ju presim me padurim të riktheheni pranë familjeve tuaja, por edhe pranë nesh, njerëzve që nuk do ta harrojnë kurrë kontributin dhe sakrificën tuaj për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin kombëtar shqiptar.

Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për çlirimtarët e kombit!

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 209
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT