• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mohimi i Kolosit

October 21, 2016 by dgreca

Konica – “Për shpiriten e Vatrës jam resposible unë”/

1-viti-konica

Dy Esse per Konkursin kushtuar Faik Konices/

anton-cefa

1- Mohimi i Kolosit/

NGA ANTON CEFA/

Nga fundi i viteve ’50 dhe fillimi i viteve ’60, kur fryma liberale e Hrushovit u duk se po fillonte të shkrijë ngricat e hapësirës së jetës shqiptare dhe të kulturës sonë, u ngarkuan profesorët Vehbi Bala dhe Jup Kastrati të përgatitnin nga një monografi, i pari për Fishtën dhe i dyti për Konicën, për t’i riabilituar dy kolosët e mëdhenj të kulturës dhe të veprimtarisë kombëtare. (Duhet thënë se për regjimin diktatorial komunist mohimi deri në vdekje dhe riabilitimi deri në apoteozë i personaliteteve të ndryshme, sipar erërave të interesit politik, nuk përbënin ndonjë pengesë a vështirësi).

Në këtë rast, Dh. S. Shuteriqi – atëherë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, si dhe një ndër ideusit kryesorë të historiogarfisë sonë letrare – qe shprehur në mënyrë konfidenciale, ndoshta për të arsyetuar qëndrimet e tij: “Ne i nxjerrim nga dera, ata na futen nga dritarja” (Ishte fjala për Fishtën dhe Konicën). Dhhe megjithëse, këto ishin “fjalë veshi”, ato morën dhenë. Ishte etja për kulturën e vërtetë kombëtare, dëshira e madhe për njëfarë lirie si dhe shpresa se diç e mirë po ndodhte, që i përhapte ato.

Mirëpo menjëherë, me përcaktimin kategorik të Diktatorit që u deklarua haptas kundër “revizionizmit hrushovian”, në Mbledhjen e Përfaqësuesve të 81 Partive Komuniste që u mbajt në Moskë në nëntor të vitit 1960, as që mund të bisedohej më për riabilitimin e dy kolosëve dhe aq më pak për botimin e monografive për jetën dhe veprën e tyre., që ishin plotësisht gati dhe, me sa dimë, ishin dorëzuar për botim.

Si në çdo diktaturë, dhe diktaturat më të egra janë ato të kuqet, në Shqipëri, në çdo fushë e për çdo gjë, ka vepruar dikatati. Kjo është një dëshmi më se e qartë që vërteton se ndalesa e botimit të monografive për Fishtën e Konicën u bë thjesht për arsye politike.

Aq është e vërtetë sa, po në këtë vit, u shndërrua në letër romani “Krim e ndeshkim” i Dostojevskit, që ishte përfunduar së shtypuri dhe priste të dilte në shitje (dhe këtë fat pati edhe ndonjë vepër tjetër), ndërsa një përmbledhje poezish e poetit të madh rus Sergej Esenin, që qe botuar në atë periudhë, u fut menjëherëq në indeksin e librave të ndaluar të bibliotekave dhe u zhduk nga raftet e librarive.

Sigurisht, kishte përfaqësues të kulturës dhe të institucioneve kulturore që qenë fanatizuar mbas poltikës “largpamëse” të Partisë, ose të tillë puthadorë që ishin gjithnjë të gatshëm të plotësonin me një ëndje shtinjake çdo fjalë e porosi “të dhënë nga lart”; por kishte padyshim, bile edhe më shumë, edhe të tillë që nuk u vinte mirë për këto gjëra që po ndodhnin, por që nuk mund të bëzanin, sepse pipëtimma më e vogël donte të thonte “t’i biesh murit me kokë”. d. m. th. burgim e më pas internim, internim i familjes, vënie në shënjestër të “luftës së klasave” e farefisit, shokëve, etj.

Natyrisht, nuk mund të mohohen edhe qëllimet dashakeqe, impulset e gjelozisë dhe prirjet ambicioze e dukuri të tjera negative të psikologjisë individuale të shkrimtarëve e studiuesve të letërsisë, të cilat shpiegojnë zellin e tyre për të anatemuar zi e më zi të aftët.

Kritika letrare zyrtare nuk arriti deri në atë shkallë sa të mohojë talentin letrar, kritik e publicistik të Konicës, siç ndodhi në ndonjë rast me Fishtën, të cilit iu mohua edhe talenti.

Në tekstin e fundit zyrtar të historisë së letërsisë shqipe, që vinte deri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Botim i Akademisë së Shkencave, Institutit të gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1983), qenë “përjashtuar” nga letërsia shqipe Fishta, Konica, Mithat Frashëri, Koliqi, At V. Prendushi, Dom Lazer Shantoja, At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, Dom Ndre Zadeja, Arshi Pipa, Martin Camaj etj. Këta përmenden aty këtu vetëm sa për t’u hedhur baltë e për t’u diskredituar me çdo kusht. Konica në këtë tekst rreshtohet në të ashtuquajturen “rrymë reaksionare” të letërsisë sonë, ku përmenden si kryesorë edhe Fishta e Sqiroi (f. 112).

Lidhur me vepra të tilla si “Shqipëria si m’u duk”, “Dr. Gjëlpëra . . . “, etj., është thënë se “shpesh e paraqiti në mënyrë të tillë të errët pamjen e vendit, sa ushqeu mosbesim në një të ardhme të përparuar dhe, përgjithësisht, në forcat popullore përparimtare”. (Po aty, f. 471).

Errësohet fakti se veprat madhore letrare Konica i shkroi në vitet ’20 e mbas, kur pati përfunduar nevoja e “mitizimit” të vlerave etnopsikologjike të popullit tonë, e cila qe përcaktuese në periudhën e Rilindjes; në atë periudhë kur rilindësit punonin për të zgjuar vetëdijen kombëtare. Mbas formimit të shtetit shqiptar, në plan të parë dilte formimi i qytetarit, bile i qytetarit demokrat dhe prandaj Konica dhe shkrimtarë të tjerë u përpoqën të nxirrnin në pah të metat e tij, për t’i ndrequr.

Ndërsa në hullitë e veprimtarisë atdhetare, Faiku etiketohet si “politikan i paskrupull”; për “Albaninë” thuhet që u vu në shërbim të poltikës austro-hungareze ndaj Shqipërisë.

Në fushën e kritikës letrare, Konica akuzohet se mbrojti pikëpamjet regresive, sipas të cilave “kritika nuk është shkencë”, se “kritika është subjektive”, etj. Natyrisht, Konica, ndër të tjera, pohonte që “kritika letrare nuk është një shkencë, ku çdo e thënë mund të pohohet me dy e dy bëjnë katër”. E thënë qartë, me saktësi dhe bile në formë matematike! A mund të hidhet poshtë një gjë e tillë? Mandej, a mund t’i hiqet subjektiviteti gjykimit të një vepre letrare? Sigurisht që estetika e kritika letrare e Konicës nuk kishte si të mbështetej e të përfitonte nga metoda “shkencore” e realizmit socialist dhe sidomos nga mendimi teorik i P. P. SH.-së dhe shokut Enver Hoxha!

Kritika letrare zyrtare e ka paditur Konicën edhe sepse “u prir më shumë nga rrymat estetizante e impresioniste të kritikës borgjeze të fundit të shek. XIX” (Idem, ibidem f. 127). Për kritikën letrare të realizmit socialist, rrymat estetizante e impresioniste dhe çdo rrymë tjetër e filozofisë, estetikës dhe kritikës letrare “borgjeze” ishin një sakrilegj, para së gjithash politik. I mbështetur në dijenitë e tij të gjera rreth kulturës dhe letërsisë botërore dhe falë talentit të tij, Konica nuk qe thjesht nismëtar në këtë fushë; ai i vuri themele kritikës sonë letrare. Ndonjë rrëshqitje e shkaktuar sa nga shkaqe letrare aq edhe nga shkaqe jashtëletrare, siç ishte rasti i Naimit, i trajtuar drejt nga Sabri Hamiti në veprën “Faik Konica: jam unë” si një temë-obsesion për Konicën, dhe në të cilën u shfaqën “hujet dhe huqet” e tij, nuk qe dhe nuk u paraqit ndonjëherë si shkaku kryesor pët ta “përjashtuar” atë nga letërsia shqipe.

Veç kësaj, Konica nuk u përjashtua vetëm nga letërsia, ai u “përjashtua” nga e gjithë veprimtaria e tij atdhetare dhe mbi personalitetin e tij u hodh për afër 50 vjet një baltë e neveritshme.

2- Konica – “Për shpiriten e Vatrës jam resposible unë”

“Për shpiriten e Vatrës jam resposible unë” – një dëshmi e gjallë e një ndergjegjeje, që pohon, zotohet e merr përsipër pasojat deri në fund e pa asnjë kusht.

Është kjo responsible, me të cilën shpirtësove tek mërgimtarët shqiptarë shpirtin e bashkimit në emër të një ideali, idealit të shenjtë kombëtar. Tingëllon si një kushtrim kundër përçarjes: “Të realizojmë shpiriten e bashkimit që të mos humbasim!”

Është kjo responsible, me të cilën shpirtësove tek shqiptarët idealin e qytetërimit, në emër të përparimit. “Të përhapim mes shqiptarëve të Amerikës stërvitjen dhe doktrinat morale!”

Është kjo responsible, me të cilën shpirtësove tek shqiptarët shpirtin e demokracisë në emër të së ardhmes.Është kjo dëshmia që shkëlqen me virtytin e moralit, moralit të veprimit, veprimit të detyrës,detyrës së ngadhnjimit.

Është kjo resposible, që të bënte luftëtarin më të zjarrtë të evropianizimit të shpirtit shqiptar, që tingllon aq aktual në dtët tona; por që politikanët tonë ia kanë mbyllur dyert.

Fjalët tua, mësimet tua, kanë qenë dhe mbeten profetike. Ja një nga profecitë: Shqipëria “U-ngjall nga idealistët, U-ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët.” A nuk po e vrasin sot politikanët kuqalosha!

Vatra e shpalli këtë vit, Vitin Tand. Do të jesh gjatë këtij viti i pranishëm në mendjet e në zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë, atyre shqiptarëve që e duan Shqipërin siç e ke dashur Ti.

Do të dritësohemi duke kujtuar fjalët tua, do të ngrohemi në flakët e zjarrit të dashurisë suaj për Atdheun, do të përpiqemi të ecim në gjurmët e tua.

Dhe së fundi, është kjo responsible që ne e lëmë në hije, që na mungon, a më tej që na e mohojmë, a edhe më përtej e qestisim, e kundërshtojmë dhe e luftojmë.

*   *   *

Përkrah Nolit, me bashkëluftëtarë të përkushtuar si Kristo Floqi, Kristo Kirka, Paskal Aleksi, Llambi Chikozi, Elia Tromara, Kosta Vasil, bashkove shoqatat e fshatrave dhe themelove Vatrën, këtë Kështjellë Kombëtare, Vatrën e dritës dhe të ngrohtësisë, dritës sëshpirtit, ngrohtësisë së zemrës; Vatrën që edhe sot e kësaj dite edhe pse e plakur në moshë, është më e re se kurrë.

Në nyjën e parë të Kanunores së Vatrës, shënove si detyrë të parë të sajën: “Të ritë në mes të Shqipëtarëve t’Amerikës, dhe me  anë të tyre në mes të Shqipëtarëve të Shqipërisë, shpiritën e ndihmës  në mes të tyre edhe të dashurisë për kombësin’ e tyre . . .”

Në farkën e Vatrës u kalitën vargane pas varganesh luftëtarë të rinj si Kosta Kotta, Naum Cere, G.Konda Gjoleka, Efthim Natsi, Ilo Zografi, Vani Çekani, Thoma Nassi, etj., brezni pas breznie, deri në ditët tona.

Vëllezër, të mos i harrojmë këto emra, por t’i kujtojmë e t’i mbajmë në shpirt se na ndriçojnë, t’i ruajmë në zemër se na ngrohin. Këto emra janë të madhërishëm, t’u përulemi; janë të shkëlqyeshëm, të ndriçohemi, janë të përjetshëm, t’i ndjekim !

 

Filed Under: ESSE, Featured Tagged With: Anton Cefa, Konkursi-Konica, Mohimi i Kolosit

“DOM”, FILM DOKUMENTAR PËR MESHTARIN DON PJETËR POPAJ

October 20, 2016 by dgreca


dom-pjeter-portret-1
NJOFTIM PËR KOMUNITETIN/

h77a4872

1-don-pjetri-siluete

23-gjoni

Njoftohet Komuniteti Shqiptar në Nju Jork me rrethina se Ditën e Dielë, më 23 Tetor 2016, në orën 3 e 30 pasdite, në Qendrën Kulturore”Nëna Terezë” , pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, në adresën:

361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530-1657, United Statës

do të shfaqet Filmi Dokumentar mbi jetën dhe punën e meshtarit të palodhur Dom Pjetër Popaj si dhe jeta katolike në Nju Jork. 30 vite ne sherbim të komunitetit shqiptar dhe atdheut.

Ejani ta ndjekim së bashku!

Film Dekomentar është realizuar:

Regjia

Bujar Alimani.

Prezantimi & Idea

Dritan Haxhia.

Drejtor Fotografië & Montazhi

Sabir Kanaqi.

Producent – Dritan Haxhia & Damian Pervizi.
Muzika: Fatrin Krajka

Filed Under: Featured Tagged With: don Pjeter Popaj, NJË FILM DOKUMENTAR

Shqipëri-Vatikan, 25 vjetë marrëdhënie diplomatike

October 20, 2016 by dgreca

* 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit: Një konferencë shkencore dhe një ekspozitë./

1-papa-francesku1-visari-me-salle2-visari1-ekspozite-ok1-shohin-ekspozite1-visari-ne-ekspozite1-fotografon1-murgeshat1-takim-duaresh1-visari-grup

* Të pranishëm dhe kardinali Ivan Dias, Nunci i parë Apostolik në Tiranë, pjesëmarrje e madhe nga trupi diplomatik, klerikë, nga kultura dhe media. Vjen dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, S.E.R. Mons. Gallagher./

Ambasada e Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, në përkujtim dhe në nderim të 25 viteve të marrëdhënie diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së  Shenjtë,  kur jemi  në një vit  të begatë me plot ngjarje shpirtërore, Jubileu i Mëshirës, sapo u shenjtërua shqiptarja e madhe Nënë Tereza, mbas ca ditësh lumturohen 38 martirë të Kishës shqiptare në Shkodër, po kështu Papa Françesku shpalli një kardinal shqiptar, etj, në përmbledhje të tyre, organizoi një konferencë shkencore, të paraprirë nga një ekspozitë arti.Veprimtaria u zhvillua në mjediset e Universitetit Papnor Urbanian, në Romë, 19 tetor, me një pjesmëmarrje të gjerë e të larmishme.

Mes diplomateve te shumtë, njerëz të kulture dhe te medias, klerikë, studentë, etj, e nderonin takimin përfaqësues nga Sekretaria e Shtetit, Drejtoria e Ballkanit, Mons. Giovanni Gaspari, njohës i Shqipërisë, ndërkaq do të vinte në Konferencë dhe do të përshëndeste dhe vetë Sekretari i Marrëdhënieve me Shtetet ose Ministri i Jashtëm i Shtetit të Vatikanit, S. E. Mons. Paul Richard Gallager.

I pranishëm do të ishte në karrocën e invalidit, që i dha shumë emocion takimit, kardinali indian Ivan Dias, nunci i parë apostolik në Tiranë.

Ishin ipeshkvi arbëresh i Lungros, Mons. Donado Oliverio, rektori i gjithë kishave shqiptare në Itali, don Pasquale Ferraro, motra misionare të Nënë Terezës dhe vëllezër misionarë të Nënë Terezës, shqiptarë, italianë dhe të huaj të tjerë, drejtori i Zyrës Migrantes, shkrimtarë, autori i librit tashmë të njohur për Don Ernest Simonin tonë dhe Papa Françeskun, gazetarë, nga “Zenit”, “Avvenire”, “Albania News”, të rrjeteve sociale publike, nga “Radio Vatikani”, kamera të televizonit, të diasporës dhe të Tiranës, fotografë profesionistë, etj.

Veprimtarinë e hapi Kreu i ambasadës tonë, Visar Zhiti. Nën hijen e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe atij të Selisë së Shenjtë, pasi u uroi mirëseardhjen të gjithëve, duke thënë se “shohim që paskemi shumë miq”, foli për këtë 25 vjetor të marrëdhënive  diplomatike  mes Republikës së Shqipërisë dhe  Shtetit  të  Vatikanit,  ndërkohë  dhe  Jubileu  i Mëshirës,  vit  kur  sapo u shenjtërua Nënë Tereza dhe do të lumturohen 38 martirë të Kishës tonë e po kështu Papa emëron një kardinal të ri shqiptar…

Ndër të tjera Zhiti foli për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar se në këto 25 vjet vendin tonë e kanë vizituar dy papë,  kurse të gjithë presidentët e Shqipërisë demokratike, kryeministrat, ministrat, kryetarët e besimeve të ndryshme fetare kanë ardhur në Selinë e Shenjtë, janë mirëpritur nga vetë Papa dhe kujtoi vizitat zyrtare të suksesshme të Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama dhe të Ministrit të Punëve të Jashtëm, zotit Ditmir Bushati, takimet e tyre me Atin e Shenjtë dhe homologët…                                                     Shqipëria e rimëkëmbur, përfundoi Zhiti, emblemë e vëllazërisë fetare, po ecën drejt ëndrrës së saj euroatlantike, me besim te Zoti dhe te vetja.

Më pas, duke falenderuar “Pontificia Universita’ Urbaniana”, Rektorin Manjifik të saj Profesor P. Alberto Trevisol për bujarinë që tregoi, duke na lënë në dispozion mjediset universitare për jubileun tonë, të pranishmit dëgjuan përshëndetjen e Rektorit Trevisol, simpatinë e tij për Shqipërinë, për ecjen përpara drejt dijes dhe prosperitetit. Po keshtu u lexua dhe përshendetja e ambasadorit të parë të Shqipërisë, Willy Kamsi…

EKSPOSZITA

Si fillim u shkua tek ekspozita “Dashuria e shenjtores së shekullit XXI Nënë Tereza” në sallën plot dritë “Edificio Antico”, nga ku dukeshin dhe kupola e Bazilikës “San Pietro”. Me shumë shije dhe estetikë ishin vendosur veprat e piktorit shqiptar Gjergj Kola, “i cili vjen nga një zonë e fortë katolike”, u tha në prezantim, kurse në skulpturë, gdhëndje në dru dhe gur të Hevzi Nuhiut, “skulptorit nga Kosova, nga është dhe origjina e prindërve të Nënë Terezës”.

Mes dëndurisë së vizitorëve, kamerave dhe intervistave aty, endej dhe karroca e Kardinalit Ivan Dias.Ndërkaq falenderuan dy autorët për përzgjedhjen dhe nderimin që iu bë.

AKADEMI SHKENCORE

Kështu e quajtën pjesëmarrësit konferencën që u mbajt në auditorin “San Giovanni Paolo II”.E monitoroi me profesionalizëm atë Aldo Pashkja, pedagog universitar në Romë, që pasi bëri një panoramë të veprimtarisë dhe sfondit kohor të saj, ia dha fjalën Profesor Ardian Ndrecës, lektor po në këtë universitet,  autor librash,  botimeve të shumta në shqip dhe italisht, i cili mbajti temën “Histori e marrëdhënieve shekullore mes Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit”. Prof. Ndreca shpalosi lidhjet e hershme të shqiptarëve me Selinë e Shenjtë,  që në mesjetë  me Skënderbeun  patën  dhe karakter diplomatik, që u vështirësuan mjaft gjatë pushtimit të gjatë otoman, por jo se u shuan, ndërsa me Shqipërinë e pavaruar dhe gjatë mbretërisë u zyrtarizuan me të dërguar apostolikë nga Vatikani. Pas ndërprejes nga diktatura komuniste, në këto 25 vjet marrëdhëniet e rivendosura morën zhvillimin e duhur, kulmuan me vizitat e dy papëve në Shqipëri dhe me ngjarjet e mëdha shpirtërore të këtij viti.Monitoruesi atë Aldo Pashkja ia dha fjalën Të Ngarkuarit me Punë, Visar Zhitit, që të mbante temën e tij “Perballë shenjtores Nënë Tereza”. Zhiti kishte krijuar dekalogun e bëmave të Nënë Terezës duke treguar lidhjet e saj me shqiptarët e Shqipërinë, si figurë plot dritë përbashkuese, misionare katolike e dashurisë, në shërbim të tjetrit, tek të cilët ajo sheh Krishtin, të të përvuajturve. Bëmat dhe porositë e Nënë Terezës mbeten aktuale, duke e bërë atë gruan më të njohur të planetit, të ngritur në lartësinë e shenjtërisë.

Po kështu atë Pashkja ia dha fjalën Don Marian Palokas, i ardhur nga Firence ku dhe shërben, njohur për ligjëratt e tij në Itali dhe jashtë saj, deri dhe për përkthimet ungjillore nga gjuhët hebraisht, nga greqishtja e vjetër, etj. Don Paloka mbajti temën “38 martirët e Kishës tonë”, ku me thellësi e filozofi teologjike ai zbërtheu kuptimin e tyre, misionin dhe vlerën, që nga sakrifica madhore deri tek mesazhi për të falur dhe persekutorët, për paqen e madhe, shpirtërore e të përditëshme.

Konferencën shkencore e përshëndeti në fund Sekretari i Marrëdhënieve me Shtetet i Selisë së Shenjtë ose Ministri i Punëve të Jashtme, S.E. Monsignor Paul Richard Gallagher,  i cili rivendosjen e marrëdhenieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë e përkufizoi si “një ngjarje jo vetëm historike por e mrekullueshme”, për një vend që kohë më parë, i parë nga kufiri ynë ishte në errësirë… ndërsa sot, në kuptimim shpirtëror, ofron “shume dritë dhe shpresë”.
Më pas përgëzoi për mirëpritjen, për organizimin dhe dinjitetin e manifestimit.

Të gjithë të ftuarit, duke shprehur përshtypjet më të mira për takimin, ndërkohë gazetarët merrnin intervista ministrit Gallagher, referuesve, artistëve, të pranishmëve.

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vjetë marrëdhënie diplomatike, ambasadori Visar Zhiti, Shqipëri-Vatikan

KESHILLA-TESTAMENT QE LA NENE TEREZA

October 19, 2016 by dgreca

*DON LUSH GJERGJI: JU TREGOJ KESHILLEN TESTAMENT QE ME LA NENE TEREZA/

1-takimi-ne-vater

*NJE TAKIM I NGOHTE I DON LUSH GJERGJIT NE VATER/

1-flet-don-lushi

Takimi i së Hënës (17 Shtator 2016) me Don Lush Gjergjin në VATËR ishte një takim i ngohtë me vatranët. Bibliografit të shquar i Shën Terezës, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, ia ka uruar mirëseardhjen dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj e përshkroi veprimtarinë e Don Lush Gjergjit në Washington si shumë të suksesshme dhe të dobishme, jo vetëm në përcjelljen e mesazheve për Shën Terezën, por edhe për Kombin Shqiptar.Ai foli për interesimin e madh që u tregua si për bisedën që u zhvillua në Bibliotekën e Kongresit, por edhe gjatë Meshës si dhe në takimin me komunitetin shqiptar, që shtroi drekë për nder të Tij. Kryetari i Vatrës e vlerësoi veprimtarinë e degës së Vatrës në Uashington, të Kryetares Merita B McCormack, dhe të gjithë kryesisë, të cilët edhe familjet i përfshinë në këto veprimtari. Po ashtu Komuniteti i atjeshëm dha mbështetje të pakursyer. Kryetari i Vatrës shtoi se në këto veprimtari ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në Washiongton, zonja Floreta Faber.

Më pas kryetari,që e shoqëroi mysafirin edhe në Uashington edhe në Nju Jork,  tregoi për veprimtaritë e don Lush Gjergjit në Nju Jork, ku veçoi takimin në Konsullatën e Kosvës si dhe tek Kisha Katolike”Zoja e Shkodrës” e veprimtari të tjera.
Më pas kanë përshëndetur dhe kanë shfaqur opinionet e tyre zv/Kryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Nazo Veliu, Marjan Cubi,Pashko Camaj, Zef Përndocaj, Fran Marku, Simon Simolacaj, Adem Belliu, Ilir Cubi, Pjetër Mrnaçaj, Dalip Greca, Mhill Gjuraj etj.
Don Lush Gjergji falenderoi Vatrën për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj vizite, ku e kreu më së miri misionin që kishte marrë mbi vete. Don Lush Gjergji e pat takuar Misionaren e shquar, Shën Terezën e Kalkutës në vjeshtë të vitit 1968 në Romë, kohë kur nisi miqësia e tyre e pandashme. Don Lush Gjergji, biografi i Shën Terezës ka shkruar 16 libra rreth jetës së saj dhe vazhdon të kontribuojë në sjelljen e mesazheve të fuqishme dhe veprimtarisë së saj fetare e të bamirësisë.
Biliografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, tregoi copëza nga jeta me Nënë Terezën, veçanërisht u ndal gjatë në momentet e takimeve me të, në vizitën në Kalkutë, apo takimet e tjera. Ai përcolli filozofinë dhe mençurinë e Nënë Terezës, e cila, në Kalkutë, veçanërisht atje, shihej si e Shenjtë që në gjallje të saj. Qytetarët e thjeshtë e vinin Nënë Terezën mbi Gandin dhe figurat e tjera të shquara të Indisë. Ai tregoi edhe fragmente bisedash kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqe, kur Kryetari i Komisionit i kishte thënë don Lush Gjergjit: Kurrrë nuk kemi patur një rast kaq unanim si në rastin e Nënë Terezës.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëbisedimit.Don Lush Gjergji iu përgjigj pyetjeve dhe përmes fakteve nga Jeta e Nënë Terezës, uli tonet e debatit.
Psh, kur vatrani i vjetër, Zef Përndocaj, pyeti: Si ka mundësi që Nënë Tereza, vendosi lule tek Varri i Enver Hoxhës, edhe pse ai nuk e lejoi që të shihte nënën e sëmurë apo motrën në gjallje, madje as kur nënë Drania ndërroi jetë, ai prapë nuk i dha leje?! Unë për vete, tha Përndocaj, kurrë nuk do t’ia falje atij gjaksori që më mori 16 jetë të pjestarëve ët familjes.
– Pikërisht, prandaj është e veçantë Nënë Tereza…Ajo ishet mbi ne….tha don Lush Gjergji dhe me urtësi zbërtheu filozofinë e saj për faljen.
Don Lush Gjergji e ka përmbyllë bisedën me fjalën mbyllse të ligjëratës së tij në Bibliotekën e Kongresit, duke sjellë në kujtesë një këshillë që i kishte dhënë dikur Shën Tereza. Ajo i kishte thënë:
“-Është një porosi dhe testament të cilin ta dhuroj ty, dhe ti do t’ua dhurosh të tjerëve.
– Kqyre dorën tënde!
I thashë ‘e kqyr çdo ditë, është dora ime, e njoh’.
-“Jo, jo, kqyre mirë.”!
Pastaj më tha: – ‘Kqyri pesë gishtërinjtë e tu, dhe çdo mëngjes, pasi të zgjohesh pyete vetveten: çdo të bëj sot për Zotin? (Çdo gisht një fjalë)…
Dhe Zoti të ka dhënë edhe një dorë tjetër, dhe pesë gishtërinj të tjerë. Dhe pyete veten ‘çdo t’bëj sot për njeriun?’ Dhe vazhdoje jetën. Në fund të ditës, pyete vetveten: ‘Ç’kam bërë sot për Zotin?’ dhe ‘Ç’kam bërë sot për njeriun?…
Në fund të takimit Don Lush Gjergji i ka dhuruar Vatrës me nënshkrim për Bibliotekën e saj librin album:”Jeta, Dashuria, Dëshmia”- Përshpirtëria e Nënës Tereze.
Më pas ai ka vizituar edhe Bibliotekën e Vatrës, ku editori e njohu me punën që po bëhet për ta sistemuar atë në raftete e reja.
Për nder të mysafirit vatranët kanë shtruar një darkë.Të nesërmen Don Lush Gjergji, i përcjellë në aeroport nga Marjan Cubi, udhëtoi drejt Michiganit.

1-une-ne-kembe

(Korresp i Diellit)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, don Lush Gjergji, vizitoi Vatren

….but we can do small things with GREAT LOVE!

October 16, 2016 by dgreca

Nga Enkelejda Balliu (POPA)/1-ok-femijet

1-miq

1-ambasadoja-meshe

1-merita-dasma

1-pjesmarres-salle

1-ushqime*Not all of us can do great things, but we can do small things with GREAT LOVE!/

*Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!

1-flet-dom-lushi

1-pergatisin-sallen

1-zef

1ndihmese-kuzhina

1plaka

Po shikoja fotot kete mengjes tek gjerbja nje fixhan kafe ne krevat. E vendosur per te pushuar pak, pas nje dite te bukur te mbushur me shume emocion dhe nje jave tej mase te ngarkuar. Po pergatiteshim per Meshen ne Shqip ne Kishen Katolike te Mc Lean si dhe Dreken e festimet pas saj te Shtunen e 15 Tetorit ne nder te shenjterimit te Nen Terezes. Me terhoqi njera nga fotot, nje grup I madh njerezish me Dom Lushin ne mes. E afrova me prane ta shihja mire. Po thoja me vete: Pa dale te shoh sfondin, ku ka ndaluar?… Kishim vendosur te projektonim si background nje PPT me slide e zgjedhura me kujdes nga vajza ime Olva me theniet/ quotes me te mira e me te qelluara te Nenes Treze gjate jetes se saj te cilat e shoqeruan aktivitetin gjate gjithe kohes duke u ndryshuar cdo 5 minuta. Mu be mishi kokerr. Pikerisht nga 20 theniet qe kishim zgjedhur, e ngrire ne  sekonden e shkrepjes se aparatit ishte kjo thenie:

Not all of us can do great things, but we can do small things with GREAT LOVE! 

Me shkuan 2 pika lot.. Aty ishim ne…te gjithe bashke…te gjithe ata qe realizuam qe ky aktivitet te ndodhte. Ishte rastesi?? Sigurisht!!! Po jo, jo nuk mund te jete ashtu. Kisha menduar e reflektuar shume keto jave. Qe ate dite kur Merita me mori ne telefon. Do e bejme!:- thame. Po me se?!! Zero MONEY!!! Vetem nje gje e kisha te sigurt. Isha fatlume e rrethuar me njerez qe patjeter do na ndihmomin e keshtu ndodhi!

Filluan te mblidheshin parate, vullnetaret shkruanin, emaili nuk rreshtte, telefoni nuk pushonte.1-dom-lushi-nenshkruan

Dy gjera I kishim ne qellim: 1. Parate qe do mblidheshin do ja jepnim Don Lushit si kontribut per ndertimin e katedrales ne Kosove si dhe kishes qe na hapi dyert per kete aktivitet dhe 2. Ushqimin qe mund te mbetej do e conim tek tek njerezit ne nevoje.

Ajo qe me rrinte gjithe kohen si aureole ne koke ishte: Nene Teresa do na ndihmoje!

Gjithe kohen isha ne ankth: Sa veta do vinin? A do na dilte ushqimi? A do mund te blinim gjerat ne kohe? Ku do gjejme flamujt? Po muzika,po komjuteri, po fonia, po projektori, po mulesat, po lulet, po vazot, po tullumbacat, po helium, si do gatuajme si do ti ngrohim qe te jene te fresketa, po simbolet kombetare, si ti sjell nga Tirana??? Detaje..detaje pa fund..Dita e fundit ishte sfilitje…Toni dhe Blerta ne dispozicion, super te gjendur per cdo gje,  Genta dhe teta Nora shqiponja, Fredi dyqan me dyqan per blerjet e fundit..,Bona la femijet ne shtepi vetem dhe driv-I naten per te sjelle flamurin…Nuk ecnim- rendnim, nuk punonim-fluturonim dhe une nuk lodhesha.

Skisha bere gati asnje rresht se cfare do thoja neser. U luta: Zot me ndihmo! Ne mendje kisha vargjet e kenges: ‘Zoti im” te kenduar nga Ardit Gjebrea dhe Sajmir Pirgu te cilen e kisha zgjedhur per te hapur aktivitetin”Nje mesazh nga qielli na dergo, Na shpeto O ZOT!” Cdo varg I kenges eshte marre nga Bibla!. Prej kohesh shqiptaret me shume se cdokush tjeter e presin nje mesazh prej qiellit per tu shpetuar.” Ja kete do them!”

Dikush e pyeti Don Lushin: Nese ne Shkup kishte kaq njerez te varfer, perse atehere ajo iku ne Indi. Dhe ai u pergjigj tamam si ajo vete ja kishte thene kohe me pare: Une ika sepse Zoti me thirri te sherbej atje, shqiptaret ishin te varfer por jo me te varfer se banoret e Kalkutes, une jam zgjedh te ndihmoj me te varferit e me te varferve!

Aktiviteti mbaroi, gjithe ai ushqim i paprekur fare..Boo sa shume kishim gatuar!! Numeruam  edhe njehere njerezit, plot, plot thuajse te gjithe kishin adhur…numeruam parate..edhe ato plot. Ja futem Don Gjergjit ne nje zarf me dedikim J dhe ushqimin e paketuan gocat si flutura dhe Edi me Marion e cuan tek “A Wider Cicle” The mission of A Wider Circle is simple: to end poverty.

Reflektimi im tani kishte nje pergjigje. Nen Tereza na kishte thirrur. Ajo na tha: Gatuani e blini o njerez se atje do ti coni J

Keto the gjitha mendova tek shihja ate foto dhe backgroundin. Nene Teresa nga lart e levizi slide – in  me gisht dhe e la pikerisht aty per te percuar mes nesh mesazhin e saj!

FALEMINDERIT Donatoreve dhe ndihmetareve per pergatitjen e drekes e per dhurimin e te hollave para, gjate e pas saj:   Dr Gjon Bucaj dhe Nikoleta Bucaj, Gjon Kadeli, Leke Gojcaj, Marjan Cubi,   Fatjon Nushi, Blerta Manxhari, Genta Arovas, Leonora Shtylla, Flutura Hoxha, Earta Norwwood,  Merita McCormack, Antonela Crnkovich, Zef Crnkovich, Toni Crnkovic, Nora Bucaj, Enit Kaduku, Leke Kadeli, Pjeter Kadeli, Besa Bucaj, Leka Bucaj I riu, Leka Bucaj, Ed Bucaj, Vjollca Shtylla, Marta Muco, Laura Konda, Mira Kulla, Fredi Papakostandini, Mirela Mc Donald, Keida dhe Bledi Kostreci, Elda Godolja, Lela Smole, Floreta Faber, Valbona Sherifi,  Evi Budo Struble, Silvana Nani,  Elsa Balla, Iris Maluka, Dora Koutsoulis, Albana Dickinson, Mirela Maho,  Olva Balliu, Greta dhe Bardhyl Minxhozi, Diana dhe Zef Brozi, Tatjana Bajrami, Sabrina McCormack.

Filed Under: Featured Tagged With: but we can do, Enkelejda Balliu(Popa), small things, with GREAT LOVE!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 559
  • 560
  • 561
  • 562
  • 563
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pedagoge Paola Rrapaj Kraja: “European Piano Academy” një mundësi për fëmijët shqiptarë që duan të zhvillojnë talentin e tyre në muzikë
  • “Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • Paradoksi i Samitit të Diasporës së Shqipërisë
  • ZËRI QË NUK SHUHET: NË KUJTIM TË LAHUTARIT TË MADH TË MALËSISË SË MADHE, JONUZ DELAJ
  • Po Itaka ime sa larg është?
  • Samiti dhe koha e diasporës si aktor e faktor jo vetëm si dekor…
  • Nga “city upon a hill” tek “America First”: reflektime mbi një kthesë që po trondit botën
  • KOL TROMARA – DREJTUES I FEDERATËS “VATRA”, VEPRIMTAR I DIASPORËS SHQIPTARE DHE FIGURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES KOMBËTARE
  • Letërsia si dëshmitare e kohës dhe pafuqisë për ta ndryshuar atë…
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT